Nderimet për Mehmet Shehun u shfaqën sërish edhe këtë vit. Këtë herë edhe më me zhurmë, kur nuk mungoi as zëri i ngritur i Gramoz Ruçit. 
Megjithatë, nëse për ish-ministrin e fundit të diktaturës komuniste është ende e kuptueshme (nuk nënkupton e justifikueshme) nostalgjia për figura të tilla, ajo që çudit është bashkëngjitja e figurave të llojit Pëllumb Xhufi në këtë histeri lavdesh. Si një historian, ai më së paku, duhej të ishte më i ftohtë në dhënien e mendimeve, sidomos kur kemi të bëjmë me një figurë që mbart mbi vete ndoshta veset më të rënda të sistemit komunist, ku ai ka vënë vulën e madhe të denatyrimit të shqiptarëve, të skllavërimit të shoqërisë. 
Me qëndrimet e tij Xhufi nuk është vendosur as në kufijtë e modestisë së të birit, Bashkimit, i cili në mënyrë qytetare, përmes letërsisë, është distancuar nga modeli i të atit. Madje me librat e tij ka dhënë një ndihmesë në të kuptuarit psikologjik të atij sistemi që ai e kishte njohur aq mirë.
Ajo që e rëndon më së shumti në këtë situatë, është fakti se Xhufi vijon të jetë lektor në universitet, çka do të thotë se dashuria e tij për diktaturën dhe përfaqësuesit e saj mund të transmetohet te studentët, të cilët më pas do ta mbartin te fëmijët tanë kur të jenë mësimdhënës. Pra, qëndrimi i Xhufit, në pamje është personal, por konkretisht është një dëm shumë i madh për shoqërinë, për faktin se ai e përhap ideologjinë e tij edhe në auditorë, pra për një pjesë të madhe të shoqërisë. 
E nëse një historian si Xhufi i thur elozhe një vrasësi si Shehu, çfarë mund të bëjë Ruçi, Lutaj, Zeqo, Koçi apo edhe të tjerë, të cilëve u ka mbetur ora pikërisht në atë kohë, duke mos pasur as shansin të kuptojnë skllavërinë e atij sistemi? Madje, nuk guxojnë të kuptojnë se mund të ishin njëlloj viktima, si vetë Shehu, që ra brenda lakut që kishte ndërtuar për vite me radhë për bashkëqytetarët e tij, bashkëluftëtarët e tij, miqtë e tij, madje edhe të afërmit e tij.   
Megjithatë, ky rikthim i ngjarjeve historike me nostalgji për ish-figurat e diktaturës, që mund të kulmojë me kërkesën e shpejtë për rikthimin e bustit të Enverit dhe heqjes së bustit të Zogut, ka një lexim më të gjerë sesa një kujtim ngjarjesh historike. Ky lloj modeli i kujtimit të figurave të tilla lidhet pikërisht me pafuqinë e shoqërisë për të ndëshkuar në parim atë denatyrim të madh që ndodhi në 46 vjet diktaturë komuniste, ku shqiptarët humbën identitetin dhe u bënë ushtarë të partisë. Ose në të kundërt, u ndëshkuan ose me zhdukje, ose me dënim e vetmi.
Unë besoj se pjesa e ish-komunistëve keqkuptoi mungesën e hakmarrjes nga ish-të dënuarit, që në këto 23 vite nuk ndëshkuan askënd që i kishte persekutuar, edhe pse shumicën e tyre i kanë njohur, i kanë parë, i kanë pasur ndonjëherë edhe përballë, madje duke drejtuar jetën publike. 
Mungesa e një analize të qartë të asaj që ka ndodhur në diktaturë dhe e hapjes së dosjeve të diktaturës bëri që disa vite më parë, Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia, Muho Asllani, Vito Kapo, Tefta Cami apo edhe të tjerë që ishin gjallë, të guxonin të dilnin publikisht të flisnin për politikën, pa treguar më parë mynxyrat që kishin bërë apo që nuk i kishin denoncuar kurrë.
Përcaktimet si “burrë shteti” për figurën e Mehmet Shehut, kur ende nuk i janë shëruar plagët qindra familjeve të pushkatuara, të dhunuara, të persekutuara, janë një apel për mbarë shoqërinë, që nuk ka gjetur ende kurajën të shohë të vërtetën e djeshme në sy.
* * *
Ne mund të vijojmë të ndërtojmë një të nesërme të deformuar për fëmijët tanë nëse do të vijojmë t’i fshihemi së djeshmes. Mosdistancimi i qartë nga shpërfytyrimi nën diktaturë do të na sjellë shumë shpejt të gjitha përkujtimet e hareshme nga nostalgjikët. Të mos harrojmë se ende Enver Hoxha e Mehmet Shehu mbajnë dekoratat si “Hero i Popullit” dhe kanë aty në shërbim historianët e tipit Xhufi apo Puto për të ringritur legjendën që u duhet, duke e kthyer Shqipërinë drejt një humnere morale.

70 Komente

per cfare eshte lavderuar mehmet shehu?

dhe, a ka pjese te aktivitetit te enver hoxhes apo mehmet shehu qe jane te lavderueshme, sidomos ne periudhen para clirimit nga pushtuesit gjermane?

Fashizmi kishte si objektiv rindertimin e Perandorise Romane, skllaveria ishte objektivi i nazizmit, ndersa komunizmi kishte si objektiv Epoken e Gurit.

Burre si Mehmet Shehu s'e ben me Toka. I kishte hije llafi, vepra dhe kapelja.

Me vjen keq qe ju erren syte nga inati per monizmin dhe perpiqeni te baltosni gjithe figurat dhe meritat e asaj kohe.

Minimalisht harroni qe interneti s'punon pa elektricitet dhe qe pa elektrifikim s'do kishit sot as Facebook, as Peshk, as faqe njohjesh, hulumtimesh e argetimesh.

Pra pa ato burra dhe q'at Parti, s'do kish Berberi sot pornografi.

smiley ke fol pak e sak Xhib. Me lejen t'uaj do desha te shtoj edhe rruget qe na i zgjeroi dhe na i shkurtoi distancat Sali-u. E pra burra te tille e nderojne Shqiperine. 

Po mos na kish cliruar Enveri me Mehmetin dhe te te tjeret nga gjermani, do ishim akoma me rruget e italianit. Saliu per pasoje s'do qe bere komunist, keshtu qe s'do kishte bere as rruget.

Xhibi, ti qe jeton ne Amerike... shpresoj qe ndryshe nga te tjeret do te begenisesh ti pergjigjesh komentit tim. Mehmet Shehu eshte shkaktari i vertete i shpetimit te jetes se tim eti. 

Me ka ardhur keq kur me eshte dashur te gris fotografite e tim eti me kryeministrin. 

Mehmeti nuk vriste njeri mbas shpine siç benin shoket e tijj te idealit. Ai ishte Robespierish, besonte tek vrasja si rruga me e thjeshte drejt arritjes se qellimit. Ai u vu ne sherbim, me modesti te gabuar, te idealeve te komunisteve. Xhelal Staravecka tregon qe Dushani i jepte urdher te kapte ca xhandare shqiptare dhe Mehmeti bente sherbetorin edhe pse komandant brigade.

Alternativa ishte qe ai, me forcen e tij dhe kapacitetin ushtarak, te behej organizator (mungesa e te cilit i hapi sheshin komunisteve per te bere persheshin)  i nje alternative demokratike te bazuar ne programin e tij demokratik qe ju gjet ne kasaforte. 

Ai, po te kishte bere zgjedhjen e duhur ne vend ta asaj qe beri gabim dhe e pagoi shtrenjte, do te kishte qene nje njeri i vlefshem. Ai ka punuar çdo dite te jetes se tij. Drejt rruges humbese...

Ke ndonje dyshim se po te kishte fituar demokracia ne Shqiperi nuk do te kishim rruge, hekurudha, elektricitet?

 

 

Gjon

une kam degjuar nga njerze (qe thoshin dhe thon akoma sot  dhe qe kan punu me m shehun) qe ishte burr per koken e burrit,yll polar.

gjithsesi per mua mbetet nje kriminel dhe antishqiptar mizor.

Natyrisht, mbasi i vret te gjithe njerezit e mençur rreth teje kthehesh ne nje gjeni i vertete per injorantet qe mbeten perreth.

A do te mund ta mbante pushtetin Enveri po te ishte i rrethuar nga njerezit e mençur qe dihet se ku perfunduan?

dmth ti gjon e mat cdo gje me kutin e njeriut te vogel? me ka bere mire mua, eshte i mire, me ka bere keq eshte i lig.  edhe enveri ka bere plot e plot te mira per ca e ca.

per mehmet shehun ka folur mjaft mire i biri. e pranon ai, se c'krime ka bere i jati. ai ishte figure komplekse, idealist,luftetar i luftes se spanjes dhe i luftes n.c.,  vrases, gjakatar, punetor i madh etj etj.

nje vend ne histori e ka, me te mirat dhe te zezat e tij.

heqjes së bustit të Zogut

Kush tha qe do e heqin? Nuk eshte e vertete. Duhet bile. Busti i Zogut eshte tashme hale publike per shoferet  e linjes te fugonave te Durresit. Me bukur nuk ka.

 

Epo te kete bust Zogu qe ne diten e pushtimit te vendit ne vend qe te vishte opingat e te dilte malit, ngaterroi e mori arin e ia mbathi Evropit; te kete bust ai qe perjashtohet nga automatikisht nga nderimi kombetar sa here qe kendohet Hymni i Flamurit dhe te mos kete monument ne mes te Tiranes Fan Noli, eshte te besh Bam! On top of it, te gjithe copat e vogla te krijuara nga Bam! i madh duhet te bejne bam bam bam nje e nga nje derisa te mbetet vec shkrumbi. 

hahah ti te çkrin se qeshuri o pf, po nuk eshte njesoj me te dal ty nje Tropojan perpara e ti fap i ul syte posht nga frika se moss...

e me te pushtu italioni si nje superfuqi e kohes .

Tinçe, meqe je shtrire pas komentit tim. As nuk kam hyre, as nuk kam per te hyre ndonjehere me ty ne muhabet. Shume ndryshime mes meje dhe teje. Ndaj mos u lodh me, mos harxho kot germa e ato mendime te pakta qe mezi i ke etj...etj. Ke plot shoke te tjere ketu qe i ke barabar.

Tung!

mendime te pakta(me sh gjasa edhe mendje te paket mund te kem) kam shok une ketu?! o i gjor  ti ! un nuk kam fare shok ketu mos me ngaterro me veten qe keni kriju nje lukuni ketu (ose KOPE ngaqe jeni te gjithe rritur ne epoken e tufezimit).dhe qellimi juaj o mjeran eshte i tille siç jeni vet.sa per djenin tende o pf ne hotelin tim kan ardhur ca 'peshq'  per pushime ca kan ber dhe dasmat e veta ne hotel ,kjo pa e njofur njeri-tjetrin fare,dhe me pas secili ka par punen e vet.

nejse un u mundova te behesha shok me ty me shpres se ti mund te me akordoje titullin antar i nderuar i ketij blogu

kujdes se mos te dal ndonje Tropojan perpara....

"Tropojanet " (ata te Trustit) KURRE nuk te dalin perpara kur jane Tek e Tek.. Gjithnje pas shpine..Ata te dalin perpara Vetem kur behen Lukuni si pune e cakenjeve.

Ne fakt per kohen qe ata jetuan, mund te thuash se ishin te nevojshem, ndoshta per 3-4 mandate apo per 3-4 plane 5-vjeçare, por per me tutje do ishin mire te kishin dale ne pension e t'ua linin detyren te tjerve me shkolle e te pregatitur, te cilet edhe keta te mos rrinin me shume se 2-3 mandate e te zevendesoheshin nga te tjere, me te pregatitur. 

Per historian Xhufi kam respekt, por nuk e di se ç'konference e si eshte mbajtur aty ne Tirane per figuren e M.Shehut, por mendoj se Xhufi mundej te ishte me i rezervuar me figurat qe ndonse te luftes, nuk ishin per me tej. 

Modeli i Komunes Primitive/Epokes se Gurit qe ne thelb eshte venia e Barazise perpara Lirise eshte absolutisht humbetar pamvaresisht nga çfaredo perpjekje... Duhet te dilte ne pension modeli dhe jo njerezit. 

Motivi qe komunistet kishin nevoje per njerez krejt injorante vinte thjesht nga fakti se njerezit e mençur e dinin qe ishte nje zgjedhje jo e mençur dhe vetem injorantet mund te besonin ne kete model.

Xhufi eshte nje injorant total ne nivel abc-je. 

Jam i sigurte qe udheheqja Ruçi-Rama do te jete nje hap mbrapa. Ky kercim mbrapa eshte bere i mundur thjesht nga mungesa e koherences dhe pandershmeria e partise se Lavdishme Demokratike e zene gjer ne fyt me hajdutllek. Fakti qe njeriu qe nuk ka levizur kurre nga PS eshte Gramoz Ruçi eshte vertet elokuent.

 

te flasesh ne kete menyre tregon se je injorant mbi vendin dhe kohen, qe jane perkujtuar dhe perkujtohen nga vendalinjte ketu e 70 vjet, dhe qe kete vit ka marre pjese edhe GR qe ka ndezur barotin e ketij shprepses per te shruar qellimisht shtrember rreth dickaje qe ndryshe as nuk do i binte ne mend te kujtonte e jo me te permendte e shkruante rreth...

Gjon,  Xhufi nuk eshte dhe aq injorant, siç thua, se ai njihet si njeri studionjes, mirpo nganjehere ngrene krye emocionet dhe ai mund te jete shprehur ne menyre emocionale ne ate konference. 

Nuk kam asnje te drejte te vendos une se sa injorant eshte ky apo ai, por per kriterin tim intelektual Xhufi eshte nje injorant i pariprogramueshem.

Pjer, ajo zonja ne moshe te madhe qe punonte ne vitet '70te ne rrugen e Dibres, perballe Tymit, mbi trotuar ne kohe te mire a te keqe... me peshore per njerezit si quhej?

Ishte me biografi jo te mire me kujtohet se i shoqi kish qene pushkatuar si Kuisling, apo gabohem? dhe ajo i mbeti besnike te shoqit dhe punonte çdo dite te jetes se saj?

 

 

me tutje do ishin mire te kishin dale ne pension e t'ua linin detyren te tjerve me shkolle e te pregatitur

Tos Qerosi kujton se i jati, Todi, i ka thene qe, andej nga vitet '70 ka degju Enverin ti thote Mehmetit qe "ja, ketyre te rinjve duhet tua leme neve stafeten", duke bere enkas me koke nga Ramizi.
"Pirdh pirdh" - mesohet te kete thene me vete Meçja.

Pjer, mos kerko "qiqra ne hell", dmth mos kerko ate qe e bene vetem pak, pra shume shume pak lider komuniste : braktisjen e postit (Trocki, Che Guevara, Mao (ne nje fare menyre) e ndonje tjeter). Kjo eshte dhe nje nga arsyet qe duhet me u marre shuuume pak me ta : ka shume pak ç'tu shpetosh, ç'tu vleresosh ne aspektin ideal (pra ne ate te komunizmit te matrices m-l, sepse asaj i perkisnin),  ne raport me te teren (me shtetarin - e qe per mua nuk ka piken e vleres, e cilesdoqofte ideologji !!). 

Stalker, qysh me 1960-62, ishte nje rast i mire qe E. Hoxha dhe garda e vjeter, te terhiqeshin dhe tia linin vendin, Sejfulla Maleshoves, e vinte vet ndryshimi pastaj. Ndryshoheshin edhe te tjeret me poshte. Dhe dihet qe pas ndryshimit te strukturave te larta, fillonte edhe ndryshimi ne strukturat me poshte. Ndryshim qe do i bente njerzit me te hapur dhe me pergjegjes e me te thjeshte per punen qe do benin. Fryma e vjeter, e komandantit, agallikut, do mirrte fund. Do ishim me afer Europes qysh athere. 

Me fal per bezdine, por Sejfulla Maleshova ne boten perendimore nuk ishte absolutisht ne gjendje te merrte nje provim. U be profesor ne Moske ku nuk ishte merita por besimi qe te bente profesor, si dhe Rexhep Qesja, nje injorant totalisht i pariprogramueshem ne kushtet e Botes se Lire.. 

Ata qe kane zgjedhur komunizmin kane bere nje zgjedhje krejt te pamençur. Rezultati: kanibalizem, vetvrasje, vrasje mbas shpine, shkaterrim i atdheut

Sot kemi politikane qe mezi kane arritur te bejne shitesin e makinave te perdorura ne Amerike dhe fale bujarise se nje politikani te komprometuar bejne deputetin ne Shqiperi dhe flasin per nje te ardhme te ndritshme. Fakti qe ka punuar tregon ndershmerine e tij, ndersa zotesia eshte shume e ulet.

S'ka pse te cudisi fare qe i Xhufi i bashkangjitet ketij takemi apologjetesh e nostalgjikesh.  Xhufi historian i prodhuar nga diktatura eshte dhe publikisht mbron versionet e historigrafise se diktatures edhe sot e kesaj dite per periudhen e LB2 ne Shqiperi si dhe mbas saj.

Mire mire, po Enverit nuk ia dha statusin e veteranit Majko, nuk i ka dokumentat ne rregull, tha. Kjo pune tregohej si barcalete ne vaktit. 

Si mund to jepet statusi i veteranit nje njeriu qe ka vrare mbas shpine luftetaret e Levizjes Nacional Clirimtare?

Edhe po ta kishte statusin i duhej hequr thjesht si tradhetar i atyre qe benin nje lufte te drejte e te ndershme.

Ne veprat e tij Enveri flet per nje jugosllav qe u lidh me nje anetare te plenumit se PKSH e shfrytezoi dhe pastaj e la ate... Ramize Gjebrea u pushkatua e akuzuar per ndjenja ndaj nje shoku qe me pas nuk duroi e ju hodh zjarrit te pushkes se nazisteve.

Nje njeri kaq i pandershem qe dyfishoi peshen duke ngrene pa pushim nderkohe qe ballistes akuzoheshin vetem per pula qe dihet qe nuk te shendoshin.

per cfare u levdua konkretisht mehmet shehu?

Mjafton një paragraf për ta dëgjuar këngën. Nuk e di, besoj se ka shumë malokë nga jugu që besojnë se Memeti ishte hero i pakuptuar, siç ka sot shumë malokë nga veriu që kujtojnë se Saliu është hero i pakuptuar. Do copa muti, si ata që shohin heronj, si ata që ndihen heronj, pavarësisht kohërave.

u thone edhe copa mishi, me dy sy. smiley
çeshtja eshte se ata te paret i detyrohen Enverit dhe asaj cka Enveri beri per nxjerrjen e tyre nga fshatrat drej qyteteve, me shume nga sa mund te mendohet...
lavderime dhe nderime te perjteshme do te kete Enveri. i beri "qytetare".

Po mire mor Gim ca prisje tjeter nga Gramoz Ruci ti ? Kushedi se kush i ka thene qe ti Gramoz me kujton Mehmet Shehun dhe mozi nje rruge e dy pune.

Ka qene nje tjeter qe kishte qef te dukej si Mehmet Shehu smiley, por mesa duket ka nderrur mendje se nuk qe shembull i mire per tu ndjekur, sidomos fundi i filmit. 

Ne kete vend ka vertete, copa....nga te atij " malli", qe thote ky mesiper..Ne Luften e Dyte Botrore , Shqiperia zuri vend nder aleatet fitues.Dhe ky fakt ka folur e do te flasi shume.Te tjerat jane.... llogje!Jo me ne nje lufte, e cila popullit tone te vogel ju imponua prej fuqive te tjera, por ne cdo veprimtari ka patur e ka vend per kritika, per gabime dhe bilez faje.Por moralin e asaj lufte nuk e cenon asgje, sot e gjithe jeten..Pellumb Xhufi eshte nder intelektualet me te spikatur, moralisht me i persosuri, shkencerisht me i formuari.Ka mbaruar qe nga gjimnazi e deri sa mbaroi universitetin ....shkelqyshem, ne ate palokohen ....kur askujt nuk i shkonte ndermend se mund te blihej nota! Nuk e di si mundet te emertohet " injorant" nje i tille..! Po ca nuk ndodh, ben vaki, ben.....

nuk eshte kriter nota nqse si kriter per marrjen e notes merret historia shqiptare. Historia eshte shkrujt kryesisht me urdhra nga lart e retushu sa here e ka lyp nevoja e at...jo e atdheut po e atij qe ka dhene urdher. Prandaj ka per te pas gjithmone nji vello dyshimi per aftsine e historianve te formuar ne ate kohe. Se historia jo rrallehere eshte bere dhe me referenca te tipit "lexo vepren XI te shokut E. Hoxha, faqja aq, paragrafi kaq"

Bredh, as nuk ja paske idene, se historian i kujt perjudhe eshte Pellumb Xhufi...

grava, une nuk di per ca periudhe historike ka mbrojtur tezen e diplomes Xhufi po ktu po i referohet fakteve historike te periudhes pas L2B dhe nuk ka dyshim qe kjo periudhe kerkon nji rishikim. Sic nuk ka dyshim qe u shkrua nen diktat dhe s'ishte aspak objektive

Doktoraturen , bredh...per mesjeten...

epo qenka shume larg ekspertizes se vet ne kte diskutim

Kam deshire qe edhe per Sulo Gradecin te fillohet nje fushate sensibilizimi, rilindje si me thane.

Cen, 

shtroje ke pytjet them une...

Sa ti ikin truni te kjo teme rilindase-ve

per cfare u lavderua mehmet sheu?

E ka lavderu Gramoz Ruci per vrasjet pa gjyq dhe interrnimet masive qe bente per ata qe nuk ndiqnin vijen e partise por ti ske si i kupton sepse si ne ate kohe si tani te duken normale.

Dmth per gjera mbas fitores mbi nazifashizmin dhe bashkpuntoreve te tyre tradhtare vendas me 29 nentor 1944?

 

Po , pak a shume sic e coi Enveri per lesh dhe ate vete si spiun i Jugosllaveve qe ishte.

thashe meqe perkujtohej nje ngjarje lufte do i ishin permajt temes.

e pasken bo me keq se ktu te peshku. qekan haperda pa pas nevoje. smiley

 

Ndaje menjen , o me Enverin o me Mehmetin , me te dy s'bohesh dot smiley une e di me cin je po thash ta morin vesht dhe kta te tjeret smiley

asigjo s'di ti. kshu the ene per zgjedhjet smiley

smiley

 

kshu e lejme , sic thu ti , por mos e ngatarro Autobusin me goten e venes smiley e kena myll pra ate muhabet smiley

oferta osht e hapme.

 

jashte ju pret Pateku, i cili i firmosi ato dy dreq dokumentash...

E kom firmos kontraten me PD -ne dhe per 5 vjet te tjera , vetem po iku Messi nga Barcelona flasim smiley

porosia e te modhit osht: thyni cdo oferte te kundershtarit. bojuani te pamundur refuzimin.

ca te them mo. ti qofsh per gjith ket besnikeri qe po trego.

Ju duhet shume kohe , jeni akoma per vete me Fiat punto smiley

I madhi tha stop ne oferta sapo shuma te kaloje me 7 shifra (ne euro/vit).

OK, po i them strukturave ta myllin offerten para kohe.

nxirrni emrin e cdo lloj robi qe ka bo içik emer n'shqipri dhe periher do formohen dy skuadra,pro dhe kunder. vetem ismil qemali i shpetoi per i far kohe ksaj po dolen ene kritikusit e atij.po se mos esht me mir ene bota

Agustin Kola smiley

lene agustinin rehatsmileyse do dali nanji peshkist t'ja fusi naigjo ene per ate masnejsmiley

vetem "doktorri"* osht unanim.

*AD**

**se mos e ngatarroni me naj tjeter***

***cne melazem*

Po perzotin del noj Dinamovit  smiley

vetem dinamovit?smileypo per ate vit qe ka bo trajner n'kamez?smiley

Mos me thuj qe kena tifoze te Kamzes ketu midis nesh smiley

smileyt'kamzes se di,po te tirones qe sja falin fare ate tradhti edhe se t'perkohshme them se posmiley

nje gojdhene.

Kah fundi i viteve '50, kur ma n'fund u shtru edhe Mirdita, Mehmet Shehu banji nji vizitë në Orosh. Aty ai deshti me pyetë ça kishin mirditorë që ishin akoma të paknaqun. Asnjeni s'donte me fol, por i thanë në dash me e ditë mendimin e tanve, pyet njat plakun aty. Kur Mehmeti e pyeti, plaku i tha: 
- Kjo punë na gjeti kshtu: Kur patme turkun mbi krye, thojshim, edhe dreqi le t'vij, po veç turkun ta heqim qafe... Kur patme austriakun mandej, thojshim t'pshtojmë prej tina po edhe dreqi le t'vijë. Edhe me italianë e gjermanët kshtu tham. Tash dreqi erdhi, siç e patme lypë.

me gojdhena... s'i thojshin kot komandanti legjendar.

ps. kjo gojdhena me ka dale ne nja tre kater vene sot neper internet.

po edhe une ne internet e gjeta prandaj thashe gojdhene

per cfare u lavderua mehmet shehu?

u bon i qerre komente, u shkrujt nji artikull me nuk di sa fjale, i cili ankohet qe eshte lavderuar mehmet shehu. pyet robi per cfare u lavderu, sa mbase kon thon qe i jepte mire traktorit, apo qe merrte vesh nga bujqesia se ka bo shkollen e fullcit a ku di mo.

m e a z a ll a h!!!

gjalle ne bote se merr i xhuvap.

pra shkrim bjeru t'i bim dhe komente po ashtu bjeri t'i bim, te tipit po pse s'e dinim ne kush ishte mehmet shehu, nje mut muti. usta edhe nji dopjo te lutem.

Tani kur justifikojme shokun sekretar qe vrau diten me diell e para mijera shqiptareve 4 njerez te pafajshem, kur djali i tij hodhi ne ere nje fshat te te tere dhe shkaterroi dhjetra jete te tjera te pafajshme....dhe keshtu mund te vazhdojme gjate me zullumet (1997) se po i ben 25 vjet qe.po sundon pa i hyre gje ne kembe. Pra kur ja falim dhe ja justifikojme keto krime ketij krimbi, pse çuditemi per MM. Aq me teper qe MM e ka shkrehur pushken e tij gjate luftes kunder pushtuesve. Gje qe asnje nga keta shkerdhatat e sotme nuk ka bythe ta bej. Me respekt kam per kundershtaret e MM sepse paten burrerine dhe i dolen hapur kunder dhe i qendruan idealit te tyre deri ne fund.

Motivi qe komunistet kishin nevoje per njerez krejt injorante vinte thjesht nga fakti se njerezit e mençur e dinin qe ishte nje zgjedhje jo e mençur dhe vetem injorantet mund te besonin ne kete model.....

Shkurt po vij vetem per nje shprehje te cituar nga nje Maje  e Diturise dhe Mencuris per ti bere te qarte se " kalamajt qe te duken si te rritur perdorin Citatet Burrash "...por asgje personale pervec sekelldise ndaj Megallomanise e shtyrjes se PPU drejt nivelit te Bunkereve e XhiBoleve !

Nuk ka zgjedhje te mencur dhe te pamencur . Ose ti duhet te kesh Kandaret e Mencurise Boterore smiley Dhe per vete zgjedhjen e tyre te gjith njerzit qe kishin "mend " sipas ty ne ate kohe ( pas qindra vjetesh mbanin akoma poture -shallvare ) as nuk e kane cilesuar si jo e mencur , por si UTOPI dhe e parakoheshme . Per shqiptaret mundet qe te kene fatin pas kaq shekujsh te mesojne prej Gjon Cimes se kush pretendon se ka mend para tij jane Injorante !

Vetem duhet te dish se Bota sot ku minimlisht zvarritesh edhe ti , ecen sipas Formulimeve te tyre per Barazine -Lirine -Drejtesine dhe kete ta thashe me qe PPU ka nevoje  jo per dallkakuke dhe gjithsesi mbase dhe bindesh qe per ato Niveleka zgjedhje te Realizushme dhe te Pa Realizushme qe nuk varen nga salltanetet teorike te Gjonit !

 

Psh cdo debil i nivelit Kloun ose XhiBOLE , mund te zgjedhe te komentoje me ty mbi kriminelet Engels dhe Marks per te tronditur Mendimin Boteror te Universitetit te Chilit dhe patjeter te te kurorezoje si Doktor i shkencave , Vete Qendra e Dijes Boterore Howard Vucidol ne Biith te Lugjit !

 

Per keto nivele  mendoj  vlen me shume shprehja " ha buke e foli Kalit " Ndersa me kujtohet se edhe Jevgjit e Brakes e dinin   qe dija eshte Proces dhe asnje dije nuk lind nga HICI !

A keta kane rrjedhur fare. Akoma me histori mehmetesh e gramozesh. Seriozisht, se edhe une kam patur nje antipati te imponuar nga gjedha popullore per kete gramozin, po kur e ve ne peshore me ter barbonet e hajdutet e demokracise ky sme figuron aq i keq. Se di te jete akuzuar per per vjedhje fonde rrugesh, per korrupsion, manipulim votash, per gjuhe rrugace a ku di une. E vetmja gje qe ngel eshte qe atyre qe ju ka ngel ora prapa apo skane ore fare ju duhen ca pinata si Mozi per te justifikuar prapshtine e lindur qe mbartin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).