Kam degjuar shpesh nga njerzit qe jetojne ne Shqiperi se mjeket paguhen pak dhe prandaj detyrohen te marrin bakshishe.  

Jam kurioze te di nga ata qe e perkrahin kete arsyetim sa mendojne se duhet te paguhen mjeket ne Shqiperi qe te mos justifikohet bakshishi?

79 Komente

varet nga specializimi, por mendoj se mesatarja me kene jo me pak se sa $40.000.00 ne vit.

Si do ta amortizojne paren qe u pagu shteti per shkollim? Sipas kesaj rroges tende, une them tu llogaritet 50-60k ne vit.... give or teik 300k borxh them une... me qen te drejte edhe nje interes 8-9%... 

Nuk po flasim per amerike me 300k-500k, po flasim per shqipnin mer. Je shkodron dhe do mu bo mjek? Shko ne tirane, dhe ban 4-5vjet mjeksi te pergjithshme dhe pastaj shko ne ndonje universiter/spital te italise dhe ban dhe aty nja 2-3vjet specializim e pastaj residency. Thats it. Ama duhet pune e lexim librash i papam. Duhet me u mesu me turnet 48-60oreshe qe kane mjeket, dhe mbi te gjitha duhet me praktiku dhe seksin e shpejte midis turneve te dhoma e vogel e pushimi ne ER. Nuk eshte e lehte me u ba mjek!

jeni mesu ne komunizem ju shkodranet, per zotin! Shkoll falas, ujtin ke vila per gondolet po falas...

lol ka per tua zene frymen ujti mermer, me gjith ato gjynahe qe na i bote ju komunistat keto 70vjet. smiley

 

ej, seriozisht. Njoh nje goce itali qe ka ba nja 5vjet shkolle ne lazio somewhere dhe ka fillu ne spital (qe e llogarisin akoma si shkolle) dhe jane duke i pagu qerane dhe i japin nje rroge te pranueshme per ne itali (diku tek 1500€). Shkollat ne itali jane lire fale mer. 600-700€ ne vit (jo semester) per te studju arkitekture ne politeknik te milanos? Fantastike mer! Po qe ne gjendje te merrje te gjithe provimet qe kerkonin ato, te jepnin dhe 2000-3000€ si tip burse gjoja. Pyeti icike se sa paguhet ketu ne amerike ne shkolla publike te arkitektures. Ne NYC, eshte e akredituar vetem City College, dhe cdo vit pranohen vetem 75-76 studente... dhe per international students te duhen $10k-$12k vetem tuition ne vit, plus diku tek $20k me hanger dhe me pi; dmth me jetu ne NYC nuk eshte shaka. Per bursa apo financial aid per international students, sbahet fjale fare. Lol

So, ti mendon mesatarja 40grand dhe pas betimit te Hipokratit do jene happy?! 

Ej, po flasim per shqipnine e listave te borxheve, dhe jo per shqipnine e infrastruktures fantastike, shqipnine e takses se sheshte, vendin e vetem (perveç zvicrres dhe lichtensteinit smiley) qe i ka shpetu krizes boterore, shqipnine qe ka rritje ekonomike, rritje rrogash, pensionesh, shqipnine qe u shperndau te perndjekurve kestin e dyte(te cilin, rama kishte deklaru qe do ua terhiqte per tua rishpernda pas llogarive nga ekonomistat bojroze).... Po flasim per shqipnine e Edit dhe jo per shqipnine e Berishes. Ne shqipnine e berishes, minimumi do ishte $100.000,00 ne vit (minimumi, dhe jo mesatarja). Ashtu!

Ej, po flasim per shqipnine e listave te borxheve,

Sipas disa cunave te PD ne shqiperi nuk ka me lista borxhesh...borxhet ua ka paguar LSI njerezve, ne kembim te votes!

E ca ka bo me shume Nen Tereza se Ilir Meta??? 

Ej, po mos i thuj ketu keto gjona mer, se do na rrezosh qeverine pa u formu akoma, se duke valevite ne ajer ato listat i fituam dhe keto zgjedhje.

do na rrezosh qeverine

Qeverine e re e pershendeti Departamenti i Shtetit!

smiley

dhe prandaj detyrohen te marrin bakshishe.  

...po po me pistolete ke koka i detyrojne ...

po prifti i shkrete dhe hoxha qe nuk marrin rroge fare, ca duhet te thone...

Une nuk thashe qe e aprovoj kete arsyetim.   Thashe vetem qe me duket shume i perhapur.

Menjillaf #rilindja ne sek(s)torin e shendetsise filloi tek Peshku ngaqi Rama me Meten po vonojne te konvergojne...

Sa per muhabet, meqi po flasim per rroga mjekesh. Nuk e di se sa paguhen zakonisht ketu ne amerike, po para 2vjetesh me ka ndodhe me punu per nji kardiolog qe i vinte checku $25.000,00 ne jave (nuk ka praktike private por punon per spital). Plus dhe qe jepte mesim ne Cornell dhe ne Columbia. Tashi, ky eshte shume me i ri se Berisha, nja 10vjete me i vjeter se ç'ishte Berisha kur la mjeksine per tju fute politikes. Dhe para 10vjetesh nuk ka qene as sa thoni i Berishes, nga ana e suksesit professional (dhe tashi, nuk e njeh njeri po hajt mo); imagjinoni se sa ka sakrifiku Berisha per te miren e shqipnise, per te miren e femijve tuaj, per te miren e nenave dhe motrave... Imagjinojeni njihere mer! smiley

Ke idene sa shitet nje pikture e Picasso?   Mendo sa do kishte fituar Edi po te mos i ishte futur politikes.

kshu i thashe dhe une babit para ca ditesh dhe filloi me mbrojte edin duke shajt salen. Une i shkreti duke ja ngrit ne qiell edin, por sacialisteve i ashte ba sala gogol. Imagjino po de vdesi sala, socialiste do bien ne depression. Lol

Shto dhe basketbollisrat e NBA.. Po kush ta di sakrificen.

Po ja shif tgjith qi nuk ju futen politikes u bene milionera, kurse kush u mor me politike i nxjerr a nuk i nxjerr tre gjelle me nji kokerr qepe nga halli.

Fiqiro, te flasim te drejten tashi. Berisha njihet nga te gjithe, edhe nga vete socialistet, si nje talent qe nuk ndodh shpesh ne mjeksi. Ndersa Edi, mund te jete shume i ralentum, por kush nuk ja njeh punen... Une pervete kam nja dy libra me ca vizatime gjysmeoreshe, pa ide e pakuptim, te cilat marrin vlere vetem kur bashkohen 300cope ne nje liber dhe shiten $10.

 

Ja njeh njeri punen Edit? Sepse, une nuk ja njoh. Ama, njoh punen e Anri Sales dhe Alish Shimes (se po mvje keq me ndej pa e permend lol, se gjynof, amkupto). Lol

ne shqiperi cdo gje paguhet pak.

Shiko Administraten shteterore, po moderrnizohet me sisteme kompjuterike dhe gjithe ca mund te rekrutoje jane kalamaj qe nuk marrin vesh fare dhe detyrohet qe administrimin e sitemeve ta beje outsource te kompani te treta qe vene ne pikpyetje dhe sigurine e informacionit. Pse? Se nuk mund te rekrutojne profesioniste me ato paga qe ata ofrojne, kush do te mbyllet ne zyre per 40.000 leke te reja te harxhoje kohen kot pa asnje prespektive dhe te degjoje dhe pordhet e shefave?

Po ksaj iu pat dheme zgjidhje njihere apo jo?

Te detyrohen me ligj te vene tabele neoni ne pavione Nuk Pranojme Bakshish! 

Apo jo Berbero ? smiley

sado qi ti paguash mjeket,  kam pershtypjen  qe bakshishi  si "shperblim"  per doktorin eshte kulture te shqipot... 

p.sh,  katnari   po nuk i coi 2 pula shqirakesmiley  doktorit para vizites,  i duket sikur doktori  do tia bej me hile.. do ta diagnostikoj gabim..

 

ne fakt bakshishi   per mjeket eshte  kulture panballkanike... ne Greqi p.sh,  per cdo operacion,  i lehte apo i rende, kercet  "faqelaqi",  zarfi  me leke..  dhe  nuk ka rendesi fare se sa dhe si je i siguruar..

jo mer belul jo, me eshte dasht me shku njehere ke ajo qendra ortodokse, perball medresese smiley, se nuk gjeje doktor gjall ke QSUT-i... ke recepsioni tregum hallin, pagum paret, na dha faturen per ke specialisti, ne kat te dyte djathtas, nok nok huz there, viziten, receten e shnet e te fala... 

Ky mjeku me duket se ish ai qe mungote te QSUT me duket... smiley 

Ndoshta duhet menduar te behen bakshishet e ligjshme dhe rrogat minimale.  Njelloj si kamarieret ne Amerike.

ndofta.. po kjo nuk i intereson shtetit   sepse nuk i kontrollon dot bakshishet, per rrjedhim nuk terheq taksat e duhura nga to..

une mendoj  keshtu:   sherbimi  shendetesor eshte  shume i shtrenjte..  prandaj shqiptaret duhet te sigurohen  dhe per kete te paguajne premio  te gjithe..  natyrisht  keto kuota/premiot  te jene te ndershme,  sipas mundesive finaciare te grupeve...     keto te ardhura, bashke me pjesen nga buxheti i shtetit, do te cojne ne rritjen e rrogave dhe cilesise  se sherbimit shendetesor!   ne kete menyre,  mendoj qe bakshsishi, dalengadale,   do te dale jasht loje...smiley

Nuk eshte puna sa duhet te paguhen, por sa mund te paguhen ne Shqiperi, me sistemin aktual.

Per profesionin qe kane, nje mjek i pergjithshem besoj se do duhej te paguhej diku tek 200.000 leke ne muaj, kurse i specializuari, ne varesi edhe te vjetersise ne pune, jo me shume se 400.000. Kjo ne nje situate ideale ku edhe rrogat e profesioneve te tjera te ishin me te larta.

Realiteti nuk eshte ky, e megjithate ky nuk eshte justifikim qe mjeket te kthehen ne monstra (jo te gjithe) e te te lene te vdesesh nese nuk ke leke t'i japesh. Eshte e turpshme dhe duhet te jete e denueshme.

...Nuk eshte e sigurt qe i meritojne me shume lek ....
po te shkosh ne 4 mjek te ndryshem te 4 do te japin diaknostika te ndryshme, dhe pervec kesaj ata qe punojne dhe ne shtet dhe neper klinika private shpesh kur i shkon ne shtet te nisin ke klinika ku punojne per te te xhvatur me mire me po te njejten inkompetence...

Keshtu sic jane tani nuk i meritojne jo. Eshte ana njerezore mbi te gjitha qe mungon. Por ca karafila nuk e kuptojne kete. Ndaj edhe shkojne punet lesh ne Shqiperi se nuk kane me tahmi njerezit, kane humbur skrupujt.

Sa paguhen tani??? Na bete kurioze. 

5 mije euro ne muaj duhet te paguhen .

5 mije ne muaj nuk eshte keq per jeten atje. Not bad si fillim. Duke u permisuar sherbimi dhe kushtet, vjen dhe ngritja nga pak e rroges. Por gjeja e pare qe duhet aplikuar atje eshte policy hospital, klinikave etc - mosmarrja e rrushfeteve dhe parave nen dore. Pike. Kush kapet, kush tenton, te hiqet nga puna menjehere. Sa tu behet mesim. Fundja se kuptoj, fusha e mjeksise eshte nje pune qe jo te gjithe e bejne. E bejne ato  njerez qe kane zemer te madhe dhe jane teper humane. E bejne se duan te ndihmojne njerezit fillimisht, e pastaj per perfitim material per veten e tyre. Kur shoh keto doktoret, infermieret ketej, sesa me dedikim dhe pasion qe punojne... dhe ne fund nuk harrojne te japin gjithmone buzeqeshje!

$30,000 u ka pas shit nje vend pune doktor ne Tirone ne kohen e LSI. Bejini vete llogarite tani.

Shi si perhap panik!!!

Ron, e ka thene Niçja; Out of chaos, comes order.

nje mjek duhet t'i marri 3000 dollare ne muaj qe te jetoje mire ne shqiperi pa u pare duart pacienteve. te pakten nuk do kishte nevoja te medha qe ta tundonin. nje pjese do vazhdonte te kerkonte rryshfet sado te larte ta kete rrogen. ketyre s'ka rroge qe u ben derman se kane humbur cdo ndjeshmeri njerezore, s'jane per spital por per burg.

kualifikimi dhe paga e sherbimit te infermierise, edhe ai ka per te diskutuar goxha

Di qe mjeku i shtepise, ne Itali, paguhet nje shume fikse (80 euro bruto me duket)  per 1 pacient ne vit. Sa me shume paciente, aq me mire dmth. Plus sherbime te tjera per komunitetin, per te cilat paguhet plus.

p.s. Nese pacienti s'eshte i kenaqur nga mjeku, e nderron ate, vetekuptohet.

po nuk na the sa paciente kan emesatarisht, dhe sa esh nr max i pacienteve? smiley

Uh, po kjo eshte e bukura: qe numrin e pacienteve e fiton me pervoje, me pune te mire, dhe me emer te mire. Nuk e di sa eshte max numri i pacienteve, por me siguri qe duhet te kete nje limit. Une kam nderruar mjekun e shtepise per shembull, sepse i pari s'me pelqente, dhe ua kam keshilluar edhe te tjereve. Nderkaq nje mikesha ime, zgjodhi qellimisht nje mjeke qe kish pak "te asistuar" sepse s'donte te priste ne dhomen e pritjes.

Më kujtove ''Mjekun e asistences'' me të siguruarit e tij..Kam përshtypjen se je fanse e ç'do gjëje italiane..lol

e dini juve qe nje mjek me 20 vjet eksperience merr 37,000 lek rroge?

si tha rebusi she shoqja, meqe keta kan bere betimin e hipotipit, dhe ngase pretendohet se futen per sensin human, nuk duhet te pretendoj shum leka. si qener te rrine. pergjegjesine duhet tua kerkojme.

me 400 mij leka te vjetra ca do bej mjeku i shkret, as gjumin s'e ben dot te sakt. imagjino hallet esenciale. fatura ushqim, azhurnimme leraturen...

ngrihet kirurgu bie llafi, ka operacionin e rendesishem ne oren 7.30... ska drita mo vlla.. s'ka uj. s'ka dorashka... skandal skandal...

bere nje operacion nga barku para ca kohesh, me anestezi lokale, ktu ne franc. un zgjuar beja muhabet me kirurgun... me pyeste me kuriozitet nga je ca ben ca punon... ia ktheva dhe une... po ti sa e ke rrogen per kuriozitet. me tha... 3500 euro ate baze neto, po me shtesat e ndryshme qe marr cdo muaj ne veresi te rendesise dhe sasise se nderhyrjeve me shkon tek 5000 euro. dhe ky miku ishte kirurg qe bente ndyrhyrjet me anestezi lokale...
imagjinoni vete kaporepartet, apo kirurget dhe mjeket qe kane me shume pergjegjesi persiper.

jo po "behen mjeke nga qejfi, e mir i kane 400 te vjetra ne muaj"... hajde logjik hajde. e pastaj kane sy e surrat keta tipat te kerkojne pergjegjesi mjekut...

kjo nuk justifikon korrupsionin. gjithsesi them nga eksperienca personale, se sa here kam shoqeruar time plake per vizita, me pritje radhe e me te gjitha, pra pa kerkuar avantazh ndaj te teerve askush nuk me ka kerkuar lek.
jam i mendimit se esh ber e dores per vet pacientet, qe duan te kalojne pa radhe apo duan nje "kujdes" fallco, per ta patur ndergjegjen ne vend me idene se po i dhash lek e ben punen me mire. mjeku, me ato mundesi qe i ofron shteti dhe struktura ku punon ben te pamunduren. rastet e keq-shendetsiste ndodhin kudo - dhe analizen mbi pergjegjesine ka ksuh e ben. jo jurista leshi, por mjeke dhe strukturat perkatesee.

se fillova tregova mbi operacionin. shkoi mire, u kenaqa edhe une.
por nje gje, qe me beri vertet kurioz.
gjithe materialet, pra bisturit, fijet per qepjen, dorezat, veshjet mbrojtese qe jane sterile, etj etj kush esh futur ne salle operimi ia ka pak idene. gjitha keto vetem per nje nderhyrje te vogel si ima, me anestezi lokale kushtuan tek 3000 euro. pa futur pagesen qe i behet punonjesve te firmes PRIVATE

qe merret me sterilizimin e salles pas cdo operacioni.
pra kushtojn eme shum cicilickat sesa paga qe marrin te gjithe se bashku anestezista, ndihmes kirurgu, kirurgu, infermiert etj etj

debatin e vazhdojm nga java tjeter se do bej nje xhiro me kamper. smiley

Ne fakt ne Kanada mjeku kategorizohet si  qytetar i klases se larte.

Canadian doctors made $307,482 on average__>>>http://www.thestar.com/news/canada/2013/...

Doktorret ne Shqiperi duhet t'a kene rrogen e larte, te pakten $5000 -10.000 ne muaj

A me gjithe mend e thua ate shumen apo per humor? Po flasim per rrogat ne Shqiperi!

Pagat jane, ose duhet te jene relative ne cdo vend, nqs diku nuk ka mjeke, atehere rritet rroga per to, derisa te shtohet numri i tyre. Ne Angli vijne shume mjeke nga Evropa per te punuar weekends ose night shifts. Por shteti po shton studentat e mjekesise per te rritur numrin e mjekeve. Nuk eshte shume e veshtire te behesh mjek, nga keto te zakonshmit, dhe cdokush qe eshte i mire ne profesione te tjera mund te behet mjek specialist.

ke shume lloj kategorishe mjekesh qe nuk duhet me qene shume i specializuar. Ndoshta shume nga ju qe mund te kene lidhje ne jete te perditshme me mjeke, e shofin se shume mjeke kane IQ perdhese, dhe nuk kane shume njohuri ne zanatin e tyre.

Po profesionet e tjera ne Shqiperi, a duhet te kene rrogen me €/$ 10000 ne muaj? Ndonje mesues matematike, ndonje inxhinier, ndonje elektricist etj etj se doktorrat nuk mund te bejne punen e tyre.

Ja po e ulim dhe ca , 3 milion ne muaj.

Me mire te trajtohen mjeket me respekt nga shteti qe dhe keta te fundit te mos kene tendencen per te vjelur popullin .

Me mire te paguhet mjeku se deputeti, deputetet vjedhin qe vjedhin dhe s'ua sheh hajrin njeri , vec histori dhe bema  te zeza u kemi pare

Dhe sa duhet te paguhet Ilir Meta ne vit si deputet/minister/politikan qe te mos vjedhi? $70,000? $700,000? $7,000,000?
 
Pergjigjet ketu harrojn qe ky ekuacion ka dy pjese. Yes, nga nje ane mjeket nuk paguhen shume kur konsideron se puna e tyre eshte pune qe shume pak njerez mund ta bejne. Nga ana tjeter ama, dhe sikur te paguheshin shume perseri do vidhnin per aq kohe sa vjedhja nuk eshte problematike, per aq kohe sa ja vlen te vjedhesh ose eshte ok te vjedhesh.
 
Kjo vjedhja ne gjeresi me kujton dhe nje film, Serpico. Filmi eshte cka ne fakt, por historia interesante. Al Pacino, filmi i bazuar ne nje histori te vertete, eshte nje polic i mire ne qytetin e korruptuar te New yorkut ne vitet 70. Policet e tjere mundohen t'ja kthejne mendjen al pacinos, ta bejne te marri para, dhe ne fund pothuajse e vrasin. Kur Al pacino nuk mirrte para, ata mirnin para per te, e mbanin ne nje ane duke pritur diten qe al pacino te kthente mendjen. Nejse, kulmi i filmit eshte kur policat e tjere mundohen ta vrasin. Arsyeja eshte sepse ne nje sistem te ndertuar mbi hajduteri, te mos jeshe hajdut eshte e rezikshme per ata qe jane. I tere filmi eshte mbi mundimet e tyre ta kthenin al pacinon ne nje si ata, dhe al pacino duke refuzuar. 

Tani vetekuptohet, filmi eshte pakez i ekazgjeruar. Por ne nje spital ku per shembull te gjithe nga infermierja, tek drejtori vjedhin, si do pranohet nje mjek qe nuk vjedhe? Si do bashkjetoj me vjedhjen, etc? Prandaj per mua dhe keto levizjet te vine nga jashte se jane te edukuar ata nuk ka shume kuptim. Korrupsioni ne mjekesi nuk eshte rezultat se te gjithe shpritliget u bene doktora, por sepse sjellja racionale per doktorin eshte te vjedhi.

(shto dhe tek ky ekuacioni jo familjen--paraja s'eshte per veten time, por per djalin/mamin/gruan, shto dhe tek ky ekuacioni lidhjet politike, paga qe duhet te japesh sipas Deion dhe == stealing becomes common sense.)

 

PS; tani per keshtu numra meqenese paga eshte e ulet. Do filloja nga pagat private, vetekuptohet qe nuk do jene sa ato por nje % e tyre ne varesi te sa e lehte eshte te shkosh tek spital privat +  sa i i sigurte eshte vendi i punes atje. Ose do filloja nga paga mesatare e nje personi ne ata qytet, dhe pastaj do te shumezoja me ndryshimin ne paga dhe ne vende te tjera, si Franca per shembull. NE rast se ne France mjeku bene 3 here me shume, atehere dicka e ngjashme ne shqiperi.

ti je komplet _out_

kur eshte hera e fundit qe ke vajtur ne shqiperi?

2011....

and before that

Duhet te ishte 2008 a 2009...

e si te jane dukur cmimet vs rrogat?

Cmimet te larta, rrogat te ulta? Your point being...

Qe ti mos i biem rreth e rrotull, pika ime qe qe oreksi vjen duke ngrene, prandaj pyetja sa duhet te paguhen mjeket eshte vetem gjysma e problemit (ose me pak sa gjysma).

....i bie qe doktori te jetoje nje jete ekonomike mizerabel

Yes... i bie ashtu... ne fakt i bie per shumicen e popullsise te jetoj nje jete ekonomike "mizerabel"...

Pasi doktorat marrin nje lloje paraje e cila i nxjerre nga situata "mizerable," pershembull ne nje vite bejne nje sasi te arsyeshme parash ne 6 muajt e pare, ndalojne pastaj pasi kan siguruar nje jete mbi mizerablen?

robi ka nevoje te haje 3 here ne dite smiley

gjynah doktoret, se tere dynjaja po hane me luge floriri, ne fakt. Po ca flet o noshke! Po trecereku i atyre qe perfundojne neper spitale s'i kane ato te ardhura, jane pensioniste qe mezi ia dalin te jetojne, jane te keputur qe s'ke c'tu marresh vec shpirtit. Nje te afermit tim vetem per t'ia zhvatur para i bene dy bypass dhe tani e kane nisur ne senatorium, se tani ia pane masen tumorale ne mushkeri. pritet i ziu te ike, kurse mjeku thote " epo une e bera timen, e operova". po diagnozen, mer kafshe, si ia nxore?

Pastaj  ka dhe te tilla thagma, qe infermieri, meqe s'i kane dhene lek  akoma, ia hedh ilacet si qen te semurit nen serum: "na ti". dhe kur dikush i flet "ç'ben, si ia hedh ashtu?" ka paturpesine te thote "c'mutin do ti? hajde jashte se ta tregoj une". Fillon dhe sherrin, qellon dhe me grushta, merr makinen dhe te perplas nga inati. Dhe kjo i ka ndodhur tim eti, qe po kalonte parainfarkt nderkohe.

Nuk kam folur shume ne keto tema, se me prishet gjaku sa here e kujtoj, por kur me krahason jeten ekonomike "mizerabel" te mjekut me ate te hallexhinjve qe perfundojne ne duart e tyre eshte per te vene duart ne koke. Edhe profesionet e tjera ne Shqiperi, pak a shume ne te njejtin nivel rroge jane, edhe mesuesve s'ju del hesapi, edhe policeve, edhe gjyqtareve, edhe atyre qe shesin ke ura, edhe atyre qe punojne neper firma private, edhe studenteve qe punojne neper call center-a. çfare duhet te bejme, te zeme te vrasim e te vjedhim te gjithe, kjo ka mbetur tani.  

ej, une nuk po mbroj horrat e llojllojshem qe ka shqiperia, brenda e sidomos jashte spitalit,

po dhe ky krahasimi doktor me mesuese nuk ka ***** ku te rrije. se doktorit i vjen telefonata dhe ne 1, 2, apo 3 te nates, se doktorit i duhet te rrije dhe 48 ore roje ne spital etj etj, duhet te operoje me ore te tera. 

nderkohe, mbi-mjekimi, apo procedura te kota per te marre leke etj...ndodhin dhe ne amerike mer jahu

megjithate, sistemi shendetesor publik ne shqiperi eshte ne nivelin e botes se 3te....gjejeni vet kush e ka fajin

Vari teneqene o noshke, po edhe policit i duhet te ngrihet ne mes te nates, te rrije me sherbime e ne gadishmeri, edhe mesuesit i duhet te merret me nxenes te veshtire, cdo profesion ka veshtiresite e veta, po ketyre u ka humbur thelbi prej njeriu, jane thjesht makina qe grumbullojne para. 

Jam dakord ne shume gjera me ty, por nuk mund te krahasosh nje surgeon per zemren psh me nje polic apo mesues. Asnjehere. Puna e tyre ska te paguar! Kudo, ketej nga jam une te pakten - doktorat, mjeksia jane ato qe paguhen shume mire. Keto te tjeret qe ke permendur ti behet nga cdo kush. 

Krahasimet me ameriken kan nje limit tek fakti qe ne amerike shkolla per mjekesi eshte 200 k, si dhe qe differenca midis rroges mesatare ne amerik dhe te mjekeve eshte ne me te lartat  plus mjekesia eshte private.      Ne rast se mjeket ne shqiperi mendojn se e kan vleren aq me te lart nga pagat, nuk I ndalonte njeri te hapin klinikat e tyre si kendeja. Por pakez e tepert te perdoreah burimet e perbashketa per shkollim e mbeshtetje institutionale por pastaj ta trajtosh the common man si kafshe. Noshka, seriozisht e kishe mbitrajtimin si problem ne amerik?

Mjeksia ne US eshte nje kartel i drejtuar nga AMA, ndaj dhe rrogat e larta. Eshte nje treg pune i manipular nga AMA dhe i pa rregulluar nga shteti. Muhabet i gjate

Megjithate, desha te them vetem qe ato rrogat $500K i bejne nje perqindje relativisht e vogel mjekesh mjaft te specializuar. Mjeket e pergjithshem mesatarisht $140 -150K e kane ate te shkrete rroge, te mos flasim pastaj per pediatrit, mjeket me pak te paguar.

 Nje mjek spitali ne Gjermani e ka pagen 60-80K (euro) bruto. Ne Suedi afersisht po aq (bruto).

 

Moza, ne kete vend nuk ka mbetur fije pergjegjesie asgjekundi. Te gjithe luajne me jeten e tjetrit si me qene video-loje. Te gjithe thone, kaq paguhem, kaq do jap. Pikerisht aty ku pergjegjesia duhej te ishte maksimale, se ke te besh me jete njerezish, jo me thase patatesh, atje te vdesin, edhe ti i paguan madje. Ama, po te shkosh ne spital privat, te trajtojne si mbret se te ben 10 mije euro by-pass. Te lutem, mos me bej te flas, se i kam njohur dhe po i njoh perdite spitalet ne Shqiperi. 

 

ca me thon, leku e bo kafshen njeri ..ose, mo drejt, leku e ndan robin nga kafsha

per gjinekologet duhet ulur paga,dukeqense ata paguhen shpeshere ne natyre smiley

ndersa duhen rritur shpenzimet per trajtimin e anomalive emocionale e mendore

e po njelloj ka edhe nje fare ekonomiqarlleku tek ata qe vete i bejne batutat dhe vete qeshin me to

70000-8000 Lek ne muaj i kane boll kur i krahason me profesionet e tjera. Por meqe jane bo doktorra me vjedhe, atehere me nga nje plumb ne balle! Dhe imunitet per kedo qe vret ndonje doktorr korrupsionist.

Ndryshe eshte zor, se u ka hy korrupsioni ne gjak, u eshte bo si droge.

ej, 40,000 lek ne muaj marrin, aq sa mesueset

normale te duket?

Me sa di Une, marrin me shume se nje mesues. Dhe sa per muhabet, e di ti sa zor eshte te jesh mesues e fillores, kimise, fizikes, matematikes etj etj. Mos te shkruaj shume profesione te tjera qe jane me te rrezikshme ose me te dobishme se te mjekeve.

 

Paga e ulet nuk te jep te drejten te besh korrupsion, nqs nuk te del rroga, nderro profession ose puno me shume, sic ben cdo njeri normal!

 

Ka shume femije doktorrash ketu dhe neper forume te tjera qe mbrojne doktorret korrupsioniste Shqiptare, me kete linjen qe the ti me lart "rroga e paket". Natyrisht, se po tallin postoqine neper Angli, Europe, USA and Canada me leket e popullit te varfer qe prinderit e tyre jua kan marr hallexhijve te semure, zakonisht atyre ne gjendje te rende.

smiley

ta bojme si Stalini qe ua hudhi fajin daktoravesmiley

Tani, kjo eshte pyetje per program partie me duket por keshtu shkurt dhe pa shume analiza (qe jane te nevojshme ne kete rast), mjeket (qe punojne ne sektorin shteteror se privati i rregullon vete punet), duhet te jene tek kategorite e mirepaguara ne krahasim me nepunesit civil apo rangjet akademike. Kjo eshte e nevojshme qe te mbahen mjeke cilesore dhe nga ana tjeter per 2 shkaqe te thjeshte:

1. Studimet ne mjekesi jane te kushtueshme dhe marrin shume kohe (pra investim qe kerkon rikthim ne norma me te larta).

2. Sektori privat mjekesor (duke patur dhe norma fitimi te larta) eshte gjithmone terheqes per mjeket me te mire ne fushe (dhe kjo eshte kudo).

Por, kjo gjithsesi nuk eshte me rendesishmja, sepse mjeket si kategori jane dhe nje kategori shume e gjere. Shumica e mjekeve rioshe (specializante) kudo paguhen ne nivele ordinere pasi kjo vazhdon te jete pjese e investimit te tyre (e njeta gje vlen dhe per te sapodiplomuarit qe mund te jene praktikante). Mjeket e pergjithshem nga ana tjeter duhet te kalojne pergjithesisht private pasi praktikat dhe financimi eshte shume standart dhe ata jane me se shumti gatekeepers per ne nivele me te larta. Per te tjerat lexo nje liber health economics baze dhe do te marresh pergjigjet e tjera (peshku nuk do t'i jape te gjitha llokum smiley 

Po e tha rebusja ore e tha. Mjeket mire i kane ato pqga qe kane (400 te vjetra?) sepse nuk jane futur per leke por per shpirtin human... (tek nje teme tjeter)
smiley
Pike. Gjithe debatet qe bejme ne jane te kota. E tha shume bukur ajo. Logjike e çelikte... kjo jotja esh' kot fare. Shume e nderlikuar... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).