Per Silvio Berluskonin po  afrohet momenti i shpagimit. Me 30 korrik, ne mesin e veres romane, gjykata e Kasacionit do te shqyrtoje ankesen e Silvio Berluskonit kunder denimit ne apel me kater vjet burg (tre prej te cileve tashme kane kaluar ne amnisti) dhe nje pese-vjeçar ndalimi per te ushtruar funksione  publike per “mashtrime tatimore”.

Ajo qe preokupon me shume Berluskonin  eshte  qartazi pjesa e dyte e fjalise. Ne moshen  76 vjecare nuk ka gjasa qe “Kavalieri” te perfundoje vertet ne burg, por ne te njejten kohe, per nje burre te moshuar, pese vjet pa qene ne gjendje per te luajtur nje rol politik eshte nje perjetesi. Nese denimi do konfirmohet do t'i jape fund 20 vjet pranie te panderprere ne parlament dhe do thyeje endrren e nje kthimi ne pushtet ne rast te renies se qeverise te udhehequr nga Enrico Letta. Nder te tjera, Berluskoni gjithashtu u denua me shtate vjet ne shkalle te pare dhe ndalim te perjetshem per mbajtjen e posteve publike ne procesin “Rubygate”.

Per avokatet e ish Kryeministrit vendimi per gjykim ne korrik eshte nje goditje e rende, per shkak se ata kishin vene bast (gjithashtu dhe shtypi italian) per nje seance paraprake ne tetor ose nentor, me shpresen se disa nga krimet e pretenduara do binin ne parashkrim. Avokati  i Breluskonit ,specialisti i ankimeve ne kasacion Franko Coppi tha se ai ishte "i befasuar dhe i pikelluar". "Une kurre nuk kam pare nje audience te fiksohet kaq shpejt . Ne kete menyre kufizoen te drejtat e mbrojtjes. " Eshte e qarte se Gjykata e Kasacionit donte  t'iu pergjigjej atyre qe kane frike nga nje parashkrim i ndermjetem".

Per  Berluskonin nje denim i mundshem do te vulose fitoren e gjyqesorit "komunist" dhe / ose "feminist" (ne varesi te dites). Pavaresisht tridhjete proceseve kunder tij, Kavalieri asnjeherë nuk ka qene subjekt i nje vendimi te formes se prere, ne saje te manovrave te avokateve te tij per te perfituar nga dekriminalizimi apo parashkrimi i veprave penale. Berluskoni me shume gjasa do te qendroje  ne kontroll te partise se tij, por "jashte" parlamentit do te jete fundi i tij.

Kjo do te jete fundi i nje epoke ne te cilen nje njeri ka qene ne gjendje te adresoje debatin politik ne peripecite e tij gjyqesore, duke nxitur histerine kombetare dhe parandaluar  ndonje analize te punes se tij politike.

Ish-kryeministri u denua per arsye se  kishte fryre artificialisht çmimin e te drejtave te transmetimit te disa filmave (te blera nepermjet kompanive  frontale)  dhe rishitjen tek perandoria e tij mediatike Mediaset , e kontrolluar nga Holding familjar  “Fininvest”. Grupi gjithashtu kishte hapur llogari te zeza jashtë vendit per te reduktuar te ardhurat e tij  ne menyre per te paguar me pak taksa në Itali.

12 Komente

kush esh' shtypi apo opinionisti?

Artikulli eshte i imi.. ke ndonje prob ti ??smiley

jo bobe.
po ti kush je?.se duhet njohur cik opinionisti them. kshu ne rast se analiza i pelqen lexsit, opinionisti ben emer.

po diçka me thot se emrin e ke Gjergji, ndersa iniciali i mbiemrit esh' N... ? apo e kam gabim? smiley

I famshmi ‘Il Cavaliere’ ka qenë gjithë kohën, prej 22 vitesh, nën presionin e hetimeve dhe gjyqeve të pafundme lidhur me çështje nga më të ndryshmet, dhe në të gjitha rastet ai vetë ka ngritur zërin për një përndjekje që atij i bëhet nga sistemi gjyqësor i mbushur me “komunistë”. Nga ana tjetër, janë miliona italianët që e votojnë në vijimësi, dhe Berlusconi e të vetët e kanë parë këtë mbështetje elektorale edhe si parzmore, edhe si presion mbi klasën politike italiane e mbi stabilitetin e Italisë. Ja, si këtë herë, teksa janë duke thënë: “Doni ta dënoni Berlusconin? Ne hedhim në erë qeverinë ‘Letta’.”

Çfarë po ndodh, në të vërtetë? Gjykata e Lartë (e Kasacionit, i thonë atje) ka vendosur që të mblidhet në 30 korrik, dhe të vendosë për të pandehurin Berlusconi lidhur me një mashtrim fiskal që ai supozohet se ka bërë nga pozitat e pronarit të Mediaset-it. Dhe ka gjasa që ai të dënohet 4-5 vjet. Në këtë rast, do t’i viheshin prangat në sallën e gjyqit. Dënimi alternativ mund të jetë dhe heqja e së drejtës për të kryer funksione shtetërore për një periudhë të caktuar kohe, gjë që Berlusconi do ta uronte. Por këtë garanci nuk ia jep askush.

Ky është momenti më i vështirë i Silvios. Është aq i vështirë, sa disa thonë se po shqyrton dhe idenë e ikjes nga Italia, në stilin e Craxi-t para dy dekadave. Craxi s’u kthye më, derisa vdiq në Tunizi. Kjo do të ishte një zgjedhje e vështirë për Berlusconin. Ndërkohë, të vetët janë duke shqyrtuar vendimin për ta braktisur qeverinë, duke e lidhur vendimin e Gjykatës së Kasacionit me fatin e qeverisë. Në këtë grackë kanë rënë dhe shumë njerëz të së majtës, të cilët, ngaqë duan të mos rrëzohet qeveria, po kritikojnë vendimin e mundshëm të Gjykatës së Lartë.

Povera Italia!

 

M.Nano

le te ruajm çik higjene ne ket kuvend, se pari.

se dyti te japim e sjellm idete tona...

Shënim: Povera Italia! Prej 22 vitesh nuk dëgjohet tjetër, veçse “Berlusconi, Berlusconi, Berlusconi”

Njesoj si Poveri albanezi Sala, Sala,Sala..22 vjet rresht! smiley

Gjekja me nje llaf po sugjeron qe, meqe Rama e amnistoi Berishen dhe i uroi jete te mbare, e vetmja menyre per ta proceduar penalisht eshte qe ti futen ca koorva ne shtepi dhe kur te kapet mat te procedohet per korrupsion.

Bravo gjergji smiley te pergezoj per mundimin.

Flm

Une e lexova Gjergjo por prape nuk e kuptova mire , eshte Berluskoni ne burg apo eshte jashte.

Cdo njeri ka pikveshtrimin e tij personal.. shife si te duashsmiley

Kasacioni Italian konfirmon denimin 4 vjet per Silvio Berlusconin. Gjykata e apelit duhet te vendose se si dhe ku duhet ta vuaje denimin Berlusconi. Apeli gjithashtu duhet te vendose per 5 apo 3 vjet mbi ndalimin e ishkryeministrit ne funksionet publike. Sot u mbyll nje epoke 20 vjecare ne Itali.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).