Ndotja gjatë natës në ish-kombinatin metalurgjik.

Në shumicën e rasteve fillon gjithçka pas orës 00:00 e vazhdon deri në orët e para të mëngjesit, por ka edhe ditë kur smogu pushton ajrin që në orët e pasdites apo gjithë fundjavës. Nëse do të ishim vend i BE-së ose së paku nëse do të zbatoheshin ligjet, atëherë ky mund të konsiderohet një skandal i madh mjedisor dhe uzinat në fjalë do të ishin mbyllur tashmë. Kjo nuk ndodh në ndonjë zonë larg vëmendjes së opinionit publik, por në mes të qytetit të Elbasanit. Në orët pas mesnatës, nëse kalon pranë kombinatit metalurgjik, do të shikosh renë e madhe të tymit dhe erën e rëndë të squfurit që shkarkojnë uzinat, përpunimi i skrapit, si dhe uzina e ferrokromit.

Vëzhgimi ynë vazhdoi për dy ditë dhe e njëjta situatë u konstatua gjatë 48 orëve të fundit. Industria stakon filtrimin dhe i gjithë tymi dhe bloza shkarkohen në ajër. Banorët disa herë janë ankuar se gjatë natës industria shkakton ndotje më të madhe, por deri tani asnjë masë nuk është marrë ndaj këtyre kompanive private, që kanë marrë në koncesion industrinë e rëndë tek ish-metalurgjiku. Nisur nga kjo situatë, 3 muaj më parë, në kohën kur Ministria e Ekonomisë drejtohej nga Haxhinasto, u ndërmor një monitorim i pavarur për disa ditë, por nuk u bënë matje gjatë natës. Vetëm në një rast kur dita e matjes ishte e shtunë, u regjistruan vlera tepër të larta të ndotjes.

Drejtuesit e KURUM: Do të përgjigjemi pas dy ditësh Nisur nga vëzhgimi i kryer, gazetarët tanë kontaktuan edhe me drejtuesit e KURUM-it, me qëllim marrjen e një shpjegimi prej tyre për këtë katastrofë ekologjike. Të kontaktuar për të dhënë versionin e tyre, drejtues të KURUM-it kanë pranuar të përgjigjen, por kjo do të ndodhë pas dy ditësh. Ata janë shprehur se do të përgjigjen në dy ditët në vijim dhe aktualisht nuk ka një deklaratë mbi gjendjen e krijuar, si pasojë e ndotjes së madhe. As Agjencia e Mjedisit nuk ka ndonjë reagim. Disa muaj më parë, për shkak të shkarkime të pluhurave me squfur, prefekti Shefqet Deliallisi zhvilloi një takim me praninë edhe të përfaqësuesve të KURUM-it. Në atë kohë u deklarua se ndodhi si pasojë e përdorimit të solarit të Fierit me përqindje të lartë squfuri. Në atë kohë Agjencia e Mjedisit mori vendimin e pezullimit të aktivitetit të firmës KURUM në petëzim deri në zëvendësimin e lëndës së parë. Drejtuesit e KURUM-it deklaruan në atë kohë, se ishin duke kryer disa investime në sistemet e filtrimit që do të minimizonin ndjeshëm ndotjen. Për këtë u ndërtua edhe impianti i përpunimit të skrapit, i cili gjithashtu është një ndotës i madh gjatë natës.

Shkrimi i plotë

33 Komente

Do merret personalisht Blushi me ket pune, se ai ju shko puneve der ne fun.

Blushit nuk i vë faj unë, se nuk e duron dot vapën, po të shohim mos na ndihmojë Jari me Haxhinaston që ecin më shpejt. 

P.S. Të lutem mos e bëj edhe këte temë politikë (rast tipik i atij që tjetër thotë e tjetër ben).

po kjo esh politike mor çun.

Fatkeqesisht , ky eshte nje cmim qe duhet paguar. duhet pare se c'perfitojme nga keto Uzina (punesim, Taksa per qeverine) dhe c'humbasim.(mjedisi. ajri)  .

Humbasim jete njerezish dhe per rrjedhoje cdo fitim material eshte parimisht i paperfillshem.

sensore+modem gprs+data logger dhe nga zyra e ministrit ose e rojes se ministrise mund te kontrollosh c'behet me filtrat dhe me emetimet nga oxhaket e uzines se celikut, dhe njekohesisht nuk ka nevoje te genjesh qe gjoja po ben kontrolle. 

ore, ke keni minister mjedisi ju? Mister detonimin? 

yes. ke noi gjo kundra shperthimeve ti? ne distance behen dhe ato smiley

Jo jo, thjesht desha te sigurohesha se qveriu ka zgjedh njeriun e duhur per ate post.  Mister detonimi eshte njeriu i duhur per te menaxhuar gjendje para-katastrofike...

Minister mjedisi H.E Mark Frroku. Kur te bohet Z.Frroku minister. Deputet automatikisht bohet Z.Arben Frroku vrases policash.

me duket se bama po pyeste per ate qe eshte aktualisht, qe e dime te gjithe, jo per supozimet qe rrjedhin nga leximi me kujdes i kalendarit maja

sido qe te vije, Z.Frroku aleati i PS dhe fituesi i mandatit ne qarkun e Shkodres ju referua nje marreveshje parazgjedhore ku nqs do kishte mandat do kishte dhe vend ministri ne qeveri.

Si e shpjego ti? Do dhjesi marrveshjen i gjati dhe do haje fjalen, bah nuk e ben ai ate!!

Apo do i japi venin ne qeveri dhe do e boj biznesmenin e njohur Ben Frroku, me profesion vrases kryekomisaresh, deputet???

une nuk shpjegoj asgje persa kohe keto jane muhabete gazetash dhe gazetat kane provuar qe ne te tilla parashikime si emrat e kabinetit etj etj jane pergjithesisht 75% gabim. mua me pret puna deri ne shtator per kete muhabet-in e frrokut, ti si e ke kohen, e shtyjme per pas pushimeve kete diskutim kur te dali dhe lista e ministrave dhe nderkohe pyesim njehere qeverine ne ikje pse nuk e ka rrujt trapin keto tete vjet per te ruajtur qytetaret e elsbasanit qe i do aq shume?

une me pushime jam si ndo zot!!

Dihet boterisht qe Sala eshte verrmli dhe kufome.  E kam thene gjithmone qe ne pushtet ate e majti vetem idiotesia dhe babezia e te gjatit ne 2009.

Perpos kesaj Bashkine e Elbasanit e kane pase te majtet dhe te kesh bashkine e nje qyteti te rendesishem e te mos e ngresh zerin kur qytetaret e tu po kthehen ne mutante eshte krim.

Po ca te flisnin dhe ata thuaj, po mos tu jepte leje partia quhej shkelje e vijes se partise dhe e haje si Islami ose Malaj pastaj.

Edhe ti si Mullah Idrizi, me na ose kundra nesh, nuk ka vije te mesme.

une s'po te them me ne e kundra nesh, po nderkohe qe une them qe qeveria as e ka rrujt trapin me kontrollu kurumin sepse po te donte mjetet per ti kontrolluar jane te tilla qe ti kontrollosh cdo gjysem sekonde, ti thu minster mjedisi do bohet frrok marku. kjo lale eshte pa lidhje me temen, kaq ishte muhabeti, pa pro e kundra njerit e tjetrit.

ja ta shohim si do e monitoroje i gjati kurumin.

Do ja instaloni te gjitha te funit e shkences e teknikes te zyra, ti kontrolloje me sensora e me trigera.

po nje krah mekanik tu terheqi veshin do ja instaloni aty?

Shikoni pak se ato hekrat per skrap ja ka sjelle, Lir Florini, Kurumit. Ato jane te gjitha te kontaminuara me metala e kimikate. Si do ja beni?

Ja iku Sala e dhjeu dhe iku, po juve se mos i rruni bishtin dhe filloni lojen me kungulleshka pastaj?

Ju vetem Kryetarin, Vilajet Qyrkun e Sajmir **irin keni nderru baza eshte ajo e vjetra e Lir Koklopes e Tos Nanes , e kleptokracise, e tarafit smiley apo i rilindet ata?

E kupton ku e kam llafin, qe ja keni leshu me top te gjithave dhe tani duhet ose ti beni te gjitha ose te prisni goditje per te gjitha ato qe nuk do beni dot. E tha vete i gjati qe ca gjera do behen ne mandatin e dyte e te trete, o tempora o mores. E kuptoni sa keq i keni punet me te, do iki si Papandreu se nuk e ka idene fare ne ca humnere po biem ne gjendje te lire. Ja selloi 250.000 vende pune, pa taksa per miletin po vetem per te pasurit, se ku i shikon te pasurit ai e di, te pasur jane vetem kriminelet se Bizneset jane der te veshet me kredi. Do rilinde bujqesine, gjithe europa e subvencionon bujqesine dhe peshkimin se del me humbje, kur del me humbje ne Belgjike e Hollande qe eshte fushe e uje imagjino tani. Po qe ta subvencionoje duhen lek, ku do i gjeje? 

Une nuk e marr vesh, po vallahi me keta qukapike dhe me keto mufka qe kane leshuar keta ....

P.S Frroket jane aty, elefant ne dhome, ca do beni me ta?

I nderuar, te gjitha pyetjeve te tua do ti pergjigjem nje e nga nje ... ne momentin qe do behem anetar i ndonje partie te koalicionit. Deri atehere mbetem me mendimin qe qeveria i ka te gjitha mundesite qe mos ti lere industrite te dhjesin qytete e fshatra pa ju cenuar biznesin, dhe nese nuk e ben eshte ekskluzivisht per interesa korruptive. 

Edhe ti shok per kok me Ed Ramen? Na mytet mer...

Ka qeveri ketu, ka shtet, mos guxoni ta prekni gjer ne shtator se ju ban Brecani qepaze ju ban!!!!

Mendoj se debati nuk eshte tek sesi mund te kontrollojme Kurumin apo ndonje fabrik tjeter, por a ne rast se do vazhdojne te rrijne ne shqiperi ata ne rast se i kontrolljme me mire?

tani qe u hap edhe tyneli i elbasanit do te kaloje ndotja ne tirane... vdiqem per bese

Siç duken bathet, ministrine e Mjedisit e ka zene gjumi. Per kete periudhe 2-3 muajshe vakumi politik, nuk eshte çudi qe te gjitha ministrite dhe administrata, ta shkrehin punen, dhe te shohim lloj-lloj shkeljesh . 

ke te drejte pjer tashi esht Wild Wild West aty

Kurumi, nafta, bitumi, kapitalizem albanian way, banana republic.

vjen investitori i huaj "serioz", na rrjep si vend afrikan (ne fakt, si ndonje vend afrikan se shume kane zene mend). Mban ca vete ne pune me rroge minimale e fiton miliona euro pa i hyre gjemb ne kembe. As investim mjedisor, as taksa lokale asgje... Qutete si  Bulqiza e selenica duhet te ishin lule. Dhe te gjithe prodhime quhen si rritje e prodhimit vendas dhe eksporteve...

Ed Rama eka permendur nja dy here tani ne fund te fushates se me taksat e naftes e te kromit (qe nuk paguhen sot) mund te paguhet fatura e premtimeve per shemdetesine. Nese arrin seriozisht ti marre ato taksa, halllall votat, mendjen do ia blej,e ahpejt nese e ka seriozisht apo shtyj ta shtyjme si te tjeret.

Kurum+Bollokum=?

 

ore nga jan kta kurumsat? I placin syte i placin

.

eshte e tmerrshme ajo qe ndodh ne elbasan me metalurgjikun prej vitesh... ka raste qe qyteti mbulohet ne tym dukshem dhe nuk merr dot fryme, por njerezit nuk ndihen... nuk ka asnje shoqate mjedisore te ngrihet seriozisht, asnje shkencetar, asnje politikan e deputet, asnje kryetar bashkie te jape llogari. por as populli nuk ngrihet kurre ne proteste te kerkoje te drejten e tij. dhe kjo eshte nje gje qe i prek cdo dite!!! me i rendesishem se ajri qe thith, cfare mund te jete? injorance, indiference dhe korrupsion se bashku...ndotja eshte vrasja e ketij qyteti. do shikojme nese qeveria e re do te ngreje struktura te mirefillta per te monitoruar gjendjen dhe per te vene para pergjegjesise ata qe fitojne me kete biznes, me ne fund do kete vullnet per te pastruar kete qytet nga kjo gangrene? vertet shpresoj! edhe pse nese nuk ndergjegjesohen banoret vete, nuk do kete ndryshim

Noshke, mik, vella ti je?

jo bre...ky do jet falkao

Jo mo ???

Po skecet e Beharit me Raden qe i zgerdhiu gazit Popullin ?

Zaten keshtu u tallen me kete Popull qe ne fillim keta funderina qe po ikin si zagare e mos u pafshin me ne jete te jeteve as nder Fqinjet . Ne vend te kishin siguruar Fonde e te kishin afruar specialiste per sisteme sigurie , filluan Pordhet me "se diktatura zotrie " na "bejme programe " .Une e njoh Pak dhe them me kete Lloj sistemi ku shteti dhe perfaqesuesit e tij jane te Papergjegjshem atje duhet nderhyre me REVOLTE Popullore per te shkatrruar cdo gje nga Themeli .

Te fillojne nga e para te Kuptojne se Elbasani dhe cdo krahine tjeter me perjashtime te Rralla jane vende Baritore . Aq me teper me gjendjen Katastrofike qe ka prure krye Mashtruesi Sali Sqapi , nuk ka rob none te permiresoje dicka .

Vetem PARA edhe mbi jeten e TYRE per te pasuruar Familjen !

Mire Elbasani qe ka gjithe ate uzine, po Tirana?!

Vij ketu ne Milano, qytet qe gjendet ne mes te nje prej krahinave me te industrializuara te Europes dhe ajri eshte ku e ku me mire krahasuar me ate te Tiranes.

Te mos flas per ndotjen akustike e per trafikun. Nje qetesi si ne kohen e Shqiperise ne kohen e regjimit.

Nganjehere kur vezhgoj ate kaosin e Tiranes, mendoj: shume zhurme per asgje!

ruzhi ja ka math ne tiron...s'ka njel njeri me bo rezistenc ne Elbason

Well, donit gozhda ju?

smiley

Pasoja te një ekzekutimi te pafuqishëm, dhe nje tjetër frazë për një ekzekutim të keq,  një qeveri qe ekzekuton dhe denon te "sëmurë" , çfarëdo që mund të jetë teoria e saj , duhet, në praktikë, të jetë një qeveri e keqe. Edhe eshte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).