Shembulli me i paster i kapitalizmit dhe i kapitalistit te ri shqiptar, ka humbur fare nga syte e publikut, si dhe (sipas disa gojeve te liga), eshte larguar edhe nga Shqiperia, nen kercenimin e disave. A dini gjo se si eshte e verteta?

49 Komente

po ben gati CV. smiley

Askush nuk ka ditur deri tani të thotë se cili ka qenë burimi fillestar i mjeteve financiare të njeriut që mbiemrin ja jep një fshat nga humbëtirat e Ersekës, nga ç'biznes ka ardhur, ku u shqua në biznes ky njeri i ardhur nga anonimati dhe i renditur befas në krye të "aristokracisë" së shtresës së lartë?

Çfarë dihen për të? Dihet se i ka marrë një banke të Azerbaixhanit 75 milin euro borxh; dihet se u ka 3-4 bankave në Shqipëri borxhe milionëshe (të papublikuara); dihet se mes tyre janë në gjykim dhe ka vendim për vendosje sekuestro konservative, si i akuzuar për mos shlyerje interesash dhe kredish; dihet se bizneset dhe mediat e varura prej tij nuk marrin pagat prej muajsh; dihet se përdhosi autoritetin e shtetit Shqiptar përmes një loje të ndyrë si pjesëmarrës në tenderin e privatizimit të Albpetrolit, ku fitoi po sqe në gjendje të paguajë; dihet se Paton Bogs mashtroi për depozitën fiktive të 10 përqinshit të vlerës dhe nuk dihet pse Taçi u fut në këtë lojë, kush e futi, pse Paton Bogsi u fut në këtë lojë, kush e futi...?

Nëse ja ka mbathur, këtë besoj se nuk e ka bërë pa ca transferta. Gjithësesi, e gënjen mëndja se mund të fshihet, nëse i detyrohet dhe i ka borxh shtetit dhe popullit shqiptar.

aleat me shtetaret e rinj e ke. mos e vrit fare far emendjen. ta jap me njeqnd firma.

epo kohe vere, tha.. keshtuqe edhe Taci ka ikur me pushime ne ishujt Malafide..smiley

Keta jane si puna e kerpurdherave qe lindin mbas shiut, por qe kalben shpejt sapo nuk ka mo lageshti. Edhe keta "biznesmene"/mashtrues lindin e lulezojne nen qeverisjen e PD-hit, por kur ngordh kjo e fundit, treten edhe ata.  

Si puna e Koqo Kokdhimit që sa ishte PS 97'-05' u pasuru aq shumë sa bote dhe emisione 'Si të bëhesh miljoner' pastaj u kalb si kërpudhë sa maroj lagështia s'u jepte rrogat dynjasë.

nuk i jepte rrogat edhe pasi shita nja dy gazeta qe kishte nen pronesi. Po hajt mo, thuj. Shqipnija ka pasuni per te gjithe, 20vjet e vodhen ata, 20vjet do e vjedhin keta, dhe perseri do kete per te vjedhe sa te dush. Lol

Nuk duhet me e tepru me Koqon se te gje nr e tel dhe te nis SMS, te bo prresion smiley

I eshte mushe menja qe eshte si Berezovski smiley po s'e di a mur vesh qe Berzovskin e keputi Putini smiley

Koqo-ja e falimentoi gazeten "Sporti" mo? se Apollonine e Fierit e morri me qafe... gjynah, ekip simpatik.

me duket se Beluli ka filluar pushimet. shpresoj vetem qe te mos e reduktoj peshk-kohen e lire. smiley

Lale o bo hall i modh se nuk ka pike nafte te karburantet e ketij dhe robve i kone njel tallonat m'dore. Kone fillu me u shit me gjys cmimi si letrat me vlere m'vaktit.

Taci ka marre trasten e Rrogave te Punetoreve qe si ka shperndare nga dhjetori.. dhe po i ben shoqeri atij te "popullit' ne Rep Domenicane.. Dhe ka nje zakon kur urdheron Tekila: pasi e pi thote : " ja dhe rroga e  Micos-morri fund , neser do merrem me rrogen e Mehmetit" 

Gjitmone ne fundin e mandatit, me kete Saliun do te ndodhe ndonje firme piramidale.... ne 1996, me Suden dhe me Xhaferrin, e ja tashti me CEZ-in dhe Taçin... mjere ky popull kujt ja ka besuar pasurite e tija.....

"Shkelqimi edhe renia e shokut Taci" ka shkruajtur Driteroi diku smileysmiley

Rezart Taci duhet te flase. Do zoti e flet, por do zoti i jep dhe mend te mos dale per gjah.

Do jete thjesht per pushime, periudhe tranzicioni njekohesisht kjo, sa te kaloj nga njera pale tek tjetra.

Ne Bunker per te pastruarte pegerat  do jete ...Pa dyshim zotrie ta them une tye qe Edi rama e ka botue ne Veprat e para Clirimit

Dhe do shtoj se persa kohe qe une dh te tjere do jemi ne te njejtin Blog me kandare te Lloit Bunker si shumenikersh te sumave te zgjuar nga te nderuarit admin EDHE pese komenrte i kemi teper .Tu rroje lefKOPEJA qe i hedh Shurre debatit ! Ju mund te kenaqeni me cdo Lloj debili !

"Ç'të mbjellsh, do korrsh"smiley  

Po mjerë familjet që do mbeten pa punë thuaj, se Xarti kushedi sa breza ka siguruar bashkë me ata që kanë qenë përherë pas tij !!!

Taci ka lene puntoret pa paguar me muaj! Vertet ku behet ky  kapitalist i sukseshem!? smiley

hhahaha, ca pytje.

jo po ku esht' sudja. 

ku jane, ca bohen.

po keta figurante ishin er burre, per nje grup gangosh qe ja qine zdralen shqipnise dyshtazi.

kush po ja knon nonen ku jane. 

shifni t'kapni ate kryecubin ju bashke me vllazni, dhe ate tjetren qe i ka borxh shqipnise nja katerqin milion milje ajrore dhe nja katerdhet metra pedonale venecjane, po lejini suden me tacin. 

 

400 milione usd detyrimi i CEZ te Dollapit ndaj KESH-it.

220 milione euro detyrimi i qeverise ndaj bizneseve per pune apo sherbime.

100 milione usd detyrimi i ARMO-s ndaj shtetit.

150 milione usd me pak te ardhura per vetem 5 muajt e pare.

Kete shtet po le bastardi i Vucidolit.

eshte ceshtje kulture tha tjetri.

keta jane, dhe historikisht kane qene plackites.

 

Asnji kokerr leku te mos i jepet bizneseve qe subvencionuan Berishen per 8 vjet dhe nuk ja majti suma njehere te kerkojne paret e veta. Kurse sot biznesi ja kerkon me force Rames. Rama vec me qen tock@ri me i pagu paret ktyne qurrsave. Dollapi ne litar smiley

Gropa qe po le mbrapa monstra eshte super e thelle.

Une nuk e njoh kete Rezartin, veç ç'kemi ndigjuar dhe diskutuar ketu tek Peshku, por kete mllefin ndaj biznesit shqiptar, nuk e kuptoj. 

Pjer, Nuk eshte bisnesmen. Eshte klient i Qeverive, e filloi me Meten -koklopen  e LSI.. dhe arriti kulmin me doktorr rrumpallen..

Gaile i dashur, ti e di qe une ate qeveri (qe po iken) nuk e doja, pikerisht nga Buall Mavria qe kish deformuar demokracine, perqendrimin e pushteteve ne nje dore, etj, etj. Por qe biznesi, bashkpunon me qeverite, kjo eshte aksiome e njohur edhe kendej ne perendim. te dy palet ia kane nevojen njeri-tjetrit. Eshte klient i qeverise, nuk do te thote se eshte armik i shqiptarve. Se ç'do te themi ne neserdej per biznesmenet qe do bashkpunojne me qeverine e re. 

Desha te te them Pjero  qe ky i ka bere ato para si pasoje e FAVOREVE  qe ka marre nga keto qeveri dhe  JO si rezultat i aftesife te tija si bisnesmen ,

Nuk mund te perjashtohet edhe kjo qe thua, po keshtu ka nga te gjitha krahet. 

Ka shpallur falimentimin.

na i sillni i cik komentet nga tema e tenderit qe fitoi Taqi

"Borxhliut të madh", Taçit, dje i dilte në mbrojtje një nga Nazarkot. Di që janë kolonjarë, bën vaki të kenë edhe ndonjë lidhje gjinie, por që të arrijë burri të flasë njëherësh një tok marrëzirash, i nxitur nuk di nga ç'interesa, që të mund ta shpëtojë mashtruesin, vetëm Shpëtimi mund ta bënte. Shumë langaraq m'u duk, ndërsa shtiret se njeh situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, kur e paraqet situatën si sulm ndaj biznesit më të sukseshëm shqiptar, kur ky dihet se është kokrra e mashtruesit.

Për dieni, intervista e Nazarkos dhe protesta e tij jepej te TV e Taçit, Albanian Scrin, ku punonjsit kanë muaj pa marrë rrogat.

     Petro -keni shume te drejte .Edhe une e degjova Shpetimin, qe bente se.. po i shpetonte ne breke, nga sforcua, per te mbrojtur Rezartzullumqarin e  e tij.

   Si e karandisin vehten ca tipa.Ne e fillim u ngjajne pulishteve te gomarit,  qe  eshtei burkur, i emebl, idrejte sa, ngjajne si kriç mushke kur sapolind  por me vone, si u  i rriten veshet shume, zene e pellasin  dhe del tamam gomari.... e jo mushka. 

kjo eshte ndoshta e mira dhe kellira e shqiperise, fati dhe terslliku i nje vendi kaq te vogel ku surreter te tille i njohim qe ne vegjeli.. keta nazarkot kane pasur nje shtypshkronje per te gelltitur ndonje cope nga tenderta per blloqet e faturave a ndonje liber shkolle andej nga para 2005, dhe nuk paguanin rrogat e mashtronin punonjesit me muaj.. i bashkon qelbsilliku tani me tacin

kjo eshte shoqeria civile qe e njohim, se ky eshte edhe problemi: i njohim mor burr...  flet psh. Rakipi, duket burre i mire, edhe studjues por eshte nje ndyresire e vertete pikerisht ne marredhenie me punonjesit, cfare pret more vella nga keta ndyresira qe i vjedhin hakun nepunesit, e grabisin, e mashtrojne .. keshtu punojne te gjitha OJQ-t, te afiliuar apo te a.qiriruar nga njera apo tjetra parti, .. te mos marrim ne goje me shume si OJQ-te e grave, gazetaret e mutit, e te tjera krijesa te tranzicionit, qe flejne si vampirat deri sa tu vije vakti elektorale per te pire gjakun e fukarait a meditesit qe pajtojne .. mos flasim qe gazetaret tane jane me shume seksere... 

profesioni i sekserit eshte unikal ne shqiperi.. perligjet cdokush ta beje..e provon cdo kush, eshte fitimprures.. nga roja deri fshiresi i oxhakut

ca komente kur Taci fitoi tenderin smiley

Se Rezarti eshte milioner, miliarder, si e ka vene pasurin, nuk me intereson, kemi drejtesi, prokuror, polici, jane ato qe pergjigjen .

kush ka marre pjese ne tender e kupton shume mire pse u be kjo oferte kaq e larte. tenderat kane nje mekanizem te vecante qe i perngjan pokerit.

por sidoqofte ku eshte halli i madh? loool 850 milion Euro jane 850 fucking milion Euro.

Sali Berisha i ka hallall nqs ka marre leke. lol monument duhet ti bejne. Te ishte per LSI do te shitej per 350 milion tjetrit, 600 milion me pak.

media ose opozita ose cilido qytetar ka te drejte te kerkoje llogari, nese eshte shkelur ligji ne tender, nese ka pasur favorizime, nese e merr nje oferte e ulet financiare, asnjera prej ketyre me aq sa dime nuk ka ndodhur,

keto perralla tregoja ndonje punisti jo mua. Parate e privatizimit hyjne ne arken e shtetit brenda 3 muajve qe nga shpallja e fituesit dhe perfundimit te procedurave qe kerkohen.

Rezart Taci ka blere Leshin e Macukullit,Albpetroli eshte i Naltmadhnise,e ka pas fiksim qe kur ka qene i vogel.

etj etj

he more, u gjet apo jo? smiley

un them se do nja ca koh, sa te pastroj pa cv dhe ta bej gati per shtetaret e rinj. smiley

Bunker, Ju nuk i dini, sepaku,  ashtu siç jane thene, rrenjet e burimeve te pasurimit te Taçit.Ju thoni shtetaret e rinj ! Kjo nuk eshte hiç e vertete.Lidhjet e tij nisen ne Italine fqinje dhe sosen me.... Zenin dhe Artan Santon, fill pas  2005-ses.Ne se keta i dini, per  pjese te shtetareve te rinj ...keni ju te drejte..

mir mir. po Taqin dhe shoket e taqit aty kane qene edhe para 2005. shtetaret vijn e ikin, Taqat mbeten. smiley

keto te tuat jane llafe selektive, qe i shofin Taqat vetem kur iu interesojn

Me kane thene se po ben si i "vdekur", sa te kaloi tranzicioni i pushtetit, qe te hidhet ne varken e Rilindjes

Televizioni i tij, AS, po ben propagande çdo dite duke u ankuar nga gjobat "abuzive" qe shteti i ka pas vene (rreth 60 milione Euro). dhe gjasme keto kontrolle, gjoba (qe ai si ka paguar) edhe gjera te tjera, e paskan aksfiksuar aktivitetin.

Shpreson se duke u hequr si i persekutuar nga Berisha, do gjeje meshire nga Tullaci... nje gje eshte e sigurt : Taçi nuk eshte zhdukur, thjesht eshte kthyer ne vendlindje, tek lagjja "Morri" ne Lushnje

 LEFTI - pse ke pase ndonjehere dyshim ç`a eshte Rezart Taci?

ata qe e kane njohur, thone se ka qene djal i urte. Cuditen vete si ka hipur kaq shpejt dhe kaq lart

akoma se gjetet kete Tacin mo?. ore po pse e kerkoni ju kete njeher?!smiley

Ore, vërtet, pse e kërkon alidemsi këtë tipin, shëmbëlltyra e shëmtuar e shëmtimit të biznesit arnaut! Të dalë e të na thotë pse i duhet? Mos i ka gjë borxh, siç u ka nja dy shoqeve të mija gazetare te Albanian Screen, që u ka nja 4-5 muaj rroga borxh, e ato të shkretat e kërkojnë t'ua gjejnë peshqit? smiley

Petro.... ne te vertete po e kerkoj ......tamam si shembelltyra me e mire e kapitalizmit qe ka kapur shtetin... e kapitalizmit familjar dhe korrruptiv....Jo me kot me siper e thashe se gjithmone ne fund te mandatit Saliut se ç'i dalin ca "dragonj" te barabarte me macet qe mjaullijne per nje koke peshku tek kazani i plehrave....Te ky Taç qe ofroi 800 milion per Albpetrolin dhe doli bllof, duke ja dhjere edhe aksionerit te vet kryesor Berishes... dhe nuk pati turp edhe qe nuk i pagoi shtetit as 10% dhe te dilte krenar te pakten para mentorit te vet.... po ja dhjeu zyrtarisht dhe paturpesisht....PAsi zaptoi tere tregun e karburantit, e pasi i bleu rreth 75% te te gjitha distributoreve te karburantit ne Shqiperi, me tere kete ekspansion dhe kur vjen fundi te mos kesh as para per te paguarr rrogat e punetoreve... ja pra ky eshte modeli kapitalist i Berishes &co dhe ne qe jemi te dytet pas Gjermanise.....

Seriozisht? Kur bleu Taci 75% te karburanteve mo?

jam shokuar keto dite neper shqiperi kur kam pare sa shume pika karburantesh jane blere tani nga Taci Oil. nuk e kisha vene re me pare, monopol fare! eshte e pabesueshme sa shume kontroll dhe precedence ne treg i kane lejuar ketij biznesi kohet e fundit... te shohim cfare roli do kete ne vitet e ardhshme, surprizat nuk kane te sosur ne kete vend...

Kur kshu? Para 2 a 3 javesh te nje karburant i Tacit s'kishte pike nafte. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).