Pas përkujtimit të përvitshëm që i bëhet Konferencës së Pezës çdo 16 shtator, është një ngjarje tjetër e rëndësishme që vazhdohet të kujtohet vit pas viti prej 70 vjetësh. Kjo është Besëlidhja e Mallakastrës që u mbajt në Poçem, një vend tashmë historik. Sot dhe nesër në Ballsh dhe Poçem do të përkujtohej kjo ngjarje në një mënyrë tradicionale. E pra, 70 vjet mё parё njё Operacion ushtarak i pazakontё i fashistёve italianё do tё fillonte ndaj njё krahine tё vetme, Mallakastrёs. Ishte njё korrik i nxehtё dhe i jashtёzakonshёm. Gatuhej njё Operacion, me strategji , taktikё,  pajisje, sikur tё viheshin nё front kundruall, dy shtete. Nё fakt forca kryesore ushtarake e Italisё fashiste, kish nxjerrё dhëmbёt shkatёrrues e vrastarё, po dhe urёn e zjarrit ndaj kёsaj treve . Pse, vallё?  ky ёshtё njё rast i rrallё, dhe pse ёshtё trajtuar më së shumti keq dhe pavёrtetёsisht nga historia e shkruar, pёr njё nga ngjarjet qё do t’i jepte hov dhe inspirim Kryengritjes sё armatosur qё po fillonte nё tёrё Shqipёrinё. Rishkrimi i historisё sё vёrtetё tё Luftёs sё Dytё Botёrore nё Shqipёri, kёrkon para sё gjithash pёrjashtimin e çdo lloj ideologjie, veçse duke iu drejtuar fakteve dhe dokumenteve.

Nё korrik tё vitit 1943, Mallaksatra nuk e kish pёrzgjedhur tjetёrkush. Asaj nuk i kish rёnё as “shorti” por shkonte drejt kёsaj udhe vetë,  ashtu siç ia thosh qёndresa e origjinёs sё saj historike. Djegia dhe masakra shkatёrruese  pёr tё cilёn flet historia, ka njё memorje zjarri, e ajo  nuk ёshtё as njё lojё e as njё pёrrallё, edhe pse tani shpesh rrёfehet si njё pёrrallё. Po pёrgatitej tё martirizohej njё krahinё shqiptare. Zjarrin ia kish bёrё gati pushtuesi.

A e pasqyron drejt historia kёtё fakt ? Duhet tё themi qё nё fillim, se jemi mёsuar qё komentet pёr Luftën Antifashiste kanё mbetur nё dy kthina tё mallkimit: (1) o janё tё fryra me “beteja madhtёshtore”  qё bёri Partia (edhe ata qё i rrёfejnё as vet nuk i besojnё… )  me qёndresёn e Mallakastrёs “heroike” etj etj.,  ose (2)  nё anёn tjetёr:  me frikёn se mos del nё pah nostalgjia, çka e trazon tё sotmen, mbasi gjithçka qё ёshtё bёrё nё kohё tё Partisё Komuniste,  ka qёnё  “aventurё e kuqe “ qё “ mos ardhtё mё !” (mallkojnё disa…) kurse tё tjerё vijojnё tё mbajnё po tё njёjtin flamur, pa dalё nga ai istikam. Edhe kёta tё dytёt, janё tё shndёrruar, sepse kur bёjnё pёrkujtime apo kur lexojnё histori tё shkruara as e venё veten nё mundim tё thellohen më tej ndaj tё vёrtetave.

Ja këto trajtohen në këtë intervistë me Prof. Myslim Pashën, i cili e trajton këtë ngjarje jo vetëm si mallakastriot, por edhe si studiues dhe historian me gjakftohtësi nga distanca e 70 vjetëve.

 

- Në radhë të parë, Kolonel, doja t’ju pyesja për datën e mbajtjes së Besëlidhjes së Poçemit. Ka ende paqartësi dhe pasaktësi për këtë. Disa thonë se është mbajtur më 8 korrik, e disa thonë më 14 korrik. Si qëndron e vërteta historike?

- E vërteta është se Besëlidhja e Mallakastrës është bërë më 8 korrik 1943 në Poçem. Kjo ishte Besëlidhja e tretë e madhe e Mallakstrës e bërë në të njëjtin vend, aty nën rrepet shekullorë të Poçemit. Por më vonë, pas çlirimit, përkujtimi është bërë sistematikisht në 14 korrik. Pse? Sepse nuk mund të pranohej që Mallakastra e kishte bërë betimin para se të krijohej Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë që siç dihet u krijua në 10 korrik në Labinot të Elbasanit. Thënë më shkoqur, nuk mund të dilte Mehmeti para Enverit. Domethënë Enveri duhej të dilte gjithnjë i pari, si udhëheqësi, ideatori dhe organizatori i luftës.

- Ka pasur njё  rrethim tё Mallakastrёs nё korrik tё vitit 1943.  Pse ndodhi qё njё forcё ushtarake pushtuese harroi pёr njё kohё,  veprёn ushtarake shtypёse nё gjithё Shqipёrinё e pushtuar dhe iu pёrvesh me njё organizim dhe taktikё luftarake njё treve si Mallakstra pёr ta ndёshkuar? Ç’ kish ndodhur?

- Dёshiroj tё theksoj se ajo qё ёshtё shkruar nё disa materiale tё botuara, edhe botime enciklopedike qё vijnё nga Parademokracia e kanё gjymtuar historinё, e kanё mjegulluar dhe pse tё mos themi e kanё fshehur atё duke mos na dhёnё tё vёrtetёn. Aty nuk rrёfehet realiteti, por ai ёshtё mobiluar dhe thurur nёn diktatin e mendёsisё sё kohёs, ku shenjtёrimi i Partisё dhe figurave tё kohёs e bёn pronё tё saj gjithçka qё shkruhet gjithçka qё duhet t’i kalojë sё ardhmes, duke e lidhur e kornizuar,  ftohur , shtremёbruar tё vёrtetёn historike.

- Mos ndofta po e teproni, e fryni dhe shpёrbёni atё qё tanimё dihet, pёr tё cilёn sot ka njё Konferencё pёrkujtimore nё Ballsh?

- Unё e pёrfytyroj se atje do tё thuhen tё njёtat gjёra, do tё kumtohen heroizmat qё ka bёrё Mallakastra, se ajo “ёshtё njё krahinё martire “ etj etj. Kam frikë se nuk do tё ketё ndonjё kёndvёshtrim tё ri, i cili duhet të vijë patjetër. Pse e them këtë? Sepse sipas mendësisё qё vijon edhe tani, ajo qё ёshtё thёnё, e kanё parё dhe shkruar tё tjerё, se nuk duhet tё flitet pёr disa realitete (qё herё-herё janё banalizuar) , si ato pёr Ballin Kombёtar, e po kёshtu tё ndriçohen historikisht se kush ishin risitё kryengritёse qё u shfaqёn mё herёt si tipare, nё Mallakastёr,  pёr t’u bёrё shembёllim pёr krahina tё tjera dhe gjithё Shqipёrinё.

Nё Mallakstёr kish ardhur Mehmet Shehu, nё 10 gusht 1942, ish takuar me Hysni Kapon, kish takuar njё intelektual tё ri qё pat studiuar nё Francё, Bilbil Klosin; Mehmeti kish shkruar pёr herё tё parё Skicёprogramin Politik socialdemokrat pa asnjё ndikim nga Partia Komuniste,  kish takuar patriotё dhe pёrfaqёsues tё familjeve tё mёdha,  ish krjuar Kёshilli ANÇT, Çeta Plakё, kish ndodhur Aksioni i Qafёs sё Sykyqit, pёrballja historike tek rrapi i Dervenit i Ali Bej Kёlcyrёs me Mehmet Shehun dhe figura tё tjera, Aksioni i Patosit, Aksioni i Selenicёs, kish ndodhur masakra ndaj robёrve italianё nё Vrimёn e Lakuriqit …Kёto qё tё gjitha pёr njё kohё  tё shkurtёr jo mё shumё, se 8 muaj.

Ish formatim, organizim i njё situate luftarake kryengritёse,  jo si aksione tё veçuara, jo si zjarre qё shuhen, jo si tym pa zjarre, por njё flakё qё ndizej pёr t’u dukur kudo rreth e rrotull dhe ajo po i shfaqte tiparet e saj, nё kёtё kohё vetёm nё Mallakastёr  ndryshe nga krahina tё tjera. Ky ishte njё vizion krej i ri dhe ky nuk erdhi spontaneisht.

Ajo qё nuk ёshtё thёnё asnjёherё duhet ta pёrmendim, mbasi në jo pak raste thuhet se Çetёn Plakё tё Mallakastrёs e krijuan partizanё tё Çetёs Plakё tё Vlorёs. Historia tanimё njeh shumё emra tё respektueshёm tё djemve tё Vlorёs qё erdhёn nё Mallakastёr dhe kjo tregoi se kish njё solidaritet dhe asnjё herё ndarje tё  Luftёs sё madhe qё po vinte. Por nuk mund tё besohet se Çetёn Plakё tё Mallakstrёs e krijoi Qarkori i Vlorёs.

Edhe pёr vёrtetёsinё dhe realitetin e aksionit tё Qafёs sё Sykuqit e nё disa raste vijon tё mbetet deformimi pёr shkakun se nё kёtё pёrpjekje mё shumё i mёshohet pritёs spontane tё njё grupi luftёtarёsh tё Çetёs Plakё ku sё pari pёrmenden tё ardhurit nga Vlora, dhe harrohet se vepra luftarake nё kёtё Qafё historike u bё nga ardhja e shpejtё e Çetave Territoriale tё fshatrave mallakasatriote .

Pas kёsaj vjen aksioni i Patosit, ku ishte jo vetёm koncensioni naftёnxjerrёs italian, por edhe njё ngulim ushtarak fashist, pёrmidis Mallakstrёs dhe Myzeqesё.

Nё harkun kohor tё tre javёve u pёrndez nё krahun jugperёndimor Selenica me njё aksion tё menduar ushtarakisht, ku ish njё domen shfrytёzimi i serёs sё nёndheut shqiptar me tё cilёn ishin shtruar edhe rrugёt e Francёs.

Nuk ёshtё kaq e vёshtirё tё nxjerrim pёrfundimin se ky nuk ishte njё organizim spontan dhe as njё aventurё fshatareske Robinhudjane. Kёto goditje qё pёrgatiti Mehmet Shehu ishin shumё tё studiuara nga ana e tij, por gjer mё sot, ato kanё ngelur nё strofulla tё pёrzjera me fjalё tё pёrgjithshme, me tekste qё mbeten tё dyshimta,  nё kuptimёsinё e tyre.

Ishte e qartё se e gjithё treva e Mallakastrёs kish marrё formёn e njё fronti tё ri, tё rrezikshёm pёr pushtuesin, i cili po e studionte atё me shumё vëmendje.

Kjo i ngre lart vlerat e Luftёtarёve tё parё tё Mallakastrёs dhe sidomos figurave tё tilla kombёtare si Mehmet Shehu dhe Bilbil Klosi, si intelektualё dhe patriotё, tё njohur brenda dhe jashtё Shqipёrisё sё kohёs, qё padyshim kishin vlera tё spikatura. Mirëpo vini re, ata (sidomos Mehmeti) nё asnjё rast nuk e shkёputi veten nga Organizimi i Qarkorit tё Vlorёs dhe protokollit ideologjik partiak edhe pse vlerat e tij ushtarake organizuese intelektuale dhe trimёrore kishin dallimin mё tё epёrm.

- Pse mbajti këtë qëndrim Mehmet Shehu? 

- Tё bёn pёrshtypje, nё shumё tregime tё luftёs prej veteranёsh, qё Mehmet Shehu, nuk ka dashur tё dallohej, se ai e ka respektuar shumё Hysni Kapon dhe djemtё e tjerё tё Vlorёs, edhe pse dallohej kёtu e pёrtej, niveli i tij krahasuar me ta. Lёvizjes ANÇL-re i kish ardhur njё vlerё e veçantё. Dalёngadalё ai do tё dilte vetiu nё pah, por asnjёherё ”Partia” nuk deshi ta shquante e kjo pёr shumё arsye, tё cilat sё pari e kishin burimin tek kulti i njё njeriu tё vetёm qё kёrkonte tё ndriçohej, e ky ishte Enver Hoxha. Qёndrimi i Mehmetit, tregonte vizionin kombёtar gjithёshqiptar tё tij.

- Në këtë kuadër, flitet për një ndodhi me Zenel Hekalin?

- Ёshtё e vёrtetё, Zenel Hekali ishte i paduruar dhe shpuza e parё, qё prej saj edhe do ta pёsonte shpejt. Nё njё mbledhje popullore nё Aranitas nga rebeli kombёtarist Zenel Hekali u tha : “Ore vёllezёr! Ç’kuptim ka tё na udhёheqin djemtё e Vlorёs, kur ne kemi djemtё tanё shumё mё tё lartё… se ata. ” Kjo thёnie i kushtoi shumё gjatё gjithё jetёs tё paharruarit Zenel Hekali. Asaj dite Liri Gega aq shumё qe prekur pёr ”Partinё”, sa dha urdhёr ta arrestonin…

- Pse Mallakstra u bё objektiv i shkatёrrimit nё njё sakrificё tё madhe e të pakrahasueshme me asnjё krahinё tjetёr?

Vёrtet qё Çetat e Pezёs dhe Vlorёs, tё Skraparit dhe Kurveleshit etj.,  ishin krijuar mё pёrpara, por asnjё herё nё kёtё periudhё qё po flasim, pra nё fillimin e vitit 1943 nuk u krijua njё front antifashist luftarak dhe Çlirues Kombёtar si nё Mallakastёr, e kjo do tё ishte njё shёmbull i madh pёr gjithё periudhёn e Kryengritjes Antifashiste qё po vinte. Askush nga historianёt ushtarakё nuk e ka evdientuar kёtё. As Mehmet Shehu, vetë nuk ka shfaqur kёtё epёrsi dhe pёrparёsi qё solli Krahina e Mallakastrёs, duke treguar edhe njё modesti tё lartё qё duhet kujtuar sot nё kёtё simpozium historik. Kёtё organizim e kreu Mehmet Shehu me shtabin e tij,  se ai vinte si njё figurё e njohur e besueshme, i aftё, i vendosur, me njё reputacion nё tё gjithё vendin edhe pse ishte nё njё moshё tё re vetёm 30 vjeç.

Pёr herё tё parё dilej nga spontaneiteti, partizanllёku i paorganizuar dhe na shfaqet njё front krahinor, nё njё organizim luftarak me strategji dhe taktikё tё menduar,  me synime afatgjata pёr t’i ardhur nё ndriçim gjithё Lёvizjes qё po ngrihej.

- Fashizmi po pёrgatitej pёr njё operacion ndaj Mallakstrёs. Pse vallё ?

- Historiografia e pakorrigjuar deri mё sot e ka trajtuar Çetёn Plakё tё Mallakstrёs si pjesё e vazhdimёsi tё Çetёs Plakё tё  Vlorёs. Ky ёshtё njё shtremёbrim i plotё. Vini re Fjalorin e Enciklopedik Shqiptar i hartuar pas viteve tetёdhjetё tё shekullit qё shkoi qё e trajton si appendix tё ÇP tё Vlorёs dhe po kёshtu aksionet e Patosit,  Selenicёs si tё pёrbashkёta, gjё e cila nuk ёshtё plotёsisht e vёrtetё, mbasi Çeta Plakё e Mallakstrёs ishte si formacion i plotё nё Selenicё e po kёshtu ky aksion nuk komandohej vetёm nga Hysni Kapo, por edhe nga Mehmet Shehu.  Ndёrkaq nё Patos, kishte njё numёr tё vogёl tё Çetёs sё Vlorёs, kurse pёrballjen e madhe dhe aksionin e realizuan vetë mallakstriotёt me organizimin e tyre.

Dy Operacionet e mёdha Italiane u organizuan nё njё gjeografi tё qartё nё njё zonё qё qarkon Trevёn,  qё nё Historiografinё Italiane emёrtohet si “OPERACIONI I USHTRISЁ ITALIANE NЁ SHPIRAG – MALLAKSTЁR- TEPELENЁ ( qershor 1943 ) dhe po i njёjti emёrtim edhe pёr Operacionin e dytё ( 14- 25 korrik 1943 ) Rrethimi dhe mёsymja vinin nga tё katёr horizontet qё qarkonin krahinёn, nga Fieri, nga Berati dhe nga Tepelena dhe Gryka e Vjosёs, Vlora. Mallakastra ishte nёn shigjeta, nё goditje, nё objektiv ajo ishte ndёnё njё darё shtypёse.

Ky operacion nuk u organizua as nё  Berat as nё Lumin e Vlorёs, as nё Luginёn e mesme tё Vjosёs, por njё rrethim i jashtёzakonshёm i njё krahine me njё identitet tё qartё, duke iu sulur asaj 20 000 forca, nё dy faza, me Artileri, Aviacion, reparte  tё milicisё fashiste tё Korparmatёs sё IV, reparte karabinierёsh. dhe çetat e Ballit Kombёtar. Vёreni raportin e forcave, kur partizanёt e organizuar nuk ishin mё shumё se 2000 vetё, e po kёshtu armatimi, pajisja dhe pёrvoja nuk mund tё krahasohen kurrё.

- Si ёshtё e mundur qё Operecioni i parё fashist dёshtoi ?

- Ky ёshtё njё realitet qё na tregon se mbrojtja e organizuar ishte e menduar mirё, njё qёndresё ushtarakisht e vendosur, e projektuar nga Mehmet Shehu, dhe kёsaj nuk i ёshtё bёrё jehona e duhur, por padrejtёsisht thuhet se aty morёn pjesё forca partizane  “tё Qarkut tё Vlorёs, Beratit dhe Gjirokatrёs“ Qёndresё si kjo me pёrjashtim tё Pezёs nё Shqipёri, nuk mund tё shёnohet askurrëkund tjetёr, fillimin e organizimit tё Ushtrisё Partizane.

- Operacioni i dytё, ç’karakter pati ?

- Operacioni i dytë nisi nga Selenica dhe gryka e Vjosёs, nga Berati me forcat e Divizionit “Parma” dhe mё tej nga Drejtimi i Roskovecit Divizioni “ Firence”. Ishte njё luftё e rreptё e pёrgjakshme, e pabarabartё nё njё sakrificё qё ra nё radhё tё parё mbi popullin dhe truallin e Mallakastrёs, mbasi u dogjёn nё njё shkrumb tё vёrtetё 78 fshatra, si nё asnjё vend tjetёr. Djegia e madhe ishte ndofta mё e thellё se  sa ajo e Paul Emilit romak qё kaloi nё grykёn e Vjosёs, mbi Bylis e Nikajё e qyete tё tjera … me banorё qё u pёrzunё nga vatrat e tyre, me pasurinё e shkatёrruar dhe tё rrёmbyer.

Ne nuk dёshirojmё qё tё krijojmё ndonjё keqkuptim mbi atё mirёkuptim dhe traditё qё ka qёnё dhe ёshtё deri sot midis Vlorёs dhe Mallakastrёs, as tё errёsojmё kёtё bashkёpunim jetёsor, por pёr nё tё mirё tё sё vёrtetёs historike. Njё skotё e tёrё studiuesish ushtarake dhe historianё tё tjerё mbeten gjer sot tё dёshtuar nё shkrimin e vёrtetё tё historisё sё LANÇ sepse ata i ka dёmtuar ana ideologjike po jo mё pak dhe rivaliteti i paevidentuar ende i figurave kryesore tё kёsaj lufte qё edhe pse qenё autorё tё saj u bёnё edhe vetëngrёnёs sё veprёs sё tyre tё madhe, por edhe tё vёtvetës.

- Poçemi ishte preludi?

- Sigurisht. Si nё asnjё vend tjetёr, nuk shёnohet njё mbledhje e besёlidhje e tillё, nё masivitet, pёrfaqёsim, vendosmёri dhe organizim. Ajo nuk ёshtё thjesht simbolike. Ajo ishte kryefjala e pёrballjes sё madhe e qё nuk e gjejmё gjejmё kurrkundi tё trajohet Besёlidhja e Poçemit si njё akt i lartё Kryengritёs popullor.

43 Komente

Nga gazpaçeta Panorama:

"Të majtët kanë për-kujtuar edhe këtë vit figurën e ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu në 70-vjetorin e Besëlidhjes së Poçemit, një ngjarje që përkujtohet me shumë nderime.  Të pranishëm: kreu i listës së deputetëve socialistë të qarkut të Fierit, Gramoz Ruçi, deputeti i Mallakastrës, Pirro Lutaj, prefekti i Fierit, Shkëlqim Murati, kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqo, kryetari i Bashkisë Ballsh, Ilir Çela dhe kryetarë komunash të qarkut Fier. Në një aktivitet përkujtimor për këtë Besëlidhje, të cilën e cilësojnë të tretën në këtë zonë, ka pasur fjalime, përshëndetje nga të gjithë krahët e politikës, por dhe koncert nga grupet folklorike në zonës. Festa, e cila ishte jubilare këtë vit, pati të gjithë madhështinë e krahinës, që nga mishi i pjekur e deri te rakia.  "

 

http://www.panorama.com.al/2013/07/15/el...

S'ta mbush syrin rakia mallakastriote a si?

Po po, po jo se jo, se 2000 krere bageti te imta na i hoqen nga goja per qinvjetor legenat smiley

Patia or ti mik te shpall armik, te ben te vrasesh veten, pastaj te ringjall me mish qengji e raki. 

Flitet qe ne ceremoni nje cope e vetme mishi dhe nje kupe raki mjaftoi qe te ngopeshin dhe beheshin bythe gjithe kasabaja.

Pjesen tjeter te qingjit e dhuruan si donacion tek departamenti i maceve jetime. Jo si ata bathoristet qi e hashin kekun me lopata per qindvjetor. Qeshtje #kyltyre.

 

Kish pasur dhe te ftuar fiqo, kishin bere posacerisht qofte. 

Nje pyetje kam une. 

A do na e ringjalli valle "Rilindja" Mehmet Shehun? 

e kujt ja ben kete pyetje ti mo?  komitetit te maleve,  shtabit te pergjithshem, apo stafit te peshkut?smiley

Cunave te Arta Dades o Belul.

Edhe ketu cunat e Arta Dades ?  Ka plas keq rilindja n'peshk.

dimer Xhevdet, do te haje bagetia...

Kjo "Çeta Plakë"... nuk me vjen si e re... smiley

Ma kapi syri kshu, rastesisht, pa do ta lexoj me vone. smiley

Tema eshte grand. Do doja me nigju xixen dhe graven nqse kan ndonje info.
Po te maroj mitingu iher.

Kjo ka qene e dyta emo, e para ka qene kundra Osmanllinjve. Ne te dyja kane kuvenduar Hekalet.  Per te paren nuk kam gjetur ndonje material serioz...

Bame, urdho nji pasazh nga "Intelligence grise":

Si nuk e kuptuan këta njerëz që duhet qepur, e uruara. Mbaje gojën mbyllur, a derëzi, mos nxirr zë dhe asgjë nuk të gjen. Lëvdo Partinë, sha imperjalizmin! Hesap i qëruar. Se kë do korrigjonç? Enver Hoxhën, o? Apo Ramis Alinë që ka lexuar një vandak libra? Mos u diq për mëmëdhe. E hëngri Mehmeti, që hë, kujt ja priste mendja, e jo më ti? Jo ai i Dusharit, mor, jo. Tjetër punë ajo. Ky ishte nga Mallakastra. Tjetër muhabet ky. Se janë popull interesant mallakastriotët. As lebër, as myzeqarë. Ku thyhet rrasë e gurit, plloçat e çative, ku pikon një pikë e hyn një rrënjë. Ishte kokëshkretë merhumi, por ja, e hëngri si sëmundje’ butë ai tjetri, i urti, i lexuari. Ai që në kohë të luftës fshihej, thoshin, kur kish ndonjë sulm brigada. Përpilonte raporte. U trëmp në operacion të dimrit. Ja më plaçin të dy në gënjej. I thoshte Mehmeti atij, gjithë burrat bëjnë pordhë, vetëm ti e nxjerr fëndë! Po zaten ndaja thonë, mo’ u gëzo, i gëzuar, mo’ u lëvdo, i lëvduar… mo’ u krekos. Se bie më ndonjë buzë. E s’të lenë kusur. Eh sa e kanë sharë kryeagjentin kur i shkajti këmba pasandaja. E shau dhe Selfua dhe Minon, të dy pensionistë, gjitonë në lagje. Thanë që Mehmeti nuk paskësh dashur të çlironej vendi nga nazistët. Kishin një maras të vjetër. Se po flisnin për luftën një herë e po mburreshin në sy të Mehmetit. Unë vrava 15 gjermanë tek Tri Urat, e nisi Selfua. Unë 25 tek stani i Arif Serkos, ja ktheu Minua. Po hanin kos të leshtë ata dhe unë i navasa mirë, që të gjithë. Niks kaput, thoshte gjermani, por s’bënte derman… Ndërsa unë kam vrarë vet i dytë 75 copë tek Urë e Bënçës. Komandantin e lashë në fund. Më tha të lumtë dora që më vret ti. Nga trimi le të vdes, tha. Dhe e hapi vetë gjoksin dhe më tregoi ku të qëlloja. Papo u kthehet Mehmet Çorrushi, kryeministri, edhe shiko, u thotë, gjashtë muaj më vonë le të ishim çliruar, vetëm ju të dy të mos na çanit bythën. Mirë ua bëri. Selfos një herë, se ai uron çdo muaj gjermanin që e plagosi vërtet me një plumb qorr, kur po kulloste dhitë. Hë m’i lumtë dora, thotë, sa herë tërheq njëmijëlekshin e luftës si veteran.

Mo i masko Selfot, Arifet e Minot qe kendonjin:

Xhelepe e tymjake s’ka
është vendi fukara
jetojmë me lakëra
katër shtëpi me një ka.

me keto banalitete populiste. Kane qene internacionaliste te thekur keta oreeeeee; keshtu na mesojne burrat rruspi, ketu e ka rrenjen e keqja qe pllakosi kete vend.  Nje shekull luft te pandalur keta emo, lind brez, bej gati per pushk e ... shuaj, lind brez and dezhavu do thosh Muci. 

nuk osht e supozume qe ket lloj materie ta perpunojn te gjithe. e keqja eshte qe nuk rrin me nigju e msu naj gjosen qe nuk e kan dit, por do bojn te paret i zhurm te tipit jarem-jarem per me prish avazin e eleni jankollarit.

ama mos me thuj qe u habite. smiley se kjo po, qe do m'habiste.

U bone 24 ore plot qe nuk habitem mo. Ca njerez jane te tejmush, e nuk nxejne mo, po ne mungese te ambjenteve perkatese, te shkonin e te mbaronin pune bunkereve, se nuk hap robi dot nje teme sagllam pa e permjere keta. 

E funit nga une, per lapanjozet. Ma futi nervi qe nuk boja dot fizikisht ate qe doja te boja. Lliterlli! do thoshin ata ke SNL. 

sinqerisht tani, perle historie eshte...

Shkrova pa e pa kte koment. Shkruj nga celli.
Rivaliteti mallakaster vlore - ky muhabet do dimer dhe oxhak.

Rivalitet Mallakaster Vlore ekziston te Mallakastra. Na s'kemi rivale, shohim punen tone, kush e kruan i japim hakun. Kercikuqet qe e kane problem le ta zgjidhin. Po kur merren me Vloren dmth e kane zgjidhe me Skraparin ate muhabet se me sa di une pas Vlores e ca veneve bosh vje Skrapari??? smileysmiley Paska ndryshu renditja smiley

Pastaj Ceta Plake e Vlores eshte ajo e 1920 po Mallakastra ca Cete Plake paska pase???

nuk eshte ky thelbi i nevojes per perkujtim e nderim, ndonese e ka permend i shume nderuari. 

Skini problem se ini kaluar.
Cti besh qe vrau veten ai qe do e sill social demokracine kur duhej. Do jsehim bahce meee lule e protokalle nashi.

S'me ktheve xhevap per ate muhabetin e renditjes!!

Ky koloneli sikur i ka hipur mushkes se prapthi them une!

PS s'morrem vesh po Kac Islamin e keshen ftuar, si personalitet i zones???

Koka ne kolonje, trupi ne skrapar, kembet ne vlore, tha. Ose anasjelltas. Meqe "ne" ishim ne mes gjithnje, s'e kemi vrare shume menien.
Ja shih dhe sot...

Tamam tamam ini kaluar, po ne po na hane kuken kaurret e bregut smiley

Na qe cpikem dhe Bektashizmin qe tja dhisnim turkut.

Histori e degjume nga i zoti vete. Mehmeti merrej dora vete me armiqt e kllases tek bodrumet e min. se brendeshme. Kur qellonte qe zbulonte te tille armiq te terbuar me makinen e se vertetes qe e kishte te instaluar prej alieneve ne gisht, ky i fundit nuk vononte te terhiqte kembezen, e trute e armikut te sapo zbuluar sperkatnin muret. I vjen radha ketij histori treguesit, qe kuptohet po i shpetonte. E pyet per emrin. Po filanin çfare e ke? Pse mo vellai i filanit qenke? Ik e mos me dil me perpara.

Kjo per qeflinjte e historise se pashkruar, se te shkruaren e kane kontaminuar alienet. Megjithate rrofshin llogoret e trasheguara.  

i serte por i drejte ama!

S'i kam lexuar te gjitha komentet (se nga intervista pak rreshta kapa) por e parandjej qe do jete teme gallate.

E para, se permendet krimineli Mehmet Katil Shehu. (qe te mos flasim per Bilbil Klosin).

E dyta, kolonel Pashaj, po na i nxjerr mallakastriotet me pashallare se vlonjatet. Rruge e veshtire ajo kolonel. Me te perpjeta shume. Dhe ku pa, ne muhabete lufterash e Ceta Plakash (apo Cetash Plake, si eshte gramatikisht korrekt kjo?).  Ate luften e ujerave me grekun e fitove se kishe aleat vlonjatet, po tani qe u trazove ujet vlonjateve, veshtire do e kesh. 

p.s.Ore Bredho, tani mo ma merr per mburrje, po "i serte dhe i drejte" jam vete. Madje shprehja eshte edhe e deformuar (faji i Ronit, qe eshte telefon i prishur), se origjinali eshte "i rrepte, por i drejte". 

Kavir, munt te jetë sic thua zotrote, e terheqëm llafnë. Po mire more Kavo po nuku te bën hiç pershtypje tyja errësimi i figurës së shokut Enver, çoç për të lartësuar këtë palo poliagjent more? po ki u demaskua me keq se Sefedini i Muharremit kur e zunë ne haur hipur mbi dhine manare. U thom qe kjo ngjarje nuku munt te diskutonet pa çfletuar librin "kur lindi partia" te shokut Enver. Aty o te munt të mësojme diç edhe mbi çetat plaka te Vllores e te Mallakastres. Pa o të munt te këndojme se si shoku Enver rruges per ne Mallakaster, per te demaskuar Sadik Prëmten takoi nje plake e cilla e pieti nese u nevojitej ndonje gjëkafshe se ishin te lodhur nga rruga. E di ti si u pergjigj shoku Enver mo? ja ta thom u. I tha:
- asgje nuku duam nëno veç po na bere ndone cope djathe te tiganisur. E qe thua zotrote, kjo plaka u tiganisi 5 feta djathe ne gjalpe e shokut Enver ju duk se ishte ne dasmë, aqë shume i shijoi. Po pastaj u takua dhe me shehun, te atnë e Mehmetit qe ishte havlat, jo bektashi qe thua zotrote. Ky mbante te veshur nje rrobe te gjate jeshile. Me shehun, shoku Enver diskutoi me shume per fajdexhinjtë. Ja kaqe!

 

Tani sa i perket ceshtjes se erresimit te figures se shokut Enver, nuk erresohet Deilli se ndeze nje llampe ore. Mor po edhe prozhektor te jete xhanem.

Tani, ne note pak me serioze, problemi i gjykimit tuaj, (me fal qe te drejtohem shumes, nuk e kam per etiketim grupi) eshte se nuk arrini te pranoni qe edhe nje njeri i keq mund te beje nje veprim te mire (qofte edhe pa patur synim te beje mire), dhe nje njeri i mire mund te beje nje veprim te keq (qofte pa qellim, qofte me qellim). Kam frike se ju i doni heronjte si Supermeni, te bukur, te virgjer dhe leshojne rreze S qe vrasin vetem te keqinjte dhe asnje njeri te mire. 

Te mos vemi larg. Metaksa ishte binjaku i Duces. Ishin miq deri diten qe Ducja tha "Nuk ka vend per dy Duce". Edhe nderimin e kishte me doren perpjete si fashizmi. Mbahet Hero se tha ate "Oqi s'oqi, Greqia s'eshte Itali".

Sikur Shqiperia te mbante vesh qemanen e B.K. do perfundonte si hallve ne tepsine e Greqise e te Jugosllavise. Fakt i pakundershtueshem, sepse tentativa u be edhe pse Shqiperia ishte njohur si "pale luftuese kunder Gjermanise" edhe nga B.S. edhe nga U.S. e U.K.

Pra kemi nje njeri qe ka vrare njerez te pafajshem (fakt i pakundershtueshem, le te themi) dhe qe ka dhene nje kontribut jo te vogel ne rreshtimin e Shqiperise si "fuqi shoqe" e US, UK, CCCP.

Dhe qe ta them cope, sikur Shqiperia te ishte njohur si fuqi pro-gjermane ajo masakra e Camerise do ishte bere deri ne Berat e Mallakaster. Kurse ajo masakra e Tivarit do ishte bere deri ne Kruje, ne rastin me te mire.

 

ka ca big "ifs" kjo ligjerata tende, Kavir. Sa per ate qe ka pasur edhe ane pozitive e qe nje njeri i keq mund te beje edhe veprime te mira, kjo eshte e vertete universale por ne prizmin ku ka per ta gjyku historia shqiptare M. Shehun, fakti se shkoi si partizan ne luften e Spanjes, nuk ka per te pas domethenien qe ka fjala vjen fakti se bashke me te tjere, denoi dhe mori ne qafe te pafajshem e familjet e tyre, ne te shumten e rasteve, jo per krime po per ndasi ideologjike ose per zbatim lufte klasash. Patriotizmi dhe idealizmi ne rini, u kalben dhe i lane vendin arrogances dhe dikatures ne moshe te pjekur, kur zakonisht duhet te kish ndodhur e kunderta.

Tani mos me kalo nga nderzimi artificial tek Lufta e Frankos ne Spanje.

Une nuk fola per Spanjen. Permenda faktin qe ne ca zyra ishte gati plani i ndarjes se Shqiperise. Zogu nuk u pranua si "mbret ne ekzil" nga Anglia vetem sepse Anglia ia kishte premtuar Greqise jugun e Shqiperise. 

E kupton sa e kollajshme do ishte per nje marreveshje CCCP-UK per ndarjen e Shqiperise mes Greqise dhe Jugos, sikur do mos ishte zhvilluar LANC? 

Dha pa IF-a fare. Propozimi konkret u be ne tryeze. Ishin jugosllavet ata qe e treguan, sepse mendonin "pse ta ndajme kur mund ta kemi te gjithen?".

 

pjesmarrjen ne luften e Spanjes e permenda si ane pozitive, shprehje e guximit dhe trimerise te nje idealisti tipik qe te drejten dhe legjitimen e shef universale, pa kufij shtetrore. Se edhe lufta civile e Spanjes kte kish ne thelb, monarkistet qe me grusht shteti kerkuan marrje pushteti me dhune.
E leme jashte diskutimit kte. Une kembngul qe jane big ifs edhe per faktin se nuk mund t'i referohesh jugosllaveve per ceshtje ku interesat jugosllave kane qene te medha. Ose nqse e ben, ruaj te njejtin standart edhe per ate tjetren kur Tito pohonte se kish rene dakort me Enverin qe ne te ardhmen, Shqipria t'i bashkohej Jugosllavise me statusin e republikes se 7te. Po nqse me thua se perderisa kjo nuk u be, verteton patriotizmin e Enverit e te Mehmetit, dalim prape te "IF-i". Mendimi im eshte se patriotizmi i Shehut i la vendin pseudopatriotizmit te liderit-diktator qe me shume se cdo gje, pa interesin e vet e te klanit qe perfaqsoi derisa vdiq dhe per kte interes, mund te ndermerrte cdo veprim. E nqse kto interesa perputheshin me interesa atdhetare (si ky qe permend ti), aq me mire. Po ne thelb ama, ky patriotizem ne dukje fshehu etjen per pushtet dhe vendimin per ta ruajtur me cdo kusht, qofte dhe me jete njerzish qe nuk perbenin as kercenim per sistemin po thjesht per te mbajtur ne alarm kercenuesit e vertete potenciale. Ky ka qene krim shtetror, me dijeni te plote te Shehut dhe te atyre siper e poshte tij qe u bene publike vetem kur behej i nevojshem "demaskimi publik" i Shehut ose ndonje tjetri.

p.s.pyetje: para disa javesh, gazeta shqiptare, kish nje seri intervistash me ish-ambasadorin tone ne B. Aires dhe edhe pse intervista kish me shume uje sesa miell, prape kembngulte ne "vertetimin e faktit se Shehu kish qene agjent amerikan" edhe pse vertetimi behej ne menyre diletante. Ti mendon se Shehu mund te ishte dhe agjent, dhe patriot?

Kush foli per patriotizem? Une jo njehere. Une nuk po gjykoj motivet (atdhedashuria apo direktivat e OSS) o Bredh, po gjykoj rrjedhojat. Prandaj kemi mosperqafime (se nuk ka lezet te them mos-per-puthje se do krijoja keqkuptim dhe do shkaktoja xhelozi tek Gjembi, gje qe mund ta hidhte serish ne krahet e ish-it), se ti pret patjeter qe nje rrjedhoje pozitive te kete patur motiv pozitiv. Une motivet nuk i di, dhe nuk ve doren ne zjarr per asnje gjate LIIB.

Se pari une i referohem faktit qe anglezet i kerkuan Zogut qe t'i premtonte Greqise jugun e Shqiperise ne shkembim te njohjes si "qeveri ne emigrim".

Se dyti, nese Tito do kishte ndonje gje me shkrim nga Verua do e nxirrte sic ka nxjerre marreveshjen Esad-Pashic. Dhe megjithese eshte e parendesishme: Verua ishte kopil, nuk ishte debil, qe t'i lidhte kembet vetes me marreveshje te shkruara. Prandaj dhe i kishte kembet e lira per te kercyer sa nga Tito tek Stalini, e sa nga Krushovi tek Mao.

Por ti mendon qe nje njeri qe eshte i keq te jete edhe budalla. 

absolutisht jo! djalli nuk njihet si budalla

''Se pari une i referohem faktit qe anglezet i kerkuan Zogut qe t'i premtonte Greqise jugun e Shqiperise ne shkembim te njohjes si "qeveri ne emigrim".''

mire mo historian i peshkut se na çpjegove per punen e zogut dhe englezit,por per monarket e tjere te europes lindore dhe ballkanit si shpjegohet qe u çtronuan te gjithe? apo as ai i kroacise,bullgarise serbise  etj etj nuk pranoj ti jepte tokat e jugut vendit fqinje?qe englezi ti njifte si mbreter,apo ka ndonje variant tjeter te historise qe qarkullon neper kafene?

i cili e trajton këtë ngjarje jo vetëm si mallakastriot, por edhe si studiues dhe historian me gjakftohtësi nga distanca e 70 vjetëve.

Ne fakt trajtimi duket vetem trajtimi i nje mallakastrioti, ose me sakte i nje intelektuali provincial dhe jo si historian e studiues gjakftohte (edhe pse Pashaj me sa dime s'eshte historian por kartograf).

Ky operacion nuk u organizua as nё  Berat as nё Lumin e Vlorёs, as nё Luginёn e mesme tё Vjosёs, por njё rrethim i jashtёzakonshёm i njё krahine me njё identitet tё qartё, duke iu sulur asaj 20 000 forca, nё dy faza, me Artileri, Aviacion, reparte  tё milicisё fashiste tё Korparmatёs sё IV, reparte karabinierёsh. dhe çetat e Ballit Kombёtar. Vёreni raportin e forcave, kur partizanёt e organizuar nuk ishin mё shumё se 2000 vetё, e po kёshtu armatimi, pajisja dhe pёrvoja nuk mund tё krahasohen kurrё.

Ja dhe denglat komuniste qe e nxjerrin koken gjithmone, meqe flitet per rishkrim te historise duke perjashtuar cdo lloj ideologjie.

http://www.youtube.com/watch?v=cT7eXxxMnM0

http://www.youtube.com/watch?v=kF0uCHBpAJI

Pashaji ja ka fut kot kesaj radhe. Koloneli po tenton te hyje ne histori duke ribere historine.... Ai thote qe mehmeti ishte aq modest saqe nuk e vuri fare ne histori vepren e tij..... Sikur nuk shkojne shume keto Kolonel...!!!!! Mehmet Shehu, ishte ai qe hodhi bazat e historiografise ushtarake te LNACL. Ai i thurri kaq e kaq lavde vepres se Br1S sawe po te mos ishte ajo, nuk do te kishte fare lufte, e jo me te mos e permenddte kete thagmen e Mallakastres, qe vallaha qenka e papare dhe e padegjuar....dokrra, kolonel, dokrra.... mos merr mbi shpine barrre qe nuk i ngre dot....

Alidemso, ia ka fut kot apo plot, sill noi kunderargument, se koloneli i shquar, sjell faktet e asaj ngjarje. Nese ne intervisten e tij ka ndonje teprim a thenie emocionale, kjo nuk e zbeh faktin qe ngjarja qe ai sjell ka ndodhur.

Poçemin une e njihja vetem per ujtin e tija, nje uje i shkelqyer.  

Kolonel Myslimi, do besh mire fare te qendroshe ne fushen qe je specializuar.Po fole ne te gjitha, tregon se ke marre pake nga te gjitha.Lexo vetem ca ka thene vete Mehmet Shehu, e rastin e 25 vjetorit te Brig.Pare S.! Te flasish si mallakastriot, per mire nga te mirat e Mallakastres patriote, nuk ben keq, por ne se si mallakastriot ja fut kot si historian, ...humbet ne grada.E ka pranuar me se nje here vete Mehmet Shehu se ishte Ceta Plake e Vlores qe shpertheu zjarri ne Mallakaster.
Dhe nje te fundit....kur u kalua Vjosa,( operacioni gjermano- e co) nga Brig.e Pare S, diten qe u vra Gjok Doci, ....He ! Si do thonit? Ca tha komandanti i brigd pare? Kolonel, historia nuk eshte rrefenje, prane vorbes me fasule qe zien...

Ja nje argument. Me vjen mire grava. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).