Dashuria, 
ka trokthin e një kafshe të lirë,

që njerëzit e vrasin, 
në pamundësi për ta zbutur,

pastaj i marrin gëzofin e shtrenjtë, 
dhe mbështillen me të, në netë Kërshëndellash, 
në kolltukun luksoz, 
pranë oxhakut ndezur me shkrepëse elektronike… 
teksa ndjekin me sy, 
stërpikjen e muzgut jashtë xhamit…

Pastaj kujtohen se të nesërmen, 
duhet të shkojnë në një tubim…

për të mbrojtur të drejtat e kafshëve…

20 Komente

Flo,do me besosh po te t'them qe pikerisht dje te kujtova,ashtu kot,telepatismiley

Dashuria, 
ka trokthin e një kafshe të lirë, 

që njerëzit e vrasin, 
në pamundësi për ta zbutur,

kemi nevoje ne njerezit te zbutemi me shume se kurresmiley

E mrekullueshme !!!

............njerezit......kerkojne te justifikojne egzistencen

xheni, si nuk te besoj smiley une per ty dhe per disa te tjere erdha serish smiley

Elba faleminderit smiley

ah,e dashur flm,ti na dhuron poezi,dhe une te kthej kenaqesismiley

Oh, sa e bukur pershendetja, heretik!

Faleminderit!

Dashuria, 
ka trokthin e një kafshe të lirë, 

smiley

 " Pastaj kujtohen se te nesermen,

duhet te shkojne ne nje tubim "

smiley

Na kishe thare syte

smiley

Pershendetje Brad!

oh la la brad,paske shku ne franc,ne vakanc

Jo mo vlla ca vakance, pune ...pune...

filloi nga puna qeverria e mengjarashve ? smiley te paskan degdis ne paris mor i gjor ...

për të mbrojtur të drejtat e kafshëve… 

 

Kte mos e ke,sic do thoshte xhibi,per ediramsaliberishilirmeten ? smiley

Jo, jo, Pjeter, nuk ka asnje ngjyrim politik smiley

E trishtë..

Kjo është një poezi vërtetë e bukur!

E shkruar bukur. Ndonese me gjuhe te thjeshte, shpreh nje mendim te sofistikuar.

Nuk e di nese "shkrepse elektronike" eshte nje detaj i nevojshem apo eshte thjesht per te plotesuar vargun. Eshte nje detaj qe bie ne sy, por s'po e kuptoj lidhjen me temen e poemes.

A big like! smiley

Faleminderit Magus!

Kohera moderne; ngrohtesia e drurit qe digjet ne vater eshte zevendesuar me zjarr elektronik, i cili ngroh jo me pak, por sec ka nje lehtesi, nje komoditet teknologjik qe te largon nga... gjenuiniteti ndoshta?...

Per mua ka qene detaj i domosdoshem, gjithcka ne poezi vertitet rreth asaj shkrepeseje... dhe gezofeve te shtrenjte gjenuine qe i lakmojme perdite ndersa firmosim peticione teknologjike ;vegano-spiritualiste...

Me vjen keq qe e shpjegova, por ishte vetem nje pergjigje e pyetjes tende smiley

 

 

Aha, po. Ka me shume kuptim tani, e shoh. Distancimi nga natyra, nepermjet teknologjise por jo vetem (jeta urbane ne pergjithesi), ka sjelle ftohjen e ndjenjes gjenuine te dashurise tek njerezit. Ironikisht ata jane ne nje rreth vicioz, pasi kerkojne me shume dashuri ne bote (deri dhe me protesta ne mbrojtje te te drejtave), nderkohe qe jane ata vete qe e "vrasin" ate per t'i gezuar vec "gezofin" e shtrenjte...

Bukur flo.

p.s.: S'ke pse thua dicka si 'me vjen keq qe e shpjegova'. Ky blog eshte i shkretuari (dhe shyqyr qe eshte!). Ketu vijme per te kthyer nje dore muhabet, te gjithe, perfshi ty ne kete rast si autore. Nuk jemi ne fondin e kultures se popullit tone ne shekuj... smiley

smiley

 s'mund te gjeja interpretim me te sakte se ky qe ti ke bere me lart!

 

 

dashuria e pare me syrin e nje kurtizane, mbase nuk eshte fjala e duhur, por kjo nuk eshte dashuria por interes,...... dashuri per interes, dhe interesi mund te jete i dyanshem, apo qofte edhe i njeanshem......

Dashuria gjithmone zbut dhe te zbut, ndryshe ajo nuk eshte  dashuri.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).