Shkrimtari dhe kolumnisti Rod Dreher u lind dhe u rrit në një qytezë të vogël rurale në Luiziana. Një vend i vogël që quhet Seint Frencisvill. Në rastin e parë që iu dha, menjëherë pas gjimazit, Rodi u arratis nga ai vend i humbur. Motra e tij Ruthi, ndenji mu aty, dhe në atë vend ndërtoi jetën dhe familjen e saj. Vitet kaluan dhe Rodi shkoi larg dhe jetoi një jetë të rëndësishme profesionale, në metropolet më të mëdhenj të Amerikës, duke shkruar për gazeta me nam ndërkombëtar.Nga njëri qytet plot drita në tjetrin, Rodi kishte vetëm 2 muaj që ishte zhevendosur në Filadelfia me gjithë familjen, kur mori vesh se Ruthi 40 vjeçare, kishte marrë një diagnozë fatale kanceri në mushkëri. Kthimi në St. Francisvill ishte i dhimbshëm dhe i vështirë, por ajo që gjeti atje pas kaq shumë vitesh e goditi shkrimtarin Rod Dreher më fortë se gjithçka.

Komuniteti u mblodh rreth Ruthit, që ishte mësuese e njohur për të gjithë, dhe i dha familjes së saj forcën pa të cilën nuk do ta kishin përballuar dot fatkeqësinë. "Ruthi ishte kujdesur për kopshtin e saj, dhe në ditën e keqe të sëmundjes dhe fatkeqsisë, ata njerëz ishin të gjithë atje për ta ngritur lart." - tregon shkrimtari. Ai kuptoi se motra e tij kishte diçka që ai nuk e kishte patur kurrë; Rrënjë në një vend.

Libri "The Little Way of Ruthie Leming" nga Rod Dreher eksploron rëndësinë e të përkiturit në një vend, dhe të qenit pjesë e një komunuteti në një kohë kur globalizimi po fshin edhe ndërgjegjen e jetës lokale. Sekreti i një jete të mirë, sipas Dreher nuk është thjesht suksesi profesional apo paratë e grumbulluara, por edhe aftësia për tu bërë bashkë me  të afërmit, fqinjët dhe bashkëqytetarët.

Kultura bashkëkohore (dhe në rastin tonë si Shqiptarë, historia e dekadave të fundit) na shtyn të largohemi nga vendet prej nga vijmë, të shihemi rrallë, të fragmetizohemi dhe të bëhemi ishuj në mënyrë që të arrijmë maksimumin tonë profesional. "Por kur vdekja dhe vuajtja të vijnë për ty (dhe do vijnë patjetër) ti do duash të jesh në një vend ku i njeh dhe të njohin. Dhe do të duash, në fakt do të të duhet, të kesh ku të mbështetesh." - shkruan Dreher.

Dreher dhe e shoqja biseduan, dhe kuptuan se nëse ata do ishin përballur me një katastrofë si sëmundja e Ruthit, nuk do të kishin te kush të mbështeteshin në asnjërin nga metropolet ku kishin jetuar jetën e tyre migratore. Ndaj vendosën, të gjithë bashkë, të ktheheshin në atë qytezë të vogël rurale, e cila ruante për famijen e tyre aq shumë dashuri. "Ishin pikërisht gjërat që më kishin bërë të braktisja këtë vend, ato që po më thërrisnin të vija këtu sërish." Dhe kaq ishte, pas dekadash duke ndjekur ato punët e mëdha, Rodi kthehet në shtëpi.

Dhe pyetja lind për gjithësecilin, qoftë për ata që janë mijëra e mijëra kilometra larg Shqipërisë, në vendet ku kanë ngritur jetët e tyre si emigrantë, qoftë për ata që janë shpërngulur nga fshatrat drejt qyteteve të rrëmujshme në Shqipëri, ku nuk njohin më askënd e ku askush nuk i njeh; A je në shtëpi? E nëse nuk je i sigurt se ç'do të thotë kjo; A ke ku të mbështetesh në ditën tënde më të vështirë?

148 Komente

Puna eshte se ne dite te mira, njeriu nuk e mendon te keqen, apo dite te veshtira . Ne dite te mira, qellimi, synimi eshte nje jete e mire.  Sa me te mire. Realizim qellimesh. Gjate kohes qe je 'duke bere' keto pa e kuptuar ndryshon. E ndjej veten - ne shtepi! Shtepia eshte aty ku dhe zemra eshte. Njerezit e tu me te afert!! 

E ku ta dije robi i shkrete. Jeta jetohet parç e kuptohet mbrapsht. Gjersa te shpikim jeten kuantike qe do na lejoje t'i provojme te gjitha mundesite.

Shume bukur Blend!

Mund te them se pasi kam levizur 17 here, 8 qytete, 5 provinca, 3 shtete, 2 kontinente me ne fund kam arritur ne shtepine time...

Po behem 6 vjet ne qytetin e fundit dhe dua te jetoj ketu deri ne fund te jetes... gjate ketyre gjashte viteve kemi forcuar rrethin shoqeror... shoqeria ja ka zene vendin familjes se shperndare neper bote... dhe e mira eshte se shoqerine e zgjedh... komunitetin po e ndertojme vete, madje mundohemi te sjellim njerezit tane ketu sa me shume....

Arsyeja qe na solli eshte puna... arsyeja qe na mban eshte se me te vertete jemi integruar 100% ne shtepine tone, ne qytetin tone, ne kete shtet ku ndihemi me te vertete te lire e te respektuar. Ky eshte vendi i enderrave per te rritur familjen nga berthama...

Ne diten me te veshtire do mbeshtetem te gruja, pastaj te kalamojt, pastaj te shoqeria, te ligji, te sistemi shendetsor, dhe te barazia sociale...

fgm, jam shume i kenaqur per ty. Jam i mendimit se shtepia mund te ndertohet kudo, qofte ne Kanada, qofte edhe ne NYC, e rendesishme eshte qe ta gjesh shtepine, dhe ta ndertosh komunitetin sic po beni dhe ju atje.  Kam pershtypjen se rendesi kane edhe vitet. Kur behesh 5 vjet e me shume ne nje vend, fillojne te krijohen lloj lloj lidhjesh.

Rrofsh. Dhe ti je i mirepritur ketu. Kemi shume nevoje per specialiste marketingu... smiley

Mire qe paske zene vend me ne fund o fgm. 

Te zesh vend eshte me mire se te mos zesh vend. - NN (Agjent Imobiliar)

nje  shprehje e urte e grekeve te lashte thote: ''o pu gjis, qe Patris''',  e cila shume bukur, gjithashtu  me rimesmiley, shqip perkthehet:   ''ku gjen dhe, eshte/behet Atdhe''.smiley

megjithate, nostalgjia  per memedheun, malli per njerezit, te afermit etj, mbetet  pergjithmone... prandaj rrime edhe ketu te peshku..smiley

Ky postimi me kujtoi "I robot" (Une, roboti). Jo ate filmin debil, por tregimet e Isak Asimovit. I mrekullueshem.

po s'te ra kanceri, si i bohet?

Njeriu nuk eshte peme.

Nga ana tjeter nostalgjia per vendelindjen mbetet gjithnje ne zemer. Nuk i kuptoj fjalimet kokoshka kanadeze te fgm, perveçse per t'i dhene gajret vetes.

Rrenja eshte e rendesishme per psikologjine dhe fatin e grupit. Per individin pastaj ndryshon muhabeti.

Po o AV e dime se individin ndryshon puna, individi eshte gjo e modhe, nuk krahasohet me asgje tjeter, sidomos ne Kanada kur ben sparkaten ne rruge.

Meqe po fol per rrenje, individi eshte gjethja.

kot e ke kap keq me Kanadane smiley... se ke idene sa rob te paqte jemi...

Kur ju godasin ne faqe, ktheni tjetren. smiley

po, e vertete... dhe gjithnje shpetojme vetem me nje dacke smiley

C't'i bej amerikanit qe eshte zemerbute, tha. smiley

Jeni si tironsit, ne nuk i bojme keq asnjonit mer jau, jemi rob per smari mer jau, prej nesh nuk te gje asi e keqe mer jau.

tirona, torono..pak gje ndryshojme smiley

Ah more Belul ! Çajupi dhe Naimi edhe pse kane ditur gerqisht  nuk ja ukane pas merre pertembara ca vasijete, si ai me siper

pse mo grava,  cfare nuk qendron te  ''fjala e urte''  e grekeve?     ngaqe vete  greket e lashte  u vendosen e krijuan koloni gjithandej,  Evrope e me tutje....?      apo    evropianet qe zbuluan  vende (Atdhe) te reja  e u vendosen pergjithmone  ne to.... Argjentina, Uruguaj, Brazili, Amerika, Kanada, Australia, Zelanda e re, Afrika e Jugut...............................

Sa me mungon katundi im, ke nje ndjenje sigurie i rrethuar nga komuniteti ku te njohin dhe i njeh te gjithe, peisazhi eshte miqesor, rruget te njohin, druret jane te afermit e tu te pagoje.  me mungon kopshti me zarzavate, tulipanet ne cdo ledh, dredhkelat ne gardhin e oborrit, kenga e gjelit me mengjes...ja c te ben globalizmi, rri ne peshk e grindesh me te panjohur.

katundar smiley

pse shan ti, s 'guxon robi te shprehi pak nostalgji smiley

Nostalgjik!

sharje dhe kjo? mire komunist por dhe nostalgjik e.

nostalgji - mall per te kaluren

komunizem - e kaluara e Shqiperise

katundar - njeri qe zbriti nga Gur-Kusari ne '44 ne qytet.

Perfundimin nxirre vet.

 

pri nje bulet otopusi dhe shko jeto ne katund...nostalgjia eshte e keqe smiley

nuk eshte shtruar rruga pa otopusa ka sa te duash. Po pse eshte e keqe nostalgjia, ket mund ta sqarosh sipas konceptit tend amerikanoverior smiley

e shof qe per shume kohe do mbetesh jesir ne metropolet e oksidentit.

mos u merzit. mendo qe po punon per shqiperine, per te miren e saj, edhe te atyre qe nuk jane dakord me ty. barra behet me e lehte ashtu...

Sepse te ben te besosh se rruga te njeh, druret jane kushurinjte e tu etc smiley 

Edhe nga pikpamja e logjikes se biznesit, nostalgjia shkatrron, prish, nuk nderton asigje..me nje llaf kohe e humbur... the only lost item that can never be found smiley

...rruga qe ska ngel lope pa dh.....dhe pemet qe ska ngel coban pa bo i ujitur thuaj  smiley

cik me shume respekt per katundin e spiritusit, shoqe smiley

njecike me respekt per lopet dhe cobenjte ti.se qumeshtin e pi zotrote smiley

po drejte...a te lutem m fal ti dhe gjithe lopet dhe cobenjte e atdheut smiley

vetem jo kaq romantik per guret aman smiley

Cështja është se ç'është jeta e mirë: Një karrierë lumturuese? Bollëk material? Familje e qetë dhe e gjindur? Lidhje sociale? Të gjitha bashkë nga pak? Jo për të gjithë këto faktorë kanë të njejtën peshë, kështu që lumturia e secilit qëndron te një përzierje optimale e këtyre përbërësve. Varet pastaj dhe nga aftësia për të prodhuar endorfina, pra sa kënaqet robi me atë që ka. Shtëpia është aty ku je i lumtur.

 

avashni ore se ma bete mendjen ujem. Nga nje ane, mire  thua ti emigrant, e mejtoj veten si Frashellinjte ne Stamboll.po me dogdis kjo qe thote Kaviri, gur kusar...e parape nostalgjia si reumatizem mi grin kockat e nuk gjej rehat.

prandaj s'me eci ne biznes o Av, tani e kuptoj disi shkakun e shkaqeve. Bleva dhe nje gjel qe thua ti dhe e vura ne ballkon.kendonte cdo mengjes i ziu (ishte flakerim i kuq ne fakt) po do ti qe nuk ma kerrente ate mallin e katundit.se c'kishte dicka te degjeneruar prej qyteti ne kengen e tij.Plus mungonin ingrediente te tjere smiley

sa për atë punë unë kam mbjellë groshë në ballkon, po hiç s'po bëjnë përpjetë. vitin tjetër do ta provoj me mëllaga.

dr rama, te ftoj per dreke, mashurka te verdha nga kopshti im smiley

mashurka te kishe thene vetem, ngjyra dihej smiley  

po pse ato jeshilet si quhen? smiley

ato besoj i mbillni ne sera... smiley 

pse jeni bere kaq te hidhur mor aman smiley... ore kemi behar prej verteti ne knej, mos bjer pre e propagandes anticanada smiley

Behari juj, dimri jone! smiley

e tmerrshme smiley... kemi kaq vjet si oksident e s'po ju sqarojme dot.

Eshte e vertete, qe moti ben me i mire ne shqiperi.

Ama, ASGJE tjeter nuk te terheq pervec motit...

Eshte si veshtire, te krijosh jeten rreth motit, ndryshe do ishim te gjithe ne Afriken juglindore ku ju rri temperature 25 grade gjithe vitin...

sa shpejt qenkan  skuqur domatet aty smiley

keshtu me thane, dhe une e hengra karremin nga Prilli... Rruges ama pisja veten " Doli marsi hyri prilli/ pse skendon kengen bilbili" Picirr o picirr me pane syte, bore ne prill per ate zot!!!! 

po ti i fusje nje xhiro ne sera dhe domatet do skuqeshin smiley

Pse mre, per turizem seror vata une? smiley 

konga eshte prill dhe maj, mer daj, te ka ngaterru altertexti ty , gja smiley

qeter kenge ajo, kjo eshte e hodos... smiley 

Po ci keni keto barishte. Njeriu mbjell rrush dhe fiq ne bace!! 

rrusho t paska shku mendja per fiq m duket smiley

e lirë mashurka në kanada, po e ha qeraja e udhës, tha. smiley

let's meet half way smiley

do bëjmë piknik në bretanjë? ti sill mashurkat, unë po marr tenxheren. smiley

si moj ne bretanje.. gjysma i bie ne groenlande me duket smiley

Ne Groenlande keni shtepi verimi ju kanadezet, dmth kur ju merr malli per fresk? smiley

ajo e kish per montreal me te veten smiley

 

Emo, ne pune kishim nje shok qe nuk ia kishte haberin Tiranes fare, po fare. Dhe thoshte nje shok tjeter: Ky te jete tek 21-shi dhe ti te jesh ne Kombinat, te thote "Hajde takohemi te Partizani i Panjohur". smiley

dashnia nuk eshte kur shihesh ne sy me sy, tha zonja Kadare. Por kur shofin te dy drejt nji pike.

smiley

me fal ti kavir, per ke e ke ket metaforen me lart? smiley

Jo mi  e thashe ashtu ne pergjithesi. Dmth betohem per Mbretneshen e Komonuelthit nuk kishte lidhje me trekendshin gjeografik Zvicer-Groenlande-Toronto smiley

normal Kavir, eshte plasja ne behar ketu smiley

më mirë takohena në mes të oqeanit, qenka një ishull që u quka Angra do heroismo, i përshtatet dhe luftës për takim e mashurka smiley

ve me bast qe ka pas knu at kongen e bukur shqiptare, te ka lali shpirt, te ka lali xhan

ndersa ti ke prit ndonje  thelleza kur shkel mbi vese

tallava dhe gjeli si gjith tirona .po nuk e mora vesh kujt i thoshte te ka lali xhan. ndoshta kojshijees ne ballkonin karshi. dukej e urte si pule ajo dhe e shikonte gjelin dhe skuqej smiley 

Se e beri Rod nuk dmth do e bejme dhe ne. Rodi Brenda per Brenda USA eshte prape. Nga qytet me zhurme shkoi ne qytet te vogel pa zhurme. Neve sna del llogaria kshu, if smiley

po shikoj se ky shkrimi u jepka me teper kenaqesi se sa gishti... ma spjegoni dot me nje fjali se çthuhet, se jom duke pertu me e lexu. Gzuar diten e t'nxehtit modh!

spiritus,nuk je vetemsmiley              http://www.youtube.com/watch?v=EvA9qXLhYAg

Blend,na ke bere nje pytje aq te veshtire da 1oooooo$,per sa me perket sa me shume kalojne vitet kendejmaq me shume shtyhem drejt shqiperise,nuk e di pse me duket sikur s'do me tresi dheu ketu ne kete qytet lluksi ku mbreteron paqja,por kur vi te vorrezat e tufines ku kam prinderit dhe te gjith fisin tim o Zot çfar trishtimi,shenje e nje incivilizimi te pashembullt,varrezat perzier me plera dhe bidona,ske ku te shkelesh,pune pellazgesh me i llafe mgjt du me u kthy!

po xhen si thot kenga:vemi o s;vemi, nemes te pillit do vemi , atje ku nuk ka miza heretike dhe bota eshte aq harmonike smiley

smiley harmonia egzisto vetem n'tiron mer jahusmiley

Un kam shume nostalgji per tregimet e babes me partizane, perzjere me ere bajga katundi, eren e sqetullave te magazinjerit te armeve dhe eren njeri te dhomes se dezhurnit te Rojes Operative Luftarake, ere qe tremte edhe kafshet.

nje nostalgji e tille nuk vjen nga e treguara, po nga e jetuara... hapna eretik!! 

Me kalimin e kohes (aq me teper ne emigrim) mendja behet pordhe e nuk arrin me te ndash te treguaren dhe te sajuaren, nga e jetuara.

pirdh pra heretik, pirdh qe te kthjellohesh... smiley 

Piji pordhat e mija te turbullta qe te ngopesh.

nuk jam ne itali derman, hap dritaret se eshte turp te lexojme te korriere dela noce qe vdiq heretiku nga pordha...

s'e kom kuptu kurre qe pse ne shqip per duhanin dhe pordhat perdoret folja me pi.

smiley . E forte kjo! 

Bame, speak now or forever hold your peace! Thuaje fjalen e fundit. Rradha jote! lol ( e paska thene per bese, sa I shpejte)

- bama out!

-10-4, thu ti...

pordhe kulturalisht te pira publikisht vetem te ppu(ekslizivisht per antaret e nderuar) pihen

Heretiko o shejtan smiley

aman o heretiko ç'me ke kujtu magazinjerin e armeve smiley sa shume kemi pas qesh me te se ishte shume i lezeçem,u tallte ai me shume me ne,se ne me ate

Ej me verte si laheshin njerezit 1 here n'jave atehere? Ato n'qytet flas. Se n'fshat rrezik ka qene 2 here n'muaj. 

Nuk jemi te lumtur e pranojme, megjithese i kemi te gjitha te mirat, prape dicka na mungon, ndoshta shpirti yne nuk e gjen dot paqen ne dhe te huaj. smiley

shkruaj ketlina, shkruaj poezi dhe nxirre te keqen smiley

Ketlina me mire trego barcalete me shqiptar.

Na ishte nje here nje shqiptar ..... qe i'a dhiu te gjitheve Kombeve te Bashkuara.

Hahahaha ...

he o ketline, thuaje barcoleten se po presim smiley

ketlina i ka te forta aq sa i ngatarro,i duken te gjitha temat pa çensuresmiley

Tani e kuptoi amerikani kete, pikerisht kete gje qe europiano-jugoret (ku bejme pjese edhe ne) e dinin me vakt. Po nejse, gjene mire edhe kur e kupton me vonese. 

ore per mua eshte e thjeshte  matja se sa me eshte bere  ''shtepi''  Atdheu ku jetoj,  dhe sa shume ndjej ''shtepine  e vjeter'' Atdheun ku linda...  sa here udhetoj  per ne Shqiperi kam emocion te vecante qe e perjetoj qe disa dite para nisjes, e deri sa ulet aeroplani dhe zbres ne toke.......

...nderkaq,  edhe kur kthehem  ne Hollande, kam gjithashtu emocion  qe do kthehem ne shtepi..smiley   kjo vetvetiu tregon qe edhe kete vend e dua  dhe me lidh dicka, jeta..

...dolen te gjithe burat e dheut tone sensibel, delikat dhe romantik ore..... smiley 
 

smiley hakçe hakçe "sonsibel" 

Jo sonsibël.

Sonsiblë. 

...ju jeni te gjithe thengjill i mbuluar smiley ...jeni fluent ne te gjiitha gjuhet e dashurive smiley 

Po ti u bere sonsibel per frengjishten por jo per burat me "r" sonsibel? smiley

Po une s'u bera hic sonsibel. I vetmi postim brenda temes, qe ishte brenda temes, thoshte "Me kujtoi nje liber".  Pse do me digjte mua e ndenjura e te tjereve? smiley

p.s Flur, EH, flur.

 

smiley  smiley .... si thot Moli vogel ne fund te kenges : ju lumshin komet, jasha....

o Kavir...ku vajti solidariteti mashkullor dhe egoja e gjinis e pamateshme smiley 

Qeshni mi goca qeshni. Bejini qejfin njera-tjetres. E kishte mire gjyshi im qe nuk e linte gjyshen te shkonte ne shkolle. 

doli ne kunji me komunizmen... smiley 

...a lejohet i barsalet ? 

ishin 2 pleq burre e grua, dhe ishin ne moshe shume te madhe...plaka kishte pas (pas) nje baule qe e kishte rujt gjithe jeten me shume perkushtim...
edhe i dite i plaku i thot...me thuaj cfare ka ne baule...kjo i thot jo...ky i thot po he ma thuj se u bom 70 vjete martese cfardo sekreti te jete, tani bashk do vdesim...
e mire i thot plaka...hap baulen, edhe kishte veze floriri...
po keto i thot plaku ca jane ? nga dolen...? 
po ja ...te kam tradhetuar kur ti s'ishe ketu ...keto veze simbolizojne tradhetin time...
e mire tha plaku se 3 veze qenkan...ne nje jete....hajt mo smiley 
...eeeee, i tha plaka, por sa here me beheshin 30 veze une i shisja e bleja keto prej floriri smiley 

 

Nuk pyet tema e mbytur, se laget nga barsaleta.

p,s Bame, gjyshi im vetem ate nuk ia falte komunizmit, qe i beri grate me shkolle. Ja ku jemi katandisur sot.

A ishin veze te fresketa? 

beluli jeton midis dy dashurive, qe po ia shqyejne kraharuarin si ne nje terheqje litari! me empathi ju lutem! me empathi.

..smiley

ok, qe ti sqarojme cik gjerat, dashuria   Albanie vs Hollande = (respektivisht)=  Nena vs Ti...smiley

 

p.s  kujdes shallin dhe gravaten e ketij tipit..smiley

Flm, me duhej kjo.

Kujto xhazin, bej gati goten.

qaj, mer shpirt i rraf me tokmak, i grim me rende si botarga, i prem holl si red chilli... mos e maj 

nuk te quhet per dobsi. esht nga qepa, thuj.

http://youtu.be/pNPf3AuOi_g

ps O Qemolo!

 

nese me lejon,  po e huazoje  kete  linkun e Lee Hooker  qe vure..

Leja tek rrapi i fshatit varur, me hair ferman!

Turp ama per tubin qe nuk e ka versionin e Keef-it! hajt mo, se mos esht vetem kjo padrejtsi ... 

Ameriken e kam per zemer dhe tamam eshte atdheu i dyte,po i dyte ama jo i pare.

Perrallat se jeten mund ta ndertosh kudo,jane thjeshte enderra kosmopolitesh qe duan te justifikojne deshtimet e tyre.

Une kam gati 18 vjet ne SHBA,ne nje qytet te bukur te respektuar dhe kam nje rreth farefisi.

Por si miqesia qe kam me Shqiperi nuk gjej dot.

Kosmopolitet qe nuk u hedh qurrat ne Shqiperi se jane vertet te padurueshem,porsa dalin jashte dhe zene ndonje shok ideali fillojne dhe filozofojne se gjoja jeta ndertohet kudo si puna e atij fmg-se etj.

Ka te beje dhe mosha. Sa me I madh te vish aq me veshtire eshte te ambjentohesh. Te rri mendja atje. Mezi integrohesh me jeten.  

E kuptoj qe nese shkollen e ben ne Shqiperi shoket do ti kesh shqiptare,por nese e ben ne Amerike zor se gjen miq te vertete po flas.

Personalisht nuk jam mendjengushte dhe nuk paragjykoj njerezit qe takoj dhe punoj,kam kolege qe me respektojne dhe i respektoj,komshinje qe bej nje dore muhabet kur takohemi por miq...se besoj se kam.

 

Miq deri ne c'pike? Se me miqte nje dore muhabet behet, del e ben, kalon nje kohe te caktuar me to. Kaq per me shume si ke. Dihet. Se dhe ne Shqiperi kane ndryshuar njerezit, s'jane me njelloj. Sesi jane bere dhe atje. Lol. Leqe dhe atje miqte e tu s'jane me. Kane ikur, larguar. Mgjtht e kuptoj cfare do te thuash. Pjeserisht ke te drejte. 

Ku e di ti qe miqte e mij jane larguar?
Atje i kam shendosh e mire me pune dhe pasuri.

Po sdi gje. Kush tha qe e di ?! E thashe ne pergjithesi. Nisur nga vetja, apo njerez te tjere qe jane shperndare neper bote. Ti qenke me fat. smiley

S'paske marr vesh asgje se cfare te thashe.

Me vjen shume keq per ty...

Ty te duket se je integruar...

Varja.

Shiko metalaro... dhe nje nga arsyet qe i evitoj shqiptaret ne jeten e perditshme eshte pikerisht kjo.

Se ti bejne analizat e jetes me mire sec i ben vete. E kena sport nacional.

Shef it, tani une po ve ne dyshim se sa qenkam integruar...smiley

Nje here, ne nje nga shtepite (me tarrace), me hyri nje mi (me ra, duhet thene mbase). Edhe vajta tek hekuraxhiu, se ai merret me te gjitha ne It. Edhe kshu kshu, si t'ia bej dmth. Po ja, tha ky, ke disa rruge: ngjitese (miu ngjit mbi dicka ndersa perpiqet te gelltise karremin); gracke (dera mbyllet, miu brenda) dhe helm (miu gelltit nje luge corbe te prishur... edhe...). Por, me tha, tek kjo e fundit, problemi eshte qe miu mund te te ngordhe ne ndonje cep te shtepise, e gjersa ta gjesh. Mund edhe te merrja ndonje mace, por mora kafaz me ne fund. Nuk kemi ku shkojme eshte puna, diku do perfundojme gjithmone. Se mbi ngjitese, se ne kafaz, se ne qoshke, rrezja e lirise per te vdekur aq eshte.

C'eshte ky pesimizem? Apo ore e vone, muzike xhaz ne sfond, dhoma ne gjysme erresire, ndonje liber nga Sylvia Plath, nje gote viski? smiley

Ou?! Ky qenka pesimizmi me nje llaf?! Po ku ma gjen! smiley 

Pesimizem borgjez. smiley

Kur te behemi pesimiste, te behemi pesimiste serioze.

Si eshte pesimizmi serioz? smiley 

Ai qe pershkrova pra smiley

Ai qe pershkrove ti eshte optimizmi serioz. Me c rast edhe nuk po buzeqesh.

Nuk bie parimisht dakort me ty. Ai mund te jete "optimizem" ne kendveshtrimin e ngushte material, por eshte pesimizem intelektual. Me vjen keq tani. smiley 

Kam frike se ti e ve etiketen e pesimizmit ca kate me poshte. Dmth mejhane, gota te lyrshme, pije te thartuara,  te holluara me uje ose te forcuara me sheqer. Po ky eshte pesimizem i lumpenproletariariatit.  

Pesimizmi s'u quajtka pa pije me nje llaf smiley. E vrasin veten edhe te perkoret me sa di une.

Ka hup fare romantika. Po tani, dhe gezimi dhe hidherimi nuk gelltiten thate. Duhet...edhe nje gote vere mbrapa. 

Pastaj shume thelle vajte. Thashe une, e ke pesimizmin shume kate me poshte ti. Po ndalo njehere ne katin perdhes, jo direkt ne bodrum.

ne bodrum?! po ku rrohet aty?!

smiley hajt naten e mire kavir (dhe belul smiley)

Edhe keto fabulat e La Fontenit jane varja per kete teme.

Hajde shani Shqiperine dhe shqiptaret,se cudi po e zgjatni me kaq komente.

Mëmëdheu

Mëmëdhe quhetë toka 
ku më ka rënurë koka, 

ku më ka dashur mëm' e atë, 
ku më njeh dhe gur' i thatë, 

ku kam pasurë shtëpinë, 
ku kam njohur perëndinë, 

stërgjyshët ku kanë qenë 
dhe varret që kanë vënë, 

ku jam rritur me thërrime, 
ku kam folur gjuhën time, 

ku kam fis e ku kam farë, 
ku kam qeshur ku kam qarë, 

ku rroj me gaz e me shpresë, 
ku kam dëshirë të vdesë

A.Z.Cajupi! 

e dua Atdhene si shqiponja folene..smiley

(Populli)

Diskutim i veshtire.

Varet si e shikon, si dedikohesh dhe sa me fat je te kesh fat ne emigracion. Veshtiresite e emigracionit kerkojne kurajo dhe kembengulje, gje qe vetem ata qe e kane provuar e kuptojne. Eshte edhe ana e medaljes tjeter .

Per ne qe ikem dhe ndryshuam kontinent ose edhe shtet , perfshire gjuhen dhe tradita te reja nuk eshte e  njejte me historine e Rodit . Ka shume ndryshim , te ikesh nga Elbasani ne Tirane , dhe ana tjeter nga Elbasani ne Amerike ose Kanada. Eshte nje proces qe me disa fjali do t;i beja mekat vetes t'ja imponoja. Sakrifice deri ne vetmohim smiley pa kthim mbrapa ............

Kemi dhene cerekun e jetes ( dikush 10, 15 une , 20 etj etj ) jasht vendlindjes, dhe gjate ketyre viteve nuk kemi qene te perjashtuar nga jeta e perditshme amerikane ose kanadeze psh, dmth ne njefare menyre jemi perfshire pa e kuptuar ne nje bote te panjohur por qe me kalimin e viteve u beme pjese e saj.

Integrimi ne kete forme globalizimi eshte i pashmangshem dhe i domosdoshem , dhe kur arihet kjo , atehere vertet mund te thuash qe po krijoj nje baze ne te cilen do te mbeshtetem kur te jem ......keq - mos o Zot s'ja uroj njeriu.

Per pleqerine ja kshu po paguajme taksa qe tani ne rrogen qe marrim qe te kemi mundesi te mbijetojme dhe te paguajme internet qe te mos mbyllet peshku pa uje smiley

Me thene te drejten prap mbetet diskutim i veshtire sepse akoma skam pas kohe te mendoj per ate gje

I them goces , do t'a mbash mamin te shpia jote me ?

Po ja , ne bodrum poshte mund te vish e te rrish me thote pa problem , po ti do me blesh mua shtepi ? ma kthen prap .....

Pra he per he mbeshtetje imagjinoj ate cope apartament qe kam ne Elbasan, punen e mire qe kam ktu , burrin qe mundohet te mos na mungoje gje , dhe pastaj bodrumin smiley, pastaj shoqnia

e megjthate jeta qofte e gjate se te gjitha behen , kur do

Elba! E rendësishme është të ndjehesh e lumtur atje ku ke hedhur rrënjë, ku sheh, prek e jeton të përditshmen mes burrit, vajzës, miqve e shoqërisë së re që ke krijuar. Jo individë, por popuj të tërë janë shkulur nga vëndi i tyre, kanë emigruar e kanë hedhur rrënjë në tokë tjetër. Për ata që kanë ikur në moshë të re, është shumë e lehtë krijimi i një steriotipi, ndësa një më i moshuar e ka të vështirë.

Nga romakët e kohës së perandorisë, kohë kur deti Mesdhe ishte liqen i brendshëm, na ka mbritur thënja jo pa pak kuptim, "Atdheu im është atje ku jetoj më mirë".

e vertet smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).