Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” ka intervistuar fituesin e zgjedhjeve 2013 në Shqipëri, Edi Rama, i cili iu është përgjigjur disa pyetjeve, veçanërisht mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe mbi disa tema të “ngrira”, siç janë kufijtë detarë mes vendeve.

Gazetari shprehet se “deklaratat nacionaliste të kryeministrit Berisha i çuan marrëdhëniet mes dy vendeve në një temperaturë siberiane” dhe pyet Ramën se çfarë do të bëjë për të përmirësuar këtë klimë. “’Acari’ në marrëdhëniet tona, mori fund dhe ‘vera’ do vijë përsëri shumë shpejt në marrëdhëniet shqiptaro-greke”, ka siguruar kreu i PS.

Pyetjes nëse është prioritet tema e kufijve detarë për qeverinë e re, Rama i është përgjigjur: “Duhet të bisedojmë që të gjejmë zgjidhjen e duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit. Jetojmë në kohë të ndryshme nga disa vjet më parë dhe popujt tanë nuk mund të përfitojnë, nëse nuk ndryshojmë duke ecur me kohën, e cila gjithashtu ecën shumë shpejt”.

Për atë se çfarë shpreson nga pala greke në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, Rama është shprehur se “koha që jetojmë na nxit të gjithëve në rajon të rinovojmë mënyrën sesi në shohim Evropën dhe atë sesi Evropa na sheh ne. Në këtë kontekst Greqia ka një rol për të luajtur”.

Lidhur me frikën e kundërshtarëve politikë se ata apo edhe vetë Berisha, (të cilin Rama e ka cilësuar të korruptuar), mund të përndiqen, kreu i PS thekson se “Rezultati i këtyre zgjedhjeve është është rikthim në pushtet i popullit, i cili ishte për një kohë të gjatë nën pushtetin e një njeriu të vetëm. Fitorja ishte triumf që na ngarkoi me përgjegjësi të vlerësojmë mbi të gjitha, që populli shqiptar do një ndryshim shumë më të madh, sesa thjesht një ndryshim politik dhe ngjyrash. Fitorja është kërkesë për një frymë të re dhe një mënyrë të re të të bërit politikë gjatë qeverisjes së vendit. Epoka dramatike e qeverisjes, që ishte perceptuar si qeverisja “one man show”, me një kryeministër që ishte njëherësh president, kreu i drejtësisë, prokuror i përgjithshëm, kreu i Shërbimit të fshehtë madje edhe drejtori i RTVSH etj., u mbyll njëherë e mirë të dielën e shkuar nga populli shqiptar. Qytetarët kanë hapur një epokë të re me votën e tyre të qartë dhe nuk ka kthim pas”, përfundon intervistën kryetari i PS, Edi Rama.

3 Komente

Ne mendjen e Edi Rames, ai i "ngrin" dhe "shkrin" maredheniet me Athinen sic t'i doje qejfi. Diplomateve greke do t'iu behet qejfi kur te lexojne budalleqet e Rames qe kujton se eshte duke iu drejtuar zgjedhesve te tij ne Kamez apo Levan te Fierit me batutat e mesiperme.

Njeriu qe e ktheu mareveshjen e kufirit detar mes dy vendeve ne top futbolli politik ne Shqiperi, do te jete kryeministri i ardhshem i vendit!
Njeriu qe ngriti padi ne Gjykaten Kushtetuese te vendit per mareveshjen mes dy vendeve, do te jete kryeministri i ardhshem i vendit!

Dhe kur Rama te nenshkruaje te njejten mareveshje me palen greke, gjithe qerrja e budallenjve qe i dhane voten vetem se u soll ne ate menyre ndaj mareveshjes, do te zhgenjehen me te e do te fillojne avazin e vjeter. Vecse kesaj rradhe nuk do te jete "Berisha i shitur", por do te jete Rama i shitur tek greket!

Rama do te korri ate qe ka mbjelle vete!

Se cfare qendrimi do te mbaje Athina ndaj Rames, ngelet per te pare. Por nuk do te cuditesha qe kryeministri i ri te mos mari asnje ftese zyrtare per vizite ne Athine pa kaluar me pare mareveshjen detare ne parlament te cilen e rrezoi 2 vjet me pare. Rama do te lepije me gjuhen e tij ato qe ka vjelle ne opozite, dhe do te korri ate qe ka mbjelle vete.

lol. keta as komentet qe shkruajne nuk i kane te tyret. Ky me siper eshte koment i Albos tek FSH. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).