O njeri i forte

qe vure dore mbi njeriun e forte

qe e vrave, e preve, e qepe, e puthe, e preke, e poqe

e krijove ne manikine te levizshem

e hodhe ne lufte

e bere gjeneral a lypes

qe udhetove me vite neper shkretetirat e verdha

dhe me pas tradhetisht e mbyte

si egersira qe mbyt bishen

e kurre nuk u lodhe.

Qe u kerruse tek shtyllat e qiellit

qe qave me denese

dhe lotet qe permbyten qytetet e zhdrejta

nuk,qe nuk shteruan kurre

qe shite birin

per te pire helmin

dhe qe nuk u helmove kurre.

Tani fli.

e kur te zgjohesh

Allahun kerko.

 

Edhe nese gjysma tjeter e jotja

gelon, zien si vorbull me bulkthat jeshil

numeron sa per te shqiptuar

tre gjashta

dhe lufta vazhdon.

por kete rradhe pa ushtaret e zinj.

Kujdes!

Ajo qe perdhunon mund te jete

motra

e pafajshme

motra e gjithe vellezerve me nje pike te vogel

por me gjak te bardhe.

Tani, ty s'te sheh askush

eshte nate

vetem nje sy eshte gjithnje zgjuar

ne krah mban babane e urte

qe e ndave ne katersh

dhe thesi qe pikon gjak.

dhe ti me shushunjat qe vazhdon ta pish

kte gjak

e kur dehesh

do'n te vallzosh ne cep te qiellit te pare

bej durim

Allahun prano.

 

O njeri i forte

me gjysma-gjysmat e shtrembera

qe zvarritesh si nje gjysme milingone e shkelur

nga nje tjeter njeri i forte

qe po shpik nje xhehenem te stermadh per mua

te varfrin

kocke njome

dhe qe namazet,agjerimet,ramazanet

i perbuz nga dritarja e makines ngjyre

vjole.

Ta dish

se edhe vellot e bardha

dhembet prej fildishi

sheiket me bastunet e kristalte

mjekrrat e stergjata fosforishente,te shndritshme

edhe nuancat e bebzave te syve perj gjaku te jetimores se braktisur

ne bakuba

do te mund te te presin ne prag-hyrje

te nje xhamie qe ty do te meke

Pastaj

kur te te keputen freret e epsheve

ti me shpirt

do mahnisesh

demonet, miqte e dishepujt

edhe arkeologet e vdekur

edhe agjenturat kineze te skuqura

nga furrat prej porcelani

do te qajne nga sharmi yt.

Me pas, njeditshat

studentet me syze te trasha te nases

edhe rrezet e diellit te teksasit

do nenshtrohen para teje.

Me miliarda pelegrine te vegjel

te sapoformuar, te qiellte

do qendrojne pezull.

Kujisja e qenve ne marok

do kompozoje nje trans-melodi qe te pelqen

aq shume ne ag

dhe gejshat

do puthin cdo centimeter pluhur

qe lindin nga tuliput e krahinave te largta

franceze

Dhe kur te lodhen endrrat e djersitura

kur ta marre etja fantazine e tjetersuar

kur te gjitha qeniet e gjalla ne te vetmen sekond

do te shohin aq lart

ti me shpejtesine e gerryer

serish eja

Allahun beso.

 

 

Shenim: Kjo poezi eshte etyd per muajin e ramazanit. Agjerim te mbare gjithe Myslimaneve.

Cerrik, korrik 2013

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).