Letrat e Mit’hat Frashërit - Për miqtë e mi t’Amerikës

 

Letrat e Mithat Frashërit ngjan si një letër e hapur, ku ai u drejtohet miqve të tij bashkatdhetarë në Amerikë, duke kërkuar prej tyre ndihmë. Komunizmi, regjimi që e urreu deri në vdekje, kishte mbërthyer tashmë Shqipërinë. Viti shënonte 1946. Diçka më pak se tre vjet para se ai të ndahej nga kjo jetë. Mid’hat Frashërit dhe miqve të tjerë që ishin kundër këtij regjimi, s’ju kish mbetur rrugë tjetër veç emigrimit. Letra na zbërthen çdo pikëpamje të tij mbi situatën e krijuar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, shqetësimet e tij, revoltën, trishtimin dhe parashikimet mbi sistemin e ri që po vendosej në Shqipëri.

Angazhimi i tij politik nuk qe një rastësi. Edhe pse kishte dhënë dorëheqjen nga aktiviteti politik në vitin 1925, pas shumë kohe heshtje, në vitin 1939 ai iu rikthye sërish politikës. Pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos të rikthehet. Në vitin 1941, ai është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Midhat Frashëri u detyrua që në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Mbase ka qenë në Itali edhe gjatë kohës kur ka shkruar këtë letër. Edhe pse ai nuk e shënon vendndodhjen e tij. Në fund të letrës ai shkruan thjeshtë: “…Mid’hat Frashëri… Në mërgim më 1 dhjetor 1946″. Në këtë moment të jetës së tij, edhe pse i zhgënjyer ai duket më energjik se kurrë. Bën plane dhe mbi të gjitha informon, kërkon t’iu hapë sytë njerëzve e të zhdukë çdo aureolë optimizmi që kishte mveshur idetë e njerëzimit mbi “mrekullitë e sistemit të ri shoqëror”. Çfarë po ndodhte në të vërtetë në Shqipëri? Çfarë ishte komunizma, me ç’forma dhe mënyra po vendosej diktatura dhe çfarë fshihej pas fjalëve reforma dhe përparim? Pak kush si ai mund ta analizonte atë fillim të vrullshëm… për më tepër të parashikonte pasojat që do të vinin për gjithë shqiptarët.

Komunizma, një kolerë që shkatërron shpirtin

Për miqtë e mi t’Amerikës

Të dashur miq,

Kemi dy vjet që u detyruam të largohemi nga Shqipëria dhe të bëhemi refugjatë. Sot, në tokën e mërimit të anës perëndimore të Adriatikut, jemi afër 750 shqiptarë, në mes të të cilëve edhe gra, kalamanj e pleq. Në Greqi janë 800 refugjatë të tjerë, të larguar nga atdheu, mezi të shpëtuar nga masakrat, despotizma dhe tmerri që ka mbuluar Shqipërinë. Këta 1500 refugjatë janë nga të gjithë anët e Shqipërisë: Konispoli, Shqipëria e mesme dhe e veriut edhe një numër i madh nga Kosova.

Që dy vjet, kujdesi ynë i parë ka qenë të hyjmë në korespondencë me miqtë dhe farefisin që kemi në vendet e largët: Australi, Turqi, Egjypt, Shtetet e Bashkuara t’Amerikës, por veçanërisht me këtë të fundit, ku ndodhet kolonija jonë më e madhe. Shqipërinë e lam në tym e në flakë. Komunizma përgatitej të festonte triumfin e saj në mënyrë komuniste, do me thënë, duke therur, pushkatuar, mbytur, vrarë e torturuar, gra, burra, djem, çupa, të mëdhenj e të vegjël dhe sidomos të pafajshëm.

Deshmë të tërheqim vërejtjen e vëllezërve tanë që ndodhen larg Atdheut dhe që s’kishin pasur mundësi të informohen dhe të kuptojnë të vërtetën. Kjo nuk na dukej një çudi as edhe një gjë e mosbesuar, se, të paktën tri radio të mëdha në gjuhën shqipe ishin në favor të komunistëvet dhe bënin propagandën e tyre. Por, ne na duhej të shpejtonim që të shpëtojmë opinionin e shqiptarëvet që ishin larg Atdheut: Kishim për detyrë të ndritonim mendjen e tyre dhe t’u viheshim në shërbim për çdo informatë që ata mund të kishin nevojë. Ata që kishin mbetur në Shqipëri, mund t’i quanim që të gjithë si të mjerë të burgosur, me zinxhirë në këmbë dhe me litar në grykë. Kishim nevojë, një orë e më parë, të shpëtonim nga robëria, në mos materiale por morale, kolonitë tona. Bëmë thirrje në ndjenjat patriotike dhe njerëzore të miave tanë të largët. Gjithë shpresën e mëkëmbjes së madhe e kishim te kolonija juaj, se ju rroni në një vend të lirë, nën një qeverisje liberale. Ju ishit larg tiranisë, larg despotizmës dhe larg diktaturës kuqalashe. Nuk kishit në Shtetet e Bashkuara, asnjë Mehmet Shehu, asnjë Enver Hoxha, asnjë Tito. Pastaj, kujtonim edhe patriotizmën tuaj të viteve 1919 dhe 1920. Kujtonim se qysh, të gjithë së bashku, si një njeri i vetëm, jini ngritur atëhere në këmbë dhe kini luftuar për indipendencën e asaj Shqipërie, për kufijtë e asaj Shqipërije dhe për nderin e asaj Shqipërije. Më të shumtët prej jush i njoh dhe më njihni personalisht. Kishim, pra, jo vetëm detyrën që të hynim në korespondencë me ju, por edhe të drejtën.

Me qindra letra ju janë dërguar, jo vetëm miqvet tuaj si unë, por edhe prej vëllezërvet, kushërinjvet, nipërvet dhe ungjërvet tuaj. Disave nuk u është kthyer përgjigje. Me çdo kusht ishte nevojë që të ndriçohej opinioni i tyre që të vononin akoma të mësojnë edhe të kuptojnë të vërtetën. Dhe kjo e vërtetë çdo ditë u bë më tepër tragjike. Krimet e komunistëvet gjatë luftës, i vazhduan krime të tjerë, ekzekutimet pa gjyq ose me gjyq rrugësh, me ligje edhe pa ligje, vajtën duke u shumëzuar. Perëndija vetëm e di numurin e atyre që janë mbytur. Më të shumtët as ekzekutoheshin, as edhe masakroheshin në burgje, por vriteshin e çpoheshin me thikë në udhë e sipër. Sot vallë janë të burgosur, 16.000 apo 26.000? Sa prej tyre gjenden të sëmurë dhe gati për vdekje? Sa familje gjenden të internuar në Krujë, Berat e gjetkë?…

 

***

Doni të pyesni për reforma? Jua them unë. Reforma më e bukur, në krijimin e së cilës komunistët e Shqipërisë kanë rrëfyer një zotësi dhe një inteligjencë të vërtetë, është frika: nëna dhe baba të kenë frikë nga çupa dhe nga djali i tyre. Shqiptari të dridhet nga fisi më i afërt i tij se mos veje e ta kallëzoje te policija, simbas sistemit rus, G.P.U dhe N.K.V.D.

Lumturi e popullit? Vërtet një lumturi e mirë! Bujqvet, katundarëvet dhe atyre që s’kishin asgjë, qeveria demokratike dhe popullore e Enver Hoxhës u ka dhënë nga një pëllëmbë dhe. Por gjithë produkti i djersës së tyre vete në hambar të qeverisë dhe i gjori bujk, katundar ose proletar, duhet që të vejë çdo javë në zyrë të marrë te nëpunësi komunist kafshatën e gojës.

Qysh në fillim të regjimit të komunistëvet, gjith mallrat, ilaçet, veglat e mjekësisë dhe të kirurgjisë, çdo gjë që u gjend në drogeritë dhe depozitat e Shqipërisë, u dërgua te xhaxha Tito, dhe kjo për shpërblim të shërbimit që bëri Titoja duke vrarë afro 50.000 shqiptarë të Kosovës. Vajtën leshtë, lëkurët, benzina dhe nafta edhe ato në Jugosllavi. Shumë nga sendet që jep organizata U.N.R.R.A shkojnë në Jugosllavi ose u dorëzohen vetë besnikëvet të regjimit komunist. Fakir fukaraja, në mundshin dhe në gjeçin, le të hanë hithra. Mish nuk tregëtohet më në Tiranë, të shitet e të blihet. Për rroba, mveshje e mbajtje, pëlhurë, stofra e të tjera, mos bëni fjalë, se dyqanet që kishin qenë plot me plaçka, sot janë zbrazur. Edhe në ka eje të shitet ndonjë gjë, i jipet vetëm atyre që kanë marrë bileta nga qeveria…

Kjo është situata e Shqipërisë. Kjo është gjendja e të gjorëvet shqiptarë që kanë lumturinë të rrojnë nën hijen e “demokracisë së Tiranës”.

 

***

Për fat të keq, dëmet nuk janë vetëm materiale. Për Shqipërinë e gjorë, me jo më tepër se një milion njerëz, sikur nuk ishte mjaft kjo luftë e përbotshme dhe pushtimi i huaj, sikur nuk ishte mjaft lufta italo-greke që u zhvillua në tokën arbërore dhe shkaktoi një shumicë rrënimesh, njerëzish dhe banesash, por ja se ku vjen edhe kolera e kuqe e komunizmës, që me dorën e shqiptarit të therrë shqiptarin, të sjellë një mizerje dhe një vuajtje që nuk e ka pësuar kurrë gjer më sot vendi ynë. Me mijëra njerëz që u çduknë nga dora trathëtare e komunistëvet, ashtu edhe me qindra milionë që franga ari u shkrinë në zjarr për qejfin e të kuqvet. Nuk e di cili do të ketë mbetur i padëmtuar materialisht dhe moralisht nga miqt që kemi lënë në Shqipëri? Cili nga anëtarët e fisit dhe nga të afërmit do t’i ketë shpëtuar dorës gjaksore?

Të mos kishte ardhur komunizma, sot Shqipërija mund të ishte vendi më i qetë dhe më pak i dëmtuar i Evropës. Mbi gjithë këto vuajtje materiale, shtoi edhe pësimet shpirtërore të një populli të tërë që i shembet vatra, që i shuhet zjarri, që i thyhet gjithë e arthmja dhe i hapet një humnerë në jetën e tij, mosbesim nga çupa, djali, motra, nëna, baba, i dashuri, fisi, fqinji menjëfjalë, përmbysja e ekulibrit moral dhe shoqëror. Si do ta mbledhë i gjori njeri veten e tij mbas kësaj katastrofe dhe qysh do të bëhet i zoti të fillojë jetën normale?!

Mos më flisni për shërbimet politike që mund të kenë bërë komunistët duke luftuar okupatorin. Trimërija e tyre ka qenë e kufizuar me të djegure më të vrarë shqiptarë, me të çkatërruar dhjetra qytete dhe disa qindra fshatra, që do të ishin si rojtarë të atdheut. Shtoni mbi këto edhe rrënimet e Tiranës që u shkaktuan prej komunistëvet bash në orën tek po iknin Gjermanët. doni të bëjmë fjalë për efektin politik që pati instalimi i regjimit moskovit në Shqipëri?

Pema imediate e politikës së çetës komuniste në Tiranë ka qenë prishja e marrëdhënieve me dy Fuqitë Aleate, Angli dhe Amerikë. Të dy Fuqitë liberale të botës janë armiqësuar me klanin “demokrat” të Tiranës nga shkaku:

1. Se agallarët e kuq e kanë kallur Shqipërinë në sgjedhën e Rusisë dhe të Serbisë: Enver Hoxha dhe banda e tij përgatisnin plane në ç’mënyrë ta bëjnë Shqipërinë një provincë serbe, edhe mbasandja kanë guximin të thonë se kanë luftuar për lirinë e Shqipërisë!

2. Se sejmenët e Rusisë, afro 6000 njerëz (oficerë, nëpunës, profesorë, industrialë, organizatorë, ushtarakë, por kryesisht spiunë dhe policë të G.P.U-s) sot janë sundonjësit e vërtetë të tokës shqiptare.

3. Se sjellja e autoritetevet të Tiranës ka qenë armiqësore dhe pa edukatë, ky brutalitet me qëllim fyes, kishte filluar kundrejt Aleatëve që në fund të vjetit 1945. Por dy veprime më me rëndësi akoma u bënë shkak që bota e tërë, ajo botë që dëshiron paqe dhe drejtësi, të ndjejë një zemërim dhe një urrejtje kundrejt qeverisë së Tiranës dhe këto janë:

a. Të prurët e Rusisë gjer në Sazan dhe në Sarandë, do me thënë në detit Jonian dhe afër Mesdheut Lindor.

b. Të qëlluarit me top të vaporrëve anglezë të luftës nga bregu i detit shqiptar.

Nga kjo keqsjellje e qeverisë kuislinge të Tiarnës (themi “kuislinge” se nuk mund të quhet shqiptare një çetë që merr urdhër së jashtmi, deh aq më tepër prej një shteti si Serbija që gjithnjë ka rrëfyer armiqësi kundër Shqipërisë), qeverija greke ka gjetur një shkak, një pretekst, për të formuluar pretendime absurde kundër vendit tonë dhe kërkesat e saj kanë zgjuar një jehonë të favorshme pranë njërit prej shtetevet të mëdhenj, të cilëvet u cënohen interesat jetike të tyre, kur Shqipërija sjell Rusinë në Mesdhe.

***

Tani, miqt e mij, nuk dua t’ju them fjalë të tjera. Po u drejtohem ndërgjegjes dhe ndjenjave tuaja. Nuk kini nevojë as për këshilla, as për lutjet e mia. Kolonitë tona, patriotizmën dhe shërbimin për Atdhe e kanë në traditë. Detyrën tuaj jua rrëfen ndjenja juaj njerëzore dhe inteligjenca juaj. Këtë letër po u a dretonj atyreve që e dinë ç’do me thënë dashuri e prindërvet, që e ndjejnë mallin e Atdheut dhe që mbajnë gjithnjë gjallë nostalgjinë e vatrës së largët të tyre. Gjaku ujë s’bëhet. As edhe njeriu nuk mund të bëhet bishë. Komunizma, s’kam as më të paktin dyshim, që e keni kuptuar edhe vetë, është sëmundje e tmerruar si tërbim i qenvet dhe ujqërvet, është një kolerë që nuk çkatërron vetëm trupin, por edhe më tepër akoma zemrën dhe shpirtin e njeriut. Jam i sigurt që asnjerit prej jush nuk i pëlqejnë këto sëmundje. Prandaj edhe juve ju bije një detyrë, edhe më urdhëronjëse akoma: të hyni edhe ju në udhën antikomuniste që ka filluar jo vetëm në Shqipërim por edhe n’Amerikë.

Mos harroni se Shqipëria gjindet në një moment delikat. Kujtoni përgjegjësinë tuaj përpara historisë. Kolonitë tona nuk mundin të rrinë indiferente, janë në vende të lirë, janë larg territorit, larg kanosjevet gjaksore të Koçi Xoxëvet dhe çdo indiferencë të tyre, kur atdheu heq çaste agonije, merr formën e një krimi të urrejtshëm.

Kemi sigurinë se do të mbushni detyrën tuaj. Do t’i bëni një mur komunizmës me vullnetin tuaj, me zemrën tuaj dhe me patrotizmën tuaj. Me këtë bindje, ju uronj shëndet edhe punë të mbarë.

Mid’hat Frashëri

Në mërgim më 1 dhjetor 1946

Gazeta Dielli

48 Komente

Qysh në fillim të regjimit të komunistëvet, gjith mallrat, ilaçet, veglat e mjekësisë dhe të kirurgjisë, çdo gjë që u gjend në drogeritë dhe depozitat e Shqipërisë, u dërgua te xhaxha Tito, dhe kjo për shpërblim të shërbimit që bëri Titoja duke vrarë afro 50.000 shqiptarë të Kosovës. Vajtën leshtë, lëkurët, benzina dhe nafta edhe ato në Jugosllavi.

Dmth Shqiperia paska qene me mire se Jugosllavia?!

Jo Rono, ndofta domethene , qe Jugosllavia per momentin, e telendisur nga lufta, nuk kishte me rezerva..

Edhe rezervat e munguara te Jugosllavise ja plotesoi Shqiperia??

po pra ! eshte si ajo puna e atij qe tha : "ç'ne kolonë italianë ne shqiperi ??" Po ti nuk e kupton qe ishim ne qe donim ta kolonizonim Italine.
Keshtu dhe puna e jugosllavise

po jo mo Rono.. per aq sa ishte e mundur... medemek per hir te solidaritetit dhe "vellazerise komuniste". ju detyroheshim shume shokeve jugosllave (Dushanit Miladinit) you know... mbi te gjitha PKSh..smiley

p.s. edhe Greqia doli shume keq nga lufta. uri e madhe.. pyet cthone fshataret shqiptare pergjate kufirit me Greqine.. sepse i kane ndihmuar greket..aq sa kishin mundesi natyrisht..

Kur Shqiperia shpalli panvarsin nga Turqia ne territorin shqiptar ngelen shume ar... gjat sundimit te zogut pati zhvillim edhe pasurim te shtreses se lart... pas luftes se 2te boterore magazinat e shqiptarve ishin plot me mallra... Shoku i respketushem Enver barazoj lekun shqiptar me dinarin apo ca monedhe perdornin atehere sllavet e jugut.. edhe te gjith ato gjera qe kishin ngel ne shqiperi nga fundi i luftes se 2te shkuan ke xhaxhi Tito...

Dmth Beqiri na qenkersh finok, kurse Kadriu leshko!!!

Dmth ciraku i sllaveve dhe banda e tij kuqalashe ishin ne sherbim te plote te armikut tone ekzistencial.

Roni, mjafton te lexosh vepren e mrekullueshme te Shokut Enver, Titistet, dhe te shohesh se si "vellezerit" jugosllave me ane te marreveshjeve ekonomike forcuan shume vleren e dinarit duke e barazuar me frangun tone (shume me te forte) dhe terhoqen te gjithe mallrat nga tregu shqiptar...

Enveri shkrua edhe se si shkuan per lesh e dolen te qethur, kerkuan vellezer ( nuk e permend Masakren e Tivarit) dhe gjeten tregtare... 

 

Mos më flisni për shërbimet politike që mund të kenë bërë komunistët duke luftuar okupatorin. Trimërija e tyre ka qenë e kufizuar me të djegure më të vrarë shqiptarë, me të çkatërruar dhjetra qytete dhe disa qindra fshatra, që do të ishin si rojtarë të atdheut.

 

Po mire, po kur s'ka më atdhe, ç'fare bejne ato dhjetra qytete e fshatra jo te çkaterruara ? Kujt i bejne roje ?

 

Po mirë, xhanëm, pse nuk e bëri vetë luftën kundër okupatorit ky pinjolli i familjes së famshme të frashërllinjve dhe ta fitonte atë? Kështu, nuk do linte "bandën" e Enver Hoxhës të instalonte kolerën. Si kryetar partie, më pas do ndërtonte kapitalizmin në Shqipëri, do ta transformonte vëndin nga një truall thellësisht feudal në një vend të zhvilluar industrial. Këtë do ta bënte pasi të dhiste mbi vizat me laps të kuq që Çurçilli dhe Stalini kishin hequr mbi hartën europiane, si në Teheran, ashtu dhe në Jaltë të Krimesë e Potsdam.

 Aaaa...nuk e lanë gjermanët?! Po pse iku dhe nuk qendroi në atdheun që e deshi aq shumë? Mos pa gjë se si francezët, polakët, çekët, italjanët, norvegjezë, madje dhe austriakët, pushkatuan me dhe pa gjyq bashkëpuntorët me nazizmin dhe fashizmin?

Ndoshta ne vendet e bllokut komunist kane ndodhur vrasje te tilla, por ne tjeret me perjashtim ndonje rasti izoluar jo. Edhe vete Benitto Musolini u nxituan ta ekzekutojne (ishte denuar me vdekje me kohe) ngaqe kishin frike, se mos rishikoheshin gjerat dhe perfundonte i burgosur perjete.
Barbarizmat, raprezaljet, vrasjet e kundershtareve politik sipas nje lufte civile, kane ndodhur vetem ne Shqiperi (dhe vendet e tjera komuniste) Merret per etalon nje vend tjeter stalinist, por ne vendet qe zgjodhen demokracine jane denuar vetem kriminelet e luftes, jo bashkpunetoret apo simpatizuesit e regjimit nazist, fashist.

Petro, ke absolutisht te drejte. Patriotet tane kane qene njerez mire si individe por krejtesisht te paafte per te ndertuar nje strategji kombetare dhe per ta vene ne zbatim. 

Paaftesia e tyre totale eshte aresyeja qe nje numur i vogel njerezish qe perdornin vrasjet nendhe e pas shpine kur pjesa me e madhe e partizaneve luftonte vetem per te debuar pushtuesin arriti te sheshonte çdo gje dhe te niste persheshin.

Jalta? as qe eshte permendur fare Shqiperia. Dmth qe çdo vendim qe mund te merrej me pas nuk hynte fare ne marreveshjet nderkombetare. 

Vetem se, udheheqesit tane gjeniale qe s'kishin arritur te jepnin nje provim te vetem dhe kishin ardhur ne pushtet fale ndihmes vellazerore te kriminelit Tito, duhej te kerkonin nje pune...

Cfare pune mund te benin udheheqesit tane te shquar ne nje Shqiperi demokratike?

Cfare mund te bente Koci Xoxe ose Bedri Spahiu, pervec teneqexhiut? Zanati i tyre i vertete. Apo Enver Hoxha, i deshtuar ne profesion, mesues pa diplome universiteti, se as ate nuk arriti ta kryeje.

Bedri Spahiu ka qene, si dhe Omer Nishani, anetar i partise fashiste thjesht per te marre nje cope byrek pa punuar. Omer Nishani i ka mohuar faljen patrioteve te shquar dhe krejt te paster si Shefqet Beja qe edhe vete shoku Enver e quan (tregtar) te zgjuar.

Po tani o Petro,ky trimoshi i frasherllinjeve donte te luftonte sic kishte luftuar edhe kunder Turqise, por kishte pak frike se mos gjate luftimeve hante ndonje plumb b.theve dhe shkonte per lesh arapi, dhe keshtu na humbiste vatani. Ndaj edhe mendoi me zgjuarsi se sikur te luftonin te tjeret, sidomos komunistet, do te ishin ata qe do te shkonin per lesh, ndersa ky do te na ndertonte kapitalizmen perendimore. Por ç'e do nuk e keshem kismet dhe nuk proftasem dot, se komunistet si bij k.rvash qe ishin ja hodhen.

Ndersa per ate qe thone gojen e liga se ka bashkepunuar me gjermanet, nuk eshte hiç e vertete. A thjesht ju ka treguar bukurite natyrore te vatanit, meqe gjermanet kishin ardhur thjesht per turizem, dhe armet i kishin vetem per t'u mbrojtur nga kafshet e egra, se helbete kohe lufte ishte.

*****

Lumturi e popullit? Vërtet një lumturi e mirë! Bujqvet, katundarëvet dhe atyre që s’kishin asgjë, qeveria demokratike dhe popullore e Enver Hoxhës u ka dhënë nga një pëllëmbë dhe. Por gjithë produkti i djersës së tyre vete në hambar të qeverisë dhe i gjori bujk, katundar ose proletar, duhet që të vejë çdo javë në zyrë të marrë te nëpunësi komunist kafshatën e gojës.

.
Qe ne ate kohe eshte ravijezuar portreti i pjeses me te madhe te atyre qe mbeshteten bishen komuniste... "te pagje"... Andaj i detyrohen kaq shume Enverit.

.
.

Këtë letër po u a dretonj atyreve që e dinë ç’do me thënë dashuri e prindërvet, që e ndjejnë mallin e Atdheut dhe që mbajnë gjithnjë gjallë nostalgjinë e vatrës së largët të tyre. Gjaku ujë s’bëhet. As edhe njeriu nuk mund të bëhet bishë. Komunizma, s’kam as më të paktin dyshim, që e keni kuptuar edhe vetë, është sëmundje e tmerruar si tërbim i qenvet dhe ujqërvet, është një kolerë që nuk çkatërron vetëm trupin, por edhe më tepër akoma zemrën dhe shpirtin e njeriut. Jam i sigurt që asnjerit prej jush nuk i pëlqejnë këto sëmundje.

.
Edhe kjo analize perfekte, qe ne ate kohe. Njerezit pa moral u duken qe atehere.

...vrasjet e kundershtareve politik sipas nje lufte civile...

Vërtet mendon se mund të jeni i besueshëm, kur afroni argumentin e mësipërm për një Shqipëri, ku për kërkënd nuk dukeshin konfigurimet e palëve kundërshtare, sepse nuk arrinin në ekzistencë të prekshme në një vend që 95% e popullsisë nuk dinin shkrim e këndim. Mirpo ama, këta analfabetë historia i kish mësuar të dallonin mirë dy palë, ata që e mbronin këtë vend dhe ata që e pushtonin, ku pjesë ishin dhe bashkëpuntorët.

O çun, leri përrallat! Të ka zënë dora ndonjë libër dhe bën sikur i di mirë gjerat. Kur të arrish të zhveshësh veten nga paragjykimet politike, atëherë ke të drejtë të marrësh pozicionin e megallomanit.

z Petro. megaloman, sipas nje versioni modern eshte ai qe eshte mendjembyllur, qe nuk njeh versione te tjera. Pra i indoktrinuar.

@Bunker! Versioni im është në formën e thjeshtë e pa shtjellime, ashtu si ky term politiko-social ka ardhur nga greqishtja.

Secili zgjedh per etalon ate per te cilen eshte formuar, rritur. smiley Raprezaljet ne Shqiperi jane bere per te zhdukur fizikisht kundershtaret politik. Ne Itali pothuaj gjithe intelektualet, artistet, akademiket, profesoret universitare kane firmosur "Karten e Besnikerise ndaj Fashizmit" Pas lufte u reintegruan ne shoqeri pa pasoja te medha. Duhej ndertuar shoqeria e re demokratike. Per kriminelet e luftes, tjeter pune pastaj.

Dengla komuniste keto.  Palet kundershtare ishin mese konkrete, te mireorganizuara e te qarta.

Kur të arrish të zhveshësh veten nga paragjykimet politike, atëherë ke të drejtë të marrësh pozicionin e megallomanitsmileysmiley

Frasheri erudit dhe liberal i kalibrit evropian OK por ne Ballizmi me thone te drejten na morri ne qafe.

Mosveprim vdekjeprurs e qute Bazi i Canes sipas Emery-it.

Instinkti i Abaz Kupit ishte me ja shtyp koken gjarpnit sa ishte i vogel.

Kto kujtoshin se do t'a zgjidhshin ket pune me te folme e arsyetime. 

Bjeri mer ballit ene qiti gjakun, t'a kishin heq qafe ket fare hislli!

Herbert Spence ka lene nje keshille te vlefshme: "Qellimi suprem i kultures nuk eshte erudicioni por aksioni". Hajt te gjykojme se çfare rezultatesh konkrete arriten keta gjeni, erudite, leximtare... te te dy paleve kundershtare.

Vendi yne shkoi ne fund te gropes per fajin e njeres pale dhe per krimet e tjetres.

Jam dakort qe monumentet tane jane rrezuar dhe piedestalet kane mbetur bosh. Me mire i lejme bosh dhe ne te ardhmen i mbushim me figurat qe do te çojne vendin tone te dashur perpara drejt perparimit se sa ti mbushim me figura kot me si koti.

As mos e diskuto Gjon!

Secili duhet te gjykohet simas merites.

Ne Kronike ne Gur Kadare perdor shpesh nji sllogan  te ballistave, namely "poshte vllavrasja".

Balli e kuptoi vone me ca kishte te bonte, ne fillim se kishin idene!

Sa per kahun tjeter ata ne pergjithsi ishin long groshe 

Vetem se ndoqen germe per germe script-in qe ish shkrujt qe ne 1917 sesi kthehesh lufta e pergjithshme ne lufte civile.

Frasheri erudit dhe liberal i kalibrit evropian.

  Per Enverin psh mund te thuhet qe ishte i krahasueshem, si diktator, me Causheskun! Dimitorvin, Stalinin po  Mithat Frasheri me cilin kaliber europian e krahason?!!smiley

I vetmi shqiptar i afte, guximtar dhe trim qe mund te organizonte luften kunder pushtuesve per nje Shqiperi perendimore dhe te na shpetonte nga diktatura komuniste ka qene vetem Ahmet Zogu. Nje pjese e madhe e luftetareve patriote shqiptar te lidhur me Frontin Demokratik do te ishin rreshtuar ne krah te tij duke lene Miladini dhe Dushanin pa ushtare...

Nje burre trim dhe i zgjuar qe u ngjit i pergjakur ne parlament dhe e fali Valter Beqirin i cili kur u pushkatua nga komunistet vdiq me emrin e Zogut ne goje... ne Vjene ka nxjerre revolen dhe ka qelluar atentatoret e tij... Ka udhehequr njesi ushtarake me sukses ne moshe vertet te njome. Ka krijuar nje legjislacion ne linje me Europen perendimore e gjitha e fshire nga Pushteti Popullor (dyqani i hapur ne kohen e Zogut ku perfundoi?)

As qe i shkoi ndermend te kthehej ne Shqiperi e te bente detyren si patriot. Eshte fajtori me i madh ne kete pike kritike si nje patriot i madh qe ka qene. Ai dhe analfabete si Abaz Kupi lane sheshin bosh. 

 

 

Amon mer se po na boni me na more molli per Salen! Po sa iku ai dreq ngelem pa nji teme te hajrit m'peshk. Shko Gramozi me i bo homazhe Mehmetit, tak qisin dakumenta "Ballistet".

Po nai dy-leksh debat se si duhet te bohen gjonat ne te ardhmen a mund ta bojme? Jo se deri tani jena more vetem me si te heqim Salen. Iku ky e po merrna me skenare filmash me partizon e gjermon.

 

Ask and you shall receive Guce smiley 

Po sa iku ai dreq ngelem pa nji teme te hajrit m'peshk. 

Fundi i Luftës së II Botrore solli dy ndryshime madhore: komunizmin si aspiratë në pragun e fesë dhe përshpejtimin e rrënimit të kolionalizmit si aspekt imperialist. Shqipëria nuk është se ndodhej para shumë alternativash, përpos se vendosjes së komunizmit, gjë që shprehej në rradhët e formacioneve partizane dhe gjëndjen e mjeruar ekonomike të popullit. Nuk kish alternativë tjetër. Kur Zogu nuk i veshi opingat, tha se e shoqja ishte lehonë dhe kur lufta ziente, tha se nuk ndihej mirë me shëndet. Mit'hati, alias Lumo Skëndua, ishte një intelektual i formuar, bibliotekar, e madje po deshët, edhe librashitës, por si organizator ishte një zero me xhufkë. Ai dhe partia e tij, me Ermenjin e Këlcyrën, nuk i dhanë dot shqiptarve një alternativë tjetër politike, nuk i ndërprenë bashkëpunimet me armikun, nuk patën mbështetje të gjërë nga populli. Politika e tyre mbeti e kufizuar në një rreth njerzish që nuk përfaqësonin dot as atë pak shtersë të mesme, përpos se pronarët e mëdhenj të tokave.

Në kohën kur M.Frashëri shkruan këtë letër, vetë Italia, por dhe Franca kërcënoheshin seriozisht nga komunizmi. U ndanë fatmirësisht në zgjedhje 52 me 48. Fati Shqipërisë për t'u vënë nën sundimin e lindjes komuniste, për fat të keq ishte paravendosur. Në mos me këtë Enver që patëm, një Enver tjetër do sundonte, deri sa Gorbaçovi t'i thosh popullit të Lindjes, se "prona e gjithë popullit është pronë e askujt"

mos ja fut kot sepse shumica e shqiptarve qe luftotnin per partine komuniste sja kishin idene se per cfare po luftonin...aristokracia qe Zogu po mundohej te krijonte u pushkatua... ajo ca e beri komunizmin te sundonte ne shqiperi ishte eleminimi i te gjith konkurencave qe ishin rreth PKSH... edhe populli 80% injorant normalisht qe do shkonte si dele mbas 1 drrite qofte edhe te rreme.... ne fakt ne vazhdojme e bejme edhe tani... edhe pse smund te themi qe jemi injorant...

Beu akoma ne lufte me hidhsin.allah allah , emblematik  ushtari japonez.

Nje gje me beri pershtypje mua. Kaq shume deme paska bere komunizmi per vetem 2 vite? Duket sikur me i konsoliduar paska qene ne 46-ten sesa pas 45 vitesh...

Bingo.

Nuk qe vetem ceshtje sistemi, qe ceshtje kriminelesh pa din e iman (figurativisht, jo fetarisht). Ndaj trajektorja u percaktua qe ne fillim dhe ishte konsistente per sa kohe sunduan; cka ndryshoi qene vetem numrat e viktimave dhe detajet.

Ama keneten e Maliqit e thane, plus qe i bene malet lule si fushat, me brezare dhe bunkere.

Pavaresisht bingos, une mbetem skeptike. Per fjaline e pare. Per te dyten, shume dakord smiley

Demi u be qe ne themelimin e partise nga emisaret serbe.  Intrigat antishqiptare, vellvrasese e makieveliste per te arritur pushtet absolut filluan qe athere.

Ne fakt Xhaxhi enveri mori thjesht 1 shembull coppy - paste nga Ruset qe e kishin filluar kete gje qe ne 1917... kshu qe 2 vjet ishin mese te mjaftueshme per ta kuptuar... gjithsesi edhe gjat kohes se luftes, vrasje brenda kalnit ta pas gjithmon... si ne rastin e Qemal Stafes

Si ma ke ate kale qe te ngordhi vjet, o Mithat bej, tha.

"..E mbaroi jeten diten e shtune  me 5 te qershort  1904.Sami Be Frasheri,na la perjete!Shkoi per te mos ardhur kurre nje i ketille burre! Sa dem  i math, sa e keqe mynxyre per kompne  Shqiptar! Sa fatbardhe mundet te quhet kompi yne qe nxorri njerez si keta, aqe fatzi eshte tashti q` i humbi shpiretmedhenjet e punembare.Me te vertete ishin  te shenjte  keta tre vellezer te bekuar.Kush nuk e di  Abdyl Bene q`u shua  per memedhene?Po keta, keta te dy  Naimi e Samiu ..

  U ndodhe ne nje komp ,  i cili  eshte me i miri i te gjitheve , por eshte me i vogel  edhe ne zinxhirin e hekurave , ne erresire e ne te keqia.Per kete komp, kishin dashuri te madhe , per kete u perpoqne  sa shuan  jeten e tyre.Abdyl  Beut,  q`ishte  i forte si dragua , shendetne ja prishi burgu, atje ku e mbajti.. guverrna e kepucegrisurve.Naimi me Samine , per fat te keq, ishin  gjithenje  te pashendetshem, te dobet e te brengosur , s`pane nje dite te bardhe.

   Por kushdo qe i njihte ata zoterinje, Shqiptar, qofte i huaj, bindej se ata  kishin nje madheri  ne shpirt, nje hije te shenjte, qe tek i huaji kurre nuk u hapej goja, per te leshuar llafin e lig, per  te gjakut te tyre.Deshen  me mish e shpirt,cilindo qe luftonte kunder te huajit, ne komp te tyre.."

"Drita", Sofje Nr.46 14 qershor  1904

Ik o Mitato! 

Kam degjuar qe ky ka qene kminister. I kujt partie ka qene? Ka fituar zgjedhje ky?

me PD smiley

nuk e di cili shqiptare do shkruaj ne vitin 2071 ndonje artikull ,:

demokracia( alla shqiptare) nje ilaç qe te shkaterron zemren ?

Kamunizmi, si t'ua bi mo per mar' un, a keni honger naiher nai hisell bytheve? Njashtu pra osht kamunizmi. Te djeg bytha sa te dhemb shpirti.

Facizmi masanej e thame qi osht hallve me shum shiqer. Kurse nazizmi ishte "a ke honger naiher Sallam Turist"? Njashtu pra osht ene nazizmi.

Se harrova. Mit'hati e lyu cike gishtin (si mceftas) ne hallve, po atij sallamit i hyri rendshem ama. Dhe ankohet pse i dogji bythen hislla.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).