kam mbetë peng

në fëmijëri,

as pijen se mbaj,

as pasionin se shmang.

 

për Zotin,

një ditë do të rritem edhe unë se s'ka më kuptim.

të gjithë përreth meje janë rritur,

veç unë kam mbetur fëmijë.

 

përditë

zihem me timë bijë

për lodrat,

zihem me time shoqe

për hallet,

zihem me shokët

për idetë,

përditë zihem

me shumëkënd

dhe pajtohem prapë

si fëmijë.

 

nuk resht

së gëzuari

për vendin tim,

për ujvarat që maleve varen,

për plazhet që pastrohen për një ditë,

për rrugët,

për pemët që kanë shpëtuar

mbushem me lumturi

për pyjet në pranverë,

për lumenjtë kur tërbohen

për vajzat lozonjare

e djemtë që nuk dinë të rriten.

 

tash,

në një tavolinë burrash më bënë të pij,

si burrat,

po unë pijen se mbaj,

dhe nuk më interesojnë

muhabetet er burrave të mëdhenj,

për politikë,

grusht shteti,

e filozofi

dua më shumë

të më ledhatojë dikush

e ndaj ik larg,

 

po s'di ku me ikë...

 

të gjithë janë rritë,

të gjithë refuzojnë fëmijërinë time.

 

e unë,

kam nevojë të loz,

kam mbetë peng

në fëmijëri

e as pijen se mbaj

dhe kam nevojë për shumë,

shumë dashuri...

 

5 Komente

Kalama nostalgjik. smiley

Nuk rresht

se gezuari

per lumenjte kur terbohen

Shirat e veres ta paskan plotesuar deshiren!

Eh mer Shkinaks, ja ketu me rri.... ketu je vetvetja.....

për Zotin,

një ditë do të rritem edhe unë se s'ka më kuptim.

të gjithë përreth meje janë rritur,

veç unë kam mbetur fëmijë.

 

Ashtu mbetsh gjithmone Peter Pan,po u rrite e hongresmileysmiley

Tu befte realitet ky perfytyrim vjersheror me qe ke kuptuar se po rritesh ..smiley

Dmth gjithkush do e kuptoje qe nuk ka

Femije te mire ...Burre te mire.... dhe Plak te mire smiley

Ti e paske kaluar me femije trazovac . Ndiq Burrerrine se ke kohe deri tek Plaku . Anonimi me vija kake  psh ka dy shkalle me MUT megjithse shpesh perpiqet te laje vijat . Le ta kete shembull per PLAK !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).