Mendoni se Shqiperia ka nevoje per nje revolucion politik, pasi keto zgjedhje nuk sollen asnje risi ne skenen politike?

173 Komente

Risi kishte si nuk kishte, 84 deputete jane shumice kushtetuese..edhe revolucion mund te bejne

ti po thua qe sulltani i madh do ishte ne gjendje te hiqte dore nga pushteti i tij absolut per te bere 1 revolucion ne ish perandorin otomane, vetem per te miren e perandoris se tij para revolucionit te Tukrut?

Ti po thua a duhet nje permbysje politike? Po sapo i beme zgjedhjet o derrezi. Tani prit 4 vjet.

jo permbysje jo.. thjesht ndryshim nga rrenjet....largimi i fytyrave te vjetra dhe zevendesimi me te reja te cilet jan profesionist te politikes.. jo vetem njerez me pushtet..njerez me ideale...

njerez me ideale, te zgjedhurit nder me te miret (nga kush dhe mbi c'kriter te "se mires"?) etj, jane nje gjendje ideale qe shpie te poezia dhe utopia, dhe qe, edhe ne ndodhte me nje shkop magjik, pra nje trupe drejtuese "ideale" e ardhur ne fuqi ne nje cast fatlum, nuk do ishte e afte te bente gjesend te hajrit me stofin e dhene social e ne fund do degradonte me hir a pahir ne ate cka eshte komuniteti (i molepsur). Asnje shtab napoleonesh nuk mund te fitoje sikur edhe nje beteje te vetme me ushtare rrumpalle.

njerez me ideale dhe profesioniste te politikes nuk mund te rrine dot bashke ke nje person se eshte e pamundur. politikanin nuk e ben dot idealist edhe sikur t'i hyje politikes me ideale.

sistemi po qe do ekzkavator me punu token, jo traktor e plugim.

Jo! Shqiperia ka nevoje per ndryshim kulturor (nje shembull per "Cultural change" <--ketu).

Kot  te rrekesh me meselera revolucionesh, i kemi pare te tera keto. Asgje e hajrit nuk ka ardhur nga asnje Zapate e Pancho Villa ne "long run".

prandaj eshte investuar kaq shume ne kulture qe nga viti 90 e ketej... asnjehere ska qen me shume se 0.6% te GDP...ajo qe mendoj un eshte qe neve kemi nevoj per njerez si fillim pastaj per politikan edhe "njerez politike"

dhe te mendosh qe edhe ajo 0.6% eshte vjedhur rendshem - skandaloze!!

ehhhh

r.v, kot munohesh sepse Revolucioni i Vertete tash ka ndodh si Revolucion Antropologjik, dmth ka fituar ideali i individit skizofrenik, nga nje ane menyre jete si vemje pa asnje interes dhe vlere, e nga ana tjeter nje revolucion permanent protestant bulevardi (ish Guri ose Bordura), mundesisht çdo jave ndryshim trans-politik si film me seri "Sa me u gjet Kola n'revolucion" me regjizor Stalker.

"Sa me u gjet Kola n'revolucion" me regjizor Stalker.

sa kam qesh ... tamam

shqipot revolucionare te medhenj. s'ka nevoje per revolucin, qe eshte shume fjale e madhe dhe s'na shkon hic fare, se s'jemi nga ato miza. thjesht nje parti per se mbari nga te dyja kahet.

ne radhe te pare revolucioni nuk duket i mundur sepse nuk ka alternativa emergjente qe do sherbenin si shtyse. megjithate revolucioni ndonjehere ben ''paf"' keshtu qe s'i dihet.

sic e shoh personalisht, nevoja kryesore eshte drejtimi i vemendjes se ''popllit'' drejt politikave dhe masave me efekte afatgjata vecanerisht ne sfera si arsimi/edukimi, kultura dhe mjedisi. 

Nga cfare shoh ne jeten e perditshme ne Tirane, duket se jo. Te gjitha palet e militanteve jane te kenaqura me partite dhe lidershipin e tyre keshtu qe nuk lexoj ndonje shprehje evidente te nevojes per te ndryshuar ne menyre urgjente ekuilibrin aktual.

Aq e vertete eshte kjo, sa nje parti si LSI-ja, lideri i se ciles (jo domosdoshmerisht me i korruptuari, por te pakten ai qe u ekspozua) u shfaq ne televizion para dy vjetesh duke kryer nje veper penale, fitoi ne zgjedhjet e fundit nje numer rekord deputetesh, (se si e qysh, muhabet tjeter ky).

Por jo vetem kaq, militantet e PS-se, parti qe per vite sulmoi dhe denoncoi lidershipin e LSI-se dhe qe se fundi beri alenace me te sikur asgje te mos kishte ndodhur, jane teper entuziaste dhe te egzaltuar per fitoren e kualicionit, (si c'kemi pare edhe ketu ne peshk).

Nga ana tjeter, militantet e PD-se shohin tek humbja e fundit me teper nje fatkeqesi, nje anomali, se sa nje deshtim qe duhet te beje te reflektoje per te ndryshuar radikalisht dhe rinovuar menyren se si PD-ja ka funksionuar deri me sot.

Pra, perfundimisht shqiptaret jane me se te kenaqur me nivelin cilesor te politikes aktuale, duke e dokumentuar kete konsensus me voten e tyre. Ata i kane dhene ok-in PS-se, LSI-se dhe kujto partie tjeter qe te vazhdoje ne rrugen e abuzimit dhe keqperdorimit te pushtetit. Asgje per t'u shqetesuar pra.

populli s'eshte vetem militant....52% ishte pjasmarrja ne zgjedhje mos gaboj...po 48% ?

52% e listes totale te zgjedhesve (dmth edhe une qe kam 20 vjet qe nuk votoj/jetoj ne shq. ) 

Kane votu 80-85% e shqiptareve me te drejte vote e qe jetojne ne shq. 

sa mire flet ky Olsi. ky po qe mund te filloje nje revolushen ...

Erdhe ti mi?

Ty do te te mbaj si sekretare te revolushonit.

aaaaaa s'me ke mua per revolushen. merr alidean. une jam per konversejshen dhe ide. 

S'do jesh ne linjen e pare te betejes. Je perfekte per sekretare.

Kur kembesoret te presin me durim per driten jeshile ne 1 te nates dhe nuk ka makine ne asnje drejtim, atehere do behet Shqiperia. Nuk te vijne politikanet kallup kur populli eshte klluf!

Atehere do kemi ikur vertet per lesh, por nga kahu tjeter.

Ja e shef sa mire e lidh Deion politiken me punonjeset e semaforit!

E ke qia!

nqs do kishte penalizime per ato qe kalojne me te kuqe se besoj qe do kalonin perseri smiley

"Njerzit nuk e din se cfare duan" eshte 1 shprehje qe ka lind me njerzimin por prandaj ka patur gjithmon njerez qe edhe pse te perndjekur kan insistuar ne idealet e tyre edhe ne ate qe ato besonin.. mbase prandaj edhe ne si njerez jemi ketu tani per shkak te ketyre njerzve...Ne shoqerin shqipetare cdo gje e re nuk eshte se pranohet menjehere por nqs do kete njerez qe do kembengulin ne ato qe ata besojne.. pse jo...ajo qe shofim ne prej 20 vitesh jane po te njejtat gjera.. shume pak kan dal nga skena..edhe populli po lodhet cdo dite e me shume me te njejtat fytyra...edhe pse e din qe s'sherbejne per asigje....Ajo qe mendoj un qe kemi nevoje jan njerez pa etiketa, njerez te cilet vijne me 1 qellim, jo njerez qe e shofin drejtimin e shtetit si det me kos .

Problemi eshte se keta njerez kane pasur shpesh ideale dhe qellime te kunderta, dmth nuk mjafton ideali ne vetvete dhe ndershmeria.

disa po.. por shumica jo... cmund te bej 1 person kunder 1 ushtrie?

Mos jep pergjigje kot me kot me disa me shumice e pakice ushtarake sa per te bere muhabet. Ta kam llafin se idete jane kontradiktore, pastaj po deshe shohim se sa disa e sa shumice i kane misheruar keto ide ne histori duke sakrifikuar edhe jeten, jo me pastaj mos vidh tenderin si minister. 

Tashti i nderuar rv, ne radhe te pare ta konkretizosh me pare se ç'quan ti me termin ...fytyra te reja....

ne qofte se e ke llafin fizikisht, po te them se ne PD, jane nderruar rreth 400 deputete e aktiviste te PD ne keto 15 vjetet e fundit, nga rreth 100 figura kryesore qe ka kjo parti.... pra i bie qe vete PD-ja te kete bere tre here transfuzion gjaku. Po keshtu tek PS-ja, qe nga krijimi ne 1991, e deri tani jane nderruar te pakten 500 politikane nga rreth 100  qe mendohen figura kryesore. Ja, me pare iku Nano, dhe se fundi edhe Berisha,  ja ku u be dhe nderimi i elitave. Po ta shohesh, ne 2005, Berisha fitoi edhe ne saje te fytyrave te reja te KOP-it, dhe i vuri dhe ne drejtim edhe ne qeverri, dhe gjysma e qeverrise dhe e keshilltareve te tij jane garda e re, po keshtu edhe tek PS-ja, Rama i ka bere nje transfuzion rrenjesor PS, duke mbajtur vetem nja dy, tre veterane dhe qe te gjithe i ka te rinj, atehere per ç'fytyra te reja behet fjale?????

Mendoj se ka nevoje jo per fytyra te reja, por ka nevoje per tru te reja, dhe jo nje e dy, apo disa, por duhet ne te vertete nje rilindje kulturore e shpirterore e re, njesoj si Rilindja shqiptare, para 150 vjetesh, e cila beri rivleresimin shpirterror te popullit. Ka nevoje per mendesi te reja e keto nuk vijne sakaq, por duhen dekada e dekada qe te ç'rrenjosesh nje mentalitet nga konstitucioni i nje populli dhe ta nderrossh me nje tjeter.....Perfundimisht, jam dakort me Emon, duhet se parri nje ndryshim kulturor, pastaj ekonomik dhe me pas ec se folim....

E vetmja shprese eshte t'i marrin ata 2 milone qe kane ngel, t'i shperndajne proporcionalisht ne gjithe boten( sa me larg njoni-tjetrit) dhe te importojne 2 milone banore nga vende me tradite civilizimi e demokracie. If you think that's too far fetched... well that's because it is.  Por eshte e vetmja menyre si mund te shpetohet SHQIPERIA ! ... sa per SHQIPTARET, ajo eshte drugi mesele' . Duhet me shume se 23 vjet te shkosh nga turme anadollake ne civilizim... me tre Aspra dashka vere te mire zoteria !!!

me e keqja  eshte se edhe ajo pak rini qe vjen  nga eu & usa me diplloma dhe fryme te re, pasi verdallisen neper bulevardet e tirones detyrohet te behen '' sala i vogel'' dhe ''edi i vogel'' me shpresen e vetme te zen nje vend pune te ''hajrit''

ali dems pikerisht ate doja te thoja me fytyra te reja..njerez me ide ndryshe..sepse keto fytyrat e reja qe po flet ti nuk jan gje tjeter vec se pasardhes...njerez qe jan dakort me po te njejtat ide te atyre qe iken..se ndryshe nuk do futeshin dot ne skene...nuk mund te besh dot 1 revolucion kulturor nqs mjetet per ta bere jan te politizuara  (mjetet e informimit ne mas)...

Oh yeah, big time. Revolucion politik dhe revolucion peshko-ideollogjik. Peshku kshu siç e njihni, do u duket si dicka qe ska ekzistuar kurre! 

Po lereni mor rahat ate popull te shkrete, te shumvujtur. C'revolucion zeza? Aty duhen vende pune dhe pasi te jene hap me shume vende pune... duhen prape me shume vende pune. Revolucioni s'eshte pune, eshte bela.

po si u hapkan keto vendet e punes? smiley

Terr terr terr gri sallate te behet ndryshim kulturor pa thene asnje llaf konkretisht se çfar kulture do ndryshohet, e si do jete kjo kulture e re qe do ndryshoka njerzit.

Cfar do me thene kulture evropiane? Terr terr terr çdonjeri ka nje perkufizim personal. As ne vendet evropiane nuk bien dakord per kete pune. Ah po po te jete per pune interesi jane dakord qe ç'ke me te, megjithse jo rralle nuk jane dakord edhe kunder interesit.

Muhabeti i Qemol Avdise per te shperngul shqiptaret e thone vazhdimisht edhe ne Itali (vetem shifrat e njerzve dhe shifrat e viteve ndryshojne). Ketu rralle ndesh ndonje qenie menduese qe nuk te thote se Italia eshte vend i mykur e i prapambetur, dmth "nuk bohet me ky ven!".

si more jahu nuk e dike ti si behet ndryshimi kulturor?

un deshta me dite nga kush do behet? nga kapterrat?agronomet?shkrimtaret peshkor?çunat e tirones?

per te plotesu tabllone ,voilà ;

Kultura me revolucion eshte provuar gjetiu.  Njeriu i ri me ideale te larta eshte provuar po ashtu.  

Ne nje Shqiperi ku eshte degraduar ligjvenesia, ligjshmeria deri dhe ne rutinen e merzitshme te se perditshmes, do ishte me e udhes te fillohej nga minimalet.  

O rav, ne nje emision Rama pat thene (jo literalisht).... eshte sistemi qe korrupton njeriun e jo njeriu sistemin. merr nje danez te kulluar dhe sille ketu ne shqipari, nuk do kaloje nje muaj edhe ai do te korruptohet....

Pra qe ti biem shkurt, roli i individit eshte i pazevendesueshem ne nje shoqeri ne tranzicion. Sa me idealist te jete lideri, aq me mire shkojne punet. Ta provojme edhe nje here idealizmin e Rames.....se si çun Tirone dro bo nai gjo mo te mire se paraardhesi, mbase, sikur thote, ka pak me shume idealizem per ta bo ket ven.....

Mjafton urbanizimi alla Favella i Tirones per te mate punen e kryemenaxherit te qytetit?

Po zvarritjet epokale te puneve publike ne Tirane qe u shoqeruan me shkaterrim te fondeve publike?

Mjafton te permendim mbikalimin te ZogiZi qe zgjati me vite gjithashtu qendren e Tiranes qe u zvarrit der sa Kryebashkiaku humbi Bashkine sepse nuk deshte qe te kandidonte ndonje figure tjeter ne ate Bashki.

 

jam icik skeptik ne kete pike smiley

Ta provojme edhe nje here idealizmin e Rames.....se si çun Tirone dro bo nai gjo mo te mire se paraardhesi...

Logjika klishe' tashme e mbeshtetesve te Rames. smiley

Një lloj revolucioni në politikë ka ndodhur që me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës. Pra, mendoj se kultura politike ka pësuar një zhvendosje (shift) thelbësor, duke ingranuar në politikë biznesin në mënyrën më moderne të mundshme. Kemi në fakt pasarela të përditshme të sipërmarrësve, që diku duan të reklamojnë kollarisjen e tyre. Nuk ka se si të mos bien në sy festat, feta-t, party-t, tubimet, gjithmonë estetike (edhe greva e urisë ishte në thelb estetike) etj, etj. Krahëmarrja e sipërmarrësit është kryer në gjithë madhështinë e vet. Ai madje ka mbërritur në tribunë. Tanimë ahengut ekspozues i ka ardhur fundi. Nëse sipermarresi do të jetë ‘mall’ (komoditet) me vlerë, do të kemi rastin ta zbulojmë. Sërish, pritet një shift i rëndësishëm kulturor.

Revolucioni i vetem politik eshte llap kot me kot pa pike kuptimi, ka rendesi vetem debiti i fjaleve dhe inflacioni i kuptimit dhe domethenies.

Nuk sjell asgje te mire ingranimi i biznesit ne strukturen e shtetit. Ka nje konflikt te paster interesi qe thjesht krijon monopole, oligopole, vret konkurencen, ul cilesine e produkteve/ sherbimeve, rrit padrejtesite...

Nuk i ben mire as sipermarrjeve e as shtetit.

Olsi,

Pa dyshim, që jam në një mendje me ty, por ndoshta nisur nga një tjetër këndvështrim. Për shembull, nëse të ftoj të bësh një analizë të tillë: Meqenëse është i freskët lajmi i Arben Malaj (do t’i rikthehem mësimdhënies), apo i Kastriot Islamit (si një prej përfaqësuesve më në zë të inteligentsia-s në PS), si mendon ti, sa prej atyre që kanë ardhur rishtazi në PS (meqenëse u fol për përtëritje radhësh) vijnë nga auditorët e universiteteve (pra, sa janë profesorë, doktorë shkencash, etj) dhe sa prej të larguarve (me hir, apo me pahir) janë prej kësaj kategorie.  A nuk mendon, se në PS ka ndodhur një coup i vërtetë ndaj inteligentsia-s. Pra, nëse bëjmë një krahasim me radhët e PD-së (atyre që janë prurje të reja, apo atyre që ende kanë mbetur), sa prej tyre vijnë prej auditorëve. Dikur PS-ja ka pasur numrin më të madh, ndërsa sot raportet kanë ndryshuar ndjeshëm. PD-ja është orvatur përherë të ingranojë pedagogjinë (ndër themeluesit e saj, shumë syresh kanë qenë profesorë), ndërkohë që PS, ka ingranuar marketingun. Marketingu synon kryesisht tregun, apo jo? E kështu, përtëritja e parë në radhët e PS-së ka ndodhur me operatorë tregu. Ndërkohë, PD-ja vazhdon të ruajë nostalgjinë e saj për mësimdhënien. Ndër anëtarët e KOP-it, shumë kanë qenë pedagogë të rinj. E pra, ky ndryshim mendoj se është evident. Por, sa do të mbijetojë një forcë e udhëhequr nga marketingu, në raport me një forcë te udhëhequr nga pedagogjia, kjo mbetet për t’u parë.

PD-ja është orvatur përherë të ingranojë pedagogjinë

PD-ja vazhdon të ruajë nostalgjinë e saj për mësimdhënien. Ndër anëtarët e KOP-it, shumë kanë qenë pedagogë të rinj. E pra, ky ndryshim mendoj se është evident. Por, sa do të mbijetojë një forcë e udhëhequr nga marketingu, në raport me një forcë te udhëhequr nga pedagogjia, kjo mbetet për t’u parë.

Paraprakisht, Mimoza Hafizi te thote gje? 

Per te tjerat, e ashtequajtura pedagogjia e PDs sikur ta marrim te mireqene qe ekziston fale edhe rruazerise Lirkiane, cfare ka bere?  Vlashi (ne koalicion me PD-n) i Vitrines eshte pedagogji?  

Monda,

Dallga e ilaritetit kur Fatos Nano evidentoi marrjen e një grade shkencore, kaploi si pa dashje gjithë të majtën. Ky ilaritet ende nuk ka pushuar, e madje nuk e di se kur do të pushojë. Sipas meje, e majta ka kapacitete të larta në drejtim/qeverisje, që vijnë prej këtyre radhëve. Cdo tentativë për t’i degraduar këta, nuk ka si pasojë vecse degradimin e politikës. 

Nuk e kuptova kapercimin te Nano.  Iu referova vetem te ashtequajtures pedagogji te PDs (edhe Jozefina Topalli ka qene pedagoge.)  

Ne Shqiperi s'ka te majte. 

Per mua KOP-i ishte thjesht nje sajese artificiale e Berishes per te bere show politik si dhe per te parashutuar ne grupin drejtues te PD-se figura si L.Basha qe me te drejte eshte quajtur kanakar i Berishes. Bej nje inventar te Njerezve te KOP-it atehere dhe tani dhe diferenca apo pakesimi i tyre ne PD flet vete per kete orvajtje te shemtuar pseudo profesoresh.

mos u nxito te flasesh se pale si del Dream Team smiley

Kozi, mos fol per kete teme se e ke gabim. Nese Kop-i kishte rreth vetes nja 20-30 veta, te pakten ne qeverri hyri te pakten gjysma e tyre dhe kjo nuk do te thote pak apo jo, pavaresisht se si u ingranuan dhe sa u indoktrinuan, kjo eshte teme me vete pastaj...

Cfare mbetet per te pare? Ka qene nje deshtim i vertete. Eshte nje deshtim i vertete. Vota e popullit nuk e ka vleresuar kete strategji.

PS-ja ne keto zgjedhje (pas 8 vjetesh pushteti te PD-se) mori me pak deputete (po te heqesh ata 2-3 te LSI-se qe u perfshine ne listat e tyre) se sa ne zgjedhjet e 2009-es ku u ulerit per manipulime.

Pastia Socialiste, (Partia e Rames) nuk ka kohezion bazuar ne ideologji, por duket me se shumti si nje grup menaxheresh "te bere vete" (krye-menaxheri nuk ka asnjelloj shkollimi ne menaxhim), njerez marketingu, biznesmenesh, operatoresh te thjeshte, qe posedojne e kontrollojne media si edhe mbetjesh te dyshimta te PPSH-se. Ata operojne me nje strategji sot per sot, dhe pragmatiste, por pa arritur nje sukses te konsiderueshem ne popull.

Behet fjale pra thjesht per nje klan njerezish qe nga nje ane trumbetojne se duan te ndryshojne Shqiperine (per mire imagjinohet), por nga ana tjeter jam i sigurt se (keshtu si c'jane gatuar) vecse do vendosin monopole dhe oligopole mbi sektore te ekonomise, do vazhdojne te pervetesojne akoma me tej pronen e perbashket, do te favorizojne biznese dhe interesa prane tyre ci c'ka bere Rama kur ishte ne Bashki.

Kokedhima ne kete sens, eshte ilustrimi me i mire, persa shkruaj me siper.

Persa i perket PD-se sigurisht edhe kjo ka favorizuar klanin e vete, por kurrsesi biznesi nuk eshte futur kaq thelle sa ne koalicionin aktual fitues (qe ne opozite).

Ilustrim: http://youtu.be/vmdJf4QM0EM Ashtu...

Olsi,

Mendoj se ka shumë për të diskutuar këtu. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve (që dëshmojnë për rritje të LSI-së në kurriz të PD-së dhe jo për rritje të PS-së në kurriz të PD-së) do të jenë pa dyshim objekt analizash dhe në të ardhmen. Ajo që vërej unë lidhur me filozofinë qeverisëse të së majtës (të paktën si po shprehen deri më tani, disa përfaqësues të saj, krejt në unison) qeverisja është thjesht një administrim/menaxhim. Pra, rotacioni nënkupton thjesht një ndërrim stafete ndërmjet menaxherëve. Pra, i mëshohet faktit që drejtuesi i vendit duhet të jetë menaxher i mirë. Pa dyshim, kjo i ka rrënjët tek drejtimi i pushtetit vendor nga ana e Edi Ramës. Tek stili  i tij menaxherial i drejtimit të pushtetit vendor. Por, cfarë nënkupton në të vërtetë menaxheri, meqenëse është term i huazuar prej ‘corporate governance’. Supozon dikë që nuk shqetësohet për financimin. Menaxheri është dikush që nuk ka peshën e financimit e për pasojë nuk ka riskun e falimentimit. Ku qëndron dilema e madhe ndërmjet administratorit dhe ortakut/aksionarit? Ne themi gjithnjë ‘një shumë’ të hollash, apo ‘një shumë’ parash. ‘Shuma’ i ben apel investitorit, ndërkohë ‘të hollat’ i bejne apel administratorit. I pari investon shumën (‘kapitalin’) ndërkohë, që i dyti i ndan hollë (ndahen që në çastin e krijimit të shoqërisë) për t’iu përgjigur kërkesave të projektit. Pra, investitorit i duken gjithnjë ‘shumë’, ndërkohë, që administratorit i duken gjithnjë ‘të holla’. I pari ka lidhjen direkte (‘peshën’) me kapitalin, ndërkohë, që i dyti me projektin. Pra, një administrator nuk është përgjegjës për shumën, por për të hollat. Por, a i lejohet një politikani të jetë përgjegjës për të hollat dhe jo shumën? Në nivel vendor kjo terminologji mund edhe të shkojë, por, që Kryeministri të shqetësohet për ‘të hollat’, kjo më duket së paku qesharake.

Sipermarresit jane qytetaret me te rendesishem. Do thuash ata jane edhe me te korruptuarit. Por ta fillosh keshtu perspektiven do te thote te vesh karrocen para kalit. Ata, ne rradhe te pare, jane njerezit qe hapin vende pune, qe mbajne me buke familje te tera. Persa kohe jemi ne ekonomi tregu, sipermarresit jane lokomotiva. 

Mund te thuash qe "krahemarrja e sipermarresit", sic e ke quajtur fenomenin, nuk deshmon politike te majte. Por vendi yne nuk eshte nga ato vende postindustriale ku duhen politika per t'i vene fre biznesit ne menyre qe te perkrahen shtresat e varfra, kauzat ambjentaliste, ceshtje parimore te races, gjinise e te tjera me rradhe. Ne jemi ne faze te hershme te kapitalizmit, nje stad i eger zhvillimi, ku sipermarresit jane njekohesisht gjenerues te problemeve te mprehta sociale dhe rruga e shpetimit prej tyre. E di, tingellon paradoksale. Por kush ha ben therrime, ama te pakten sjell buke ne tavoline.

Na i kurse keta sipermarresit eee, se te fillo Ruzhdia me Sadrine e Usluges.

Gjithe sipermarresit e leshit qe e akumuluan gjithe fitimet e shqiptareve ne periudhen e Bumit te qeverise Nano dhe i bene Llac e tulla e maqina te shtrenjta. Tani jane ne pike te hallit se ju futen kredive me koke dhe i vetmi ven ku shofin shpetim jane fondet publike.

Keta lloj bagetish sipermarres me mire mos ti kesh sesa ti kesh e per me teper dhe shoket e Kryeministrit smiley

Te spastrojme skorjet

Enver

Kjo pyetje, mund te shtrohet pas 3-4 vjetesh, pasi te provohet edhe Rama. 

pas 10-12 vjetesh, Pjer. Se mund qe dilet ne konkluzjone te gabume, jo per gjo.

O r.v , ti je ravi apo kriskulli ? 

Pyetja eshte 'kusht eshte gjeje a re'? Se 'e reja' eshte relative per cdo njeri. Psh per dike do qe risi qe poli politik dypolar u be trepolar tani.

Pse ikja e Saliut dhe kujtures se tij politike, nuk ishte revolucion ? 

eshte zhvillim

Gjenc Ruli

Kur mendoj qe do mare dh 4 vjet te tjera rroge ky Genci..... lere fare

Fillim vitet 90. Shkoj ne Gjermani te takoj nje njeriun tim. S'kaloi shume dhe gjendem natyrisht ne sofren e ngrohte shqiptare, me azil kerkues te rinj, te cilet kishin fillu edhe biznesin: goma te perdorme. Perspektivat ishin aq te shkelqyeshme, sa sic thane vete, pas dy vjetesh do i thoshin Helmut Kohlit: "Liro pak venin".

Me ne fun Shqiperia eshte bo sic e kom ondrru un, tha njoni pasi u pershkrun hollsisht kioskat.

Nisa me i thon kshu si me gjys zoni, qe shif, se qoskat nuk...

- Mos diskuto kot, tha. Ka garanci per kto pune. Ka kush meno. Jon bo me men kto pun - ktu u shkel syni me konspiraci, dhe u godit lehte tembthi  i djathte me gishtin tregues, shenje e kokes plot.

- Po si? e pyta shume i intrigum

Me afroi koken, edhe pse s'kishte kush nigjonte.

- Genc Ruli, - tha gati tu peshperit, dhe prap mylli synin, ket radhe edhe si "e kuptove pra?"

U tregova jo vetem si shum i sqarum, tip "kte te me thoshe qe ne fillim!", por edhe i lehtesum per hallet e Shqipnis.

Fillim vitet 90

Ehhh nuk vine me ato vite jo! 

nje shoku im i respektum ishte ne strukturat e nolta te PD-se atebote. e takova ne tiron, ishte i transformum nga ndjenja e pushtetit, sot me tha (shoke, e?) ka liri o vlla, do me bo pare, bo! do me bo shkolle e karriere akademike, bo! do me bo artin qe te pelqe, e bo! 

kur iken dritat. ka veshtiresi, kuptohet, vazhdoi, por do ta bojm shiqperine

ne 45-en kjo vlaga e entusiazmit majti nja 7-8 vjet, me vdekjen e stalinit fillun tu u kuptu shum gjona.

ne 92-shin, shkoi te 4-5 vjetet, me 97-en u kutpun shum gjona.

trendi i entusiazmit eshte renes, por te shofim, Rono. Rendesi ka qe jeta te mos jete e merzirshme, pa ngjarje, si jete danezesh.

Po marojnë gjonat e lehta emo. Në 45' majti 7 se po hiqnin morrat. Në 90' majti 5 se ndërtun kjoskat e skemat financiare, godet tëmthin e shkel synin medemek pisome, hudh 1 e merr 7.
Me 2000 fillun pallatet, e ke t'shitme në gropë.
Pastaj nga 2005 fillun kreditë, medemk ha merr ik.
Tani ka ringjallje. S'ka mo as i shpresë për pisomat.

ne 2010 filloi bisnesi nderkombetar i eksportit te diplomave smiley

entuziazmi eshte tipar i nje mendje primitive...skepticizmi nga ana tjeter eshte tipar i modernitetit.

smiley

Rendesi ka qe jeta te mos jete e merzirshme, pa ngjarje, si jete danezesh.

Ja, qe thua ti, kam nje danez ketuafer, po bejme muhabet mbas buke: po kujtojme se sa dhe si ka lujt Eintracht Frankfurt kunder Orenby para 8 vjetesh ne UEFA Cup.

 

Muhabet qe mbaron shpejt, pune minutash! smiley

Po keta l... qe takoje ti ne fillim te 90  edhe sot keshtu llogjikonin.. problemi eshte qe populli shqiptar eshte bere me i zgjuar dhe ja u futi gishtin... problemi eshte qe genci na e ka futur neve gishtin dhe do e shohim ne ishujt barbados me pidhra anash.

E sa gjona ke për të mësu o Emo!!

Jo. Eshte rotacion.

jam dakort me shoket pasfoles

U zhduk fytyra me e vjeter politike,jo vetem ne shqiperi por edhe ne evrope!! smiley

Do ishte rrëxu që para 4vjetësh po qe se nuk do kishim një lider diletant që ja ve fajin gjithmonë tradhtisë. Kurbanit

Ja e regulluan,nuk pati tradhti kesaj radhe..e ca te rregulluari me duhet te shtoj!!

Po e drejtë, por jemi 4vjet mrapa e disa miljardë ero anash.

Shiko,se une kam mendim ndryshe per Ramen para 23 qeshorit,dmth nuk e konsideroj diletant,por nje njeri idealist,fatkeqesisht kutite nuk u hapen qe te kishim proven ne ishte apo jo diletant e te tjera Rama...por te vazhdosh ti thuash Rames diletant ne politike edhe pas 23 qeshorit te 2013 eshte fare fare...i ka degjeneruar,me plot kuptimin e fjales,kishin shtetin,drejtesine,policine c'do gje ne kembet e tyre,sikur te mos mjaftonte u la edhe KQZ-ne..e prape i shkateroi me vote..po lere aman..ca diskuton..ky diletanti beri qe te mos i dilte fjala as Namik Hotit !! Nejse...ciao!!

ky bolja nuk e kish kuptu hala qe Sala e kish leshu me kohe sinjalin per kompromis, po ky vazhdote me retoriken e nevrikut skiciofreniko. U deshte koklopa ta ulte ne tavoline ti jepte nje njale dhe tja shpjegote si qe puna.

Sala hiken vet, vetem do garanci. Atehere u ftillu politikani i gjate dhe ra dakort, po prap si palle qe eshte ja futi vetes me modalitete dhe tani perpelitet qe pa marre pushtetin, jo po rruga e veshtire jo po Audit nderkombetar. Ne nje kohe qe Institucioni kushtetues per te audituar Shtetin Shqiptar eshte Kontrolli i Larte i Shtetit, po hajt mo jemi qe jemi le ta bojm medemek transparente.

A ja ke fut vetes o Pallosh si ajo kenga:

Vrave veten me sapllake o Manee

Kush e ploteson kete quiz-fjaline pa kopjuar ne gugell? smiley

Nese brenda 10 ditesh ______ nuk ____________ ne do ta ngreme ne kembe popullin shqiptar dhe do te ndalemi vetem kur ne Shqiperi te jene shpallur zgjedhjet e parakohshme.

Si dhe, ku ka revolucion me te madh se evolucioni i Berberit: Ai per 3 vjet bente thirrje per revolta masive popullore si domosdoshmeri, ngaqe zgjedhjet s'zgjidhnin dot pune. Kurse tashi... smiley

 

Sa per pjetjen e temes, revolucionet s'jane hapje qe te thuash "kemi nevoje apo s'kemi" lol 

Po, absolutisht qe 'do na bente mire' (mgjths varet dhe ca quan revolucion secili) por gjithsesi s'kemi  'lenden e pare' qe nevojitet per te bere revolucion.

Sic do thoshte nene Ferideja, lakrori behet me miell jo me Maqo.

Ja erdhi i marsha te Ligat ....smiley edhe me gugell !

Em i dashur duke te perjashtuar nga Pjesa e Kultures , them se keto Pyetje jane te teorive te Sikareve me Sikure .I dine Revolucionet si Shegoret e Babasqapit smiley Kur do i mbjell Ullij kur do i mbjell Politikane Idealiste . I vajti Dem dhe njerzimit me tere ato KOKA qe kane folur per Revolucionet , pasi lexon PPU smiley

Xhibole te lumte Suma .Me kete Lesh qe ka ketu per keto ceshtje nuk ka Derstile ne BOTE qe te konkuron .

Po orientoi tek sh Enver ...Revolucioni Proletar nuk eshte me Aspirate ..eshte nje Ceshtje e shtruar per zgjidhje ....smiley dhe s'k nevoje fare per Gugell smiley

I nderuar ARB ,,,Kot futesh tek Rama . Eshte nje produkt i nivelit te Shoqerise shqiptare .Kur kulmin e InteliDjences e perfaqesojne Tufat e Hunjve , pse e kerkon tek Rama CILESINE . Shif e lexo ketu te kuptosh se cfare nenkuptojne me te RIJ .Mungon vetem kooptimi Biroit ...smiley

Uroni te jete i VENDOSUR dhe te mos Thyhet perpara presionit te Turmave me Politikane dhe ti prese koken e maces qe ne fillim jo si Babasqapi qe u Kthye ne VRASES ,megjithese nxorri me se fundi capojt e Shtetit ne 21 Janar.. Uroni tek Rama te shikojme nje Ekzekutiv te QENDRUSHEM , ashtu sic eshte Cfaqur , pa kerkuar nje Politikan pisome  e Intrigant qe pordhonte Politike si Babasqapi apo dandy si Nano !

Shqiperia ka nevoje vetem per kete menyre DREJTIMI ....

Demokraci nepermjet LIGJIT ! Dhe Rama mund ta avancoje kete ! Patjeter qe ka edhe me te mecur ,me teForte ,meLargpames ,po para se te gjesh TRENIST , treni duhet fute ne SHINA .

Kur te jete Koha per Revolucion do kemi se s'ben edhe Udhezime nga LefKOPEJA smiley

 

 

Mullah Idrizi i nerum lexo me kujdes, ashtu sic di ti si Sekretar Partie, Kurbanin e kumandarit legjendar Edi Rama se vuna re qe eshte shembulli tipik i asaj qe ti me te drejte e quan Kurveri Mendimi, Tradhetia e Madhe etj etj. 

Po te lexosh ne shkrimet e tij te hershme ti mund te gjesh te ai njeri dhe revanshizmin fashist ku bente thirrje per Timishoare, ku kerkonte shpagim sidomos te kategoria qe ti i nerumi Mullah Idriz perfaqeson pra te Sekretaret e Organizates Baze.

Salam Abu Idriz

C'do budalla lexon sipas midese se tij dhe mba mend ato qe i leverdis , sidomos kur shtrin 'armikun " per toke smiley . Kjo nuk eshte e re Biles ti po te lexosh Hitlerin ka rrezik te gjesh edhe ngjashmeri me Politikanin EDI . Ju jeni me TUFA mor xhan se mos je nje epo hajde

Po ku hyn EDI Ketu ??? Apo me qe digjove qe ka revolucion the te vete dhe une njehere si i " Pranverave " smiley Po mire o ke lexuar ndonje gje c'ka thene Mehmet Aliu per Egjyptin ?

Te shohim se c'do te beje Rama tani.Ka mandat te plote .Mes tij dhe skraparllinjve kane 3/5 e vendeve ne parlament keshtu qe s'ka asnje justifikim se opozita mund ti pengoje.Nese nuk ka sukses do jete komplet faji i tij.Si i tha cami te birit i cili nuk shkonte mire me mesime:"Male pene te bleva mo Aqif.Libra e fletor te bleva .C'te sat'eme ke qe nuk meson."smiley

po pra Rames edhe Lirit i ran 5 shtatat... 1 revizion kushtetute edhe behet shqiperia monarki smiley haha

Tos Nanja shkrute ne twitter qe ka ble nje lepur roze dhe ja ka vene emrin Edi smiley

Qeka lodh Tosi!

Rri e pi, e hudh nanji! smiley

 

Vetem tani pas kaq e kaq vitesh kam kuptuar qe shembulli dhe pika e tij e referimit ka qene Craxi. Dhe kur them shembull, kam parasysh qe nga menyra se si fliste dhe sillej.

tosja me leper?  smiley

qeka bo trim ne pleqni.

se me kto vesh e kom nigju kur thoshte shpejto se na shqeu lepuri.

po nuk te ha o kryetar.

nuk e ke pare sa i ka ata catallet e pare? ia kthente tosja

dhe pasi kthente koken pas, duke pare ca tipa me kokodash, shtonte:

shpejto loni se na shqeu edhe kapoi i detit.

emo apdejtohu pak, e ka ble se se Piktori maka ne zyre dy breshka qe ja ka vu emrin Fatos e Sali.

Edhe do kete menu Tosi qe meqe po bohet mode po maj nje Lepr e po ja vej emrin Edim edhe ne folklor breshka kadal e kadal po ne fun ja zhyt leprit smiley if ju nou uhat i min smiley

smiley

yep. ishte ne cdo metod gjuhe kjo i her vaktit. italisht, frengjisht, polonisht... lepri e kishte te sigurt fitorjen dhe tha po i rras i gjum une, se qe ku o Vora... ene breshka ia boni te pabomen. Tak jest, pane majozhe!

tak pane przesiedleniec

 

Po kete te kishe thene qe ne fillim nuk merrej njeri me ty si i zakonshme por si brylmbeshtetur me shikim te tretur thelle qe analizon filosofikisht shakate e Duces smiley

Ti qeke per"  Revolucion Breshkash " sidomos qe t'ja fuse Tosi ..Edut me lepra ..Ku e ke ate shenjen me te qeshme me hapje mbyllje goje.smiley tip efce

Abu Idriz i nerum, e kuptoj qe me kyt qe ka bo Tosi ta zhyti ne ty ne keto momente smiley

Kujdes aty se mos te rritet tensioni, e ke pagu inshurancen?

 

Ee hani mena hani thana hani koqe kullumri ...Nuk kam qejf shume me ta thone po me dukesh njesoj NENBISHTJE si keta antikomunistet e oreve te para  te babasqapit ..fanatik kot se koti , per lende dushku ?????  Tip gjyetar leprash e breshkash !

Sidomos kjo gjuha e Alabakeve "ta zhyti Tosi .. smiley eshte tamom tamom gjuhe e pickellonjave smiley Dhe po pate ndonje xeberthim me konkret na trego i cike per Revolucionet me Lepra te Nanos me qe eshte prurje per Revolucione ne Politike !

Abu Idriz, Medreseja jote ta ka shpla trunin fare, ti vetem me dy ngjyra shikon. Gjynah se do kishe ece perpara. smiley Nuk kom ca me t'thone, eshte ceshtje kendveshtrimi, aty ku ti shikon kumandarin legjendar qe te shporri Saliu une shikoj nje te cekuilibruar qe mezi cpret te marri pushtetin. 

Po te kesh lexuar SunTzun do e kesh kuptuar qe i Gjati nuk eshte kumandar fare, se SunTzu thote

Ai qe njeh Armikun dhe Veten do fitoje 100 beteja

Ai qe njeh veten po nuk njeh armikun mund te fitoje mbi armikun 

ai qe nuk njeh as veten as armikun do humbe 100 beteja.

Retorika e kumandarit tend ne gjithe keto vite shoqeruar me gjithe ngjarjet e faktuara ne keto vite tregoj qe ai nuk njeh as veten as armikun. Po shyqyr qe erdh koklopa dhe fitoi.

Me thuj mu pse per ty jam Nenbishtje ndersa ti je Gjoks e jo dell?

Selam Alekum

Nuk the ndonje gje ..perderi sa nuk ke konkluzione nga c'ka thene Mehmet Aliu i Egjyptit ne kohen e tij per Fitorjet ,  keto te Nanos dhe Sun Tzu -se vlejne per Revolucione , jo per prurjen smiley...

Pak seriozisht me ty . Besoj e ke pare "krimbin e mendafshit " qe eshte i ngjashem me debatet e antikomunisteve te oreve te para qe cfaredo te diskutosh do ta cojne tek " Enveri ka qene pederast " 'gjulua Kurve , ja futi bimbashi " " ua zhyti Mugosha dhe Popvici " e te tjera te ngjashme me fjalorin tend  Kjo kategori eshte cilesuar nga QOSJA nenbishtje e Berishes sepse nuk kane MEND . Ne vend te tyre kane pjese nga fjalimet e Berishes para mitingasheve .

E njejta gje ndodh dhe me ty .Per cdo gje do e kthesh kunder Edit dhe Rrnofte naj Nania ...ose si pickellonje "ta zhyti Nanua " smiley komplet Koderkamzist !

Nania u PROVUA , E la PS ne BALTE , ricikloi Berishen ,  beri dhe vidion famoze "se mua Hard me nje ......Y ne fund " dhe u prezantua si biznesmen i shkathet me "miqt e tij kosovare " ne biznesin e shalqive .Suksese dhe KAQ .Kush vjen per te me ne keto KOHE eshte vrime fyelli ...ne kohe te ardhme , mbase i krijohen mundesite te na Dhjese prapa ! Kjo nuk do te thote qe Rama te beje nje REVOLUCION ne vlera te Politikes duke shtruar nje Dreke NDERIMI per te gjithe ish k/ministrat e periudhes 91 - 2013 me motivin ....Tranzicioni po futet ne LINJE Normale .

Ty per te mos rrenuar fare nuk te kam quajtur bisht shalqiu i Nanos , po nenbishtje e tij .Kur te mos vish me si krymb Mendafshi e pse jo mos te llafoset njeri me ty........ pa pickellonja si kjo - smiley

Nanja e la PS ne bisht apo u sulmua me goditje te perqendruar nga Berisha, Mjafti, I gjati e Kokelopa, Kokdhimi e soj e sorollop.

Po Nanja nuk eshte idiot, kur e pa qe beteja po merrte tjeter drejtim, e la beri paktin kaq e thjeshte eshte.

Salen e sollen dhe e mbajten pazaret e Rames me Meten, ne 2002 i beri Presion Rama, Tos Nanes i tha une me Meten kemi bere nje pakt 10 vjecar s'te ngelet vec ti bashkohesh, Ca emri i ve ketyre metodave ti i nerumi Abu Idriz?

Kali betejes ishte korrupsioni i Berishes, vrasjet dhe abuzimet dhe ne 26 Qershor doli qe Berishen do e gjykoje historia per te mirat e te keqijat e veta, e cuditshme apo jo?

Mullah Idriz i nerum, ta thashe ketu ka tradhti burra, ka marrveshje qe te vazhdoje rrjepja e shqiperise po ti vazhdo ne llogore, e merru te gjesj saliista e nenbishtje.

Nuk kam ardh ketu te vertetoj ato qe besoj, po qe ti ndaj me ata qe kane veshe per te degjuar e sy per te pare, Ty o miku im ta kan bo si te "slumdog millionaire" te kane qorru qe kelysh qe te rush te lehuren.

Shnet e te mira

 

salam alekum

Akoma me drizon ti?! Paske durim derri!

e kom qef, my mission to turn Abu Idriz a believer smiley 

A e ke indene sa vjec eshte Idrizi? Ja e konvertove, e ca arrite?!

Lene o vlla si c'eshte. A eshte i kenaqur me realitetin e botekuptimin e vete ai? Kjo eshte e rendesishme.

Drizoja c'kishte per t'ja dhene kesaj shoqerie ja dha, tani ka ik, ka kapitullu! Merru me ata qe ke aty afer. Lene Drizin te gezoje pleqnine e te englendiset ketu tek peshku.

olso, muabet po bojm mer, mos na fol kaq rond mer! smiley

ka bo inshurance per shnetin smiley le tja qesi leket inshurances kapitaliste smiley

ça po thu ti, qe gjoja idrisi ka po siguracion per jeten dhe do mundohet ti marri leket duke bo vetvrasje e? Po nuk te pagun kush ashu mer, osht too easy. Kto te thone: "nqs je aq i shkathet e i mpreht te na e fusesh, hallall ta boft zoti, paret ne dore, m'ven!!!" lol Kapitalizmi promovon dhe nxit kreativitetin, vetvrasja i pershtatet mo teper soc-realizmit. Lol

nuk eshte nga ato bythe Mullah Idriz qe bo kamikazin, ai e prediko per te tjeret, ai ndero martiret smiley

po meqe e merr kaq per zemer debatin ne PPU pare kjo nga mosha e thyre rrisku per nai komplikacion rritet dhe meqe ka inshuranc shneti e kurojne kapitalistat pa lek smiley Kur ti bojn check up do e shofin ca delli eshte dhe mase i bojne nai kure e kthejne njeri normal. A m'kuptove smiley

Une per mire nisem gjithmone smiley

Me me humor Olsi , Evçe Ti po merr priofilin e dikujt qe iku si Leter Higjenike ....pa leng ...smiley

Une nuk te dua te keqen ty as te shoh dot si qen rrugesh duke te thirrur keta si Olsi "na bubi na bubi " Thjesht thashe mos xixello kaq shume si pickellonje dhe mos i e ngre Fundin e fustanit ne nivelin e "abazhurit te bythes " .Ftohesh dhe te shpetojne Pordhet ! Biles po te te llogaritesh edhe ne disa prurje te tjera , ke filluar si mitrolozi Jozefperckes ...nuk po te mbahen smiley

O i  ik Idrisi vetvetiu se me thone te drejten nuk para merrem me Kakra te Lyera me Vija smiley Po meqe atij " evçes " ( ajo qe i ka sherby Lasgushit ) i hante suma me u heq si pickellonje smiley dhe  erdha . Po qe per ty ..vallai me ta thone te drejten me oshilacione te medhaja te shoh . Dmth je prortotip i thenies "idiotin nga i mari nje hap e ndan "  Nuk je i marrë , po ke shkendia aq të dallueshme IDIOTI sa emocionet e vetpëlqimit thuajse po të  rokanisin drejt marrëzisë !

Po këtu nuk qemë për karakterisitika dhe unë nuk kam mirë kur shoh se kush nga "shum aktivët " i prin Kopesë së pickëëllonjave . .Më ngushëllon vetëm fakti që një admin gjithmonë më rri pranë me dashuri dhe me fshesë sa herë përmend një Anonim që Lyente  kakën me Vija ...dmth kakën e ka heq , po era i mbetet !

Ne fund te fundit per sa kohe DERSTILA per te Lare e Tjerre LESH do jete hapur nuk ka pse te mos shquhesh per mbeshtjellje lemshesh smiley me mendimin se dikush te zgjuan ne mengjez me thenien

" Zgjohu Ols .Revolucione  te medha te presin " !

Jo me llafe te pista! smiley

Hoppa dhe effkey, mos ma nxefni xha drizon! smiley

pse mer olso, qeka me nerva drisi se mu kshu njesoj si tani, me kaka vija vija, me duket perhere.

Vete fakti qe e bezdiset deri ne ate pike sa e detyruat qe t'ju pergjigjet, do te thote se eshte me nerva.

Drizi eshte gjithmone me nerva kur shkruan. Sepse eshte shpirt artistik, shpirt poetik... shpirt nevrik!

looool

Ke harru te shkruash ne fund qe Nenja jetoj pergjithmon i lumtur edhe i gezuar ne Vjene smiley

R.v, risia e ketyre zgjedhjeve eshte e barabarte, ne mos dhe me shume se e atyre te vitit 1992.Problemi eshte i qarte fare.Keto zgjedhje ishin ndeshkim i nje rruge krejt te gabuar per te ardhmen demokratike te Shqiperise, keto zgjedhje futen perfundimisht Shoqerine shqiptare ne rrugen e zgjedhjeve te lira, si baze per nje demokraci liberale.Kjo nuk qenka risi? Perfundimisht do te nise rruga per nje shtet me institucione te pavarura.Sigurisht duhet kohe sepse mentaliteti shkaterrues edhe ne keto dite vazhdon te emroje te korruptuar dhe mercenare ne institucionet e drejtesise, por....kthesa po nis..Dhe ne disa drejtime

risia e ketyre zgjedhjeve eshte e barabarte, ne mos dhe me shume se e atyre te vitit 1992.Problemi eshte i qarte fare.Keto zgjedhje ishin ndeshkim i nje rruge krejt te gabuar per te ardhmen demokratike te Shqiperise

Interpretim me tone kaq "grandieuse" Grave...

Po sikur te konsiderojme alternativen tjeter me te thjeshte, me banale dhe shume shqiptare: Berisha u konsumua se kishte 8 vjet ne pushtet, Rama beri aleance me Meten qe deri dje e shante (etj, etj...), ky i fundit bleu votat qe se fundi i garantuan kualicionit te #pseudo-rilindjes fitoren!

Mund te jete kjo? Jo them... ndoshta... pse jo?!

"keto zgjedhje futen perfundimisht Shoqerine shqiptare ne rrugen e zgjedhjeve te lira, si baze per nje demokraci liberale"

po çar llafos a i vrar? keto nuk ishin fare zgjedhje ,vese nje farse e peshtire !,po zaret qen hedhur me kohe e vakt.marrveshjet qen ber gjithashtu.por per te mos e ballajdisur popullin ton veshgjat,liderat e sollen lajmin ne nje Prill.

por....kthesa po nis..

Amen Grava !!!!!

.Keto zgjedhje ishin ndeshkim i nje rruge krejt te gabuar per te ardhmen demokratike te Shqiperise, keto zgjedhje futen perfundimisht Shoqerine shqiptare ne rrugen e zgjedhjeve te lira, si baze per nje demokraci liberale..."

Te kam rixha a ka mundesi te na shpjegosh , si mundet qe te ndeshkohet nje rruge e gabuar duke i dhene 4 here me shume mandate atyre qe ishin bashkepergjegjes te kesaj rruge te gabuar ?

Nese zgjedhjet do ishin jek e jek socialistet do ishin terhequr nga komisionet , jo pa qellim e lane komisionin zgjedhor te paplotesuar qe te kishin ne dore alibine e vjedhjes se zgjedhjeve.Si thekson Fred Abrahams smileyistemi nuk u permiresua , thjesht nuk u testua sepse rezultati ishte i thelle e nuk linte vend per manipulime>"

Ne 92 mund te pretendonim se kishim nje ndarje me te kaluaren sepse ne parlamentin  e ri kishim fytyra komplet te reja e asnje ish zyrtar te nomenklatures se vjeter.Ndersa ne kuvendin e ri pothuaj te gjithe pjesetaret e elites politike te ketyre 23 vjeteve nga Berisha e poshte  jane ende aty.

 

por kjo ama nuk perjashton mundesine qe te nisi nje kthese. sapo e beri i pari Berisha, aq mire dhe aq bute. ndoshta ka ardhur koha per nje hap cilesor pas gjithe ketij trancicioni te ster gjate. ndoshta politikanet tane kane mesuar nga gabimet. une besoj, besoj se ndryshimi do te vije. politikanet nuk jane si me pare, troke dhe pa eksperience. tani duan stabilitet ne jete dhe pune, dhe kjo arrihet me ligje dhe pune te ndereshme.

Zgjedhje te lira do behen kur populli te gjej veten ne 1 nga programet elektorale te partive...jo kur populli zgjedh te keqen me te vogel apo mundohet te shmangi diktaturen

Rrota po rrotullohet, ngadale eppur si muove. Pyetja eshte kabim. Nuk punon gazi, provoni frenat. 

The wheel keps turning and turning and still stays the same smiley

Qi duhet 1 revolucion duhet. Po vallai Saliu ska takat dhe unë sapo e ktheva me mojito. A bohet ta lejme per i here tjeter?

Kush di naj recete te mire mixi?

Qin qin me nje roze' ketej Fiqo.

Qin-qin po osht vape per rose shok. Mos mthuj spumante.

Malibu rum, midori, pineapple juice, splash of orange juice.  Lots of ice, no umbrella.  

çin çin.

Rozeja, roze si #rilindja, e ftohte dhe me akull. Jo, spumante.

Amon mor Fiqo sa gjona te mira ka ketu ne Itali, per pak pare.

Po mirton e Sardenjes a e ke provuar ndonjehere? Likuor, tip amaro, sherbehet i ftohte akull.

Qin qin edhe me mirto Fiqo.

O si lumsi ju. Po amaro pak si veshtullore me. Na duhen mikse revolucionare nga ato qe rrezojne koka. Plus qi vap ne Toronto duhet te ket shkri bora.

Cuditerisht jo. Kjo aroma e mirtos (tip carace) kombinuar me barerat e tjere jep nje sens vere dhe freskie. Plus qe per mua mirto=sardenje, aktivizohet nje mekanizem i quditshem qe s'di si ta shpjegoj. me kujtohen ato darkat e bukura ne ballkonet e Costa Smeraldas... dialekti sard, njerezit prej verteti, deti blu, jahtet, shkembinjte...

Per mikse revolucionare, kur te vish ne Shqiperi do te te coj ne nje bar ku bejne ca koktelje revolucionare qe quditem se si duke pas kete lloj bari ky popull nuk hudhet ne revolucion.

No pajnapell juice for me Monde. Its olluiz from a can si clam juice smiley

cans no guud fiqo, revolushonajz jor pajnapell pekixhin.  

E shesin dhe boshnjaket me kartona tetrapacku (hezus). Si shtrydhet pajnaplli?

cope e çik, çik sheqer dhe e shtrydh shtrydhesi. 

kshu po

bloody mary o fiqo 

Kjo osht si V8, hold the onions pliz smiley

vetem domate o fiqo, e ke provuar apo jo? votka, ulli, pak spice, pak e harrov ate jeshilen, dhe ca te tjera. shume e mire shume e mire

Te paska marr uria ty Alba. Gjithmone me je duk pak llupse.

ahhhhhhhh, vetem llupse nuk jam. neps s'kam patur kurre. mund te rri pa ngrene gjithe diten.

ja tani do iki te ha meksikan food dhe birre se eshte vape. 

Do heqesh vapen me meksikan food?! Niiice!

I quditshem perceptimi per nje person nga vetem komunikimi me te shkruar.

... shume i cuditshem. 

vapen do ta heq me birre. ne restorant eshte ftohte fare fare.

Have fun.

Ore, pse nuk i fut nje Cuba libre? Me duket mjaftueshem revolucionare si edhe e fresket.

Ide e mire. 

Po ajo karaçja ça esht, guraçao?

Ca eshte karacja?

Cuba behet 6/10 rum, 4/10 cola te cilat i hedh ne nje gote ku ke shtyp paraprakisht (si c'shtyp hudhrat) nje luge kallam-sheqer me gjysem kokre lime.

PS: Rum me ngjyre. Jo nga ai i bardhi.

E di lali kuvalivren.

Karaçja? Nga (tip carace) tani po i bi mte carac me c si cicmic jo me k si kajmak smiley 

kapimi im dmth.

 

Me fal se e kapa me vonese, mirto (ose caraca sipas meje) eshte kjo:

gapimi im.

Caraca eshte peme mo olsi, jo shkurre.

Po kush tha qe eshte shkurre mi gjembi?

Keshtu duket nga foto. Kur them shkurre, nuk do te thote me gjemba smiley  por jo peme dmth.

Nga fotoja s'dallohet gje.

Peme, mendoj se eshte.

Eshte kjo. Ketu quhet blueberry. Boronica ne Shqip?

kjo ne foto nuk eshte carrac Olso...... se nuk bohet caraci me dy kokrrra bashke si qershia...., dhe nuk bohhet blu..... por e zeze sterrre...

smiley mire, pihet mire ne kohe vere rosé-ja

Eh mer Fiqiri, une vuj per icik kshtu , se per keto te tjerat s'ma ndjen faresmiley

çudi me ne shqipot namusqar: i themi rrushit rrush me rr te forte, dhe rakis raki me r te bute smiley

Revolucion Politik ? smiley

po ravintsara nuk shkruan me ktu?

Ravi vrau veten pak sekonda perpara se te mos vinte fundi i botes. Eh... smiley

Te nderuar admin kam nje propozim smiley

Duke pare se shume komentues nga ATA , nuk i dune vargjet e kenges sime .Olsi i di po per Hoppa Hoppa topa gropa dhe Evçen nuk jam i sigurt . ATA po kekrojne Revolucion ne k...or

.Ne Fushe te Inanese / Ina ne Ina ne o Idriso me rradhe ...

Ju lutem tu kujtoni se pergjigja ime per keto raste eshte e njohur

......ca sot e ca si sot /amani se nuk ua dal dot smiley

tashti po ngulen kembe ne menyre te perseritur , fundja e bejme kete salrifice per te mos JU prish qejfin JUVE .  .VO Inshuranca na i ka paksuar Viagrat dhe te nderuarit e interesuar nuk duhet te ngulin kembe " o sot o s'ka " Ka dite e do kete Revolucione te tjera !

Propozim e kisha smiley

Si perfundim ca u la per revolucionin, qe ta dime te bejme plane te tjera per sot a jo...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).