Shkëlzen.

Është hera e dytë që si familje krahasoni një gazetë me sende tualeti. Herën e parë ndodhi kur  New York Times botoi detajet e asaj që bëtë në Gërdec. Një nga gazetat më të mira në botë, u krahasua asokohe nga babai yt me një “letër higjenike”. Tani je ti që quan gazetën DITA diçka të tillë. Interesante pse ju shkon mendja në të njëjtat krahasime. Varfëri fjalori, apo kaloni shumë kohë në hale? Unë them se është kjo e dyta; me sa duket ju hani mirë dhe dhisni shumë.

Shkëlzen

Po të ishte për mua si person, unë nuk do doja të harxhoja asnjë sekondë të jetës sime me ju. Ndjej aq përcmim e neveri për çka jeni; aq keqardhje dhe trishtim për atë që i keni bërë këtij vendi, sa Zoti e di sa do doja, të mos ju njihja e mos dëgjoja kurrë për njerëz si ju. Por unë jam gazetar. Dhe kam 20 vjet që e bëj këtë zanat. Kam detyrimin dhe përgjegjësinë të merrem. Dhe do vazhdoj të merrem. Mos kujto se mund të më trembësh me kërcënime. Thuaj babait tënd të të tregojë arkivën e celularit dhe do gjesh aty mesazhe personale nga unë, në 21 janar, një natë para votimit të ligjit të plehrave dhe në të paktën dy raste të tjerë. Dhe do ta kuptosh sa efekt mund të bësh tek unë me marifete të tilla.

E ndjen veten të prekur?! Ke kaluar ndonjëherë afër varrezave të Gërdecit ti Shkëlzen? Treten skelete fëmijësh aty. Fëmijë të hedhur në erë dhe të djegur të gjallë. Kanë të gjithë të njëjtën datë vdekje: 15 mars 2008. Përfytyroje një fëmijë të rënë në tokë duke dhënë shpirt i verbuar, i shurdhuar dhe i zhurosur. Përfytyroje një fëmijë duke vdekur në atë mënyrë. Fëmijë!! Përfytyroje ti dhe gjithë qenëria rreth teje. Përfytyrojeni, ju hëngërt dreqi. Dhe mbase do heshtni. Minimalisht do heshtni. Po fëmijët e fukarenjve që i qëlluat dhe vratë në mes të bulevardit të Tiranës në 21 janar, i mendon ndonjëherë ti Shkëlzen? A keni fëmijë ju?? Ju cinikë dhe zemërtharë; ju barkngopur dhe shpirtzbrazur; ju batakçinj që na flisni për nderin dhe shpifjen.

E ndjen veten të ndershëm ti Shkëlzen? Nëse ti je i ndershëm, atëherë ka shpresë për çdo hajdut të 1001 netëve. E ndjen veten të fortë ti Shkëlzen? Është kaq e mjerë, të bësh të fortin me dikë që nuk mbrohet. E ndjen veten të mençëm ti Shkëlzen? Po, bota është e mbushur me dështakë si ty që bëjnë para, jo sepse bëjnë sukses, por vetëm pse të tjerët u mbushin bythën me para për shkak të pushtetit politik. Fiton gjyqe ti Shkëlzen? Po është kaq e rëndomtë o njeri, të fitosh gjyqe në Shqipëri thjesht sepse ke para; është kaq patetike sa të vjen njëherë për të vjellë e dy herë për të qeshur.

Shkëlzen.

Shqiptarët votuan masivisht kundër asaj që përfaqëson ti. Votuan kundër. Nga jugu në veri. U trajtuat nga shqiptarët si të ishit të huaj në këtë vend. U kundërvotuar sikur të ishit pushtues. Por ju vijoni të trimëroheni. Trimërohesh ti. Trimërohen ata që kanë vrarë dhe rivrasin. Trimërohen lloj-lloj qelbësirash që e kanë përdhunuar moralin e këtij vendi për vite me rradhë, duke e katandisur në një republikë të vrasjeve, skandaleve dhe korrupsionit, ku të zë lemeria të rritësh fëmijët. Trimërohesh sepse ende nuk ta kanë treguar ku e ke vendin. Gjyq për shpifje?! Ti dhe babai yt jeni njerëzit e fundit në Shqipëri që mund të akuzoni dikë për shpifje. Unë nuk njoh njeri që flet shqip që të ketë gënjyer 20 vjet me radhë publikisht aq dendur, aq shpesh, aq ligësisht e aq pacipërisht, sa c’keni gënjyer ju. Ti flet “në respekt të opinionit publik” (?!!) Hapu dhe! A po flasim për të njëjtin “opinion publik” që keni qeverisur ju këto vite?! Nëse po, ti dhe shqiptarët normalë duhet të kenë koncepte krejt të ndryshme për “respektin”.

Diçka të fundit, Shkëlzen.

Mos u ngut me gjyqet. Kush ngutet përmutet! Lëri gjyqet me gazetat se është koha për të tjera gjyqe. Dhe meqë në “përgënjeshtrimin” tënd ke përmendur edhe Edi Ramën, po shtoj dy fjalë mbi këtë. Nuk e di çfarë lexon tjetër ti, veç letrave në hale, por ndoshta ke dëgjuar për Centaurin e vrarë prej Herakliut. Centauri u mund. Por u hakmorr kundër fitimtarit duke i “dhuruar” në momentet e vdekjes mantelin e vet të përgjakur. Legjenda më pas tregon vdekjen e tmerrshme të Herakliut pasi kishte veshur mantelin e të mundurit. Kjo është simbolika e të mundurit që ndëshkon fituesin pas vdekjes. Ose e fituesit që nuk gëzon dot fitoren sepse “vesh mantelin” e të mundurit. Edi Rama nuk është si Berisha. As nuk afrohet. Por metafora e mantelit mund të bëhet realiteti ynë i ri, nëse Rama sillet me Berishën, siç Berisha u soll me veten; pandëshkueshmëri për krimet! Nëse vijon kjo traditë pandëshkueshmërie, nëse nuk ndëshkoheni ju TË PARËT për ato që i bëtë këtij vendi, bëni atëherë çfarë kini për të bërë. Bëjeni edhe një gjyq kundër gazetës Dita. Dhe fitojeni. Fitojeni jo sepse ti nuk ke qenë dje në Rinas. Ke qenë që çke me të. Por fitojeni siç e keni ju zakon “të fitoni”. Me shkërdhatësi procedurash; me hile; me qelbësirllëqe; zhdukje provash dhe fshirje serverash. Siç bëtë në 21 janar. Siç keni bërë gjithë këto vite.

Nëse ndëshkimi juaj nuk ndodh, ecja e Shqipërisë përpara do jetë thjesht një iluzion. Do të jetë si ato hapat e pulës që i kanë prerë kokën; hapat e këputjes së nervave; hapat e muskujve që thjesht ruajnë kujtesën e lëvizjes. Por jo lëvizje e vërtetë. Nuk ka shpëtim për ne, pa shkuar secili atje ku e ka vendin. Nuk ka Shqipëri pa u bërë Drejtësi!

 

192 Komente

e paska bere rezil ''kinezin''

Lexova vetem kete:

Shkëlzen.

Është hera e dytë që si familje krahasoni një gazetë me sende tualeti. Herën e parë ndodhi kur  New York Times botoi detajet e asaj që bëtë në Gërdec. Një nga gazetat më të mira në botë, u krahasua asokohe nga babai yt me një “letër higjenike”. Tani je ti që quan gazetën DITA diçka të tillë. Interesante pse ju shkon mendja në të njëjtat krahasime. Varfëri fjalori, apo kaloni shumë kohë në hale? Unë them se është kjo e dyta; me sa duket ju hani mirë dhe dhisni shumë.

Gjuhe gazetari eshte kjo?!

Jam pa fjale sinqerisht.

edhe berberi Sheme , i qendis me bukur komentet e peshkut..smiley

Ky esh' nje krimb, asgje me shume; dhe gazeta Dita, Respublica e simotra te kampit tjeter, jane vetem hale publike te militanteve perkates.

Ky eshte shkrimi i dyte me i forti i Adrianit qe kam lexuar. I pari ka qene ai shkrimi ndaj Berishes kur ishte kryeminister (qe e kemi diskutuar ketu) dhe i dyti ky. Kam lexuar dhe shkrime te tjera te Adrianit, por keto te dy mund te konsiderohen me te fortat gjer me tani.

Per çeshtjen qe flitet ketu, nuk jam ne dijeni, perse eshte fjala, flitet per Shkelzenin qe ka qene ne aeroport, por per çfar eshte fjala nuk kuptohet.  

" .... Fitojeni jo sepse ti nuk ke qenë dje në Rinas. Ke qenë që çke me të..." 

Di gje njeri, perse behet fjale. 

Pierre si gjithmone ke te drejte. Behet fjale per kete shkrimin ketu ku nje gazetare e gazetes Dita publikon nje lajm interesant ne lidhje me Zhenin, djalin e Sali-ut. Pastaj, Zheni sulmon gazeten Dita me kete e-mail si me poshte:

Emaili që Shkëlzen Berisha ka dërguar dje lidhur me kryeartikullin e djeshëm të gazetës DITA”

“Sot gazeta “Dita”, nje e perditshme e njohur ndryshe dhe si tualeti mediatik i Edi Rames botoi shpifjen e radhes, ku akuzohem se paskam derguar dje nga Rinasi ne destinacion te paditur, nje ngarkese me 3 arka metalike, permes nje charteri me shkronja arabe. Ne respekt te opinonit dhe jo te atyre qe servirin perrallat e 1001 neteve, deshiroj te bej me dije se ky lajm eshte fund e krye nje shpifje dhe trillim, pasi jo vetem qe nuk kam levizur asnje ngarkese jashte apo brenda Shqiperise, por ka disa muaj qe as nuk kam shkelur ne aeroportin e Rinasit, gje qe provohet lehtesisht nga te gjtha e sistemet e tij. Ky pergenjeshtrim publik do te shoqerohet me nje padi per shpifje. Shkelzen Berisha”

Timi, artikullin e Dita e lexova, mirpo tani ngrihet nje pyetje; A ka ndonje foto a filmim te pakten te ketij Zheni ne aeroport.  Se sot fatmirsisht, ekzistojne telefonat qe mund te besh foto apo filmim, nuk ka nevoje per kamera. 

Leter higjenike? Kjo gazete eshte kaka vete ca lesh leter higjenike...njesoj si kaka e Fahriut.

njesoj si kaka e Fahriut.

Mire...me pelqen kthesa!

smiley

Turp, qe shkrime te tilla lihen te botohen. 

po me xenin c'do bejme, pa mire qe thanos i vume kater ne edukate

C'ja paska mbledhur. Te lumte ajo pene Adrian Thano. 

Valixhet metalike si paisje e sigurisë së lartë

Nëse lundron në internet shumë kompani të specializuara sigurie ofrojnë valixhet e sigurisë së lartë, që zakonisht janë valixhe metalike që shërbejnë për transport valute, çeqesh, diamantesh, gurësh të çmuar, kontratash, dokumentesh trashëgimie, etj. Këto valixhe zakonisht janë të pajisura me një çip, që i bën të lokalizueshme në çdo kohë nëpërmjet sistemit GPS. Këto lloj valixhesh janë të siguruara me mbrojtje trefishe, kundër zjarrit, plumbave dhe hapjes me forcë. Zakonisht këto valixhe nëse tenton ti hapësh me forcë janë të pajisura edhe me një lloj solucioni që lë shenjë tek valuta apo dokumentet që transportohen. Vlera e një valixheje të tillë varion nga 1500-3700 dollarë amerikanë, në varësi të standardit të sigurisë që ka valixhja dhe kompanisë siguruese që e ofron.

foto nuk rren. Bo "mu" qe eshte legit

 

plumbit me plumb. e kane dhjere berishajt, ndaj dhe ua ben nje mut te madh mbi koke te tyre adrian thano (qe eshte nder gazetaret me te shkelqyer qe kemi).

ps: ajo per te cilen i vjen plasje shkelzenit (i cili ka transportuar a jo ato qe thuhen, eshte krejt gje tjeter), eshte fakti qe ka qene vertet ne rinas

adrian thano?? hera e pare qe degjoj emrin. 

kryeredaktor i 'shekullit' ne periudhen e arte te tij

Cila eshte periudha e arte e Shekullit? Dhe pse paskesh qene e arte?

ka qene me e shitura ne vend

ardian vehbiu publikonte te pakten nje here ne jave artikujt e tij

Periudha kur ishte si "blog" i Rames dhe e perdori edhe per te marre PS-ne?

smiley

Jo, jo e ngaterron ti, ishte "e arte"

fare (keto ka verberia politike po he smiley ). Rama ka perdorur si "blog" vetem "Kohen tone" (ne mesin e viteve '90, dhe i hyri ne pune vetem qe te hante nje leve kokes)

PS-ne Rama nuk e ka marre. Ja ka dhene Ruçi ne shtator te 2005 (arsyeja ? shko pyete, ose pyet Berishen pse po ja jep Lulit PD-ne tende), kur mocioni i Rames nuk u pranua ne kongres dhe Ruçi dha doreheqjen ne shenje mosaprovimi. Fill menjehere, PS votoi Ramen kryetar.

Ishte ne menyre figurative ajo e "blog". Nuk nenkuptova qe ka shkruar vete Rama, por qe ishte periudha kur Shekulli (dhe MJAFT-i, etj.) u perdor nga Rama per te sulmuar Nanon. Ti s'ke pse me degjon mua, gjithsesi. Thjesht lexo Thanon te kuptosh paanshmerine e tij:

Edi Rama nuk është si Berisha. As nuk afrohet.

Apo kjo eshte si ajo e Shalsit qe "nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante"

Po pse u dashka te jete i paanshem Thanoja? Le qe duhet ta kesh miopine me dy shifra qe te krahasosh zullumet e Berishes me zullumet e Rames. Jo per tjeter arsye, por Berisha ka qene 8 vjet radhazi ne pushtet, ka patur mundesi institucionale t'i beje zullumet. Dhe i ka bere. Kurse i bie qe ta denojme Ramen ne baze projeksionesh. Hajde Raport minoritar hajde!!!

Berisha eshte nje nga te keqijat me te medha qa ka njohur ky vend pas diktatures. U shporr nga ngjarjet e medha e te erreta te '97-es dhe ne ate periudhe nuk besoj se kishte njeri qe gezonte shendet te plote mendor qe mund te mendonte se do te mund te rikthehej ndonjehere ne krye te shtetit. 

Por ja qe qeverisja e keqe e socialisteve te udhehequr nga Meta dhe Nano, si edhe lufta qe Rama me Meten i bene Nanos, brenda "llojit", sollen te paimagjinueshmen: rikthimin e Berishes, lider gjakatar i '97-es, me vote popullore ne krye te vendit, si perfaqesues i shpreses me te madhe per duar te pastra!!

"Zullumet", pra, na i gatuajne ne disa kuzhina, jo vetem ne PD, se pergjegjesia ne politike ka disa sfumatura...

Por ja qe qeverisja e keqe e socialisteve te udhehequr nga Meta dhe Nano, si edhe lufta qe Rama me Meten i bene Nanos, brenda "llojit", sollen te paimagjinueshmen: rikthimin e Berishes, lider gjakatar i '97-es

 

per hater te se vertetes: Berisha u rikthye sepse arriti te imponohej ne PD (97-05). Dhe PD do rikthehej nje dite. Dhe u rikthye. Kaq.

smiley

Nuk eshte aspak keshtu.

Plus qe me kete logjike i bie qe edhe PS-ja te jete kthyer jo sepse ka qeverisur keq Sala, por thjesht pse duhej te kthehej nje dite...

"Por ja qe qeverisja e keqe e socialisteve te udhehequr nga Meta dhe Nano, si edhe lufta qe Rama me Meten i bene Nanos, brenda "llojit", sollen te paimagjinueshmen: rikthimin e Berishes, lider gjakatar i '97-es, me vote popullore ne krye te vendit, si perfaqesues i shpreses me te madhe per duar te pastra!!"

Ou?! Dmth qenka faji i Ps-se qe humbi zgjedhjet qe u rikthye Berisha? C'eshte kjo logjike, pash Zotin? Kjo eshte si puna e asaj estrades me hajdutin dhe lopen.

C'eshte kjo logjike, pash Zotin?

Gjete kishë ku te logjikosh! 

Fiks fare, po logjikoj brenda ne kishe. 

Ne c'kishte po logjikon, finis? Po me etiketion edhe mua si pro Berishes?

Po mi Gjemb, po. 

Nejse, me fal se hyra icik si fant spathi.

Si po, dmth po, kujton se une jam pro Berishes?

Nuk kish lidhje me ty gjembi dialogu mes meje dhe Kavirit.

Po me ke ka atehere, se Kaviri u fut ne mes dialogut tone (ty dhe mua). Apo une si "gjindje pa shkolle" s'po di te lexoj mes rreshtave?

 Na fal, tha, se ju lashe edhe juve pa "fejuar". smiley

Po jo mi Gjemb. Me ke keqkuptuar. Po e le me mire, se me keq do e bej lemshin.

 

@Kavirin:

Do debat per 2005-en, 2009-n dhe rolin e Metes dhe Rames ne rilindjen politike te Berishes!?

Bujrum!! Kur te dush dhe me shume kenaqesi!!

Une s'jam prokuror mo Obi. C'me hyjne mua ne pune provat kunder Metes, Rames dhe Berishes?

Ke ngaterruar adrese, Obi.

Ca lidhje ka prokurori!?

Po flasim per faktet historike qe lidhin veprimtarine politike publike te Metes dhe Rames me rikthimin ne pushtet te Berishes, c'hyn prokuroria ketu!?

Meta dhe Rama rrezuan Nanon ne 2005 dhe sollen ne pushtet nje force politike minoritare si PD-ja e Berishes.

Ne 2009-ne Ilir Meta bashkoi votat me Berishen, prape pakice dhe i mundesoi qeverisjen per kater vite te tjera, duke shkaktuar vazhdimin e dhimbjes se ketij popull, nga dora e Berishes, qe keto kater vite u ndihmua edhe nga duart e Metes.

Kane nevoje per prokurori keto fakte? Nuk e besoj...

Pse i kujt eshte faji qe PS-ja humbi zgjedhjet ne 2005-en, nese nuk eshte i vete PS-se!?!?

Kurse per estraden do me falesh, po vij nga mjedis urban dhe nuk i njoh mire keto barcaletat me lope...

 

Kam thene: "Dmth qenka faji i Ps-se qe humbi zgjedhjet qe u rikthye Berisha?" Cfare ka te pakuptueshme kjo fjali?

E rendesishme eshte te njohesh lopen, meqe ne mungese te saj s'ka barcalete. Kurse e kunderta eshte e mundur.

Po i kujt eshte faji?

Per lopen spo them gje se nuk e njoh (vetem te mbiquajturin 'Kokelopa', kandidat per kryeminister ne Shtator).

Obi, ky muhabeti qe i drejtohesh tjetrit sikur eshte anetar i Kryesise se Partise eshte shume stil i menderosur. Llogoret nuk perdoren me qe nga LIIB. 

Pergjegjesia eshte e qarte si drita e diellit o Kavir, nuk ka nevoje te jesh as prokuror, as anetar i kryesise se Partise, as "i brendshem" ne ndonje forme tjeter. Kot kapesh pas formes, per mendimin tim...

Nuk po thoja qe duhet te jete i paanshem. Ndoshta s'e shpreha mire. Po doja t'i vertetoja Stalker-it qe s'pranon qe "periudha e arte" ishte vegel e Rames. Aspak nuk i krahasoj zullumet e NM me ato te Rames. Obi e ka thene mire poshte. Berisha nuk duhet te ishte me ne skenen politike pas 1997-es, madje per mua s'duhet te kishte qene fare asnjehere. Por s'e kam une ne dore.

Duke u kthyer tek kjo pacavurja e dikujt qe pretendon te jete gazetar prej kaq shume vitesh, madje dhe kryeredaktor. Lexo komentet dhe shihet mese qarte mentaliteti i popullit tone - e kur keto komente i bejne disa qe pretendojne te jene "inteligjenta mer jahu" (TM Vlera), merre me mend si eshte pjesa tjeter e popullsise. E kam fjalen per mentalitetin e heroizimit te "te fortit", te rrugacit, te qenit qe leh, te hajdutit, etj. "Eshte i modh mer jahu, shife si ja plasi ne fytyre mer jahu. Hallall mer jahu". Ironia eshte qe deri tani per kete mentalitet fajesohej #kultura maloke Vucidolse Berishiste. Nderkohe qe kryeredaktori i gazetes kryesore #rilindase flet me te njejten menyre por ky eshte me i mire, eshte ndryshe, eshte i #kulturuar dhe nga Jugu.

Gjembo, a e nise CV-ne? Kemi nevoje per njerez te pa infektuar nga hakmarrjet reciproke, njerez qe shohin vetem perpara.

Po c'te keqe ka ta quaje "te arte'  ate periudhe per "shekulli", nese orientimi i gazetes eshte i njejte me politiken ne pushtet per ate periudhe, politike e cila sipas votimeve me te fundit, u perzgjodh si me e mira?

Pastaj, perse duhet t'i gjykoni 'vlerat' tona nisur vetem nga ato te shoqerise ku keni emigruar, globaliste dmth, dhe te mos perfshini edhe pikeveshtrimet kulturale tonat ne gjykime. C'te keqe paska kultura jone ne krahasime me turlite e kulturave qe jemi mesuar te respektojme aty ku jetojme ne perendim?

Po kini pak reflektim, dreqi e mori, se nuk jeni me te vegjel.

Per cilat kendveshtrime kulturale tonat e ke fjalen?

ja njerz pothuaj-militante qe vazhdojne te notojne mender ne nje lluc me balte dhe m** dhe nuk kane ndermend te dalin prej saj. zgjedhin vetem konsistencen.
por qendrimi i tyre ka treguar se edhe kur konsistenca ndryshon, ata vazhdojne te qendrojne serisht ne te njejin pellg, si pothuaj-militante, ose milidele (sipas fjalorit politik). vetem se kane nja dy klas shkolle me shum se mesatarja.

eh!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

O Fino,

Me duket e padrejte te bejme krahasime zullumesh per momentin. Rama nuk ka pas ndonjehere postet e Berishes, ndaj ne nuk e dime se cfare do beje. Ama ne pozicione te ngjashme per mua jane pothuajse identike. Niveli i klientelizmit dhe diktatura ne partite respektive jane me kopiativ. Une kam bindjen se ju do e qani me lot kete vote qe hodhet kesaj rradhe kur te kuptoni qe ajo sherbeu vetem per te ndryshu fytyrat abuzuese. Une vej bast qe pas 4 vjetesh ti Fino, nuk ke per te votu mo per PS-ne (nese ke votu kesaj rradhe per ta). Po askush nuk do ta ndjeje "mungesen" tende se vendin tat ne kutite e votimit do e kene zene ca batakcinj qe deri dje benin be e rrufe per Salen.

Sa per periudhen e "arte" te Shekullit, ka vetem nje detaj te cilin e harroni. Shekulli ka qene gazeta me e shitur ne treg per te VETMEN arsye qe ishte ajo qe shitej me lire (vetem 200 lek te vjetra). Kjo behej pikerisht per te instalu sistemin e ndyre te perdorimit te mediave per presion ndaj politikes dhe per te marre tendera e privatizime abuzive. Kete peshqesh, rilindasi 2xK na e beri me ndihmen e Thanos qe ishte, eshte dhe do te mbetet shembulli i ushtarit te partise ne media. 

 

.komentet e gazetes "Dita" si nata me diten me te ketushmet. Atje flitej per levizje te miletit e per ndjekje nga prokuroria, ketu jo vetem qe flene, por shif c'pergjigje merr!!

 

ka gje pashaporte diplomatike xeni???

Jo, jo, nuk besoj të ketë! Nuk e merr dot se nuk plotëson kriteret e përcaktuara nga Ministria e Jashtëme. smiley

ku i dihet....

Kunderpergjigje ndaj pergjigjes ne lidhje me cfare?

 

i madh i paperseritshemThano,nqs do kishte nje cmim per gazetarine ne shqiperi patjeter duhet ti shkoje Thanos kete vit per kete shkrim.

Kur do guxojne bythecat gazetaruca te shkruajne si Thano?

e lexova sot ne mengjes, sikur lexova mllefin tim per halene kuna kane shpene kjo kaste qyrrashesh.

Respekte Adrian!!

 

 

 

BRAVO Thano. Ka thene troc ate qe mijera duan ta thone por nuk arrijne. Me ne fund ca njerez po e vrasin friken. Funderrinat vetem ndaj kesaj gjuhe reagojne. Momenti ka ardhur qe funderrinat te zbulohen per ate qe jane dhe ato qe kane bere. Nese shume do e bejne kete NDOSHTA dikush nga lart do hape syte dhe mbase do mendoje qe dikush duhet ndeshkuar per ato qe kane ndodhur.

me c'shifet, fijet jane rregulluar me vendet arabe, ku s'duhet te jete e lehte t'i ndjekesh ne baze procedurash ligjore perendimore. Mund edhe te shpetojne paq.

Nje koment tek "dita" - Kushedi sa do degjojme deri ne shtator!

 

Pergjjigjja ndaj fyerjeve dhe gjuhes vulgare eshte qytetaria, ashtu si pergjigjja ndaj krimit eshte ligji.

Po ju pergjigjem krimit me krim dhe fyerjeve me sharje dhe vulgaritet, si Thano ne kete shkrim, athere nuk kemi zgjidhje, por thjesht rrotacion te jashteqitjeve (per te qendruar ne teme).

Sa per Thanon, nuk eshte aspak gazetar i mire, por militant llogoresh; nderkaq gazeta Dita kam lexuar se ka per pronare djemte e Arta Dades, qe nuk jane egzaktesisht misionare te paqes apo murgj tibetane smiley

Pergjjigjja ndaj fyerjeve dhe gjuhes vulgare eshte qytetaria

I am Jesus Christ, and I aprove this message!

eeeeeeeeeeee, e shikon ?? duan dhe qytetari ore ! smiley

Jo po gijotine! Si thua ti, a ta montojme aty ke sheshi i universitetit, para syve te Nene Terezes? Apo me mire ne qender, para pallatit te kultures, se Nene Tereza ishte e ndjeshme, kurse Skenderbeut nuk i ben pershtypje, me gjithe krenat qe ka pre'!

Dhe gijotinen ta levrije Thano, se eshte gazetari jone me i mire dhe i di mire punet e drejtesise!

smiley

 

me pergjigje qytetare nuk mund ti jepej. BabaXenit sikur nuk do hidhte ne gjyq gazetaret, cfaredo qe ata do shkruanin!! maaaahhh

Thano mund ti pergjigjej fare mire me po ato argumenta dhe po ate pathos qe ka perdorur, pa e degraduar shkrimin ne nje pacavure me tone dhe fjale te papranueshme!

Nuk na duhen as Berishet, as Thanot, vallaj. Duam te jetojme te qete, pa qeveritare hajdute e maskarenj dhe pa "gazetare" militante llogoresh, qe nuk e kane haberin e etikes dhe profesionalizmit, nga keta si Thano qe ku e ku ti fryjne zjarrit te urrejtes dhe perplasjes!

 

 

 

nuk i thuhet derrit daje. Derri eshte derr dhe Derri do plumb.

Ky Xeni jo te rri urte e te harrohet, se e mori paktin Sala nga koklopa dhe i gjati, po vazhdojne e hane akoma *ut e provokojne kete milet.

e kuptoni sa rende e sa poshte qe kemi rene. ketyre u duhen thyer turinjte me ca te zere dora, fjalet e Thanos jane pambuk.

 

 

Pikerisht, per keto "shtazet" qe thua ti po komentoj edhe une... smiley

jane akoma tek "sy me sy e dhembe me dhembe". shiko kaçurrelsen me siper. vazhdon ne menyre banale zgjedh te keqen me te vogel, dhe justifikimn e ksaj vetem sepse nuk ka arritur ende te shkaktoj demin "sy me sy e dhembe me dhembe" qe ka shkaktuar Berisha.

do ca kohe do... smiley

Ti ose je gomar ose ben vete? Si ore nuk e na duhen njerzit qe i fryjne zjarrit te urrejtjes? O Obo car thu me? Ore konformohu me mazhorancen se ndryshe te piu e zeza. Do te te fusin edhe ty te grupi armiqsor e gjej vend te fshihesh pastaj. A e shef zoterote se 3/4 ketu i bejne elozhe nje kllufi qe vetem per kete artikull nuk duhet leju me te kete kompjuter e jo me te publikoje ne gazete? Atehere cfare kerkon?

Do Rilindje ti? Ta jap une. A e di ti se kush e financon gazeten Dita? Kete gazete qe na e sjellin ketu per reference te jetes politike, shoqerore, kulturore por edhe te historise ne Shqiperi? E financon djali i rilindases Arta Dade. Do edhe nje CV te tij apo e ke te qarte?

Kshu pra i dashur Obi, fleje mendjen. O futu ne rresht, ose merr masat te dalesh ne ilegalitet se nuk pranon Rilindja qe ti t'i fusesh shkopinj ne rrota duke bere kritika e duke kerkuar qytetari!

po kane te drejte keta qe duan qytetari.. se ky Thanoja nuk eshte malok, as shpellar..smiley

Na bere lemsh fare o njeri i pakulturuar! smiley

Rono, avash mer se zgjedhjet keni fitu, jo luften universale mes se mires dhe te keqes! Tani, une e kuptoj i cik ngazellimin e fitores, po ne keto nivele fillon te quhet delir smiley

Seriozisht tani, une mendoj se ekstremizimi i pergjigjjes ndaj provokimeve te maskarenjve qe mban mbi kurriz ky truall eshte gabim fatal!

Sepse, qe thua ti, Thano keto mjete ka, pra penen, gazetarine, dhe keto perdor, duke i cuar deri ne ekstremet e tyre me te uleta shprehese.

Artikulli i Thanos eshte ekuivalenti i nje rrahje paq nga ata qe nuk kane aftesite dhe mundesite ta shprehin mllefin me fjale te botuara ne gazete, por zoterojne "asete" te tjera, si muskujt, armet dhe gjaknxehtesia, dhe kane po aq arsye sa Thano ta urrejne Berishen dhe familjaret e tij.

E thene kjo, te kujtoj gjithashtu se ne nje shtet me drejtesi funksionale Thano do ta humbte pergjithnje te drejten per te shkruajtur ne publik dhe madje do te bente burg, per gjuhen e perdorur ne artikull.

Nuk ka justifikim!

 

Mire mer ne rregull, jam me ty une, problemi eshte qe baba i Xenit e ka ul steken e qytatarise shume. Ofendime ne parlament nga me te larmishmet, kerrcenime ne parlament nga me te frikshmet, akuza monstruoze per baballare qe nuk pranojne femijet, per gra te rrahura dhe te lene lakuriq ne ballkon, etj, etj, etj.

Ne Amerike ka nji shprehje qe thote "how do you like the taste of your own medicine". 

Sali Berishen, qe eshte nje nga te keqijat me te medha te ketij vendi e kemi peshqesh:

1) ne 2005-en nga dyshja Meta - Rama, qe i vune sterkembeshin Nanos, per ti marre partine, dhe

2) ne 2009-n nga Ilir Meta, qe ne vend qe ti bashkonte votat me PS-ne, ku perkiste, ne te mire te vendit, shkoi dhe i dha edhe kater vite mbreterim Saliut dhe te vetvte, me kusht qe te perfitonte nje pjese edhe ai (Meta) .

Per temen ne fjale, une nuk po them pse merret Thano me Saliun, por pse i pergjigjet me kete gjuhe rrugace, te pakualifikueshme!?

Jo per gje, por, sic te shkruajta me lart, po u zhdoganuan keto sjellje, ke te tjere me te eger se Thano qe mund te ndihen te legjitimuar qe ketij Zenit ti fusin ndonje dru, apo mos me keq!

Dhe kjo na sjell konflikte te poshtra, qe nuk na duhen. 

Une jam kundra gjuhes se urrejtjes, sado e justifikuar te jete, sepse sjell dhune dhe te keqija pa fund.

babai i xenit, bashke me xenin, jane pergjegjes per vrasje. multiple times. Nese ndokush ndihet i legjitimuar t'i beje gje ketyre, kjo do ishte rast i drejtesise qe vihet ne vend, qofte me mjete te padrejta. 

Kjo eshte pikepamja me regresive, barbare dhe e papranueshme. 

shko dhe thuaja Gerald Durdes, familjes Nika, asaj Veizi, Myrtaj dhe Deda keto fjale. Pa pemendur te tjere...

Hakun e merr shteti.

Pikepamja jote eshte reagim shtazor!

smiley

 

hej hej hej... familjet e viktimave te 21 janarit, ia kane shprehur kete disa here. Secili e zgjidhka vete dhembken, po ti qenke qurrash qe mi deformon cka po te them. 

ty te ka "perdhunuar" Rama politikisht. ndaj merr ca kohe per tu rehabilituar, he xhan. smiley

ore mire kjo pergjigja, por pyetja eshte a shpif Thano per "punen e aeroportit",apo jo? nese jo ska pse te kete frike nga gjyqi!!

kurioz jam, si do pritet tek PPU lajmi per arrestimin e Berishes? 

smiley

ne fakt, gallate eshte se edhe legjenda "mos e fut ne burg se e kthen ne hero" (berisha, 98-99) nuk pi më uje !

vraiment gallate

Stalker, ti si mendon, qe Berisha do futet ne burg? 

jo Kavo, jo... tamam tamam Stalkeri mendon qe Berisha do vras veten..smiley

jo kavir, une mendoj se saliu do vrasi veten pak perpara se ta arrestojne

Me vra veten duhet nje fije burrnie. Sala eshte dhjaks. Sala eshte i zoti per te dhene urdhra vrasjesh nga maja e Kulles, treguesi i pare i frikacakut. Dhe te beje trimin pasi ka marre garanci jete, sic beri me 22 janar.

Ka qene nje periudhe andej nga '97, pasi ra nga fiku, ka ndenjur Sala ca kohe si zagar i rraf. Iu dha garancia qe nuk prekej beri 14 shtatorin.

Nejse, dmth ti mendon qe do kete urdher arresti per Salen. 

.smiley

shiko si e mendoj une ate moment Stalker... ne shtepine e Berishes do trokas me urdhrin e arrestit, nipcja i Hysni Kapos me nipcen e Xhelil Gjonit.. Berisha, megjithse kishte ndermend ti bindej autoritetit, kur sheh keta te dy.. terbohet.. jooo thote,nuk e le une veten ne dore te bllokmenve.... dhe papritur nxjerr nje pisqollenga brezi dhe....................

sec kom i pershtypje qe ti do merziteshe nqse sala do vihej ne bankon e te akuzuarit dhe do shpallej fajtor - me nje gjyq pa nipcet si gjyqtare e hetues.

me thuj sa larg te vertetes jom, belul. po drejt, si vlonjat (me pushime), e? smiley

 

je vertet larg. nese Saliu ka bere faje, te denohet e te veje ne te semes!! por une kam te veshtire te quaj dike fajtor vetem e vetem se e kane shpallur ca gazetare apo te tjere.. disa per arsye emocionale, disa per arsye te tjera.. ja, kete e keqkuptoni me mua..

nderkaq, kur pala tjeter sulmonte dikur Ed Ramen , kur ishte kryetar bashkie, per lejet e ndertimit ne Tr apo 20% e famshem, gjithshtu kam qene kundra dhe kam thene: perderisa nuk arrijne tia faktojne e ta cojne ne gjykate, ia fusin kot!!

tani ca mendoj une se do ndodhi me Saliun.... -asgje! ne gjyq ska per te shkuar... shume shume, e theksoj kete, kane per ta thirrur si deshmitar ne prokurori, por jo ne gjykate.. shenoje kete qe te thashe..smiley

Ore Belul, krimet e saliut nuk vihen ne diskutim.

meqe ka patur pushtetin, deviza ka qene "ma verteto qe e paskam bere une". e verteton dot? jo (sepse kemi gurin arren dhe koburen me tyte variable ne dore).

tani, ne nje tjeter situate, deviza do ishte "vertetoje sali, qe nuk e ke bere ti".

a e kupton, miku im? Nje oqean i tere ne mes ketyre te dyjave.

varet ku do me e pa ndeshjen. te portativja, karshi, apo te 10-cet (terminologji e stadiumit qemal stafa kjo).

pastaj mbi salen bien tonelata krimesh te tjera te paparashkume nga asnje kod penal. Me te rendat: u serviri shqiptareve nje imazh shume te rreme te demokracise dhe e beri te pamundur nje ndarje normale e dinjitoze me regjimin qe shkoi.

Keto s'ka burg e gjykate t'i marre persiper. 

O Cimo nuk te falet o burre te tregosh te njejtin naivitet qe tregume ne ne 2005-n kur menume se Berisha do i fuste ne burg Nanon me shoke. Ne atehere e kishim nje justifikim, se Berisha e kish bere nje here kete pune me Nanon dhe se nuk kishim shembull te legjetimimit te pandeshkushmerise ne politike.

Futja ne burg e Berishes, pavaresisht se eshte deshire (per te mos thene enderr) e shumices derrmuese te shqiptarve (sigurisht jo atyre qe sollen "fitoren blebishitare" votuesve te LSI-se te kuptohemi) nuk eshte e mundur sepse do rrezonte qeverine e ardhshme. Minimalisht Berisha do merrte me vete Meten dhe ky dihet qe ka dosje edhe per Ramen sepse ne nje pjese te mire te pislliqeve ky i fundit eshte vete i perfshire. Pra minimalisht duhet qe ne te ndertojme nje here nje opozite qe te mos kete interesa financiare me poziten abuzuese dhe me pas te pretendojme se do futet njeri ne burg per korrupsion. Ose duhet te kemi parti me demokraci te brendshme qe te pretendojme te bejme ate qe beri Kroacia. Atje, ish-Kryeministrin e futen ne burg gjate qeverisjes se partise se tij.

Ne vete nuk do e bejme kurre luften e vertete ndaj korrupsionit sepse sot per sot nuk ekziston ne Shqiperi parti qe te kete shance me marre pushtetin dhe te mos drejtohet dhe te jete e mbushur nga njerez qe duan vetem te abuzojne me pushtetitn per tu pasuru. Me jep nje date te perafert te futjes sone ne BE dhe do te te jap daten kur ne Shqiperi do filloje burgosja e ministrave apo kryeministrit. (diku te 5-6 vjet para hyrjes ne BE)

a belul,belul ta kam than une se je i cik pdeist ti.ju te dukatit u genjyet me duket dhe shkut e i'u bashkangjitet ballit, duke qan naionalclirimtarja ne gjiro.smiley Njelloj qe duke qan dinamo, shko e bahesh tifoz me tiranen. smiley

sinqerisht, eshte e vetmja zgjidhje. Vetem burgu i Berishes ua mbyll gojen ketyre. 

kush do e fusi n'burg, e njejta drejtsi qe nxorri videon e kryetarit te ardhshem te Kuvendit si te pavertete? shko mer, mos shif endrra me syhap po boj naj pune t'hajrit, lidh naj lidhse kpucesh dhe dil per vrap

Kurioziteti eshte a do ti gjehen dhe behen publike shkeljet e shumeperfoluara ne qeverisje Berishes!?

Meta apo Rama, kushdo qe te jete KM ne Shtator do te kete akses ne plote ne dokumenta, te shikojme...

statistikisht, them qe rama ka 30% gjase te beje nje ndeshkim ala grande te ndyresirave qe qeverisen keto 8 vite. 

sikurse sala nuk ndeshkoi ndyresiren qe qeverisi para tij. sikurse ndyresira qe qeverisi para tij nuk ndeshkoi po te njejten ndyresire qe nuk e ndeshkoi ndyresiren qe ishte para tij, etj etj etj.

edi ka thone qe do me bo emer ne raport me historine dhe vdekjen, gje per te cilen, ne ndryshim nga shume butaker, une e durtrokas, per shume arsy. nqse e ka me ter mend ate gje, ketu e ka shansin ne dore.

te beje nje gjykim ala grande sa te bindet dreqi, dhe te preki sa te jete e mundur me pak administraten (e di qe kjo eshte e veshtire, por po flasim per ca detyra herkuliane).

te shofim. topi eshte te fusha e tij.

po emigranti ke shume te drejte topi eshte ne duart e Rames te presim dhe te shikojme se si Rama me qeverine e re  do ta zhvilloje lojen... dhe te shpresojme qe te kemi  sa me pak gazetare te nivelit te Adrian Thanos

rrite perqindjen ca, avokat Ngjela do jete minister i drejtesise... sa pike shtohen prej kesaj?

Jemi ne 2013 jo ne 1983. Sot nuk te heton dhe denon qeveria apo byroja politike, por prokuroria dhe gjykata.

natyrisht, natyrisht. ate kisha ne mend. biles edhe ne 1983, enveri ate thoshte, t'ua japim per gjykim organeve kompetente. asier s'ka denu njeri vete enveri - pervec asaj qe sec bonte ne partin e vet, tjeter muhabet ai. smiley  

ai s'esht se s'dinte me bo shtet (te jene sa 1/2  e tij kto sot!!!) - ai kishte llojin e shtetit allosoj, tjeter mesele ajo, ama si gjymsa e botes, e? qe t'i japim pak perpsektiv muabetit. dhe po, posht enveri e klyshat e kuq te bllokut dhe kulcedres qe e majn per fyti ala shqipnin e s'e lejn me mor frym! smiley

Enverin emo..? Para tre ditesh po lexoja shtetet me persekucion me te madh ne bote...per fryme popullsie.
-E para Gjermania
-E Dyta Spanja, Franko paska vrare 417.000 njerez.
-E treta Jugosllavia
-E katerta B.Sovjetik
- E pesta Amerika....

per izolim, shqiperia jone e dashur mban vendin e pare. kaq! kjo s'i falet atij, qe i ktheu njerezit ne majmune, brenda ne kafaz.

E tmerrshme. Kjo trondit nga themelet gjithe bindjet e mia smiley Po filloj ta shoh komunizmin shqiptar me tjeter sy.

Updatoju pak pra se te ka mbetur sahati te Enveri e Mehmeti smiley

po a permene 83-shin smiley

ca te boj un tani? smiley enveri ishte, dum, s'dum...me zor thu ti tani? smiley

 

 

Ti dmth qe po te mos e thoja une '83-shin, ti as kishe per ta per ta permendur spontanisht Enverin?

eeee, prap me pisomllik e?

te pakten s'vune naj ikone capkene.

ky eshte nje zhvillim, do thoshte ruli.

per qejfin tend smiley 

smiley

smiley

Une do ta prisja me shume kenaqesi - por jo arresim per faktin qe e ka emrin Sali Berisha dhe eshte nga Vucidoli, por per zullumet qe ka bere, qe te faktohen e t'u dalin te gjitha me prova.

Gazeta Dita ka pronare djemt e Arta Dades

..e mer vesh o Pjero ,avjon carter me germa Arabe dhe tre valixhe prej hekuri  smiley  ene ti kerkon qe autori te paraqesi prova per per te mbeshtetur shpifjet.Keto lloj  shkrimesh  sillen ketu vetem  per te vazhduar qirasja e militanteve me karamele cialis smiley  

ku i shef shkronjat arabe ti mer qorr?

 

o Rono ca merresh me keta pabythsit, keta qe ne 21 janar thoshin e vrau tjhinjoshi me stilolaps pistolete,dhe sillnin pamje nga Klani. Kur dolen pamjet kush i vrau vertet filluan laskaret te lepini te permjerete tyre.

ishalla i ka thano pamjet te ja nxjerre laskareve, po pak me vone qe temos kene me ca te mohojne.

po kot e kemi kot se na ka shite i gjati me koklopen me kohe.

 

 

ishalla i ka thano pamjet te ja nxjerre laskareve

Pikerisht effkey!

s'ka gje se e kane nje te mire edhe keta, gjenerojne debat. Debat per hir te debatit. Vu komentet ne blog.

Me keq t'iu kthehesh, se e marrin per sfide, kupton ti, dhe dalim ketu ku dalim.

 

Kapo, kur te jeshe 100 per 100 i sigurte beje forra ne peshk.Pronari financues i Dites eshte Tom Doshi dhe...dy te tjere.Une ja u thashe juve, ju po deshe gjith fshatit...
Nuk di ne me kuptove? Leri djemte e Artes se nuk kane aqe sa u ke dhene...

A doni me per Belulin?

Nistat te gjithe ne krize, do perfundojne si Javerti tani qe jeta ska me kuptim.

@ adminat:

Thirrjet per vrasje nuk mendoj se duhet te kene te drejte qytetarie dhe botimi ne kete hapesire!

Kush ka bo thirrje per vrasje???

lexoji me lart...ka kafshe pylli plot

smiley

aha ky viktima e? po varja o burr ca merresh me kta te vraret. 

tipa si ky, ka thene Ypi, kur i ke miq te prishin pune, kur i ke armiqe te hane mune

 ka thene Ypi

mos...

moooos...

mooooossssssssss   smiley

(keto moset jane pasi u rilexu fraza me shpresen e kote mos germat u zhdukshin me magji)

nooooooooo  smiley

 

Ahh Yp Yp the misunderstood Yp!

Te merresh me mero bazen eshte njelloj e neveritshme dhe e pakendshme si te fusesh duart ne moot.

 Per nje te lindur per te sherbyer, per kete gelbaze mediatike, kete qurre turbekulare plot qelb e gjak dale nga fyti i semure i vet' Djallit kur iu semuren mushkerite?!

 

sa fucked up eshte ky smiley

nuk di te jete anetar blogu Berisha. Une nga ai kam degjuar nje here: do ua bej si me 21 Janar.

ky eshte si gjyqi qe denoi nexhmijen per kafe...
Shkru biri i botes nji faqe shkrim pa prova, vec me futja kot, kodra mas bregut dhe per ta bo me t'besushem, fut nji paragraf pa kuptim per llojet e valixheve super-te modifikume qe kushtojne deri ne 3,700 dollare. Dmth per me sugjestionu "bagtite" (pa dash me ofendu bagtite), se Zeni, mund t'kete harxhu dhe aq pare per 1 valixhe t'vetme...e kuptoni sa larg shkon idiotlliku i atij qe shkru po sidomos i atyre qe e marrin ket si te vertete te padiskutushme?

Po pra, te pakten atehere kur Ramizi coi valixhe me florinj ne Zvicer kishte nje deshmitar sh te forte si Xhon Megou smiley

o daj, po jena n'kohen e celularit me kamera 16mp o burr. Kaq e veshtire paska qene per dike me kap Zenin ne foto? (jo video se kjo kerkon shume memorje). Shume shkrim i cartallum duket. Me shkru dhe nji tjeter pastaj per ta mbeshtet te parin thjesht si shfryrje dufi po pa asnji prove, eshte leter dhe plumb i harxhum kot. Me kto kauza t'humbme, Zeni i fito gjith gjyqet duke mor per avokat nji pastrus halesh o burr

Po kujt i plasi trapi njehere, se cfare ben Zeni!? Qytetar i lire eshte, merret me punet e veta.

Po kjo palo gazete, nuk ben scoop me lajme te vertete, por me keto gjoja aludime.

Gazetari leshi, qe synon vetem e vetem te krijoje urrejtje, percarje dhe corodi ne popull.

Pak jave, fare pak na ndajne nga kalimi i pushtetit ne duart e Ilir Metes dhe ndoshta edhe Rames dhe athere do te kene mjete te plota ne duar te zbulojne cdo te pabere!!

 

 

E vertete Bredho, por ne akoma nuk e dime nese Thano ka apo nuk ka foto. 

Edhe sikur te kete foto apo video qofte edhe 3 dimensionale, ja po ta them une qysh tani se oshte e sajume kastile me denigru ket cun te ri, ket qelibar, ket vese te mengjesit, ket figure hyjnore, ket pafajsi engjellore qe edhe grabitqari me i eger ne bote nuk do te guxonte ta prekte.

po m'thuj o pra, pse duhet t'besoj ty un dhe jo Zenit fjala vjen? se gja ju nuk keni rrejt e nuk rreni? se gja jeni burra mo t'mire kshu?

+1

Gjembo thanks per vleresimin.

Gazeta ''Dita'' më kujton ''Tema'' e viteve më parë. Kjo media duket si ZP e viteve të 80-ta dhe më keq, si 55 e ditëve tona. Me ç'kam parë këtë gazetë e lexojnë akoma borsalinot dhe kasketat, gazetë hartimesh e sloganesh e financuar nga pjestarë në pension të ish sigurimit të shtetit..

Qe me paragrafin e pare , e lashe . Turp qe gazetaret te shkruajne keshtu , nivel rruge

Five stars...

I vetmi gabim i shkrimit eshte begenisja e pinjollit me mitin e Centaurit dhe Heraklit; t'i varesh derrit perla ne qafe.

...shyqyr qe e kemi zvicren afer edhe nuk eshte munduar shume ne udhetim Shkelzo...

Thano: Dita eshte NY Times e Shqiperise sepse me gazetari investigative vertetoi korrupsionin galopant te familjes Berisha duke evidentuar te dhjerat masive ne mutqypet e familjes naltmadhnore.

Kjo perle gazetareske u mundesua tek Peshku nga Sheme Kuazi Timi Berberi smiley

P.S. Speaking of te dhjerave, Thanos & Co ja dhjeu Berishe-drejtesine Rama teksa ne fjalimin e fitores i uroi Berishes jete te qete dhe i rezervoi nje gjykim me pozitiv nga historia.

Ndaj, ne vend qe tia drejtojne thirrjet RamMetes qe sot kane 2/3 e Kuvendit dhe kane ne dore te bejne cdo lloj reforme ne drejtesi dhe te vene fajtoret para ligjit, ata vazhdojne te Berishe-masturbohen.

Fajin per impotencen e berishedrejtesise do vazhdoje ta kete...Saliu smiley

Zbulohet taksixhiu qe ka transportuar shkelzenvalixhen misterioze ne aeroport.

Nje pergjigje e hajrit nga nje kryeredaktor qe ja quajne gazeten hale mediatike do ishte "gazeta jone nuk eshte ashtushe mediatike, ju kerkojme falje ju dhe familjes suaj qe ju kemi permendur ne gazete per gjera qe ju ndoshta nuk i keni pas as ndermend ti beni, perkundrazi, perkushtimi juaj dhe i familjes karshi jo vetem halleve te popullit, por edhe lirise se shprehjes dhe lirise se shtypit, na ben te na skuqen veshet nga turpi. Ju sigurojme se nuk do perseritet me". Atehere te gjithe partizanet e shtypit pa sharje qe jane te shumte ne ppu do ndjeheshin te kenaqur.

Lesh me qime, simfoni me shkelzenmasturbime.

Nje pergjigje e hajrit ndaj Shkelzenit per nje gazete, ani pse nje donkishot si Thano qe analogon gazeten e vet me NY Times, do ishte te bente dicka te ngjashme me ate qe beri NY Times per Gerdecin; prova dhe fakte per korrupsionin e shumeperfolur te Shkelzenit apo te tjereve te rrethit "Berisha", pse jo dhe atij vete.

Thano etal jo vetem qe s'kane b0le ta bejne kete, por i japin nje shans Shkelzenit qe te duket si nje qytetar qe shef punen e vet dhe te cilin e ngacmojne gazetat e Rames me shpifje. 

Nese per ty mjafton ta shaje Shkelzenin me te dhjera, atehere misioni gazetaresk qenka kry, keshtu qe gezohu pavaresisht skepticizmave tona lol

Edhe ti je po aq palle sa gazetari qe pret qe gazeta dita te kunderpergjigjet si nyt smiley 

Ishte Thano--jo une--ai qe beri analogjine e Dita me NY Times, dhe se si pra berishajt fshikan bythen me artikujt demaskues te NY Times dhe Thanos smiley

Eshte po Thano ai qe thote se eshte gazetar ka 20 vjet e terci e verci. "Keta jane specialista, jo socialista" thoshte Arbnori. Dhe Thano etal, jane opinionista, bile opinionista llogoresh, jo gazetare. Thano me Mucin & Co jane aq gazetare sa c'je ti ufo lol

Xhibo, shif se me duket se te kane vjedh passwordin dhe kerkojne nga gazeta dita nje pergjigje te hajrit ekuivalente me pergjigjen e nyt. Eshte evidente qe nuk je ti ky, bazuar ne komentin te cilit po i pergjigjem, keshtuqe merr masa qe mos te abuzojne ne emer tend

Nje pergjigje e hajrit ndaj Shkelzenit per nje gazete, ani pse nje donkishot si Thano qe analogon gazeten e vet me NY Times, do ishte te bente dicka te ngjashme me ate qe beri NY Times per Gerdecin; prova dhe fakte per korrupsionin e shumeperfolur te Shkelzenit apo te tjereve te rrethit "Berisha", pse jo dhe atij vete.

 

 

Mire e ke qendisur Jano, por ama edhe per pak kohe mos e kultivo deshiren per te dale per gjah.

Shkëlzen.

Shqiptarët votuan masivisht kundër asaj që përfaqëson ti. Votuan kundër,

Cfare lesh kunder votuan shqiptaret o njeri i perendise kur gjithe hajdutet e vjeter u rizgjodhen plus me ca te rinj sefte nga rradhet e krimit te organizuar e te paorganizuar.

Pastaj edhe shefi yt Koqo kokedhima u pasurua ne te njejten menyre kur socialistet ishin ne pushtet.Rrini aty e mos hani mut kot duke u hequr si te moralshem se jeni te gjithe kellire.

fjale imzot, fjale.

ku jane faktet zoti thano qe flet si e ema e zeqos maje thanes?!

Roni, po lexoj nje material i cili jep nje statistike shum interesante( per mua).43 perqind e amerikaneve ...obeze..! Beni kujdes ju aman oreee!
Dhe me, jo larg, por dhjetvjecari, qe kemi hyre do te jete i ....betejes per ujin e pishem..! Na u dashka te merremi dhe me bythen e zenfaqeplloces se u dashka pune e madhe, per tu marr vesh sa ka vjedhur ai dhe tere talukaja e atij kryekusarit...
Humbje kohe

ky eshte ai gazetari qe ka pare Zenin ne Rrinas me dy valixhe te mbushura plot per plot ?

O kungull gazetar po pse ngele me e pa ti Zenin ne Rrinas aq me shume me valixhe metalike te mbushura plot per plot ?  Po mire o rrk , mire qe genjen diten per diell po edhe te pergjigjesh publikisht pa pike turpi.

personi qe ka shkruajtur lajmin  tek gazeta Dita se Xheni eshte pare ne Rinas me disa valixhe eshte gazetare femer me emrin Aida Nako. Keshtu qe ate fjalen "RRK" merre mbrapsht e gjeji venin.

Ahhh...ajo Kurva atehere .......rrofsh sheme se edhe gabojme ndonjehere.

tamom kur un hudha versionin e transferimit te florinjve ne france nis nga ca flamuj... eh me Brad, strukturat 007 te pales tjeter kto. te hidhet e? apapaa... zeher!

Po pra por ne rrinas nuk kishte kome gazetarje ate dite smiley

Do zoti nuk eshte pseudonim. Meqe thua se eshte bishtdredhur po kaloj njehere neser andej nga redaksia se mos hyj ne muhabet. Rrofsh per infon.

po ti ku e di qe genjen ai?

Sepse djali i nje kryeministri nuk shkon ne rrinas me valixhe metalike te mbushura plot e perplot me Diamante sepse i ulet Helikopterri ne taracen e shpise dhe pasi e mbush plot e perplot rifuxho dhe jo me valixhe sepse nuk zene shume niset ne drejtim te paditur , drejt Palermos pershembull ku aty e pret nje avion privat ku piloti merr destinacionin per ne Afriken e Jugut.

Nderkohe ky gazetari po i bie me dore ......kompjuterit.

smiley po pra nuk ka munsi te iki ai me valixhe metalike ne rinas, ku dihet qe ne rinas do ta shohin. e di ti qe kur eshte gjet diamanti me i madh ne bot eshte transferuar nga afrika ne angli me anije dhe eshte ruajtur nga shum forca po kot se ne anije nuk kishte gje se diamanti e kishin cu me post po ate anijen e kishin bo sa per figur kshu duhet ta bej dhe shkelzeni smiley

po si perfundim ky gazetari shum pallosh mduket, nejse mendimi im.

Jo re , veni palloshit eshte zone smiley , idiote gazetare po , mund ta themi smiley

smiley po ke ka gjet me u henger dhe ky gazetari me saliun, do qe te bej si i zgjuar me saliun nuk  e di ai qe e fshin fare nga harta 

Une nuk kam pare me syte e mi gje sa thuhet per zenin, por di mire nje sentense popullore qe ka pas thene:
..." ku ka ze, nuk eshte pagje"zhvilli i i situatave" u lejon te dy paleve mu desine per te qene te verteta ato qe behen dhe mandej qe thuhen....

Po jo me grave , ne nuk po grindemi nese Zeni ka ,leke ,flori apo diamante , se dihet qe i ka dhe me shumice por ne po grindemi per menyren e transportit , biles ofendohemi kur degjojme nga gazetare idiote dhe pa pike kreativiteti keto lloj tregimesh jo profesinale dhe te lira. smiley

Duhet ta dini se ne kohe permbysjesh ose ndrrime "turnesh" shtypi e ben gomarin mashkull ...e barre!

Tamom , duan tI bien ne sy te shefit te ri smiley

dmth kjo puna e helikoterrit (te citova) me dy rr tek taraca e shkelzelit eshte si puna e 19 madateve qe pd i kish te sigurta ne tirane dhe po luftonte per te 20 in ? dhe kete  e thua ti qe i cileson njerezit publike si rrote kari dhe kurva ? smiley

Ca personash publike thu mi , kane nje makine shkrimi , shkrujne ca pacavure dhe na qenkan persona publik , tamom pune kurvash me keto qe thone , i shkoi zeni ke shpija ksaj tarallakes dhe i tha cohu nga gjumi se te me ndihmosh me valixhet , ti e beson xhanem smiley

Sa per ato 19 mandatet nuk i heq asi presje se po te mos e kishte bo dallaveren ai cuni kurves Lulkja i Bashkise , flisnim ndryshe sot.

a s'ke shku akoma ke LSI...po ca pret ne PD? derisa te te cojne per gjah?

Ca tani po na bo dhe ti si psome kshu ? ke pa ti cun mreti me mor valixhe n'dore e me shku ne Aeroport ? smiley

çun mreti thote smiley  je bo si mergata e qyqeve

mire mire

Kush flet per mergate qyqesh , kom tete vjet qe ta them , mos kopjo .

Hajt mo se ia moren erzin, nje rruge e dy pune shesin dhe gazeten. Si qe ajo puna e burgut? Ia kam lene historise, tha kryeministri i zgjedhur. Eh mer Tos Nanja, u bere si Jesusi, burgu jot lau mekatet e shtate breza politikanesh ne vazhdim. 

Minor... smiley

smiley jo vetem aq por i shef edhe nga qielli kur ndonjeri ben gabim vjen menjeher posht edhe reagon ne ndonje medja

 

 

nderkohe, fevzoja shprehet qartë se e ka humbur për fare raportin me Berishën; për këtë të fundit mendon, megjithatë, se "është politikani më i talentuar i këtyre 23 viteve", dhe se "miqësia e të dyve ka qenë një privilegj për Fevziun"

it was mutually beneficial while it lasted

where's my next sugar daddy?

po kta dhe pol potin kishin per ta respektu, thjesht se e kane "bir te anes te vet". Mjafton t'i permendet emri zones dhe i ke respektu dhe keta vete. Ose t'pakten keshtu i duket ktyre

S'e kane respektuar armikun e partise per karshillek te Xakes pra thua ti?

nëse Rama sillet me Berishën, siç Berisha u soll me veten; pandëshkueshmëri për krimet!

Pretty safe bet qe kjo neseja do behet do behet dicka e sigurte...

Me besim te rilindja!

Parate ke humbur? 

Pak ke humbur.

Te duhet te punosh

te tjera te fitosh.

Nderin ke humbur?

Shume ke humbur!

Te duhet fame te fitosh

mendimin e te tjereve te nderrosh.

 

Besimin ke humbur?

Gjithcka ke humbur!

Te jesh i bindur,

me mire do ish te mos kishe lindur!

Kaviri si gjithmone i serte por i drejte!

smiley

 

Po de, besim sic besojne te krishteret te ardhja e dyte e Jezusit.

Aty tek komentet e artikullit thuhej dicka per vjedhjen e arit ne Kerrabe nga Meta.. per cfare behet llaf?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).