Ndalohet pirja e duhanit, ndërsa celulari duhet të fiket. Ky është një prej lajmërimeve që pothuajse e gjen në çdo pikë të furnizimit me karburant, por pavarësisht kësaj duket se askush nuk e zbaton. E nëse pirja e duhanit është disi më e kontrolluar në këto raste, askush nuk e fik celularin vetëm se do të furnizojë makinën me karburant. Ndoshta askush nuk e merr me mend se kjo papërgjegjshmëri mund të ketë pasoja fatale, ndërsa fakti se këto pika të shitjes me pakicë ndodhen shumë afër qendrave të banuara apo shkollave e bën edhe më alarmante situatën. Në fakt, ato i gjen kudo, në çdo lagje, vend e pavend, kanë zënë edhe lulishtet nëpër oborret e pallateve, ka edhe pranë shkollave, por fuqia ligjore e ka të pamundur t’i ndalojë ato. Jo vetëm se mungon vullneti, por në pikë të parë sepse nuk ka një ligj apo akt normativ për t’i reduktuar apo seleksionuar, të paktën afër qendrave të banuara. Për t’i ndaluar nuk bëhet fjalë. Mjaftojnë një sërë dokumentesh për kushtet teknike, dhe gjithkush mund të marrë licencën e të ushtojë aktivitetin. Mjafton të ketë gjetur një vend për ta ngritur atë, ndërkohë që qytetarët janë të ekspozuar në çdo moment ndaj një rreziku shpërthimi, por jo vetëm. Prania e tyre shkakton edhe dëme me efekte afatmesme, të cilat në ditët e përditshme nuk vihen re, por që në formë sistematike dëmtojnë shëndetin e personave përreth.

Rreziku
Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, pikat e karburantit ofrojnë tre produkte: naftën, benzinën dhe gazin e lëngshëm, ndërkohë që në mënyrë të paevitueshme në kohën e mbushjeve të serbatorëve të makinës në rastin e benzinës ka çlirime avujsh që përmbajnë benzen, ksilen, etil benzeni, etj. Ata shpjegojnë se të gjitha këto gazra përmbajnë fluror, i cili me rritjen e temperaturës së ambientit ka një shkallë avullimi më të lartë. Sipas tyre, nëse përmbajta e tyre në ajrin e mikroambientit në këto momente, arrin në një kufi të caktuar përzierje, shkëndija më e vogël jep shpërthim. Gjithashtu, rrezatimi i celularit në këto pika mund të shkaktojë zjarr. Kjo duhet të nxitë nevojën që të paktën në pikat e karburanteve që ndodhen nëpër lagje, të fiket celulari.

Shëndeti
Rritje e sëmundshmërisë tek pleqtë dhe fëmijët si dhe rënie e imunitetit. Këto janë disa nga pasojat që shkakton në shëndet prania e pikave të karburanteve pranë zonave të banuara. Kryesisht problemet janë tek rrugët e frymëmarrjes dhe zemra. Kjo, pasi lënda e grimcuar kalon nëpërmjet mushkërive të njeriut, duke shkaktuar kancer apo zvogëlim të përhershëm të kapacitetit të mushkërive. Sërish këto pasoja të rënda në shëndetin e njeriut të bëjnë të reflektosh mbi nevojën emergjente për një ligj që të përcaktojë me detaje se ku dhe si duhet të ngrihen këto pika.

Ligji
Në fakt ligji Nr.8450, i datës 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre” është kujdesur në detaje për të sanksionuar mënyrën e furnizimit të pikave të karburantit të shitjes me pakicë. Në asnjë rresht të tij nuk gjen qoftë edhe një saktësim të vogël për ndërtimin e tyre. Ndoshta i vetmi nen që mbron qytetarët është detyrimi për ekspozimin e cilësisë së karburanteve, që gjithsesi nuk i mbron ata nga dëmet që shkaktohen në shëndet. Pozitiv është fakti se parashikohen një sërë gjobash për kushtet teknike, të cilat nëse nuk zbatohen ndëshkohen, të paktën në letër. Kjo “detyron” pronarët e këtyre pikave të ruajnë disa standarde të nevojshme për të evituar rreziqet e mëvonshme për pikat e shitjes me pakicë të karburanteve. Gjobat variojnë nga 50 000 lekë deri në 100000 lekë, por kanë të bëjnë gjithmonë për kushtet, jo me pozicionimin e tyre. Sipas Inspektoriatit Qendror Teknik, kushtet janë përmirësuar, e megjithatë janë kapur një sërë shkeljesh, ndërsa janë pezulluar 58 licenca për shkak se nuk plotësoheshin kushtet teknike. Të dhënat flasin se situata është e papranueshme. Sidomos po të kemi parasysh se Shqipëria nuk është një nga ato vende që zbaton me përpikëri ligjin. Ndoshta është momenti, duke konsideruar edhe ndërrimin e pushteteve, për rishikimin e këtij ligji. Politikanët e sapoardhur duhet të reflektojnë më tepër për këtë rrezik dhe duhet të bëjnë menjëherë ndryshimet e nevojshme. Këto pika duhet të hiqen nga zonat e banuara dhe shkollat, ndërsa duhet të ndalohet ndërtimi i mëtejshëm i tyre. Ka ardhur koha, që në Shqipëri ato të shihen vetëm nëpër daljet e qyteteve, ashtu siç ndodh në të gjitha vendet perëndimore.

Gazeta Fenix

22 Komente

Duke ju pergjigjur vetem titullit.  Ligji eshte. Ndertimet jane te paligjshme. Vetem familjaret e nje prej atyre drejtoreve te policise, te ajo fotoja famoze e drekes se funit te thikes pas shpine, kane nja 4 te tilla. 

PO antenat e kompanive te telefonise mobile dhe internetit qe kane pushtuar taracat e pallateve ne te gjithe Tiranen a krijojne probleme per shendetin? Dhe nese po si mund te ruhemi nga to e njekohesisht nga papergjegjshmeria e shtetit tone makaber?

Taraca e pallatit eshte prone e perbashket ndaj mjafton mos biesh dakort qe taraca juaj te uzurpohet nga valet kancerogjene.

E para nuk eshte mbi taracen e pallatit tim. Dhe e dyta nese nuk shkaktohen deme nuk kemi pse te sensibilizojme banoret per ti hequr. Une prandaj pyes sepse nuk di nese demtojne apo jo.

Asgje s'ju gjen ju po he. lol

Po ju keni andej nga amerika ?

Cfare? Per cell ? Jooooo! 

Po me cfare ju shperndahen valet andej? Me linje kabllore?

Me ato antenat e tyre gjigande. Me ato i shperndajne valet. Per cell dhe GPS. ( ka sinjal per GPS atje nese sjell nje atje meqe ra fjala? apo nuk behet fjale ) Po keshtu afer qendrave te banimit sikur sme Kane zene syte. 

jane te demshme. mjafton te mendosh qe trupi yne eshte i perbere nga atome. cdo eksitim i tepert i ketre atomeve mbart rrezikun per tendryshuar funkionin e qelizave. valet e cel jane te reja ne treg per te pare efektet afatgjata ne njerez. 

Ok. ''rreziku per shendetin'' , ne rregull.. por eshte ne makro..     por , thjesht te qenit e nje pike karburanti   poshte nje pallati shumekatesh, apo  apo ne mes te  lagjes,  perben direkt rrezik  pontecianl  sepse  ne rrastin e pakujdesise  me te vogel,  keto kthehen ne bomba  shperthyese  qe mund te shkaketoj fatkeqesi te paimagjinueshme..

p.s  edhe ato pikat, gjithashtu poshte pallatevesmiley,   qe mbushin bombla me gas.. mu si bomba  me sahat jane..

muhahahahaha. jane te gjithe karburantet e miratuara nga bashkia e tiranes. Rrofte Ed Rama.

tani di coj ne maj te pallateve. qe edhe po te bie zjarr dihet qe flaka iken lart... esh i zgjuar tjetri moj smiley

Karburantët nëpër pallate, duhet një ligj që t’i ndalojë

Po ligje kemi boll po nuk zbatohen. Ndoshta duhet nje ligj per te zbatuar ligjet. smiley 

Ku ka ma mire mer! Ja psh, je ne kat te dyte duke ly deren e hekrit ke hymja e apartamentit, dhe pasi kryn pune del ne dritare dhe i thrret Metit (puntorit te karburantit) dhe i hudh i shishe plastike per me e mbushe me benzol per te la durt te te jane ba me boje. I hudh leket dhe meti te hudh kusurin mbrapsht. Me t'pas lezet! I miss home man!!! Fakin shit!

Fakti qe ne cdo qytet kam pare pika karburanti afer banesave me le te mendoj se nuk eshte aq problem.

Artikulli eshte lemsh. Gazetaret duhet te bashkepunojne me juriste ne raste te tilla, e jo te bejne vete kerkime e te dalin ne perfundime te gabuara.

Ligji nr. 8450 qe permendet ne artikull nuk ka sesi te parashikoje me detaje te gjitha kushtet (teknike, per mbrojtjen e mjedisit, per mbrojtjen nga zjarri, per mbrojtjen e prones, per mbrojtjen e publikut), por ama i ben reference te qarte akteve te tjera nenligjore qe nxirren per kete qellim. Mjafton te lexosh VKM nr. 170, dt 25.04.2002 dhe krijohet nje ide shume me e qarte per proceduren e dhenies se autorizimeve per stacionet e shitjes se karburanteve (qe eshte rasti konkret ne artikull).

Si perfundim, se del muhabet i gjate, baza ligjore ekziston, Ajo qe nuk ekziston prej kohesh dhe qe eshte problemi me akut i funksionimit te shtetit shqiptar ne pergjithesi eshte moszbatimi i ligjeve dhe akteve nenligjore. Per sa kohe te jete keshtu, ne Shqiperi do jete rrumpalle.

Duhet qe te ndodhi ndonje shperthim tek keto pika, qe te zgjohet pushteti qendror dhe ai lokal. 

S'ke ndonje alternative me pak te demshme per mjedisin Pjero?

Kane ndodh nja 2 o Pjer, po ti thua e treta e verteta...

ato fotot? 

smiley swed , bama smiley

Ja sa te rregullohet edhe cazë ujti se pastaj ato fuçit ne tarraca mund ti perdorim per.. oups, jo nuk dia te perhap ide te kqija smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).