Ëndrra e Ervisit është që një ditë edhe ai të mësojë të shkruajë dhe të lexojë si gjithë moshatarët e tij, pasi deri në moshën 10 vjeç ai tregon se nuk ka mundur të shkojë asnjë ditë në shkollë. Me fillimin e agjërimit 10-vjeçari Ervis Mustafaj endet rrugëve të Tiranës, duke i rënë daulles me shpresën se mos fiton disa të holla për të ndihmuar familjen. Tingujt e daulles së tij më shpesh dëgjohen në periferi të kryeqytetit, pasi aty ai ka edhe 'shtëpizën' ku jeton me prindërit dhe dy motrat. Edhe pse nuk është shumë i qartë se çfarë është muaji i Ramazanit, shpresa e vogëlushit që njerëzit në këtë muaj do jenë më dorëlëshuar është e madhe. "Zakonisht lypim, ose mbledhim kanaçe dhe hekurishte bashkë me prindërit, por kam pak ditë që unë i bie daulles nëpër rrugë, duke qenë se ka nisur Ramazani mbase fitoj më shumë lekë", - tregon 10- vjeçari. Nëpërmjet një interviste për "Gazetën", ai tregon mënyrën e jetesës që ka bërë pothuajse që kur ka lindur dhe se familja e tij prej vitesh e fiton bukën e gojës nga ato pak të holla që mbledhin duke lypur në rrugë. 

Intervista 

Përse i bie daulles? 

Se ka filluar Ramazani dhe që njerëzit të më japin ndonjë lekë. 

E di ti çfarë është muaji i Ramazanit? 

Kam dëgjuar që disa njerëz nuk hanë bukë gjatë ditës po hanë vetëm natën. Dhe pastaj për Bajram ndihmojnë të varfrit, por edhe ditët e tjera të Ramazanit i ndihmojnë, ndaj edhe babi më gjeti këtë daullen. 

Sa para fiton në një ditë? 

Nuk e di tamam se sa fitoj, se nuk i bëj dot llogaritë. Po disa herë babi më thotë mirë, mirë sot dhe janë 5 mijë ose 7 mijë lekë. Po pak lekë fitojmë në krahasim me më parë, se unë me motrat lypim prej shumë kohësh në rrugë dhe dikur na jepnin edhe lekë letre apo 1 mijë lekësha monedhe, ndërsa tani na japin pak, 100 lekë ose 200 lekë. 

I ke rënë edhe më parë daulles për muajin e Ramazanit apo vetëm këtë vit? 

Jo, vetëm këtë vit po i bie, nuk i kam rënë herë tjetër. 

Sa motra ke, janë më të rritura apo më të vogla se ty? 

Dy motra kam. Një pak më e madhe, tjetra është më e vogël. 

Ervis, ku banoni ti me motrat e tua? 

Te barakat në Shkozë. 

Shkoni në shkollë ti dhe motrat? 

Jo, nuk shkojmë. Asnjë nga ne nuk ka vajtur. Unë asnjëherë nuk kam vajtur në ndonjë shkollë. 

Po ke dëshirë të lexosh dhe të shkruash si fëmijët e tjerë? 

Po, kam shumë. Babi më thotë që kur të rritem do mësoj të shkruaj, por nuk e di se si do bëj, se as babi me mamin nuk dinë të shkruajnë. 

25 Komente

"Përse i bie daulles"? -per respekt!smiley

ore, pse ngjajne keto lloj "intervistash" me shume si pyetje hetuesie, e jo si interviste qe ne fakt per rastin e ketij femijes duhet te ishte nje bashkbisedim i ngrohte...

ndersa per Ervisin ca te thuash..... e dhimbshme kur e degjon te thote qe nuk di te numeroj apo lexoj.smiley uroj, te pakten, te behet e mundur bashke me motrat te shkojne ne shkolle si gjithe femijet e tjere........

zemra vogel qe fiton buken e gojes duke i ra daulles kurse goca ime i bo leket rrecka pecka e nuk do me ja dit fare pe shkolle... bot me hile

shum e pandjeshme je zonjush... duhet ta kuptosh hallin e tjetrit... smiley

....he mer Bunker he....ti qe débordon ne sensibilitet smiley  ...ca me bo qe nuk kemi te gjithe te njejten delikates shpirti....por ne rastin konkret e kisha me "....kurse goca ime i bo leket rrecka pecka e nuk do me ja dit..." 
Tema ne fjale eshte trajtuar 1milion here dhe ska ngel me e re per te thene....

e pra, aty qendron pandjeshmeria. i ka ren hall tjetres. imagjino te kesh nje vajz qe eshte fare fare torollacke. smiley

...imagjino sikur nje nickname te vije dhe te thot,  duke u bazuar ne nje fjalli te nxjerre nga konteksti, qe femija jot eshte torollak ...
kush nga ne te dy eshte me i pandjeshem ?smiley 

Ca tregon kjo mami Laura ? Se ne fund te fundit te  gjithe femijet njellojne ' mendojne' . lol

Me këtë shkrim kjo Ermelinda i ka zgjidhur hallet e shqiptarëve nga Gazeta Shqiptare kjo e fundit lexuar nga 3 a katërqind individë....

per Lauren: mos e vrit mendjen. ashtu jane te gjith ciliminjte sot.

kam djalin e madh. ben si budalla njdonjehere. i mban poturret pa rrip, aq sa i bien. kur bejme xhiro me kamper i them: "vuri rrip poturreve se me ben pis sediljet e kamperit" smiley

ai i vogli esh ne rregull fare. studion...

Rispekt! per Ervisin

jo aq per gazetaren mepyetje te llojit " Po a ke deshire ti te shkosh ne shkolle...?" 

E kam ven re , ne Shqiperi pyetje te thjeshta qe kane te bejne me nje pergjigje madhore per shpirtin , nuk para u ben pershtypje njerezve , them se psikologjikisht ceshtjet asnjeher nuk jan marre seriozisht ne Shqiperi, dhe kjo eshte ironi qe vret dy here

 

per shembull?

si psh per jo dhe aq respektin tend per gazetaren qe ben pyetje te llojit te tille ( qe ajo pyetje per mua eshte mese e drejte dhe shume e sakte psikologjikisht per boten  e femijes, eshte pyetje e hapur gjithashtu qe i le vend femijes te shprehet smiley

, po ky eshte nje rast ekstrem, une flas ne pergjithesi

Elba, per t'u zgjeruar pak; kete pyetje e ke ne cdo "interviste" te ketij lloji prandaj po ia lejoj vetes ate c'kam shkruar me lart. Shkolla nuk eshte ceshtje shpirti, madje po te dalesh te pyesesh femijet shumica do te te thone "nuk dua te shkoj ne shkolle". Pyetja e gazetares atehere perkthehet " a deshiron ti te jesh si shume femije te tjere te cilet prinderit i cojne ne shkolle, u bejne festa ditelindjesh dhe i lene mangut pak gje derisa te rriten e te behen burra dhe gra?"

Pyetje eshte kjo aman? 

Une nepermjet asaj pyetje mora vesh qe femija , eshte i abuzuar nga prindi.

Femija t'a shpjegon shume bukur me dy fjale situaten - po kam shume deshire, po babi me thote do mesosh kur te rritesh, po babi dhe mami nuk dine per vete smiley

Ky tmerr ne 2013-ten me heq shpresat te besoj per ndryshim dhe  se kalbesira injorance eshte ne nivelin me te larte

t'u desh pyetja e fundit ta kuptoje?

avash, avash ... perqasja disfatiste nuk nxjerr gje ne drite.

Aspak, i kam shume te qarta dhe e  kam parasysh ne menyren me transparente se si shkojne punet ne Shqiperi . Per nje te huaj  ( studiues, psikolog, qytetar etj ) do te ishte bindese se ky femije abuzohej nga babai vetem kur femija t'a verteton me pohimin e vet.

Megjithate per kete situate, kete femije te gjore e ka tradhtu shteti i deshtuar, komuniteti dhe familja. Per femijet jemi te gjithe pergjegjes

".....e ka tradhtu shteti i deshtuar, komuniteti dhe familja. Per femijet jemi te gjithe pergjegjes

 ...familja najhere ska buke me honger jo me ta coj nje femije ne shkolle (me gjithshka qe kjo implikon, veshje, materiale pune, ushqim etc etc etc)....do me thush, kur ske buke me honger pse bo femije....edhe une dakort jam por ja qe injoranca dhe mungesa kushteve te ben prind me zor psh....

sa per komunitetin....i vetmi faj dhe pergjegjesi qe mund te kete, eshte zgjedhja e shtetit ...se ndryshe nuk e shof shume lidhjen...seicili ka hallet e veta..ne komunitet futem dhe une, por  nuk e shof si mund te bjeri pergjejsia ke une (ose ke komshiu i ktyre ose ku di une...)
 

sa per shtetin....bjeri, mshojaaaaa... smiley

Ai qyteti SOS thuhet se eshte gje e mire...sikur te kishte me shume apo te ishte me i gjere, sdo ishte keq

E keqja s'ka fund,keto gjera nuk duhet te ndodhin,as te drejten elementare per te mesuar shkrim e kendimsmiley

Respekte, trishtim, dashuri per femijen e varfer. Zoti qofte me ty o bir! smiley

Zoti eshte me ta pas vdekjes; gjer atehere...

Duhet solidaritet..ndonje lek do hidhni per ti blere nje biciklete dhe sende te tjera ketij femijes pa femijeri? Alidea SOS!

Duhet shtet spiritus, duhet shtet!!!! Te shohim se cdo beje Rama. Mekanizmi shteteror eshte, duhet vetem deshira e vullneti per ta vene e mbajtur ne pune.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).