Pavarësisht se në opinionin e përgjithshëm është krijuar ideja se këto zgjedhje ishin më të mirate mbajtura deri me sot (të cilat realisht ishin) apo se nuk ka patur probleme dhe incidente të cilat mund të shkelin standardet, ne mendojmë se këto të dhëna nuk pasqyrojnë realisht realitetin e atyre ditëve. Po flasim për Rrogozhinën, një qytezë 72 km larg Tiranës, me 7 mijë banorë ku një e treta e banesave është e braktisur.

Si pjesë një ekipi vëzhguesish në atë proces besoj se ka patur problematika, të cilat prekin drejtpërsëdrejti vullnetin e sovranit për t’u përfaqësuar me atë parti të cilën ai beson.

Votimi

Fillimisht votimi nuk qe i fshehtë për shkak se dhoma “e fshehtë” qe vendosur në qendër të zyrës së votimit. Vëzhguesit e partive politike për shkak së fletës së madhe të votimittëvendosur pas kurrizit të votuesve mund të dallonin me afërsi se ku shkonte krahu i votuesit, te numri 29 apo te numri 44. Kjo situatë vijoi deri në mes të votimeve, ku një qytetar i zonës pasi votoj,i shqetësuar mbi fshehtësinë e votës se tij u tha komisionerëve të qendrës së votimit se manuali i rregullimit të qëndrave të votimit sanksionon që “dhoma e fshehtë” të jetë vendosur në mënyrë të tillë që te ruaj anonimitetin e votës.

Pavarësisht se personat me aftësi të kufizuar e kishin të pamundur që të votonin si zakonisht… mund të themi se procesi i votimit atë ditë të nxehtë të qershorit ka qenë përgjithësisht i qetë, plot kompromise dhe pa ndonjë incident të vlefshëm për të tërhequr vëmendjen e medias, e cila dukej totalisht e pa interesuar për këtë zonë. Asnjë gazetar lokal ditën e zgjedhjeve e asnjë përfaqësues i medias kombëtare ditën e numërimit të votave(Më datë 25 qershor, mediat kombëtare trasmentonin që kjo qendër numërimi ishte e mbyllur, ndërkohë që procesi vazhdonte).

Data 23 qershor në Rrogozhinë kishte një pjesëmarje mesatare të banorëve në zgjedhje. U ruajt karakteristika jonë e votimit familjar, e shoqëruar kjo me ndonjë rast sporadik të një laci të zonës (ku në një rast banorët thonin se ishte polic), i cili në shenjë përkujdesjeje për moshën e tretë, delegonte votën e tyre sipas bindjeve të veta.

Përbërja e komisionit sigurisht pasqyronte ndarjet politike, ashtu siç e kërkon edhe rregullorja. Por ai që tërhiqte vëmendjen ishte padyshim kryetari i komisionit, një i moshuar, ndoshta pak edhe i lodhur nga hallet e jetës, dukej i hutuar edhe nga ndonjë gllënjkë raki që duhej të kishte marrë para zgjedhjevenga faqorja që e mbante me vete,atij shpesh here i mungonte vëmendja.

I vjetër nga mosha, e i djersitur nga vapa e i pamësuar me ligjin kryetari shpesh herë të linte përshtypjen se nuk ishte i vëmendshëm qe të reagonte ndaj rasteve të votimeve familjare apo të mos lejimit të hyrjeve të personave të paautorizuar.

Mungonte autoriteti në atë qendër, dukej sikur ishin të gjithë miq.

 

Numërimi

Dita e numërimit të votave ishte një ditë unike parë nga pikëpamja sociologjike. Tufa njerëzish të eksituar qëndronin pikërisht aty në sallën e numërimit. Njerëz të autorizuar dhe të pa autorizuar, laca dhe qytetar, vëzhgues të huaj dhe anëtarë të forcave politike mbanin shënime mbi copëza fletash shifra të çuditëshme. Rrinin në këmbë se stola nuk kishte, hynin dhe dilnin lirisht e tymosnin gjatë gjithë kohës duhan. Nuk kishte as vende për t’u ulur e as ajër të pastër për të punuar, por ishte vendi perfekt për tu çmallur me miqtë.

Numërimi i votave u zhvillua normalisht, ku përveç personave të paautorizuar që hynin e dilnin lirisht,dhe të një pushimi të rënë dakort prej gati 2 orësh për shkak të një lodhje të anëtareve të numërimit (!) dukej sikur gjithçka ishte në rregull. Tensioni ndihej, por përgjithësisht komisionerët vazhduan punën e tyre duke numëruar votat pas pushimit.

Të ndara sipas ligjit, e me përbërje politike këto komisione vazhdonin punën e tyre të qetë duke skanuar fletët e votimit e duke kontrolluar për parregullsi në to. I kalonin në mënyrë të shpejtë fletët përpara kamerave e pastaj sipas votës respektive i kalonin pranë tyre për të qenë më të sigurta. E tillë kaloi dita e parë e numërimit të votave. Të lodhur nga numërimi i pak më shumë se gjysma (nga 61 kutitë gjithsej) nga një urdhër i papritur i ardhur ne mes të natës nga jashtë sallës se numërimit procesi u ndërpre për t’u vazhduar të nesërmen në mëngjes ne orën 10.

Numërimi filloi në orën e caktuar, këtë herë me një pjesëmarrje jo edhe aq entuziaste. Rezultati fliste qartë e kjo ndikonte në uljen e pjesëmarrësve. Por në ndryshim nga dita e parë, ndoshta edhe për shkak se partitë e vogla nuk dukej se kishin përfaqësues të tyre për të vëzhguar procesin e numërimit u duk sikur anëtarët e grupeve të numërimit ranë dakord që votat e partive të vogla t’i ndanin sipas koalicioneve. Dmth, votat e partive të vogla të majta i shkonin PS, atyre të vogla të djathta, u numëruan si të PD.

Fundja garantimi i votës së një partie të vogël nuk mund të lihet mbi “besën” e komisionarëve të partive të mëdha.

Kështu kaluan edhe ato pak kuti të mbetura kur me uljen gjithmonë e më shumë të kureshtjes dhe vendosjen e qetësisë, me çmalljen ndaj miqve pranë qendrës së votimit, procesi përfundoi. Disa të gëzuar e disa të trishtuar, qytetarët u larguan e procesi i numërimit mbylli dyert për t’ia lënë një orë më vonë për të përfunduar procedurat e fundit.

Media raportojnë që nuk pati incidente! Natyrisht nuk pati as vrasje e as përleshje.

33 Komente

Por në ndryshim nga dita e parë, ndoshta edhe për shkak se partitë e vogla nuk dukej se kishin përfaqësues të tyre për të vëzhguar procesin e numërimit u duk sikur anëtarët e grupeve të numërimit ranë dakord që votat e partive të vogla t’i ndanin sipas koalicioneve. Dmth, votat e partive të vogla të majta i shkonin PS, atyre të vogla të djathta, u numëruan si të PD.

Kjo ka qene pjesa derrmuese e vjedhjes se votes gjate numerimit ne thuajse te gjitha zgjedhjet e zhvilluara ne Shqiperi.

Rezultati në Lezhë, Kosovrasti: Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen
[Rezultati në Lezhë, Kosovrasti: Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen] TIRANE - Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti deklaron se është kërcënuar në telefon, pas deklaratave në Komisionin e Zgjedhjeve lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. 

Njazi Kosovrasti bën të ditur se në telefonin e tij kanë mbërritur dy mesazhe kërcënuese, nga persona ende të paidentifikuar. 

“Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen. Kërkoj ndërhyrjen e autoriteteve. Pavarësisht kërcënimeve do të them mendimin tim .”- deklaroi Kosovrasti. 

Përfaqësuesi ligjor i PD-së kërkoi sot që Komisioni Zgjedhor të marrë një vendim për hapjen e 10 kutive të votimit të ZAZ-së nr. 13, qarku Lezhë, pas konstatimit për ndryshim të shifrave në tabelat e rezultateve për disa subjekte politike. 

Diskutimi i rezultateve të qarkut Lezhë u shoqërua me debate të forta në mbledhjen e sotme të KQZ-së, pas konstatimit se për 10 QV, KZAZ nr. 13 ka dorëzuar fotokopjet e tabelave përfundimtare dhe jo ato origjinale. Në këtë situatë KQZ nuk mund të nxjerrë një rezultat përfundimtar për këtë qark, pasi ai nuk mund të dalë nga tabelat e fotokopjuara. 

Në këtë kuadër, Kosovrasti e cilësoi këtë situatë një ngjarje shumë të rëndë dhe një manipulim të shëmtuar dhe përgjegjësit duhet të përgjigjen ligjërisht 

"Ky manipulim ka ndodhur nga tre personazhe me detyrë në KZAZ-në nr. 13, kryetarja Alketa Hoxha, përfaqësuese e PS-së, që ka qënë dhe dorëzuese e materialit në KQZ, e shoqëruar nga sekretari i komisionit, Aleksandër Gjonmarkaj(PD) dhe nënkryetari Gjovalin Gjeloshi(PD). Këta të tre janë manipulatorë dhe duhet të jenë pjesë e një gjykimi që duhet të vazhdojë me vendimmarrjen e KQZ-së", u shpreh Kosovrasti. 

Nga ky manipulim, vijoi ai, favorizohet subjekti PS dhe bashkë me të koalicioni i majtë. 
Përfaqësuesi i PD-së tha se nga informacioni i mbërritur elektronikisht në KQZ rezulton se shumatorja e votave për koalicionin e majtë në 248 QV të qarkut Lezhë është 38. 270 vota, ndërsa koalicioni i djathtë ka marrë 38.555, ose 285 vota më shumë se i pari. 

(er.nu/BalkanWeb)

"Ky manipulim ka ndodhur nga tre personazhe me detyrë në KZAZ-në nr. 13, kryetarja Alketa Hoxha, përfaqësuese e PS-së, që ka qënë dhe dorëzuese e materialit në KQZ, e shoqëruar nga sekretari i komisionit, Aleksandër Gjonmarkaj(PD) dhe nënkryetari Gjovalin Gjeloshi(PD). Këta të tre janë manipulatorë dhe duhet të jenë pjesë e një gjykimi që duhet të vazhdojë me vendimmarrjen e KQZ-së", u shpreh Kosovrasti. 

Xhaelga .... Po si si po thu qe antaret e PD ja kane fut PD... e veshtire per tu besuar smiley.. Prit ku e kam degju kete justifikim.. aaa po ne zgjedhjet e meparshme parlamentare.. Atehere qeshnit dhe talleshit eeeee. bote e poshter apo jo... tani jeni ju qe po qani...smiley

Jo mor Galile, zv/kryetari eshte kustifikuar duke thene qe e kane kercenuar me pistolete ne balle. Nuk eshte kaq e thjeshte kjo pune, jo. 

kryetarja Alketa Hoxha, përfaqësuese e PS-së, që ka qënë dhe dorëzuese e materialit në KQZ, e shoqëruar nga sekretari i komisionit, Aleksandër Gjonmarkaj.

mir jua kan ba, perderisa nuk kan ba kryetar kapidanin smiley

 Apostol Goci, biznesmen karburantesh, bosi i Alpet eshte minoratar grek. Mund te duket e cuditshme, por pavaresisht qe s'ka lidhje, ka kandiduar per here te dyte si kandidat me LSI ne Kukes. Arsyeje? Jo se ne Kukes ka bashkeatdhetar minoritar grek, por Kukesi eshte zona me e varfer dhe votat kushtojne me lire. Ka hedhur disa qindra mijra euro per te blere vota. Kjo per te thene, cfare motivimesh te forta kane keto te Lezhes, qe dergojne sms kercenuese Njazi Kosovrastit. Kane shpenzuar jashtezakonisht shume. #rilindje

Me duket sikur eshte shkruajtur para nja nje shekulli kjo. smiley

mua qe ky emri Rrogozhine me duket shekullor..smiley   tamam si sinonim i rrumpalle, rremuje...

 Ky shkrim me duket sikur autori e ka degjuar nga dikush si muhabet kafe dhe eshte munduar ta hedhe ne leter. Per me teper eshte shume e varfer dhe menyra e te treguarit.smiley

Oerd Bej

Bylyk Bej?

 

ore, po perse beheni kaq budallenj o njerez me ne krye ate te rjedhurin Xhevit..... Po pse te ishte per lek do ta linte mangut PD-ja...??? Po ku i gjeten parate keta te PS...???? mos valle i bene nen pushtetin e Pd-se... QE ISHTE 8 VJET NE PUSHTET DHE U TREGUA KAQ MIOPE QE TUA JEPTE PARATE KETYRE TE PS-se DHE JO ATYRE TE PD-se...???? Po kaq trapa te jeni o njerez...??? Po a e dini se sa kushtojne jo 1 milion vota, po te pakten 300 mije vota, nese i kane blere keta PS-LSI-ja... ore a jeni ne vete apo jo......???? Thirrini mendjes, o njerez, se populli ju shporri me shkelma dhe ju ende nuk e keni marre vesh qe nuk jeni me ne pushtet.... Meketo mend qe keni as qe keni per te ardhur me ne pushtet... vetem nese Rama ben ndonje gomarrlekk njesoj si Nano dhe do tua fali vete pushtetin.....

Alidemso, po kot nuk ka afruar PS dhe LSI (medemek socialiste keta he..smiley) gjithe ata kapitalistesmiley ne parti... keshtuqe argumenti jot nuk eshte shume bindes..

Alidems, vetem pyet rreth e qark sa lek jane investuar nga jashte tek e majta per keto zgjedhje.....mareveshja e Shkodres te kujton gje??? #rilindje

Atehere duhet te besojme ne nje konspiracion nderkombetar anti berishe...??? pffff

edhe mund tu besosh...mua nuk do me cudiste qe Fyle eshte kunder Berishes, pasi ai eshte anti-shqiptar i hapur.....por kur te thash se kane ardhur fonde nga jashte, e kisha fjalen nga vendi ne veri te Kosoves....food for thought!

Po ku i gjeten parate keta te PS...????

Coje deri ne fund arsytimin:

Po ku i gjeten parate keta te PS, apo i blene votat me ato 3 mije eurot e qelbura te Rames smiley

Po mire o njerez, asnjehere nuk do te besojme ne qe ky popull mbase ne te vertete nuk eshte dele????

Qe ky popull nuk menddoka me koke po me xhep???? 

Amnon mer cuna se po na hiqni mendte e kokes......Po po te ishte per para, do te ishte deputet i perjetshem, Caci, Gon Duka, Bashkim Ulaj,  e keshtu me radhe, Zamiri, Gon Sula, Mond Leka e ku di une...... po lerini mer keto, se nuk shkojne.... po perpiqeni qe te justifikoni shkelmin bytheve qe ju dhane......populli..... njesoj si ai qerosi Strazimiri, qe gati sa nuk po e vriste sovranin per ate padrejtesi te modhe qe nuk e kish votu prape PD per tere ato te mira qe u kishte bere, por si tha ai...... ti na mbron e, bagetine na i shton e dhe popullin po e begaton e..... por qe ta kesh kujtim kur te dalesh ne pension, hajde me puth nje here ne prapanice......

ore piplla, me nje laps te thjeshte 10 000 vota me 100 euro vota  = 1 000 000 euro. nje tender kap bizinisi qe ka hudh lekte, ta zeme apostol goci, apo mark frroku apo gon duka, nejse gon duka spjerdh per 20 milion euro se 1 milion si plas fare po muhabet tjeter.

tani 1 milion euro per tu bo deputet kur kap minimumi x 10 s'osh asigjo; biznes i paster.

 

Illirum, une ja kam pak (ose aspak) idene ketyre qe ndodhine ne zgjedhje, por me sa kuptoj fushata elektorale atje eshte kthyer ne nje fushe ku ndeshen, te fortet, lacat dhe biznesmatrapazet. Tani si e tille, biem dakord qe asnjera nga palet nuk ka moral dhe nese i jepet mundesia per te bere me hile, vjedhur apo blere vota do ta bente pa medyshje. Pra, problemi perseri shtrohet se si caktohet ai cmimi 100 Eurosh ne nje "treg" te lire ku te dyja palet te "thekin piten" ne analize kost-benefit. Nese kjo eshte ne menyre te paster sich thua ti, llogjika ta do se ai cmimi 100 Eurosh do kishte hipur shume shpejt per te barazuar fitimet e tenderave shteterore dhe perfitimet e tjera te postit (biles perfshi dhe rrogen e deputetllikut). Pse kjo? Per shkak te arsyes te thjeshte te tregut te lire ku ekuilibri arrihet atje ku kosto marzhinale = perfitime marzhinale.(*)

Pra, gjerat nuk jane kaq te thjeshta sa perpiqen t'i tregojne me keto fjalet "i kon ble votat!". Populli nuk osht dhe aq budall sa cé bejne anal-istet e studiove te Tiranes. Mund te kete nje shtrese shume te vogel qe genjehet me nje zarf, por pjesa derrmuese do siguri qe perfitimet e saj shkojne pertej asaj 100 Euros madje deri ne  piken kur i zerojne perfitimet e deputetit riosh (ose alternativa ja ku eshte, dmth. deputeti tjeter). Pra cfare ka ndodhur? Une them se influenca mbi voten me ane te pareve ka ndoshur, por jo (ne shumicen e rasteve) me zarfe sic propongadohet. Zarfet mund te kene qene por ato nuk kane qene vendimtare, premtimet per te marre zarfe/vende pune/licensa etj ne vazhdimesi mund tí kene dhene shume me teper perparesi forcave si LSI. Nese mund t'i bjene ndondje sherbim atij vendi (pas heqjes se Berishes) eshte rrezimi i mitit se LSI (ose ndonje force tjejer e ngjashme) mund te haje me cdo qeveri. Por (fatkeqesisht) kjo ka pak te ngjare te ndohe ne keto 4 vitet e ardhshme.

 

* P.S. Sigurisht qe ka nje perjashtim nga rregulli, nese te gjithe kandidatet per deputet bien dakort per nje cmim te caktuar po kjo nuk ka kuptim pasi perfitimet nga blerja e votave do te ishin 0 per te gjithe (duke qene se vetem njeri fiton) dhe duhet te fillonin aty ku e lane.

Besoj qe ka shume te bej gjendja paraprake, me shum se zgjuarsia. Kur ke pak pranon edhe zarfin se nuk ja vlen te presesh shume, kush eshte ne gjendje me te mire i lejon vetes te prese nje oferte me te mire. Reservation price quhen keto lloj argumentash.

Per te tjerat, me pelqen argumenti sidomos ajo pjesa e fundit.

Endrity, padashur te bej replike une mendoj se nuk ka te beje zgjuarsia. Nese e mendojme tregun e votes kaq pa rregulla sa shitet nga analistet populli nuk ka nevoje te jete i zgjuar (duke e marre te mireqene se televizioni dhe rrjetet e tjera te informacionit e informojne mjaftueshem per perfitimet qe ka ai qe ble voten). Duhet te jesh vetem ne kushtet e nje varferie ekstreme qe te pranosh nje pazar kaq te ulet per voten (dhe kjo pike ja vlen pastaj per analiza se kush dhe pse e shesin voten) pasi ne asnje rast tjeter nuk ta leverdis ta shesesh per 50 Euro (dhe ketu nuk behet fjale per zgjuarsi individuale). Nuk e kuptoj se pse sjell argumentin e reservation price, pasi ajo qartazi ketu (nese ekziston) nuk eshte kurrsesi me ulet se 50-100 Euroshi/thesi me miell, etj qe eshte dhe pazari aq i lakuar ne shtyp dhe media.

Po themi te njejten gje. Reservation price varet nga gjendja e votuesve.

Perse dikush arrin te shese veten (voten) eshte nje diskutim shume i gjate dhe interesant. Do te thote qe ti njerezve nuk i ke dhene asgje me me vlere se 50mije ose qe pritshmerite e tij nga alternativa jote nuk tejkalojne 50mije leke. Pa harruar edhe anen morale te ceshtjes. Dyshoj qe ndonjeri nga analistet e kafeneve te bllokut te analizoje kete ceshtje. Shume me komode te merren me Berishen.

i kan ble qe i kan .....iii robt!
kam ble pa fund.
kush mos ta shese ne has e kukes atje 90% e komunes jetojne me asistence 24 mije lek te vjetra.

kryesisht ne veri eshte ber nami me blerje votash

ka pas shume raste per te perfituar nga situata ne te gjithe shqiperine

po ashtu varianti tjeter ka qen te fut lsi ne pune roje... votojne familjarisht per LSI

shume te pakenaqur ne disa qarqe ne jug, berat, gjirokaster, fier , u eshte dhen rastio te votoje kundra , kane gjetur LSI qe i ka dhene oferten me te mire, pasi si do qe te veje lsi ishte ne pushtet dhe kan votuar per LS me shume sesa per PS.

LSI perfitoi pasi asnje force politike nuk e sulmoi, bleu votat e te varferve mori votat e atyre qe ka punesuar biles i shtoiu ato, si dhe perfitoi me shume se PS nga te pakenaqurit.

ps mori 90 000 deri 100 000 vota me shume se 2009, lsi mori po aq pra rreth 100 000 vota me shume.

 

 

pershkrim goxha afer realitetit.

Per te fituar nje deputet nuk ka nevoje te marresh 10.000 vota, mjaftojne 6000 dhe te jesh partia e dyte ne koalicion. LSI ne Kukes ka marre 5600 vota. Jo te gjitha eshte nevoja te blihen kuptohet. Disa i merr me premtime dhe disa i blen. Nga 5600 le te themi blen 3000 vota. Cmimi ne Kukesin e varfer nuk eshte absolutisht 100 Euro por tek 50 mije leke, 35 Euro. 3000 vota x 35 Euro = 100.000 Euro. Plus shpenzime tjera si poster, zyra, takime, dreka, darka, ja te themi edhe 50.000 tjera. Ja po themi 100.000 maksimumi. Jemi tek 200.000 Euro mandati. 

ne kukes e di mire i ka ble me 100 euro. ata qe ka n prit deri ne darke te 22 qershorit e kan kap dhe 200 euro. dhe ng llogarite e atij apostolit i kan dal dikut tek 50-60 % e atyre qe ka ble dmth njerezit e kan shit voten po kan votu per dike tjeter.

qe ta kesh ne xhep fitoren duhet me ble dyfishin e asaj qe te duhet se nuk i dihet. edhe pse dhoma e fshehte e mandakallit , kesaj rradhe ishte e qarte farte se per ke votoje ajo gjys tavoline podiumi ta tregonte se ku shkonte dora. duhet ta mbuloje me trup ta vendosje doren me stil qe te mos ta merrte vesh salla ( qendra e votimit) per ke po votoje.

Nuk e di me siguri, por 100 euro vota me duken shume. Nuk e besoj. Te 50 mije leke po.

Sa per punen e leximit te votes, nuk e di a ke fjalen ne pergjithesi apo ndonje rast konkret, se pershtypja ime eshte qe ishte e pamundur ta lexonin voten duke pare berrylin. Pak si perralle me duket kjo, mgjs varet.

une votova vete. kuptohet kunder berishes. pjesa qe ta mbulonte fleten ishte shume e vogel. fleta ishte carcaf, kur po e mbaja per te pare se ku ishte numri qe do votoja, u detyrova e leviza dhe nja dy here te tjera poshte e lart qe te mos merrej vesh se per ke do e jepja.
shume lehtesisht nese votoje ne fillim te fletes merrej vessh . ca kan votu bamirin jane morr vesh ashiqare, duhej ta ngrije fleten qe ta rrethoje numrin. me nje fjale vota kuptohej, ishte majtas apo djathtas, apo per bamirin. 

Pikerisht. E perthen fleten me dysh e kush e kupton si dhe tek cila pjese voton? 

" .... Por ai që tërhiqte vëmendjen ishte padyshim kryetari i komisionit, një i moshuar, ndoshta pak edhe i lodhur nga hallet e jetës, dukej i hutuar edhe nga ndonjë gllënjkë raki që duhej të kishte marrë para zgjedhjevenga faqorja që e mbante me vete,atij shpesh here i mungonte vëmendja..." 

  Ketu ne perendim, nje njeri qe pin alkol gjate detyres se votimeve, (aq me keq ne sy te njerezve) , do ta kishin zevendesuar menjehere, vete partia qe ai perfaqeson. 

 

" .... Tufa njerëzish të eksituar qëndronin pikërisht aty në sallën e numërimit. Njerëz të autorizuar dhe të pa autorizuar, ....  hynin dhe dilnin lirisht e tymosnin gjatë gjithë kohës duhan..." 

  Prandaj shkojne lesh e li punet ne Albanie. Ata qe tymosnin aty ne ambient publik te mbyllur, une (po te isha fuksionar i komunes apo i ministrise se Mjedisit a Shendetesise) do ti kisha gjobitur. 

 

 

Prandaj shkojne lesh e li punet ne Albanie. Ata qe tymosnin aty ne ambient publik te mbyllur, une (po te isha fuksionar i komunes apo i ministrise se Mjedisit a Shendetesise) do ti kisha gjobitur. 

 

..smiley   

Pjero je i madh!  ti gjithmone e kap esencen e shkrimit!smiley

 

Jo nuk dime, por kurre nuk do te duam te bejme zgjedhje te lira.Keto sipas meje ishin po njesoj, ne mos dhe me te keqia se te tjerat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).