Partia e Idealeve të Dhjetorit – Një tentativë nga e djathta për të krijuar një parti të pakënaqurish me dhunën e Sali Berishës në Partinë Demokratike. U hoq dorë nga tentativa sapo u kuptua se akronimi i kësaj partie bënte një fjalë turpi, sido qe e vertete dhe shprehese.

Moralisto banal – Emri me të cilin socialistët thërrasin çdo kritik mes tyre që mendon se nuk është e moralshme të qeverisësh me hajdutë.

Biznesmen i naftës virgin – Një numër biznesmenësh të fuqishëm, të cilët u pasuruan duke marrë naftën Virgin nga rafineria ARMO, duke e deklaruar si të eksportuar, ndërkohë që e shisnin në tregun shqiptar si benzinë e zakonshme pa paguar kurrfarë taksash. Milionat e eurove të fituara nga kjo kontrabandë u ndanë me një zinxhir zyrtarësh të lartë. Kush i ndau më mirë milionat, ai u bë edhe biznesmeni më i suksesshëm.

Koçizimi – Një proces që përfshiu median shqiptare pas vitit 2001. Nënkupton prirjen e të gjithë biznesnemëve për të bërë një gazetë dhe për ta përdorur atë për shantazh ndaj shtetit dhe konkurrentëve sipas modelit të Koço Kokëdhimës. Vlerësohet se së paku një dyzinë gazetash janë ndërtuar në Shqipëri në këtë mënyrë.

Muçi-Naçi-Baçi – Referencë për tre ministra socialistë kur qeveria drejtohej nga Ilir Meta në vitet 1999-2002, përdorur nga opozita për të simbolizuar rrënjët e korrupsionit. Bëhet fjalë për Mustafa Muçin, Anastas Angjelin dhe Bashkim Finon.

Zgjedhje të pranueshme – Çdo gjë që nuk përmban përleshje në rrugë me shpata nga shqiptarët ditën e zgjedhjeve, i bën zgjedhjet të pranueshme. Të tilla qenë për vëzhguesit ndërkombëtarë zgjedhjet e vitit 1996, 1997, 2001 dhe 2009.

Parti ministri – Referencë për disa parti të vogla në Shqipëri, të cilave u jepej drejtimi i një ministrie në koalicion qeverisës dhe ku ministria përbënte njëkohësisht zyrat dhe infrastrukturën e partisë. Partia Agrare Ambjentaliste u bë simbol i partisë ministri gjatë periudhës 1997-2005, kur Ministria e Bujqësisë qe praktikisht zyra e kryetarit ndërsa degët e bujqësisë në rrethe qenë njëkohësisht edhe zyrat e kësaj partie në terren. Zyra e vërtetë e Partisë Agrare Ambjentaliste në Rrugën Budi në Tiranë, qe një barrakë ku dera nuk qe hapur kurrë e ku dryni kishte zënë ndryshk. Gjatë periudhës 2009-2013, Partia Republikane u bë parti ministri përmes menaxhimit të Ministrisë së Mjedisit, ku shumë shpesh, drejtorët e kësaj ministrie nëpër rrethe qenë njëkohësisht kandidatë për komunarë, bashkiakë apo deputetë. Partitë ministri kanë për tipar karakterizues një seri biznesesh apo biznesmenësh që krijohen vetëm dhe në përputhje të plotë me ministrinë e drejtuar prej tyre.

Partia e Bashkisë – Një term për të simbolizuar partinë Socialiste gjatë kohës kur kryetari i saj qe njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Socialiste.

Paçe presidenciale – Gatimi simbol i Tiranës, që u bë gjithashtu edhe simbol i ish-presidentit Bamir Topi. Për shumë vite, në Tiranë thuhej se presidenti porosiste paçe çdo ditë te një paçeri pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Pastaj u tha se e porosiste në një paçeri luksi pranë ish-ekspozitës Shqipëria Sot, (ku gatuhet nga një gjirokasrit për hatër të së vërtetës), e më pas u fol për një vend tjetër. Vendi i paçes presidenciale mbeti një legjendë dhe pa përgjigje mbeti edhe pyetja nëse pëlqente më shumë paçe koke, paçe këmbësh apo paçe plënci.

Skraparlli – Simbol i njeriut që është bërë zyrtar me meritën e vetme se është nga fshati i kryeministrit dhe rrjedhimisht nga rradhët e mbështetësve të Ilir Metës. Është një stereotip i padrejtë në kuptimin se shumica e skraparllinjve nuk janë zyrtarë dhe as mbështetës të Ilir Metës.

Tropojan – simbol i njeriut që është bërë polic, truprojë apo shofer për shkakun e vetëm se është nga fshati i i të parit gjatë kohës që Sali Berisha qe president apo kryeministër. Është një stereotip i padrejtë në kuptimin se shumica e tropojanëve nuk janë policë.

Vëzhgues ndërkombëtar – Një turist që vjen zakonisht në Shqipëri dy herë në katër vjet për të shijuar ushqim të mirë dhe kohë me diell. Legjenda thotë se vullnetarët nga Europa tregonin një interes shumë të lartë për të shërbyer si vëzhgues në Shqipëri me shpenzimet e OSBE/ODHIR. Kur u pyetën se pse demokracia në Shqipëri qe kaq e rëndësishme në krahasim me vendet e tjera ku ka misione vëzhgimi për zgjedhje, disa prej tyre u përgjigjën: Shqipëria ka kohë me diell dhe ushqim shumë të mirë.

Trojka e Ambasadorëve – Thirret me këtë fjalë nga media treshja e ambasadorëve më të rëndësishëm në Tiranë, ku njërit i ngjan vetja Rihana, tjetri pëlqen të hajë qofte ndërsa i treti njihet për aftësinë për të folur pa thënë asgjë konkrete.

Vëzhgues vendor – I ri apo e re që synon të integrojë veten në ambjentet e të huajve duke treguar një interes të pazakontë për demokracinë, zakonisht kandidat për t’u punësuar në organizata jofitimprurëse.

Doganier – Një politikan i cili karrierën e vet e ka nisur si shërbyes në administratën doganore para se të bëhet pushtetar më i rëndësishëm. I karakterizon aftësia për të bërë pazar në çdo situatë.

Ushtar – Militant i nivelit të ulët i partive politike, i cili zakonisht shpërblehet me postin e shoferit të ndonjë zyrtari. Më të aftit mes tyre, arrijnë statusin e sekserit në aferat e transferimit të shpërblimeve.

Rruzhdije – Simbol i mbushjes së kutive të votimit nga komisionerët e qendrave të votimit, të cilët, ndonëse mund t’i përkasin partive të ndryshme, korruptohen sëbashku nga një forcë politike e caktuar. Mbushja e kutive me votat e shqiptarëve që ditën e zgjedhjeve gjendeshin jashtë vendit, ndodhi masivisht më 2009 dhe 2013, kur u shënua edhe rritja më galopante e pjesëmarrjes së shqiptarëve në votime. E mori emrin nga fshati Rruzhdije në qarkun e Fierit, ku një grup komisionerësh zgjedhorë u kapën duke mbushur kutitë e votimit, gjë që vlerësohet se i dha një mandat shtesë Partisë Demokratike në vitin 2009.

Dushk – sistemi i. E mori emrin nga fshati Dushk i Lushnjës dhe simbolizon përdorimin e një numri të vogël votash për të prodhuar një numër të lartë deputetësh. Vlerësohet se një seri analizash nga Apollon Baçe në gazetën Dita e formëzoi këtë shprehje.

Yes but – Është një shprehje për të karakterizuar qëndrimin e vëzhguesve ndërkombëtarë ndaj parregullsive zgjedhore, në rast se pyeteshin për rastet flagrante të zgjedhjeve. Yes But do të thotë se ndërkombëtarët i dallojnë manipulimet zgjedhore por e shohin si shumë të bezdisshme të merren me to.

Hapja e kutive – Një kërkesë e kahershme e partive që dalin humbëse në zgjedhje dhe që pretendojnë (shumë shpesh me të drejtë) se u janë vjedhur votat gjatë procesit të numërimit. Megjithë kërkesat e shumta, një proces i tillë nuk është realizuar kurrë. Partia Socialiste organizoi edhe një grevë urie në mbështetje të kërkesës për të hapur kutitë e zgjedhjeve të vitit 2009, por pa sukses.

Hanxhar i krimit – Një shprehje e përdorur nga Sali Berisha rreth vitit 2006 për të karakterizuar të gjitha kritikat që mund t’i bënte media atij vetë apo qeverisë së tij. U përdor krahas shprehjes Media e krimit.

Kleptokraci – Qe një shprehje e përdorur fillimisht nga Sali Berisha për të karakterizuar (me shumë të drejtë) mënyrën e qeverisjes së socialistëve në periudhën 1997-2005. Një sistem qeverisës ku kryhen vjedhje masive të fondeve publike me synimin që këto fonde të përdoren për të blerë ndikim politik në zgjedhje. Nën një sistem të tillë, hajduti më i madh bëhet automatikisht politikani më i suksesshëm. Berisha pasoi socialistët gjatë qeverisjes së tij, 2005-2013, duke zbatuar pikërisht këtë sistem.

20 përqindëshi – Një shprehje e dalë në fillim të viteve 2000 për të karakterizuar sistemin korruptiv të krijuar nga kryeministri i kohës Ilir Meta, ku çdo funksionar i administratës që vidhte para apo merrte rryshfet, detyrohej t’i transferonte shefit përkatës 20 për qind të shumës së grabitur në mënyrë që shefi t’i transferonte nga shuma e mbetur 20 për qind shefit më sipër, deri te ministri dhe kryeministri. 20 për qindëshi u përdor edhe si akuzë nga Partia Demokratike për të karakterizuar sistemin e dhënies së lejeve të ndërtimit në Tiranë nga kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama në periudhën 2000-2011.

Mr. 20 përqindëshi. Shih 20 për qindëshi

Pangosje – Për shkak se në gjuhën shqipe nuk ka një fjalë të përshtatshme për “sexual harasment”, Pangosje hyri në terminologjinë politike si tipi i zyrtarit manjak që kërkon të ketë marrëdhënie seksuale me çdo aplikante për punë. Hyri në terminologjinë politike pasi emisioni investigativ Fix Fare dërgoi së paku dy vajza si aplikante të rreme për punë në zyrën e ish-ministrit të Kulturës Ylli Pango dhe që të dyja përfunduan “të pangosura”.

Spiun – Kur ndokush del kundër vijës zyrtare të Partisë Demokratike, konsiderohet ‘spiun’ dmth bashkëpunëtor i shërbimit të sigurimit të brendshëm gjatë diktaturës komuniste. Është një shprehje në përputhje të plotë me medotën e propagandës që thotë: çfarëdo argumenti që t’ju japin, mos e besoni, është djalli ai që po jua thotë.

Mitingash – Një njeri që e ka për profesion të marrë pjesë në çdo miting, me apo pa pagesë në mbështetje të njërës apo disa partive njëherësh.

5 mijë lekësh – Etiketë për njerëzit që janë aq të varfër sa paguhen nga partitë politike me 5 mijë lekë të vjetra për të marrë pjesë në miting.

Mjaftist – Djalë i ri që flet gjysmë shqip dhe gjysmë anglisht, përgjithësisht i cekët, që flet për gjëra të mëdha në përpjekje për të kapur ndonjë post te partitë politike.

KOP-its – Anëtar i Komisionit për Orientimin e Politikave, një grup që funksionoi para zgjedhjeve të vitit 2005 si një argument propagandistik për të treguar se Partia Demokratike ‘ka ndryshuar’ nuk është më ajo e dhunshmja. Zakonisht punonjës i nivelit të ulët të ndonjë OJQ-je ndërkombëtare, përgjithësisht çun i bukur, jo gjithmonë i vlefshëm, që tërheq simpatinë e vajzave të vogla me një buzëqeshje rrezëlluese.

Kokpalar – Njeri që merr pjesë në një protestë të opozitës, nuk ka asnjë synim për post publik por përfundon i vrarë dhe i harruar.

Padrino – Huazuar nga filmat italianë me mafia, nënkupton ish-kryeministrin Fatos Nano, etiketuar në këtë mënyrë nga Sali Berisha, deri sa ky i fundit mori pushtetin dhe u bë mik i Nanos. Me këtë rast, Berisha deklaroi se etiketimi i kundërshtarit me fjalën “padrino” është një gjuhë fushate dhe nuk duhet të merret seriozisht.

Aksident Teknologjik – Kur një grup hajdutësh punësojnë fëmijë 12 vjeçarë për të demontuar municione me shpejtësi, me synimin për të vjedhur metalin dhe barutin me të cilin janë prodhuar municione, shkaktojnë shumë të vdekur në punë e sipër, atëherë kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një defekt në përllogaritjen e nxehtësisë së krijuar nga fërkimi i gishtave të fëmijëve mbi metalin e predhave. Ky qe shpjegimi që i dha qeveria e Sali Berishës shpërthimit të 15 marsit 2008 në fshatin Gërdec pranë Tiranës, ku 26 vetë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën.

Komunistat blu – Një term i përdorur përgjithësisht për funksionarët e Partisë Demokratike që kanë patur një karrierë si funksionarë të Partisë së Punës apo shtetit komunist.

Biznesmen – Politikan kriminel me një pasuri të madhe të fituar përgjithësisht duke shitur drogë apo duke shfrytëzuar prostituta në Europë. Thirret nga media “biznesmen” në pamundësi për t’i dhënë etiketën e përshtatshme.

7 përqindëshi – Zotëria 7 për qind. Përdoret posacërisht për Ilir Metën, pasi ky i fundit u filmua duke deklaruar se do të merrte 7 për qind të aksioneve të një hidrocentrali të ri në këmbim të dhënies së lejes koncesionare.

E zë libri – Një shprehje që përdoret për politikanët që kanë alergji të plotë nga libri dhe që shpesh u shkakton të vjella në rast se hapin një të tillë. I atribuohet Spartak Ngjelës, i cili thuhet ta ketë bërë këtë observim për Fatmir Mediun gjatë një vizite në Amerikë. Mediu hapi një guidë turistike dhe në atë çast u ndje keq dhe Ngjela komentoi duke thënë se ai “is book sik”. Me kalimin e viteve, Ilir Meta u bë simbol i politikanit që e zë libri, pasi askush nuk e ka dëgjuar të ketë thënë ndonjë gjë në lidhje me ndonjë libër.

Çun trendy – Shih Mjaftist

 

Lista e plotë: Diary of Tirana

87 Komente

gazetar/analasit: njeri qe dikur ishte dipllomuar si agronom, gjeolog, inxh-nafte, gjuhe-letersi, etj.... por papritur u pershtat si gazetar analist gjithollog qe te jep uje ne bisht te luges (lexo: te can carin). thuajse cdo mbremje ne tv.

Koçizimi – Një proces që përfshiu median shqiptare pas vitit 2001. Nënkupton prirjen e të gjithë biznesnemëve për të bërë një gazetë dhe për ta përdorur atë për shantazh ndaj shtetit dhe konkurrentëve sipas modelit të Koço Kokëdhimës. Vlerësohet se së paku një dyzinë gazetash janë ndërtuar në Shqipëri në këtë mënyrë.

s'e kisha hasur kete.

Nice smiley

Ne fakt Koqizmi nxori ne siperfaqe goxha zullume te pan-berishizmit...

Madheshtore!

Edhe pjesa e paces, ndonese e ekzagjeruar ne kete kontekst "me te qeshme me te njeshme" kalon.

Te pakten na e thuja a eshte kembesh, koke apo plenci?

Nuk tregohen sekretet e shtetit mi budallaqe!

Nuk quhet me sekret shteti sepse s'eshte me shtetar

Koke duhet te kete qene, koke. smiley

Jo qafshaperzotin une koken time e kom ne ven! smiley

smiley bukur

ama ate per Ruzhdijen e ke futja kot, sepse eshte qendra e votimit, tradicionalisht e PD, ku komisioneret socialiste u terhoqen duke marre vulat. Procesi votimit deshtoi. Kutite e votimit u shpallen te pavlefshme, PD humbi nje mandat, humbi mazhorancen 71 deputet, qe e detyroi te bente aleance me LSI dhe kusuri eshte histori.

Po Ngjale ose Koalicioni i Ngjales ? smiley

kjo nuk duhej te mungonte

Eurokrat - ?

E perdorur si fjale ne nje shkrim te sotem nga Muc Nano.

Kane plas neologjizmat nga te kater anet.

Kemi gjuhe vitale mo 'lla!

Eurocrat eshte ekzistent si koncept. S'ka gisht Muci. 

eshte ekzistent

interesante smiley

Për shkak se në gjuhën shqipe nuk ka një fjalë të përshtatshme për “sexual harasment”

Ngacmim seksual.

Mjaftist e KOPist jane qartazi sinonime te njera tjetres.

Nje kontribut modest per fjalorthin;

Hunderr - Homo shume albanicus, i miredukuar por i pavetdijshem per rrenjet e tij pellazgjike qe shpesh ja deformojne mendimet demokratikase dhe cojne ne origjine, pra ne arsyetime tribale te urrejtjes per kundershtarin dhe veneracionit per komandantin.

 

Skraparlli – Simbol i njeriut që është bërë zyrtar me meritën e vetme se është nga fshati i kryeministrit dhe rrjedhimisht nga rradhët e mbështetësve të Ilir Metës. Është një stereotip i padrejtë në kuptimin se shumica e skraparllinjve nuk janë zyrtarë dhe as mbështetës të Ilir Metës.

pse dezinformoni, mer?  smiley

 

OIDRIZIZMI- nje fenomen perçatjeje tek PPU, me kundermime te pakendshme leksikore, baritore te shumellojshme, qe nuk merr mundimin ta  lexoje askush, duke ju shtuar alergjive te panumerta natyrore. Kura: 'injorimi'. 

maksm-ja, 

Qe te perkufizosh dicka, duhet ta njohesh mire; prandaj mos bej sikur nuk merr shenime ato qe thote idrisi.  Duket ashiqare qe jo vetem qe e njihni mire, por e keni studiuar e, vezhguar e keni djekur kemba kembes dhe mbase mbase ...... keni rene dhe ne dashuri me te.. Maksi, jeni duke shkaterruar lumturine e nje njeriu tjeter!!!!

Oups, idrizua paska disa profile, ku vendos maska te ndryshme, sipas situates. Bame, une nuk jam ndonje ithtar i fanatizmit, aq me teper i fanatizmit ndaj te keqes, qe manifeston 'your sock puppet'.

Mungojne goxha terma te koheve te fundit: 

- Ngjalacion

- 21janarizem

- Dorehiqemosekeput

- Te *ime me shpejt

- E keqja me e vogel (kurva me e ndershme)

- Xhelatinucion

- Do dal aty une, nje minute

- Ky mund te ishte baxhanaku yt

- Pastertia e paperballueshme e koalicionit te qelbesirave

- Faktori Meta 

- Te fala Sandrit

- Vote e zeze e zemer e bardhe e buke pa kripe

- Vote e lire 100eurokratike

- Po motra jote ku do shkoje

- Ndryshimi qe solli kultura ndryshe

- Vote plebMetebishtare

Ca kam harruar qeter? smiley

-Lirindje

 

Xhib, je nje thesar i gjuhes shqipe. smiley

7Ilirperqindje, badiava!

 

Dorehiqemoskeput ,hahahahaha

xhibi te qeras me 1 xhoni blu.

KUSHTETUTE = Menuja e Parlamentit, te cilen mund ta ndryshojne kur te duan e si teduan dy padronet e klaneve opozitaro-por-solidar, sipas interesave te tyre te çastit apo të perspektives...

Ligj- Arme e fuqishme per te kercenuar te pafajshmin dhe mburoj per bashkfajtorin

Nderkombetaret, kryesisht nenkupton ate qeraxhiun e Rr. se Elbasanit dhe qe eshte deus ex machina ne theatrinon albaneze.

t'u ble derrkuca n'pazare t'Milotit-I referohet cmimit te blerjes se votes per 50 mije leke te vjetra,sa cmimi i nje derkuci ne milotpazar.

betonizimi

vizione te qarta

malok/cecen

faraxhizmi

berishizmi

 

 

Berishizmi - pseudoteori politike e propaganduar nga ngjal-koalicionistet e 1 prillit sipas se ciles e keqja vjen vetem nga Kuçedra. Berishizmi eshte nje term i pabaze meqenese nese do te aplikohej me paanshmeri edhe ngjal-koalicionistet do te ishin bij te berishizmit. (per me shume shiko: inkongruence militanteske)

Ngjale-koalicionist - militant trushplare, i paafte i cili skutherisht mbeshtet(i) dhe pranoi ngjalen duke e deklaruar veten te pamoralshem. Rrjedhoja: ngjal-koalicionistet defakto mund te pranojne ngjala te cdo madhesie ne shperlbim te nje posti ne administrate. Sinonime: deshtak, militant, zero me xhufke.

Eurointegrimi (bashke me 3 ligjet e famshmesmiley)

Metapolitika. (afterpolitike perkthehet shqipsmiley)

Avukat anglo-sak-soni

Bllokatori-izem

Tik-tak tik-tak etj

Votbardhist-personi qe perqafon alidea's point of view smiley

Tranzicion = Regjim autoritarian, hipnotist xhepist dhe hajdut taksash. Po e le karten e bankes verdalle me gjithe pinin te fiku deren. Pi duhan me te dredhur, dhe letrat e tij te preferuara per te dredhur jane faturat. Gjithashtu trashegues i truallit. Regjim i cili zevendeson nje regjim totalitarian hajdut djerse dhe i truallit.

 

Bathorizem = Levizje e Vertete Socialiste per Integrim

 

Liri = Krijese Mitologjike nga Iliada e Homerit.

 

Demokraci = Vend i shenjte diku ne Anatoli qe permendet ne Iliaden e Homerit.

 

Ekonomi Tregu = Marke zarfi, si edhe njekohesisht Kodi i Biruces sipas butonave te Nokia.

 

7501 = mekanizma ligjore te ndertuara per kthimin e truallit pronarit legjitim, i cili perfundon ne vitin 7501.

Likja - figure politike i prezantuar de fakto si shpetimtari i mildeleve Psiste dhe i gjithe Shqiperise. Pas akuzave te ngritura ndaj "Funderrines morale dhe poltike shqiptare" (shiko: http://www.youtube.com/watch?v=WLsrXNxYY_8) Likja u tregua i gatshem qe per hir te integrimit te bashkepunoje me "Monstren=Funderrinen". Mesia vete, dmth.

Milidele =

= rob shqiptar qe milet vazhdimisht nga politika.

= ka te beje me rreshtoren... smiley

= politika ne teresine e vet. andaj edhe shumengjyreshe... smiley

Jo shumengjyreshe. Thjesht dy ngjyrat e flamurit qe ke. Hiq ngjyren e mesit se ata jane votbardhetiste. smiley

Vallaj nuk me shkonte kurre ne mendje qe te kishin dale ne nje foto se bashku: Lefti, Roni, Alidea, Bama, dhe Bradi. smiley

P.S. Atyre te tjereve s'ja shof dot fytyren dhe s'e di kush jane, po kjo majtas nga thundra si Venusi duket.

smiley ne sfond kenga e idrizit..

Thoja Bilbil thoja

As je themi njeze
te na behen dyze,
Dy sise vasha e dhia

Refreni

Zene e holle e ka bilbili
qe na kendon prille,
prille me gjithe maje
ne nje dege trendafili
kendon Qyqja dhe Bilbili
thoja bilbil thoja me te lumte goja

as je themi dyze
te na behen treze
dy sise vasha e dhia,
tre kembe pirostia
zene e holle.......

 

mitingash-me pelqen shume,se çka nje perqasje thellesisht jugore,tip lapanjos,pa shtylle kurrizore qe shkon nga fryn era,eh sa shume pati nga keta ne '90 dhe akoma sot...

milidele eshte nje term idiot i nxjerre nga alifmatraker qe kujtojne se po lujn me fjalen militant, dhe ne fakt kalojne ne zvogelues 1/1000, dmth nje dele nda ne 1000 thela smiley

sepse "mili" eshte nje zvoglues i perdor boterisht. kurse shkurtimi i llafit militant per here te pare ka ndodh ne boshllikun e trunit te vogel te ndonji trolli shqiptar.

kaq hajvona jane.

edhe iu duket se kon bo i gjo te modhe shum. lifetime achievement!

Mas kti shpjegimi e mora vesh ça ishte. Tamam shumë e trashë.
Do ishte më e thjeshtë deletant smiley

yes! smiley

 

Me ngjane sikur ngatron "mili" me "milli."

Besides, you are missing the point un peu, fjale si gaydar, bootylicious, sexplorer jane gjysem shaka e nuk duhet te lexohen kaq literally. Milidele eshte ne kete kategori.

e e, po jemi ne shqip derman, e nuk kam pare njeri t'i thote millimeter. e sa per ate pune, as million.

In that case, fjalet kane me shume se nje kuptim. Per shembull milingona nuk domethene 1/1000 e ngones... e militant nuk do me thene 1/1000 e tantit...

Sa per korrektesi ketu. But besides that, it is a joke... a buzzword tek peshku.

e e, xhanem, edhe milic nuk eshte 1/1000 e germes c.

nje shaka ka po aq gjasa te jete e trashe sa nje jo shaka. apo ka me shume?

Shaka e trashe?

Well... ajo qe bene ti eshte si te thuashe "fjala gaydar nuk ka kuptim se ne gjetjen e nje personi homoseksual nuk perdoren radio waves."

Well, sure, but you are totally missing the point... or not seeing the forest from the trees.

Pervec asaj, e kishe keq-intepretuar shume fjalen "mili." Milli eshte dhe universal classifier e 1/1000, dhe "mili" ne shqiperi perdoret ne vend te "millit" por gjithashtu perdoret ne raste te tjera si "milingona" apo "militanti" pa lidhje me 1/1000.

Ne rast se "mili" i "militantit" nuk do te thote 1/1000 e tantit, pse "mili" i marre borxhe nga "militanti" do perdoret si 1/1000 e deles tek milidelja??

 

shiko se po teprohet tani. se edhe shume borxh per shpjegime nuk se i kemi shoshojt.

mili-meter dhe mili-dele kane te perbashket faktin qe jane fjale te perbera nga dy pjese. ndaj dhe konfuzioni aparent.

militant, milingone nuk jane te tilla.

kaq prej meje ktu, se po me vje si jangllish nga kapja prej flokesh e kti muhabeti.

te pelqe milidele, perdore bab e kusur mos i lej.

terqeta.

 

Good point....

Ti, si njeri ordiner qe je, kur lexon fjalen milidele ne nje konteskt politik e kupton direkt qe si fjale kjo ka ardhur nga bashkimi i militant + dele.

Nga ana tjeter, njerzit qe kane nje oke mend dhe qe kane lexuar aq libra sa ke ngrene ti fara luledielli, shpesh bien pre e mencurise se tyre ne te tilla raste.

Per ta, fjale milidele ne nje kontekst diskutimesh politike me konotacionin e militantit te verber nenkupton padyshim bashkimin e fjales milimeter delegacion, c'ka nuk ka kuptim (delegacion milimetrak per te shprehur bindjet e verbera politike? bah).

Plus qe, te lexosh dicka qe s'ka kuptim e mos ta ngresh si ceshtje te rendesishme tre muaj pasi vazhdon ta lexosh ne te njejtin kontekst politik si fjale, ne vetvete eshte dicka pa kuptim ne keto raste.

E kuptove?

All this is pretty obvious. Ne fakt nje pamundesi reale te kuptimit te kesaj puneje do qe shenje e pare autismi (jo se ka gje te keqe, nje nga miqte e mi shume i zgjuar e i arritur, duhet shpesh ti shpjegosh shakara te thjeshta se ai literally do mendonte se mos eshte dele apo delegacion shume i vogel). Ne fakt faji eshte imi qe e zgjata kaq shume, much ado about....

 

Well, sic tha ai i madhi fare, edhe pse ne dukje pa lidhje, mbiemri "Miller" e ka renjen nga fjala greke "milos", which is mean "apple", which is further mean, in the end we all fruit

Also, wellcome to the Alifmatrak Club. Please make yourself comfortable, grab an apple or a Miller beer smiley

BLLOGORE f.Vijë e thellë a hendek i gjatë virtual, zakonisht me ledh të ngritur në anën e përparme, që hapet në blog, në tema te ndryshme diskutimi ose në grupe komentesh, për t'u mbrojtur nga zjarri i armikut, për t'u strehuar etj.   Shembuj perdorimi ne fjali:Bllogore e mbuluar (e nëndheshme). Bënin (ndërtonin) bllogore. Zuri bllogoren. Pushtuan bllogoren e armikut. Hyj (mbrohem) në bllogore.

Muhametali, me bere kurioz, filloa te germoj Peshkun per te gjetur se kur e kam perdorur per here te pare termin milidele smiley

Nga nje kerkim i shpejte me del ky koment i 10 prillit 2013, por sinqerisht s'me kujtohet nese ajo ka qene hera e pare, se ka qene spontane. Por sic e them dhe ne ate koment, kuptimi i fjales per mua (meqe une jam ai qe e formulova), eshte ashtu sic e ke kapur dhe ti.

Ashtu si nje sere xhibfjaleformimesh te tjera, dhe ky ishte nje shkurtim + bashkim i fjaleve militant dhe dele:  milidele = militant i nenshtruar/verber, njeri qe, si nje dele, blegerin pas drejtimit te pordheve te kryetarit te partise, perkundrejt fakteve dhe logjikes dhe pa pike meshire per koherencen si koncept.

Nga ana tjeter ama, ti po ben nje sakrilegj logjik, duke u perpjekur te deledebatosh lol

Kur mendoja per milidele, mbase dhe nga pjesa "mili" me kujtohej dhe ideja e kopese. Nuk eshte thjeshte verberia e njerezive, por dhe menyra si ndjekin njeri tjetrin... dhe nuk flas thjeshte vetem per kryetarin. Te PD-se e beren me te qarte kete qe prisnin nje here Salen te fliste perpara se te flisnin, por dhe keta nuk jane shume hapa mbrapa. Ecin shpejt! Nejse, mbase nje dite tek ndonje journal gjejme ndonje artikull me buzzwords si "creolization," "new grammar" dhe "democratization of semantic forms" dhe midis shembujve gjendet dhe minidelja.

smiley

tamom fjale prej xhiboje.

makes sense!

xhibole do thoshte doranoli, ajo ja ka ngjitur e para...smiley

me perkedheli ajo. smiley

METAPESHK. Dukuri qe haset shpesh ne blog ku komentimi i temave ka te beje sa me subjektin per te cilin flitet aq edhe me marredheniet e anetareve me njeri-tjetrin. Per shembull, diskutimi peshkor i nje teme politike kalon lehtesisht nga tema ne fjale ne diskutim metapeshkor mes anetareve qe mesa duket kane nje histori te gjate te shkembimit te batutave, por dhe debateve, pa fund mes njeri-tjetrit. Tema perkatese ne kete rast sherben thjesht si spond per te dale tek tema nderpersonale.

Shkurt, ka peshk ka dhe metapeshk. smiley

 

kjo mund te ngaterrohet me ilirin, pa mire e ke ti smiley

smiley

Te lutem sqarohe pak me tej ne eshte endocentrike, eksocentrike apo kopulative, se pak si me spec ajo fjale. 

smiley

Ok, se doli shume serioz si perkufizim, apo ma serio se c'ishte qellimi.

Une e percaktova "meta"-n ne kontekst te Peshkut brenda rrethit te "batuta dhe debate". Besoj aty s'ka vend per keqkuptime.

Nderkohe nje ide te perafert mund te kete pasur ne koke edhe admini qe ka shkruar sqarimin e meposhtem, qe i vlen shume (do thoja une nga eksperienca pakmujore) te gjithe atyre qe sapo vijne ne blog:

"Peshku ka një grup anëtarësh që kanë vite që marrin pjesë në këtë faqe dhe që e njohin njëri-tjetrin (të paktën si nofka në këtë ambient). Kjo mund t'a frikësojë një anëtar të ri. Mos u tutni!"

Pra eshte e thejshte: kemi diskutime ku tema eshte peshk-about-peshk, dhe jo peshk-about-tema.

Metapeshku i jep goxha jete dhe shije peshkut e, se mosozot keqkuptohet perkufizimi si kritike. smiley

(p.s.: per hir te se vertetes, nganjehere metapeshku del i hidhur fort. Por adminat, thankfully, ia hyjne dhe i qerojne luspat ne ate rast).

smiley.  Po i bija pragut te emos po shyqyr qe te gjithe presin miq smiley

Ndjese se te shtyva te shkruaje aq gjate ne kete dite te shenuar korriku smiley

Ca thua? Edhe une qe pervesha menget e te bera gjithe ate sqarim, me mirekuptim per adminet, sensibilitet ndaj peshqve te sapozhvendosur nga fshati ne qytet, e me the te thashe... smiley

Zhgenjyese smiley

smiley

Zhgenjyese

T'lutem shume, ndjese kerkova. Per cdo gje tjeter ankesat tek kush po barbecue-n nga nahija juj.  Fishekzjarre sidoqofte do kete. smiley

Ndjesa pranohet. E thyen dhe ti ndonjehere rrethin vicioz metapeshkor. smiley

Fishekzjarre pa fund, po. Une i rri larg. I ain't no fortunate son smiley Dhe shyqyr qe s'jam.

#born-on-the-med

a mund te lexosh metamorfozen i pashqesuar nga ideja LSI tani?

..po metabolizem?

smiley as ditelindjen e Kafkes, as te Rames, as te njerke-kombit s'na la ajo "meta'" ta festojme.

si thote ajo kenga e Parashqes: "jo, jo, e dime/ s'eshte aspak e lehte/ qe te jesh ne jete/ nje metakritik i mire"

smiley

 

he, do pish dot me metaksa pa tu kujtu rakia e atij cike vendi?

Metafora  tashme sdo ta kete kurre kuptimin e saj klasik..smiley

pastaj si mund te degjojme  ketej e tutje  Metallica  pa   kaluar   ndermend  LSI..smiley

Metalar smiley

po Meteor quhet?    Mete.., keshtu do ti therrisnin Liros andej nga Laberia..smiley

Burrat e shtetit, djemte e Laberise qe nga koha e Ismail Qemalit jane me mjeker smiley.

Po Liro kur e ka ditelindjen se mos i bjen per thanksgiving? 

Ja ca terma te reja qe ka shtuar ustai i ketij fjalorthit (te cilin e kisha harruar fare qe qe botuar njehere ketu, pi te derrit do kem mungesa omegangjalash ne tru): 

Zëdhënës

Nga vetë emri, një i ri apo e re i cili është i gatshëm të nxjerrë nga goja mutin që kryetari, ministri apo kryeministri e shohin si pak të pistë për ta nxjerrë nga goja e vet. 

Trafiku i deputetëve

Kalimi i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë nga një parti te tjera, në shumicën dërrmuese të rasteve, nga opozita te maxhoranca. Ky është i ndryshëm nga trafiku i qenieve njerëzore në kuptimin që deputetët nuk janë qenie, janë vetëm kartona.

Studim

Kur një projekt nuk ka ndër mend të bëjë asgjë, atëherë thotë se do të bëjë një studim.

Opinionist

Një orator publik pordha e së cilit ka më shumë zhurmë se sa erë. Aktualisht askush nuk e konsideron veten opinionist në Shqipëri sot dhe parapëlqejnë të vetëquhen “gazetarë”.

___

Duke lexuar disa nga termat, duket se autori pranon kontribute dhe nga te tjeret kshu qe levrohuni. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).