Bllokohet në mënyrë të paligjshme puna e rafinerive të përpunimit të naftës me qëllim rrëmbimin e aksioneve të kompanisë ARMO. Drejtorët e dy rafinerive, asaj të Fierit dhe të Ballshit, denoncojnë aktin e paprecedent të presionit të strukturave të qeverisë në ikje për grabitjen e aksioneve të kompanisë ARMO. Që prej 4 vitesh kjo sipërmarrje private është përballur me gjoba të paligjshme dhe arbitraritet të qëllimshëm. Vetëm në dy muajt e fundit shuma e gjobave abuzive ndaj kompanisë ARMO ka arritur mbi 60 milionë dollarë. Qëllimi i vetëm i strukturave shtetërore është të zhvasë pa asnjë lek aksionet e këtij aseti të padiskutueshëm të industrisë së naftës në Shqipëri.

Drejtori i Rafinerisë së Fierit Bledar Myftari deklaron: "Jemi këtu sot të obliguar nga pjesë e strukturave shtetërore, të cilat kanë mbi 8 ditë që po bëjnë presion të vazhdueshëm nëpërmjet strukturave të hetimit tatimor dhe të tatimeve për të na penguar në prodhimin e punës. Nuk kanë asnjë urdhër bllokimi ndërkohë që kjo është një uzinë teknologjike kimike e rrezikshmërisë së shkallës së lartë dhe bllokimi i punës në të pa urdhër bllokimi do të thotë që këtu rrezikohet jeta e njerëzve, punonjësve e të gjithë njerëzve përqark. Kështu që, nisur nga ky fakt, që hetimi tatimor nuk ka asnjë urdhër bllokimi, normalisht që të gjithë punonjësit e rafinerive janë irrituar sepse ky është një veprim i paprecedentë, i cili bëhet nga pjesë të strukturave të shtetit që kërkojnë nëpërmjet gjobave apo presioneve të ndryshme aksionet e kompanisë".
 
Ndërsa Aurel Stavre, drejtor i rafinerisë në Ballsh deklaroi: "Prej pesë vjetësh ne jemi nën presion të vazhdueshëm nga pjesë të caktuara të shtetit shqiptar. Kemi pese vjet që në uzinën e Ballshit ne kemi punuar vetëm 11 muaj. Kemi pesë vjet që përpiqemi të bashkëpunojmë me të gjitha kompanitë naftënxjerrëse për të punuar. Nisur nga këto fakte sot jemi para një bllokimi, ne nuk po na lejojnë që të kryejmë aktivitetin tonë. Në uzinën e Fierit naftë bruto ka, uzina po punon dhe nuk po lejohet të tregtohen nënproduktet e uzinës së Fierit. Këta njerëz janë këtu për të kërkuar të drejtën e tyre, nuk janë për të kërkuar mbështetje politike. Janë këtu vetëm për të kërkuar të drejtat e tyre". 

Sipas dy drejtorëve, strukturat e shtetit nuk kanë pasur asnjë argument zyrtar rreth këtij bllokimi.

"Që nga nëntori i vitit 2008 në kompaninë ARMO presioni ka qenë i vazhdueshëm dhe muajt e fundit ne kemi marrë mbi 60 milionë dollarë gjoba nga pjesë të shtetit shqiptar. Pretendimet janë nga më të ndryshmet dhe sot ju mund të pyesni këto instanca të shtetit që kanë bllokuar uzinën e Fierit dhe nuk japin asnjë lloj argumenti pse po e bllokojnë. Nisur nga këto pretendime këta njerëz kërkojnë shpjegim. Ne si përfaqësues të uzinës kërkojmë shpjegim, ne si përfaqësues të uzinës kërkojmë të drejtën dhe ti japim shpjegime drejtorit tonë. Drejtori jonë ka në përgjegjësi tre mijë familje, ka në përgjegjësi të ardhmen e këtyre njerëzve. Duan të bëhen bashkëpronarë të një prone private", deklaroi drejtori Stavre.  

Drejtori i Rafinerisë së Fierit Bledar Myftari denoncon dhe një akt të tatimorëve. Një mjet i tyre ka përplasur njërin nga punonjësit e uzinës. 
"Përfaqësuesit tanë ligjorë janë në komisariatin e policisë së Fierit për të bërë denoncimin, sepse dje në mënyrë arbitrare dhe të dhunshme një nga tatimorët nuk bëri gjë tjetër veçse përplasi me makinë një nga punonjësit tanë. Ata kishin zënë rrugën në mënyrë arbitrare pas asnjë lloj urdhëri, pa asnjë lloj komunikimi. Ka një rregullore që nëse ka bllokim duhet të na njoftojnë 72 orë para që ne të marrim masa teknologjike, por  e vetmja arsye është se, ato duan aksionet e kompanisë dhe i duan pa para dhe ky është presion që bëhet duket përdorur instanca të shtetit për ta marrë kompaninë pa para. Pronarit i thonë firmos kontratën e shitjes së aksioneve pa marrë asnjë lek dhe pastaj të heqim kontrollin prej aty", tha Myftari. 

Video 

Marre nga Albanian Screen 

 

79 Komente

Po Taci qenka opozitar! Pune nje muaj dhe shtatori e gjen rilindas me titull te plote.

Po c'thone keta plehra gjoba te paligjshme . ARMO duhet ti kthehet pronarit te vertete  Shqiptareve

, E rropi plehra.. Ai eshte ne shkelje kontrate qe ne fillim investimet qe duhet te bente .. genjen shqiptaret plehra edhe per oktanet e benzines qe shet.. Tja marrin ARMO n dhe ti fusin nje shqelm bootheve

shikojini fytyren kush eshte "drejtor i shitjeve" tek ARMO.. o kuje o kuje ku ka arritur Sektori i Perpunimit te naftes Te "drejtoj" ky legen qe qe ne fytyre duket :http://news.albanianscreen.tv/siti/sito_alsatnews/upload/images/51dff66a96e18.jpg

Si e do drejtorin ti galile?

E do nga ata barkmedhenjte dhe qaftrashet?

Ku e njeh kete tipin ti?

Ku e di cfare arsimimi dhe sa i zoti eshte ne pune?

Qenke me flamur kanadez por paske ngel vari lesht. (Me fal por nuk po dija cfare emri ti vija konstatimit tuaj) Megjithse nuk e njoh kete djalin nuk duket me shume se 27-28 vjec dhe me behet qejfi

qe shume te rinj jane vendos ne poste drejtuese. Ne admnistarte ka drejore e ministra qe jo nuk shkruajne dot nje shkrese, jo nuk dine asnje ligj por meritat e vetme kane qe pijne shume birra me kriko dhe qofte dhe me pas fillojne dietat nga barku i madh.

Keta drejor te rencin per pjese andej ne Kanada dhe ishalla ne ne Shqiperi shpetojme nga keta drejore.

KOHA PER NDRYSHIM (respekte per te rinjte qe dine te marrin pergjegjesi, gje qe na mungon dukshem ne shoqerine tone)

 

Vari lesht dhe shkuar vari lesht je ti.. dhe nuk merr vesh nga lidhet gomari.... Drejtor  27 vjec.?!!!! Ai nuk ka hequr akoma bebelinat ( nga ana profesionale) A e di ti o rrota e injorantit qe ka njereze qe e njohin ate kombinat ne maje te gishtave. qe kane punuar nje jete te tere ndershmerisht. kane bere specializimet perkatese. Ne kanada \drejtor te tille NUK KA  sepse ka shtet ketu or tungjatjeta..shoket e ketij jane duke MESUAR  zanatin.. dhe jo te drejtojne..  

Zot i madh .. JU KA MBUSH MENDJEN LIKJA  se jeni te zotet by default. Shkoni ore punoni dhe mesoni zanat atje me tregon kanadane ti mua. Drejtori i leshit .. prandaj po shkelqen Armo se e kane vene drejtore keta lolot qe  jane vetem si urdheron zotri.. 

Koha per Ndryshim : Te rrinjte te mesojne zanatin njehere (eksperienca eshte kriter i se vertetes) dhe te shprehin ambicjet e tyre per te drejtuar kur tju vije koha.. Oj sa del nga bankat e shkolles ( do jete kuje te kete dale nga Kristal) direkt e drejtor.. po shko or pi..rdhu  mu ne drejtor..

Nazarko shprehet, akt i qëllimshëm për interesa individësh e më poshtë vazhdon: Rezart Taci, është një biznesmen shqiptar që të gjithë kapitalin e tij e investon në Shqipëri dhe nuk nxjerr asgjë jashtë vendit...Rren e madhe me bisht

Do kete gelltitur edhe Nazarko ndonje "luge corbe te prishur" dhe ka ardhur koha te vjelli tani.

Galile ti merresh me HR-in e Armos a si? Jo se jam domosdoshmerisht jo dakord me cfare shkruan, por pa njohur mire situaten konkrete ne ate ndermarrje specifike opinioni yt mbetet vecse paragjykim aq me teper qe shkruan mijra kilometra larg Shqiperise.

Olsi . E njoh situaten  NE MAJE TE GISHTAVE. ( Dhe jo per te kundershtuar ate c'ke shruar ti) I njoh  me emer dhe mbiemer specialistet e ARMO-s Olsi.. Dhe e di shume mire se c'po bejne keta HAJDUTE.. Po Vjedhin pasurine e Shqiptareve Olsi..Tenden dhe timen dhe te gjitheve... Jane Hajdute Ordiner.. dhe fytyra e ketij (kete qe ka nxjerr "taci" se edhe ai eshte papet) eshte fytyra e injorances  dhe e palacollekut ku kane rrene ndermarjet kryesore te shqiperise.

Keta duhen nxjerr me shqelma na Rafineria.. Se jane plehra dhe nuk kane ASGJE te perbashket me kete lloje biznesi.. 

A e kupton qe po vazhduan keta Palaco ta drejtojne armon  ne 5 vjet do perfundoje pe skrap? Kaq e thjesht eshte.. Nuk kane paguar puntoret nga  dhjetori. dhe vazhdojne te Genjejne . dhe kercenojne puntoret.Nuk kane paguar akoma detyrimet Taksave dhe \tatimeve. dhe eshte ceshtje Tjeter.. qe i vodhen Albpetrolit 40 million dollare..

Nqs. eshte keshtu, ndryshon puna atehere. Tani ne mos gabohem me kujtohet se ti ke shkruar per kete argument. Ke punuar ne kete sektor apo jo?

Po kame shkruar sa here ka pasur ndonje "zhvillim" nga sektori i Naftes. Sepse kame punuar vete ne kete Sektor.Kame Shoke dhe shoqe  dhe Miq  ne Sektorin e naftes Qe jam ne kontakt me ta.. Dhe i marr infot. nga komunikimi me ta. plush infot e tjera nga interneti ( qe une i shikoje me interes me te madh per shkak se kam qene i lidhur me kete sektor)

Po olsi kame punuar ne kete sektor dhe e kame pare ne ditet e tija jo me te mira , I kame pare vete Potencialet e tije ( duke pare prodhimin dhe gjendjen teknike ne librat dhe arkivat e Armos).. Dhe duke lexuar se ku po e cojne keta palaco ( dhe kane ze te flasin) te  kesh dy booth nje ta mbash dhe nje ta cash.

Dhe e di ku eshte cmenduria me e madhe ?? Eshte qe ARMO  ka potenciale te beje milliona dollare pa qene nevoja  per palacolleqet e  ketyre,Ka potenciale te beje Millioner Tacin dhe Te marrin rroga shume te mira puntoret dhe te paguajne taksa. Thjesht leri Specialistet te bejne punen e tyre , vlersoji dhe c'do gje ecen vaj.. Por hajduti hajdut ngelet. Jane te PAAFTE. jane HALABAKE.  kaq e thjesht eshte.

Dakort me ty Olsi.

Por nuk kuptoj perse vazhdon ti pergjigjesh fjalorit te rruges pa kurfare analize te Galile!

Sipas meje kjo nuk eshte nje thjeshte, por nga ato qe tregojne vertete se si qeveriset dhe ku eshte katandisur ky vend. 

Se pari teknollogjia e perpunimit te naftes ne keto rafineri eshte shume e vjeteruar dhe nuk vlen te investohet per tu rinovuar si rrjedhoje costo e prodhimit eshte shume e larte dhe cilesia e produktit shume e ulet. Po keshtu kapaciteti i uzines se Ballshit eshte shume i madh per sasine e naftes qe vjen per tu perpunuar gje qe rrit koston e venies ne pune te uzines (Uzina punon ne menyre ciklike). Megjithate pjesa me e madhe e naftes bruto cohet per perpunim jashte nga Bankers (Kanadeze) sepse eshte me efektive. Shkurt ARMO eshte nje kompani e mbaruar ku investimi eshte vecse aventure dhe vetem per nje aventurier si Taci.

Se dyti kompania eshte aktualisht e zhytur ne borxhe dhe aktualisht e falimentuar. Shteti e dinte mire qe kur e shiti dhe nuk pati kurre asnje plan per mijra punonjes e familje te lidhura me te. Thjesht i interesuan 100 milion $ te shitjes dhe thjesht mendoi se Taci kishte para per te pastruar.

Se treti ne nje shtet normal Taci do te ishte arrestuar me kohe per skandalin e privatizimit te Albpetrolit.

 

Gabime te tilla behen dhe nga njerez me te zgjuar. Ndonjehere kur kompani nga kjo ane blenin ndonje si tip dyqani zinxhire, imagjino Euromax-in ne shqiperi, nje nga gjerat qe benin kur matnin rrezikun thoshnin qe dhe sikur biznesi te falimentoj perseri kemi godinen e cila ka vleren kaq miliona $. Nuk mendonin aq mire se godina pa ate biznes brenda mund te kete 0 vlere, ose akoma me keq, ne rast se biznesi, Euromax falimenton, kjo tregon qe shancet jane qe ka nje krize te pergjithshme dhe e bene te pamundur dhe per biznese te tjera, nje Euromax 2.0, te futet tek ajo godine.

Keshtu dhe puna ne shqiperi me ARMO-n. Njerezit mendojn se meqenese historikisht komunizmi derdhi gjithe djersen tek ai kompleks me uzina e makineri, tani ajo ka nje vlere absolute. Nuk mendojn se per aq kohe sa nafta mund te rafinerohet ne vende te tjera me lire, vlera eshte zero.

To put it another way, keta vene karrocen perpara dhe pastaj kalin. Mendojn se meqenese eshte shpenzuar kaq leke, ajo e ka vleren kaq leke. Kjo eshte sikur une neser te bleje $10,000 makineri per berjen e veres, te mundohem te beje vere e te me dali uthell qe nuk e blen njeri, dhe pas ketij procesi te sillem sikur akoma e kam vleren $10,000. Ne fakt vlera ime eshte aq sa thote konsumatori, dhe ne rasten e veres time eshte shume afer $0.

ja te ndjekim llogjiken tende: eshte me lire ta nxjerresh naften , ta futesh ne bote. ta cosh ne vlore. ta hedhesh ne cisterna , ta dergosh tek Rafineria ne Angli ( le te themi) dhe ta hedhes ne rezevuare atje dhe pastaj me bote ose tubacione ta dergosh tek rafineria . Se sa.. sa ta nxjerresh. dekantosh . depozitosh dhe me tubacion ta dergosh direkt tek rafineria.. ( e shikon sa shkurto muhO) 

Mos u mundo te besh nje PHD thesis.. per dicka qe e kane pare te tjere me pare..

e para : ti po ben assumtions se nuk ja vlen ekonomikisht te perpunosh naften ne Armo. Pyetja eshte : Kush te tha?  

Sa rafineri te ngjashme edhe me te vjetra se ajo e ballshit jane |AKOMA ne pune ne bote?  Dhe nqs Punojne , Pse punojne? Pse ? kur tju japesh pergjigje ketyre pyetjeve ti dhe economi i leshit - shoku i ngusht i Bernit Atehere hajde na beniu analizat ketu.

Mbase eshte me e lire qe nafta qe prodhohet ne shqiperi te perdoret ne Itali e te shkoj tek rafinerite e atij vendi. Kurse nafta qe perdoret ne shqiperi te prodhohet ne greqi.

Po sapo the qe "hisotria nuk behet me but if"  tek tema  me Bekim berishen , Tani me thua "mbase" (maybe) po mor muhamet  mbase eshte me lire ashtu sic the ti.. mbase eshte me lire keshtu sic them une..

Ti si mendon kur e nxorren per shitje .. nuk  u kerkoje asnjeri shtetit shqiptar bilancin ekonomik te Armo para se ta blinin? 

Nuk e di. Une nuk vura bast qe ARMO eshte pa fitim, thjesht mendoj se nuk eshte komplet jashte llogjikes per gjithe ate uzine te jete pa shume vlere.

Nuk e di. Une nuk vura bast qe ARMO eshte pa fitim, thjesht mendoj se nuk eshte komplet jashte llogjikes per gjithe ate uzine te jete pa shume vlere.

 

 

Tani  sa shume vlere  eshte shume vlere .. se te themi per mua eshte shume 1 millin dollare dhe per ty jane therime..

Muho.. Bilanci ekonomik i armos per 5 vjetet e fundit ishte pjese e dokumentave te tenderit.. Qe do te thote c`do kompani qe  dha nje oferte ne tender  e  Dinte se sa Para kishte bere armo 5 vjetet e fundit. dhe kishte minimumi 3 kompani qe morren pjese ne tender. midis tyre edhe Banker`s   dhe dhane oferte....

Muho: inventari i makinerive dhe paisjeve ishte pjese e  dekomentave te tenderit.. keshtu qe ata qe dhane ofertat e dinin se c`po blinin. se c`teknologji ishte. etj. etj.

 

Galile, une s'marr vesh nga nafta, thjesht nga c'kam degjuar e lexuar. Sic duket qenka me lire qe te transportosh naften bruto diku larg per perpunim. Meqe permende reren Kanadeze:

http://www.motherjones.com/politics/2012...

Gjithashtu Keystone nuk do sjelli nafte por bitumin nga Alberta a ku e marrin Kanadezet, deri ne shtetet e Gjirit ne Amerike.

Gjembi e ke parasysh per c`fare sasie Nafte flitet kur permend Alberten.. A e di qe Eksportuesi me i madh i naftes ne USA eshte Kanadaja ( jo  Arabia saudite) , kanadaja Eksporton nafte sepse ka me shume , shume me shume se sa i nevoite per nevoja te brendeshme , keshtu qe eshte nje different ball game  ketu.. 

Gjembi.. Arsyeja perse kanadezed duan ta cojne naften ne teksas eshte: Sepse Teksasi ka rafinerite me te medha te botes.. dhe aty eshte nje treg madheshtor per te shitur naften. Kanadezet  po e cojne naften ne Teksas se  duan ta nxjerrin ne tregjet boterore. dhe Teksasi eshte Qendra e Botes kur vjen puna per nafte.

kanadezed i kercenuan amerikanet nqs nuk lejojne keystone pipeline ata do ndertojne (dhe nuk po bejne bllof) linjen e lindjes.. duke ndertuar nje tjeter tubacion nafte qe do ta dergonte naften ne Vancuver oqeanin paqesor dhe qe andej me anije (tankera) do ta bleje Kina.. 

Kanadezet do sjellin Nafte te paperpunuar  jo bitum.   e nxjerre nga rerat bituminoze.. ( ky proces  ka leverdi ekonmike kur cmimi i fucise eshte me i larte se diku 68 -70 dollare per fuci )

 

Shko mor me tregon analiza dhe teknologjira ti.. kush ta ka thene ty se nuk ja vlent te investohet? plaku apo plaka? .

Kush te ka thene ty qe teknologjia e prodhimit eshte e vjeter?  Sa rafineri te tilla ka ne bote qe jane akoma ne funksionim ?  Rafineria do mirmbajtur or trushkulur ashtu sic edhe makina qe ti nget. duke i nderuar vajin gomat e keshtu me rradhe . kush ta ka thene ty qe kosto e prodhimit  eshte e larte sepse  "uzina punon ne menyre ciklike" ( Cila rafineri nuk punon or trushkulur|?) E di ti o trushkulur se sa nafte nxirret ne shqiperi dhe sa e ka kapacitetin e perpunimit Uzina.?  E di ti or trushkulur qe edhe Albpetroli nuk e shiste me naften te Armo ? ( dhe jo sepse s'ja vlente por sepse i vodhi 40 million dollare dhe nuk i pagonte fare) E di ti se sa dollare investime duhej te bente kompania qe e privatizoje Armon? e ke lexuar kontraten? Ja vetem per kete shkelje te kontrates duhet marre me shqelma Taci. nga ajo uzine.. Trushkulur si puna jote qe s'kane lidhje fare po fare me prodhimi ,. economistet e leshit   kjo s'behet , kjo s'ben.. po c'fare ben o trushkulur.. shko  or shit banane se kjo mendesi e rrenoi ate vend  .. .

Po kompania eshte zhytyr ne borxhe . sepse borxhet i ka marre taci ose tutoret e tije dhe tallin boothen me jeten e njerzve. Kompania eshte zhytyr ne borxh sepe po e rrjepin. dhe ne fund do ta shesin per skrap..

O Galile pse nuk e bleve ti?

Kur te mbarojne argumentat kalon ne ofendime.

Gjitshesi dolem nga Drejtori vari lesht  (sepse eshte 27 vjec) fudnja drejtor eshte, inxhinieret vazhdojne perseri punen kurse ai ehste ekonomist. Dhe te drejotsh dicka nuk ka shume rendesi mosha apo eksperienca. taci hoqi drejtuesit e vjeter se ishin mesuar ne shtet dhe vidhnin dhe vuri te rinj per ti kontrolluar por nuk hoqi asnje specialist nga puna, qofte dhe nje punetor te vetem.

Eshte fakt qe ata qe dalin aty ne protesta epr buken e gojes kane 4-5 muaj pa rroga (por shpresojne te mjeret) thone lereni Tacin te punoje qe te na japi rrogen. Cfare te bejne sipas teje? Po e shiten per skrap cfare fitojne? Nuk jane te gjithe jurista te merren me punet e tenderit por qe ka leverdi kjo pune ka.

por sic thote nje fjale e urte "Nafta can bllokaden kurse femra administraten"

E di ku qendron Absurdi Ketu ?  Qe Punetoret kane 5 muaj pa rroga.. dhe kush e ka fajin?? Llogjika te con direkt tek Punedhensi (Taci ne kete rast ) por jooooo  fajn e ka shteti sepse do qe te mbledh taksat . 

E mban mend Real Madritin kur erdhi ne Shqiperi ? Po Milanin 2 here? e di kush i pagoi parate?  Nqs do kishte ne mendje puntoret ky halabak. do i perdorte ato para per te paguar puntoret e  tije.. Se c'probleme ka ai me shtetin ti zgjidhi ne Gjykate.

PS: sa per ofendime shih se kush ofendoi ne fillim smiley  , Une "ofendova" Tacrat dhe drejtoret e tije. ti po u del ne mbrojtje.

Se pari teknollogjia e perpunimit te naftes ne keto rafineri eshte shume e vjeteruar dhe nuk vlen te investohet per tu rinovuar

Si nuk ia vleka? Nuk e njihke aspak kete fushe ne Shqiperi.

Dhe mqn ra fjala tek Bankers, kane deklaruar ketu ne Toronto perpara 4 muajsh ne nje konference, qe nafta qe eshte nxjerre aktualisht ne Shqiperi eshte vetem maja e ajsbergut. Beji llogarite vete tani smiley

Dhe vetem me puset qe kane po barazojne sasine e naftes se nxjerre ne kohen e  komunizmit.

( Eshte vertete e cuditeshme sesi ju shqiptaret qe keni emigruar dhe qe jetoni cdo dite me Shqiperine i dini shume me mire gjerat tani qe jeni larg se sa i dini kur ishi ketu. Me sa duket tani keni nderruar statusin dhe jeni kulturuar menjehere (medemek jeni Amerikane apo Kanadeze))

Mbase nuk di shume nga kjo fushe, por meqe kam punuar per nje kohe te gjate ne sektorin e naftes po jap mundohem te tregoj disa detaje:

Prodhimi i naftes ne Shqiperi i pasur kulmin ne vitet 70 kur u zbuluan vendburimet e Visokes dhe Gorishtit me rreth 2.1 milion ton ne vit. Sot prodhimi vjetor shkon eshte rreth 800.000 ton dhe mbi 70% vjen nga vendburimi i Patos-Marinez (gati teresisht ne duar te kompanise kanadeze Bankers). Nafta shqiptare eshte nafte e varfer dhe me % te madhe squfuri. Kjo lloj nafte kuotohet shume ulet ne bursa. Nafte e ngjashme nxirret ne Kanada dhe Kine. Perpunimi ka kosto te larte dhe kerkon sasi te madhe per te pasur efektivitet.

Rafineria eshte teknollogji shume e vjeter kineze dhe rumune (vetem per vajrat dhe qe gati su vu kurre ne pune) dhe eshte projektuar per 2 milion tone ne vit. Nese sasia eshte me e vogel se 1 milion efektiviteti eshte shume i ulet. Pastaj cilesia e prodhimit eshte shume e ulet. Vitet e fundit eshte vene vetem 2-3 here ne pune cdo vit per vetem disa muaj ne vit ngaqe ska nafte pasi Bankers e shesin si nafte bruto naften e tyre dhe vetem Albpetrol ja ka shitur Armo dhe qe prodhon gjithnje e me pak. Leshimi ne pune i rafinerise ka kosto te madhe.

Bankers jane kompani me kapitale ne % te madhe shteterore dhe sigurisht kane nevoje per rritje te aksioneve te tyre. Nuk di cfare deklarojne ne Kanada, por ne Shqiperi kane deklaruar se rezerva e naftes se nxjerrshme ne vendburimin e Patos-Marinez jane rreth 30% me te ulta. Personalisht mendoj se ata jane duke e shfrytezuar barbarisht vendburimin. Teknollogjia e vetme qe kane sjelle jane pompat e fuqishme qe nxjerrin me shume sasi per nje kohe te shkurter dhe qe po sjell lart ujin duke varferuar vendburimin. Per me teper banoret e zones jetojne cdo dite me termete si pasoje e shembjes se tokes. Ata nuk shpojne vete puse por i marrin ato nga Albpetroli dhe vetem i ndryshojne pompen. 

Mos u cudit me deklarata per maja ajsbergu, te gjitha kompanite me te medha te botes qe kane ardhur ketu Shell, BP nuk kane gjetur me shume se gjeolloget tane te mrekullueshem gjate kohes se diktatures.

O ekonom.. o grup.. kanadezet po shtrydhin nafte nga rera ti me thua nafta jone eshte me shum squfur... A e di se sa ka vajtur cmimi i fucise ne treg sot 

lere googlin o ekonomist.  se ja thashe edhe muhametit me poshte:

Si mendon ti nuk ishte pjese e dokumentave te tenderit  Bilanci ekonomik i Armos Te pakten per 5 vjetet e fundit.

Si mendon ti nuk ishte pjese e dekumentave te tenderit inventari i makinarive dhe paisjeve

si mendon ti nuk i pane ato kompani keto para se te jepnin oferta apo po blinin derr ne thes

fabrika e vajrave nuk u vu kurrrrrrrre ne pune. dhe kapaciteti i Rafinerise se Ballshit eshte 1.2 million ton nafte ne vite  e perpunuar. . Ajo rafineri ka perpunuar edhe 250 mije ton nafte ne vite dhe nxirrte fitime kolosale..

Po sot edhe nje kafe kur e ble i kerkon tjetrin bilancin ekonomik.  te pakten per 3 vjetet e fundid .. dhe i kontrolllon edhe xhiron  ne momentin qe e shet.  nje kafene or nje kafene qe kushton jo me shume se 200 000 dollare. 

 

Infot  qe ke nxjerr ti aty jane thjesht nje google.. ne internet dhe c`do gje eshte para syve

 

 

përgjigju

O ekonom.. o grup.. kanadezet po shtrydhin nafte nga rera ti me thua nafta jone eshte me shum squfur... A e di se sa ka vajtur cmimi i fucise ne treg sot

$106 per fuci nafta shqiptare shitet me 80% te cmimit.duke gjykuar nga financat e bankers kostua e naftes shqiptare eshte aty tek $40-50 per fuci.Nese cmimi i naftes bie aty ku ishte 10vjet me pare nafta shqiptare del me humbje.

po kostoja  e nxjerrejes se naftes nga rerat bituminoze sa eshte , eshte 70 dollare per fuci.

kur nafta te shkoje poshte $70 per fuci do dalin me humbje e nuk do te nxjerrin me.Cmimi i larte i  naftes eshte me teper rezultat i spekullimeve ne burse sa rezultat i oferte kerkeses fizike.po te mos perdorej nafta si intrument investimi cmimi i saj do te ishte $20-25 per fuci.

 a do shkoje nafta tek 20-25 dollare fucia ? kete nuk e di po ta dija do behesha milliarder ( do shisja ne burse ).. Mendoj qe kerkesa per energji eshte gjithnje ne rritje.. Po ngrihet kina me nje popullsi 1.4 milliard. po ngrihet india me 1.2 mlliard banore... klasat e mesme ne keto vende i duan te gjitha si edhe ne west.. Makine, tv. kondicioner, etj etj.

Sasia e tregetuar ne leter eshte 22 here me e madhe se sa sasia fizike e tregetuar e naftes.Nje investues me $500 mije mund te bllokoje nje sasi nafte me vlere $10 milion thjesht per qellime spekullimi pa pasur objektiv qe te marre ne dorezim kete sasi nafte.Dikur flluska do te plase kur  spekulantet te gjejne burime te tjera te leverdishme si psh aksionet ashtu si ndodhi gjate kohes se klintonit kur cmimi ra ne $25 fucia.

Alba... Nuk mendoj se nafta do veje tek 25 ( lexo spekulloje) megjithate tani do ble 1 pozicon ne Shes (sell) vetem qe te shohe se si do te vjeje..( megjithe se me nje pozicion nuk do behem milliarder por  106-25=81 dollare, 81 doollare x 100 points per dollar x 10 dollar per point x 1 position = $ 81 ,000 per pozicion  jo keq per nje investim 50 dollar)

Historia perseritet .Duke convertuar me dollaret e sotem nafta eshte me lire se ne 1861 apo te njetin cmim sa ne 1980.ne 1998 ne kulmin e bumit ekonomik kur kompanite e makinave raportonin shitje rekord cmimi i naftes ishte 12.7$ .keshtu qe ajo teoria e rritjes se kerkeses nuk pi shume uje.http://chartsbin.com/view/oau

( Eshte vertete e cuditeshme sesi ju shqiptaret qe keni emigruar dhe qe jetoni cdo dite me Shqiperine i dini shume me mire gjerat tani qe jeni larg se sa i dini kur ishi ketu. Me sa duket tani keni nderruar statusin dhe jeni kulturuar menjehere (medemek jeni Amerikane apo Kanadeze))

 

smiley  Ti paske probleme me te medhaja me veten econom. smiley

Ekonom , je shume shume i sakte.Bankers bleu pompa gjermane dhe ne menyren me barbare , po e them vence, shtrydh puset egzistues..Me qe ke punuar ne nafte, po ju them Bejo S. Ishte kusheriri im.H.Bakiasi i I.N.eshte dhendrri im.
Ju pergezoj per saktesine qe vjen nga kopetenca intelektuale...

Grave mos ja ngri te qeshuren galilese me kete koment, se jeni edhe te nje kampismiley

Ketu duhet te kete diçka qe nuk shkon, se firmat e perpunimit te naftes, ne fakt jane rentable kudo, i shoh ketu ne bursa ku aksionet e tyre dhe fitimet e tyre, rriten nga viti ne vit. Te mos harrojme se rrogat ne Albani, jane shum me te ulta se ne rafinerite kendej. 

Galile, keto gjobat ndaj ARMO-s, tregojne se nuk ka qene dhe aq firme e afert me qeverine. Kendej ne perendim, firmat qe ndodhen ne veshtirsi financiare, i lejne rehat, nuk u marrin taksa, deri sa te kapin veten, biles per firmat private me rendesi strategjike kombetare, u jepet edhe subvencionim per te mos u mbyllur menjehere, subvencionim qe del nga ulja e vleres se aksioneve, teori qe ua kam shpjeguar torollakeve drejtues shqiptare. I ke tek VQ. 

Faleminderit per informacionet, por a di njeri te na qartesoje cfare po ndodh aktualisht? Dmth pse ia preu rubinetin shteti Armo's? Apo eshte rastesi kjo qe po ndodh pikerisht tani?

shteti nuk ka i ka prere asnje rubinet ARMOS. ARMO eshte zhtur ne borxhe dhe nuk ka shlyer detyrimet. Problemi eshte permbarimor.

Po don te me thuash qe Taci s'ka qene "favorit" i Berishes? Apo ishte ngaqe shlyente detyrimet?

Nuk e di se sa "favorit" ka qene dhe eshte, por jane dy ane te problemit qe duhen pasur parasysh:

Se pari Berisha si kryeminister qe duhet ti krijoje favore nje kompanie te madhe shqiptare qe i ka dhene shtetit 100 milon $ me privatizimin dhe qe krijon probleme tek qindra punonjes e familje shqiptare. 

Se dyti Berisha si kryeminister qe duhet te dije me siguri burimin e parave te Tacit dhe qe duhet tja beje ate transparente shqiptareve (te mos harrojme se kur u be privatizimi u tha se eshte kompani Amerikane).

Kush ka thene se jemi para nje konflikti  ARMO -SHTET? "Konflikti" eshte Rezart me aksioneret ne hije(shtetare ose bij te tyre) qe kerkojne pjesen e aksioneve..

Grava i dashur, hidh pak drite me shume per ne emigrantet . Qenka me e thelle puna. 

finisterre te mos na nxirrte ketu nje artikull te shkruajtur nga media ne konflikt interesi, albanian screen i perket Taci Oil.

kompania ka kater vjet qe nuk paguan asnje leke shtetit, mos harrojme se ARMO perpara shitjes ka qene kompani rentabel shteterore deri sa u privatizua per nje cape buke nuk nxorri me qumesht

ndyresira jane edhe disa punonjes, qe edhe pse i marrin rrogat te pergjysmuara nje here ne 6 muaj, keqperdoren per te dale ne protest kunder tatimoreve.. 

Ndersa, Mero, armiku i perbetuar i tacit nuk ndihet ne kete mesele, edhe me te drejte, se ketu nuk ka rendesi nese fiton shteti, por se ne sqetullen e kujt force politike do te futet Rezart Taci, dhe kujt do t'ia jape ato milionat qe ja ka borxh shtetit

fillojne edhe shantazhet per disa: "duan t'i marrin aksionet"? kush pra jane keto njerez nga struktura shteterore?

 

Po eshte interesant pikerisht sepse ne konflikt te pafshehur interesi. Media "tjeter" pergjithesisht ka heshtur keto dite mbi kete mesele, dhe kjo me duket e cuditshme. Plus me shqetesoi fakti qe disa nga ata qe protestonin thoshin qe struktura rrezikon te shpertheje. A u duhet vene veshi?

   Problemi Nr. 1 i qeverrise qe vjen eshte te shtetezoje ARMON sepse eshte privatizuar pa paguar as edhe nje kacidhe.Me  50 . milione eurot, qe i kishte gjendje ARMO dhe paret e Azereve...Tan Santo dhe Zeni  e Taçi i dine mire keto palopunet me ARMON.

   "Lufta' sot behet(gjoja tatim taksat) prej atyre qe duan prej Taçit tu regjistroje perfitimin ne aksione( t`ja u regjistroje )sikunder paten mbetur dakort kur u"privatizua".Taçi e di mire ç`a e pret dhe ja ka therur  per  diku.Puntoret kane hallin e punes tyre dhe jo te Taçit,  por... kemi per te pare shume gjera ...

Duhet me prit ...!

50 millionet ishin te Albpetrolit Grava .. po ishin gjendje nafte ne rezervuaret e Armos.. por  nuk ishin paguar akoma .. Kur e privatizuan.. Tac legeni i tregoj berrylin Albpetrolit.

galile, e di mire fare sepse kam mikun tim ish shefin e finances  te ARMOS.Le qe  mi ka molloisur nje per nje A.Agalliu...Nuk eshte faji i Taç (edhe pse  vertete legen, si thoni Juve) leshit,  por i babait te Zenit...

Ka shifra te tjere tmerruese, qe kemi per ti degjuar ..ne gjyqin perkates >njeri ka kohe qe vazhdon (me Tan Santon dhe Azeret, por qafethyeri i patipremtuar Alievit se me perfundimin e zgjedhjeve ( qe  sa besohet i pati thene se po ai do qe fituesi ) do t`ja kompensonte 116 milione eurot qe kerkon ne procesin me Kredins

Ai muhabeti me Azeret kemi per tja degjuar bubullimen.. Nuk eshte cudi ta shohim Tacin ne ndonje kanal me booth perpjete

Leket e privatizimit te Armo-s jane derdhur ne Thesar Shtetit. Po ngaterron mospagimin e taksave me likuidimin e blerjes. 

Se ku e si eshte puna, ne media nuk del gje, dhe ato media qe dine nuk shkruajne.

Hanter je duke fole po per ate qe edhe une e them , por ju fshihni bazen e korrupsionit.Nuk u derdh asnje euro nga xhepi i blersit (Taci) por nga paret e shtetit dhe te depozituesit Ne Kredins (njerzit e Alievit plot 75 milion euro.50 milione po nga shteti( Albpetroli) E merr vesh tani qe Taci asnje lek nuk ka paguar? Mos pagimi i taksave eshte tjeter hesap, eshte Kaftan permbi kadifeeee!

drejtori 27 vjec i ARMO.... kjo thote shume

Galile! Cfare ka ne pronesi ARMO? A perpunon nafte nga ajo e Bankers apo vetem ate te AlbPetrolit?

Nuk ka e as ka patur rafineri ALBPETROLI ARMO po

Armo ka ne pronesi uzine e ballshit + tec. uzinen e Fierit. Dhe  nje filial ne kucove.. dhe rezervuar te madhesive te ndryshme ne  te gjithe vendin.. si dhe pika shitje karburanti ne te gjithe te gjithe territorrin shqiptar

Bankers ku e cojne naften per perpunim? Po tubacionet e transportit?

Patriot i dashur, te gjitha sa thoni Ju, jane terma te kontrates e cila duhet are si eshte bere por ajo mund te ndryshoje a te plotesohet vetem me vullnetin e te dy Paleve.Ligji, dmth nje gjykate cilado nuk mundet te nderhyje ne vullnetin e paleve, pervecse kur nenshkrimi i asaj kontrate, ne terma te saj ka shkelje ligjore ose kur ka cenime te interesit publik..

Bankers e shet jashte shqiperise naften te paperpunuar.., Per tubacionet e transportit deri ne Vlore kane qene prone e Albpetrol. nuk e di tani se si e kane me Bankers kete pune.

Nuk e ben kjo pak kontradiktore ate qe the me siper per perpunimin e naftes jashte Shqiperise?

Fakti qe Bankers e shet jashte ka te beje me mardheniet  me Armon e tacit.. ka pas nje lufte me cmimin.. jo kaq po aq.. Taci beri si i forte , dhe bankers i tha se nuk merret me idiota.. kaq e thjeshte eshte.

 Bankers, kane deklaruar ketu ne Toronto perpara 4 muajsh ne nje konference, qe nafta qe eshte nxjerre aktualisht ne Shqiperi eshte vetem maja e ajsbergut

...o boy o boy...kjo eshte si ato thashethemet e komunisteve per ate lumi me nafte qe kalonte poshte shqiperise e qe pritej nga dita ne dite per tu zbuluar.Shiko kur te hidhet menjehere galileu smiley 

kaposh prap po shtrengohesh ti.. shtrengohu shtrengou se e di ti se c`ben smiley

Ne fakt kam qene vete ne ate konference. Dhe nuk thashe dicka te fshehte, se po te ishte ashtu nuk do ta kisha thene fare. Ishte pjese e prezantimit te tyre. Kaq mjafton besoj.

rebus po e nje kaposhin ti ? ai vetem per gelasa vjen ketu.. As nuk e vura ne dyshim kur e the qe ne fillim.

Flmnd Galile. Qe ARMO iu shit Tacit eshte krim idiot. Fakti qe ARMO eshte me bilanc negativ eshte pasoje e ketij krimi idiot. Ufff sme del e keqja me ate plak matuf.

 Ne fakt kam qene vete ne ate konference

...nuk vura ne dyshim qe s'ke qene present ne koference,por u gajasa nga fakti qe nafta e nxjere deri tash "eshte vetem maja e ajzbergut".Po te kujtohet ndonje gje interesante nga ajo koference qe e mbeshtet ate punen e ajzbergut smiley do ishte me vlere ta ndaje me PPU dhe galilen sepse une vete kam pas fatin te mbuloja ate sektor ne min e ekonomise per disa vitesmiley

Ti ke qene ne ministrine e ekonomise qe mbuloje kete sektor? smiley Prandaj shkonin punet mbare atehere smiley

Ti thua ta bejme si puna e femijeve "Gjyshi im ka qene partizan" thote njeri, "Gjyshi im ka vrare 1 mije gjermane" thote tjetri. Nuk me ke per ate pune.

Ajo qe me beri mua me shume pershtypje, per keq, eshte se Shqiperia (shteti shqiptar) ishte i vetmi vend qe nuk kishte denjuar qe te bente nje prezantim per te paraqitur mundesite qe ofron ajo per investim. Dhe keshtu, u "detyruan" Bankers qe te benin nje prezantim per Shqiperine.

http://atlantic-council.ca/investment-and-business-opportunities-in-south-eastern-europe-forum/

PS. Turqia kishte prezantimin me impresionues.

Disclaimer: Kam pasur ftese per kete konference. Nuk punoj per asnje prej organizmave te permendur aty.

rebus Bankers kane kohe qe jane ne Shqiperi. Une do te thosha qe nuk duhet ti maresh te verteta ato qe thone neper takimet e aksionereve. Sidomos nga Firma si Bankers. Ata jane thjesht spekulante the vetem kaq. Per te ta ilustruar me mire une po te them se Bankers i ka shitur firmes me qender ketu ne Zvicer Manas Petrolium Corp. fushat e gazit nga Elbasani deri ne veri te Shqiperise. Studimet i kishte bere Bankers dhe u shprehen se sasite e gazit ne Shqiperi jane aq te medha sa mund te furnizohej gjithe Ballkani dhe Europa. Po te kerkosh ne Internet mund ta gjesh informacionin. Manas e hengri karemin dhe e bleu. I meshoi ketij fakti derisa i doli boja dhe mund te shohesh se sa kane shkuar vlera e aksioneve. Qe pas shitjes Bankers u perqendrua vetem aty ku jane burimet e vjetra dhe ku ka vertete nafte ne fushat e Patosit dhe ne Kucove. Firmat qe operojne ne Shqiperi ne keto fusha spekulojne sepse gjejne. Te ishin sasite aq te medha te gazit dhe te naftes ne Shqiperi atehere do ishin te parat kompanite serioze si Statoil, Eni, Axpo, Eon sic po e bejne me Projektin TAP. Nuk jam ekspert por kam qene i interesuar per kete histori sepse kur doli thuhej qe shqiptaret nuk kishin nevoje te punojne me (me vone e njejta histori perseritet me Qipron dhe Greqine). Per Manas kam komentuar ketu per te njejten teme (sasite maramendese te naftes dhe gazit ne Shqiperi. Dhe keto jane vetem zhurma e asgje tjeter)

 Per te ta ilustruar me mire une po te them se Bankers i ka shitur firmes me qender ketu ne Zvicer Manas Petrolium Corp. fushat e gazit nga Elbasani deri ne veri te Shqiperise. Studimet i kishte bere Bankers dhe u shprehen se sasite e gazit ne Shqiperi jane aq te medha sa mund te furnizohej gjithe Ballkani dhe Europa. 

 

Bankers NUK MUND te shesi ate qe nuk eshte e saja.. Bankers nuk i ka patur kurre ato zona qe ti thua.

Po ta lexosh kam thene qe ka blere fushat ku Bankers ka kryer studimet. Fushat i takojne shtetit shqipetare. Ata kane te drejten e shfrytezimit. Ashtu edhe ne Patos e kucove. Po te kerkosh pak ne Internet e gjen. Per gazin Manas (ex Petromanas) shfrytezon te njejtat fusha.

http://www.ogj.com/articles/2013/06/alba...

http://oilandgas-investments.com/2012/oi...

Po te kerkosh mund te gjesh edhe komentet e mia per temen ne fjale ketu tek peshkupauje sepse desha vetem ta jepja si informacion jo te diskutoja. Po  pate ndonje lajm konkret mund te na e thuash. na jep edhe burimin ta shikojme.

 

Per te drejten e shfrytezimit per nafte po flasim nuk po flas per fushat.. se bankers nuk eshte ne bisnesin e mbjelljes se misrit apo grurit. 

Ne te dy linket qe ke sjelle / ASNJERA nuk tregon Qe Bankers ka kryer studime.   Dhe sidomos linku i dyte eshte per "arritjen" per shitjen e Albpetrol tek "Vetro energy"  

Ka te drejte galile kur thote qe Bankers nuk mund te shese ate qe nuk eshte e saj.

Emil, nuk mund t'ju futemi ne detaje ketyre muhabeteve se behemi si telefon i prish. Petromanas eshte aktualisht kontraktor i Albpetrol, ashtu sic eshte edhe Bankers (kuptohet per zona te ndryshme). Bankers qe ne fillim ka qene i perqendruar tek Patos-Marinza, sepse te tille e ka edhe kontraten e koncesionit. Gjithashtu, pergjithesisht kontraktoret e Albpetrol kane edhe nenkontraktore te tjere. Eshte nje numer i konsiderueshem qe vepron ne Shqiperi, shumica e te cileve vijne nga Kanadaja.

Ne lidhje me Petromanas, ne baze te kontrates qe kane me Albpetrol, jane ne fazen e kerkimit te naftes per zonat e caktuara.

Nje pjese e mire e ketyre informacioneve mund te gjehet fare mire ne faqen web te AKBN (Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore).

PS. Nese Bankers i fryn shifrat, kete nuk di ta them, por fakti qe ata jane te lumtur ne Shqiperi dhe tentuan te blinin dhe Albpetrol tregon dicka.

Po si do i veje halli ARMOS? Do marrin lek punetoret?

ka ndonjeri te dhena konkrete se kaluat nga lufta ne Vietnam tek nderzimi i lopeve smiley

Per leket e  puntoreve pyet ate drejtorin se mos ka ndonje info me shume.smiley

kalimi nga mjelja e lopeve tek lufta ne vjetnam eshte nje gje e zakonshme ne peshk.. 

lol a ke ndonje foto tjeter te drejtorit? shume e forte ajo e para smiley

Jo hanter smiley  

ha ha ha ha.

Ai drejori sdo i kete marre per vete leket akoma por cte beje edhe ai...

Thashe meqe ti qe andej paske miq e shoke mos di ndonje gje me konkrete.

Une kete drejtorin nuk e njoh personalsiht por me pelqen ideja e promovimit te te rinjve (sipas sistemit merite preference smiley ) se ata qe kane qene me perpara se ta merrte Taci jane te tere me shtepi ne Tirane.

Ksha nje student ne klase qe nuk rrinte ne konvikt por kishte shtepi tek komuna e parisit me prinder qe punonin ne uzine (107 M katror shtepia) une rrija ne konvikt megjithse i kisha te dy prinderit ne pune me te mire se prinderit e tij, prandaj e kuptoj shume mire Tacin qe i ka nderruar te vjetrit se ka patur  frike mos mendonin qe ishte akoma shtet dhe do vazhdonin te vidhnin. Me keto ndryshime do jene ul vjedhjet pastaj pjesa tjeter prit kur ti dali tymi. Shpresoj te gjej ndonje sponsor Taci (se jo per gje por dhe vete eshte sponsor i MILANIt te madh) dhe te paguaj cunat ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).