Bekim Berishën e kam takuar për herë të parë në Zagreb më 1991. Me të më njohu bashkëluftëtari i tij Arif Krasniqi nga Prishtina, të cilin atëherë e quanim Hitler. 

Emrin e Bekim Berishës e kisha dëgjuar 1 javë para këtij takimi gjatë një ligjërate të profesorit tim në studimet pasuniversitare ne Universitetin e Zagrebit.

Bekimi i vlefshëm sa 500 luftëtarë kroatë

Profesori sapo ishte kthyer nga fronti kroato-serb ku kishte marre pjesë në simulimin kompjuterik të hedhjes së raketave në drejtim të serbëve.

Gjatë  shpjegimit të një shembulli  nga teoria problemit të katrorëve më të vegjël, ai shkroi në tabelë:  Bekim Berisha. Studentët  pyetën  të  habitur  se ç’do të thonë këto dy fjalë. Profesori shpjegoi  se ky është emri e mbiemri i një bashkatdhetari të kolegut Spahiu, i cili vlen më shumë se 500 luftëtarë tanë (kroatë)

Ai pastaj shpjegoi një ngjarje ku Bekimi kishte treguar heroizëm të pashoq. E kishte nxjerrë skuadrën kroate pa ferrë në këmbë në një situatë ku vdekjen e kishin të sigurt. Atë çfarë nuk kishin mundur  të bëjnë 500 luftëtarë kroatë e kishte bërë i vetëm Bekim Berisha.

Kur profesori kish përmendur emrin e Bekimit, e kisha menduar për njeri me përvojë jetësore dhe rrjedhimisht me moshë rreth të dyzetave, por kur e takova, kuptova se ish veç 26 vjeç. Kjo më bëri që me Bekimin të mburrem jo vetëm se ish shqiptar po edhe se ish moshatar i imi, kështu që  takoheshim sa herë që kthehej në Zagreb nga vijat e frontit.

 

Kroatët nuk e bënin kiamet punën e luftës

Mënyra se si e zhvillonin luftën kroatët  ishte vërtetë mbresëlënëse. Në shumë vende në Kroaci lufta zhvillohej frontalisht, por në Zagreb bëhej jetë normale. Çdo gjë funksiononte  normalisht përveç se tek tuk hasje në situata të pyesje për ndonjë student, profesor, mjek, tregtar, aktor etj. dhe të të thonin se ka shkuar në front. Jeta në shkollë, në universitet, në teatër, treg dhe çdo kund tjetër vazhdonte me ritëm normal. Kroatët nuk e bënin kiamet punën e luftës.

Cimeri im Skender Sadiku punonte në diskotekën “Kullushiq” të Zagrebit. Aty vinin luftëtarët kroatë që ktheheshin nga frontet. Vallëzonin, deheshin, zinin të dashura dhe në mëngjes ktheheshin në fronte.

Javën tjetër mund t’i shihje serish në diskotekë disa nga luftëtarët. Kur pyesje për ndonjërin që e kishe takuar ndonjë javë më parë të thoshin se është në spital i plagosur rëndë dhe ka humbur dorën,  për ndonjë tjetër se ka humbur këmbën, e për dikë se është vrarë në front. Jeta vazhdonte.

 

Heronjtë më të mëdhenj në botë lindin tek popujt frikacakë

Në atë kohë, shqiptarët e Kosovës e bënin kiamet punën e luftës. Kur flisja se lufta në Kosovë  është e pashmangshme, studentëve  apo tregtarëve shqiptarë nga Kosova u dukej se veç po i fusja në luftë. Disa m’i mblidhnin betë, se po të fillonte lufta në Kosovë dhe ata humbin ndonjë familjar të tyre në luftë unë do t’ua kisha gjakun borxh.

Kjo atmosferë bënte që shqiptarët të dukeshin tepër frikacakë karshi kroatëve. E megjithatë një bashkatdhetar  i yni i quajtur Bekim Berisha ishte simbol i ëndërruar për çdo luftëtar kroat.

Një luftëtar kroat, duke hedhur vështrimin nga Bekim Berisha, më pat thënë: “si duket, heronjtë më të mëdhenj në botë lindin tek popujt frikacakë”.

Në atë kohë ishte një gjë e zakonshme që kroatët të na fyenin në këtë mënyrë, pasi Ibrahim Rugova pat refuzuar ofertën e presidentit kroat, Tugjman, për ta hapur frontin në Jug.

Lufta  në Kroaci mbaroi dhe Bekimi e Hitleri shkuan të luftojnë në Bosnje. I shihja shumë rrallë në Zagreb.

Nuhatja e luftës në Kosovë

Në fundvitin 1997,  isha mysafir i Alfons Zenelit, në Radio Kontakt, radion më në zë në Shqipëri. Tema ishte çfarë pritet të ndodhë në vitin që po vjen (1998). Përgjigja ime e parë ishte: lufta në Kosovë. Kjo ndezi debat me telefonata të panumërta ku u inkuadruan edhe personalitete të larta politike të Shqipërisë.

Të nesërmen, përballë hotelit “Dajti”, në Tiranë, takova Hitlerin që kisha pesë vite pa e parë. E pyeta përse ke ardhur? Ai më tha: ti po e din pse. Këtyre ditëve do të vjen edhe Bekimi.  I thash: unë e di që sivjet ka me fillu lufta n’Kosovë, po ti nga po e di? Hitleri më tha se ai që ka 10 vite përvojë lufte si Bekimi i merr erë fillimit të luftës edhe në Afrikë po të jetë e lere më në Kosovë, që mezi po e presim.

 

“Shqiptarët e serbët në luftën finale për Kosovën”

Qëlloi që Bekimin e takova në Tiranë, disa muaj pas kësaj bisede me Hitlerin, tek në pranverën e vitit 1998. Sapo kisha marrë nga shtypshkronja 5 kopjet e para të librit tim të dytë “Shqiptarët e serbët në luftën finale për Kosovën”,  kur u pamë para hotelit “Tirana”. I dhurova një kopje libri. Qëlloi që kur shfletoi librin të lexonte fjalinë: “Shteti krijohet me djersë, lot e gjak”.  Ngaqë ishte qull nga djersët, buzëqeshi duke thënë: ne do të derdhim djersë e serbët le të derdhin lot e gjak.

Më tha se po nisej ta kalonte kufirin dhe se pas dy-tre jave do të kthehej serish në Tiranë me ç’rast bisedonim më gjatë aty ku po rrinin intelektualët, “Te Fideli”. U përqafuam për lamtumirë, dhe pas 50 hapave një plakë që po rrinte pranë Muzeut Kombëtar më tha: shih se mos të vodhi gjë ai shoku qe e takove sepse ta futi dorën në xhep. Futa dorën në xhep dhe pashë  një 10.000 lekëshe që ma kishte lënë Bekimi. Plaka u trondit kur mësoi se ai njeri më kishte lënë lekë në xhep pa e vërejtur unë fare. U ktheva që t’ia kthej lekët me të cilët ai në fakt kishte paguar 5-fishin e çmimit të librit, por Bekimi ishte zhdukur.

 

Bekim Berisha e Ismail Kadare në aeroportin e Tiranës

Më 30 Qershor 1998 unë po fluturoja për Budapest, kur befas në aeroportin e Tiranës, pashë një skenë që çdo shqiptar do të dëshironte ta shihte. Ulur pranë njëri tjetrit, po bisedonin shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare dhe luftëtari më i madh shqiptar, Bekim Berisha. Nuk iu afrova, po i shihja nga distanca. Dëgjoja komentet e njerëzve përreth qe e njihnin Ismail Kadarenë po nuk dinin se kush na qenka ky farë kosovari me aq dinjitet e personalitet me të cilin po bisedon Ismaili.

Vrojtimin e kësaj skene ma ndërpreu Bekimi, i cili më vërejti dhe më ftoi të bashkëngjitëm në bisedë. Më tha duke qeshur: nuk po iku, kthehem prapë në Kosovë, veç po kujdesem që ju të dy të fluturoni sigurt. Po kemi problem për armë, po dal me siguru do armatim.

Ky edhe ishte takimi im i fundit me Bekimin. Më 12 Korrik 1998 unë u ktheva në Tiranë.  Në aeroport, polici që më kontrolloi pasaportën më tha: është kthyer ai kosovari që po fliste me ty dhe Ismail Kadarenë kur po iknit jashtë shtetit. Dukej që ishte burrë me nam, më tha polici.

Me 10 gusht 1998 në Junik, ra heroi i kombit Bekim Berisha. Këtë e kuptova tek pas 40 ditësh. Humbja e Bekimit më bëri të mendoj se vetëm ndonjë mrekulli e Perëndisë mund t’i japë epilog pozitiv luftës për çlirimin e Kosovës. Kisha krijuar përshtypjen se luftëtarët si Bekim Berisha nuk mund të vriteshin kurrë.

 

26 Komente

Në atë kohë, shqiptarët e Kosovës e bënin kiamet punën e luftës. Kur flisja se lufta në Kosovë  është e pashmangshme, studentëve  apo tregtarëve shqiptarë nga Kosova u dukej se veç po i fusja në luftë. Disa m’i mblidhnin betë, se po të fillonte lufta në Kosovë dhe ata humbin ndonjë familjar të tyre në luftë unë do t’ua kisha gjakun borxh.

Në atë kohë ishte një gjë e zakonshme që kroatët të na fyenin në këtë mënyrë, pasi Ibrahim Rugova pat refuzuar ofertën e presidentit kroat, Tugjman, për ta hapur frontin në Jug.

Shume e dhime eee? Jo se pastaj e ka fajin NAT-ja qe na kufizon lirine.

Sot e kesaj dite ne Kosove te thone shyqyr qe nuk na futi Rugova ne lufte kur ja kerkoi Tuxhmani se do kishim perfundu ma keq se Bosnja. Ec e mere vesh!

Shume i mjegullt si personazh Rugova. Diçka midis nje vizionari dhe nje mediokri vanitoz.

Kur jane nda hesapet e Jugoslavise ne 1990en Kosovaret nuk kane bo zhurme, nuk kan kerku gjo.

Po te kishin bo sic u ka kerku Tugjman, ato do te kishin dale shume me mire se dolen ne 1999en. E thjeshte, Serbia do kish dy fronte lufte, do humbte me shpejt, dhe Kosova dhe Kroacia do kishin me pak te vrare dhe demtine lufte.

Ky duhet ta kishte zgjeru pak shkrimin per kete Bekim Berishen (hera e pare qe ja degjoj emrin) si psh biografine dhe ku/si u vra.

Ose mbase NATO nuk do futej aq shpejt sa ne 1999 duke patur shume me shume shqiptar te vrare nga cpati... ne rast se Bosnja kishte nje Srebrenice neve mbase do kishim disa. Historia nuk behet me but if...

Se si behet historia akoma vetem nje dreq e merr vesh, fakti eshte se si historia jone personale ashtu edhe kombetare, ose edhe boterore, ka nje peng, ah sikur te veproja ose te veprohej ndryshe. Dmth ne thelb fatliteti historik hegelian, perveç servilizem, eshte per te qetsuar koshiencen e trazuar prej deshtimeve.

Historia behet me but if nese kap ne te kostante dhe paralele historike. Cfare ka ndodh ne Bosnje veshtire se mund te ndodhte ne Kosove. Tensionet historike fetaro-politike ne Bosnje nuk mund te krahasohen me ato te Shqiperise, fakti eshte se ne Bosnje ka nisur historia supermoderne. Ne Bosnje gjella u gatua nga te huajt, bile edhe si prezence me forca te armatosura, ne Shqiperi bejne te gjithe gjuetine e spijuneve, e nuk duket spijun gjekundi. Nuk vijne spijunet ne Shqiperi se i ze dizanteria. 

Por ajo qe ndodhi ne Bosnje ndodhi ne Kosove, por ne nje shkalle me te vogel. Une flas per masakrat nga ushtaret, policat, simpatizantet, paramilitaret serb. Ideja se dicka duhej te kishte ndodhur ne 1995 eshte shume e lehte respoctively por une nuk shikoj ndonje arsye pse Serbet, te inatosur nga dy beteja, dhe pa eksperiencen nderkombetare qe i frenojti pakez ne 1999,te mos kryenin masakra ne Kosove.

Neqoftese ti ben analogji per ngjarjet si drama me vrasje e presje, atehere ajo qe ka ndodh ne Kosove dhe Bosnje ngjan edhe me ate qe ka ndodh ne Burundi edhe ne Naten e Shen Bartolomeut.

Ta kam llafin se nqs do te besh analogji ne kete rast, analogjia behet midis Bosnjes dhe Shqiperise, jo midis Bosnjes dhe Kosoves. Dmth analogjia mund te behej nese konflikti do te perfshinte edhe Shqiperine, gje qe nuk ndodhi.

Ne Bosnje konflikti ka qene midis tre forcave fetare ortodokse, katolike, myslimane me perfaqsi reale politike dhe forca te armatosura perkatese (biles edhe forca internacionaliste paqsore si ne Spanje), ndersa paqen e prune protestantet hollandeze qe i bene shurren siper zjarrit derisa e shuan.

Ne Kosova ka ndodh gje tjeter. Pa u fut ne te thella, katoliket nuk kane marre pjese si force e dukeshme reale. 

Keshtu te tere jemi gjeni ne rast se i konsiderojm gjerat vetem pasi kane ndodhur.

veç po kujdesem që ju të dy të fluturoni sigurt

smiley

Ky tregon qe e ka njohur Bekim Berishen, asgje tjeter.

...jo, ky po thote: doni me per Bekimin (Belulin)..smiley

"Qëlloi që Bekimin e takova në Tiranë, disa muaj pas kësaj bisede me Hitlerin, tek në pranverën e vitit 1998. Sapo kisha marrë nga shtypshkronja 5 kopjet e para të librit tim të dytë “Shqiptarët e serbët në luftën finale për Kosovën”, kur u pamë para hotelit “Tirana”. I dhurova një kopje libri"

Belul une kujtova se e kishe marre rrugen per ne atdhe kur po komunikoje me bunkerin nga austria, ti qenke kthyer prap back ne hollande?smiley

ashtu eshte nje pune Tafe.. po humbas gjurmet..smiley

Nexhmedini flet ne fund per vdekjen e ketij heroi (ne gusht te 1998) por nuk sqaron se si u vra, apo ra. 

Cheesy!

ama cja fut kot vende vende Nexhmedini.. per luften, Krahason Kroacine me Kosoven. o Nexho, Kroacia ishte shtet. kroatet kontrollonin territorin e tyre me ushtri polici etj.. ndersa Kosova kontrollohej totalisht nga Serbia. vetem police e ushtare serbe, numeroheshin disa 10 tra mijera ne Kosove, keshtuqe nuk heq dot asnje paralel me Kroacine ti derman.

"Cimeri im Skender Sadiku punonte në diskotekën “Kullushiq”

cdomethene cimeri?

+1

roommate

Thelbi i asaj qe ka dashur te thote Nexhmedini eshte tek fraza : "Heronjtë më të mëdhenj në botë lindin tek popujt frikacakë". Qe rri po aq mire me ate tjetren, ne dukje kontradiktore : "Atë çfarë nuk kishin mundur  të bëjnë 500 luftëtarë kroatë e kishte bërë i vetëm Bekim Berisha". Permbledhtazi mund te konkludohet : kroatet popull trim, nuk nxoren heronj te medhenj. Kosovaret popull frikacak, nxoren heronj te medhenj.

Pse eshte 'keshtu' ? Pse kjo 'kontradikte' ??
Sepse trimeria dhe frikacaklleku i popujve eshte nje fenomen i ndryshueshem ne kohe dhe asnjehere nje e dhene fikse. E gjitha kjo me kujton vitin 1940, kur populli (asokohe)  frikacak francez ish ne masen 80%-90% pro-nazist. Megjithate, nje burre qe quhej De Gaulle, i tha jo me trimeri murtajes ne fjale. Dhe u kthye ne nje Hero te Madh te nje populli frikacak.

 

ps: PF e ka drejt kur konstaton ate qe konstaton tek shkrimi ne fjale, por e ka gabim kur nxitohet e thote ironikisht se "na e ka fajin NAT-ja qe na kufizon lirine". Nese do te ish keshu (per te ruajtur gjithmone te njejten paralele me Francen e Luftes se II B.) francezeve do tu ish dashur te pranonin qeverisjen e tyre nga AMGOT (Allied Military Government for Occupied Territories), gje qe pikerisht Charles de Gaulle e refuzoi, me te drejte, kategorikisht !

 

"Permbledhtazi mund te konkludohet : kroatet popull trim, nuk nxoren heronj te medhenj. Kosovaret popull frikacak, nxoren heronj te medhenj".

aman o Stalker, po qysh i nxirrni ca perfundime, kshu, pe ua bere terr syri fare.. te fort jeni, vallahi...
po si more nuk pakserkan nxjer heronj kroatet?? po ja ta them une nje shpejt e shpejt qe me erdhi ne mendje.. Ante Gotovina!! interesohu bashke me Nexhon, se ka plot te tjere..smiley

nderkaq, si mund te quash ti kosovaret "popull frikacak" kur ata per thuajse 100 vjet kane qene totalisht nen autoritetin serb, por me gjithe shtypjet dhe represionin, ne rradhe te pare arriten te ruajne gjuhen e tyre identitetin shqiptar, nuk kane rreshtur se rezistuari me te gjitha menyrat, deri sa u cliruan nga serbet..
ti bashke me Nexhmedinin mund ti quash cfare te duash shqiptaret e Kosoves, vetem frikacake JO!!
frikacake, thuaj Nexhos, mund te quaj hungarezet e Vojvodines..smiley

belul, s'paske kuptu gjo. Kthehu dhe njehere tek fjalia : "Atë çfarë nuk kishin mundur  të bëjnë 500 luftëtarë kroatë e kishte bërë i vetëm Bekim Berisha"

ehe, ashtu eshte... skam asgje ne fakt.

Pse eshte 'keshtu' ? Pse kjo 'kontradikte' ??
Sepse trimeria dhe frikacaklleku i popujve eshte nje fenomen i ndryshueshem ne kohe dhe asnjehere nje e dhene fikse.

Kjo ben diferencen e asaj qe thua ti dhe Stalker, o Belul. Shife edhe njehere  po te duash.

Prurja me pelqeu. Sivjet ne gusht paska 15 vjetorin e renies, ne moshen 32 vjecare. Lufta e Kosoves duhet te kete plot detaje te tilla qe mund te mos i njohim dhe ato lene mbresa te nje lloji te vecante. Veshtire te imagjinohen ngjarje te tilla  dhe njerez te tille ne kohe si keto tani. Nje pjese e madhe veteranesh te luftes ketej nga jemi perfundojne ne shtepi me simptoma te PTSD.

smileysmileysmileysmileysmiley per shpjegimin

 

Ne nje shkrim qe ka per qellim te perkujtoje nje hero si Bekim Berisha, hienat nuk e kane nje fjale te mire per te, por nxitojne te kapen pas ca teorive shume te diskutueshme (te shkrimit) per te share shqiptaret e Kosoves dhe per te perfshi ca ndasi fetare pa lidhje. Vazhdoni me fiksimet tuaja idiote se mire e keni. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).