Bordi i Shkollës së Magjistraturës votoi pro kandidaturës së anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Neshat Fana, për të qenë kreu i ri i kësaj shkolle. Zgjedhja e zotit Fana do të bëhet zyrtare në mbledhjen e radhës të KLD-së, kur të merret në shqyrtim propozimi i bordit të shkollës për Neshat Fanën së bashku me nëntë votat pro tij. Në këtë mënyrë, pas tentativës së dytë në më pak se tre javë, mazhoranca në ikje arriti të zgjedhë edhe në krye të Shkollës së Magjistraturës një person të sajin, duke shkarkuar drejtoreshën atuale, profesore doktore Marjana Semini, e cila është e njohur në botën akademike në fushën e jurisprudencës. 

Gjithçka ka nisur në mënyrë shumë të dyshimtë më datë 21 qershor, dy ditë përpara zgjedhjeve, në heshtje dhe larg syve e veshëve të publikut për faktin e thjeshtë se e gjithë vëmendja ka qenë e përqendruar tek votimet. Në këtë datë, bordi votoi me shtatë vota pro dhe 6 kundër për t’i propozuar KLD-së emrin e profesore doktore Marjana Seminit për të drejtuar sërish këtë shkollë. Por në mënyrë të beftë, dy orë pas këtij propozimi, KLD është mbledhur urgjentisht dhe e ka kthyer mbrapsht këtë propozim pa asnjë argument ligjor apo proçedurial. 

Ndërkaq, mes vendimeve të konsideruara skandaloze të emërimit të gjyqtarëve të rinj, të premten e kaluar KLD mori edhe një tjetër vendim të dyshimtë, kur emëroi një anëtar të ri të bordit, gjyqtarin dhe anëtarin e KLD-së, Gjin Gjonin në vend të gjyqtarit Sokol Binaj, i cili kishte votuar pro zonjës Semini. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, e cila është zhvilluar në Gjykatën e Lartë, është diskutuar ky vendim i KLD-së dhe procesverbali që e shoqëronte atë, e që nuk pranonte propozimin e zonjës Semini dhe anëtarët e bordit e kanë cilësuar me të dhëna jo të sakta. 

Por pavarësisht se kanë konstatuar problematikën e vendimeve të dyshimta të KLD-së, bordi ka deklaruar të hapur votimin, duke e përjashtuar nga gara zonjën Semini dhe duke vënë përballë njëri-tjeterit për postin e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës ish-ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe anëtarin e KLD-së Neshat Fana. Edhe pse kanë qenë të pranishëm edhe vëzhgues të OSBE-së, ambasadës amerikane dhe asaj franceze, deklarohet se gjatë votimit ka patur shkelje, sikurse është e drejta e bordit për të votuar në mënyrë të fshehtë. 

Një burim i rezervuar tha për Top Channel se votimi është bërë i hapur, çka raportohet të ketë sjellë largimin nga votimi të prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe të dy pedagogëve aktualë në Shkollën e Magjistraturës. E pyetur pas këtij votimi, zonja Semini refuzoi të bënte komente, ndërsa kandidati Alibeaj u shpreh se ai nuk ishte vënë në dijeni për mënyrën se si kishin rrjedhur ngjarjet, por i është thënë vetëm që nuk kishte fituar.  Ky vendim pason radhën e vendimeve të diskutueshme të ditëve të fundit në drejtësi, të cilat hedhin më shumë se dyshime të forta për vartësinë politike të sistemit të drejtësisë.

32 Komente

Ta gzoj dhe qy.  

U dhje dhe shkolla e magjistratures. Do prodhoje nje brez gjyqtaresh dhe prokuroresh ne sherbim te klaneve te Saliut.. Vallai ta maresh kete Nishanin pas bythe dhe ta nxjeresh jashte Presidences nuk do ishte ide e keqe per te ardhmen e vendit.

smiley ncuk ncuk nuk keni numrat per ta hequr si dhe smiley ncuk ncuk prokuror/gjykates (jo te gjithe ee) nuk jane ne sherbim te klaneve, por ne sherbim te lekut. Ke leke ti? Po pate, no problem, s'ka rendesi asgje tjeter.

E meqe jemi tek e ardhmja e vendit, ndonje ide per te vene kryetar gjykates kushtetuese ndonje ish gjykates komunist qe ka denuar me vdekje sic pati bere PS me Fehmi Abdiun? I njejti Fehmi Abdiu qe instruktonte Fatos Nanon tek hotel Rogner, si te amendonte ne parlament ligjin per tregtine e armeve, i cili i siguronte socialisteve nje dore te mire lekesh.

Akoma me Fehmi Abdiun meresh ti ?? PS e ka bere ndryshimin gjeneracional, jeni ju qe kini mbetur ne Saliu dhe ne individe te tipit Gazidede.

Fehmi Abdiu sot eshte dekan i nje fakulteti juridik te nje universitet privat eh smiley 

Edhe pastaj ? Eshte i paafte Fehmi Abdiu sipas teje ?

Per ti mesuar tjereve demokracine po, eshte i paafte. Brezi i tij e sidomos kur kane ushtruar ate pushtet, ka nje (de)formim intelektual, kulturor qe nuk ndryshohet ne pleqeri.

Ne fakultetin e DREJTESISE asnje njeri nuk te meson "demokracine" te nenkuptuar sipas mendimit tend me regjimin e sotem.. Jo per gje po kete e di mire, sepse kam studjuar 6 vjet drejtesi me mesatare 8,9.

Ke keni sekretar partie mo Gjeke?

kemi shume sekretare partie..

Nje keshille,Hundderr me qe shpesh vjen si Xhupkuq i te revoltuarve revolucionare te demokrateve te djathte ish te persekutuar nga e majta demokratike me te perndjekur nga e Djathta demokratike smiley

Per te ruajtur ate Forcen qe kishit kur PD-hi ishte ne Pushtet , duhet te Kuptosh qe kjo Gjuhe as per shoqen Boisa nuk vlen me ..."Pse se njohim ne ate mut muti kush eshte "  Prt deri ne shtator te marresh drejtimin nga do fryje Era ...Nga Neo komunistet e rij apo te Reformuar te PD-hit .Pastaj perfaqesohu  Ti si te dush se nuk do te dale me kohe ..."E e mba mend cfare te thashe dje " smiley

Nderhyra per te ruajtur nje raport te drejte larmine  e te kuruarve te Cekes per te mos i kthyer perseri ne te njejta spitale si ai qe Cuan Babasqapin dhe gjithsesi nuk kemi mire si memeber te PPU me te semure Kronike !

Miku me i ngushte i Nanos ishte Berisha !

Sa larg shkon edhe ti ne kohen e Nanos. Kemi #rilindur.

As larg as afer smiley Saliqenizem eshte ne cdo forme qe ta shohesh e percjellesh .Te dalim nga Bunkeri dhe te perdorim vetem vrimen e mesit si funksion i tyre !

Te marrim shembell nga Bradi , ka thene ne Shtator dhe e mba llafin ! Po dolen prape nga keto me Fana do vije perseri !

Nje gazete nuk do botohej po te mos kishte leter ...NN Analist !

U a mori buken nga dora kaposhi? a u hengsha dreket smiley thone u shtri  e thone u vra...

KLD- Sali Berisha

KLSH- Sali Berisha

ILDKP- Sali Berisha

Shk. Magjist- Sali Berisha

KQZ- Sali Berisha

Gjyk LARTE- Sali Berisha

Kushtetuese- Sali Berisha

Banka e Shqiperise- Sali Berisha

Kryeprokuror- Sali Berisha

Rektore Universitetesh- Sali Berisha

Presidence Rep - Sali Berisha

Forca Ushtarake - Sali Berisha

Polici e Shtetit- Sali Berisha

Qeveri - Sali Berisha

Parlament - Sali Berisha

Bashkia e Tiranes - Sali Berisha

SHISH - Sali Berisha

Rezultati i zgjedhjeve te 2009. E djathta 47%

Rezultati i zgjedhjeve te 23 qershorit: Koalicioni i majte 58% 

dmth i bie qe te jet mjeshter me politiken ky miku? apo jam kundershtaret te paafte ne kulm? apo ka ndonje shpjegim tjeter?

Po mire do tja shikojme mjeshterine/mafiozllekun tani,, kur ti sekuestrojme tere pasurite e klanit.. se nuk ka ndonje arsye tjeter per te okupuar ne kete menyre istitucionet ne nje vend demokratik.

po ka ligje a ska o derbardh. kta e shkerdhyen kushtetuten dhe ti si llapaqen po na thua tani te shikojm ca ben ky...

cdo gje ne respekt te ligjit, pa dyshim.. Saliu vepronte ndryshe, rasti me i fresket KQZja.

mir

Gjergjo, di gje, ndonjeri prej ketyre kryetareve te Sali Berishes, ka denuar ne kohen e Enverit ndonje njeri me vdekje si tradhtar i atdheut?

Kush keta te denojne ??smiley

Keto te saliut pra, kryetaret e kdl, jld, ikd, dkl. keto te drejtesise? kane denuar ndonjerin me vdekje per tradheti atdheut dhe partise? ose qene ne gjyq si prokuror akuzues ndaj tradhtareve te atdheut dhe partise? 

Po keta nuk jane per te bere detyren  qe ju ngarkon ligji atje. 

ok smiley

Fanat ne mos gaboj si mbiemer jane Mirditore. Miq dhe te beses se shokut Enver .Nga eshte ky Fana ? Per kuriozitet ka ndonje CV nga Xhibi smiley , qe gjithsesi...... Pune te mbare ne sherbim te vendit !

fakulteti i perdhunimit te drejtesise doni me thon...

 

tani qe e lexova pra titulliin duket si pershkrim loje shahu.

shah mat? smiley

Hajt he dreq se na ngrive gjakun. Thashe se ka ra shkolla si godine.

Amon ene ti! vec per keq te shko menia.

Eshte pakez turp qe kur sapo keni mar kryeministrine te beni naze per dicka kaq te Vogel. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).