Është një përshtypje e përgjithshme kjo, se sa i përket sektorit të financave, qeverisja e tetë viteve të fundit është karakterizuar nga një duel i heshtur mes ministrit të Financave, Ridvan Bode, dhe kryeministrit Sali Berisha. I pari, i kujdesshëm me paranë dhe me sensin e specialistit që shpesh mbizotëron ndaj atij të politikanit, ndërsa i dyti entuziast, euforik e padyshim, urdhërues. Nuk e dimë sa rezistencë ka bërë Bode (nëpër mbledhje televizive qeverie ka pasur ca imitacione përplasjesh), por publiku e ka të qartë tashmë se në të gjitha rastet, duelin e ka fituar Berisha. Kështu ndodhi dhe me “përplasjen” e fundit. Rritja e pagave dhe pensioneve me 1-6%, me një efekt financiar prej 15 milionë dollarësh dhe e përllogaritur që nga 1 korriku, në fillim u fol se do të anullohej, pastaj Berisha konfirmoi në facebook se do të çohej deri në fund. Sigurisht që qytetarët mezi e presin një rritje, sado të vogël. Por ndërkaq përplasja është zhvendosur: Midis Berishës që është kryeministër në detyrë deri në formimin e qeverisë së re, dhe ish opozitës së majtë, tashmë mazhorancë dërrmuese. 

Meraku është i kuptueshëm: E majta dyshon se këta dy-tre muaj tranzitorë, e djathta do bëjë shkundjen e fundit të financave të shtetit para se të ikë; dhe qeveria e re do të gjendet përballë një situate shumë delikate. Është një gjendje ekonomike të cilës i është mbivendosur entuziazmi dhe negociatat e së majtës, plus kritikat dhe procesi i trashëgimit të drejtimit tek PD-ja; e që gjithsesi, nuk ka ngurruar të nxjerrë krye që gjatë fushatës. Por duhej të vinte përcaktimi i fituesit, që guvernatori i Bankës Qëndrore t’ja bënte të qartë vendit se situata është dramatike; se kontaktet me FMN-në janë shpeshtuar dhe se (siç paralajmëroi Mimi Kodheli në një intervistë për Klan), funksioni këshillimor i Fondit, do të kthehet edhe një herë në statusin udhërrëfyes, siç ka qenë. 

Çka ndodhur gjatë kësaj periudhe? Që para dy muajve, anëtarja e këshillit mbikqyrës të Bankës Qëndrore, Ermelinda Meksi, deklaroi se qeveria po merr borxh edhe për të paguar pagat. Paçka se në fushatë kryeministri rendiste sukseset monumentale të mandatit. U shitën për një copë bukë hidrocentrale fitimprurëse, vetëm se nevojiteshin para kesh. Pak para zgjedhjeve, përmes një ankandi për bono thesari qeveria mori edhe rreth 12 milionë euro të tjera borxh nga publiku shqiptar; por ç’është më dramatike, mësohet se qeveria i ka kërkuar që para zgjedhjeve një borxh 200 milionë euro FMN-së, çka është mbajtur sekret. Po aq sekret sa një kontratë e ministrit Bode (po, e duelistit të Berishës për paratë e shtetit) pesë ditë para zgjedhjeve me një firmë private, për rimobilizim zyrash në shumën një milion dollarë! 

E majta fillimisht ka ngritur zërin, por jo deri në alarm, mesa duket ende nën efektin dehës të fitores. Po jepen shpejt e shpejt leje e liçensa peshkimi nëpër laguna e ligatina; AMA e Endira Bushatit po paketon me ngut procedurat për liçensimin e rrjeteve numërime kombëtare dhe shumë bëma të tjera, që ndoshta nuk e shohin dot dritën e shtypit. Jo më kot, disa portale online bënë fjalë për shumëfishimin e transfertave financiare nga Shqipëria jashtë vendit një ditë pas zgjedhjeve, duke përmendur edhe emra ministrash. Pa harruar pastaj, raportin e Global Financial Integrity të dhjetorit 2012, që llogariste 1.3 miliardë dollarë të nxjerra nga Shqipëria në pesë vitet e fundit. 

Opozita e djeshme, deri vonë ka deklaruar se do rishikojë shumë konçesione, leje e privatizime të dyshimta. Pas fitores, mbizotëroi toni i paqtë dhe zemërgjerë i fituesit që di të shikojë përtej cic-miceve të ditës. Por shumë shpejt në Tiranë do të vijë një ekip nga FMN-ja për diskutuar termat e marrëveshjes së re. Që tani shumica e majtë deklaron se do rishikojë buxhetin gjashtëmujor deri në fund të vitit dhe do skanojë tërësisht gjendjen financiare. Sepse euforia, qoftë dhe e përmbajtur e triumfit që ka dëshmuar e majta, po mbaron dhe në sipërfaqe do dalin problemet. Gjatë kësaj kohe, disa eksponentë (Beqja, Gjiknuri etj) e kanë ngritur zërin për rrjepjen finale të arkës së shtetit; vërtet, Rama ka kërkuar që aktiviteti i dy muajve të fundit të qeverisë Berisha, të konsultohet edhe me qeveritarët e nesërm, por ndërkohë tullat po hiqen e po nduken nga çdo anë e grehinës. Dhe le të mos harrojmë të fundit: Është shumë herët që shqiptarët të gëzohen për TAP-in; efektet e këtij projekti do të vijnë shumë më vonë, ndërsa ngërçi financiar vjen që nesër. Më saktë, është shtruar këmbëkryq. 

Foto: LSA

76 Komente

E kishe mire o Ron. Kto zgjedhje duhej ti kish fitu sala.

E ma men Qerosin kur qiti uje nga guri?

shume pis, e? 

shume pis!

Avukati hodhi tezen edhe te implikimit te pisit me forca qe nuk e duan Shqiperine, por Muc Nanua, ky skraparlli i holluar me uje te ndenjur Boville, i tha, jooo, ky eshte fiksion, medemek, se kshu merr vesh shum nga letersia corrovodsi, qe thua ti, per t'i q*re picken e s'emes.

smiley Mo luaj me buken time te gojes, tha... 

Cimo, do vihet ne zbatim Plani B (Sekuestrime)!!!

 

Tjeter alternative nuk ka!  Ajo makina me goma te trasha ishte ne liste...

me at makine ndertohen 20 shkolla ne verilindje, ku aq shume ka nevoje smiley

smiley

 

Ne Kukes po kerkojne rinumerim vote!!! 

ma ndjente zemra... prandaj thone qe keto te rejat mesoi, po te vjetrat mos i harro. eh c'kohera te mrekullueshme... tingellinte ari si pika curgu nga cati pa ulluk... gjith shqipnia nen shi florini, sikur po e vizitonte Zeusi... apo po e vizitonte vertet thua smiley

me mbyt mallengjimi, Ron... sekuestrime... ehhh...

Kroesus ishte mbret i Lidias te cilit i kish le ne zemer me i hap lufte perandorise Perse. Niset per ne Delfi me pyt orakullin. Dhurata pa fund per orakullin dhe e pyt ca me bo o orakull a me i ra Persve a mos me i ra se qefi ma ka po bytha sma ma! Nji sekond i thot orakulli, ther nji cjap i hap zorret dhe i thot Kroesusit, ti o Kroesus do te shkaterrosh nje perandori te madhe. Sa e ndigjo profetsine e orakullit Kroesus niset per ne Lidia bo ushtrine gati dhe niset per lufte. Luften e humb dhe si gjithmpone fajin e ka dikush tjeter dhe niset me nji fryme ne Delfi me e bo rezil orakullin qe nuk i dul fjala. E nigjo orakulli dhe ne fund i thote e ke gabim o Kroesus fjala ime doli, ti e shktarrove nje perandori te madhe...perandorine tate. Faji eshte i joti qe nuk pyte ore ke perndori do shkatrroj une.

Do thoni ju te dy, ca lidhje ka kjo me Berishen? Ka, ka! 

ne fakt mu lidhja me dilte me koci xoxen... hic menia te sala.

"Pas meje u befte Qameti" shprehja e fameshme e Berishes ne vitin 1996 ,thene gazetarit american Peter Lucas , eshte sote e vertete dhe me reale se kurre duke pare veprimet e nje Qeverie qe ka lene nje vrime te madhe financiare dhe eshte duke e zmadhuar ate me te gjitha menyrat. 

 Kjo Qeveri ne Ikje e  hedhur  ne menyre plebishitare ne kosh te plehrave nuk ndalet  ne synimini e saje te shkaterrimit institucional dhe ekonomik te Shqiperise. 

" Pas meje u bete Qameti " 

Thenia e nje njeriu te lig qe kurre s'ka menduar per Shqiptaret por vetem per egon e tije .

 

Eshte me i hershem dhe me Popullor Galile ....Do gjona i ka pas thane pa dhene deklaraten qe" do ja baj Djalit te Ram Berishes ma zi se ja bera babes " smiley Ishte koha kur e donte baben dhe çdo gjë e lidhte ma ka thane Baba Mue ...edhe per emirin e Kuvaitit . Dhe tha ate te famshmen kur mori Pushtetin pasi kish vene Urat e zjarrit ane e kend Shqiperise ...

" Po po e di une kete .ma ka thane Baba mue .Ai qe iken e Prish shtepine i Ve zjarrin " smiley ne talim me pioneret e Saliut ku durtrokiste Lefteria , Xhibi dhe hidhej e sperdridhej nga gezimi Bunkeri me shoke e shoqe plot smiley

Ishalla i percellon Leshte e kercijve , ti humbase dhe Xhibit nje turre lesh cilesor ,  se qe te digjet edhe nuk e desheroj smiley pa do bejme si do bejme . Ka perfundime qe tani e hane me mire se ne ato kohra . Gajret !

 ma ka thane Baba Mue ...edhe per emirin e Kuvaitit .

smiley  Edhe ajo ka qene shprehje madheshtore Oidriso. smiley 

do pjellim dmth rilindim ark tjeter po he..

populli ka burime te pasherrshme. ne popull i kemi rrenjet, Bunker!

sinergjia Meta - Rama do beje cudira dhe do e beje Shqiperine, xhenet. Sepse nqse Meta = 1 dhe Rama = 1, Meta + Rama = 3!!! Sekreti i atij 1-shit plus? Populli, Bunker! Populli. Atje ku i kemi rrenjet.

Shif kur te nderrojne rojet e Thesarit te Shteti me skrapalli militante lsi dhe ta vjedhe serish Ilir Meta sic beri atehere ku ishte km lol

s'shof naj te keqe ne ket muhabet smiley

Misteri me i madh eshte, ku do ti gjejne leket per te mbushur gjithe ato goje qe jane shtuar ne tavoline. LSI nuk eshte me nje parti e nje krahine, zone te vogel, por eshte faktor politik kombetar. Ka pergjegjesi te medha tani. Si do t'ja bejne, s'e di. Mgjs Ilir Meta na ka surprizuar shpesh, s'eshte e thene te mos e beje edhe tani

do permiresohet klima e biznesit dhe besimi i te gjitheve per nje bote te re.

pak te duket kjo?

kjo eshte me mire se nje blank check.

Nje bote e re. smiley lol saa veta ka marre ne qafe kjo ide?  

Me raste nje gote rum, nje bob marley ne sfond dhe nje cigare bobmarley te ben ta shikosh miresine, paqen, gazin, boten e re.

Rritja e pagave eshte nje peshqesh i Saliut te majteve. Nga njera ane gabim, sepse nderhyn tek qeverisja e koalicionit te majte qe fitoi zgjedhjet, por nga ana tjeter me mire te lihen sa me pak leke ne dispozicion LSI per tendera e afera. 

Sa per ekonomine, ne nje raport te MF, te ardhurat nga Tatimet ne 6mujorin e pare jane rritur krahasim me nje vit me pare, Istat, Gdp eshte rritur 1,6%, eksportet po ashtu jane rritur, inflacioni ne shifra e synuar nga B. Qendrore. Borxhi publik eshte 62,4% Gdp dhe me rendesishmja norma interesit (qe reflekton besueshmerine ndaj shtetit shqiptar) eshte ulur. Ermelinda Meksi, duhet te kujtohet, qe eshte anetare e keshillit te BQ, jo nje militante e PS dhe perfaqeson nje istitucion dhe flet vetem me raporte zyrtare. E turpshme nje nate qe e pashe te bente propagande politike teknje emisionin ne Top Channel. Zero pergjegjshmer

Ekspertet Beqja, Gjiknuri mos gaboj jane informaticien dhe jurist. Eksperti Arben Malaj nuk eshte pjese e ekipit fitues.

Dakort qe NM mund te kete lene arken bosh - madje s'e ve shume ne diskutim. Cfare s'kuptoj eshte pse po turfullojne kaq shume #rilindasit per rritjen e rrogave/pensioneve kur vete #rilindasit trumbetonin me te madhe gjate fushates zgjedhore qe do benin pikerisht kete gje, do rrisnin rrogat/pensionet. smiley

Jo per tu futur ketu si # rilindas gjemibi smiley

Rritja e rrogave ishte nje premtim elektoral i  NM. humbi , nuk ka te drejte te marre vendime pas 23 Qershorit , qe e shtrijne efektin pertej kesaj Date.  Kaq e thjeshte eshte ,

Nqs ishte serioz ne kete gje duhet ta bente para 23 Qershorit , Sepse i Bie qe Behet booth e squt me paret e te tjereve.. #rilindja nqs do riste pagat pas  shtatorit do merrte edhe nje kosto politike pozitive .

Dmth Rama/PS nuk paskan patur ne plan per te rritur rrogat/pensionet? Te pyes ngaqe nuk e kam lexuar te plote programin e PS-se dhe me eshte dukur sikur kam degjuar/lexuar qe do rrisnin rroga.

Persa i perket vendimmarrjes pas 23 Qershorit, eshte ster-diskutuar kjo ceshtje.

 Behet booth e squt me paret e te tjereve

Me fal galile, po NM ka 8 vjet qe menaxhon paret e Shqiperise. Apo me "paret e te tjereve" ti nenkupton paret e PS/LSI-se?

#rilindja nqs do riste pagat pas  shtatorit do merrte edhe nje kosto politike pozitive .

Ah, dmth ketu qenka problemi, tek kosto politike pozitive. Pra #rilindje eshte me teper e interesuar per kostot pozitive te saj sesa per mireqenjen e popullit. E qarte.

Sepse zgjidhja behet e thjeshte per qeverine dhe e komplikuar per popullin, cvleftesim i lekut

Kur them me parate e te tjereve kam parasysh : parate qe do menaxhoje qeveria PS/LSI

Patjeter qe edhe rritja e rrogave do kete nje kosto politike. dhe kete kosto positive apo negative e meriton ajo qeveri qe Menaxhon ne ate kohe.. pra e meriton PS/LSI  . parate ti gjeje PS/LSI  dhe rrogat ti rris PD..  Arsyja e vertete e rritjes se rrogave  fshihet tek pyetja . Pse nuk e beri para 23 Qershorit ?  -Une jame i idese sepse si booth e squt qe eshte (shejtan) e dinte qe nuk do ti rriste keto rroga nqs ai fitonte zgjedhjet. Ne kete rast  e bene vrimen ne buxhet me te madhe (vrime qe PS/LSI duhet te punoje per ta mbyllur) dhe kredine e merr PD.

Persa i Perket Premtimeve te PS/LSI per rritje rrogash nuk kame degjuar (programin nuk e kame lexuar)

Edhe njehere, si mund te kete vrime ne buxhet per te mbyllur kur vete PSLSI kane premtuar te njejten gje?

Vertet te jete kostoja pozitive kauza ne kete mes?

Endrity . ndershmerisht nuk e di nqs PS/LSI  kane premtuar rritje rrogash , ( sa % dhe kur do ta benin), ndoshta do ta benin vitin qe vjen dhe jo tani. ( pasi te shihnin gjendjen reale te financave te shtetit , po spekulloje,) ndoshta do ta benin ne nje perqindje me te ulet ( prap po spekulloje ) , fakti eshte  qe kete ngritje rrogash e beri NM ne largim , me efekt ne qeverine  PS/LSI

Juve i bini me qafe kot me pyetje provokuese. 

Shkurt dhe shqip - qeveria ne dalje NUK duhet te marre vendime afatgjata! Kjo eshte periudhe tranzicioni nga nje administrate te tjetra. 

Duket qe ju jeni zonje e vertete, zonja Gjembi.

Tani nuk dua te prononcohem per keto ceshtje, do flas ne tetor persa i perket gjendjes financiare te vendit dhe ne dhjetor kur te hartohet projektbuxheti per vitin e ardhshem.

o bir po ti akoma nuk ke ikur?

smiley jo o mos u prononco per momentin gjeke, s'i dihet. Biles une them prit nga prilli 2014

Skam si te flas.. Sa per kete ritjen 1% te rrogave.. nje manover e qelbur prej 15 milion $ qe nuk zgjidh asgje por thjesht komlikon gjeratit persa i perket buxhet, dua tju them qe saliu me kete mentalitet qeverisi 8 vjet me radhe.

filloi Rama duke qa... fain e ka Saliu se ka bere  nje rritje rrogash mizerabel...

Kur shoh sesi i kane mbushur kthetrat me male me pasuri per veten, familjen, te afermit, shoket, kur shoh sesi kapardisen me vila, me avione, me makina luksoze, me jahte, me udhetime pakursyer jashte vendit, them me vete, po sa e pasur paskesh qene kjo Shqiperia jone e varfer e diktatures, po paskesh pasur pasuri pafund, paskesh qene miniere ari.

Keta njerez te papergjegjshem duhen denuar jo vetem per c'ka i kane bere keq ketij vendi, por edhe per te gjithe kete kohe te shperdoruar gjate te ciles do te mund te benin kaq shume gjera te mira per kete popull dhe s'kane bere asgje atehere kur kishin ne dispozicion te gjithe keto pasuri te pafundme, gjate gjithe kesaj kohe te gjate, me gjithe energjine dhe potencialin e ketij populli qe e detyruan te ekzilohet. Kam frike se do te zbulojme tmerre financiare ne shtator! 

Fotua eshte sa mijra fjale.Koka e skllavit Bode me sy te perenduar dhe Padrinoja qe i jep ultimatum: bej si t them se ndryshe i con te fala Trebickes.

A thua do te dale ndojehere ne drite vrasja e Trebickes?

jo Fotua po Fotaqi

Mire, mire. Te pakten po ngre rrogat minimale. Se kush e di kur do I ngrej Rama pastaj. smiley

mos keni par gje 'bradin' ?

brado 'spjegohu' po qe se na lexon

:

[BE] Altin - 22 Qershor 2013 - 23:35 Permalink

përgjigju

brado

çka per tu len Sala nje dhurat te helmuar ps ne dore,: arka bosh,borxhi publik ne nivelin me te lart historik,kaos social-ekonomik.... e kujt do ja lere ne dore menaxhimin ed palles

do ket gallate & presion te fort kur te jet pd ne opozite...deri athere (nuk eshte sh larg)

20 përgjigje

I modh je Altino...di Belgu kujt i hap deren!!!

Ja ka fut sa ngjala do thosh Xhibi. Ore ka punuar me mend, dhe per te miren e ketij populli. Te hane kerrnacka tani kamunistet...

Fillun justifikimet keta akoma pa marre Qeverine , dite me te mira do vine pa cqt smiley

ncuq; bashk me Agushin iku dhe vapa. smiley

thua ? smiley

Kete e kishim parashikuar me nje saktesi kirurgjikale Brad.

mire mo mire po nuk isha mesu me e pa nojhere arken bosh smiley apo do mesohemi smiley

Po i qan hallin kalorsit  pse i varen kembet  Brado.? smiley

ca te boj , nga puna do na heqin , kokerr leku se kena , per keto te  shkreta llafesh luftum smiley

po mire mo brado qe arken e zbrazen,po edhe arken(kutine) e çuat ne Monaco? pa pa pa ça paskeni qen ju !

nashti zgjidhja eshte evidente: do rilindin nje arke te re(besoj plot)

S'ka problem, ka arka te tjera plot. Arke e lodhme kjo.

Normal. Kush punon, edhe zbras arken!

Rritja e rrogave pas humbjes se zgjedhjeve, ishte nje veprim i pajustifikueshem moralisht nga qeveria Berisha. Natyrisht ajo u be me qellimin, per tja veshtiresuar situaten financiare kundershtarit. Per mendimin tim, ky ishte nje veprim ne deshperim e siper plotesisht i panevojshem, sepse 'ekipi i rilindjes', e ka te garantuar suksesin e deshtimit ekonomik. E moren pushtetin, pa nje program ekonomik dhe pa nje fature financiare, dmth plotesisht te papergatitur. Deshtimi i tyre do te jete spektakolar dhe Edi Rama po uleret, qe "truri" jashte Shqiperise, te shkoje dhe ti bashkohet "ekipit te rilindjes", per ta minimizuar, fshehur dhe ndare pergjegjesine e deshtimit.

As frymori e as frymorja nuk kishin shkuar ne ceremonin festive organizuar nga ambasada Amerikane. Ndoshta mund te mos kene qene te ftuar, por perderisa Kocon e kishin ftuar pasi e pashe, nuk ka perse keta te mos kishin ftese. A thua ta kene marre inat qeverine e Amerikes?

pse, edhe evropa ka te mirat e veta...

Jo europa nuk diskutohet qe ka te mirat e veta...une e kisha fjalen te njohja...Bradi nuk e njeh ameriken dhe amerikanet. Kam idene se amerikanet i ngaterron me europianet. Prandaj dhe une i thoje o Brad kujdes!

ke te drejte, dy qasjet jon te ndryshme. sjellin jo pak here probleme.

osht kshu

1,2,3 1,2,3 Arvizuja eshte me ne

pastaj Rono mos harro qe dhe Sequi ka rrolin e vet, ja kerrciti dhomet dhe ai.

Sequi e bo si mafjozat ti lesho deklaratat me stil

Arvizu: Do te jem ketu ne mesin tuaj deri sa te mblidhet parlamenti i ri!

1,2,3, Arvizu eshte me ne!!!

1,2,3, Arvizu eshte me ne!!!

A e ma mend mer Brad se cfare te thojsha per amerikonet? Nuk nigjojshe, po nuk te vej faj je mesu me europianet!!!

Dua te te korrigjoj pak ne ate qe thua: "Arvizu nuk eshte me ju, por me rryshfetin shume-milionesh, qe ka marre prej jush". Ajo qe dua te them me kete rast, eshte se vetem ne drejtimin e nje presidenti te dobet si Obama, mund te ndodhte qe parate e dhena ne te 4 anet e Botes, ne drejtim te politikbersve amerikane, per here te pare po perfundojne me se shumti, ne duart e zyrtaruceve te dores se trete, sic mund te jene ambasadore te rangut Arvizu. Ato rregullisht, nen presidentet e "forte", kane shkuar per senatore e larte.

Shprehje dufi kunder Amerikes tipike e dikujt qe jeton ne Kanada!

God Bless the USA!!!

Cfare je duke thene? Kanadaja eshte versioni i bute shteteror i Amerikes, other than that.........

Si tha ajo, nuk dua versionin e holluar (bute) te asgjeje!!!

Apropos, kjo puna e rritjes se rrogave pas humbjes se zgjedhjeve eshte si te kafshuarit pas q*rjes, qe tha Kaviri (TM e lavdishme)!

Une tha te kafshuarit gjate... e marr vesh, po pas? 

Foto lart duket si e montuar. A e konfirmon dot ndonje specialist?

ore, po keta qenkan mbledhur bashke sot   per te mira e gezime..smiley

Estakferullah!

Edi Rama po uleret, qe "truri" jashte Shqiperise, te shkoje dhe ti bashkohet "ekipit te rilindjes",Edi Rama po uleret, qe "truri" jashte Shqiperise, te shkoje dhe ti bashkohet "ekipit te rilindjes"......

presidenti firmes dy M i shqetesuar smiley Po besoj ty Marks nuk te kane ftuar ta shpetosh nga Deshtimi i sigurt , i padiskutushem dhe i menjehershem ... Po po ta them une tye smiley

Po mire mo akoma nuk e ke marre vesh se LefKOPEJA per kete ra therror .Ajo e shkreta luftoi me gjithe shpirt ta kthente kete Faqe ne Miting te Berishes , po humbi dhe Luften Lefytin dhe nje Master smiley Tani ka mbete me dy mastera ngarkuar dhe bredh ku te gjej ndonje Mbeshtetes smiley Foli njehere se mase te degjon !

rriten rrogat populli prap ankohet! epo nuk paskeni te ngopur o populi paskeni qen te babzitur si kafshe pylli! Berishes ti thoni faleminderit per kete pavarsisht nese e doni apo jo. Njerzit dhe partite vlersohet nga ato qe bejne jo nga bindjet politike. 

Si ka mundesi rrogat rriten dhe blerjet paksohem  mister Tija?!! 

njerezit ma do mendja mua duhet te punojne, po punuan mbushen edhe arkat edhe rrogat rriten edhe mireqenia rritet, po ndejten neper kafe e neper casino hmm piramide do jemi prape, se sala kudo dhe kurdoher qe ka drejtuar kete vend vetem piramide e ka nxjerre.

92 tha ta rrafshojme nga e para ( u prishen gjithato sera e kombinate e fabrika)

96 dihen piramidat,

2005 - 2013 rritje ekonomike e papare, piramide shifrash dmth saqe ia kaluam dhe europes

 

tani te shohim se cfare do te beje ed rama, uroj qe te jete sa me larg cdo lloj piramide

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).