Biletat e avioneve kane cmime idioteske ne kete kohe , por dhe ideja e te udhetuarit duke pasur mundesi me pare me shume vende me pelqen.

Dini gje nese ka kompani te tilla ne atdhe?

28 Komente

Vjet nje shoku im u interesuna pasi donte te shkoja ne Gjermani dhe te kthehesh me makine te blere atje. Gjeti nje linje qe e bente Prishtine - Hamburg por qe merte edhe udhetar nga shqiperia diku prane Milotit. Kur u kthye me tha qe ishte nje ferr i vertete. Ai kishte zbritur ne Mynchen mbas 30 ore udhetimi. Nje autobuz aspak komod qe vinte vetem ere kembesh pasagjeresh etj. Por bezdia me e madhe ishte tek ndalesat e detyruara ne pikat kufitare te Malit te zi dhe sidomos Kroacise dhe Bosnjes. Ne nje rast kishin ndenjur atje 2 ore e gjysem pasi doganiereve ju tek ti kontrollonin fije per fije te gjithe pasagjeret dhe cantat/valixhet e tyre. Kostoja e biletes deri ne Mynchen ishte 90 Euro.

Interneti u shpik edhe per te mare njerzit info te tilla pa bere nje postim ne PPUsmiley

Ke te drejte gjergj se je i ri ketu tek PPU-ja,  por ne kemi vite qe gatuajme recetat e enkes qe eshte si shpirt..smiley

Atehere, Enkes i themi, te bleje ca kastraveca ne Tirane, i kavardis pak deri sa te vesh ne Durres.

Kur vete ne Durres i hedh ca thelpinj farash lule dielli te grira holle. Merre shtruar se ke kohe derisa te kalosh Doganen e te niset trageti. Pasi i shton pak salce patellxhani e ve ne nje zjarr te avashte derisa mberrin ne Itali. E le te ftofet deri sa te mberrish andej nga Xhenova mos gaboj. Aty supa serviret e ftohte.

 

Pa tallje tani. Ka nje linje autobusash Tirane-Durres-Xhenova, mos gaboj. Dmth ketej nga Talja ka nje linje.

Ketej nga Mali i Zi nuk di te kete linje, por te gjithe thone qe eshte tmerr. 

Kastraveca ne gjelle? smiley Tarator me kos me mire..duke ngrene dhe duke e shtuar me uje, edhe te freskon edhe te mban ne forme..smiley

se pari, duhet te dish se nga do t'ja fillosh e ku do te mberrish.... Ka shume oferta te tilla, sidomoss ato me paketa turistike, dhe te lutem mos ja degjo fjalet Kavirit, se ai eshte helmi qe hedh armiku i klases nepermjet rritjes se pakenaqesive tokesore ne interes te kenaqesive orare..... e ne fund mos i bej ato katravecat e tij ashtu se eshte gjelle per derra.... ti di me shume se une.....loooool

Eshte nji aftobuz mavì, ke selia PS's niset per ne Evrop.

Perballe cirkut ke nje tjetër qe thone se ecën më shpejt smiley

Pse, ka hap PS-je zyre ne Nev Jork?

Po flasim per agjensi udhetimesh smiley

...kontrollo i here Eurolines, eshte kompani qe ben destinacjone te shumta...

nga Vlora nisen 4 o 5 per ne Itali

Ka per itali greqi e turqi

Ke, deri per ne Gjermani, tek agjensite qe ndodhen tek ish i famshmi hotel Peza. Udhetimi i kendshem por shume i lodhshem, deri rraskapites, nga ato qe njerezit betohen qe nuk do i bejne me. Cmimet nuk i di, pervecse qe jane me te favorshme se ato te avioneve, kuptohet, nese edhe ke dite per te humbur udhes. smiley

Ne Ballkan eshte njera nga Maqedonia per ne Austri. Po ashtu di qe ka dhe nje qe ben Dibër - Trieste.

Në cilin drejtim të Evropit e do satën?

Po nga Tirana ne Novi Sad dhe anasjelltas a ka ndonje mundesi per te udhetuar me autobus (ne shtator kam nje prezantim tek ne konference nderkombetare qe organizohet ne Novi Sad).

Enka, ke nga Tirana ne Milano, Tirane-Bari, Durres-Bari, ke nga Fieri per Milano dhe ndonje qytet tjeter italian. Ne Tirane i ke tek rruga e trenit, afer maternitetit. 

linja autobusesh ka pafund per itali (sicili, napoli, rome, firence, breg Adriatiku A14, bolonja, milano, genova, torino, dhe mund te zbresesh edhe ne cilindo autogrill ruges) me traget dhe via kroaci. po ashtu edhe gjermania ka via durres dhe via kroaci. keto per gjermani nisen edhe nga tirana direkt, por edhe ato te kosoves marrin pasagjere ne milot.  

shiko collina, drita, etj. 

sa i takon novisadit te drejten per linja autobuzi me serbine e ka drita por nuk e di nese eshte aktive. 

tashti, alternativa autobuz per gjermani eshte vetem per ata qe e kane tmerr avionin sepse ndryshe nuk ia vlen. 

Shkinaks

Faleminderit per informacionin. Besoj se do te me beje pune.

 po per Turqi a ka?

Po , ka .

Sa ore shkon Tirane-Greqi me makine  ? E ka provu njeri  nga ju ktu ?

Varet se ku ne greqi. Tirane athine nga kakavija eshte 8 ore. Nga kapshtica shkon me gjate nja 2 ore. Duhet te konsiderosh protjet ne dogane... Nga 5 min ne disa ore.

Rrofsh smiley, keshtu me kan then dhe te tjere, me sa duket alternativa tjeter eshte avioni smiley

ju flm te gjitheve per sugjerimet.

mbas kerkimeve arrita ne perfundimin se rruga me e shpejte dhe e lire (ajrore) ishte nga Shkupi, ku egziston WIZZ AIR smiley

WIZZ AIR, nuk operon me Tiranen, m'duket se as me Shkupin, veç me Beogradin, Budapestin. 

me Shkupin operon qe c`ke me te smiley nga Shkupi e mora bileten unesmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).