Humbja e kontrollit mbi territorin në kohë zgjedhjesh është bërë normale dekadën e fundit. Ndalimi i ndërtimeve pa leje në periudha të qeta dhe jo fushate shoqërohet me shpërthim të tyre në kohë fushate apo para dhe menjëherë pas saj. Ndërkohë, këtë herë duket se të interesuarit po shfrytëzojnë edhe boshllëkun e krijuar nga ndryshimi i palëve në qeverisje që duket se i ka dhënë më shumë dorë paligjshmërisë. Tirana dhe një pjesë e mirë e zonave të bregdetit duket se u përfshinë që në ditët e para të majit në një fushatë paralele me atë të zgjedhjeve. Katet shtesë mbi pallatet në kryeqytet dhe më tej ndërtimet disakatëshe në zonat informale të tij ishin të parat që u bënë publike, edhe pse kjo nuk mjaftoi t’i ndalonte, ashtu siç nuk mjaftuan kërcënimet e zyrtarëve të bashkisë që ndërhynë për të prishur disa prej objekteve.

Vrulli tjetër i madh duket se përfshiu zona të bregdetit kryesisht nga Vlora në Sarandë, por edhe pjesë të tjera të vijës bregdetare. Vakuumi i krijuar prej mungesës së kontrollit ndërkohë duket se u shfry në ditët menjëherë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve. Kreu i socialistëve që do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm, në tentativë për të bllokuar dëmet që mund të ishin të mëdha për t’u shlyer, paralajmëroi se do të shembte çdo gjë pa leje të ndërtuar në bregdet dhe duket se me nxitjen e tij, dy bashki në jug (Vlora dhe Himara) filluan menjëherë aksionin për shkatërrimin e disa ndërtimeve pa leje të muajve të fundit. Ndërkohë, po ashtu edhe Inspektorati i Ndërtimit dhe Policia Bashkiake e kryeqytetit iu rikthyen punës menjëherë pas përfundimit të fushatës, duke shembur disa prej ndërtimeve pa leje dhe kërcënuar se do të shembin edhe pjesën tjetër pavarësisht kostove që kjo do të ketë.

“Gjej rastin për t’u bërë edhe një herë thirrje qytetarëve të Tiranës që të mos ndërtojnë pa leje, pra të mos shpenzojnë kot, pasi nga ana jonë janë evidentuar dhe verifikuar në terren të gjitha ndërtimet informale të bëra së fundmi në qytetin e Tiranës dhe do të goditen pa asnjë lloj përjashtimi”,- deklaroi Florenc Hoxha, kreu i Inspektoratit Ndërtimor disa ditë më parë. Kërcënimet, sidoqoftë, nuk duket se janë të mjaftueshme në zona të ndryshme të qytetit që janë ndërkohë informale, ndërtimi i kateve shtesë apo edhe godinave të reja nga e para ka vijuar edhe ditën e djeshme, megjithë paralajmërimet e ardhura nga Policia Bashkiake.

Ndërkohë në zonën e Vlorës reagimi ka ardhur pas ndërhyrjes së kryetarit të socialistëve dhe takimit të tij me kryebashkiakët e kësaj force në këtë zonë. Një listë prej 130 ndërtimesh pritet të prishen vetëm në zonën e Vlorës, por ashtu siç bën të ditur vetë Bashkia, një pjesë e këtyre ndërtimeve po prishen për herë të dytë dhe të tretë. Ndërkohë qytetarë thonë se ashtu si në fushatat e kaluara të shkatërrimit fadromat janë selektive. Ato po rrëzojnë një pjesë të mirë të barakave të ndërtuara kryesisht nga migrantë të brendshëm që shkojnë në Vlorë për punë, në Pyllin e Sodës dhe ndërkohë duket se nuk prekin një pjesë të mirë të ndërtimeve të mëdha të bëra në bregdet. Ndërkohë, nga ana tjetër, për mjaft qytetarë problemi i madh janë ndërtimet disakatëshe, të cilat kanë siguruar leje dhe njëkohësisht kanë dëmtuar në mënyrë të pariparueshme vijën bregdetare. Kryebashkiaku i Sarandës është ankuar me dhjetëra herë për ndërtimet, për të cilat leja ishte dhënë nga paraardhësi i tij, që kanë prekur deri zona arkeologjike të qytetit dhe dëmtuar urbanistikën e tij por edhe vijën bregdetare. Ndërkohë në Vlorë mjaft prej pallateve të përfolura deri dhe ato të ndërtuara buzë detit, janë me lejen e Bashkisë dhe nuk mund të preken edhe pse janë parë për një kohë të gjatë si dhunues të mjedisit.

Dje aksioni i shembjes filloi që në mëngjes në Llogara. Një godinë që kishte filluar të ndërtohej në atë që quhet ‘ballkoni’ i qafës piktoreske e që u denoncua publikisht disa ditë më parë, është shembur nga Policia Ndërtimore. Një sërë ndërtimesh të tjera të vogla janë shembur edhe në zonën e plazhit, por ndërkohë mësohet se heqja e mbetjeve prej aty mbetet në vendimin e atyre që i kishin ndërtuar. Kjo zakonisht ka sjellë vetëm zona me pamje si pas një bombardimi, të cilat në mjaft raste nuk janë rikuperuar as pas vitesh të tëra.

Në fakt gjuetia kundër ndërtimeve pa leje në bregdet filloi menjëherë pas një deklarate të Ramës se do të shembte çdo gjë pa leje në bregdet, ashtu siç kishte bërë në vitet e para në drejtim të Bashkisë së Tiranës. “Çdo karabina e ndërtuar deri tani duhet shembur. Ata që kanë cenuar detin, duhet t’i çohen prokurorisë. Çdo gjë e ndërtuar pa leje që cenon perspektivën e zonës bregdetare, duhet rrafshuar. Në aspektin afatgjatë, duhet një ndërhyrje në ligj, qoftë në mënyrën si do menaxhohen hapësirat publike, qoftë si do garantohet që cikli i ndërtimeve pa leje të jetë një cikël i mbyllur”, tha Rama. Ai paralajmëroi edhe ndryshime në ligje që do duhet ta bëjnë ndërtimin pa leje vepër penale dhe theksoi se kjo do të ndiqej më tutje nga policia e rendit. Nga ana tjetër nuk dihet ende sesi do të vihet nën kontroll dëmi i krijuar nga lejet e ndërtimit të dhëna pa kriter apo që kanë shkelur kriteret duke shëmtuar përfundimisht një pjesë të mirë të bregut shqiptar. Ndërkohë, thuajse gjithë ndërhyrjet e qeverive deri tani kanë qenë selektive dhe një pjesë e mirë e godinave të prishura janë ringritur, e ndërsa kamerat fiksojnë spektaklin e shkatërrimit të barakave apo godinave njëkatëshe, pallate shumëkatëshe vijojnë të shkatërrojnë qytetet apo bregdetin.

32 Komente

Humbja e kontrollit mbi territorin në kohë zgjedhjesh është bërë normale dekadën e fundit.

Ka minimalisht qe nga 1997-a qe ka nisur si fenomen.

Një sërë ndërtimesh të tjera të vogla janë shembur edhe në zonën e plazhit, por ndërkohë mësohet se heqja e mbetjeve prej aty mbetet në vendimin e atyre që i kishin ndërtuar.

Kjo eshte e gabuar dhe pergjegjesine per kete (nder te tjera) e kane vecse autoritetet shteterore.

Trasgresorit jo vetem i duhet shembur ndertesa pa leje, por ai duhet 1) te gjobitet/denohet dhe 2) te mbuloje shpenzimet per shembjen si edhe demet e tjera te shaktuara ne infrastrukture dhe ambjent. Nese nuk ka para kesh per te paguar demin, ta paguaj me burg ose nepermjet konfiskimit te pasurive te tjera te luajtshme apo te paluajtshme.

Eshte kaq e thjeshte apo jo?

Njerez qe kryejne akte te tilla duhet te silurohen totalisht! Bej shembull nja 10-100 raste dhe e shikojme pastaj, ka sa kurajo do kene ca shqiptare apo kineze apo kushdo qofshin qe te ndertojne pa leje.

Vjedh nje stilolaps dhe quhesh hajdut, vjedh toke, shkaterron territorin dhe pejzazhin dhe quhesh biznesmen! Ndodh me se shumti ne Shqiperi!

Nga ana tjeter shteti duhet te perfeksionoje infrastrukturen ligjore per ndertimet me leje. Te beje studime dhe zonime, te vendosi parametra dhe limite, te zgjidhi ceshtjen e pronave, etj... Kjo duhet kontrolluar ne nivel qendror. Vendi yne eshte shume i vogel. Nuk i duhet lene asgje ne dore, padrinove injorante e te babezitur te komunave e bashkive. Pergjegjesine direkte ta kete qeveria e koalicionit qe fiton ne zgjedhje ne menyre qe te ndeshkohet ne zgjedhjet e tjera nese nuk vepron si c'duhet.

Nuk kam fort shprese qe kjo fushate do shkoje pertej shkaterrimit te disa barrakave. Jo vetem per mungese vullneti por edhe per mungese kapacitetesh. Gjithashtu pastrimi i bregdetit nuk duhet te filloje nga Vlora por nga Durresi qe eshte edhe koka. Nese shakterrohet ai 23 katshi pa leje i atij shijaksit tek Shkembi i Kavajes atehere kjo i vlen si mesim gjithe kokezdrukthave qe mendjen e kane tek llaci e betoni dite-nate. Me shkaterrime karabinash 1-2 kateshe apo karakatinash te tjera nuk mund ti hidhet hi syve miletit per shume gjate. Ed Rama kete pune ose duhet ta beje tamam ose te mos lodhet hic.

Po le te mos harrojme edhe kete: http://www.peshkupauje.com/2012/07/album...

... qe eshte ndertuar nen vezhgimin pasiv te Rilindasit Betonier, kryetar te bashkise se Durresit.

Kjo me ngre nervat tek keta #rilindasit e Rames se t'i shohesh kur flasin, thua "goxha burra, merkan vesh, yes, they can!" dhe pastaj shikon e degjon bemat e tyre edhe kupton qe nen vellon #rilindase fshihen ca spekullatore ordinere.

Nese Rames do i bjere vrulli (shume e sigurte qe do i bjere sepse s'ka pisome qe i ben derman pastrimit te territorit nga njera ane dhe menaxhimit te ekonomise nga ana tjeter) atehere do i kthehet ne bumerang. Me mira pak e sak sesa shume e perlume dhe Rama me duket ka zgjedhur kete te dyten. Sa per ne "banoret" e Shkamit do vazhdojme te lundrojme ne shtresa fekalesh derisa Berisha te vije prape ne pushtet dhe te riinauguroje kolektorin e mutit ne Kavaje.

Po nuk ka fundshpine Rama per kete pune. Plus qe nuk eshte nje ceshtje qe e ka ne dore vetem ai.

Ne kemi nevoje per nje pakt kombetar mdis te gjitha partive te cilat te deklarojne dhe firmosin publikisht zotimin e tyre per te mos patur asnje perfitim elektoral nga mbyllja e syve perballe shkaterrimit te asetit tone me te cmuar: territorit.

Trasgresoret duhet ta kene te qarte qe cilado parti apo cilido kualicion te vije ne pushtet, ndertimet pa leje nuk do te tolerohen.

Ne kemi nevoje per nje pakt kombetar mdis te gjitha partive te cilat te deklarojne dhe firmosin publikisht zotimin e tyre per te mos patur asnje perfitim elektoral nga mbyllja e syve perballe shkaterrimit te asetit tone me te cmuar: territorit.

o bobe. po e kan ber vet kta ore...apo flet teorikisht tani? smiley

Cfare kane bere vete?

Fatkeqesisht, ne Durres, shum leje jane dhene nga socialisti Vangjo. Do zoti, nuk jepen me leje ndertimi, pa u rregulluar infrastruktura njehere, autostrada, kanalizimet, etj. 

Socialisti Vangjo  1.3 m i gjate eshte intelektual i rralle.Kursin 4 vjecar te inxhinierise se ndertimit e mbaroi ne vetem 8 vjet.

po zakonisht kta qe ngelin nja 2-3 vjet, perfitojne nji sens triumfi kur e mbarojne me nfund dhe jane gati me t'dhon mend per cdo gjo po te keta qe kane mbaru inxhineri eshte shume e theksume me aq sa kam von une re

Duhet prishe shembe dicka qe te jape "lejet" e reja Edi sipas stilit te tij

Une kam shume besim se qeveria e re do ta sheroje me taban semundjen e ndertimeve pa leje duke treguar se di te beje shtet. Keni per ta pare dhe ju uroj te gjitheve te mos vdisni se shpejti qe te keni fatin te shijoni krijimin e shtetit Shqipetar.

mire mer berber po nuk eshte diskutu najher besimi jot. Ne e kemi problemin me kto te tjeret

Une jam qe te ndertohet ne bregdet dhe jo te prishen.

Ka njerez qe ne emer te ambjetit duan te na cojne perseri te jetojme ne shpella dhe te hame vetem fruta.

Shpresoj qe qeveria e ardhme te kete sa me pak psikopate te tille.

Hemm..

Per kete jam edhe une, por ama te ndertohet ne menyre cilesore.

Territori, ambjenti, natyra eshte aset, financiar madje. Ne mund t'ja rrisim vleren atij ose te spekullojme duke pasuruar pak veta dhe duke lene toke te djegur verdalle.

Jane me mijra apartamente qe qendrojne bosh, ne Durres, Vlore, Sarande. Nqs. do ishin ndertuar brenda parametrave te caktuara ato apartamente sot do te ishin te denja per t'iu ofruar tregut nderkombetar te investimeve imobiliare.

E verteta eshte se ne keto vite kemi bere nje vrime ne uje, persa i perket kesaj fushe. Nje katastrofe madje. Dhe eshte budallallek jo per ndonje ceshtje emocionale se sa per anen ekonomike.

 

Ai pallati qe po ndertohet ne Durres mbi nje cope qyteti antik cfare vlere ka? 2 milione euro, 4, 5?

Po sa miliona euro do t'i sillte qytetit te Durresit turizmi kulturor? Shume, shume me teper, nder vite.

Po si te ndertohet mu ne breg te detit? Byth me byth me njera tjetren? Njera dykateshe dhe i del tjetra 6 kateshe perpara dhe ja ze frymen? Katnar ngele gjithe jeten!

Ne Itali ndodhen disa termete te renda pak kohe me pare dhe nje nga fenomenet qe u vune re ishte shkrirja, nga nxehtesia e madhe qe clironte termeti, i disa shtresave ranore nentokesore. 

Nga nxehtesia rera nentokesore kalonte ne gjendje te lenget dhe filtronte ne shtresat ne vete. Kjo shkaktonte boshlleqe dhe rreshqitje, apo shembje, te dherave siperfaqesore qe mbeshteteshin me pare mbi shtresat e reres.

Natyrisht bashke me dheun shembeshin edhe godinat permbi.

Imagjinoni tani sesa te rrezikuara jane mijera pallatet e ndertuara praktikisht mbi rere, gjate gjithe vijes sone bregdetare!

Pertej ceshtjeve te pronesise, atyre estetike, morale, te gjelberimit publik, ndotjes se mjedisit, etj., etj. ne kemi nje problem real dhe te jashtezakonshem te sigurise se jetes njerezore!!

 

Ky milet e do një tërmet, që ti vijë menja në ven.
Më popull debil nuk bëhet, jemi vetëm 3miljonë në gjithë këtë Shqipëri e duam të jetojmë njit si lopët nëpër pallate si furrikë pulash. Pse o njerëz kishit ndërtu vila me gjithë ato ero që bletë pallate e u mbushët bythën me lek Koqove,Fidelrave,Sadrive e soj e sorollop. Popull babëzi.

Corovoda at night

Qytet i kulturuar, me qetesi sociale shembullore, ku qytetaret e kane harruar domethenien e fjales "fadrome e shtetit".

Duhet të shemben dhe në Çorovodë ca pallate bosh. Ja prishin bukurinë, njajnë si varreza.

sapo fola me njerz te afert ketej qe jane kthy nga shqipnia. Shume te impresionum per mire. e paimagjinueshme, thane, sa eshte ndertuar ne shqiperi. vila te verteta edhe ne vende krejt rurale. pogradeci, nje perle. me mire se ohri. (ky ishte edhe mendimi i nji amerikaneje qe ishte me ta si pjese e familjes). voloreka, nje mrekulli. saranden ma lavderun shume - aq shume eshte ndertu, tha, sa te vije me bujt gjith greqia smiley   butrinti (me mozaiket e zbulum) - shume bukur. tani une e di pershtypjen e turistit, por e kom fjalen qe ca gjera jane edhe si i shikon.

jemi, pa asnji diksutim, nji popull shume vital! popull kapitalist mu ne palc te shpirtit. menimi im, ky.

Dmth berisha nuk na paska genjyer kur thoshte se shqiperia eshte bahce me lule.

Pogradeci ishte bere dhe tre here me i madh sa ka qene para 15 vjetesh , nje mrekulli , jam kenaq shume . Voloreka jo dhe aq po prap mire , Tushemishti ai qe kishte qene , fshat i embel , ilac per paqe shpirterore , parajse kafeja ne mengjes mes baces me fruta perime dhe ujit anash me peshq qe kalonte ne cdo shtepi

hengra dhe byrek me sac smiley

Ndërkohë, thuajse gjithë ndërhyrjet e qeverive deri tani kanë qenë selektive dhe një pjesë e mirë e godinave të prishura janë ringritur, e ndërsa kamerat fiksojnë spektaklin e shkatërrimit të barakave apo godinave njëkatëshe, pallate shumëkatëshe vijojnë të shkatërrojnë qytetet apo bregdetin.

I doli kallaji #ngjalerilindjes pa u mbushur dy jave nga fitorja metleshitare.

Si se boni njoni startin me bismila duke ndertu i gjo mo vlla, po vetem dyke çkatërru.

Une kam shume besim se qeveria e re do ta sheroje me taban semundjen e ndertimeve pa leje duke treguar se di te beje shtet

Pronari i godinë së prishur deklaron se: Jam kushëri i Edi Ramës, por nuk pranoi ndërhyrjesmiley

ligjerisht Berisha eshte ende kryeminister dhe edi rama deri sa te firmoset fermani me myhyrin e  presidentit eshte askushi e  nuk ka autoritetin te marre vendime.pietja 1 milioneshe eshte:kush ia ka mbajtur doren shpetim gjikes te prishe ndertimet pa leje deri me sot?

Si mbas ngjalerilindasve, Berisha.

çne keto prishjet e nderimeve ne kulmin e sezionit turistik?!

nuk kishin mundesi te ndalonin nderimet(por i zhvasin mire e mire) ose tek e fundit ti prishin gjate nje periudhe tjeter te vitit.

apo Janullatosi u ka dhen bekimin qeveris ton!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).