Nga deklaratat e dy tre diteve te fundit duket se pozita e re e ka marre seriozisht rolin e saj qeverises e rilindes.

Aman sa seriozisht e kane dhe sa do zgjase ky seriozitet? A thua kur te kthehemi nga pushimet ne shtator do jene akoma kaq serioze smiley?

41 Komente

Shumë seriozë janë, nga 14 ministri në qeverinë Berisha, në shtator do të gjeni 19 ministri...mos e sosni Durimin...

 

Sondazhi/76 % e shqiptarëve i thonë “jo” shtimit të ministrive nga Rama

 

 

Shqiptarët kundërshtojnë në mënyrë masive tentativën e Edi Ramës për ta shndërruar qeverinë e re në një lukuni grabitqare, e cila do shtohet në numër, duke rritur barrën e taksave për sipërmarrësit dhe bizneset. 76 % e tyre e lexojnë shtimin e ministrive, si një përpjekje për të zgjidhur luftën civile që ka shpërthyer mes Ramës dhe aleatëve të tij, por duket se as 5 ministri shtesë s’do mjaftojnë për të kënaqur orekset e revanshit që lajmërojnë bolshevikët e brezit të dytë të Bllokut komunist   

Po ja mire e kane filluar. Rrogat ua ngriten buxhetoreve. Javen tjeter do tia ngrene edhe pensioniteve. Vendkalimin e TAP-it e miratuan ne KPRT, etj. Goxha serioze me duken.

keto jane vepra te Berishes.

Rama deklaroj se në shtator do ti anulloj gjithë vendimet e qeverisë Berisha, nuk do të ketë rritje rrogash e pensionesh, por shtesë ministrishë, ndoshta do të ndalohet dhe TAPI...etj,,,,

vazhdo me  diversin/prapagande Saliiste grup.. ajo mendesi dhe ai emer e mori tatepjeten ( ja dha populli dermen) 

Rama duhet te shprehet shume qarte : Anullim/Ndeshkim te c'do kontrate qe eshte dhe do neneshkruhet pas 23 Qershorit..

smiley po po... ja ta shenoj tek axhenda... sa kohe i japim. mjaftojne pes mandate?? smiley

Prap ne bunker ti?/smiley

Jane ambicioza,serioza dhe shume te ndjeshem. Perpara #rilindje!

Cen, njef Swed njerin n'Tirane qe per vetem 20 mije euro te ben market research per te te gjetur mallin me te mire qe te ben te pranosh humbjen smiley

P.S. Berisha sapo i futi nje 11% ngritje te rrogave duke u larguar. Tashi Rama i bie te ule rrogat kur te vije ne pushtet smiley

Te ishte Berisha burre i ngrinte me 30-40% smiley

po ato normal do kompensohen me vjedhje... smiley

mos u dhjasni ne konklluzje. ju harroni qe aty eshte LSI-ja. c'jon kto pytje, a e kan seriozisht?

Per 8 vjet Shqiperia ne EU (qe me Salen as per 80 vite s'kish per t'u fut naj her). 

smiley
un them se esh ose do ish e kunderta...

ka shum reputacion nderkombetar. ene minister i jashtem pranej u bo. tak - vizat periher,

jon te lidhme gjonat.

eshte me i miri qe keni! ka syfet, do kishte thon Pandi Raidhi. Mos u gaboni me olldashin. te dy cuna tirone jane, po lideri do edhe pak pamje. olldashi osht si ilac per gjume. kto i ke sagllom nga nji qe e shef punen nga perjasht dhe s'di c'bohet aty mrena.

Per 8 vjet Shqiperia ne EU

Amin!

ne fakt 8-10 vjet (kshu kapet mandati i trete).

pastaj marojn rruget. se kshu tha sala: rruget qe kemi nis do i marojme kur te vime prap ne pushtet.

a e shef o Jul sa te kopsitme jon punet?

Po pse, nuk do kete pune per te bere thua, pas mandatit te dyte. Po nuk do sistemohet Shqiperia te behet si nuse, per Evropen, ka pune puna se "Evrope ajo, i do te gjitha.. ". 

Ja Prof.Dr.Maksim Shuli e ka shume seriozisht Rilindjen. 

http://gazetadita.al/rilindja-dhe-nje-kujtese-per-qendrestaret/

filloni e merreni seriozisht, i keshilloj te gjithe. Better safe than sorry!  

Jul, dua te besoj! Por edhe e di qe dua. Ariu thoshte do behen shume goricat sivjet, se me hahen mua. Tani pytja eshte qe a behen vertet goricat? Behen qe c'ke me ate pune. Por dhe s'behen.

Kupton?

Emo nuk po me pelqen kjo luhatja jote, jo behen jo nuk behen! Mos valle duhet te lexojme kete luhatje si pakenaqesi ndaj bonusit? Mos valle mendon se te takonte me shume? Thuaji gjerat hapur dhe drejtperdrejte, nuk ke nevoje te besh te tilla zigzage!!!!

Tha Dash Shehi: e boj une ktu, tha, po du popll danez, jo kta qe jon aktualisht (danimarken zgjodhi - gjo e qut!).

Asnji luhajte, Asnji pakenaqsi me bonusin! 

Hej, amon mer se du me e gjet at kongen, pyt icik around, dy goca qe knojn nji rock te omel, nga kosova mos gaboj, se u bom me hije tani...

Gremza me duket se quhet grupi. 

Kurse kenga quhet "hapat"

Gocat jane nga Shkupi...shkupi qytet me vlera!!!

Je cun me vlera!

kaq!!!!....!

Po ate kongen qe shkon kshu "Cer pash m'rom mos e pafsha kurre,Jalla ,digjeshin gocat si furre" kush  e kujton  dot?

Po pse, nuk do kete pune per te bere thua, pas mandatit te dyte. Po nuk do sistemohet Shqiperia te behet si nuse, per Evropen, ka pune puna se "Evrope ajo, i do te gjitha.. ".

Ja Prof.Dr.Maksim Shuli e ka shume seriozisht Rilindjen.

http://gazetadita.al/rilindja-dhe-nje-kujtese-per-qendrestaret/

filloni e merreni seriozisht, i keshilloj te gjithe. Better safe than sorry!

 

 

PD dhe Berisha u konsumuan dhe u zhytën në shkelje ligjesh dhe krime për të cilat duhet të gjykohen.

O nemje, do te ishim tej mase te kenaqur, nese duke aplikuar mekanizmat e nje shteti demokratik, S.Berisha te gjykohej dhe denohej per "krimet" per te cilat akuzohet. Perndryshe pushoni. Kurse keta shulat, qe na ke sjelle, mund te te entuziazmojne vetem ty, sepse jane shume medioker.

Ceno, nuk e di kujt deklaratave i referohesh, se ndoshta ju aty e ndjeni ne ajer seriozitetin, por them se sapo kane fillu me bo gabimet e para. PR e kane bloze, rrjedhje informacion i pakonfirmum pa fund, jane akoma t'u vezhgu ekonomine aq sa thone plan emergjence kur nuk dine situaten.

vulen do ja vejne fare kur te shpallin qeveriun. me pas tahir/veliaj e co ne qeveri, vari hejbet.

Likja i ka fillu karshillik te forte te gjatit. Dje ky i fundit te presidenti, sot Likja qe me mjes. Pa permend ambasadore me kile e me the e te thashe. Pune m... kur futet gozhda - kush eshte i pare.

Ja, nje alternative per qafirat (mosbesuesit) e Rilindjes, eshte te presin t'i bien bolet dashit. 

Aman sa seriozisht e kane dhe sa do zgjase ky seriozitet? A thua kur te kthehemi nga pushimet ne shtator do jene akoma kaq serioze smiley?

Jo kjo nuk eshte serioze vertet!  Ju beni 60 dite pushime ne vit ?!!! smiley 

 

AAah, me pelchen, ma ka anda fort! smiley

Me pelchen kur kundroj nje konservativ, kur kundroj nje te djathte rrace, qe e mban skepticizmin karakteristik te te djathtit ndezur gjithe kohen. smiley

Ndaj cdo forme qeverie, dhe autoriteti!! smiley
 

 

Edhe me konfiskimet ne emer te popullit e kane seriozisht mqs jane edhe shumice kushtetuese.

Paratë e emigrantëve, si mund të përdoren më mirë

Ekonomia botërore mund të jetë duke kaluar një periudhë të vështirë, por ‘remitancat e huaja’ (dërgesat e parave nga jashtë) vazhdojnë të rriten. Në total, 250 milionë punëtorë emigrantë do të dërgojnë në shtëpi 500 miliardë dollarë këtë vit – një shifër më e lartë në krahasim me 410 miliardë dollarë në vitin 2012, sipas një raporti të ri nga ana e Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), një agjenci e Kombeve të Bashkuara. Më shumë se gjysma e kësaj shume përfundon në Azi, por shumë nga këto para grumbullohen e ruhet në vend që të përdoren efektivisht në ndihmë të reduktimit të varfërisë. Ndryshimi i një prirjeje të tillë ishte tema kryesore në Forumin Global për Dërgesat, organizuar së fundmi në Bangkok, një konferencë e organizuar nga IFAD dhe Banka Botërore, e cila u përqendrua tek Azia. Pjesëmarrësit ranë dakord se duke përdorur një pjesë të madhe të dërgesave në sistemin formal financiar do të mund të ndihmonte më shumë zhvillimin ekonomik sesa ndihma zyrtare dhe Investimet e Huaja Direkte të marra së bashku. Pjesa më e vështirë është të gjesh mënyrën për ta materializuar idenë. Emigrantët priren të jenë ‘kreditorë me rrezik të mirë’, por shumica e tyre nuk e kanë të mundur qasjen në shërbimet konvencionale financiare. Bankat i shmangin ata, sepse janë të pakënaqur me rreziqet e transferimit të cash-it, duke iu frikësuar ndëshkimeve për bashkëfajësinë e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Si rezultat, kursimet shpesh përfundojnë nën dyshek-sesa futen në skemat e mikrofinancës, për shembull. ‘Martesa midis dërgesave dhe mikrofinancës nuk ka ndodhur’, thotë Donald Terry, i Boston University School of Law. Një arsye për këtë duket të jetë se në zonat rurale (destinacioni i 40% të transfertave të emigrantëve) infrastruktura financiare dhe kultura nuk e ndihmojnë situatën. Megjithatë gjërat ende po përmirësohen, të paktën në rastin e tarifave të transferimit. Ato kanë qenë në rënie që nga viti 2009, kur grupi i vendeve të pasura G8 premtoi t’i zvogëlojë ato me pesë pikë përqindjeje në pesë vjet. Kjo masë e ndërmarrë ka siguruar më shumë se 30 miliardë dollarë në xhepat e emigrantëve, llogarit Massimo Cirasino, ekspert për sistemet e pagesave në Bankën Botërore. Çuditërisht, ...... 

MONITOR      (vazhdon) 

Paratë e emigrantëve, si mund të përdoren më mirë

.....  Çuditërisht, vështirë se dikush në konferencë përmendi se shumë emigrantë ka të ngjarë të mos pëlqejnë përdorimin e rrjeteve formale financiare, duke qenë se ata preferojnë ato informale. Në Bangkok emigrantët Burmese përdorin një sistem të quajtur ‘hundi’. Brokerat (ndërmjetësit) nuk i transferojnë paratë elektronikisht nga një bankë në tjetrën, por i kërkojnë një homologu të besuar në Mianmar të paguajë marrësit, shpesh në të njëjtën ditë (‘balanca’ zgjidhet më vonë, nganjëherë në ar ose gurë të çmuar). Kjo është shumë më e lirë dhe më e besueshme, thotë një bankier aziatik ‘Unë do të preferoja që kinezët apo indianët të zhvendosnin cash-in tim çdo ditë’.  

MONITOR

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).