Fjalimi i fitores së Ramës dhe ai i humbjes/ (mos)dorëheqjes së Berishës të ilustruar si 're fjalësh' nëpërmjet wordle.net.

Fjalimi i Edi Ramës (burimi)

Fjalimi i Sali Berishës (burimi

Një nga fjalët që 'ka bë mungesë' gjatëtyre fjalimeve është "korrupsioni"; përmëndet zero herë tek fjalimi i Ramës dhe vetëm një herë (korruptuar) tek fjalimi i Berishes, i cili për nga volumi është rreth tre herë më i gjatë se fjalimi i Ramës.

26 Komente

shum bukur.
dua te dal pak jasht temes qe do te trejtoj xhibi, dhe te ve ne dukje frymen qe shoqeronte fushaten e Rames.
sic shihet me lart eshte edhe fjala "duhet". dhe pikerisht kjo ishte fryma mjaft imponuese, njedrejtimshe qe shprrehte Rama. dmth qe nese eshte imperative te behet kjo e kjo. si njefare ultimatumi se nese nuk ikte Berisha do vinte fundi i botes.
dikush mund edhe ta interpretoj me nuanca kercenimi, apo deri edhe santazhi... duhet duhet duhet...

tani ia dolem, te shikojm sa lule do lulzojn.

pastaj, qe te dy fjalime me shume shume terma abstrakte jo reale, deshirore. pa program.

Rama :

“Do te fitojme se bashku sfiden e jashte zakonshme te qeverisjes permes vlerave te atij programi qe i terhoqi shqiptaret drejt nesh me shpresen per te rilundur te mundesia e ndryshimit permes politikes. Ne duhet te jemi shume te vetedijshem se kjo vote nuk eshte vote per persosmerine tone, por qe na kerkon te persosim me tutje partine tone. Kundershtaret tane na kane lene nje liber shume te cmuar, me te gjitha gabimet qe ne nuk duhet te perserisim nese nuk duam ta zhgenjejme popullin shqiptar, ky liber duhet lexuar me shume vemendje, per rithemelimin e procesit qeverises dhe menyren se si duhet ta qeverisim vendin”

Berisha :

Pergjegjsia per humbjen eshte e gjitha e imja

(Peregjegjsia per gabimet ne keto 8 vjet, apo jo?!! Prandaj humbe! Nuk duhet te flasesh me tani e tutje per Krenari  o Sali Berisha! smiley

 

 

No human being is innocent, but there is a class of innocent humanoid rama/berisha called Games.smiley
 

Duket qe Berisha ka patur nje strategji me propozitive, ndersa Rama me sulmuese.

Shume nice. Thanx xhib.

Si ja bere per te hequr "common words" apo i hoqe manualisht ne word?

Po, i hoqa with hand, hodha tekstin ne Notepad dhe i bera replace all me hapesire bosh, por dhe duke i vene nje hapesire para dhe pas fjales qe hoqa ( i ). Disa qe ngelen i hoqa me find (p.sh. 'te' tek 'Te gjithe').

Uiii (pa lidhje me temen) Reeker per vetvendosjen: palacot qe duan te jene te dhunshem te mendohen dy here. uiii sa e rende kjo

Te dy kishin nota ngazellyese naive, karakteristike kjo e europiano-jugorve, te dy kishin demagogji, edhe kjo karakteristike e theksuar e europianve-jugore por edhe europiano-veriorve. Aty ku thonin qe do ishin sherbetore dhe kishin qene sherbetore, kjo ishte me teper se demagogji dhe naivitet, ishte diçka ndermjet genjeshtres, cinizmit dhe karkulimit negativ. Sepse ata e dine qe ligji iu jep dhe jepte te drejten e tagrit per çdo gje. Ata duhet, thjesht, VETEM, te ndigjojne zerat e eksperteve, kaq, dhe puna shkon me se miri. 

Gjeja e pare qe me buri pershtypje eshte Une vs. Ne, si dhe mungesa komplet ne ato te Rames te fjales "socialiste."

Sipas Arben Manajt, mungesa e retorikes antikorrupsion tek Rama eshte per dy arsye:

1) Prania e korrupsionelefantit Meta ne bashkengjaleqeverisje

2) Pandershkueshmeria e garantuar nder vite e peshqve te medhenj te korrupsionit nga te dyja partite e medha; te njejtat arsye (kapja tek te dy palet dhe impotenca e drejtesise) do ti mbrojne ata dhe ne te ardhmen.

Ne fakt jo vetem korrupsioni, po asnje nga te dyja palet nuk duket se kane  nje big talking point. Korrupsioni kuptohet qe mbase nuk do flitej pas koalicionit, por dhe gjera si ekonomia, taksat, puna, mjedisi, integrimi (i do not know what else) mungojne ne ate list. Pakez e habitshme.

31 nga 140 deputetet e Kuvendit te ri jane biznesmene (PS=14, LSI=6, PD=5, etj)...i bie rreth 22%, ose me shume se nje ne pese deputete...shumica e tyre merren me ndertime, po ja qe as fjala "biznes" s'figuron ne fjalime lol

On a serious note, fjalimet e politikaneve tane jane heavy on demagogji and light on politika (policy), sic dhe e tregojne keto ilustrimet, keshtu qe me kot pret ti te shohesh terma te tilla. 

Po ata me lidhje me krimin e organizuar sa jane?

Akoma s'e di ti qe ndertimet jane sektori nr 1 i pastrimit te parave ne Shqiperi? smiley

Ata qe jane te qut pastaj i fusin dhe nje gazete, si Koqua, qi te klasifikohen tek botuesit, dmth njerez te lecitur qi synojne perhapjen e dijes dhe recetave aristokratike te kokteileve lol

P.S. Withers

Nuk e pata fjalen per ata te sofistikuemit.e kam fjalen per ata qe kerkohen nga interpoli pervec atij qe zevendesoi vellaun qe osht ne hapsane per vrasjen e oficerit te policise.

Bravo Albin Kurtit tek Ilva Tare! 

Tek cili kanal?

ora news sikur, por mbaroi sapo

Paska mbaruar.

Ca kane keto gazetaret e lajmeve qe flasin keshtu... Puuu ca zerash. Ca katunarie, pa pike talenti dhe pasioni. Lere grafiken rremuje, fotografine koti dhe permbajtjen... Keto ta shpifin televizionin!

Duke pare nje dokumentar shume te bukur tek RAI 5 tani. Ke qejf ta shohesh e ta degjosh.

Nuk po shoh lajme nderkohe, por Ilva Tare, te cilen e ndiqja per here te pare, ishte zhgenjyese. Ndoshta ishte toni i zerit, ose edhe pamja, s'e di..., ose edhe fakti qe dukej sikur i degjonte me nje vesh te vetem pergjigjet e bashkebiseduesit.

Ilva Tare eshte me pre damaret nga sikleti, kur e sheh.

Ia gjeja emrin gjithandej. Ne kroniken roze kryesisht, duhet thene smiley .

p.s. Mua me mungojne La7 smiley dhe Ghezzi.

Une kam rene dakord me nje mikun tim ketu, familja e te cilit paguan canone-n, qe te kerkoj nje skede TIVU' SAT qe ka pothuajse te gjitha kanalet e digjitalit tokesor italian, por ne satelit (per zonat ku tokesori nuk kap). Edhe do ta provoj ne Shqiperi. Me mungojne shume RAI 5 dhe Rai Storia kur jam ne Tirane.

Me beri pershtypje fjala "GJITHE" tek reja e fjaleve te Rames. Ajo del si kryefjale vizualisht dhe ka kuptim. Kryeministri duhet te jete i te gjitheve, jo thjesht per hesap te forces politike qe perfaqeson. Pra, me duket ogur i mire. Por me duhet te them se del me teper si aspirate e Rames, nje realitet per t'u pare ne te ardhmen se sa do funksionoje. E kaluara e tij opozitare nuk rezulton me prirje gjitheperfshirese, qofte ne diskursin publik te politikes e qofte brenda konjukturave te partise se vet. Gjithsesi eshte nje shenje e mire, ngjall shpresa ne popull, aq me teper tani kur jemi ne piken ku perceptimi i njerezve per kryeministrin e ri eshte me i rendesishem se vete realiteti i kryeministrit te ri, pasi ai nuk eshte ende de facto kryeminister dhe ne na duhet vec ta imagjinojme, edhe per nja dy muaj, si te tille.

 

Sala qe perdore fjalen " ne"????!!!ai dinte te thoshte vetem "une dhe qeveria ime...."

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).