Ç'kemi peshq?

Shpresoj, ne radhe te pare qe te jeni duke ia kaluar mire me pushime.

Dhe, ju lutem, a mund te me sugjeroni ndonje perkthyes/e qe te mesoj dicka nga perkthimi gjate veres?

Çfaredolloj komenti eshte i vleresuar.

Ju falemnderit.

26 Komente

kerko per emrat e atyre qe perkthenin me pranga mbi kyçe*, emrat e te cileve "bota" nuk i njohu kurre.

*se kur, nenkuptohet besoj.

Agron Tufa.

Perkthen nga rusishjta. Te dua te miren prandaj ta rekomandoj.

Po qe se kerkon dicka sa per te thene mos paguaj kot por hap fjalorin..smiley

Mund te te sygjeroj nje liber. "Te thuash gati te njejten gje - pervoja perkthimi" nga Umberto Eco. 

Te falemnderit Ana, do e shoh.

Dhe, ju lutem, a mund te me sugjeroni ndonje perkthyes/e qe te mesoj dicka nga perkthimi gjate veres?

S'e kuptoj pyetjen. Si mund te mesosh dicka nga perkthimi pa ditur gjuhen origjinale ne te cilen eshte shkruar teksti, e keshtu te besh krahasimet?

Kur nuk percakton se nga c'gjuhe po i kerkon perkthimet, si do i nxjerresh "mesimet"?? 

Ne fakt nje lexues i vemendshem e nuhat nga rezultati ne gjuhen e vet se i c'niveli eshte perkthimi.

E vertete. Klio Evangjeli psh te mesonte shume gjera mbi bukurine e shqipes, edhe pse njeriu mund te mos dinte frengjisht. Por shijimi i "nivelit" te perkthimit nuk te con detyrimisht ne "mesime" rreth artit te perkthimit.

Vec nqs postuesi po kerkon perkthime me vlere qe t'i "shijoje" si lexues. 

Prandaj them qe pyetja me lart eshte e papercaktuar. 

Detyrimisht nuk te shpie as njohja e gjuhes se huaj jo. Meqe bie fjala, shpesh mendohet qe mjafton te dish nje gjuhe te huaj dhe mund te perkthesh. Faktikisht s'eshte ashtu. Njohja e gjuhes se huaj eshte kusht i domosdoshem, por jo i mjaftueshem. Mund te kesh lindur brenda nje gjuhe dhe megjithate mund te mos jesh njohes i saj. Madje ne pergjithesi nuk je njohes i saj, perndryshe "lexuesi i mire" s'do ishte kaq relativisht i vogel ne numer.

Te me falesh, nga shpejtesia kam harruar te them qe perkthyesi/ia duhet te jete nga anglishtja.

Ok, ka kuptim.

Une kam vite qe s'lexoj gje ne shqip, pervec shkrimtare shqiptare.

Gjithcka tjeter e lexoj ne anglisht, ne fakt edhe pse jam larg perkthimeve ne Shqiperi qe s'kam ku i gjej edhe po te dua.

Ndaj dhe vete do te me interesonte nese dikush rekomandon perkthime te mira veprash nga anglishtja ne shqip.

Varet nga stinet. Per ne vere, per mu ka vetem nje - Frigidaire! O e çuditshme, por e ndjej qe me ndjen... o nji ndjesi qe te bon mu ndi mire dhe mirnjohes ndaj atij personi qe ta ka sugjeru.

Google translate.

Shyqyr do na kurseje mesimin e kinezces.

Amik Kasoruho eshte sh i mire

 Kane perkthyer ose perkthejne nga anglishtja:     Alqi Kristo, Gjergj Zheji, Klio Evangjeli, Mahmud Bobrati, Viktor Kalemi, Ylli Stefanllari, Shpetim Myshketa, Taulant Hatia ? English / French, Artan Miraka ... 

Rrofsh, Dionsyus edhe ju te tjeret gjithashtu.

Hurbineku

Arturo, te paska zene malli per Hurbin dhe po i bie anash muhabetit? smiley

Edit: argendis, o qinez maqolakrordashes, do rrosh me shume, s'e kisha pare komentin tend kur e bera kete smiley

Mos me thuaj qe s'te ka marre malli edhe ty (jo per lakror, per Hurbinekun e kam fjalen smiley

Hurbineku perkthen nga frengjishtja, dhe perkthimet e tij s'mund t'i krahasoj me origjinalin sepse nuk di frengjisht.
Dhe me ka marre malli per tregimet qe perkthente. 
Po kush i tregoi daljen nga ketu?

Kishte mosperputhje karakteri me ca peshq te vjeter smiley

Po kush i tregoi daljen nga ketu?

Jorgji Doksani. "Vellezerit Karamazov" te Dostojevskit "e ka qa me lot"

Bandini???

In these days, I am Arturo Bandini, lover of man and beast alike. smiley

Hej, flo. Paske nderruar flamur mesa shoh. Me pushime? Shpresoj qe po, dhe ia kalofsh sa me mire.

Jo jo, jam ne Tirane, shkruaj nga puna.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).