Kryetari i Partisë Socialiste në cilësinë e kryeministrit të zgjedhur me votë në zgjedhjet e 23 Qershorit ka bërë sot një apel jo të zakontë në rrjetin social Facebook.  Rama u bën thirrje shqiptarëve që të ndihmojnë skuadrën e majtë në programin për rilindjen e vendit. 

APELI I PLOTE NGA EDI RAMA

"Zgjedhjet mbaruan me një fitore të gëzueshme spektakolare. Por së shpejti një qeveri e re do të duhet të përballet me realitetin aspak të gëzueshëm të Shqipërisë që kemi premtuar të rilindim. 

Unë do të drejtoj qeverinë, por as unë vetëm dhe as vetëm qeveria nuk përbëjmë gjithë skuadrën e re për Shqipërinë. As mund të bëjmë dot të vetëm punën e gjithë skuadrës që duhet të jetësojë reformat e thella të Kuvendit të ri të Shqipërisë. 

Skuadra që na duhet përbëhet si çdo skuadër e vërtetë nga shumë pjesë, të dukshme e të padukshme, që veprojnë në shumë nivele për të fituar sfidën. 

Fushatën tonë e bëri fantastike energjia e jashtëzakonshme e shumë njerëzve, të njohur e të panjohur. Drejtues, koordinatorë, anëtarë partie të çdo moshe, por edhe dhjetra mijëra vullnetarë e simpatizantë të Aleancës për Shqipërinë Europiane, brenda e jashtë vendit. Në territorin e vendit po edhe në rrjetet sociale. 

Prandaj sot ju drejtohem të gjithëve ju, çdo shqiptari të zot e të etur për ndryshim, për t’ju pyetur çfarë mendjeje keni për më tutje. Dhe atyre që dëshirojnë, u lutem të mendojnë çfarë roli mund të luajnë për këtë skuadër, si mund t’i përdorin aftësitë e tyre për të ndihmuar në realizimin e ndryshimit që i nevojitet vendit tonë. 

Qoftë atyre brenda qoftë atyre jashtë Shqipërisë, u them se unë dëshiroj fort që më të zotët të përfshihen në përpjekjen për përballimin me sukses të sfidës së jashtëzakonshme që ka përpara qeveria e re. 

Themeli i kësaj përballjeje historike me të shkuarën në pushtet që rrënoi Shqipërinë është rimëkëmbja e sistemit institucional të republikës sonë, me një vizion demokratizues, vullnet shtetndërtues dhe sjellje të re me administratën. 

Në kryeministri po edhe në çdo ministri e agjenci shtetërore, ne do të kemi nevojë për prurje të reja energjish dhe aftësish njerëzore të harmonizuara me eksperiencën e gjithkujt që në zyrat e shtetit gjendet sot për arsye të meritës, e jo thjesht për shkak të lidhjeve të gjakut, teserës apo korrupsionit me tribën në fuqi. 

Shumë struktura të vjetra do të zhbëhen dhe një sërë të rejash do të ngrihen, për të çuar përpara projektet e programet prioritare të qeverisë që të ecim më shpejt në rrugën e Rilindjes e të bashkimit të Shqipërisë me Familjen Europiane. 

Ja pse sot unë kërkoj ndihmën e kujtdo që mund të ndihmojë, që projekti i votuar nga 1 milionë shqiptarë në 23 qershor të kthehet në një histori suksesi shoqëror për gjithë shqiptarët. Verdikti i asaj vote dikton që asnjë njeri i zot në këtë vend, të mos mbetet pa një mundësi për ta tentuar shansin e vet të pjesëmarrjes në skuadrën e re për Shqipërinë. 

Kemi nënvizuar me forcë në fushatën tonë se konkurrenca dhe merita do të jenë vlerat që do të na udhëheqin për të çliruar energjitë, pasionet, idetë e vullnetet e ndrydhura të njerëzve në të tatëpjetën e rrënimit të këtij vendi. Dhe jemi votuar masivisht që të ecim më shpejt për t’i rilindur këto vlera të vdekura prej kohësh. 

Prandaj është e qartë besoj se shumë mund të provojnë, por jo kushdo mund ta marrë detyrën që synon. 

Ky është një apel për çdo shqiptar të mirë e të zot pa dallim dhe në asnjë mënyrë një premtim për punë në shtet për të gjithë. 

Shpresa ime është që përmes këtij apeli të marrim mbrapsht shprehjen e interesit të kujtdo që beson se ka aftësitë e duhura, për të mbuluar pozicione e zbatuar detyra në skuadrën e re për Shqipërinë. 

Shumëkush mund të mos e mbërrijë menjëherë synimin. Por duke bërë aplikimin e vet secili bëhet pjesë e përpjekjes fisnike për ndërtimin e skuadrës së re që do t’i japë vendit një drejtim të ri. Dhe duhet ta dini gjithashtu se kjo nismë e re, na mundëson nisjen e krijimit të një baze të dhënash për burimet njerëzore të këtij vendi. E cila do të kthehet hap pas hapi në një rezervuar online ku jo vetëm sektori publik po edhe ai privat, mund të kërkojnë vijimësisht njerëzit e duhur për nevoja pune të caktuara. 

Kjo bazë të dhënash do të bëhet e përdorshme nga qeveria qysh në shtator. Por përmes kësaj baze edhe çdo aplikant do të marrë vazhdimisht informacion, për konkurse që lidhen me formimin e vet apo për shumëçka tjetër që do të nevojitet t’ju mbajmë në kontakt. 

Më poshtë keni në dispozicion një formë aplikimi ku përveç të dhënave tuaja bazë dëshirohet edhe shprehja e interesit, me një letër motivimi të kërkesës për kontributin që mendoni se mund të jepni në realizimin e projektit fitues të 23 qershorit. 

Një fjalë e fundit… Unë dua të bëj gjithnjë më të mirën që asnjë shqiptar i mirë dhe i zot të mos ndjehet jashtë loje në këtë vend. Pavarësisht se si ka votuar."

449 Komente

Berisha vec nje sms deshte qe te te rregullonte pune, Meta s'do gje fare, mjafton ta kesh votuar, ky dashka gjithe CV-ne smiley

Kush do ja coje PD-CV-ne e Kaqit ketij te shofe ca reagimi mer, meqe ka thene coje cv-ne pavaresisht per ke ke votuar? lol

P.S. Pjer, te doli me ne fund risku per kreun e Burses smiley

O Xhib, po keto thirrjet e ketij jane qesharake fare! 

Po kujt do t'ja nisin CV-ne njerezit sot!? Partise se ketij, se ne qeveri eshte akoma Berisha deri ne Shtator, ok?

Shume bukur, a me thua (thoni) dot se cfare lidhje ka partia me shqyrtim C.V.-sh!?!?

Po kryeministri cfare lidhje ka me shqyrtim CV-sh, me perjashtim te atyre qe i kerkon ligji ti shqyrtoje!?

Po kur do heqim dore nga keto palacolleqe, kur do ta kemi edhe ne ate fat qe gjerat te fillojne te behen me konkurse, jo me shqyrtime CV-sh ne zyra partie!?!?

Kur ti vije koha, cdo dikaster, me procedura transparente, mund te cele konkurse per vendet vakante, me kritere te qarta e te afishuara.

Po jo keshtu! Keshtu eshte kulmi i abuzimit!  

 

Sa eshte rroga?

...ku adresa ? ...

ti nuk je nostalgjike, pse interesohesh kot smiley

....per mua do ishte sfide personale...
ska te bej me nostalgjikoromanticitetin...ka qe shkojne ke fear factor ka qe dun pune me leke ne shqiperi smiley 

Formati i cv-se europiane eshte ok?

Kur jetoja ne evrope, cv-ja me e mire ishte emri i lehte per tu mbajte mend dhe telefoni perhere i hapur.

"ej Teefe, gjet'te'e'mira, a je per pune neser se ka nevoje Sinjor Fabjoja per me ja ba dere ate penxheren qi e ka tek kuçina... 50€ per njiri e buken e benzinen na e pagun sinjor Fabjo... he si thu Teef? hajde djala, se po thrrasim edhe Lulin, at djalin pej Fierit qi rrin n'saronno..." - ky ishte Marku qi punote ne nji fabrike plastiket edhe merrte dit pushim gjoja i smur per me shku me ba ndoj euro ekstra ne ndertim. Zakonisht me thirrte mu, Lulin qi studjote te bikoka edhe nji djal pri fusharrzit qi ka kerku me mbete anonim. smiley

Ose...

"Ciao Stefano (se stefan i thon teefs taljant), non dimenticare di controllare il frigorifero. Ah, quasi dimenticavo, chiudi anche il magazzino e assicurati che Filippo metta l'allarme." Ky ishte Vitoja, pronari i ristorantit.

Nashti, pys veten, si e lypin cv evropiant e edrams?

U ba deti kos, o burra rrëmbeni lugët.......

Me siguri ke dash me thone

U be deti

kos,

O burra

rrembeni luget...

...

Kemi nënvizuar me forcë në fushatën tonë se konkurrenca dhe merita do të jenë vlerat që do të na udhëheqin për të çliruar energjitë, pasionet, idetë e vullnetet e ndrydhura të njerëzve në të tatëpjetën e rrënimit të këtij vendi. Dhe jemi votuar masivisht që të ecim më shpejt për t’i rilindur këto vlera të vdekura prej kohësh. 

Keto vlejne vetem per keta aplikantet? Po aty brenda partise vlenin keto? Koqo, Sadrija, Vilajet e te tjere si keta me ke konkuruan per postet e tyre?

Pastaj nje gje nuk kuptoj une, a kishte nje program dhe skuader te #rilindjes ky? C'eshte kjo pasiguri tani qe kerkonka njerez te tjere? smiley

Ne fakt kush e njef Ramen icik nuk eshte fare i surprizuar nga kjo. Ai robi pervecse ka nje lloj pasigurie totale e nderro mendjen cdo sekond (produkt i faktit qe nuk ka asnje ide te veten, dicka qe ta perkufizoj qenien e tij politike), mbi te gjitha eshte kapricoz, ose nihilist do thonin disa, edhe me njerezit perreth. Me pak fjale, i dalin nga qefi dhe njerezit shume shpejt e tani kerkon te tjere. 

 

Sa zgjatesh kot me "aresyetime". Thuaj troc nuk dua te dergoj CV_ne pasi nuk dua te kontriboj ne rilindjen e vendit tim. 

Kuazo, ketu e gjen pergjigjen per rilindjen ti sipas fjaleve te tua. 

eshte e vertete qe koalicionin me LSI-ne ishte nje termet i forte per mua, mbase edhe per shume te tjere, por qe efekti LSI te minimizohet ne maksimum duhet te krijohet nje administrate profesionishtesh dhe te pakoruptueshem. Sa e realizueshme eshte kjo ? Pikerisht kjo do te jete edhe sfida e suksesit apo e humbjes se Edit. Une per vehte jam i gatshem te kontriboje ne ato vende pune per te cilat kam eksperience dhe njohuri. Garantoj perkushtim ne detyre, krijimtari dhe mbi te gjitha vigjilence per te mos lejuar koleget te abuzojne me detyren. 

Pikerisht kjo do te jete edhe sfida e suksesit apo e humbjes se Edit. Une per vehte jam i gatshem te kontriboje ne ato vende pune per te cilat kam eksperience dhe njohuri. Garantoj perkushtim ne detyre, krijimtari dhe mbi te gjitha vigjilence per te mos lejuar koleget te abuzojne me detyren. 

smiley Bravo, edhe regjizoret e realizmit socialist nuk do e shkruanin dot me bukur se kaq. 

Tani sa per vigjilencen e perkushtimin, edhe nqs supozojme per nje sek se Rama eshte engjelli, ai celesat e kashtes ka ne dore. Po nuk morri Iliri pjesen e tij, ciao ciao dhe Meta kryeminister, Basha kryetar bashkie, edhe sikur ti te rrish zgjuar 24 ore duke bere vigjilentin ndaj lsi-steve. 

Cfare kupton me pjesen e tij?

.

Nuk e di vallaj, me Salen ishte 20%. Dhe ky 20% eshte perkthy diku te 7-10 milion euro te hedhura vetem ne fushate, minimumi. Imagjino vete sa jane fut ne xhepat e tij dhe klienteve te tij. 

Me Ramen, te pakten dy fishi i kesaj, ne mos me shume. Per me teper, besoj qe Cimi mund te na ilustroje me mire e me shume shembuj oreksin ne rritje te anetaresise se i njef icik me mire se une smiley Apo jo Cimo?

Te jetojme, punojme e luftojme si ne rrethim!

smiley

berber, je njish. Ta them sinqerisht

Une per vehte jam i gatshem te kontriboje ne ato vende pune per te cilat kam eksperience dhe njohuri

Je i madh, qafsha Liken! S'dike gje hic ti, dashke disa vende pune (shumes). Po he njehere, cfare jane keto vendet e punes per te cilat ke eksperience dhe njohuri? smiley

Tani po del jashte teme. Me mire me thuaj qe te te dergoj CV-ne se e kam edhe gati dhe sqarohesh njehere e mire. 

Endrit per zotin je i modh, nuk i kisha lexu ato komentet e 31 Marsit smiley, po keta i paskan rene me llape gjithe peshtymes qe kane hudh kunder LSIs.

Lexova dhe swed kishte deklaru vote per FRD po qe se PS bashkohej me LSI, shume laskare qekan, te pabythe fare.

o ca u ka bo i gjati ktyne, legena fare i ka bo. smiley

Une jam modest me bookmarksat, 4-5 citime famoze kam. 

Bredhi eshte me i keqi, me ate nuk guxoj kurre ta kruaj se kushedi ca me nxjerr smiley

megjithate ato deklaratat e 31 Marsit tregojne ca sklleverish levrijne ketu, komplet pa personalitet.

Te pakten Mullah Idrizi eshte konseguent eshte danoc tavoline, i rri llafit, po keta jane laskare si hunderret me shoke.

Une nuk e di ca thote Idrizi, po ti urime qe paske marre mundimin me e lexu smiley

mos me lexu Mullah Idrizin nuk quhet PPU

eshte i nolte, kur fillo me kaken me vija eshte i paperseritshem, e kap dallga dhe fillon percart per Derstila dhe Jozefpercka eshte kryeveper fare.

Mullah IDRIZ SUPERSTARsmileysmiley

ils sont très stupide smiley

nuk me surprizon fare.

ej po e nisem mos bohemi ne drejtora e ti vartesi jone smiley

Ishalla po bohem drejtor te morr vesh kush eshte berberi,xherxhi apo timi dhe do ti boj zbor, se nai cerr eshte qe nuk i kap kriteret per me shume se specialist ne administrate civile smiley

Thuaj troc nuk dua te dergoj CV_ne pasi nuk dua te kontriboj ne rilindjen e vendit tim.

Kjo ja vlen per thenja e javes! smiley

smiley

" thuaj troc nuk dua te dergoj CV -ne pasi nuk dua te kontriboj ne rilindjen e vendit tim "

smiley  po qe e ka pas seriozisht kozi kete smiley

Ke thene per nenen time tha, qe eshte shtrige qe ha burra... 

Shkonte dhelpra mbrapa dashit : ishalla i bien topet !

po nashti u ben te gjithe socialista pa,nuk ngeli asnje josocialist ne shqiperi-bised e ber pardje me nje socialist ne tiran

ps nuk ka pun per te gjithe

A paguhen sigurimet shoqerore?

"Më poshtë keni në dispozicion një formë aplikimi ku përveç të dhënave tuaja bazë dëshirohet edhe shprehja e interesit, me një letër motivimi të kërkesës për kontributin që mendoni se mund të jepni në realizimin e projektit fitues të 23 qershorit. "

Leri mer legen pordhet, por listo vendet e punes te zyrat e punes, e lejo cdo drejtor departamenti te beje punen e vet. Pffffff Mundesisht trego edhe CV-te e te gjith aplikanteve per cdo vend pune.

 A po flisje per shtet me standarte gjer dje? 

 Me CV-t nuk jane keq shqiptaret, te gjithe dalin me Juridik! me Diplome Universiteti, Kristal! Eksperience Rama exksperience! 

CV-ja eshte hapi i pare, i domosdoshem per te aplikuar. Por nga aplikimi deri ne pranim do te jete sprove e vertete. Sipas vendeve te punes do te kete konkurse apo intervista ku kandidatet do te kalojne ne nje site te holle ne menyre qe krundet te mos depertojne ne administraten  e re. Njekohesisht do te aplikohen edhe nje sere garancish te tjera (kryesisht me zhdemtim monetar) nese vertetohet qe ke genjyer apo abuzuar me vendin e punes.

Tip Spartakiade? Mire e keni menduar.

gunge e shkrikam ven drejtori une atehere smiley Zbor zbor kom per tju bo juve cerrave te katit trete.

Nuk do te kete drejtora por team leader, pra do te punohet ne grup dhe ne varesi te objektivit momental te punes do te caktohet dhe udheheqesi i grupit, i cili zevendesohet nga nje tjeter per nje objektiv tjeter. Ti je me konceptet e vjetra dhe qe ne intervisten e pare skualifikohesh pavaresisht se CV-ne mund ta kesh te shkelqyer. 

o qole ka administrate civile, dhe ka ligj per administrate civile. team leader kur te beje kompanine e vet private.

Ka status te nepunesit, ju keni pjerdhe fare po luni second life me duket.

CV me eksperience pune te Booz Allen mahhhh me duket e pamundur te skualifikohet

Ligjet i bojme vete dhe i miratojme vet. Perderisa keto qe thu ti me larte nuk kane ecur mire, do bojme te tjera. Pike!

me cado ligjesh une bohem, cerrave si puna jote do i boj zbor smiley  qe te mesoni se bota eshte me rrota smiley

Une zborin e kom pas shume qejf se me jepej rasti me tall b... me oficeret. 

HAHAHAHAHAHA!!!!

O Brado, shif mer shif si bohet propaganda e do mesosh. Prandaj humbet mer burre, ti me Leftin i binit nga Kina. Po jo o burre, duhet me pune me "team leader". O Berber, mos vdeksh kurre! 

Lere se do shohim gallate smiley

Dmth, ti thu qe drejtori i, e zeme, gjendjes civile te zvendsohet nga team leaders. Ide interesante. Me pelqen!

Ki parasysh qe 1 drejtor. Tani 10 drejtora. Pra ja dhe formula per te gjetur 250 mije vende pune!

kish te drejte gjyshi Kavos, per zotin!!!!!

Cfare tha gjyshi?

Gjyshi i kavos ka pas thane qi ditunija te jete sagllam, duhet te jepet e te merret nen hijen e ahut dhe jo ne banjot e shkolles (po nuk qe ahu, dhe dushku kryen pune). 

smiley ...jeni te gjithe mizogjin te mcefet smiley

e pse na ofendo, ku u mcefem? smiley 

Gjendja civile meqe e more si shembull nuk ka nevoje per drejtor fare. Aty do tejete nje nepunes/e dhe cdo gje tjeter elektronike. 

Teper interesante dhe kjo ide. Sugjeroj qe ato zyrat qe do te rrine bosh te pajisen me tavolina pinpongu dhe lojera te tjera ne menyre qe qytetaret mos te merziten gjate pritjes disa minuteshe per dokumentin dixhital qe do kalohet ne cloud dhe do jete e aksesueshme nga cdo kend te cdo vendi qe mund te jete duke qendru qytetari me veglen e tij dixhitale. 

Perfytyroj kontrolloret dhe me qeshet me te madhe fare.

Fin, nashti mendo Endi Fugen. He, s'po te qeshet mo?

Ti ku i di tere keto detaje?

Une nuk di asgje gjembo. POr duke ditur qe PPU-ja lexohet shume, thjesht perpiqem te kontriboje me idete e mia. Kete gje kam bere gjithe keto vite si anetar i regullt i ketij blogu.

Po kete nga e nxorre pra, e shpike per momentin?

[AL]  kuazimondo - 8 Korrik 2013 - 22:49 Permalink

përgjigju

Nuk do te kete drejtora por team leader, pra do te punohet ne grup dhe ne varesi te objektivit momental te punes do te caktohet dhe udheheqesi i grupit, i cili zevendesohet nga nje tjeter per nje objektiv tjeter. Ti je me konceptet e vjetra dhe qe ne intervisten e pare skualifikohesh pavaresisht se CV-ne mund ta kesh te shkelqyer. 

Te thashe qe une jam novator dhe thjeshte po jap mendimin tim sesi mund te eleminohen deri diku drejtoret sipas konceptit te atij bukuroshit. 

smiley drejtor Endrito drejtor, tu mesojme pak ketyre buzequmeshtve ca dmth burokraci ahhhaaaaa

me lot me lot, store do kete

Ajo do te varet nga niveli i manaxhereve! Duhet te forcohet sitemi vertikal! smiley

Laji komet Ilir Metes se te ishte per ty , tani do ishe duke i rene Penelit.

Per gallate po i them motres qe mes te tjerash ka maru master ne Columbia University tia nis cv iher, te shohim ca do thote. nderkohe konfirmoj se nisja e cv-se se saj  ne kohen pd iste nuk pati as nje pergjigje kortezie lene mo !!

Ne fillim ja ka dergu Berishes, Berisha s'ja vari. Tashi ka per t'ja dergu Rames. Por puna o se nashti Rama zere se e di se ajo goca me master nga columbia i osht lut Birishs perpara. Nashti, ça o Rama, kompani riciklimi? 

Sa goca qe kane bo master ne columbia mendon se do i cojne cv Rames? Ua ndale shpresat, ua preve te ardhmen m'fyt gocave me master ncolumbia! 

Ore nuk e ka ne menje me ardh ne Shqypni motra ime po jam thjesht kurioze te shoh si do shkoje aplikimi smiley  P.S Nuk eshte vetem Master ne Columbia Univ, por ( me falni per mungesen e modestise) ka mbaru universitetin ne US me Magna Cum Laude smiley ah po franklin fellow DLR ka bo dy drafte te speech te Hillary Clinton vjet smiley

A ka perspektive karriere?

Thuaj troc nuk dua te dergoj CV_ne pasi nuk dua te kontriboj ne rilindjen e vendit tim. 

O Berber, po shteti supozohet te kete institucione dhe departamente qe merren me keto pune mer, apo #Rilindje me yqma qehajai:

- Po do pune dergoja rezymene Edi Rames tek faqja e Partise Socialiste se i duhen te mbledhe ca adresa emaili ne databazen e vet per fushate. 

Me keq se Berisha qe thoshte me dergoni sms per korrupsionin se do ja u zgjidh une hallet. 

P.S. Admin, pse s'e ke vene ne krye te artikullin foton qe ka vene rama tek postimi ne FB mer? smiley

Xhib, te dhjefsha rilindjen, po keto kerkokan njerez me arsim te larte mer. 

O Berber, po shteti supozohet te kete institucione dhe departamente qe merren me keto pune mer, apo #Rilindje me yqma qehajai:

Po nuk kemi shtet mer xhib. Pikerisht kete duam te krijojme. Pushtuesi iku dhe vendi eshte i djegur. Duhet ta rindertojme. Dhe per kete duhet te kontribojme te gjithe sipas mundesive dhe aftesive. Po ti e ke mendjen tek kutite dhe ngjalat.

Me nje llaf ato 19-20 ministrite qe do hape Rama do jene sa per te ferguar qoftet e Pjerit dhe Bradit se punet do i beje te gjitha Rama, ndaj cv-te i duhen derguar Rames personalisht ke faqja e Partise?

#Ngjalindje = #Ramshtet 

Po adresat e emailit per ca i duhen ke faqja e PS-se o Berber, perderisa CV-ja ka informacionin e kontaktit brenda, apo qi ti dergoje popullit cdo darke para se te flene nga nje pjese te asaj perralles ku e lyen berberi briskun me boje lejla para se te futet tek klubi prestigjoz i #Leshprerindjes?

P.S. Mos me thuaj qi e ka zene frika nga premtimet per pune te Metes...paskan filluar qe tani ngjaldiversionet brendakoalicioniste? lol

Po adresat e emailit per ca i duhen ke faqja e PS-se

#rispam

spam ne shqip eshte konserve

Nga nje #ngjalkonserve te personalizuar nga vete kryetari, tip: 

I dashur Berber, jemi duke e ndjekur punen tende kemba-kembes ne nje drejtim te paditur. Qe do ta zeme do ta zeme, po pse te na mundoje thuaj...

mos u tall mer burre se u nrefen kto.....kush ta qisi CVn i pari. 

O kuazo po ti ca ke qe hidhesh perpjete mor plak?

Mos je gje shefi hejxharit a si?

Po ti pse merzitesh qe une hidhem perpjete? Cfare eshte "shefi hejxharit"?

hahahahahahaha po me kenoq fytyr bytha (fahrija tek nws 24)!!

Nuk merzitem mor plak, por nqs. ke ate rol qe po te them une, du te me rregullosh ndonje pune.

Hejxhari eshte ai pra, ai ari qe e ka shpin te dollari. smiley

Ke fillu me pa pjeset intime te trupit ne televizor tani? smiley

boll bone zhurem! Une dogja ne karten e funit te mikut me te gjet i ven pune ke urbanistika...

Jo me se Gjergji s'ka gje ne dore. Duhet me synu tek Kuazi. Kuazi eshte "our man".

Dhe une e kam nje ide per ju te gjithe sesa vleni , ku mund te kontribuoni me mire dhe cfare anesh te dobta keni. Pra si te thuash jam nje Pierre i dyte.

Je i prere per shef hejxhari pra. E kam thene une.

HR eshte Human Resource kuazo, departamenti neper ndermarrje qe merret me burimet njerezore.

Aman me gjej nje pune te mire se do te ta shperblej me nje nga ato vererat e vjetra te Pierit. smiley

berber, i terheq te gjitha perplasjet qe mund te kemi patur bashke ne te kaluaren pre-rilindo-ngjaliste! Te lutem hidhe nje fjale te mire edhe per mua.

P.S. Pres me padurim te lexoj shkrimet e tua si te Pjerit!

Une nuk kam patur ndonje perplasje me ty. Dergo CV-ne dhe thuaj se cfare din te besh me mire. Por besoj se ne zyren e arshives edhe mund te te sistemoj. 

Flm!

o lale do i boke ndere, te arshiva ka leke me thase, se protokollohen letrat.

Kur te doje nanjoni te menjanoje protokollin tak kafen gjembit dhe u kry smiley

Pra si te thuash jam nje Pierre i dyte.

Nona je, per zotin! Po fshije kete se ti nuk ke shkrujt akoma Vizone te Qarta smiley

Nuk tha Pier o injoranta. Tha Pi Erre (Public Relations).

Puh, sa s'merrni vesh!

hejxhar, Pi Erre, shume modernizem olso, po na del nga hundet vallaj 

Duhet te vi Azbiu te na fusi ne vaskat me uje te ftohte qe te qetesohemi 

ncu, tha Pierr Bezuhovi.

E pse ta shkruj qe te mos ta lexoje njeri? 

smiley

nuk e kisha pa smiley

 

Po sikur ka nje program te ngjashem ka kaq vite. Apo do i veme emer te ri per #rilindje? smiley

Ishte i vjeter ai, nuk ben me. Tani do i bejme nje ndryshim strukturor e te thelle, duke ruajtur programin po duke ja lyer kopertinen me ngjyre te purpurt. 

Btw, keshilloj "Cunat e Matrixit" te vijne e te heqin kuazin se po ua prish tere propaganden pozitive qe kane bere keto muaj. Keshtu si e ka nis ky, do u marrin bonuset mbrapsh per mosruajtje te unitetit propagandistik te PPU smiley

Paska nderprere Lejen Endrit me nje  - me nje ,po e ka nje ...Y ne fund ! Pse keshtu ? Une nuk lexova ta kene permend me emer aman Kthehu o burre !

E kam nderpre qe ne mengjes per Alma Lamen xake, per ate ja vle me e nderpre lejen smiley 

Pse nuk je me leje gjithe vjetore ti Endrito?

Me perpara lodhesha shume per te nxjerre buken e gojes.

Po mbas 23 qershorit u anetaresova ne LSI, dhe tani marr leje kur te dua pa e vrare shume koken. 

I paske zgjidhur hallet dmth.

Nuse/te dashur te gjen ajo LSI-ja, se jane disa ketej qe e kane hall. smiley

Per aq kohe sa respekton primae noctis cdo gje ne rregull eshte smiley

Kush ka hall mer, kush? Lolll

Ke dhe Patekun aty tek LSI -ja Endrito smiley

Pse kush kujto se me futi smiley

cv-ja cfare eshte?  

mor aman!    muc nanua e ka hedhur ne treg per te treguar qe jemi jevgjopian! 

ja ,edhe gjuhen si ju pepinot e kemi o parla di tesmiley

cv-ja juaj eshte ekselente megjithese rekordet e saj duken te kontaminuara dhe aspak ne sinergji me deontologjine pragmatiste

kuazin do ta bejme agjitator

Ne fakt i takon , e ka fitu me djerse ate vend , po quhet vend pune agjitator ?

Fini ti sille njehere CV-ne , por ke nje difekt: je pak kryenece. Nese arrin ta evitosh je e mirepritur.

smiley

(nuk dua te mendoj qe kjo ftese ka te beje me ate fjaline e fundit qe tha olsi me poshte)

Puuu sa nderhyrje inteligjente qe ben ti Gjemb. 

Gjithmone nen shembullin tuaj KAVIR.

O Gjemb, bli syze se nuk e ke pare mire shembullin.

E nxorri Leftin ne pension. Jep rendiment sa per Leftin dhe Leftyn te marre se bashku.

Po ju them vetem nje gje te gjithe juve inatcoreve: Kuazi eshte vizionar! E kam pas nuhat edhe me perpara kete karakteristike te tij, por qe pas kesaj teme, jam 100% i bindur!

Vizionar, i ndershem, punetor. Ndoshta ka raste qe duket pakez naiv, por e rendesishme eshte qe ai nuk resht se enderruari.

Dhe te mos harrojme qe i pelqen edhe seksi.

Dhe te mos harrojme qe i pelqen edhe seksi.

PO kete te fundit pse e leshove? Do te me vesh ne konkurence me xhibin?

sa shpejt u bone serioz mor burre smiley

Po jo mor kuaz, as me shkon ne mendje.

Thjesht doja te theksoja qe i ke te gjitha karakteristikat (360 grade) per te qene nje team-leader i shkelqyer.

po pse merzitesh o kuazi.seksolog, pse keq eshte?  .ama vetem per teori eshte fjala ,se mos te shkon mendja si ne komunizem , lidhja e teorise me praktiken smiley

Po perpiqesh te rregullosh imazhin edhe ti tani.

S'e kam idene per cfare flet. Une kam qene gjithmone mik i kuazit dhe mbeshtetes i rilindjes njekohesisht.

Shif se mos me ngaterron me ndonje tjeter.

Ca ka per te qesh?!

Mos me bej mua si cun i bukur se i them kuazit te mos te ta shofi fare cv-ne. More vesh apo jo?

Kozin e kom shok vete une , pyete si kom trajtu kur ishte ne opozite , si mbret , kozi shokun tat sdo e heqesh nga puna pao jo smiley

Harram vota e socialistave po te mbajti Kuazi ne pune ty berishist. Ti nuk ke lene diversion pa bere kunder Rames.

Bradi berishist?!

S'me kujtohet.

Pse mer, kujto se vetem Bredhi juaj di te germoje neper arkiva? Kemi ca specialista ne jugoret qe te nxjerrim ca ke bere ne bark te nenes. 

 

Ca paskeni qen ju maloket e jugut mo vlla.

Mos je gje me origjine nga Kurveleshi ti?

Nga Kurveleshi i Siperm. Se e quaj per ulje piace te barazohem me Kurveleshin e Poshtem.

Obobo, mos je gje bashkepatrioti i ministrit te brendshem te dizenjuar mo?

Br3dhi, shoku Kavir, nuk eshte vetem i yni por eshte dhe juaji, i te gjitheve ne

po ca kom thone mo kavo , qe eshte pederast ? ashtu eshte edhe pa thene une ai smiley

bradi esht mjeshter i levizjes kansas city. pranej s'osht berishist

Une mendoj qe bradi duhet me qendru ne opozite, ne menyre qe kjo e fundit te ringrihet nga e para dhe te jete  e denje per te kerkuar ardhjen ne pushtet mbas 12 vitesh. Por nese ai kembengul per te marre pjese ne rilindjen e vendit si force aktive eshte i mirepritur. Per CV nuk ka nevoje se ja ka bere biografine Pierre.

per te marre pjese ne rilindjen e vendit ? kemi dergu Patekun tek LSI - ja pra mo , pak te duket ?

Pateku punon ne SHIK dhe do te vazhdoje te punoje edhe per disa kohe, pasi ndrimi i kryetarit te SHIK-ut kerkon nje kohe me te gjate.

Per mua do ishte nje gabim i madh nqs. do te hiqnit Patekun nga SHIK-u. Me duket nje kuader i zoti.

Pune tjeter pastaj se kush i jepte direktivat. Por ai ama punen e bente shume mire.

Kuazo, vecse duhet te keni kujdes te mbani ne kontroll linjen esktremiste te perfaqesuar nga Ruci dhe Kaviri. Kujdes se keta jane te vijes se eger.

Ruci osht ne parlament, pra thjesht do te organizoj miratimin e legjeve qe do ja propozojme ne te ekzekutivit. Ket Kavirin nuk e njof, por nese eshte ne parlament nuk na demton ne programin tone gjithperfshsires  per rilindjen e vendit.

Per CV nuk ka nevoje se ja ka bere biografine Pierre.

cfare biografie nga Pjerre mer.Kuazi mos u mundo kot.Makina e Brad njifet ne gjith tironen.Pale kur bente demonstrim force ne grevene urise.ata tu ngordh per buke, ky me sufllaqe ne njeren dore ene doren tjeter dy gishtat nolt. smiley

smiley

Kete e kam pa edhe une, po s'e kishte me te keq. Rastesi qe aty afer ishte nje fastfood dhe ky po i kerkonte "edhe dy te tjera shefo!" smiley

posi , posii. po ne makinen e Mesilas cfare donte? pergjigju Brad smiley

Po jo mo Spiro ca faji kisha une , i thashe grevisteve , bohet gjo per noj cope pice ? jo me thane i kena me numer , ca te boja une , te vdisja per buke ?

smiley edhe ti per pica atje shkove. e mbulonte kuzi ate sektor smiley

Po ai qe i dergonte Picat me tha qe i kishin qare , i kishin bo per miq smiley

do kete oferta qe nuk mund te refuzohen. Qeshni deri ne shtator!

Nuk u beka dot profet, njeriu ne vendin e vet, tha.

Po pse nuk e kundershtoni me fakte ju, po talleni? Sepse nuk keni fakte.

Po te le kuazi ta kundershtosh me fakte! smiley

Po sikur tu vije nje CV me nje rresht

Une u qaj Nonen atyre te katit te trete , te me thone Baba ....dmth nga ata te shtetit te Babasqapit e pranoni smiley

Leni mer llapaqene te filloj Punen, i gjetet ycklat ke presjet dhjetore Ju .. Do ti thoja Rames te shmangej VETE nga keto sepse akoma jane Jehonat e te Fandaksurve te Sqaperise "sa mir me ken ne Skypnie " .Jane gjalle qaramanet e sqapit te Kopese ...ktheniu JU burra ,Krheniu Ju gra ...dhe vuuuuu Derstilat e Mullijte me thashethemexhij e telendare !

Me mire cdo deklarate eshte ta jape Ai qe keni menduar te mbuloje Fushen ne kete rast Resurset Njerzore .

Gjithashtu kerkoni njerez me PROJEKTE .Modelin e keni Av e Popullit . Ketyre thirrjeve ne fakt me nuanca por prape brenda stilit Urra - Patriote u ka ike Koha .

Xhibolja psh nje nga peneartet e PPU , nuk kthehet aty per qomet se e di qe nuk e vejne ne asnje vend Pune pervecse Drejtor Derstile .Kur derstilen e ka ,anetaresia i shtohet , Pagesat i ka me te Larta ketej . Perse te vije ? Apo per primae noctis ...smileysmileysmileye mos vdeksh kurre o Endrit me nje ....Y ne fund se bere si bere e zbute mungesen e LefGOPESE me tre mastera fituar po DY ngarkuar se nje i ra me zgjedhjet smiley

Apeli eshte i sinqerte po prap koqe apel eshte qe ne thelb vazhdon ta konsideroje administraten si lopa shteterore. Ne administrate punojne dembelet, hajdutet e pabuksat. Ti Edo disiplino shtetin me berbernat e gjergjat qe ke verdalle dhe te zotet vine vete - si sipermarres private.

Brad, me bane me fiksime per sy te ballit!!!

pse mo .

Eh me Brad... smiley

me mire po e fshij komentin se doli ky poshte meje qe e ka menjen ke picat smiley

Ne i shtese kom une ..dhe e lej me kaq .Bradi qe premtoi se do i mbaronte Pushimet ne fund te Korrikut ,mund ti kishte nderprere ne 22 korrik po jo me pare . Me kete tregoi se eshte i lekundur si Endrit me nje ...Y ne fund , qe premtoi se do ikte dy muj meleje dhe nuk e mbajti llafne . Te dy karieriste smiley

Gjithashtu po lexoj se kerkon te imponohet tek Kuazi qe i thote edhe Berber , te  mos ta "rruje " nga puna . Safi trafik influence sic e bente kur ishte me PD-hin .

Me kete rast perseris Lutjen per Mbajtjen ne Pune te LefGOPESE qe ka treguar karakter dhe eshte sjellur si Burrneshe ,megjithse Humbi nje Master . Nje vemendje Ju lutem edhe per Zanen qe i ndenji Besnike Jozefperckes dhe eshte murros .

Keta qe vijne dhe qajne pa Oi OI per pune ,ndryshe nga  Qarja me  Oi OI dhe ckulje leshrash per ikjen e Babasqapit i propozoj berberit si anetar i PPU ......Ti Rruje nje ore e me pare smiley

zake ke te drejte , u ktheva pak para kohe se mu helmua nje nga Qente , te Honen nisem prape , por ti mos u merzit se mu nga puna do me heqin smiley

Une po te isha do te mbaja !!!!! Te shkume qenit po e sherove dhe me behet qejfi qe ke zgjedh ti besh Pushimet pa lexu Xhibolen ne Internet smiley...te pakten dy jave

Filloi ky me kto (insert male genitalia)-lliqet ala pa i hyp mushkes?

ka per te gjithe. puna esht te mos krijohet panik i panevojshem.

me shpejt mbaron puna kur respektohet radha se sa kur dynden te gjithe ne nje kohe.

durim: radha juaj do vije. ti je shume i rendesishem per ne.

Pune ka per te tere. Per ata qe kane koke dhe per ata qe kane krahe. Shkoni regjistrohuni ne zyrat e Rilindjes.

po ku eshte ajo e flamosur zure e shoqates?

Ketu e ke perfaqesuesin e firmes. Ai i rregjistron ëmrat.

mama son' tanto felice...

Emo drejtora e drejtori per te tere!!

Leje Ameriken e hajde fillo Team Leader per Ringjalljen

Ne teme gallate. Eshte njona ketu ne pallat qe po kendon tani Someone like you te Adeles, por eshte aq e stonume. Sikur te mos mjaftonte CV-ja e #rilindjes dhe Kuazi yne mitik, m'u shtu dhe kjo kengetarja e improvizume! smiley

Me pak fjale, erdhi vera.

Ne fakt ka nje precedent historik kjo nisme. Ismail Qemali para se te zbriste ne bregun e Vlores nga Evropa kishte mbledhur (me telegrame) te dhenat e nje sere patrioteve qe ishin gati ta benin vatanin.

Ndersa kjo njihet boterisht, pak veta e dine qe administratori i kesaj nisme ishte nje berber, i cili ne 29 nentor 1912 ka rruajtur 29 mjekra falas, i bindur qe nje grup pune pa lesh ne faqe do ishte ogur i mire.

Dhe thuj qe nuk me del Llafi per ty Xhib ..Lesh perjashta , lesh perbrenda , kokezbuluara futet brenda ...Gjeje ! smiley Dmth dicka e mbuluar nga Leshi , biles ka edhe nga te turrave me lesh te Ismail Qemalit ,ka edhe lesh pellazgjik !

Xhibo, si shpjegohet qe ky xhaja, nje ne dy te ka ty ne goje?

Mbase ka qejf ta mbaj xhibin ne goje 

Duket pakez "e piste" e shprehur keshtu.

cfar ha goja tregon boja

o Olso, smiley Po pse e krrun me Idrizin mer, apo qe pastaj te thush, "kush ma perkthen, nuk e kuptoj" smiley

I ashper, por i drejte Idrizi. smiley 

Thuj Gur ....

tani po e lexoj ket deklaraten dhe po m'le pershtypje te mire. T'pakten emeton frymzim (nuk po m'vjen fjale tjeter ne mend - ku je zoto!?). Ka nji doze naiviteti mren sepse ne vend nuk mungojne njerzit e afte dhe  sepse cv e nji qe vjen nga jashte nuk ka detyrimisht me shume vlera po nga ana tjeter nuk mohon dot qellimin e mire te nismes. Se ne nji menyre, i le t'kuptoje Metes se ka nji ide tjeter per administraten. Sinqerisht shpresoj qe te kete njerez qe ta degjojne seriozisht

 

* vec nqse e ka per konsum te pergjitshem duke dit se kjo nuk ka per t'gjet shume kandidatura potenciale po kjo eshte me e paragjyku kshuqe mos e lexo ket shenimin!

Nje llafazaneri e tmerrshme dhe paragjykim njerezish qe mobilizohen te vrasin kohen e tyre.Asnje mendim, asnje ide prej njerezish qe edhe ne mos e duan vendin e tyre, nuk kane arresye pse ta urrejne ate.Eshte bere nje ftese, nje thirrje, ofrohet nje mundesi qe seicili bir a bije e etij vendi, qe e vlereson vetvehten te afte jo ...per llafe e gerr- merre, por qe te jete nje oficer publik, dhe te mund te sherbeje krejt ndryshe nga sa i kane pare syte gjer sot.Te habisin kur flasin si te ishin ftuar nga guverrnatori i Zanzibarit, paraqende, me nihilizem absolut, me percmim! Kush eshte i afte le te hidhet te provoje vehten duke ja u provuar edhe te tjereve se ai eshte nje i tille.Se atje, ne perendim ai coc ka mesuar, ose te rrije atje ku ka per te ngrene dhe kohe te bollshme .....per gerrverre! Shqiperia do te behet ..." mu per inatin edhe te ketyre.... llafazaneve..."

tani kur e nisni me moralizma, i beni naften muhabetit. Ai qe ka ndertu jeten, punon per te ardhmen e fmijve dhe t'familjes as nuk do me ja dit. Nji i ri ka me shume shanse me u ngacmu nga ideja. Nga ana tjeter, kam pershtypjen se kerkohet me shume pervoja sesa mosha. Kjo thirrje pastaj nuk eshte se eshte ide e re; t'njejten gje e kane bere dhe Rama dhe Berisha. Mgjte eshte per t'u pershendet. Kush ka per t'ardh, ka per t'ardh...Arti m'vjen i pari n'mend. Ka me ca t'krenohet pastaj. TAP-in e coi n'Shqipri 

Kete thirrje e ka bere edhe Tos Nano dikur.Mbaj mend ishte nje program i OKB quhej Brain gain.te diplomuarit jashte qe pranonin te vinin te punonin per qeverine shqiptare iu kompesohej rroga.Administrata sot nuk jane edhe aq te papare .jane derdhur qindra milione dollare ne kurse specializimesh brenda e jashte shtetit.sa efektive kane qene e nese kane nxene ndonje gje nga keto kurse eshte muhabet tjeter.

Programi i OKB nuk ishte alba, programi eshte ende dhe sot. Biles Sala ate tipin qe e drejton e mbajti akoma dhe me prane se Tosi, dhe ka zyre te kryeministria. 

Akoma me shume, u krijua nje organizate ASAN (Albanian Students Abroad Network) qe drejtohej nga ..... Gerti Bogdani, dhe qe u perpiqnin te thithnin sa me shume studenta te huaj per stazhe dhe punesime ne administrate. Paten dhe ca suksese, pra sollen nje numer studentesh qe une do i konsideroja te hajrit. U fuqizua dhe nje agjensi per thithjen e investimeve te huaj qe quhet AIDA ku u punesuan shume nga keta te rinjte. 

Deshira e te gjithe autokrateve eshte te kene njerez te specializuar, qe punojne per ata ndersa autokrati merr tere vleresimin politik. E keqja e madhe eshte qe, sic eshte permendur me disa ilustrime te ndryshme, bota nuk funksionon keshtu. Biles edhe po te bente Rama vete te pamunduren qe te funksiononte keshtu, ka nje problem te vogel qe quhet LSI dhe qe nuk e pyet shume se ca do ai. 

 

Biles edhe po te bente Rama vete te pamunduren qe te funksiononte keshtu, ka nje problem te vogel qe quhet LSI dhe qe nuk e pyet shume se ca do ai. 

Tani ti Endrity ne nje koment tjeter the qe je antaresu me LSI, pra pse duhet te beheni problem, dhe pse  te mos bashkepunoni qe Rama te arrij te beje te pamunduren? Jeni koalicioni fitues pra.

Ne ecin me shpejt Tafe, nuk e mban dot administrata hapin tone smiley

Në të gjithë territorin do të hapen zyra, për të asistuar punonjësit e administratës që do të hiqen në mënyrë jo ligjore nga puna”

Zoti Basha ka bërë të ditur se një nga iniciativat e para të PD nën drejtimin e tij, do të jetë hapja e zyrave të posaçme në të gjithë territorin e vendit, për të evidentuar dhe mbrojtur çdo punonjës të administratës i cili do të përballet me largimin abuziv të paralajmëruar nga puna, nga mazhoranca e re e votës së deformuar

 

 

Ou! Qe ne pike te sabahut..e gjete qe qenka moralizim? Jo mik jo! E ke gabim.Eshte reagim i nje njeriu qe e njeh kete fare admi istrate e gjitha nje mizerabilitet, nje bande kusaresh ku nuk vjen era shtet.Hiq dollap e vur dollap vetem per ta vjedhur, per te xhvatur mjerimin e pensionisteve, ku vetem nje firme e familjes ka xhvatur 15 milione euro, gjoja e krijuar per te menaxhuar borxhin ndaj CEZ.Dhe mbifaturohej harxhimi i energjise nga ..ata qe e paguanin rregullisht ate.Mora vetem nje rast te bere publik keto dite.Por sa e sa te tilla ka.Ty te ra era moralizim!Rrini ore urte, me qe doni te rrini larg dhe ne rehatine e krijuar.Nuk ju detyron askush, por dhe sehirxhinj edhe kritizere sikur nuk para vete.Mesoni ore si beri Ben Gurion me cifutet e shperndare?Merrni pake nga shembulli i patriptizmit te tyre.Dhe si e bene ata shtetin..Pastaj na moralizoni sipas midese tuaj

Per nje njeri me pune profesionale jashte shtetit te kthehet ne shqiperi eshte pakez rrezik nga ana e karieres (se nuk i dihet si do shkojne punet) si dhe frenim nga ana e zhvillimit ne fushen tende pasi niveli i sofistikimit ne shqiperi eshte shume here me i dobet se jashte. Kjo sidomos kur vete ne administrate e jo ne fushe private (si ketu e atje). Por kaq nuk eshte problemi i vetem. Per aq kohe sa me i lidhuri e me i madhi ne Shqiperi ka automatikisht me shume te drejte se me i vogli dhe i palidhuri atehere eshte pothuajse vetevrasje. C'do beje i huaji kur drejtori te filloj te vjedhi $700,000 se eshte i lidhur me Ramen apo Meten? Cfare track record kane treguar lideret e sotem qe do respektojne te voglin ne raste te tilla kur deri tani cdo gje nga listat tek diskutimet jane bere mbrapa portave te mbyllura, dhe kur njerezit jane hedhur jashte partije per kundershtime?? Kur mungon per shembull komplet procedura e mbizoteron sjellja egoiste e kapricioze ne vendimet e te medhenjve?

Nga ana tjeter ne rast se nuk te shkojne mire punet kendeja, dhe kjo eshte bote e paparishikueshme, dhe njerez nga Harvardi mund te mbeten pa pune, atehere sure why not.... Por une jame gati te ve bast qe nga ata qe do kthehen, 80% do vjedhin kur te kene mundesine, sepse njeriu vjedhe si ne Danimarke, si ne Amerike kur vjedhja nuk ndeshkohet. Eshte sistemi dhe jo kultura. Pyesni Blagojevicin po nuk besoni qe shiti vendin e Obames per $1,000,000, ose akoma me mire, pyesni per njerez te jashtem nga vende Evropiane sesi sillen kur puna i sjelle ne shqiperi e ka mundesine te marrin ndonje para pa u kuptuar... (a nuk akuzonte peshku per korrupsion e vjedhje nga te huajte ne Kosove te fondeve per vendin?)

Por une jame gati te ve bast qe nga ata qe do kthehen, 80% do vjedhin kur te kene mundesine, sepse njeriu vjedhe si ne Danimarke, si ne Amerike kur vjedhja nuk ndeshkohet. Eshte sistemi dhe jo kultura.

Aman mos na e hap kete debatin e kultures v. sistemit, se na iku prap tere muaji duke u marr me kete. 

Terhiqem... terhiqem....

sa qejf e keni ket te hallakatmen ne 4 tema njeherazi se me ket stil jeni t'sigurt qe i mbyllni gojen tjetrit me "fakte". Ajo firma e mbledhjes se borxheve eshte kontaktu nga CEZ. Pyt kto t'krahut tat ose djalin knej te t'sqarojne se e njejta procedure ndiqet dhe ktej kur je borxhli. Nuk te ndjek kreditori pas po ka permbarusin a si quhet shqip qe te propozon reduktim te borxhit sipas kushteve. Sa per ate thirrjen patriotike, le t'shofim sa do kthehen kta qe u ra goja cope per rilindjen si fillim. Ktyre u takon t'japin shembullin t'paret se kshu tregojne dhe me vepra se sa besim kishin dhe kane te alternativa 

Epo tani ai e beri te tijen . e hodhi llafin e mire.kush ka qejf e beson se ai vend mund te behet e mund te beje dicka ,shqiperia aty eshte nuk ka ku iken.Sot shqiperia nuk ka nevoje edhe aq shume per mend se sa per vullnet.

Fakte dhe fakte kuptimplote per te treguar vjedhjen arogante te pinjolleve te qeveritareve tane. Firmat e licensuara per te mbledhur borxhet e CEZ-it mbanin komisione deri ne 50% te vleres se arketimit te faturave te prapambetura. Por ana ironike e kesaj ceshtje qendron ne faktin se keto firma kryesisht mbidhnin borxhet e papaguara qe kishin institucionet buxhetore, pra vete shteti. Pra qeveria dhe institucionet e saj qe deri dje nuk e pirdhnin CEZ per ti paguar detyrimet per energjine elektrike te konsumuar, befas me kerkese te firme private grumbulluese borxhesh paguajne menjehere. Kesaj i thone qe shteti trembt nga privati! Po korupsioni nuk ka brire ore Br3 se per ndryshe do ti thonin menjehere "cjap". 

Te flasim pak seriozisht.Nisma me duket nje ogur i mire dhe e prisja qe Rama  do te bente nje apel per te thithur kapacitetetet me te mira berenda dhe jashte vendit ne administraten e re.Pervoja e tij ne bashki ka treguar si nuk shikon shume teserat dhe orientimet politike. Skepticizmi qe shoqeron kete nisme  eshte i arsyeshem.I mbetet Rames dhe ekipit te tij barra  e proves, dmth se sa seriozisht e ka zbatimin e parimit te meritokracise ne ristrukturimin e administrates shteterore.Administrata shteterore eshte fytyra e shtetit. Personalisht kam nje ekspoerience mbi dhjete vjecare ne administraten shteterore dhe e njof se brendeshmi mizerabilitetin e funksionimit te saj, permbutjen nga militantizmi bosh, nepotizmi , paaftesia dhe korrupsioni.As qe behet fjale deri tani per primet e meritokracise , te promovimit dhe ngritjes ne kariere. Konkurset e DAP-it jane nje fasade, nje tallje dhe maskarade e vertete.Personat qe rekrutohen ne nje pozicion perzgjidhen paraprakisht dhe konkursi eshte thjesht nje rutine formale, burokratike. Madja personit qe piketohet per nje pozicion i kerkohej te sillte ne konkurim dy tre te njohur sa per t'u plotesuar numri per hapjen e konkurimit.E kam ngrene dhe vete nje here kete karrem.

Administrata ka nevoja uleritese per njerez te kualifikuar. Kam pare drejtues qe nuk dine te hapin pc, specialiste qe dine te bejne shekel e shko veprimet mekanike por nuk dine te bejne nje vleresim, nje sinteze te punes, nuk dine te hartojne nje shkrese te thjeshte ,pale raporte dhe analiza te sektorit qe mbulojne. Kam pare te perkedhelur, te ardhur ne ato vende pune fale nepotizmit apo korrupsionit (blerjes se vendit te punes) qe pa ju dridhur syri te thone:nuk e bej dot kete pune (te parashikuar ne JD) .Dhe nuk ke cfare ti besh ...sepse mbrapa tij eshte dikush me pushtet dhe merru po deshe me ate!

Jam i vetedijshem per presionin e militanteve dhe detyrimet e partive kundrejt tyre.Do ta konsideroja nje hap pozitiv qe nga militantet, ata qe jane debuar padrejtesisht nga administrata dhe ata qe kane kontribuar per partine, te perzgjidhen jo thjesht nga militantizmi por ...nga kompetenca profesionale. Per thithjen e kualiteteve profesionale, te eksperteve te vertete qe jane jashte vendit, problemi i pare eshte niveli ulet i pages karahasuar me vendet ku ata punojne aktualisht. 

Perpjekja per te thithur energjite dhe aftesite me te mira te mundshme njerezore eshte natyrisht e drejte.

Menyra dhe koha qe ka zgjedhur Rama kryekeput e gabuar!

"Dergoni CV-te" eshte nje thirrje abuzive sa me ska!

Cilat profile profesionale kerkohen?
Cilat jane karakteristikat minimale?
Kush do ti vleresoje CV-te?
Per cfare postesh specifike?
Cfare procedure do te ndiqet per vleresimin, pranimin, mospranimin e tyre?
Si mund te apelosh kunder nje vendimi qe te duket i padrejte?
Pse duhet te ndash me Partine Socialiste te Shqiperise te dhenat e tua te detajuara personale dhe jeteshkrimin tend profesional, nderkohe qe nuk synon aspak te kandidosh per nje post prane partise, por ne adminstraten shteterore?

Etj., etj., etj., nuk po zgjatem.

Pas pak javesh, kur te jene edhe de jure ne krye te puneve te shtetit, pasi te kene bere analizat perkatese edhe ne fushen e burimeve njerezore, le te fillojne, dikaster me dikaster, te shpallin konkurse per vendet e lira te punes, me procedura dhe kritere te specifikuara qarte me ligj.

Perndryshe, keshtu si po behet eshte shkelje dhe abuzim i paster me frymen e cdo ligji qe rregullon punet e administrates shteterore!

  

Problemi i dyte eshte praktika sipas fabules se Driteroit, kur vihet nje gomar si drejtues dhe poshte tij, disa "kuaj" te punes, profesioniste te mire , te perkushtuar por qe zeri i tyre mbytet nga megalomania e mediokritetit qe drejton. Pra problemi nuk eshte vetem tek perzgjedhja e njerzve te afte, te mireshkolluar dhe te deshmuar si eksperte ne fushat/sektoret e tyre.Duhet revolucion ne gjithe filozofine dhe menyren e menaxhimit dhe funksionimit te administrates shteterore. Revolucionaret jane idealiste ne fillim...pastaj ngecin ne baltovinen e presioneve dhe dorezohen perpara atij "rrethimit te vogel" te interesave, kalkulimeve, balancave dhe nevojave imediate. 

Te shofim si do funksionoje.Pak sakrifice dhe idealizem kerkohet edhe nga te gjithe ata qe kane qene kritizere ne kete fushe.Eshte koha te tregojne me vepra se atdhetarizmi tyre nuk eshte nje poze virtuale dhe as patetizem bosh.E kam fjalen per peshqit patriote si Bama smiley

Perparesi per vendin sot eshte kthimi imediat i kultures se ligjshmerise.

Une personalisht nga shumica kete pres, para cdo gjeje tjeter. 

Nuk kam arsye pse tju jap Metes dhe Rames besim te pakufizuar, apo jo?

Ne kete kontekst, ne fushen e emerimeve ne administrate, pres qe qeveria ti beje ndryshimet eventuale duke respektuar plotesisht dhe rigorozisht ligjin; me tmerron ideja e anashkalimit te ligjit me pretekst shpejtimin e ndryshimeve, apo ne emer te te mires me te madhe te perbashket.

Ne emer te popullit jane bere ne kete vend krime te medha. 

Vetem ligji dhe respektimi i ligjit na shpeton.

E konsideroj veten me fat qe nuk jam pjese e ketyre pazarlleqeve.

Elba, pse s'e dergon edhe ti CV-ne tende?

Perse t'a coj ?

ta

a dini gjo a e coi pateku cv-ne? 

une ofroj ti shkruaj cv-ne patekut, ai vetem moshen dhe vendlindjen te me jape

....pse i ka dal nami ktyre te PDs qe jane analfaet eeee smiley Kam bindjen se Pateku e ben mire e ben vete smiley 

patek-patek,ti je gjalle! smiley

Pateku eshte i yni!smiley

talluni ju talluni....,po Pateku eshte ne ndonje vend ekzotik tani duke shijuar pushimet ne keto dite te nxehta vere....

Pateku ja ka var fare peshkut, c'do koment qe bente ja fshinin ndonse ishte i denuar me vetem pese komente ne dite.

Po cja ka var. Ashtu si erdhi ne janar te 2013, ashtu dhe doli ne Qershor te 2013, pasi qellimi per te cilin ishte futur mbaroi. Ai ishte nje i punesuar i regjimit uzurpator te sali felliqesire berishes qe me ne fund populli e shqelmoi apo e zbythi perfundimisht. Ndersa ti je ndryshe, nuk je i punesuar tek banda e saliut, por me siguri ke dicka mangut ne tru. smiley

Kuazi qe the lamtumire ketu te peshku se ishe bere pised off me adminet qe te kishin bllokuar per fjalorin tend te keq dhe u zhduke nje muaj, tani me thuaj cili je ta dijme, Sheme, Timi, apo Berberi?

Une besoj qe je ky Timi ne mes te te dyve.smiley

Kjo thirrje eshte shprehje e paster e delirit te madheshtise dhe frymes abuzime qe mesa duket mbizoteroka mes shumices parlamentare!

Ku eshte pare ne bote qe vleresimet e CV-ve per vende pune ne administraten shteterore ti beje partia qe ka fituar zgjedhjet, ne zyrat e saj!?

Ky eshte kulmi i abuzimit! Tejkalim i cdo mase, perdhosje e shtetit te se drejtes! 

Pas pak javesh, cdo drejtues dikasteri, ne bashkepunim me stafin e vet, pasi te jete njohur ne detaj me situaten dhe te kete kryer analizen perkatese do te vleresoje nese dhe ku i duhet te nderhyje ne sektorin e burimeve njerezore.

Mbi bazen e kerkesave qe dalin nga keto analiza, cdo dikaster, bazuar mbi ligjet e shtetit, duhet te shpalle konkurse per vendet vakante eventuale, me kritere dhe procedura vleresimi te percaktuara qarte dhe eventualisht te apelueshme nga kandidatet qe nuk jane te kenaqur nga vleresimi. 

Kjo eshte demokracia dhe ky shteti ligjor.

Ndersa ligjerata e Rames synon kah shtetit te drejtuar nga "mbreti filozof", "lideri i iluminuar", qe e udheheq popullin e vet permes gjithedijes se tij!

Skandal!

Obi po perse e shtremberon te verteten mer? Partia qe ka dale fituese do ngjitet ne pushtet, do administroje sigurisht duke ju permbajtur ligjeve dhe rregullave te shtetit.Dhe gjeja e pare qe kerkon te beje, eshte te kete nje data base te burimeve njerzore te kualifikuara, duke evidentuar te gjithe ata qe shprehin interes, brenda dhe jashte vendit.Me duket nuk e ke lexuar deri ne fund ate qe thote Rama: te kemi nje data baze dhe pastaj, gjithcka do te funksionoje sipas rregullave te konkurimit.Perzgjedhja nuk do behet ne zyrat  e partise, te pakten formalisht.Une keshtu e kuptoj, si vullnet te mire.Te shofim si do aplikohet. Plus qe Rama shton se kjo nuk eshte thirrje per punesim te njerzve por venie ne dispozicion e tyre dhe perfshirja neper konkurse te cilat do te shpallen per cdo pozicion pune ne administraten shteterore.Ti do thuash qe pikerisht kjo eshte fasada, thirren shume per te krijuar idene e gjithperfshirjes dhe...perzgjedhja behet me kritere nepotike dhe partiake.Te shofim.Nuk duhet paragjykuar si nisme.Aq me teper ta quash skandal.

Nuk e shtremberoj fare!

Thirrja e Rames eshte abuzive dhe shfaq prirje antishtet per disa arsye

E para, thirrjen e ben subjekti i gabuar, Partia Socialiste. C'pune ka Partia Socialiste te vleresoje CV-ne time, qofte edhe paraprakisht, nderkohe qe une propozohem per pune ne shtet, jo prane partise!? Pse, seksere e puneve ne administrate eshte partia!? A nuk thame qe e rrezuam Saliun pikerisht per keto gjera!?

Subjekti i vetem qe ka te drejte me ligj te beje thirrje ne kete drejtim eshte vete administrata, dikaster per dikaster, me procedura dhe kritere te specifikuara qarte. Ky eshte shteti ligjor, cdo "shteg" tjeter eshte abuziv. 

E dyta, thirrja behet ne menyren e gabuar. Rama, ne emer te Partise qe drejton mundej fare mire tju drejtohej shqiptareve duke ju komunikuar se sapo te vije ne qeveri do te beje nje analize te nevojave dhe do ti ftoje te gjithe, sipas aftesive dhe deshires te konkurojne. Pike. Nuk ka pune te kerkoje sot CV-te e njerezve, qe jane dokumenta me te dhena te ndjeshme qe bota e qyteteruar i mbron me ligje jashtezakonisht te rrepta! 

E treta, e lidhur ngushte me dy te parat, thirrja behet ne nje kohe te gabuar! Sot qe po flasim, Rama dhe te tijte nuk mund te kene vecse nje ide te pergjithshme per nevojat per ndryshime ne burimet njerezore.

Pasi te kete ardhur ne krye te puneve, do ti duhen te pakten 3-4 muaj, ne mos me shume, per te kuptuar mire, ne menyre specifike nevojat reale dhe te detajuara te shtetit per "gjak te ri"; deri athere, cdo shkarkim, pushim nga puna, emerim apo punesim do te ishte per mendimin tim po aq i gabuar dhe abuziv sa ata qe kane bere Saliu me Meten keto vite (natyrisht me perjashtim te figurave drejtuese qe zevendesohen direkt) 

 

  

Ok, mbase kjo qe thua ti eshte me e drejta.Madje, duke e pare ne kete optike qe ti propozon, me duket se nisma e artikuluar nga Rama, d,v, bie pak era protagonizem nga ai i vjetri qe ai vete e ka kritikuar.Me e udhes do te ishte qe vizionet e tij Rama ti transmetoje permes mekanizmave institucionale, duke mos dale vete ne skene si promotor i gjithckaje.Edhe pse eshte krejt korrekte dhe e pashmangshme qe NJESHI te artikuloje vullnetin dhe vizionin e tij.Vetem se e bere keshtu shqeto, prej tij dhe per me teper, ne blogun e tij, nisma komprementohet pak me frymen e kultit te individit.

Fiks, per kaq e kisha fjalen edhe une

"..nje analize te nevojave..? " Po e gjithe administrata eshte e mbushur me halahule, te paafte dhe  mercenare .Ne asnje zyre nuk gjen nje me mendje qe te te japi rrugzgjidhje.

Jo Obi, jo, e ke ti gabim. E ke gabim se qenke idealist e s'e ke kuptuar ende qe partia=shteti/administrata. Ministrat/zv ministrat/drejtoret jane njerez te partise, keshtu qe e ke gabim.

E shef ti stilin me fshi nje administrate e me vu keta me cv. Oj do e rilindim o ska kete vend.

Lugen ne brez CV-ne ne xhep dhe pune e qejf per te tere! E kisha nje parandjenje qe do behej ai vend! Erdhi dita e ngjalisteve. smiley

edhe ketu ne tirane sapo filloi. Ka 1 jave qe e ka bere zakon qe shiu te bjere per rreth 30 minuta ne vakt dreke. Tamam si ne afriken tropikale. Eh, zoti po na shikon per mire qe mbas 23 Qershorit. 

Shkuli me rrenje!!! Te mos mbijne me!! Fare e keqe!!!

#rishkulje  #rifarezim

o fgm, ky esh lojtari im per tek fantapeshku. smiley

nuk e kam me ty gjembi... ashtu eshe nje muabet me fgm, une ia pranoj sfiden, qe ne mos gaboi ai i akishte drejtuar Olsit.

Amon mer se mas gjithe ktyne sherreve me partizon e gjermon, apo me VV me mjeker a pa mjeker, u deshte pa dermon nje teme humori.

Bofte hajer admini, amon jarebi, qe e celi ket teme!

Me CV-ne nuk do kesh probleme besoj, po nuk e di si do dalesh me hartimin... smiley 

+1

Le pastaj kur njeri te beje nje anonime e t'i tregoje Rames/PS-se cfare ka thene Lizandri kundra ortodoksve. Keshtu qe fillo e rregullo reputacionin sa me shpejt!

Liria nuk ka te paguar gjemb!!!! Pyte Lizon si ndihet tani qe ra katallani... Masanej edhe retorika e Lizos kundra katallanit, patjeter qe eshte vene re. Pyt Gjergjin po nuk me besove. smiley 

S'po di ke te pyes perpara, berberin, gjergjin, spiritusin apo ndonje tjeter.

gjembace, trendafilin e harrove.

Mos kujto se te harrova
kartolinen ta dergova

smiley

Bame ti e di fort mire qe une jom shume i lumtur per renien e katallanit. Pervec gezimit te pergjithshem une kom edhe gezimin qe tani do merrem vetem me pasardhesin e tij, birin e tij shpirteror, Edvin Ramavi.

Helbete me kete te merrem me Bashen? Olldelen dhe kriminelet e tij? Apo shitsin e dalluar te makinave "boj Selom p.s."?

Dje qe thu ti isha me ca miq, eksponente te rendesishem te PS ne vite, dhe po tallnim menderen me kete kerkesen e Ra-mavise. Na lindi idea e dergimit te CV per postin e Kryeministrit. A do bojme shtet me baze meritokracine? Une per vete te pakten gjysmen e robve qe njof e kone CV-ne shume me te denje se sa Ra-mavi per ate pune. Nese doni njerez me CV politike une njof socialiste qe edhe CV-ne politike e kane shume me te pasur se Ra-mavi. Nejse kjo nuk eshte ndonje merite se te marresh vesh nga politika me shume se Ra-mavi, eshte e thjeshte fare.

 

 

Lol! Do e bej dhe une kete per km smiley Me fal paraprakisht per plagjarizmin.

Jo ti mund ta bosh se ti ne p.s. i ke rronjet. Falje mos kerko se une nuk kisha nermen me e bo.

Rrenjet po jo te ardhmen smiley Jam per shtet te vogel e treg te lire une.

Leri llafet po dergo CV-ne, me shpejt, se je 2 dite me vonese.

Pse me car ju dukem une juve "palaco cirku" si Kaviri?

O çu dhime gazit tu honger fara kunglli ! Ta shofin ata partizanet si kemi per ti bo ne kur te morim Pushtetin . Farat e luediellit i marum , kemi te kungullit , do hame dhe ca caraca ...dhe..... pritna or ti partizono O hej !

Jo mer i nderuar arb  nuk zhduket Grami .Çkulet dhe mbahen sipërfaqe të tëra pastër , po gjithmonë duke u kujdesur te mos ta lësh te rritet .Se është dhe MUT-ant njaj or tie ! Nji shi bie dhe ngrë kokë , le më të lëshosh edhe ujra të ngopura me mbeturina ushqimore trupore nga Selia e babasqapit , se si harliset !

 

Allah-Allah..po kerkojne standarte te larta,e merr vesh ti? Jane mesuar njerzit me standartet e Saliut te madh ,ai qe ngre rrogat e pensionet me nje te ngritur te gishtit..Saliu i madh qe nuk kishte nevoje per njeri,e qe fliste e i bente te gjitha vete,qe nga sahatet e shtepive e deri tek superfuqia energjitike..mire o mire!!  Quhet gare kjo qe po ben Rama,e njihet si praktika me sukseshme qe ekziston sot per sot ne mbare boten..po nejse,personalisht nuk ma ndien fare per fatin e kellirave qe meritojne te shkulen me gjithe rrenje e as per komentet e standartisteve, frytet qe do prodhoj kjo menyre e te punuari e Rames,pas shkuljes me rrenje te hajdutve te pacipe,do te jete vlersimi, do e krahasojme pas nje viti me standartet e Saliut te madh..smiley!

po mire more Edi Rama pse e ke hum fare ket rradhe...harrove ti qe kur te mori Fatos Nano nga Parisi nuk pyeti per CV po te pa nga thonjte e nzire qe ishe puntor i madh dhe te futi ne rradhet e partise. prandaj edhe ti o Edvin ki pak me shume besim ke njerezit dhe shikoi nga duart nese jane punetore te zellshem e zgjithi vete nje nga nje se ti dhe vetem ti do ta shpetosh Shqiperine

Hahaha. Edi lexon CV-te kurse Meta mledh leket per venet e punes dhe kontratat. Nuke e di po mu ky cifti udheheqes me duket si dhelpra me macokun tek Pinoku. Ku ka ven pune ne Shqiperi pa derdh pare diku mer bir. Apo u bo punesimi falas, njesoj si sherbimi shendetesor?

P.S. Po Berisha a e ka aprovu kete thirrje si ktyeminister i venit?

P.S + L.S.I. Pershendes te gjithe CVtaret me kyt konge

Il Gatto e le Volpe

shum keq me italishten tija. hiqesh dhe si njohes pale. smiley

"la volpe"

Edhe ti shume keq me shqipen. Shum shkruhet me e ne fund kurse fjalia fillon me te madhe. Ben dhe si shqiptar pale.

E ka thene i shkreti katnar."Daç me uj te ngroft daç me te ftoft mi paça dhon una gamorit  drun per ta henger kisha...Popse mor te mençur Edi rama ka per ta bere perzgjedhjen? Po as kaqe gje nuk ju nxe kaplloqja? Po do kete strukture qe do te merret me kete pune, a te meruarit ju,  nga mendja! Ai paraprin qe njerez normale t`ja nisin punes pergatitore dhe te konkurojne

ta meshtes menimin

Edhe kur mundohen "per te na e fal gomarin"do nxjerrim njemije e nje yçkela,  per ...ta pa nga dhembet, para se ta marrim ....dhuraten !

Popull i mençem jo shaka.I mbytur ne  intelektuale Nuk kane thene kot  te vjetrit tane."Gjer sa te mendohet i "mençuri ",  budallai ka mbaruar pune...

 

po ja ta falen gomarin dhe e gzofsh... po kur te rrezohesh prej gomarit e te thysh qafen kush do ta qaj hallin

eshte me spec ajo puna gomorit, pranej duhet me u menu mir kur ta falin gomarin

" .... Prandaj sot ju drejtohem të gjithëve ju, çdo shqiptari të zot e të etur për ndryshim, për t’ju pyetur çfarë mendjeje keni për më tutje. Dhe atyre që dëshirojnë, u lutem të mendojnë çfarë roli mund të luajnë për këtë skuadër, si mund t’i përdorin aftësitë e tyre për të ndihmuar në realizimin e ndryshimit që i nevojitet vendit tonë..." 

 

Keto fjale do ti quaja preludi i qeverisjes se ardheshme, fjale te thjeshta dhe ftese per kedo, nje nisje e mbare, veç, veç, veç kam frike se mos perfundon ne demagogji. 

Pjer a ja nise CV tende???

cast pearls to swine, po thu ti.

kishte i perjashtim.

ruju sahatit lik dhe sherrit mynafik!!!

bylbyl i Paqes, baba erler... akllostun i qofte. smiley

Rono, 

Thanks per keto vidjot; kur te me maroje kontrata do ti pyes nese po me shlojne per bindjet e mia fetare. Ene drreng historine e kromit si prove...

Kur t'ia nisesh ti Roni, do t'ia nis edhe une. 

Pse Pjer? Ti sikur deshe te perfshiheshe ne rimekembjen e kombit tend?! Vidjoja besoj nuk ka shkuar pa u vene re. 

Pse duhet paragjykimi i nje ftese  e cila flet per nje sheqetesim te pergjithshem ? Ne aty jemi dhe kohen para e kemi? Le te shofim sa nga keta mendjeshumet jane te gatshem te konkurojne  se me mue me ju ore Pjer, keta jane azgane, qe te gjithe.Me nga kater dhiplloma hiqen ca e  ca.

Ja sheshi  ..ja dhe mejdani.Nje CV u kerkohet  dhe mendja e hairit .Keta, sikur i ka dhipllomuar TERSI

"..Po ne mos u befte bereqeti...?  thone pa e shkruar akoma te shkreten CV

Keta me shum diplloma i dashur Grava, une me mire i mbaj ne asistence, ne stol rezerve smiley

Pjer mos i bej pake, si te paqarta V..

Grave, 

Mekanizmi eshte i thjeshte, dhe nuk ka perse te komplikohet. Faqos vendet e punes, listo kriteret, lejo njerzine te gjykoje se ku mund e duhet te aplikoje, krahaso aplikimet, jep ofertat, mbyll ciklin. 

Per pozicione kyce pastaj, eshte tjeter muhabet. Nuk besoj se ka ngel ndonje bosh. smiley 

Po sigurisht ore do te kete kriteret qe shkurt dhe Ju i citoni por kjo eshte  thjesht nje thirje njerezore dhe jo sa per te lare gojen.Une mendoj se diaspora ka shume djem e vajza te afte gjith problemi eshte se sa jane ata te gatshem te sakrifikojne duke cenuar ate rehati, ne mos  po ate qetesi familjare  a te veten, qe kane organizuar me shume mund e sakrifica.Ky eshte nje problem real ,Por 

 Une po te isha ne vendin e Rames  nuk do ta lija, bie llafi,  ate emon , te talle hallatet  manhataneve, andej por do ta beja drejtorin e INSTAT dhe do ta porosisja : Mos e çaj  per asnjerin, por bej detyren per hir te popullit dhe te se vertetes.Ate  PF-ne do ta merrja do ti thoshja eja e me perzgjidh nja njeqind djem te mi beshe sipermarresa,.do keshe tere mebeshtetjen time  dhe te shtetit .Ate Kristiden e Montrealit do ta beja zvministre te nje dikasteri qe nuk po e them se ku dio une qe nuk me merzitet ajo..Ka ore ka sa te duash dhe nga keta gernjaret por kane zene stromat e tyre lanetrit dhe bejne gerr- mer, me llafet e Rames.Rama nuk i ka llafe ore njereza se atij "do ti behet Neta",  po nuk beri nga ato qe tha.Ju duket shaka ketyre ajo barre!Pa shifeni nga syte si i jane bere ? Mua mu duke se ..vate ky...qe nashtinaj..

Shaka ju duket ? 

Po Bames nuk do i gjesh pune? smiley Po Ronit?

Po Joniades cfare pune do i gjesh?

Ju  gjen ...Dona te gjitheve po urdheroni

Bama puno vetem me kontrata gjembo; nje e permbushem me qeverine ne ardhje. smiley 

Bame me keqardhje po vej re qe dhe pas verjetjes qe tu be ne mbledhjen e fundit prap po vazhdo me nxjerr informacione qe nuk duhet ti nxjerresh!!!

Rono,

Cdo gje brenda ligjit.  Ne nuk paragjykojme kur vjen puna te klientela. I trajtojme te gjithe njesoj, me profesionalizem. 

A ja nise Pjerit ne privat propozimin?

Jo akoma, kam disa cingla mingla per te heq qafe perpara se te merrem me gjera te tilla serioze...

Me pelqen serioziteti juaj.

Kontratat nuk kushtezohen nga koha gjembo (4-v), dmth koha nuk eshte qellimi primar; buxheti, qellimi, cilsia, masanej koha... smiley kohe kemi plot, 23-24 vjet minimumi...

ka afat kohor gjeja...mos e le pas dore sepse pastaj duhet me prit per buxhetin tjeter!

Apo tja nis une...e kam gati nji kontrate vetem emri duhet nderru!

mire do ja beje... ah, si parakusht njehere, dua nje foto te atij dreq qilari!!!!!!

dua nje foto te atij dreq qilari!!!!!!

Duhet ta sqaroj Pjerin so kjo nuk eshte kushtezuese...kjo kerkese mbetet ne rrafshin personal!

mire mire, po mardheniet profesionale shkojne dore me dore me ato personale.... cmund te mendoj per nje njeri qe i ben aq shume reklame qilarit te vet, por refuzon te postoje nje foto....

Bama, por dhe per gjembin e kam,  per nje gje ju siguroj.Vurini syrin tuaj nje pune qe me te vertete i delni per zot dhe ejani e  konkuroni se do kete aqe shume pune sa nuk ua merr mendja.Te jeni  me se te bindur qe do te ndjeheni  me mire se ku jeni  !" ...Ike atje ku  ka nisur rritja,  jo aty ku... kane zene e bien gjethet.."- ka thene Talesi i Miletit, gjet rahmet!

Ne Amerike , kane zene e po bien gjethet.Nga ligjet e hekurta te biologjise  dime qe ka; lindje, rritje,zhvillim dhe pastaj....

...pa mua ç`m duhet -tha  nje fshatari im

O Grave, me kete lloj entuziazmi konkuron vetem legjenden Sheme Berberi Tim-Kuazimodo. 

Grava, une gati jam! Mezi po duroj te vije dita t'ja hedh perparsen ne fytyre ketij pronarit te restorantit e t'i fus nje te share te mire.

Si o nuk na e merr mendja (punen e puneve) ... te me fale Roni po, kontrate me vete eshte dhe ajo...

Po pra, kontrate 4 vjecare, fillimisht.

Thuaji te kaloje njehere kendej nga zyrat tona qendrore te LSI, prane shkolles 11 Janari. Rama sa do te perpiqet, per punesimin e shpejte ngelemi kampion. 

O Grave a kupto ti apo jo! Ftesa behet nga njeriu i gabuar ne kohe te gabuar duke kapercyer rregulla e norma te caktura. Po edhe po ti harrojme rregullat per nji moment dhe me pyet veten: Kujt i drejtohet thirja?

Specialistet e zot qe jane dipllomuar dhe kane pervoje perndimore, iu eshte bere mese 20vjet ketej. Kane familje e pozite shoqerore qe nuk e rezikojne per konjuktura shqiptare qe ndrojne cdo dite.

Te dipllomuarit rishtas ndoshta jane te gatshem te kthehen, po jane merre me long. Nuk kane pervojen dhe nuk kane pse te spostojne vendasit me pervoje, perjashto absolventet militante te Kristalit&Co. Spo permend te dipllomuarit qe jane rritur kendej dhe nuk dine me shkrujt shqip.

Pastaj persa vende pune behet fjale? Nuk do ishte me mire me forcu rregullin dhe ligjet qe sektori privat (qe duhet te jete ku e ku me i madh se administrata) te ishte i interesuar per nje thirje te tille?

Rri more i paudhe se nuk ka rendesi fytyra e fteses por ajo qe ka mrena,,,,Ore gjella e memes pse te duket aqe e mire tyja? Se ka dashur mrena degjove.Pa hidhi pake dashuri  per venin, popullidh ftese dhe ke per ta pare si do te duket...He xhano! 

nena te con edhe me la gojen...

Kot e merrni me mosbesim kete pune. Ja Tony Blair iu vleresu CVja. Plasi Bill Clinton, futi mik dhe Obamen, por prap CVja vendosi. 

Rama, per ca pozicionesh do aplikojme.. ?

Ku je mo Kozi , e dorezova sot CV .

Brad prit dhe pak se po studiohet profesioni i ri NGULES smiley  Po ti si karierist tregon qe nuk duron dot . Mire Ceni qe nuk i mori pushimet po ti sikur the jam me leje smiley

me leje jom zake , ta shpjegova mrome , jam qamet karrierist me thone te drejten .

un sa her humsha zgjedhje, ia futsha per Mallorca nga inoti... me ta pat qejfi me hum. Nuk kon me na kuptu, jo, sado t'ua thush.

 

ca thu mor burre , ketu me mbledh leket e dritave te jep CEZ - i 5 milion dollare ti thu kur humsha , akoma se ke mor vesht kush ka humb ?

Te luftojme ambicien e semire me ambicie revolucionare smiley

c'osht gith ky qejf i modh me punu mer...

s'e kisha dit qe ishim popull kaq puntor.

Edhe une e pergatita CV-ne. Kam punuar gjithe diten sot per te.

Kuazi te na thote koordinatat se ku duhet ta dergojme.

Kom pas i shok, sa fitoi PeDheja ne 2005 krisi iku. E bon drejtor drejtorie diku. Do ti qi o bo pasunar.. Prandej mos e nenvleftesoni. 5 vjet ne Shqypni jane si 10 ne tregun e lire t'punes ne Amerike.

I shok mandje kishte Wharton MBA ene ai iku vrik ne Tajrone

safir, mos u dorzo: me mire i fundit i qytetit se sa i pari i katunit smiley

he mo, ku jane  specialistet  e peshkut.. artiste, juriste, ekonomiste, diplomate...... erdhi dita, me vrap CV..smiley

Ri ne Hollande ti rri , knej bo bohet nomi , Pateku Drejtor drejtorie smiley

ku mo, ne cilin digaster?   pastaj une sbehem gjeloz, Pateku eshte shoku yne..smiley

Tek ajo ministria e transportit dhe dhe rrugeve, e paska mor LSI -ja me tha dje.

hemm, kodoshi.. vend te mire paska zgjedhur.  ka para atje.

Po ay sikur thoshte qe ishte biznesmen i sukseshem? Apo thjesht genjente? Po kujt i plasi njehere.

jo mer s'genjente fare , firmen e ka ai , po u tregu i qut ......nejse ......................Pateku eshte shoku mire mer Kozi smiley

Mundet, por nga njohja nepermjet PPU-se nuk ndaj te njejtin mendim me ty. Pekundrazi me dukej shume i lig, tamom si Saliiiiiiiiiiiiiiiii.

Unë ja dhashë CV time Koqo Kokdhimit që ta fusi pa rrallë drejt e te i gjati. Kom shkrujt dhe një listë me venet e punës që synoj. smiley
Të shohim ishalla sna zhgënje Koqo se do e maj vrrapin te LSI, ata stë lejnë pa gjo

Kjo thirrje per te derguar cv-te private-profesionale, kryetarit te nje partie, i cili eshte i vetmi shtetar i projektuar i sigurte tani per tani, per mua eshte manifestim delirizmi dhe protagonizmi. Duke anashkaluar institucionet shteterore, shfaqet hapur menyra se si do te drejtohet ky shtet ne te ardhmen, shtet i unit dhe nepotizmit, qe per ironi te fatit ishte 'kali i betejes' se vete Rames, kunder Berishes, gjate fushates elektorale. Une nuk e di sa apeluese, mund te jete thirrja: "bashkohuni ekipit te rilindjes", per shqiptaret e diplomuar/punesuar jashte vendit, per te lene pas gjithshka kane arritur ne fushen profesionale, per tu vene nen sherbimin e dikujt, qe s'ka arritur asgje ne fushen profesionale.

Urdhri i pare po zbatohet duke therritur "sillni CV"  !?!

Nuk duhet te jesh psikolog qe te dish se sa informacione te vyera fshihen ne CV per individin dhe ata pikerisht ate duan qe te studiohet niveli i te rinjve shqiptare e shume e shume gjera te tjera per manipulimin e me tejshem smiley

hahahahahahahahah po cfare CV-je te pasur "per tu manipuluar" kane te rinjte, ku shume shume kane te evidentuar arsimimin dhe shkollat ku e kane kryer ate. Sa debil!

Eshte e kote te futesh me ty per nje muhabet te tille.

Gjera te komplikuara qe ju shqiptaret akoma nuk po i kuptoni por vetem po i perjetoni! DEBIL smiley

Nese duhet ti njihet nje merite Edi Rames, eshte se eshte i pari qe ka ndertuar institucion mbi baza merite,i pari ne kte vend,dhe jo mbi militantizmin partiak,apo akoma me keq mbi baza nepotizmi farefisi,qe u kane zene frymen te gjitha instuticioneve,ne ket 20 e kusur vjet.

Nje rast majft domethenes per ta ilustruar kete se po dua te them, eshte nje nga nenkryetaret e bashkise,pasi kam njelloje infoje per te,duke qene se eshte lind dhe bere 13 vjece ketu ku jam.

Si femije,ka qene nxenesja me e shkelqyer e shkolles,fituese e nje olimpiade kombetre te kohes,e me vone ka marre te gjitha kualifikimet e mundshme ne shkolla prestigjoze jashte shtetit.

Nuk ka patur asnje lloj afiniteti me socialistet! Asnje lidhje farefisnore me Edi Ramen.

E pra, u be n/kryetare e bashkise se tiranes,post qe e mbajti me mjaft dinjitet.

Emri i n/kryetares? smiley

Albana...se nuk kam tager ta pergojoj,qofte dhe per mire. 

E vertete, edhe Saimiri, Vilajeti, Koqo nuk ishin socialist para Rames po tani jane deputet. Merita e tyre? Besnikeria!

Ajo qe dua te te them eshte se ka patur plot te afte edhe me Tosin e Berishen. Po ishin aty per besnikerine e tyre fillimisht, e pastaj per aftesite. Nuk jane hallet e Shqiperise aq te specializuara sa vetem 2-3 veta mund te punojne per ato. Nje te afte qe te ben punen e gjejne gjithe diktatoret.

Per fat te keq,vazhdon te na mundoje mendesia, se meritat qendrojne vetem tek ata qe dredhin musteqet.Personalisht nuk kam ndonje pelqim per Tahirin,po duhet te kujtoj, qe Tahiri fitoi zgjedhjet ne kombinat ne menyre spektakolare ne 2009,ne kushtet e nje gare thellesisht te pabarabarte me pushtetin.Ne kendeveshtrimin e aktivitetit politik,une ore tngjatjeta,kesaj i them merite.smiley Vilajet gjithashtu,ka bere nje pune te lavdrueshme ne gjithe Shqiperine me rinine.Kocoja...? smiley

Po nejse,edhe mund te jap te drejte,por e vertete eshte ajo qe them une me siper:ne administraen e bashkise jane afruar njerez me merita profesionale.PIKE

* 2011

Tahiri paska fitu ne kombinat, zonen me te forte socialiste pas Komunes se Parisit sidomos pas ikjes se Mones???? Wow, i jashtezakonshem. Vilajeti, well fol me Spiropalin psh per punen e tij me rinine...

Per Bashkine, edhe nje far Ed Shalsi aty me duket se ka punu apo jo? Ka qene edhe me i rendesishem se Albana apo jo?

Kjo menyre e te menduari, eshte me germu,me te gjet naj daj ballist.smiley

Perkundrazi, thjesht ve ne dukje qe llogjika jote eshte shume selektive dhe njeson nje fenomen apo administrate te tere me nje individ apo nje gjest. Si kur perdoret per mire sic ben ti tani, ashtu edhe kur perdoret per keq (gjithe populli x eshte i keq sepse kam njohur nje individ te keq) eshte prap e gabuar.

Ore se me nxeve tashti smiley e kam shkrujt dhe nje here tjeter,ne 11vjet, eshte pergoju jo Dashi,jo Fideli,po kurre s'ju permend nje familjare i veti,kurre! A eshte neri pa njeri? E pra kta 20 vjet familjaret,farefisi kane qene te paret ne gjithe piramiden e administrates,per te gjithe krahet politik.Ketij qe e pasoj,i'u deshen vetem 2 muaj,t'i dilte emri i kunatit, fitues tenderash.Me perallis me Shalsa,po Mimi Kodheli,Vali Bizhga,Artan Shkreli Ndrec Deda e ku di une,me teser partie e zune vendin e punes?Muhabet!

per cdo argument ka gjithmone nje kunder argument, i cili ka nje kunderkunderargument qe mund te pasohet kollaj nga nje kunderkunderkunderargument te cilin mund ta kundershtosh me nje kunderkunderkunderkunderargument smiley

Shkurtimisht, Endrity nuk e do Ramen dhe do gjeje gjithmone yckla, pavaresisht cfare do beje ai si kryeminister smiley

Per aq kohe sa e konsideroj nje autokrat safi, dhe per aq kohe sa mendoj se rrenja e problemeve eshte aty e nuk ka fasade qe e mbulon, jam mese i justifikuar te mos ta pelqej Ramen.

Per ngjyrat e corapeve ua le te tjereve kritiken.

Edhe ti si dikush qe do votoje FRD pas 1 prillit duhet te ndash shume nga keto ide me mua.

Rama nuk ka ndonje familje biologjike te zgjeruar. Po njerezit qe ka mbledh ne parti jane nje rreth shuuuume i ngushte shoqeror i tij. Bled Cuci, Beqja, Dashi, Ledi Shamku, Mucstefanet, mjaftistet etj etj jane te gjithe njerez te "tij". Ca jane te afte e ca me pak, po nuk jane aty prej aftesive kryesisht.

Ashtu si dhe Tosi apo Berisha pervec servileve ordiner kane patur dhe ata profesionist qe nuk ishin miq te hershem po qe i kane njohur rruges, nga Sejamini, Nako te Bylylkbashi etj. 

Per ta mbyll, dua te te them thjesht qe krijimi i ketij procesit meritokratik shkon pak pertej deshires se kryetarit per te patur njerez te afte, gje qe ne parim e duan te gjithe. Edhe Meta po perpiqet pa fund te mbledh ca akademike se nuk ka, po e ben pa "aplikime" online.

Si mor s'paska familje biologjike te zgjeruar?! Te jesh k/bashkie i Tiranes,te bejne kushuri me zor,ca thu ti! smiley

Edhe Koqo prandaj i thote "biri im" smiley

E pasket harruar Blendi Gonxhen.

uhhh cv, po cv mund te coje cdokush por ai besoj don gjera te tjera brenda zarfit te cv

pastaj nuk behen punerat me cv, duhet konkurs ma do mendja mua per cdo lloj posti,

pa konkurs ka dallavere kudo

po dhe po u bene me konkurs, ata qe ankohen prape do ankohen, jo po kush i beri pyetjet, jo komisioni, jo piket, po gjuha e huaj qe ai dinte tre tjetri dy, e keshtu me rradhe, asnjehere nuk do i gjendet dermani kesaj pune. Nga ata/ato qe do cojne cv-te po ngeli i pakenaqur do e marrim vesh me vrap nga tv klan, keshtuqe mos kini merak, prsini deri nga tetori

Ka vetem nje avantazh ai konkursi qe thu ti swedo. O i ligjshem o burre! Ndryshe nga keto palacolliqet demagogjike qe i hapin rruge abuzimit masiv.

Lizandro, ndryshimet kushtetuese fjala vjen ishin te ligjshme dhe palacolliqe, procedurat e koncensioneve jane te ligjshme dhe palacolliqe, zgjedhja e bujar mustaqelliut president ishte e ligjshme dhe palacollik, dmth njera nuk e shmang tjetren. Persa kam degjuar per ramen kur ishte kryetar bashkie mori ne pune njerez pa asnje lloj lidhje politike, keshtuqe nuk e paragjykoj dot kaq kollaj nese hap paraprakisht nje dere per njerez te mireshkolluar e mirekualifikuar per nje punesim eventual ne shtet. Ndoshta e ka seriozisht? Presim me mire edhe nja tre muaj, dhe po filloi te emeroje hunj, ketu jemi dhe ne, ketu eshte dhe ppu, i biem kokes (per aq sa mund ti bihet kokes dikujt virtualisht) smiley 

Policia bashkiake e Rames eshte perdor per te ruajtur kongresin e 2009, meqe po flasim per perdorim per qellime personale te administrates. Rama ka qene i interesuar te krijonte grupin e tij sepse, si cdo autokrat, vuante nga dyshimi se te PS-ja do ja fusnin. 

Kuptohet qe Rama ka punuar sidomos mandatin e pare e per kete i duheshin edhe njerez. Po ka punuar edhe sepse kishte qellime politike afatgjata qe duhet ti justifikonte. Ndryshon puna kur keto synime te tjereve ua ndalon. Atehere zhduket stimuli per te konkuruar me pune, dhe krijohet stimuli per servilizem. Proces tipik i entiteve autokrate qe degjenerojne, si psh byroja e viteve 80.

Abedin mbaj shënim.
këtu jemi, përveçse të presim nuk na njelet gjo tjetër, po puna është që atë nuse e kena pa të nusërojë dhe vetëm pordhë i kemi dëgjuar që pas Lanës.

O Swedo une nuk po them qe s'ka menyre me bo palacolliqe te ligjshme. Ama administrata publike funksiono ne baze te nje ligji. A do kete mundesi me bo pislliqe brenda korrnizave ligjore, sigurisht qe po se perndryshe nuk do kishim kete administrate qe kemi. Ama po e anashkalove ligjin minimalisht ben zgjedhje te jashteligjshme.

Sa per bashkine, njof edhe une ca rob qe Ra-mavi ka more ne pune (biles shume rob). Nje pjese jane njerez te hajrit, nje pjese jo. Eshte e vertete se nuk kane pas detyrimisht lidhje me PS-ne, dhe kjo eshte normale se Ra-mavi nuk ishte per vete ne PS ne ate kohe. Ama te gjithe plako ishin super servile te tij dhe kete ti nuk e mohon besoj. 

Nje pjese jane njerez te hajrit, nje pjese jo. Eshte e vertete se nuk kane pas detyrimisht lidhje me PS-ne, dhe kjo eshte normale se Ra-mavi nuk ishte per vete ne PS ne ate kohe. Ama te gjithe plako ishin super servile te tij dhe kete ti nuk e mohon besoj. 

Preach brother.

Populli ma men Lanën po lekët për të bo atë punë? Me Nanon e Malaj u ul deficiti buxhetor, u rritën disa fish të ardhurat. Po demagogjia e të gjatit, me Mjaftra, Koqo e Stefanra i sfumoi fare. Tani ta shohim çër do boj, se po vje vërrdallë qy pa marrë detyrën me këto palaçolliqe. Tani nuk habitet mo njeri nga pallatet me ngjyra, tani dun lekë dynjaja.

o fiksimaxhi, te ka ngel ora te nano dhe te malaj smiley 

Qeveritë socialiste do krahasoj. Me tregusë makro jo me fasada me bojë. Nano e mori në 97' tokë e djegur të shohim kët karafillin çër do boj. Statistikat e FMN dhe WB do sjell për krahasim. Se me llafe ju të .....

Te shofim impaktin e politikave te te gjatit? une ketu jam me laps e leter mbaj shenim abedin, pastaj me shkop bejzbolli do i ndjekim nga PS gjithe keta sharlatane bythpamuka.

Te besoj qe ishin servile, po nje tip autokratik si rama (ketu ka te drejte endrity) nuk e besoj se punon dot me njerez jo-servile. gjithsesi, une them gjysma e se keqes nese jane profesioniste, dhe aq me mire nese jane dhe te pakorruptuar, se jemi mesuar me administrata qe i kane edhe servile edhe te paafte. nuk e di sa njohuri ke per administratetn aktuale, po une e njof mire, dhe te garantoj qe eshte ku therret qameti, servile e te paafte e hajdute qe c'te te them, po ta kisha vete ne dore nuk do mbaja as 10% nga keta qe jane aktualisht te punesuar

Konkursi:

.................... testuesi: c'eshte nje gje metalike, me dhembeza qe sharron: gezh-gezh gezh-gezh?
-aplikuesi: 3 gozhde!smiley

Po flet ky per anti shtet ??? Ky qe votoi ne Parlament shkarkimin antikushtetues te nje antari te KQZse.

smiley

Ku çohen këto CV-të? I do në letër apo edhe formë elektronike bën smiley

Ke qene ne Malaj, Edvin? Atje jane zyrat, atje i shkruajne emrat...

**zurat

mahmur ala...s'me falet... po edhe u lodha, de... 

Ec aty, thyja koken qenave te Sales. Administrata duhet fillu nga fillimi, qe nga roja tek dera. Nuk ecet para me tropojan. Te ikin vete, mire e tha Pandi, ndryshe duhen fluturu nga penxherja. Shume mire e ka bo Edi. Ka ngrejt nje grup pune qe do regjistroje te gjithe kerkesat per pune. Te gjithe e kane mireprit dhe jane paraqit te partija. Ja kush do me punu per popullin.

Te gjithe e kane mireprit dhe jane paraqit te partija.

Ti pse ende ne vendin e mullinjve?

...pse ty gjembi, nese do te te propozonin te punoje (psh) ne ambasaden amerikane ne tirane, me te gjitha avantazhet qe ke aktualisht (plus ato te nje expatrié nese futesh ne kategori) nuk do te pranoje ???

Hm... me kape pak ngushte. Pervec faktit qe punesimin ne ambasaden Amerikane s'e ka ne dore qeveria Shqiptare.

Per sqarim: mua do me pelqente vertete nese kjo eshte dicka serioze dhe do i shkojne deri ne fund sistemit qe punen e merr ai qe e meriton. Sic e kam thene me siper, kjo qe po shtron Rama s'eshte aspak e re. "Brain Gain" ka vite qe eshte krijuar por rezultatet besoj i dime te gjithe. Nga ana tjeter, pse dikush ka ne CV qe ka mbaruar shkolle a kurs apo edhe mbledhje disa-oreshe jashte (tipike ne CV-te shqiptare qe kam pare), s'do te thote aspak qe eshte me i mire se dikush tjeter qe ka mbaruar ne Shqiperi.

Problemi eshte se ketu duket sikur u be deti kos edhe o burra kapni nga nje garuzhde.

Edhe njehere: uroj qe te behet mire.

a c'ja fute kot fare tani. akoma nuk e ke lexu te peshku ti qe withersin dhe arvizun i hoqi berisha? edhe une ashtu e dija, po erdhi lefti dhe na tregoi te gjitheve mu ketu qe nuk eshte ashtu smiley

Oops! I did it again, harrova! smiley

Ne fakt, ne fakt, o swedo ( pa dash me ta rrotullu thiken ne plage), kot shet men grupi folklorik "Lefti", se Withers-in e ka heq ortaku i ri i Ra-mavise, Meta. A e ma men letren qe i nisi D.SH. per te?

Se per gjo po me ul Cimi noten ne aritmetike po nuk u tregova i sakte una.

po ne fakt, ashtu ka qene, po dhe withers-i burre fisnik u tregu, i la menjane gjithe cables qe kishte dergu ne washington dhe i uroi koalicionit fitoren, dhe vulen bashkimit withers-meta ja vuri dje arvizu: shqiptaret (dhe amerikanet) zgjodhen bashkimin dhe jo ndarjen smiley

Pika jote ska diskutim (punesimin ne ambasaden Amerikane s'e ka ne dore qeveria Shqiptare.), derivova vetem pak per te te paraqita thjeshte rastin ideal ... rastin qe i ben te barazlarguarit e larget me te afert smiley 

Sa paguajne atje, di gje? smiley

...nuk e kam iden e ambasadave, aq me teper te amerikanes qe skam lidhje...
por di qe te jesh expatrié (kushdo qofte, kudo qofte) ke vertete shume avantazhe...

nuk ja vlen jo, megjithe bonuset nuk shkon me shume se 160.000 usd ne vit

(shpi, makin, siguranca etc etc etc ???)...po ti na jep shembull konkret smiley 

shembull konkret pra mo, me gjithe qerane, shkollat e kalamajve etj qe i ke te pagume, nuk merr me shume se aq. plus qe ka dhe nje siklet tjeter, nje pjese e mire juaja qe jetoni jashte nuk i plotesoni kriteret per tu punesuar ne ambasadat e vendeve respektive ne tr megjithese mund te keni nenshtetesine. pse do thuash? sepse vendet ku mund te aplikoni jane pergjithesisht te seksioni konsullor, dhe qe te te marrin atje kriteret jane:

- te kesh vetem bachelor, absolutisht jo master ose dicka me teper

- te jesh cope mishi

- ti kesh aftesite analitike -55 ne nje shkalle nga 0 deri ne 100

- te jesh cope mishi prape

- te kesh aftesine per te besuar qe je nje nga njerzit me te zgjuar te planetit dhe qe meriton shume me shume sesa te merresh me vizat e shkencetareve

- te kesh paragjykime racore. 

So, I'm sorry, nuk shof ndonje shanc per shumicen prej jush smiley

E njifke dhe ti ate gocen ke ambasada amerikane? Si e paske pershkrujt, per zotin...

smiley

njof gjithe ato, ne ambasada te ndryshme smiley

Vallahi nuk e di per ke e keni fjalen ju po mu me kane tregu nje histori te frikshme. Nje zonje qe punon ne nje fondacion te krishtere kish vajte 5-6 here ne Amerike. Nderkohe qeka martu edhe me nje shtetas amerikan (pa lidhje me Shqiperine), drejtor i nje fondacioni te krishtere. Shkon e aplikon per vize amerikone dhe nuk ja japin lale........!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

o laleee, te gjitha njesoj mer daku, iher para ca vitesh une kisha 17 dite qe isha kthy, u futa se me mbaroi viza edhe m'refuzun me motivin qe po te ikja mund te mos kthehesha smiley

nese eshte ne proces bashkimi familjar, nuk duhet te aplikoje per vize turisti... E ke ne pyetsor...

No way Jose. T'jesh single ja vleka! 

po ja fus kot mi se nuk e di smiley

PS. po m'pelqeka ky emri i ri smiley

Shpejt CV-ne Moza smiley - me shpejt

Po Jo mi se aty te 2000 dallare ne muaj, Swed le te bej llogarine vjetore tani sa  paguajne. Jam interesu me kohe, po sma mban me aq. smiley

pse e ha une at kokerr ullini ...

Ketu ne Amerike eshte nje shprehje: put up or shut up.

Ee, interesant eshte Amerika, po une nuk e njoh vella. Jam ne nje vend tjeter ku thone gjera te tjera. 

Nje tufe kritizeresh qe dyshimin nuk e kane metode arsyetimi por menyren e te qenurit te tyre,njerez ne krize premanente, te frustuar ngaqe jane megalomane dhe nuk i ka njeri ne hesap. Kurse nje person realist , gjen dicka pozitive , edhe atje ku duket se gjithcka nxin.Nje tipi qe shprehte  perhere optimizem, per ta kapur mat , i hodhen perpara nje qen te rrafur, te masakruar, te shperfytyruar dhe te bere cope -cope.E pa ky tipi, ndejti pak dhe tha: sa dhembe te bukur qe ka.! Pra gjeti dicka pozitive ne ate shkaterrim total.Kurse tufa e te frustuarve te peshkut jane vetem dhembe kafshues dhe jarge gojesh te pambyllura ne asnje rrethane.

Kon fryke se nuk krahasohen dot me ata qe le e rrit ne Skrapar. smiley 

Nigjo, gjeja me e mire qe mund te beje, eshte transparenca e mekanizmit. A ka ligj per kete pune? Vije ne zbatim, rrit transparencen, beji vendet vakante me te dukshme per njerzit qe kerkojne pune aty, dhe per ata qe mendojne te kthehen. Jepi njerzve liri te konkurojne atje ku duan te konkurojne. Kaq e thjeshte eshte. 

e kush mund te krahasohet... kush?

Me Pjerin asnjonit s'jua ma u krahasu! Kete e dime. Po me te tjeret pse jo, edhe mund te krahasoheni.

Ti per vete ke forcen apo taktiken?

Ik mi budallaqe se ne jemi te skualifikuar per shkak te bindjeve pUlitike.

ne besojme ne reflektim. ne forcen magjike te matricave te tranzicionit (transition matrix)... mos e merrni me fryk. ne paste krah reaksionar PSja, jemi ne... smiley

Rama tha qe eshte gjitheperfshires, apo e kam gabim?

Kuadri eshte monopol i Partise,Bame smiley sa shpejt i harrut gjith ato vite shkollim me boshtin ideologjik mer smiley

Po nuk ka diskutim qe ashtu do behet, tek e fundit, qofte dhe formalisht, pra shpallje vendeve vakant, transparence, komision, vleresim, perzgjedhje.Sidomos me kete ligjin e ri te administrates publike qe hyn ne fuqi ne shtator.Po do thush ti Maliqi i gjen shtigjet.,I gjen mer i gjen.Po ka dhe dicka tjeter.Ti , por sidomos kritizeret e tjere , kane parasysh vetem vendet e punes ne administrate ku zbatohen rregullat e konkurimit.Por mos harro se ka nje numur institucionesh, agjensish qeveritare , borde etj. ku njerzit emrohen dhe qe aty te cosh me te miret, duhet paraprakisht te kesh nje data base per burimet njerzore ne dispozicion.

E ke pare ti ate copen e mishit qe drejton Bordin e Energjise a si quhet? Po ate militanten e zjarrte qe drejton agjensine e mbykqyrjes se mediave vizive , a e ke pare? Po bordin e TVSH? etj.etj. 

do maj edi ne celular databazen smiley 

me duhet nje njeri i mire per drejtor agjensie - ja ta hap i cik dabazen 

nosho, 

Me duhet i app-databaze mobile; te listoj dokumentat qe kam upload ne memorje e ti terheq direkt e nga lista. Ose te boj kuiris smiley  A ka nonji qe rekomando... kam kerku sa me ska...

po une keto i presupozoj "te mbyllura" mer, apo edhe per keto do kete konkurence te hapur? smiley Shume gafil ama e? smiley Me databaze per gjith qytetaret e republikes po pa CV-te ngjit. smiley 

Nese ka ndermen te marre me te miret per pozicionin une i heq kapelen, por prap i qendroj asaj qe njerzit duhen lene te lire te zgjedhin vet se per cilin pozicion duan te aplikojne. Per mu eshte thelbesore.

po une keto i presupozoj "te mbyllura" mer,

e paske kap nje pozicion m duket smiley

Po mer spiritoz po c'faj kemi ne qe Ra-mavi i ka dhomet cope-cope.

ore ju porosisni ndonje pale dhembe me te forte per Bamirin se do ju shqyeje Basha.E ke pare kur nxehet , si tiger behet smiley

o spiritozo, a ta jap ty rezumene? del me mire ashtu?

nuk jam sekser une vlla , mos degjo gjembin ti ca thote.

Une per mire ta kisha smiley Pastaj, nga komentet e tua ai konkluzjon del.

konkluzion-me i, jo me j.Nqs ti aplikon te jesh e sigurt qe Rama, dashnor i gjuhes se shkruar ne standard, ty nuk te pranon. smiley

Mos! Tani besoj e kuptove pse nuk tregoj entuziazem te shfrenuar, ngaqe e di qe s'kam aftesite te gjej pune atje smiley

jo, aftesi mund te kesh, nuk te paragjykojme dot pa te marre ne prove.Por nuk mund te jesh nje burokrate mire sepse calon nga gjuha smiley

....a mon or burre se i kena pa burokratet e leshit qe sdin me lidh dy fjale atje....
ne te gjithe me gjithe ortografin e keq qe mund te kemi mund te jemi yje me xixa e me flamur perpara cave smiley 

ik tani mos na ul piacen kot ...  smiley

kush ta uli ty mo, ngrefur  mbaje smiley

loz nje cike me na te vafrit, loz. psh - ma jep, po nuk te premtoj dot gje

Une po ju bashkangjis me poshte nje model cv-je te gjithe te interesuarve, eshte ne doren e tyre a duan te aplikojne apo jo.

Name: _________________

Sex: Not lately, but I am looking for the right woman (or at least, one who'll cooperate).

Desired Position: Company's President or Vice President. But seriously, whatever's available. If I was in a position to be picky, I wouldn't be applying here in the first place.

Desired Salary: $185,000 a year plus stock options and a Michael Ovitz style severance package. If that's not possible, make an offer and we can haggle.

Education: Yes

Last Position Held: Target for middle management hostility

Most Notable Achievement: My incredible collection of stolen pens and post-it notes.

Reason for Leaving: It sucked.

Hours Available to Work: Any

Preferred Hours: 1:30 - 3:30 p.m.! Monday, Tuesday, and Thursday

Do you have any Special Skills? Yes, but they're better suited to a more intimate environment.

May we Contact your Current Employer? If I had one, would I be here?

Do you have any Physical Conditions that would Prohibit your from Lifting up to 50 lbs.? Of what?

Do you have a Car? I think the more appropriate question here would be "do you have a car that runs?"

Have you received any Special Awards or Recognition? I may already be a winner of the Publishers Clearing House Sweepstakes, so they tell me.

Do you Smoke? On the job--no, on my breaks --no.

What would you like to be doing in five years? Living in the Bahamas with a fabulously wealthy dumb sexy blonde super model who thinks I'm the greatest thing since sliced bread. Actually, I'd like to be doing that now.

Do you certify that the Above is true and Complete to the Best of your Knowledge? Oh, yes, Absolutely.

Sign here: Sagittarius

a u hap ankandi i CV-ve , sa shkoi pazari ?? smiley

erdhe me vrap ti sa more vesh per cv-te? nuk te beri me pershtypje as sedilja, po u nise, te ulem ku te ulem vetem te shkoj te coj cv-ne shpejt smiley

vallahi na lane pa kape gja keta te lsi-se mer , se premtojne shume , aty e kam hallin une u prish tregu smiley

hajt se do kete per t'gjithe, do dalin pa pune ne shtator greta koci me shoqe edhe do pikoje nai gjo ene per ty smiley

ncuk , ska shprese . Nuk del kush per kafe nqs se ke te shkrume ne balle qe je rilindas smiley

ca t'thote vllai. boju shok me gjergjin ose me spiritusin se une s'te nimoj dot, une dukem si intelektual pa lidhje me politiken smiley

a thu me pranojne seee , thuja nje fjale te mire ti si intelektual   smiley

ajo treshja psikostil do jet available smiley

money's tight, I got a girlfriend to feed, got a wife on the side...

Konkurim

Per nje vend ne ministri,

Konkurojne Gomar e Dhi.

Dhia veshos:- E ke kot,

Shihma cicen, qumesht plot !

Si do matesh ti me mua, do mjelesh veshet ?! Me thuaj...

- Sa naive je moj dhi !

Behem shef dhe... te mjel ty !

Nje minut tashi : Me coni CV( cover letter) dakort,  po  R-ja ?? ( resume) ?

Me sa di une , cdo parti merr tarafin  e vet iher ne pozicionet e larta, pastaj tarafi merr tarafin , ene me rradhe,  kockat nuk e di per ke ngelen

curriculum vitae

ka kshu ne kanada? smiley

He per he kerkohen , nje Cv, nje faqe dhe , nje Resume dy faqe , that's it. Nuk ka kohe HR te merret me 500 aplikante  dhe Cv 10 faqe , te pakten me ato qe njoh keshtu i kan rregullat.

Shteti dhe formulari antishtet i Edi Ramës

Ngado që ta shohësh thirrjen e zotit Rama, ajo nuk premton asgjë të mirë për krijimin e një administrate publike të depolitizuar dhe që është në shërbim të qytetarëve. Shteti shqiptar dhe e ardhmja e tij e ëndërruar europiane ka si kusht themelor pikërisht fundin e shtetit partiak, ku administrata publike shihet në funksion të fushatave elektorale, dhe për këtë arsye mbushet me militantë që u shërbejnë jo qytetarëve, por partisë....

stuff it...xhibiristi

cudi, me salen nuk kena qen kaq mosbesus deri ne delir ne fillimet e veta. dmth mire ne 92-shin, se merret vesh, por as ne 2005, pasi ia kishte shkerdhyer themelet shqiperise.

milet kam kum jemi. e vejm tjetrin ne situaten damned if you do, damned if you don't. 

se edhe ajo nusja mosbesuese per loqen e dhendrrit, tha te pakten "se une sonte do t'ia shoh". apo ju meqe ia keni pa ne foto, edhe rroft sebepi... per hir te se vertetes, he was in the pool aty... smiley

 

smiley ceshtja eshte sa cilesor do jete smiley

Shiko keta te saliut qe kane mbajte nje qendrim hapur kunder kesaj te Majte , asnjehere nuk kane shpjeguar perse. A shifni cfare behet .jep mend dhe Xhelal Agai se cfare jane formularet e Fituesve ???? smiley Pa le qe eshte mbush me shakaxhioj qe kane dhe humor e te bejne per te qeshur si kabineti Berishes me Mediun e Imamin smiley

Keshtu qe le ti qendrojne besnik atij krahu qe investojne dhe mos te bejne me ger -ger per tu kthyer ose per tu mbajtur ne pune . Ka specialitete te shkalleve poshte qe EDHE mund te qendrojne , po asnje ne rang drejtorie e n/drejtoresh te mos ushqeje Iluzione .Babasqapi me te tijet nuk te bente per be as ne specialitete te rendomta , si rasti i luldashkurbaneve ne Bashki , qe te nxirrnin me shqelma .Kete PS besoj nuk do ta beje por edhe te shqyeje dyert per lloj Hundderrash e Dosash me shumice , edhe kjo s'ka vandake te qendroje . Ato denglat me militante e Ligje te Administrates ishte mire ti kishit aplikuar te paret .

Fituesit mund te bejne Vetem nje Leshim , kur kandidati paraqitet me Projekt , me shifer financiare per projektin , afat kohor per ta realizuar dhe pa asnje ngjyrim Politik Djathtas por plotesisht i frymezuar nga Rilindja . Ky mund te jete edhe Bradi smiley

Shtoj se ata simpatizantet e Nanos duhen vleresuar ne te njejten kategori por pak me me dhemshuri ...smiley

Rama reagon per nismen "Lale, ma dergo rezymene ke faqja e Partise se ta gjej une punen #rilndase"

Ne nuk po mbledhim CV për të ndarë vende pune...e dini ju si behet rakia mo?

 

Reagon Rama, verteton kokeforte qasjen antishtet!

Shpik nga koka postin e Kryeministrit te Zgjedhur, post publik imagjinar, i paparashikuar nga ligjet e shtetit, duke ngaterruar perkufizimet e ligjerates se lire, virtualisht te pafundme, me ato te parashikuara ne ligjet e shtetit, te kufizuara dhe te percaktuara ne detaje prej tij!

Nuk identifikon ne asnje rresht se kush eshte subjekti NE, te cilit i atribuohen nisma, logjika dhe rezultatet e pritshme te saj!

Krijon nga mjegulla nje agjenci, ate te burimeve njerezore kombetare, pa patur ende asnje fuqi ligjore ne dore!!

Nqs qenka keshtu puna, qe institucione me rendesi kardinale per shtetin dhe shoqerine u krijokan darkave ne Twitter apo Facebook, athere qeveria dhe ngrehina administrative pas saj per cfare na duhen!?

Po ligjet dhe procedurat, per cfare!?

Une jam sinqerisht i pezmatuar nga kjo lloj sjellje, e karakterizuar nga amatorizmi me ekstrem dhe mungesa totale e respektit thelbesor per shtetin dhe institucionet.  

Ju ftoj te mos ja lini ti kaloje keto fjale keshtu, "pa dogane"!!

Ku e shikon mungesen e respektit per ligjet dhe shtetin? Thirrja eshte publike, gjithperfshirese dhe nuk u drejtohet thjesht militanteve. Kaq te drejte e ka  partia qe do drejtoje mazhorancen qeverisese. Pastaj gjerat do hyjne ne hullite e ligjit dhe mekanizmave institucionale.Sipas logjikes tende, edhe programi PS eshte antishtet sepse....pa patur ende fuqi ligjore si u bene gjithe ato premtime gjate fushates? E shikon ne cfare paradoksi te con koka  e nxehte.

A ka mundesi te te bej dy pyetje dhe te me pergjigjesh drejteperdrejte dhe shkurt?

Kush e ka bere thirrjen?

Kush po i administron tani qe shkruajme CV-te qe i pergjigjen asaj?

Te falenderoj paraprakisht!

E ka bere kryeministri. I administron kabineti i kryeministrit, stafi politik i tij dmth.

Te falenderoj.

Rama ama nuk eshte ende kryeminister.

Ne sistemin tone qeverises, kryeministrin e zgjedh parlamenti. Ky i fundit mblidhet ne Shtator. Athere, Presidenti i Republikes do ti jape mandat perfaqesuesit te partise qe ka shumicen relative te provoje te formoje qeverine. Ky i fundit e formon dhe e con ne parlament per votebesim.

Kur dhe nese do te votohet, athere do te jete ai qe thua ti, pra kryeministri i vendit.

Nen ate petk, mund te beje te gjitha ato veprime qe i lejon ligji. 

Sot, as Edi Rama nuk eshte kryeministri, as stafi i tij nuk eshte staf i kryeministrit. Jane thjesht qytetare, perfaqesues te Partise Socialiste. 

Ne Itali dhe shume shtete te tjera te Europes ka nje ligj mbi privatesine qe detyron cdo organizate publike apo private te marre aprovimin me firme te cdo individi, nese do ti kete te dhenat e tij. 

Nese ky ligj do te egzistonte ne Shqiperi, ne formularin online do te duhej te kishte nje paragraf permbylles qe do te identifikonte qarte subjektin e autorizuar ti trajtonte te dhenat.

Dhe ky nuk mund te jete Keshilli i Ministrave, por thjesht dhe vetem Partia Socialiste. 

Deri ne Shtator.

Dakord Swed?

Rama mund ta quaje veten kryeminister i zgjedhur apo si te doje, persa kohe behet fjale per artikuj gazetash; por kur vjen puna per ligjet e shtetit eshte turpi me i madh, per rolin qe ka dhe ate qe duhet te perfaqesoje, ta dhunoje keshtu germen dhe frymen e ligjit!    

Mua nuk me duket ndonje shkelje ligji qe kushdo tefilloje te pergatitet paraprakisht per nje pune te cilen e ka fituar, une e kam bere personalisht nje gje te tille, dmth kam filluar te punoj per punedhenesin para se te fillonte kontrata. Persa i perket te dhenave personale, nese ne Shqiperi ka ligj per kete ai eshte i detyriar ta respektoje, ne te kundert kushdo mund ta coje ne gjykate. Nese s'ka ligj, ka dy rruge, ose nuk e con cv-ne, ose paraprakisht kerkon garanci qe nuk do ti perdorin te dhenat per qellim tjeter pervec atij te caktuarit. 

Persa i perket dhunimit te ligjit, ke nje problem me arsyetimin tend. Thirrja nuk eshte dhe nuk mund te jete detyruese. Nese ai e ben si kryetar i ps-se meqe ti thua qe nuk eshte akoma kryeminister, dmth qe nuk po shkel ndonje ligj duke kerkuar cv njerezish te kualifikuar per qellimet e partise. Nese ti pranon qe ai po i kerkon cv-te nga pozita e kryeministrit te ardhshem, atehere te bie trecereku i arsyetimit qe ben per te treguar qe nuk eshte kryeminister. Zgjidh e merr, eshte kryeminister dhe po shkel ligjin, apo nuk eshte dhe nuk po shkel asgje? 

 

+11. U lodhe pak po ja vlente per ti dhene te kuptojne disave qe mania e kundershtimit per cdo gje e mbi cdo gje nuk pin shume uje.

Rama nuk po kerkon figura per te plotesuar stafin e vet personal, dmth shef kabineti, zedhenes shtypi, mbajtes cante, grimier, berber, e keshtu me rradhe. 

Ka bere thirrje per shprehje interesi per pune ne administraten publike dhe po mbledh te dhena, si Parti Socialiste, per kete pune. 

Kjo eshte shkelja. 

C'pune ka Rama, sot qe po flasim, me grumbullimin dhe perzgjedhjen e kandidaturave per poste qe nuk dihen sesa jane, cfare figurash kerkojne, etj., etj.!?

Morepo c'pune ka kryeministri me kete ceshtje, nderkohe qe shteti ka struktura te posacme qe merren me keto pune, duke ndjekur procedura dhe strandarte te parashikuara me ligj!?

A e kuptoni ju se kryeministri nuk eshte mbret dhe i ka funksionet te kufizuara dhe te percaktuara sakte dhe qarte me ligj, apo jo!?

Mire Timi, se arsyeton si zakonisht si nxenes shkolle qe nuk ka dale ne jete, po edhe ti o burre i dheut, qe thua se ke punuar etj., dhe merr vesh pak me shume nga organizimi i shtetit, nuk e kupton ku qendron ceshtja!?

Rama fare mire mund te kishte dale me nje deklarate apo thirrje drejtuar qytetareve, qe te pergatiteshin per te prezantuar kandidaturat prane strukturave te posacme perkatese qeveritare, duke filluar nga muaji Shtator, sapo te vije ai vete ne qeveri.

Ne kete menyre kryente funksionin publik qe i eshte caktuar, ate te komunikimit politik me publikun dhe ja linte ne dore strukturave ligjore zbatimin e procesit. 

Cfare te keqe ka tek jo qe po them une!?

Pse te mos e respektojme shtetin, kur jane te gjitha mundesite per ta bere kete pune?  

 

 

Ore nuk e kuptoj cfare ka kaq tragjike, se shkelje ligji s'ka e s'ka. Cdo firme e madhe, ose agjensi punesimi, ka nje link qe thote aplikim i paspecifikuar. Ti mbush formularin, dergon dokumentat bashkangjitur, dhe kur hapet nje vend qe i pershtatet karakteristikave te tua, ata te dergojne nje e-mail ku te thone qe ata mendojne se ti i permbush kriteret per kete vend, dhe po te jesh akoma i interesuar mund te aplikosh. Ku qendron problemi ketu, nese nje x zyre qofte edhe zyre partie duke menduar qe ne shtet duhet te punojne personat me te pershtatshem grumbullon aplikimet (me vullnetin e lire te aplikantit) dhe per cdo shpallje vendi pune i dergon personave te pershtatshem nje reminder "eshte hap ky vend qe perputhet me kualifikimin tend, po deshe apliko"?

Nese ju mendoni qe kjo forme nuk eshte e pershtatshme sepse strukturat do zgjedhin personat me te mire pa pasur nevoje fare qe dikush te beje punen e mesiperme, atehere duke kujtuar historine e 20 viteve te fundit mua me ngelet vetem .... smiley smiley smiley 

tashi do ankohen pse i kerkoni cvte,  ne shtator do thoshin pse nuk u pergatite me perpara, po mir  nga do i zgjedhi ai ministrat dhe njerezit qe do punojne aty nga qielli, apo do i ankoheni pse vure ne post ata qe njihje ,

Ne parim eshte per tu pershendet si iniciative, ana teknike e aplikimit nevojitet te permiresohet ...

Rama : CV nuk na duhen per vende pune smiley

sqeka myslimon ky mo ?

ju ka hutu keq mo. lloj-lloj guxhullash o tu qit.

prit prit, edhe sa do ket thuj smiley

 

eshte duke pas fryke te modhe me u bo Kryeminister , me ka djeg shume llafi " njonit " qe e kishte thone kshu si tu qesh " kjo humbje ishte fitorja jone me e madhe "  po a e ka thone se iku Sala nga Kryetarlliku a per noj gjo tjeter , spo i jap dum .

Po ca Corovode mo , ky eshte Librazhdi .

lokali majtas quhet "verori" ose "kaprollja".

se mos me thu qe s'ke qene, se te rrofte Mynihu e Bordoja. kot qe rron!

Brado, m'nigjo mu, boj pushim te politika nja tre vjet se t'ka ra ronde ene ty smiley

Ej po qe kishte msy mileti sot seline e PSse me letra ne dore. Rama kishte thene qe eshte rast i mire per te kolauduar programin tone ekologjik, riciklim letre 100% dmth.

Jo "kryeministri i zgjedhur", post imagjinar, qe nuk egziston ne asnje legjislacion boteror, por as ai i verteti nuk ka pune fare me vleresim CV-sh per administraten publike!

Ka dikastere, agjenci dhe funksionare apostafat per kete pune! 

A e kuptoni sa e rende eshte kjo "nisma" e Rames, apo jo!?

Nje njeri, me nje staf te ngushte bashkepunetoresh, po pohon hapur se ka nder mend te zevendesoje institucionet e shtetit; po pohon se ka nder mend te zevendesoje rregullat dhe procedurat me vullnetin e vet individual!

Per cfare e ke sjelle kete material? Pertej titullit, a e pe se per cfare behet fjale?

Konfirmon 100% ate qe them une.

pse nuk i co nje C.V. te bardhe

Mos je ti qe nuk kupton mire italisht? smiley

Duke marre spunto nga komenti i shkurter i nosh-it pak me lart (te cilin e falenderoj) perfitoj nga rasti per te hapur nje tjeter teme debati, lidhur me propozimin e Rames; teme qe deri tani nuk eshte prekur. 

Si mund ti besh thirrje njerezve me C.V.-te dhe aftesite me te mira profesionale, ne vend dhe jashte tij, te vijne e te punojne ne te njejtat zyra me palaco-hajdutet e aleances!?

Njerezit qe i duhen vendit, te arsimuar dhe me pervoje profesionale, jane me gjase te gjithe te punesuar ne sektorin privat, ku paguhen aq sa vlejne, me shume dinjitet, per punen qe kryejne. 

Perse duhet ti lene karrierat respektive, per rroga jo konkurruese dhe mbi te gjitha mjedise pune te dominuara nga militantet dhe matrapazet e partive politike!?

Keta njezet vjet te vetmit individe te afte qe punojne ne shtet, ne pozita drejtuese, jane ata qe nuk kane skrupuj dhe nuk e kane fare problem te korruptohen. 

Ne kete kontekst, mendoj se aleanca me LSI-ne ka prodhuar edhe nje tjeter efekt negativ per vendin, largimin e asaj pjese te kapitalit te vlefshem njerezor qe ka moral dhe skrupuj nga bashkepunimi me shtetin.

 

Qasja jote, me logjike njeriu, normal qe e ka te pamundur ta penetroje situaten.

Duhet ta shikosh situaten nga perspektiva e breshkes.

I bashkohem mendimit tend. nese qeveria ka nevoje per njerez me pervoje per ndonje projekt qe do te bej le ti marri keta me kontrate me cmimin e tregut. Keshtu i bie dhe me lire se nuk ka pse ti marri ne pune shteti e tu japi makina dieta apo kujdi un. 

Ça sngjigjo robi shkret, lloj lloj hajvanlliqesh smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).