Arben Malaj, interviste per “Panorama”: “U vetëlargova nga Kryesia dhe Asambleja, u kthyen në struktura fasadë dhe memece”.

Deputeti socialist, Arben Malaj, i cili kandidoi si i pavarur më 23 qershor në qarkun e Vlorës, shprehet në një intervistë për “Panorama” se është vetëlarguar nga Asambleja dhe Kryesia e PS sepse këto forume po bëheshin gjithnjë e më memece dhe si fasada të vendimmarrjes së kryetarit. 

Zoti Malaj, ju kandiduat si i pavarur në qarkun e Vlorës, por rezultati që ju morët ishte i pamjaftueshëm që t’ju çonte në Parlament. Çfarë nuk shkoi mirë në këtë fushatë? 
Rezultati në raport me partitë e reja dhe disa aleatë të PS ishte shumë më i lartë, edhe pse koha ishte shumë më e shkurtër. PS organizoi kundër kandidimit tim një luftë të ashpër, bazuar në një strategji frike dhe presioni ndaj çdo votuesi potencial. Strukturat partiake dhe administrative harxhuan shumë energji negative. Pavarësisht rezultatit, mirënjohja ime ndaj çdo votuesi të qarkut të Vlorës mbetet maksimale, e përhershme dhe e pakushtëzuar. Mirëkuptoj ata që hezituan dhe ata që nuk më votuan. Zhgënjimi dhe keqardhja u takon vetëm atyre që harxhuan shumë energji e pushtet negativ për të deformuar me çdo kusht këtë garë. Momenti më zhgënjyes ishte kur edhe prindi i një vajze të mrekullueshme, të cilën para disa vitesh e kisha ndihmuar për transplantimin e veshkës në Itali, mbahej nën presion dhe mbikëqyrje të rreptë për votën e tij, duke e kërcënuar se do ta pushonin nga puna. Ndërsa vajza plot mirënjohje niste përherë mesazhe mbështetëse. Miqësia ime me njerëzit nuk ishte klienteliste, por thellësisht njerëzore. Ky nuk është një rast i shkëputur, por rasti më tipik i fushatës së tyre “moderne”. Deri këtu arrinte “kriminaliteti elektoral” për të deformuar këtë garë. Zoti le t’i mishërojë këto qenie për të cilët pushteti është gjithçka dhe ndjesia e mirënjohja njerëzore asgjë.

Ju vazhdimisht jeni shprehur për një fushatë negativiste nga ana e kryetarit të PS, zotit Rama, por dhe atij të Bashkisë së Vlorës, Gjika, ndaj jush. Ka ndikuar kjo fushatë duke ju cilësuar si tradhtar dhe vota për Arben Malaj – votë për Berishën? 
Terminologjia me tradhtarë është pjellë e mentaliteteve që dominohen nga pasiguria dhe frika. Shikoni listën e deputetëve dhe do të gjeni nga të dy krahët frikë dhe pasiguri personale të pronarëve të listave. Pseudodemokratët në fasadë do të lodhen duke u përbetuar se do të jenë “demokratë”, në thelb s’do të lodhen me demagogjinë e tyre për të fshehur arrogancën dhe abuzimin me pushtetin. 

Në mbledhjen e parë të Asamblesë Kombëtare të PS pas zgjedhjeve, ku morën pjesë dhe deputetët e rinj të sapozgjedhur, zoti Rama ka bërë me konsensus zëvendësimin tuaj si anëtar të Kryesisë me Taulant Ballën. Keni një vlerësim për këtë? 
Ai vendim konfirmon që të dy jemi konsekuentë në parimet, angazhimet dhe pozicionet tona. U vetëlargova nga ato struktura sepse ato gjithnjë e më shumë ishin bërë struktura fasade dhe memece. Po rritej ndjeshëm rasti kur mbledhjet e Kryesisë dhe të Asamblesë Kombëtare rrezikonin të mbylleshin pa folur asnjë. Vazhdoj të jem konsekuent dhe koha do ta vërtetojë se detyrimi dhe përkushtimi im mirënjohës ndaj socialistëve nuk do të jetë i kushtëzuar nga asnjë mandat/karrige partiake apo qeverisëse. Ky vendim më ndihmon ta vërtetoj këtë. Konkurrimi ishte me qëllime vetëm pozitive, përkushtimi i stafit vetëm pozitiv dhe fushata në tërësi solli kontribute vetëm pozitive në atmosferën konkurruese në Vlore. Nuk bëj pjesë te politikanët që kur nuk fitojnë akuzojnë apo mallkojnë popullin e tyre. Natyrshëm edhe ai vazhdon të jetë konsekuent në modelin e tij. Po tregon se ai dhe vetëm ai mund ta rilindë Shqipërinë, pas saj, pse jo, dhe rajonin apo edhe Internacionalen. Edhe takimet individuale me Presidentin apo vizita private në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm janë demonstrime të freskëta se ai dhe vetëm ai mund të bëjë histori! Mentalitetet dhe veprime të tilla konkrete janë të mjaftueshme për të kuptuar risqet për një model drejtimi me pushtet të personalizuar dhe të absolutizuar. Dështimi i modelit “Berisha” duhet t’i shërbente për t’u korrigjuar që në hapat e parë. Berisha premtoi se do të drejtonte me duar të pastra dhe përfundoi qeveria më e korruptuar. Ai premton se nuk do të jetë diktator, një hije që e ndjek pas dhe e tremb përditë. 

Në këto zgjedhje dhe pas tetë vitesh konsum të pushtetit të së djathtës dhe akuzave për korrupsion dhe pas dy vitesh që punohej për detajimin dhe sqarimin e programit të saj, PS mori vetëm një mandat deputeti më shumë, ndërsa fituesja e vërtetë ishte LSI. Madje në disa qarqe pa LSI-në rezultati është më i ulët. Keni një shpjegim për këtë? 
Vlerësoj se transparenca është e dobishme për të gjithë, edhe për fituesit, edhe për humbësit. Nuk dihet sa deputetë socialistë ka PS në shkallë vendi. Në Vlorë ka marrë më pak se në vitin 2009, ka vetëm 5 deputetë socialistë. Çdo vetëlavdërim për një rezultat spektakolar në Vlorë e bën më të qartë sforcimin për të fshehur dështimin. Jo vonë do të kuptohet se lista, përzgjedhja dhe imponimi i saj janë simptomat e qarta të problemeve që krijon pushteti absolut në parti dhe qeveri. Ndoshta vlen të qartësoj se PS, avantazhin që nuk e fitoi dot me zgjedhje, duhet ta fitojë me qeverisjen e saj. Kjo është sfida reale e saj ndaj shqiptarëve. Është një sfidë që duhet ta fitojë jo duke u fokusuar te përçarja e opozitës apo e aleatëve, por te mirëqeverisja e saj.

26 Komente

he mor Ben, behet ky popull?

Ben, edhe ti si Kaqi? Dmth ne zonen ku kandidonte Kaqi PD u rrit me 0.12 % dhe PS ra me 1.2 %, por zgjedhjet i fitoi Rama.

Kane nje gje te perbashket sharlatanet.

Jo fitoi Ringjallja me më pak mandate se në 2009 që "e vodhën" rëndshëm.

Shiko perpara Arben!!! CV-ne ke veni dhe esene mbi kontributin e mundshem...

a ka resume builder ne shqip?

S'ka nevojë, që të rriten shoncet duhet ingllish.

 O ish me vlere  ben malaj ...Fol or me veten kur s'ka struktura dhe asmable .Shifu ne pasqyre dhe foli vetes . Eshte me mire se sa te flasesh me te tjeret per veten ! Dmth merr i cike Pushim ..ke kohe .Askush nuk te ka hequr .Prape mund te kerkosh te hysh dhe ti besh strukturat dhe asamblene te flasin smiley

Nashti mo u bej si keta te PD -hit  qe shohin te keqen tek 'strukturat " dhe 'asambleja " , mbase dhe me hak se ajo u ra per pjese . Praktika tregoi qe FITUAT . Rri pak se nuk te ben keq ! Boll me keto fraksionet e mos i beni MODE .Ke ndonje gje konkrete si te E$ci V$LORA ....Perla e Shqiperise ne Ad$riatik e J$ON , qe e ka shkele me Kembe qeveria e kryepercaresit per dhjetra vjet apo ke hallin e Asamblese akoma ? Boll mo se u bete te gjith te zgjuar me Asamble e Struktura .Merreni persiper ate Vloren dhe leni Egoizmat .Nanua IKU dhe zor se duhet te vije ME pa nje Falje te Madhe qe ricikloi Berishen dhe solli gjithe keto spica brenda PS !

 Per Histori e diferencime, e vleresime njehere ne canak kala behen Libra ose debate tek PPU .Hajde smiley !

Ik o Ben se e humbe bastin personal, dole per deputete ne Vlore, tregove qe s'e meriton fare ate qytet perkrah personazhit tend publik ti! Ajo qe mendove se vlonjatet mund te jene popull primitiv qe votojne krahinarisht (te votonin ty demek je nga vlora) tregon shume per ty. Bere loje te peshtire dhe e more pergjigjen me vote.Hesht tani!

Erjon Bracja para 2 javesh ishte i ftuar ne news 24. Gazetarja e pyeti per Malajn dhe pse humbi, dicka e tille. Bracja dha nje pergjigje shume te bukur.

 Malaj eshte nje njeri me vlera ne politike dhe shume mik i mire, por ka nje problem; eshte nje bashkepuntor jo i mire.

Pra nje individualist.

 

Bashkepunetor jo i mire per ke? Per Te gjatin? Se me Bracen bashkepunimi ka qene maksimal, per aq sa mund te bashkepunosh me te? Madje i doli dhe ne krah kur i gjati qe ne medyshje per ta kandiduar

Solla opinionin e Braces qe padyshim e njeh Malajn me mire se ty dhe se mua.. duhet te themi se sic ka thene vete Malaj qe Brace ishte nga te paktet qe e mbrojten kundrra Rames kur po perpiloheshin listat ne  fillim te majit.

O hajdar, Malaj mbrojti Bracen, u prononcua ne publik pro Braces. 

Se i gjati se kishte terheq vizen der ne fund smiley 

Epo tani une nuk do ti kerkoj regjistrimet e emisioneve Zhejit apo Fevzuit , se nuk e mbaj mend ku e tha, qe te te mbush mendjen ty..

Kete paska thene Bracja, qe beri sikur u irritua e revoltua me kryetarin kur u be ngjalacioni, qe s'ki kishte pyetur?

Sngeli me nga keta laskaret e PS, qe i bejne fresk cdo kryatari qe vjen, pa u bere presion mbeshtetesve te Malajt. 

Kur them une qe keta duhen zhdukur te paret nga te dy krahet qe te eci veni, perndryshe Mullahet e Abut do na bejne si ne afganistan

Hajde zhduku ti pari se po te ndjekim nga mbrapasmiley

Ta kom thone une do bohem drejtor i cerrave te katit tret, do ju boj zbor

Kush jane keta çerrat e katit te trete Effkey . 

Gojët e liga thonë që në kat të tretë të PS u instalu një skuadë me çerra që kishin si objektiv luftën propagandistike në rrjet. Detyrat janë të shumllojshme qy na propaganda e thjeshtë, te denigrimi individid, te mbledhja informacionit për individë e grupe individësh për shantazh, gjithë pc e PS u përdorën për të marrë fjalëkalimet e punonjsve të PS.
Ata janë gjithanej në rrjet, duke kontrollu profilet e facebook e aktivitetin në rrjete sociale përfshi dhe PPU.
Nuk e kishe parashiku kyt pikë te VQ Pjer më duket.

Qe Peshku ketu , kontrrollohet nga disa qarqe vendase dhe te huaja, effkey, e ke tek pjesa e trete e VQ , ajo e Komenteve. Lexoi komentet me rradhe aty. 

 qarqe vendase dhe te huaja

une di te pakten dy te huaja.

per vendaset, pervec katit te trete socialist te effkeyt, jeni te lutur te na beni me dije. 

.

Por kjo e katit te trete te PS, qe thua, qenka vertet interesante. 

Mbete pa fjale, effkey - s'kish se si.

Edhe pse Malaj e zbuloi veten si berishist, Berberi insiston qe te hapen kutite dhe te rinumerohen votat e Vlores me brisk ne dore.

Beni do beje mire te veje ca kohe, per pushime ne Shashice.Po siper ne maje! Mundet dhe ne Tomorr atje ku u drejtua Lefter Maliqi, per ta ndihmuar Salihun....AI!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).