Tani PD-ja po kërkon një lider të ri, që mundësisht të vërtetojë pazëvendësueshmërinë si lider të Berishës deri në fitoren e ardhshme. PS-ja po feston fitoren me premtimet e një kryetari që thotë se politikën e bën pasi ka frikë se vdekja e gjen pa hyrë në histori dhe pa frikën se si do ta gjykojë historia, pasi atë e përcakton vetë. LSI-ja po ruan një profil më modest me një kryetar të mbiquajtur “pragmatist”, i cili duket se nuk ka probleme të tilla me vdekjen dhe historinë, por i bindur se edhe po i dolën, do të mund t’i blejë ato me pare.

Zgjedhjet përfunduan në një mënyrë që duket se ka lënë të kënaqur shumicën e shqiptarëve. Madje edhe shumë demokratë ndihen të lehtësuar; sikur të thonë: Më mirë që ndodhi kështu, sepse edhe vetë Saliu nuk do të dinte se çfarë do të bënte me Berishën Kryeministër. 

Tani PD-ja po kërkon një lider të ri, që mundësisht të vërtetojë pazëvendësueshmërinë si lider të Berishës deri në fitoren e ardhshme. PS-ja po feston fitoren me premtimet e një kryetari që thotë se politikën e bën pasi ka frikë se vdekja e gjen pa hyrë në histori dhe pa frikën se si do ta gjykojë historia, pasi atë e përcakton vetë. LSI-ja po ruan një profil më modest me një kryetar të mbiquajtur “pragmatist”, i cili duket se nuk ka probleme të tilla me vdekjen dhe historinë, por i bindur se edhe po i dolën, do të mund t’i blejë ato me pare. Ndërkombëtarët duken të kënaqur sepse nuk iu hap punë dhe mund të thonë se metoda e tyre e shtrëngimit të vidave dalëngadalë po tregohet efikase. Shumë militantë shpresojnë se do të gjejnë ndonjë vend pune në shtet. Të tjerë, që rrezikojnë t’i humbasin, po përgatiten të mbrohen. Një numër – jo i vogël (thuhet) – po mbyll ndonjë vrimë me lekët e shitjes së votës duke pritur zgjedhjet lokale. Ka edhe nga ata të partisë “Kryq votës”, si puna ime, që ndihen jashtë kësaj loje e dëgjojnë premtimet me skepticizëm të thellë. Me gjasë edhe ata thonë si unë: Në një vend ku gënjeshtra është bërë rregull dhe thënia e ndonjë të vërtete vetëm përjashtim që përforcon rregullin, sigurisht nuk mund të presësh se do të mbahen premtimet, por të paktën diçka mund të bëjnë edhe këta. 

Në fakt, t’u thuash njerëzve se do të vendosësh kontroll mbi territorin, madje se do të prishësh ndërtimet pa leje, se do të rregullosh gjendjen e arsimit apo shëndetësisë, se do të luftosh korrupsionin, se do të mbyllësh universitetet private piramidale, se do të dëmshpërblesh ish-të burgosurit, se do t’i bësh gazetarët të lirë të shkruajnë çfarë mendojnë; se do luftosh krimin e organizuar dhe të çorganizuar e se do të vendosësh shtetin e së drejtës duke e bërë Shqipërinë të rilindë – po përmend vetëm disa nga premtimet e opozitës – sigurisht që tingëllon si një ëndërr. Aq sa fjala “Rilindje” në këtë rast mund të jetë sinonim i fjalës ëndërr. Sepse vetë fjala “Rilindje” nënkupton se dikur paskemi qenë gjallë (si shtet e shoqëri besoj se është fjala) dhe pastaj kemi vdekur. Po kur paskemi qenë ne ndonjëherë gjallë? Diku kam lexuar se ekzistojnë dëshmi që tregojnë se në kohën kur shqiptarët ishin në Perandorinë Osmane, ishin të numëruar jo vetëm njerëzit, por edhe kokët e bagëtisë dhe madje viheshin gjoba për prerje pemësh pa leje. Kthimi në këtë kohë vërtet duket si ëndërr, por nuk besoj se Rama ka parasysh me “Rilindje” Perandorinë Osmane dhe as kohën e Skënderbeut, se s’jemi as të përgatitur për luftëra, le që kemi hyrë në NATO, e, larg qoftë, as atë të diktatorit injorant Ahmet Zogu apo mizorit Enver Hoxha.

Pastaj, përveç të tjerash, premtimet lidhen me pyetjen se ku do të gjenden paratë. Dhe thonë se Saliu po bën gjithçka, edhe këto ditët e fundit, që shqiptarët ta kujtojnë kohën e tij siç kujtojnë mitndërtuesit kohët e arta të së shkuarës e për të riardhur pastaj në pushtet, pas tetë vjetësh, me projektin “Rimëkëmbja”. 

Unë, për vete, dyshoj se na presin ditë të vështira. Por megjithatë, mendoj se ka disa gjëra që duken më të thjeshta dhe më të bëshme. Për mua ato më të bëshmet lidhen me llafet që nxirren nga goja dhe publikohen nëpër media dhe gazeta.

Kur shkruaj këto radhë, kam parasysh diçka që vura re në shtypin tonë para disa ditësh. Siç e thashë, kishte një lloj qetësie pas zgjedhjeve. Edi Rama mbajti një fjalim goxha të përmbajtur, bile duke treguar njëfarë respekti për kundërshtarin, duke i uruar jetë private të mbarë, që edhe pse na kujtoi thënien e Berishës se gjithçka kishte bërë e thënë për Fatos Nanon, deri edhe akuzat për vrasës, kishin qenë thjesht për efekte elektorale, gjithsesi tingëlloi disi qetësuese. E po mirë, tek e fundit, drejtësinë për çështje si Gërdeci apo 21 janari e ka në dorë Drejtësia, jo partia.

Por pastaj s’kaluan më shumë se dy ditë dhe pamë disa gazeta pranë ish-opozitës, tani maxhorancë, që dolën me titullin e madh: “Do t’i marr me vete në zyrë të dyja breshkat e mia, që ua kam vënë emrat Sali dhe Fatos”. Ishte pjesë e një fjalimi që kishte mbajtur Edi Rama diku teksa festonte fitoren. Njëra nga gazetat madje kishte edhe fotografinë e breshkave. Po atë ditë pamë te “RD”-ja foton e famshme të Edi Ramës nudo me titull të madh: “Është koha për t’u veshur”. 

Bobo…! Filloi prapë teatri – thashë me vete. Ja për këtë lloj teatri e kam fjalën, i dashur lexues, se mund të korrigjohet. Një nga gjërat më të shëmtuara që kemi përjetuar këta 22 vjet regjim bandokratik ka qenë gjuha e urrejtjes midis bandave. Një gjuhë me pasoja katastrofike për psikologjinë e shoqërisë, mënyrën e të menduarit, raportet njerëzore, raportet me realitetin dhe të vërtetën. Po banda janë, ç’pret ti nga bandat? – do të thoni ju. Jo, ka gjëra që edhe mund të rregullohen. Kërkesa modeste që shtroj unë, si ndaj maxhorbandës dhe ndaj minorbandës, është: Me largimin e Saliut, që konsiderohej dhe akuzohej si kryekonfliktuali, a do të mund të hyjmë në një periudhë me një gjuhë më të paqtë? A do të mund të na i kursejnë këto histori me breshka dhe lakuriqësi; ato akuzat e Saliut me bllokmenë më një anë dhe botimin e fotove të Saliut me djemtë e Enverit më anën tjetër? Po shtoj edhe ndonjë gjë tjetër të vockël fare, krejtësisht të bëshme; p.sh. a mund të na e kursejnë (sh)përdorimin e fëmijëve – se Rama p.sh., një dy e akuzonte Saliun që përdorte fëmijët dhe pastaj doli me një fëmijë në krah në Vlorë? Ja, gjëra të tilla të vogla duam ne të shkretët që s’mendojmë as për Rilindje, as për historinë, as për rikthim të shpejtë në pushtet. Të na normalizojnë të paktën sadokudo gjuhën, që do të thotë shumë, se ajo ka të bëjë direkt me psikikën, dhe pastaj ndoshta, mund të fitojmë pak më shumë kthjelltësi, që do të na lejojë të merremi një çikë më seriozisht edhe me problemet reale që ka vendi. Rast pas rasti, kuptohet.

Mirëpo, teksa ravgoja në këto mendime gjuhësore, më erdhi një dyshim që ma ngjallën pikërisht ato dy breshkat me emrat Sali dhe Fatos. Punë gjuhe edhe kjo. I do apo i urren Rama këto dy breshkat? Kjo është çështja, thashë me vete. Gjersa i mban e i ushqen, d.m.th. se i do. Por gjersa u ka vënë emrin e dy kundërshtarëve të tij më të urryer, duket se edhe i poshtëron e i tall përditë, deri duke i nxjerrë nga jeta private në publik. Dhe mirë që janë breshka, se po të ishte ndonjë qen nga ata Pitbull, që po përhapen frikshëm te ne, dhe të tallej me të duke i thënë Sali, nuk di ç’do të ndodhte në zyrën e Kryeministrit tonë të ardhshëm. 

Pra, që të mos e humbas fillin, desha të them se kjo historia e breshkave dhe e emrave të tyre më duket një metaforë domethënëse. Metafora e një dashuri-urrejtjeje të rrezikshme, i dashur lexues. E rrezikshme sepse në sajë të këtij teatri urrejtjeje të shtirë dhe dashurie të shtirë që shqiptarët e marrin seriozisht, këta rrinë në pushtet, qoftë kur janë në maxhorancë, qoftë duke bërë gjoja opozitë, pa ndryshuar as edhe gjuha. Dhe kështu ne rrezikojmë të biem përsëri pre e teatrit të gjuhës banale të urrejtjes sapo të kalojë vera dhe pushimet. Ja, kjo më bën që të kem shumë frikë se kërkesa ime modeste për pak më shumë qetësi dhe kthjelltësi mendore e gjuhësore, që të mund të merremi me problemet reale të vendit, rrezikon seriozisht të mos realizohet. Gjithsesi, le të shpresojmë.

48 Komente

nuk mundemi zoti X, kerkesa per ju ka rene... duhet tju heqim nga raftet... te na falni...

Pra parashikohen breshka shtese ne koleksionin kryemibreshkestror, kete po thote Lubonja?

Po c'te keqe ka kjo? Dikur qeveria e kapte lepurin me qerre, sot e rilind vatanin me breshka.

E kerkesa modeste kush ishte dmth?

çik qetsi hunterr, çik qetsi... se na lodhen agjitpropaganduesit, edhe tek peshku.
vetem z Berberi eshte trefishuar ne tim, kuazi e diç tjeter, si planarje...

smiley

E ku ta njifshe ti Berberin, more risi e peshkut? smiley e ke boj-uji Bunker, dy tre pika shurre dhe do te dale llamarina... smiley 

e para jam shum i zgjuar...
e dyta, lexova komentet e njerit me flamur grek qe bente propagand pro bollanos. ky kuazi apo timi u fut si pyk dhe embrojti.
lexova se e quanin Berber ne disa raste.
une kam gruan nga Vlora. Di pra se ka Berbera ne Shqiperi qe siç thashte jan ne pjesn me te madhe grekofil, marrin pensione etj etj.

ça do me? elementare uatson. smiley

njerz me mbiemrin Berberi.

as qe e ve ne dyshim, po per siguri, ruaj llamarinen... smiley 

inoks i paoksidueshem. si kazan rakie. smiley
vetem mos iu lyp shum adminit per vendndodhjen time, he xhan, se e ve ne veshtirsi.

pik pik pik po te rridhka, mbylle rrubinetin, mo u be paranojak he burr. 

lol, po je ti me ca tipa te tjer qe me jeni qep nga pas, njeri thosht hurbis, tjeti leftis, tjetri cingis. ca te bej un se ju mungojn shoket tuaj te lodrave...

.

obobo, po mo u bej paranojak o burr, ta thash njehere, se po qahesh per te njejten gje qe i bere "berberit" me siper...

Pastaj, ti nga forma mund te jesh bunker, po ca te bojme ne qe nga perberja.... u ngjan ca te tjerve... smiley 

po ku te le ti...

Nuk ka uje ta laj .Pagoi dhe berisha te pastrohej kur donte ti perdorte ....po aha pa sukses . Vrima ne mes i mbeti !

Dhe mos e tremb TE Lutem ! Nga shtatori do zgjedhe tjeter master , po vrimen do  e mbaje kam pershtypjen smiley

?

ik mer shik-s , spiun i kucedres. Vellai i Lefteries dhe Patokut.

Rri urt se te raportova tek greku, Berber t**esh.

Fatosi si Ben Malaj. Ben Malaj si Kaq Islami. Te tre shkojne mbrapa dashit e gjithmone per te vetmen arsye.

Shkrim i bukur, si shpeshhere nga Lubonja.

Une do te shtoja gjithashtu se do te ishte shume e vleresuar edhe tkurrja sasiore e komunikimeve me te cilat politika na bombardon perdite, duke na i imponuar permes medias se kontrolluar prej saj.

Sa me pak njoftime per takime, shtrengime, batuta e lesh me qime nga Rama, Meta, Beqja dhe Teqja, aq me mire!!

 

Mirepo teksa RAVGOJA ....smiley

Mos ravgo o burre kaq shume smiley Po je prek se ka ik Saliu ky Kryebandit Gjuhesor , kuptoje me te qeshur krahasimin  .Nje qytaetar i ndotur deri ne GRYKE Familjarisht e Individualisht i percjelle ne psikologjine Popullore si me me me me ( tm KD ) edhe njehere qe Foli foli me te qeshur ! Qesh Lubonja mos Derstilo !Gjithsesi eshte nje krahasim qytetar , nje batute e kendeshme Historike qe i ve ne siklet siamezet Nano Bberisha , jo ne pikpamje Kulturore por si Statale . Nuk ka asgje te perbashket me epshin e Jozefperckes ne Parlament " lakuric , lakuric .Ja pame kryetarit tuej " as me Renge Dengen e kohes se Shijak TV ne 92 !

Mos fillo i fut e i ben Ujem te gjitha . Apo nuk do te ndahesh nga Dy te mirat e " te keqiat , pese te thenat e pese te pathenat "...jo per gje po englendis dhe Obin me mini Van smiley

Shih se ke PROBLEME perpara . Te eshte dhene Mundesia edhe ty me se fundi ne se ke nje GRAM -Atom peshe te shikosh NDRYSHE , jo si thashethemexhi ! Sill psh nje analize te Fjalimit te RAMES dhe cilesimin per Saliun .Qofte edhe nga nje kryetar Bande smiley

Mos amplifiko @oqelleqe !

?

!!!n

shume i dashuruar je me stilin e idrisit.Kujdes se mos thuesh ndonje krah smiley

?

mbase bashke me berishen zhduket edhe lubonja,,  nuk ka gje me te shpifur se internacionalistet e shnderruar  ne pseudoglobaliste,apo komunistet antikomuniste.

shoqeria (ka)civilesmiley           duhet shume klor or taj

 

Cfare ka thene prape, mer amon!

flori, flori : Ka edhe nga ata të partisë “Kryq votës”, si puna ime...

ka shpikur dhe nje neologjizem: regjim b(r)ando-kratik smiley

Duhet prite dhe per kete deri ne shtator . Ai shtatori do nderroje Jo vetem Nikrit ne PPU , po me shpresa te zotit, edhe mendjen e ketij  qe vazhdon me ..." Njehere ne Çanak Kala " smiley

smiley Sali, na nje kothere, na dhe nje ti Nano smiley u thote Rama dy breshkave te veta smiley

Pjer, 

A ja dergove CV-ne Rames? 

Po kur zien c'iu thote Pjer?

Me siguri i u qellon smiley dhe i le pa ushqim, I Pakapshem. 

ky Fatos Lubonja eshte nje nga ata njerez qe nuk dua ta kem as mik dhe as armik. nuk me kane pelqyer kurre keta tipa avokatesh qe nuk prononcohen kurre se si eshte e verta se kush eshte e mira dhe kush e keqja Keta tipa duan te hane buke nga te dyja drejtimet

p.s.mos eshte merzitur Fatosi per faktin se Rama njeres breshke i ka vene emrin e tij?

p.s. po emrin ENVER mos e ka shkruar si tatuazh afer zemres Rama?

Po pse cfare e kujton Lubonjen ti, nga keta alabaket qe buzeqeshin e klithin mitingjeve? Apo nga ata qe u duhet te zgjedhin o majtas, o djathtas, a thua se jeta kufizohet dhe perkufizohet vetem e vetem nga perkatesite politike? Per Lubonjen kushdo mund te kete kritika dhe kjo eshte legjitime, por nese ka pasur nje ze te vetem ne kete shkretetiren tone, pa frike mund te thuhet ky eshte Lubonja.

une gezohem qe Lubonja gezon shendet te plote, sidomos pas 23 Qershorit.

Me duket se Lubonjes nuk i ka pelqyer menyra si perfunduan zgjedhjet. Sa te jete Saliu gjalle ne politke, PD nuk ka per te mar kurre ne te ardhmen aq shume vota sa mori ne 23 qeshor,sa do te mundohet..i uroj jete te gjate !!

Syze te habitshme mban. Lubonja nuk tha ndonje gje te keqe rreth Rames.

Ky do te ishte lojtari im kryesor ne nje loj hipotetike fanta-psiko-peshku. Idrisin e le pas me kilometra. smiley

.... LSI-ja po ruan një profil më modest me një kryetar të mbiquajtur “pragmatist”, i cili duket se nuk ka probleme të tilla me vdekjen dhe historinë, por i bindur se edhe po i dolën, do të mund t’i blejë ato me pare....smiley...

Po universitetet private pse te mbyllen? Populli do te edukohet...

Nderkohe qe flasim, "Rilindja" perparon. 

Dje kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika, i intervistuar ndersa rruspat prishnin disa kasolle diku ne nje skute te Vlores, operacion qe ju shit publikut si angazhim ne prishjen e ndertimeve pa leje, deklaroi publikisht ne TV se eko-monstra qe eshte ndertuar praktikisht brenda ne det, ne mes te plazhit te Vlores, nuk do te prishet, pasi eshte me leje!

Edhe une qe nuk jam specialist e kuptoj lehtesisht se ka nje problem te madh me kete leje! E para, toka ne fjale nuk mund te kete qene ne pronesi te askerkujt, pasi eshte praktikisht pjese e patjetersueshme e vijes bregdetare, rere plazhi qe te kuptohemi! E dyta, duke qene prone publike, me nje zone dendesisht te antropizuar me ndertime betoni, asnje perfaqesues i interesit publik nuk do te kishte me te voglin dyshim per ta destinuar ne park, apo plazh publik!

Por jo! Rilindesi Gjika ka dhene leje!

Iku kjo.

Sot ne mengjes, Auron Tare me del ne Facebook me nje deklarate qe po jua sjell te plote ne vijim:

"...deshiroj te them se Partia Socialiste ka ne rradhet e veta shume specialiste te afte, me pervoje ne administrate dhe te perkushtuar. Per kete arsye ajo ka te drejten legjitime qe te krijoje administraten me te mire te mundshme me njerzit e saj. Fundi i fundit a ishte vota plebishitare e shqiptareve nje besim per aftesite e kesaj Partie per te udhehequr vendin? Prandaj nuk ka asnje dyshim se administrata do jete administrata e Partise Socialiste dhe aleateve te saj..."

Tani, gjejeni vete.

Bashkatdhetareve ne diaspore, ne Amerike ne veçanti smiley

Nisur nga komenti i Obi lart, pashe ne fb te Auron Tare. Nje koment te tij

Auron Tare: rilind, duam apo jo administrata quhet socialiste pasi politikisht drejtohet nga nje force politike. mos harojme ne amerike psh gjithmone administrata drejtohet politikisht nga ajo force qe vjen ne pushtet.

Lutem, si me te informuar meqe jetoni, punoni dhe i njihni gjerat me mire ne Amerike. A mund te na ftilloni ne ketej, si funksionon kjo puna e administrates ne Amerike?

Flm

Me teper se nje kerkese ndaj Atyre, mu duk si nje lutje legjitime, a thirrje e brendshme per shprese, per me shume qetesi pas ketij terrori psikologjik 20 vjecar. Per fat te keq, Atyre s'mund ti kerkosh asgje, as modestisht.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).