Anëtari i kryesisë së LSI-së, njëkohësisht edhe kryetari i grupit të punës PS-LSI, Edmond Haxhinasto ka sqaruar dje për mediat ecurinë e negociatave dypalëshe për hartimin e programit të përbashkët qeverisës të 300 ditëve të para. 

Z.Haxhinasto, në çfarë pike është puna e 2 ekipeve, të LSI-së dhe PS-së, për hartimin e programit të 300 ditëve të para të qeverisjes? 

Puna vazhdon me takime periodike për sa i takon konvergimit të të gjithë prioriteteve që ne kemi në këtë program por gjithashtu edhe për elementë të tjerë të veçantë e konkretë që do të realizojnë pikërisht pra prioritetet kryesore që do të ketë programi. Ne jemi në një punë intensive. Çdo ditë kemi konsulta për sektorë të ndryshëm dhe besojmë që të përfundojë drafti i parë i programit në kohën që presim. 

Cilat janë ata sektorë që ka përfunduar puna për hartimin e programit? 

Kjo është një përpjekje frontale në të gjithë sektorët të cilët vijnë nga niveli i prioriteteve kryesore, në harmonizimin e prioriteteve me njëri-tjetrin dhe pastaj në detajimin e tyre për secilin sektor. Mund të them që jemi marrë konkretisht me çështjet e financimit të zhvillimit, me çështjet e shëndetësisë, çështjet ekonomike etj. Po kështu edhe me strukturën kryesore që do të ketë programi, që ishte hapi e parë që bëmë, për ndërhyrjet e shpejta në fushën e ekonomisë, në fushën institucionale, të cilat mendojmë se do të sjellin një ritëm tjetër në ecurinë e vendit. 

Keni hasur në vështirësi? Ka pasur pika në të cilat nuk keni arritur të konvergoni në të njëjtën linjë? 

Diskutimet janë bërë për sa i takon rrugëve konkrete për të realizuar një qëllim të përbashkët. Mendoj se deri më tani secila palë ka treguar fleksibilitetin e duhur që të gjendet një zgjidhje sa më optimale dhe sa më efikase për sa i takon rrugës për të arritur objektivin që në tashmë e kemi të identifikuar dhe të pranuar nga të dyja palët. 

Është prekur sistemi i ri i taksimit? A do të kemi në 300 ditët e para taksën progresive siç ka premtuar PS? 

Në fakt edhe LSI ka pasur progresivitet në programin e saj, veçanërisht për sa i takon tatimit mbi të ardhurat. Deri më tani ne jemi në fazën e një mirëkuptimi që sistemi fiskal ka nevojë për një konsolidim me qëllim që me këto politika që ne kemi aktualisht, me këtë sistem që ne kemi aktualisht dhe me ndërhyrjet e tjera që ne propozojmë të realizojmë një nxitje më të madhe për të pasur një rritje ekonomike dhe më pas të përpunojmë në detaje të gjithë planin tonë për të vendosur një progresivitet, jo vetëm tek të ardhurat por edhe tek biznesi. Kjo është diçka që i takon së ardhshmes. 

Për 300 ditët e para do ta kemi taksimin progresiv për të ardhurat personale? 

Për sa i takon kohës se kur do të realizohet kjo është për tu vendosur dhe do të jetë një nga pikat që do të vendoset me programin e ri. Akoma nuk është vendosur. 

Po përsa i takon sektorit të shëndetësisë, është rënë edhe dakord nga LSI që të kemi një qendër e cila të kontrollojë të gjithë sistemin shëndetësor dhe që shërbimi shëndetësor të jetë falas? 

Reformat e shërbimit shëndetësor janë reforma të cilat kërkojnë një kohë të konsiderueshme për t’u përgatitur dhe detajet e tyre. Ajo që ne dëshirojmë të realizojmë sigurisht duke konverguar edhe me qëndrimet e PS-së është që të realizojmë disa ndërhyrje sa më të shpejta në sistemin shëndetësor, veçanërisht në fushën e furnizimit me barna për spitalet e kam fjalën me qëllim që të rritet menjëherë cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve. Të jetë plotësimi i një vakumi që aktualisht ekziston sa i takon këtij shërbimi. 

Në 300 ditët e para nuk do të aplikohet sistemi i shërbimit shëndetësor falas? 

Ua shpjegova që ndryshimi i sistemit kërkon një kohë të konsiderueshme, duhen sigurisht përpunuar aktet ligjore, duhet të mësohet edhe i gjithë personeli i shërbimit shëndetësor me modelin e ri, pra kërkohet një kohë. Por edhe në rastin kur flasim për një sistem shëndetësor falas, sigurisht do të ketë kontribute nga qytetarët, sepse nuk mund të ketë buxhet shteti, por nuk pati kontribute nga qytetarët. Kështu që ju e kuptoni që në këtë lloj sistemi janë qytetarët ata që duhet të kontribuojnë me taksën e tyre për sistemin shëndetësor. Ne si LSI kemi propozuar që të ruanim sistemin aktual që kontributi shëndetësor të shkonte në një fond të veçantë për shëndetësinë, ndërsa propozimi i PS-së është që kontributi për shërbimin shëndetësor të jetë pjesë e taksës së përgjithshme që paguan çdo qytetar i Shqipërisë, pra duke mos e quajtur atë taksë për shërbimin shëndetësor. Pastaj buxheti i shtetit mbulon në një masa të caktuar, sigurisht ka një masë për buxhetin, shërbimin që i ofrohet qytetarëve. 

Nga këto dy propozime që sapo thatë kush do të përzgjidhet? 

Do t’i konvergojmë, do të përgatisim propozime sa më të përpunuara me qëllim që të mbajmë syrin tek synimi final, objektivi final që t’i shërbejmë sa më mirë qytetarëve. Sistemet janë gjithnjë në funksion të qëllimeve dhe qëllimi që ne kemi është t’i shërbejmë sa më mirë qytetarëve që të realizojmë një diagnostifikim sa më të mirë me kosto më të ulët, të realizojmë furnizimin me barna, të realizojmë një shërbim sa më të mirë spitalor, të rajonalizojmë spitalet me qëllim që aty të kemi të gjithë shërbimet e nevojshme që kërkojnë qytetarët. Këto janë objektivat, pastaj mjetet janë të dorës së dytë. 

Mund të themi që ka qenë një bashkëpunim i frytshëm i dy ekipeve të dy forcave politike? 

Besoj se kështu do të jetë.

87 Komente

Ska munci. Nuk te besojme. Kur ta degjojme nga goja e shefit, atehere flasim, na thirr shefin te lutem. Ai na tha falas, falas per te tere ore.

Po bosha plane me e heq fare siguracjonin ktu dhe me ardh atje sa her kam nevoje smiley

sa pa shonc.

ti fiqiri (dhe une bashke me ty) nuk jeton(jme) ne shqiperi, keshtu qe nuk ka asnje arsye te kesh(mi)  karte shendeti atje,  dakort ? smiley

Dmth nga shendetsia nuk do paska #rilindje!smiley

Jeni duke u ra ne qafe kot tashi, a thu se nuk u ka thone teefa me kohe se ca gjona duken bukur dhe arrihen vetem ne leter.

 

ne tv sikur sapo thane qe do heqin taksen e shendetit dhe te ilaceve nga janari 2014

Titulli i mire. 

Nga këto dy propozime që sapo thatë kush do të përzgjidhet? 

Do t’i konvergojmë, do të përgatisim propozime sa më të përpunuara me qëllim që të mbajmë syrin tek synimi final, objektivi final që t’i shërbejmë sa më mirë qytetarëve. Sistemet janë gjithnjë në funksion të qëllimeve dhe qëllimi që ne kemi është t’i shërbejmë sa më mirë qytetarëve që të realizojmë një diagnostifikim sa më të mirë me kosto më të ulët, të realizojmë furnizimin me barna, të realizojmë një shërbim sa më të mirë spitalor, të rajonalizojmë spitalet me qëllim që aty të kemi të gjithë shërbimet e nevojshme që kërkojnë qytetarët. Këto janë objektivat, pastaj mjetet janë të dorës së dytë. 

Persa i perket sherbimit, sevap do benin.  Se po zihen me grushta te Onkologjiku i QSUT, njerezia ne radhe per nje skaner. 

Huh!?

Qellimi = ti sherbejme sa me mire qytetareve!?

Me bebet e kopshtit komunikojne keta, apo si!?

Qeveria duhet te hetoje Elvana Hanen.

Qeveria heton apo prokuroria?

Qeveria me auditim sepse ka abuzime llahtar. Ne Shqiperi ka 6 milion te semure me nga tre semundje secili. Prokuroria e mer te pandehur nese ka kallzim , ndersa gjykata ben hetim gjyqesor.. Diference e madhe apo jo.

Jo ok kuptoj. Ishte nje lapsus, mund te ngaterrohen shoke/shoqe me zoteri/zonje dhe gjithashtu kur bie fjala psh per "hetim" byro politike/qeveri  me prokurori. Ndodh.

Sa per hetim dhe ndeshkim te abuzimeve, vjedhjeve 100% dakort.

Me ka bere pershtypje gjate fushates, AS EDHE NJE PERMEDJE DHE KRITIK PER TE, nje nga pikat me problematike te sistemit, plus duke qene mbesa e Liri Berishes bente ca i donte by....

Siduket ish opozitaret ose qeveritaret e rinj i kishin vene syrin si institucion me shume perfitime.

Rilindja ra ne mjeksi, po keshtu dhe ne taksa sic thane dje ne TOP Channel, po ashtu, i bie rilindje do kete vetem ne xhepat e qeveritareve te rinj.

Po përsa i takon sektorit të shëndetësisë, është rënë edhe dakord nga LSI që të kemi një qendër e cila të kontrollojë të gjithë sistemin shëndetësor dhe që shërbimi shëndetësor të jetë falas?

Reformat e shërbimit shëndetësor janë reforma të cilat kërkojnë një kohë të konsiderueshme për t’u përgatitur dhe detajet e tyre. Ajo që ne dëshirojmë të realizojmë sigurisht duke konverguar edhe me qëndrimet e PS-së është që të realizojmë disa ndërhyrje sa më të shpejta në sistemin shëndetësor, veçanërisht në fushën e furnizimit me barna për spitalet e kam fjalën me qëllim që të rritet menjëherë cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve. Të jetë plotësimi i një vakumi që aktualisht ekziston sa i takon këtij shërbimi.

Nqs nuk ngrihen komisione me investigues qe do te kapin dhe parandalojne infermiere , farmaciste dhe mjeke te paskrupullt qe nuk prekin paciente me dore pa i lyer duart me korrupsion, te tjerat jane plane koti.

Te vihen para ligjit, te pushohen nga puna te gjithe perpareset e bardha qe abuzojne me popullin , qe vjedhin popullin dhe lene ne meshire te fatit ata qe skane cte japin.

Po te isha ne Shqiperi dhe te ngrihej ky komision vullnetare do punoja, sinqerisht

Ne kanada ku je ti, e ke kart shendeti, ai mjeku qe te sherben ty punon falas apo eshte vullnetar!?

Tu kerkosh njerezve te punojne pa mare hakun e tyre ka nje emer e quhet SKLLAVERI, e aq me teper ne mjeksi bluza e bardhe te jep jete.

Problemi i pageses se tyre mund te zgjidhet, po nuk e duam qe ti pagujme nen dore , po hiqe nga medja se do detyrosh njerezit ne nje shoqeri te lire dhe kapitaliste te punojne pa mare HAKUN E TYRE.

 

Njerezit nuk i detyron askush te punojne pa marre hakun e tyre, dmth nese ti je mjek dhe ke filluar pune me rroge 50.000 leke ne muaj, atehere ato leke te takojne ti marresh muaj per muaj. ama nese ti mendon qe vlen me shume, ke gjithe lirine tende qe ta lesh punen dhe te kerkosh dicka tjeter. nese vjen ne pune duke pranuar kushtet qe te ofrohen, dhe pervec atyre kerkon edhe te marresh lek nga pacientet ose te shesesh ilacet, kjo eshte vjedhje dhe ndeshkohet me burg dhe heqje te te drejtes se profesionit. kaq kollaj eshte.

Une nuk jam mjek (prindi im eshte), e as kam deshire te jem i tille, zgjedh nje zanat ku te pakten kam te drejte te percaktoj vleren e punes sime.

Ore une nuk kam kundershtim qe kur paguhesh te mos maresh nen tavolin e po do ik privat. Po kush e percakton qe 50 eshte rroga e mjekut !? Ka nje llogari sa eshte minimumi i jeteses ku te bazohet rroga !? Personi nuk ka asnje te drejte te percaktoj sa e ka vleren e  punes !? Apo une te jap nje rroge e po sdo ik !? Hajde dhe ti puno per mua me 10 lek pastaj gjithe diten e naten !?

 Nqs jemi serioz rroga duhet te jete tamam, e pastaj ti kerkohet mos te mari.

Sa mire qe paske zgjedhur te mos behesh mjek. Sa mire per njerezit, kuptohet.

ti moj piciruke leri kto provokimet alla grerza e merru me ate qe thot ai.

vertet 500 te vjetra e kane rrogen mesatare mjeket ne shqiperi?? kuje kuje... e lapanjozat ankohen per korrupsion... hallall, popull debilash, votojne mafjoza te ditur e gjitheditur e pastaj kane goj e llapin kunder robve qe paguhen 500 mij te vjetra. me kto nuk paguan dot faturat po te jetosh ne tirane....

E para, une nuk t'u drejtova ty djalosh. As te njoh as me njeh keshtuqe mos i jep vetes konfidence  qe nuk te takon. Dhe qe te mos besh replike ne kete pjese, djaloshin ta thashe per te qene baraz.

Dhe e dyta, pikerisht me ate qe thote u mora.

ti po e provokon, harbutçe fare, si njeri i pagdhendur. nuk po merreshe fare me ato qe po thot ai.

pastaj nuk do t marr leje tyja una.

Lexo dhe nje here c'ke shkruar edhe te kuptosh kush po flet harbutce.

Jam e sigurte qe atij te cilit iu drejtova, pra bledi e jo ti, e ka kuptuar se cfare doja te thoja. Por meqe ti s'e ke kuptuar, hajde se po te ndricoj pak. Gjeja kryesore qe duhet te kesh kur vendos te behesh mjek eshte pasioni per profesionin dhe humanizmi. Ana materiale vjen me pas. Ne momentin kur ana materiale behet faktor vendoses per karrieren tende, atehere shume mire qe nuk vendos te behesh mjek, sepse do marresh njerezit ne qafe (ashtu sic edhe ka ndodhur ne shume raste ne Shqiperi, ku mjeket, infermieret, e perpareset e bardha ne pergjithesi, kane humbur cdo humanizem dhe profesionin e shohin vetem si menyre per te bere leke).

Hajt me te mira Bunker.

smiley

po pse ekonomisti nuk duhet te behet ekonomist sepse esh human dhe pasion shifrat...
po pse juristi nuk behet jurist sepse ka pasion mbrojtjen e te dobteve...

ik, mi trumcake... dashke te fitosh debatin duke e kap nga ana emotive.
dmth une qe jam ekonomist me lejohet qe kur bej nje gabim dhe le pa kredi nje njeri, qe te marr 4500 euro neto ne muaj, mbase ndonjeher tregohem i pameshirshem dhe iia shkaterroj jeten tapo biznesin tjetrit po ska rendesi, sepse une nuk jam mjek...

ik moj pirdhu... ndaj do mbeteni palla ju, se keni vajt ne kanada dhe llogjikoni me dokrrat dhe demagogjine komuniste.
trumcake

O Bunker, po rri se nuk ma del dot ne debat smiley Nuk merret vesh cfare ke shkruar njehere. Merr fryme e qetesohu.

Po dhe une qe merrem me ty...

opo ti varet ca quan debat.
po ta kapesh debatin prej bythe siç ben ti, nga ana emotive... qe mjeku nuk e ka esenciale rrogen se esh fut nga pasioni... te fituar e ke.

trumcake. smiley

ik futi ndonje koment ne fejsbuk tani

Ah sa rende qenke smiley

Bunker, ne profesionin e mjekut, ndryshe nga te tjeret, eshte nje procedure te posacme qe duhet kaluar para se te dalesh ne detyre - betimi i hipokratit. Pikerisht per te ndare keto qe po permendeshin me lart nga rebusi. Nuk behet fjale thjesht per zemergjeresi personale nga ana e mjekut; dhe nuk ka paralel me  profesionet e tjera.

lol
cudia esh se betimin e bejn te ter.

rebus, argument shum te mir me dhe. smiley

Asgje s'paske kuptu, aq me keq ai me poshte. Shteti eshte nje punedhenes, dhe ka tabelat e veta te rrogave, po s'te pelqeu shko puno diku tjeter, punedhenes tjeter ose komplet profesion tjeter. Me llogjiken "s'te del as te mbash frymen" i bie qe puntoret e fabrikave te rrobave ne Kine mbas 14 orarshit te punes te vinin maskat dhe te dilnin te grabisnin rrugeve ke ti dilte perpara, se nuk eshte e ndershme rroga qe marrin jo per gje. Kjo qe e para, e dyta eshte qe mjeku duhet te jete njeriu me human ne shoqeri, jo vetem per betimin e Hipokratit, por sepse eshte suposed te shpetoje jeten e njerzve, dhe jo te siguroje mireqenien e vet duke bere biznes dhimbjesh, sa me shume dhemb, aq me shume kushton.

Po pra tek HAKU  e ka edhe Elba.. se Disa mjeke " Mendojne" qe nuk marrin HAKUN , dhe duan edhe ca mbi siper. se ndryshe nuk te kapin me dore.  ( mos harro ate qe i hoqi veshken tjetres pa e ditur ajo vete. dhe ju gjenden nje shume e madhe ne banke, rreth 180 ,000 dollare. E di se c'tha ku i gjeti? mi ka sjell djali nga USA.. E beson ti kete?)

 Sa mendon ti Se e kane HAK mjeket ne Shqiperi ?

Problemi i pagave duhet te zgjihet; eshte gur themeli per te sheruar gangrenen e mjeksise.  Nga ana tjeter ka shuuuuume mjeke qe me sjelljen e tyre joprofesionale, dhe me hamesine e tyre te pamate, jane larguar shume nga te qenit njerez. As 2-fishimi e as 3-fishimi i rrogave nuk do ti kenaqte. 

Yes Sir urdhno smiley

Te vihet para ligjit edhe goca tezes time , qe me vjen turp kur  e kujtoj nje skene ........ne ambulance punon infermiere , coj vajzen time ta vizitoj , para meje nje burre nga fshati me femijen me 40 temperaturen............femija dridhej

Kjo zonja , goca tezes time qe ishte bere njesoj si ata te tjeret.........i ulerin atij te ziut ne ftyre , dil jasht e blej ilacet i thote !!

Dhe mu kthye mua- Kur paguaj vete neper doktorra spyes me  per njeri !?!?

Tashi mua me kishte ngel ne mendje ulerima e saj dhe femija i skuq nga faqet me temp , dhe i thash me fal pak, dola jasht mora gocen , i dhashe nje advil atij burrit , dhe nuk u ktheva te ajo me , kam qare rruges me vete

Te vihet ajo, shoqja saj dhe te gjithe qe sillen keshtu para ligjit ore , te pushohen ne vend !

Ku e gjen te drejten ti ne institucion shteteror te tallesh me publikun ashtu ?????

Pse je ne Shqiperi dhe ste kap njeri ?? Ok pra merrjani shpirtin njoni tjetrit, bile dhe jeten sometimes

A ka njeri te me ndricoje se nuk e kuptoj cfare duan te thone me "sherbim shendetesor falas"? Si eshte sot sherbimi shendetesor? smiley

 

Nigjo, 

Mjeke te caktur kane pagu edhe 50k e 100k per poste te caktume, 5k nje transferim infermjeri nga rrethi ne Tirane. Epo taki keto k-te diku do rekuperohen me vone. Haxhinasto thote se duhen rekuperuar k-te. Pra ne ket sens nuk do te kete sherbim falas, pa u rekuperuar k-te. 

Ate qe PS/LSI po argumentojne eshte se ata do perdorin te njetin sistem si ne Kanada.

Te Gjithe Shtetasit Shqiptar qe jetojne ne Shqiperi. do kene access falas ne spitale.. Spitalet do  leshojne faturen per sherbimin e ofruar pacientit tek "Sherbimi Shendetsor" qe do financohet nga Taksat e gjithe shqiptareve. 

Asgje nuk eshte Falas , 

Problemi ketu qendron Sa do harxhoje Qeveria per Pacient ose sa % e buxhetit do shkoje per shendetesine, duke perdorur kete system . dhe Ata pretendojne Qe duke perdorur kete system do permiresojne sistemin shendetesor.dhe systemi me te njetat para te shpenzuara si me sot do kete sherbim bashkekohor dhe me te mire

 

Beh. Mu me duket qe sistemi i derimesotem ka qene dhe do te mbetet me efikasi. 

Ti thush njerezve qe spitalet jane per ibret, te smurin me keq, te vdesin etjetj; ti thush njerzve qe barnat kushtojne sa nuk i blen dot.. do te thote qe i mban njerezit sa me larg spitaleve. 

Hiq rastet e emergjences, semundjet e renda dhe maternitetetper pjesen tjeter its a uin uin situejshen.

 

Ne te kundert pastaj, eshte e sigurte qe krejt e kunderta do te ndodhi.

 

Problemi ketu qendron Sa do harxhoje Qeveria per Pacient ose sa % e buxhetit do shkoje per shendetesine, duke perdorur kete system .

Heperhe % e PBB qe shkon per shendetesine eshte rreth 2%, nga me te uletat ne rajon.  

2% ?!  Uaaau... Prandaj kane vejt dem spitalet..

galip, edhe 2% esh' shum them un. tani qe do vi likja qe do zhvas 7% e 2% sa do vej thua ti? bej cik logarit... ops harrova.. likja aty ka qen qeni... smiley

Vetem nje nje mos harro nga sherbimi kanadez, gjithe mjeket e personeli jane me kontrata sikur jane privat. Madje cdo klinik per cdo vizit nuk e paguan personi direkt por siguracioni shteteror. E megjitheate ne kanada ka rradhe te gjata per sherbimet e kushtushme, gje qe me humor thuhet kur te vjen rradha je ne boten tjeter, dhe shume kanadez zgjedhin ameriken me pages te mbarojne pune shpejt.

Organizimi shendetesor eshte kompleks, e do pune shume ta rregullosh, e nuk behet me propogande ne TV e tipa si Beqia etj qe i dallon qarte nuk eshte fusha e tyre e nuk kane haberin se ca flasin. Ka plot ne PS qe jane socialist e kane nje jet ne mjeksi e mund te bejne nje program ose studim shume te mire, po siduket si ne PD, servilet e kryetarit udheheqin.

Kete problemin e rradhave e kane edhe ne europe. Duhet kohe te prodhosh nje mjek specialist. Tjetrit i duhen 11 vjet studime universitare per tedalespecialist pa eksperience. Prandaj mjeksine e quanin art dikur se perfitohej me eksperience.

C'do sistem ka problemet e veta.. Po ne kanada ka rradhe per semundje "qe presin"  .Semundjet trajtohen sipas prioriteti te asaj qe ke. Urgjencat  kane Prioritet dhe jane trajtuar Si Urgjenca.

Ato shakate me sistemin kanadez i kane hap njerez me agende te caktuar politike , dhe jane qesharake.

Dhe persa i perket Kush eshte kompetent qe te flase per sistemin . mendoj qe e keni Gabim qe meqe shendetesia eshte e "doktorreve " duhet te jene ata qe te flasin se si do organizohet.. "Doktorret" jane specialist per Semundjet te caktuara dhe jo domosdoshmerisht se si duhet organizuar sistemi. Mua Beqja me duket se di se per c'flet.

Sistemin shendetsor ne shqipni e ka semure privati. pike muhabeti

Eshte me i shtrenjte atje ku nderhyn privati, sepse prihet gjithnje nga fitimi, kapitali, krijon kosto fiktive duke korruptuar publikun. Kom parasysh ketu sektorin farmaceutik. Eshte muhabet shterpe ai i riorganizimit rreth privatit plus publike, dhe beqja eshte nje idiot optimist.

Ne fakt gjithe debati duhet rrotulluar rreth drejtesise. Pa reformimin e drejtesise nuk mund te permirsohet asnje sektor. Por ai eshte i pjerdhur tashme, ashtu sic jane dhe premtimet e Ramitsmiley

Ne mjeksi ezgiston nje specializim 4 vjecar ne menagjim te shendetit publik. Ku ti me pak fjale meson anen menageriale te spitalit ne babze te patologjive. Prandaj nuk eshte e drejte te thuhet mjeket sdine. Cdo mjek bennje provim per kete lende, si te plotesoj faturat.

jo vetem kaq, por ka edhe fakultet te shendetit publik.

s'ka lidhje fare mo plak, eshte muhabet kot. Kjo qe bejne keta eshte si me teknikalizu problemin pa tronditur themelin ideologjik qe ne shqiperi eshte privati. Qasja duhet te jete ideologjike.

Duhet tkurrje e privatit dhe kontroll e centralizim te publikes dhe mbaroi filmi.

 

Bisede mes nje doktorri me emer ne Tirane dhe babait tim , muajn e  shkuar.

Urate mos u shqetso, do nderhyj une per ate problem, mjeksia eshte kthyer ne biznes ne Shqiperi

Shajme mjeket por harrojme te rrespektojme rregullat. Sipas rregullores pacienti i drejtohet mjekut te familjes dhe me passpecialistit. Ne kete forme i pajisuri me kartele shendetesore dhe rekomandimin i dejtohet mjekut specialist. Ne hyrje tepavjonit paguan nje vlere per kete sherbim dhe pret rradhen per tek mjeku.  Kur futet tek mjeku dorezon mandat pagesen, rekomandimin dhe nis vizita.

Kush vepron keshtu nuk paguan men dore. Por tamgerrlleku i te futurit pa rradhe ka sjelle kete loj maskarralleku. Kur ke lek te paguash nen dore shko ne privat. Kur ske lek respekto rregullat. Mire e lire ska me.

Te Onkologjiku tangerllek i madh? 

Monda kam qene brenda atij ambjenti dhe sistemi. Mjeket shqiptare jane mesuar me mitmarrje qe ne kohe te xhaxhit. Se vinin nga fshati dhe i sillnin pulen, vezen, mishin, specin,,, sot duan lek.

 

onkologjiku behet me problematik se metodat e kurimit jane te vjetra dhe prognoza e paracaktuar. Pacienti i drejtohet mjekut ne fazen e 4 dhe ku metaztazat kane bere namin. Ska mjek ne bote te te bej derman. Dhe me beso qe nuk eshte e thjesht ti thuash tjerrit se di sa zgjat dhe cfare po ben sa teshton lengaten...helbete shpresavdes e fundit.

 

Jo para pak kohesh beri buje lajmi i 25 vjecares qe e diagnostikuan me kancer, nje vit kimio dhe rreze e kur ne fakt ajo s'kishte fare, po fare kancer.  

Nje djali 35 vjecar i bene serum me glukoze kur ky vuante nga diabeti, dhe vdiq i shkreti. 

Lexova diku qe ka plas keq hepatiti nga mungesa e higjenes tek Onkologjiku.

Histori "aventurash" te njerezve qe shkojne nga jane e nga s'jane per dialize dhe here s'punojne aparaturat e klecka te tjera.  

Por t'i leme pulat, sorrat, specat e leket, pershtypja ime e pare ne ato pak raste qe kam qelluar neper klinika, eshte mungesa e Tmerrshme e higjenes.  T te madhe. 

Une e kam thene edhe ketu...mire per paciente sju behet vone po vete si rrijne neper ato dhoma e zyra?! Te shikosh repartin e kirurgjise lemerises si nuk i bie tavani ne abdomenin e hapur te pacientit. Ato sanitaret qe e marrin ate shtupen e zeze dhe ta vertitin kembeve kur ti po futesh ne dhomen e pacientit.

personalisht kam kujtime makabre nga qsut. Por gabime mjeksore ndodhin kudo. Fatkeqesia qendron qe askush nuk denohet. Mjeku njeri eshte dhe te ndodh qe nje sec mendo nje hall tendin dhe i bere gjemen tjetrit. Kam qene pjese e sistemit dhe kam paguar rryshfetkur njeriu im ishtene spital. Ama une doja sherbim maximal per njeriun tim dhe e mora ndaj nuk ndihem keq qe pagova edhe pse mjeku mik i familjes.

S'po t'i kundershtoj keto me siper, vecse me duket se kundershtojne komentin tend fillestar. 

Sa per idene se fajin e kane pacientet qe shkojne per derman ne sek e fundit, sistemi disfunksional ne kete situate qe eshte as qe behet fjale te promovoje, te mundesoje vajtjen ne sek e parafundit, kostot e larta perfshire.  

Eshte mentaliteti. I ke ne mes te amerikes me siguracion shendetesor dhe shkojne tek mjeku kur ju ka ardhur per te bere veze. 

Para 10 ditesh po me tregonin per nje vajze 22 vjecare shtatezane qe 8 muaj e gjysem beri viziten e pare gjinekologjike. Shembull 2. Burri 57 vjec me pune dhe siguracion qe jeton ne nje nga metropolet e amerikes pret bileten per te shkuar tek nje mjek ne lushnje se i dhimbte kurrizi. Ne bisede e siper i them qe do ish mire ti bente keto vizita ne vendin ku jetonte ose meqe ka kaq shume deshire te shkoje ne shqiperi te pakten vizitohu ne tirane e jo ne lushnje. Por me kundershtoj serish duke me thene qe mjeku i tij popullor ishte shume i famshem dhe vetem ai ja kuptonte dhimbjen. 

  Jemi popull qe jeten na e ka falur zoti dhe ai na e merr. 

po ndoshta i ka provuar Snare, dhe s'ka patur rezultat. edhe ketej s'eshte se t'i gjejne te gjitha. ketej kane ilace shume te mira qetesuese, por nuk ja vlen t'i marresh per nje kohe te gjate pasi kane efekte anesore.

dh ti thua qe keta magjistaret qe kapen tek shpresa e pacientit e kane mire?

po nuk e kuroi mjeku amerikan, çar pret tjeter ti... fshatare amerike smiley

ore, shume njerez po hidhen tek mjekesia alternative. shume pasanike ketej nuk helmojne me veten me ilacet e ketyre. ka ca bimra, vajra medicinale qe ndoshta ate e qetesojne, por jo ty o parisian i shtreses se pare te parisit.

dhe, o parisian  shtreses se pare te parisit, ka dhimje qe as keta nuk dine se nga vine, prandaj mire eshte te perdoresh mjeksine alternative. me kane thene qe ne paris, ka rradhe te mjeket alternative, kineze, vietnameze etc etc

mir motra s'thash gje kundra un. une vet marr plaken time, kur vjen me pushime, vizat na i hoqi Sala,,, jalla jalla jeta e gjat. mbase ky palloshi i heq fare...
dmth marr plaken dhe i ben ajo te gjitha yshtjet...

smiley

e keqja jote eshte qe nxitohesh dhe lexon se c'ke ti ne mendje jo c'shkruaj une. nuk tha askush per yshtje dhe  te tjera. po flasim per mjekesine alternative. ti kujton se ketej te gjithe mjeket jane xham. duhet te kesh inshuranca shume te mira qe te shkosh tek mjeket tamam, e para, e dyta; dhe atje mjeket jane duar duar dhe ka me miljona raste ne amerike qe diagnoza eshte e gabuar.

dhe kur s'ta gjejne dot shkakun te gedepin me ilace qetesuese pa fund. ne kete rast, mire eshte t'i drejtohesh mjeksise alternative, qe ketej eshte mjaft e shtrenjte.

nuk ekziston mjekesi alternative. ka mjekesi dhe jo mjekesi. mos bej si byth e zgjuar me mua, se e kam pas plakun epidemiolog. rahmet paste. madje edhe cunin e vegel ne ate drejtim e kam, nga shendetsia.

mjeksi alternative pff!! fiksojeni njer, ka mjekesi, te bazuar ne prova dhe jo mjekesi.
sa koh qe kjo "mjeksesia" alternative qe esh shaman-izem i paster nuk futet ne sistem, pra kolektivi nuk paguan per te, leket tuaja harxhoni, mbi kurrizin tuaj jane edhe efektet.

un per vete do vazhdoj te yshtem nga plaka sa ta kem gjalle. smileysmiley

E dashur, nje e afermja ime qe jeton ne Vlore vajti te pediatria per lindje dhe i thane ik ne Tirane se s'kemi ekspertizen per rastin tend.  S'me kujtohet mire tani, por nuk ishte ndonje komplikim qamet.  Perpos kesaj, nuk e vune ne ambulance, por n'dac shko n'dac mos shko me mjetet e tua rrethanore.  Tani mua me duket tmerresisht qamet qe nena qe eshte ne lindje e siper te gjej menyren per te vajtur ne Tirane, apo dhe sic ndodhi ta marrin persiper te afermit e saj per ta cuar.  Sepse ja iu tek femijes te lind ne Lushnje a ne Rrogozhine.  

Nga keto "barcaletat-ndodhite" mund te shkembejme pa mbarim.  Por perqasja ndoshta do ishte me vend te behej per sistemin shendetesor ne pergjithesi e qe per nga perkufizimi nuk duhet te jete sistem i syve nga qielli.  

 

Snare

S'i heq asnjë presje komentit t'uaj. Mjerisht ashtu ka qenë që përpara, vazhdon të jetë dhe do jetë gjithmonë në Shqipëri!

audioja eshte flori aty...

Rrespektimi i rregullave nga pacientet ka si kusht rrespektimin e tyre nga mjeket dhe stafi ndihmes si fillim. 

M'kujtove nje rast kur kam vajt ne spital, ne urgjence ne 12 te nates, dhe nuk kish mjek, dhe infermjerja vetem pasi u kerrcenu, vendosi te zgjonte mjekun nga gjumi. 

 

Interviste jo shume  konkretizuar! Thjeshte me hamendje! Haxhinasto!  smiley

 

"Sherbim shendetesor falas" eshte thjesht propogand.

Heqim mjeket dhe gjithe personelin ta zeme se ata punojne falas.

Por te blesh ilacet , paisjet mjekesore, aparaturat etj etj qe sidomos sot mjekesia moderne kerkon DO PARA TE MADHE. Kjo eshte zotesia jone nqs do harime te bejme nje skeme financimi.

Boll me genjeshtra, se kemi 23 vjet me keto gjera.

Nuk eshte falas, shteti do te rimbursoje pjesen mbas taxave per sigurimin shedetsot! -eshte thene nga Peseja! Kujdes shendetsor sipas nevojes dhe mundesive! 

Jo shteti, ne me taksat qe i pagujme shtetit, dhe ne asnje prezatim publik nuk u be LLOGARIA SE SI DO BEHET gje ngre PIKEPYETJE, pasi kemi 23 vjet me premtime fushatash.

Rimbursim-eshte thene! 

Problemi kryesor ne mjekine tone eshte qarkullimi i elitave. Mjeket nuk po trashegojne me zanatin. Ksaj ti mshoj qeveria. Mos ti lere si bbarone te pavdekshem. Profesori duhet ta trajtoj studentin si koleg dhe jo funderrime. 

mos u shqeco fare. do ta marrin ne dor ajka e ajkes se ajkes. rinia myslimane... smiley
hec shqipria!

Kjo puna e shendetsise plage e hapur do jete atje dhe per nja 50 vjet. Zorr se do I jepet drejtim. Veshtire shume! Zoti qoft me ju! Amen. smiley

Gjynaf.  Po s'ka shendetsi, te gjitha anet e tjera te jeteses pastaj eshte e kote t'i diskutosh.

Pra s'qika #rilindje, qika #konvergindje.

Kush eshte Roma e kush Bizanti ne dykreqeverisjen RaMeta?

Pyetja eshte ku mutin konvergojne!?

 

Me rritjen e moshes mesatare dhe te kujdesit te individeve per shendetin e tyre, kostoja e sherbimeve shendetesore do te rritet cdo vit me shpejtesi.

Pyetja qe duhet te shtrojme si bashkesi eshte: koston e sherbimit shendetesor duam ta paguaje shteti, individet private, apo nje forme hibride e kesaj?

Tani, shteti nuk i gjen paret neper peme; nje pjese e vjel nga taksat, kurse tjetren, ate qe nuk e mbulon dot me taksa e merr borxh (tek shpenzimet e shtetit pastaj hyjne edhe kestet e shlyerjes se borxhit bashke me interesat perkatese). 

Edhe taksat, edhe borxhin e paguajme pra, po ne.

Ku qendron athere ndryshimi mes "sistemeve"?

Ne rastin e mbulimit "nga shteti" (varianti "sherbim shendetesor falas"), kostoja do te mbulohej nga taksimi i pergjithshem; per mua kjo nuk eshte zgjidhje e mire, pasi krijon me shume shtigje per abuzime (qeveria mund te ti rrise taksat ne emer te nevojes per ti bere balle shpenzimit shendetesor dhe ti perdore te ardhurat shtese per qellime te tjera!)

Ne rastin e mbulimit 100% nga individet, paguhet cdo sherbim sipas nevojes; shteti nuk vjel takse per shendetesine; lulezojne sigurimet shendetesore private; kush nuk ka parà e ka pisk!

Ne rastin e mbulimit hibrid, sic e kemi sot per sot, individet qe punojne paguajne, njelloj si per sigurimet shoqerore (pensionet) dhe shteti ploteson ate qe nuk vilet nga kjo takse, per pjesen tjeter te popullsise. Ky sistem mund te permiresohet, duke futur p.sh, konceptin e pageses progresive, sipas te ardhurave. 

Dmth nese ti fiton shume, paguan per cdo sherbim, pavaresisht kontributeve shendetesore qe ke derdhur apo nuk ke derdhur; nese fiton me pak, paguan me pak e keshtu me rradhe.

Ne kete menyre edhe "qesja" e shendetesise rri me vete, e ndare nga ajo e pergjithshmja dhe eshte me e lehte te monitorohet... 

 

se kuptoj pse jane fiksuar 300 ditet e para  xhanem?!   pse nuk rumbullakosin   kete planin keta... 1 vit bie llafi...

Se shpejti gjithshka do te jete e qarte Belul; prit 300 dite, pas kalimit te drynit te kulles se barit. 

...

Cfare do te thote sherbim shendetesor falas ? se deri tani falas ka qene , po skishe leke ste kapte doktori me dore , dmth ishte i semuri ne shpi dhe spaguante qera dhe kur shkonte ne spital nuk paguante qera vetem se ndryshimi ishte qe ne spital gjilponen ta bente infermjerja.

eshte thjesht, shkurt e qarte ajo qe thote Al bano me lart/

Problemi i shendetesise ne shqiperi eshte identik me ate te arsimit universitar !
I D E N T I K !

Ja nje anti-shembull nga ai i Shqiperise : ne France (ndofta vendi me sistemin më cilesor e solid te shendetesise ne bote), specialistet me te mire te te gjitha specialiteteve mjeksore (pa edhe nje perjashtim te vetem !)  i gjen vetem dhe vetem ne spitalet publike. Pike.

Dikur ne Spitalet tona publike ka ekzistuar tek ne! 

Bashke me 3 deget e tjera (pensionet, ndihmat per banesat dhe sigurimi per aksidentet ne pune), sigurimi mjeksor eshte dega e 4-t e asaj qe quhet "Sécurité Sociale" (Sigurimet Shoqerore).

Nuk kane rene nga qielli. Kane qene nje nga dy kollonat kryesore te programit te Keshillit Kombetar te Rezistences, Keshill qe formuloi ne 1944 te famshmin “Program Politik dhe Social te pas-Luftes“, program i cili kish dy kollona kryesore, tek te cilat, qe prej ardhjes ne pushtet te gjeneralit De Gaulle e deri me sot, mbeshtetet Franca : shtetin social dhe lirinë e shprehjes (lirine e shtypit- asokohe).

Me fal,si eshte mjekimi sipas ligjit ne Shqiperi,me para apo pa para?
Se une e dija qe ishte falas.

vallahi mo jahu o qeveritar bejuani falas shendetsin se ketu ka plot te semure

@ bledi-al

Nuk e dija ti kishe vene vetes nje sipermarrje kaq te ndjeshme,gjithsesi nuk eshte e nevojshme te ndihesh ne "faj" dhe te imponohemi , sepse po mundohemi te arrijme ne nje pike te perbashket, nese .....
Aq me pak nese kerkon ta kalosh si ''nje pune'' ate qe je duke bere....smiley

Shkruhemi  smiley

P.s Per mua vlen , pavarsisht rrethanave dhe kushteve :  Nese nuk je mjek ....nuk behesh , as me rryshfete!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).