Ka ardhur koha që vërtet të kërkojmë llogari nga ata që kemi zgjedhur të na drejtojnë, madje me rreptësi dhe deri në fund, por ama ka ardhur koha që secili t’u përgjigjet detyrimeve që ka si qytetar i këtij vendi

Në Vlorë, të paktën para do kohësh rrëfehej kjo barsoletë. Dy shokë të ngushtë e kishin bërë zakon që të pinin kafen e mëngjesit gjithmonë bashkë e gjithnjë në të njëjtin klub të lagjes. Një ditë prej ditësh njëri prej të dyve po rrinte turivarur. Ishte krejt i dërrmuar. Dukej sheshit që diçka e rëndë i kishte ndodhur. “Pa më thuaj ç’të ka ndodhur! Jemi apo nuk jemi vëllezër xhanëm!?”, i drejtohet shoku i merakosur. Porse fatkeqi, në fillim, refuzonte të tregonte se çfarë i kishte ndodhur një natë më parë. Bam e bum e bum e bam, ky muhabet vazhdoi nja dy orë të mira. Si u rrëkëllyen disa kupa me raki të fortë Sevasteri, më në fund fatkeqi vendosi të rrëfehej: “Gruaja dje e dinte se unë isha me shërbim. Shërbimi u anulua. Kur u ktheva në shtëpi e gjeta gruan në shtrat me një tjetër. Hall i madh byrazer”. A e dini si reagoi shoku? “Jo more jo, edhe këtë punë ta bëri Saliu!”, protestoi ai fuqishëm.

Vetë vlonjatët e mençur qeshin me ata, të cilët të gjitha të zezat e kësaj dynjaje ia vishnin Berishës. Në fakt, ka do kohë, madje edhe tani pas zgjedhjeve, që të gjitha të zezat që kemi kaluar të kërkoheshin tek ish-kryeministri. Çatia e prishur, biznesi që nuk ecte, djali që nuk shkonte mirë me mësime, shëndeti i plakës që lëngonte nga dhimbja e kockave, gropat në rrugicën e lagjes, madje edhe çatia që pikonte, mor po edhe gruaja që të refuzonte në shtratin martesor, të gjitha këto kishin një fajtor të vetëm: Berishën. Aq shumë u përhap kjo mënyrë të menduari saqë u bë parullë kryesore e kampit opozitar gjatë zgjedhjeve. “Të rrëzojmë Berishën”, ishte parulla kryesore. Vini re këtu përdorimin e fjalës “rrëzim” në vend të fjalës “mund” ose “mposht”.

Ky lloj qëndrimi, i të kërkuarit të gjërave që ecin ters te një njeri i vetëm duhet ta ketë një shpjegim. Gjëja më e parë që na shkon ndër mend është kultura jonë e mangët demokratike, ose më saktë lidhjet anadollake mes liderit dhe masës së gjerë. Sa kohë që kishim beun mbi shpinë ai ishte përgjegjës qoftë për tersin qoftë për mbrothësinë e kësaj bote. Ne nuk duhej, dhe nuk kishim përse të mendonim gjatë. Kishte kush mendonte për ne. Pak a shumë kështu edhe ndër anët e Veriut, ku bajraktari dhe pleqtë vendosnin për të tjerët, me ndonjë përjashtim sigurisht. Pastaj përgjegjësinë për të na e hequr edhe atë pak aftësi për të menduar që na kishte mbetur e mori përsipër Enver Hoxha. A mund të mendonte njeri më gjerë, më gjatë, më shkoqur se ai? Të mësuar kështu, me marrëdhënie servile me pushtetin dhe njeriun që e përfaqëson atë më së miri, ne këndellemi paq kur punët shkojnë mbroth dhe egërsohemi, prishim gojën dhe ligështojmë zemrën duke sharë mbarë e prapë “Atë”, pavarësisht se si quhet, kur punët nuk na shkojnë mirë.

Për hir të së vërtetës, ka qenë vetë Berisha që e ngriti këtë kultin e admirim-urrejtjes ndaj tij. Formimi, karakteri, statura, vullneti i paparë, forca fizike, karizma, tendenca për të grumbulluar gjithçka në duart e tij, prirja për të deklaruar çdo sukses si fitore personale, logjikisht që e bëjnë deri diku edhe fajtor për gjërat që nuk kanë shkuar mirë.

Për pak kohë do të kemi një qeveri të re. Do të shohim e do të flasim. Sigurisht që shkojmë me shpresën se gjërat do të shkojnë më për mbarë për të gjithë shqiptarët anë e kënd, porse sigurisht që do të ketë edhe përmbytje, shira, thatësira, punë që ecin e punë që ngecin. Gjysheve sërish do t’u dhembin kockat dhe shumë gra do të tradhtojnë burrat dhe anasjelltas. Çfarë do të bëjmë tani që nuk kemi përse të fajësojmë Berishën? Do të përdorim të njëjtën barsoletë vlonjate edhe për Edi Ramën, apo ka ardhur koha për të vënë mend, meqë kemi nisur të ëndërrojmë ca si shumë Europën?

Ka ardhur koha që vërtet të kërkojmë llogari nga ata që kemi zgjedhur të na drejtojnë, madje me rreptësi dhe deri në fund, por ama ka ardhur koha që secili t’u përgjigjet detyrimeve që ka si qytetar i këtij vendi. Ankohemi se shumë herë fshatrat dhe qytetet tona mbushen me plehra. Akoma më keq tani në kulmin e sezonit turistik. Të parët që ankohen janë pikërisht ata që hedhin lëkurët e shalqirit në shtëpinë apo në çadrën e fqinjit. Po për këtë cili na e ka fajin Berisha apo Rama, apo dreqi vetë? Ankohemi dhe bëjmë potere se kemi një administratë të korruptuar. Të parët që bëjnë potere janë pikërisht ata që, si me lezet i fusin një shuk me lekë gjyqtarit, mjekut, mësuesit duke i thënë në mënyrë të zgërlaqur prej Huria Hipi: Një gjë e vogël për mirësinë që na bëtë… Ankohemi se aksidentet rrugore po bëjnë kërdinë duke e kthyer Shqipërinë gati-gati në një vend të luftës shqiptaro-shqiptare. Zyrtarisht 176 të vdekur vetëm në muajt e fundit. Pikërisht ata që nuk hipin në makinë pa tre dopio raki, bash ata ankohen se nuk bëhet shtet. Bash ata nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë të presësh këmbësorin në vizat e bardha. Po për shoferët e dehur cili na e ka fajin, Berisha, Rama, apo vetë rakia?

“Nuk bëhet ky vend. Nuk ka shtet që të punojë!”, cili prej nesh nuk e ka dëgjuar të paktën dhjetë herë këtë ofshamë primitivo-djallëzore. Në fakt nuk është një protestë, është në thelb një dëshirë e fshehtë. Njerëzit që ankohen kështu nuk duan që të ketë shtet në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Autori i këtyre radhëve e ka dëgjuar një herë në një fshat të largët në një ditë të ftohtë dimri. Një burrë pretendonte se vendi nga kalonte rruga që lidhte disa fshatra të krahinës së tij ishte pronë që ia kishin lënë gjyshërit. Kështu që kishte vendosur një goxha tra mbi rrugë. Një tabelë “pronë private” bënte me dije se pronari e kishte me gjithë mend këtë punë. Njësoj si në Mesjetë, që të kaloje matanë duhej të paguaje më parë taksën e rrugës. I njëjti burrë, bashkë me shumicën e burrave të fshatit, kishte nisur të pinte raki, të shoqëruar me kuti sardelesh që në orët e para të mëngjesit. Rreth sobës së tymosur, burrat hidhnin kupa dhe psherëtinin me mund, duke tymosur fort cigaret erërënda me të dredhur: Ky shtet na harroi krejt more burra! Ndërkohë gratë e fshatit mblidhnin shkarpa lart e poshtë mbi një peizazh të lënë që kush e di prej sa kohësh krejt djerrë. E bukur perspektivë europiane kjo e këtyre burrave që ankoheshin për shtetin që mungonte, duke shpresuar pikërisht të njëjtën gjë.

Për fat, ka edhe miliona shqiptarë të tjerë që kanë përveshur krahët me kohë pa pritur që mrekullia t’u vijë sikurse u vinte rajave fermani i sulltanit. Këta nuk kërkojnë fajtorë për të fshehur në mënyrë hipokrite të këqijat e shumta të këtij vendi, por mundohen t’i rregullojnë vetë ato. Pikërisht kjo pjesë është e ardhmja e Shqipërisë europiane. Politika, nëse ka mend duhet të motivojë këtë pjesë të shoqërisë, ashtin e saj të mbarë, pjesën që do punën, kulturën, artin, djersën e ballit. Nëse kjo nuk ndodh, sikurse ka ngjarë deri më tani, atëherë mjerë Europa se ç’kanë për t’i parë sytë e dëgjuar veshët…

33 Komente

Fatos, sinqerisht dobet.

Po për shoferët e dehur cili na e ka fajin, Berisha, Rama, apo vetë rakia?

Ta them une : e ka fajin pandeshkueshmeria e atyre qe pijne raki e bejne aksidente rrugore dhe autoriteti zero i policise .

Tani per ta mbyll se eshte hera e dyte qe te gjej shkrim si pijanec i lagjes. E ka fajin Fatos Nano qe vrau nje person ne Shkallnuer dhe iku nga vendi i ngjarjes. Qe atehere u be mode kjo e ikmja. Shko ne gjykate dhe shiko sa vete jane denuar per shkak se kane shkaktu aksident rrugor me pasoje vdekjen.

Gjete ku te kapesh, fatosi s'di ti japi makines, kshuqe eksperiencat nga kjo pune i ka zero smiley

Si gjithmone ka lezet te te lexosh Baxhak , i shtruar dhe shume i sakte.

Kjo e shkruar, bazuar mbi "tregimin" merre me leng,te dy shokeve, eshte per kohen e luftes kunder analfabetizmit.Fatosi edhe sot e kesaj dite nuk ka mesuar se e keqja vjen kaluar, por iken me kembe...Shkruaj gjera te mencura jo banalitete, or shoku Baxhak!

Po ti mos u tremb me Grave se sja vu fajin Edit jo. Nji pytje boni Tosi.

Prape fajet do ti kete Saliu.Rilindasit si me lezet po pregatisin alibine e deshtimit.nuk kemi pare se i ka vjedh te tera Saliu(beqja deklaroi se mungojne $400 milione).

#fajinekasaliu.

E Sali Sali, ke lene nje boshllek te madh ne zemrat e peshqve... njerzve... smiley

Shkrim perfekt! smiley

Edhe një dopio usta!

Nje trishtim, nje boshllek i madh le pas ay.

Ankohemi dhe bëjmë potere se kemi një administratë të korruptuar. Të parët që bëjnë potere janë pikërisht ata që, si me lezet i fusin një shuk me lekë gjyqtarit, mjekut, mësuesit duke i thënë në mënyrë të zgërlaqur prej Huria Hipi: Një gjë e vogël për mirësinë që na bëtë…

Po mo Turist..po...ashtu si thua ti eshte,ke te drejte te kerkosh llogari..erdhi dita!!!!

E zunë Baxhakun me gurë. Një takëm tjetër e injoron shkrimin se ku i dihet, duhet me qenë luajal në aparencë.
Po më habit hezitimi i Mullah Idrizit të vi e t vej vulën Baxhakut.
Te shkrime si këto duket sa njësoj lakuriq janë dy kampet e PPU dhe i krekosen njëri tjetrit kush i ka 'petkat' më të bukura.

Ore ja ke fut kot qe ne titull se ne e dime fort mire qe edhe tani fajin Saliu do e kete. Ai na e la per kryeminister nxenesin e tij me te zellshem! 

 

Shume njeri i pergatit ky Baxhaku!

Baxhako ka fillu truni mos me e bajt mo alkolin. Vjen nje kohe dhe kjo i ndodh te gjitheve plako; e rendesishme eshte qe ta kuptosh, ta pranosh dhe te fillosh ta rallosh ate dreq rakie. Fillo e ralloje me preteksin se kerkon te pish vetem pije cilesore, pra pak e sak dhe shikoje se edhe mendimi do te te regullohet. Por edhe kondicioni seksual do te jete me i arrire.

pse i lini keta sharlatanet mor aman te denigrojne ne kete menyre njerezit publike?
ça turpi!
ky krimbi me lart nuk thote asgje. hajde de te thosh "nuk jam dakord"... po fillon sulmin ndaj personit....

hahaha ti me thua mua sharlatan!! Patek du Philip punonjes i SHIK ALbania, njeri i felliqur, bajge e kombit. Te kam thene mos u ngjit si muti mbas kepuce. E ke bere pis PPU-ne more zgjebs. 

kush esh filipi?

kulmi! ore ka ndonje te me thot pse ua keni heq shoket ktyre juve. apo jan vrare ne lufte civile peshkiste? si esh puna...? i keni len lolat dhe colat vetem moreee. as idris su gjen derman. smiley

un nje jam. e s'jam as hurbis, as leftis, apo filipis...

smiley
----

Baxhako...... "macja pjatat i lepiu, fajin na e ka...................

Për fat, ka edhe miliona shqiptarë të tjerë që kanë përveshur krahët me kohë pa pritur që mrekullia t’u vijë sikurse u vinte rajave fermani i sulltanit. Këta nuk kërkojnë fajtorë për të fshehur në mënyrë hipokrite të këqijat e shumta të këtij vendi, por mundohen t’i rregullojnë vetë ato. Pikërisht kjo pjesë është e ardhmja e Shqipërisë europiane. Politika, nëse ka mend duhet të motivojë këtë pjesë të shoqërisë, ashtin e saj të mbarë, pjesën që do punën, kulturën, artin, djersën e ballit. Nëse kjo nuk ndodh, sikurse ka ngjarë deri më tani, atëherë mjerë Europa se ç’kanë për t’i parë sytë e dëgjuar veshët…

!!!!!!!! smiley

Keta "pianecet" kane nje gje te mire qe i shofin gjerat me shume neutralizem dhe realizem. Nuk i rre dot as me leke e as me poste sepse truri nuk ja ka me te qarte se sa vlere kane leket e postet ...i bine gozhdes ne koke thomi ne kendej smiley

Gjer ketu Baxhak:

"A e dini si reagoi shoku? “Jo more jo, edhe këtë punë ta bëri Saliu!”, protestoi ai fuqishëm."

Nuk e di se si mund te arrish te shtjellosh problematike serioze duke e prire nga nje VK-llik i tille. 

Do kesh lexu dhe ti Nikolin Jaken besoj. O Lizo, e njef ket ... ti mo? 

Ps: Ti mund ta kesh degju kund ket "barsaleten" po jo ne Vlore. smiley 

Si nuk e njof mer plak. Nikolinin qe thu ti e futi n'burg goca Sales me durt e veta. M'kane tregu ene se si ja kone vone cimken ne zyre po nuk e kom te verifikume. Po te jete e vertete o film. Sebepi ka qene prishja e pazarit per ca prona ne bregdet.

Shume cun serioz dhe me dinjitet u tregu, nuk i majti inot fare smiley

1- E shkuara

2-Demet prej saj

3-Pasojat

4-Mentalisht

5-Lodhja

6-Mosbesimi te vetja

7-Renjet

8-Bllokimi

9-Rrethimi

10-Korrupsioni

11-Krimi

12-Injoranca

13-Brutalieti

14-Ekonomia

15-Pasuria

16-Semundjet

17-Prodhimi

18-Edukimi

19-Investimet

20-Infrastruktura

21-Te drejtat e njeriut

22-Ligji

23-Zbatimi i tij

24-Kushtetuta

25-Kleptokracia

26-Shendetesia

27-Gjykatat

28-Policia

29-Ushtria

30-Sherbimet Sociale

31-etj , por me kryesorja POLITIKANET E SHITUR

o bagjako, fajet kushedi kush do na i kete, por nuk osht fer qe hala pa mbledh rromskat e pa dale nga zyra ai maskarai qe i ka duret me gjak, keni fillu me ja mshu ktij tjetrit qe deri tashi vetem gojen e vet ka ne dore.

shum' shum' jo fer. 

Mroklle mu mu pa se Tosi nuk e ka as me Sulen e as me Edin.  E ka me te gjithe ato qe ia fusin gjumit dhe gjejne gjithmone nji fajtor per ket (politiken) dhe lavderon ato qe si lepien politikes me bo pune (si nja dy kokrra ketu me lart)

Vetë vlonjatët e mençur qeshin me ata, të cilët të gjitha të zezat e kësaj dynjaje ia vishnin Berishës.

ja te te jap dhe une nje emer tjeter, megjithese ka qene k.m. vete, s'pranon as nje faj por te gjitha fajet ja hedh Berishes. dhe ky eshte Aleksander Meksi aq popullor ketu ne peshk. I pelqen te notoje ne ujra te turbulla dhe s'ka fijen e pendeses. c'pret nga te tjeret? 

 hej zot c'na ka gjet ...

Duke lexuar artikullin, aty nga fillimi, kish vend per kritike, se vertet nuk e ka fajin Berisha kur rreshqet, por e ka fajin kur pas rreshqitjes je i detyruar te paguash per sherbimin shendetesor, se nuk te prek njeri. Per te tjera i jap te drejte Baxhakut, nderkoh qe tek mbyllja e artikullit;

 

" ....  Politika, nëse ka mend duhet të motivojë këtë pjesë të shoqërisë, ashtin e saj të mbarë, pjesën që do punën, kulturën, artin, djersën e ballit. Nëse kjo nuk ndodh, sikurse ka ngjarë deri më tani, atëherë mjerë Europa se ç’kanë për t’i parë sytë e dëgjuar veshët…." 

 

 Do te thoja se ; Ketu me qendro, te shohim, te shohim politikanet qe do drejtojne ne muajt ne vijim. 

 

 

Baxhaku mendoj se duhet kuptuar me drejt .

Mostar IKU . Ajo qe pillte , ushqente dhe psikologji Hajdutesh Iku ! Ajo moster qe krijpoi nje Bote Iluzore me "te bukura te dheut " dhe qe do Binin parate e lumturia nga Qielli Iku .

Mostra qe mbillte anarshi Totale dhe gjithshka e shndrronte ne Rumpalle shtet e shoqeri iku .

Keshtu e kuptova une Baxhakun .Po tani !

Ndoshta edhe dicka nga Gjenetika e ketij Populli si shpesh i rrembyer edhe mund te ekzistoje . Pak sa Vetia e mbrapshte per te Diktuar per te Komanduar , mbi arsyen e ballafaqimin ja vlen te shikohet si cilesi qe shfaqet ku rdikush Ka ne DORE!.

Vini re eshte rikthyer mentaliteti ABUZUES nder admnin ???!!! Sinjal degradues dhe terheqje prapa i nje lloi te ri Karieristi ! Perse ? per c'arsye ? Menduam se do kishte nje ndryshim rrenjesor edhe nder Fshirjet per ti minimizuar ..Minimalja nje transparence formale sic ndodh edhe ne shtypin me te rendomte ...( arsyeja e fshirjes ) ??? Por jo . Pra arroganca e te "paturit ne dore " mosprishja e qejfit ne rruge klienteliste.. " me ofenoi a i qivja udht " edhe ketu cafqet  e FORTE !

Por mbi te gjitha Njeriu eshte Produkt i ambientit shoqeror , ekonomik , kulturor te KOHES Te presim .Thjesht nuk eshte por Vendosmeria tepakten per nje Shtete e Shoqer Normale po lexohet !

Mbase deri ne Dhjetor do te kemi nje Cfaqje qe premton Ndryshime te Dukshme ne cdo Fushe ! Po se jemi te vemendshem ndaj kesj Pyetje kjo eshte veti e mire e penes Baxhaku !

Dhe deri ne Shtator ...merni Lejet  si Bradi smiley

Urime per Kulture me te larte e inteligjence me te shquar admin Abuzues me kopetencat ! I shtofshin handikapatet mendore te lloit Bunker !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).