KAutokrati Sali Berisha nuk është më në pushtet. Me një votë masive kundër tij shqiptarët shmangën më 23 qershor rrezikun e rrëshqitjes së Shqipërisë në një diktaturë të re të një pushteti absolut që korrupton në mënyrë absolute. Të gjithë ndërkombëtarët, nga Brukseli në Uashington, u befasuan nga 23 qershori. Nuk e pritnin. Por është njëri prej tyre që bashkoi zërin me kritikët e regjimit brenda vendit. Është një ndërkombëtar që nxiti shqiptarët të bëjnë atë që bënë më 23 qershor, që i ftoi të përmbysin me votë “burrin e shtetit” që po mbyste demokracinë dhe lirinë, që foli “shqip”, edhe në anglisht, duke paralajmëruar me zë të lartë se për Shqipërinë kishte ardhur momenti: o diktaturë, o liri! Emri i tij është, John Withers.

 

***

Kur ca vite më parë Withers mbërriti në Tiranë për të kryer detyrën e ambasadorit të SHBA-së, prioritet i diplomacisë amerikane në Shqipëri ishte pranimi i saj në NATO. Një objektiv që, për shkak të vlerës që paraqiste për stabilitetin rajonal, kishte lënë disi në hije çështjet e demokracisë dhe të lirisë. Kjo shpjegon se përse ambasadori Withers këshilloi përmbajtje të opozitës në çastet tragjike të tragjedisë së Gërdecit. Kjo shpjegon edhe se përse ambasada dhe Withers vetë, pranuan thuajse në heshtje konsensusin e gabuar dhe të rrezikshëm qeveri-opozitë, për amendimin e Kushtetutës në prill 2008. Por ndërkaq, flakërima e shpërthimit apokaliptik të Gërdecit, kishte bërë që vështrimi i Withers të depërtonte në skutat e errëta të një korrupsioni qeveritar që i kish shtrirë metastazat e tij deri në Uashington. Gjë që duket e tmerroi dhe e revoltoi.

 

***

Dhe që nga ai moment, nis përleshja e pakompromis e amerikanit Withers me oktapodin e autokratizmit dhe korrupsionit në Tiranë. Dërgon kabllograme pas kabllogramesh në Departamentin e Shtetit (DAP) për kapjen që Kryeministri Berisha po u bënte institucioneve të shtetit. Por ato duket se nuk kishin shumë sukses. Oktapodi i autokratizmit dhe korrupsionit kishte shndërruar në tentakula të tij disa figura me ndikim në diplomacinë e SHBA-së e deri kompani lobuese si “Podesta”. Zëri i tyre ishte më i fortë në veshët e DAP sesa zëri i së vërtetës së hidhur që përsëriste pa u lodhur Withers. Prandaj dhe pavarësisht alarmeve të ambasadorit, të dërguarit e DAP-it mbërrinin në Tiranë për të deklaruar se në Shqipëri ka një “demokraci funksionale” pikërisht në momentet kur autokratizmi po i zinte frymën demokracisë. Prandaj dhe autokrati Berisha e sfidonte ambasadorin Withers duke deklaruar gjithë cinizëm fuqiplotë: Qëndrimet e SHBA-së për Shqipërinë nuk përcaktohen nga Tirana në Uashington, por nga Uashingtoni në Tiranë! Pasi kishte kapur Republikën e Shqipërisë, Berisha kish kapur edhe diplomacinë e SHBA-së! Nga “state capture” kishim kaluar në United States Capture!

 

***

Për gjithë opozitarët e Kryeministrit Berisha, politikë dhe jo politikë, për të gjithë gazetarët kritikë ambasadori Withers u bë aleati i vetëm në përballjen e tyre me autokratizmin. Ai ritheksoi fort ato të vërteta, që kritikët e qeverisë në vend i ulërinin më kot prej vitesh, por që nuk depërtonin dot në veshët e ndërkombëtarëve dhe kancelarive të shurdhuara nga një diplomaci që e vlerësonte sakrifikimin e demokracisë në Shqipëri, si një “collateral damage” për stabilitetin në rajonin e vështirë të Ballkanit. Jo rrallëherë në këta 8 vjet, kritikët e autokratizmit janë gjendur në pozitë të vështirë. Jo rrallëherë kritikat e tyre dukeshin të padrejta. Sepse autokrati shfaqej si “mik i SHBA” dhe avokatët e qeverisë kundërsulmonin: A nuk tha DAP se Shqipëria ka bërë përparime, a nuk tha edhe Kantrimen se demokracia po funksionon? Si mund të ngjisnin kritikat kundër Berishës kur ai merrte kohë pas kohe përgëzime nga DAP-i, nga SHBA-ja, përkrahësi më i madh i proceseve demokratike në botë? Por ishin denoncimet dhe deklarimet e ambasadorit Withers që rivendosnin drejtpeshimin e gjërave dhe ku kritikët e autokratizmit rigjenin një konfirmim të drejtësisë së kauzës së tyre. Withers duket e kuptoi këtë, e kuptoi vlerën e fjalës së tij për shqiptarët dhe prandaj nuk e mbylli gojën, nuk i preu lidhjet me Shqipërinë edhe kur në mbyllje të detyrës u largua prej saj. Vazhdoi të dërgojë përtej Atlantikut letra e mesazhe kundër autokratizmit. Sepse kishte bërë një premtim para shqiptarëve. U kishte premtuar shqiptarëve se SHBA-ja do ta thotë të vërtetën nëse zgjedhjet janë të dyshimta, nëse autoritetet qeveritare pengojnë pavarësinë e institucioneve, nëse besnikëria partiake pengon qeverisjen e vendit, nëse korrupsioni i kudogjendur minon zhvillimin ekonomik, nëse udhëheqësit do të rendin drejt pushtetit në vend se për t’i shërbyer popullit, nëse parimet universale të demokracisë lihen mënjanë dhe demokracia bën prapa. Withers kish premtuar se SHBA-ja do t’i thoshte këto të vërteta derisa të fillonte përparimi i vërtetë. Amerikani, diplomati, ambasadori, pensionisti, qytetari Withers ndiente përgjegjësi për atë që po ndodhte dhe mund të ndodhte në Shqipëri. Tradhtimi i demokracisë, i parimeve të saj në Shqipëri, ishte për të tradhtimi i demokracisë në SHBA. Ndryshe nga burokratët e DAP-it, Withers e kuptoi se devocioni i SHBA-së ndaj demokracisë dhe lirisë, mund të komprometohej keq, edhe pse në një shtet të varfër dhe pa shumë rëndësi si Shqipëria. Madje, pikërisht sepse Shqipëria është një vend pa rëndësi strategjike. Sepse parimet universale të lirisë nuk kanë vlerë vetëm në shtete të mëdha, për to nuk luftohet vetëm aty ku ka interesa strategjike për t’u mbrojtur. Ato mbrohen kudo ku ka njerëz. Ndryshe përse janë universale? Prandaj në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, ai i paralajmëroi shqiptarët, si askush nga ndërkombëtarët, për udhëkryqin historik: Ja diktaturë, ja demokraci! Dhe shqiptarët e dëgjuan duke kundërvotuar “burrin e shtetit” që po mbyste shtetin, lirinë dhe demokracinë në Shqipëri.

25 Komente

"Dhe që nga ai moment, nis përleshja e pakompromis e amerikanit Withers me oktapodin e autokratizmit dhe korrupsionit në Tiranë. "

Nuk u dashka humb smiley

 Amerikani, diplomati, ambasadori, pensionisti, qytetari Withers ndiente përgjegjësi për atë që po ndodhte dhe mund të ndodhte në Shqipëri.

Cfare fshihet pas ketij hartimi? smiley

ça na e sillni ktu kete larashin... pff dmth autorin e shkrimit

thenkju Xhoni! ta shperblefshim ne te mira e gezime!smiley

Ti thuj thenkju amb. te Hollandes qe ka dal ne mbrojtje te atyre me prirje alternative smiley

per ate e pune duhet ta falenderoj Kristi dhe Xheni.. eshte sektori i tyre..smiley

smiley E drejte. Por ta kisha llafin qe diplomate te ndryshem mbrojne ceshtje te ndryshme. S'di a te ra ne vesh ahere qe parlamenti hollandez thirri ne interpelance ministrin e jashtem, per ta pyetur mbi amb. e tyre ne Albanie. Dmth, c'ke qe i ke ra zv/ministrit shqiptar, c'pate?

jo nuk e di.smiley
por besoj do kete pyetur ndonje parlamentar konservativ nga parti fundamentaliste kristiane.. tip, Kristen-Unie. se keta jane ca negativ per te "drejtat" e homove ne pergjithsi.

Paskan qene liberal demokratet, partia D66

ouu, ''Democraten 66''?!   per kete parti votoj une ketu.smiley

Eee po dukesh ti qe voton kunder legalitetit smiley 

 

O admina, na kishit lene rrehat nga artikullat e ketij pionierit te Edvinerit ka ca kohe. A ben te mos e ulni kaq steken e Peshkut duke prure prap kesi emrash? Sidomos tani qe RamaMeta do jete ne pushtet s'e shof nevojen e ndotjes te faqes nga kesi legenash materniteti...apo me rastin qe Berberi na polli Timin? lol

p.S. TimBerberi, ke shume te fala nga Withers lol

Po pse mer xhibile kaq shume te paska dhembur zbythja e sali kermes? U bone ti zhardhok patate ti thush Z. Withers "legen marteniteti". Ik mer skerbythje e PD-hit, shko e luj ndonje loj seksi ne internet. 

Legenetiketa qe per Andrean o berber leshmeqimediversionisti.

Withersi sa qe ambasador, sic thone kabllat e tij (dhe jo enderrat e ngjalepionierit Andrea) ka qene goxha 'i baraslarguar' ne vleresimet negative te Berishes dhe Rames, per te cilin (Ramen) i jane ankuar Majko dhe Baze goxha lol

Tashi qe s'eshte ambasador s'ka dhe aq rendesi ca thote se fjala e tij s'ka me shume peshe ne politiken shqiptare apo amerikane sesa, llafi bie, fjala jote ose e Idrizit  smiley

Mire Andrea .Le te plase Armiku ....smiley

Ne keto lloj analizash i nderuar ne e kemi vetem nje perfundim.

Nje Diplomat Amerikan kuptoi me Realizem zerin e njerezve te thjeshte masive , jashte Interesave te Kulisave Diplomkatike dhe zgjodhi ta perforcoi kete ze ne dem te Interesit te karieres se tij . Dhe ky eshte nje tregues i VLERE , se ka Momente qe zeri zyrtar vjen  " i ngjirur " per veshet e Popullit sepse dominojne zera te Kompromentuar me influence ose ( si u thote   ai i dy M ...smiley lobiste . Nje mesim per trupin Diplomatik .     Populli ...vallai shume here me i Ditur sepse dhe aq sa shprehin diplomatet kane vlere ne se ata shprehin Interesat e tij jetesore dhe jo te Hajduteve me Pushtet !

Po qe z.Withers na beri leter me vlere me te Madhe , me me shume Vlere se sa Propoganda per babasqapin nga z.Bunker .... kete se themi dot . LeftKOPETE gjate gjithe Kohes na kane mesuar se Felliqsia shporret me vote Plebishitare dhe ...Populli digjoi me shume LefKOPETE se z.Withers smiley E shporri qelbesiren smiley E respektoi mesimin e militanteve te Babasqapit kur shporren Nanon smiley .Tani te dy le te shkruajne  Kujtime me motivin e kenges se shtojzovalles Zane ...kur jemi bashke na te dy ....do na shiqojn me zili smiley

Kemi dhe verejtje po me qe jemi ke Flm po i bashkohem me rezerva Flm , jo per letren se sa per (si thote ai me dy M smiley " trendy " e pershendetjeve te ketij lloi !  !

"Sepse parimet universale të lirisë nuk kanë vlerë vetëm në shtete të mëdha, për to nuk luftohet vetëm aty ku ka interesa strategjike për t’u mbrojtur. Ato mbrohen kudo ku ka njerëz. Ndryshe përse janë universale?" 

NN- perpara se te flerë.

Del nei pension rilindje per kete?

Ikja Sales u fiku deren analisteve. Tashti do vazhdojne hartimet e matures, nga ato qe Moli e Driteroi ilegalisht mezi e kapshin nei pese me shqelma.

se per cfare e falenderon, s'e marr vesh. ambasadori  i ka futur ne thes te gjithe; me pd, ps dhe lsi, ky gjithe falenderime. e perse? se ca ata qe akuzon ambasadori shetisin si te zgjedhur fitimtare sot?

ku ku moj nan

Nga ter ambasadoret amerikane , te USA , Widhersi mu ka duk me objektivi, me i paanshmi dhe me inteligjenti. Te tjeret mu kan dukur te paafte, per te mos thene hajvane. Artikulli mu duk mire, perveç nje rreshti qe nuk qendron.

" .... Si mund të ngjisnin kritikat kundër Berishës kur ai merrte kohë pas kohe përgëzime nga DAP-i, nga SHBA-ja, përkrahësi më i madh i proceseve demokratike në botë? ... " 

 Lind nje pyetje; Si ka qene SHBA perkrahesi me i madh i proçeseve demokratike ne bote, kur faktet kane treguar te kunderten, biles edhe rasti i fundit i spiunimit te politikanve europiane, institucioneve europiane dhe njerzeve te ndershem, tregon te kunderten e asaj qe thote Stefani ne ate rresht. 

Pjerro, ne dukje SHBA keshtu ekspozohet si përkrahësi më i madh i proceseve demokratike në botë, por me kusht qe bytha e vet te mos digjet per asnje cast. E pra pikerisht per nje krurje bythe qe SHBA nuk donte ta bente na e mbajti saliu-n ne pushtet edhe 4 vjet te tjera. Tani duhet te na i kompesoje te gjitha demet qe na beri ky kafshe eresire.

Ooo timi hahaha  sheme berberi 

ky eshte ai qe e nxorri Sala ne pension te parakohshem ? nuk quhet.

Gjytyrym ish-ambasadori, gjytyrym Stefani qe e falenderon, kete pensionist te parakohshem.

Admin te nderuar !

Ne ju ururm per festen e Pavarsise . Gjeni edhe Ju nje syze per Gezuar 4 Korrikun smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).