Nga qyteti u larguan të gjithë

i morën me vete, pengjet, tradhtitë dhe dashuritë

ngarkuan baulet, poçet e mëdha të verës

dhe farën e pastër të misrit

 

Nga qyteti i plakur ikën të gjithë

i mbyllën radiot nën sëndyqe

fikën llampat e vajgurit

dhe nuk e kthyen kokën pas

 

Nga qyteti kanë mbetur skeletet

e kujtimeve të trishta

ëndrrat e atyre që i pinin

si të ishte një kupë me ujë burimi

 

Nga qyteti

tashmë dëgjohen krakaritjet e korbave

dhe unë që i shoh përditë

duke gërryer sinfonitë

2 Komente

Poezite e tua Xha Rrake jane me shume se poezi. Jane gjithmone e verteta e thjeshte dhe jo-apologjete e shprehise te kendveshtrimit tend unik.

Xha Tani, jo keq poezia, por kjo "radiot nen sendyqe"?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).