Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka adresuar kritika ta ashpra në adresë ët Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar për pengimin e proceseve, pengim të punës së institucioneve dhe punës së diplomatëve (duke adresuar incidentin me ambasadoren Tracy Ann Jackobson).  Këto komente, Reeker i ka bërë gjatë një konference për gazetar i shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi, gjatë vizitës që po i bën Kosovës, me ç’rast edhe po zhvillon takime me udhëheqësit vendas, përpos atyre të Vetëvendosjes, transmeton Rel . Reeker ka porositur Vetëvendosjen dhe të gjithë ata që si ka thënë ai “kanë sjellje të palaçove” të kenë parasysh se ai, ambasadorja Jackobson apo cilido diplomat tjetër amerikan nuk përfaqësojnë vetveten, por shtetin amerikan dhe presidentin e Shteteve të Bashkuara.

“'Palaçot' që duan të luajnë dhe të jenë të dhunshëm duhet të mendohen dy herë për veprimet e tyre për të ardhmen e vendit të tyre”, ka thënë Reeker, duke i porositur tutje që sjellje të tilla nuk i takojnë shekullit XXI.

Kritikat e diplomatit amerikan pasuan protestat e fundit të Vetëvendosjes për pengimin e ratifikimit të Marrëveshjes Kosovë – Serbi, gjatë ë cilave u pengua edhe ambasadorja amerikane të hynte në ndërtesën e parlamentit, ndërkaq në një rast ajo edhe pësoi një lëndim të lehtë. Reeker tha se kush u kundërvihet këtyre proceseve, siç është edhe Marrëveshja, i kundërvihet edhe politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot zëvendës-Ndihmësin Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip T. Reeker. Pas takimit, kryeministri Thaçi dhe Reeker janë deklaruar para gazetarëve në një konferencë për media në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Në këtë konferencë kryeministrit tha se vizita e  Reeker  në Kosovë por edhe në rajon, ndërlidhet me shumë lajme të mira për Kosovën dhe rajonin; për Kosovën hapjen e procesit të Stabilizim-Asociimit, që është një e arritur jashtëzakonisht e madhe, që definitivisht Kosovën e ka vënë në vijë të sigurt drejt perspektivës euro-atlantike. Në të njëjtën kohë, Reeker sot e informova edhe për hapat e mëtutjeshëm që po i bënë Republika e Kosovës, institucionet e saj, qytetarët e vendit, për vazhdimin e implementimit të Marrëveshjes së arritur më 19 prill në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, tha ndër të tjera Thaçi 

Albin Kurti në emisionin "Tonight Ilva Tare"

“Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë është një kufi jo i natyrshëm, dhe unë mendoj se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë dhe ky bashkim duhet të jetë një bashkim politik. Serbia e ka luftuar bashkimin e shqiptarëve gjatë gjithë kohës. Unë mendoj se faktori ndërkombëtar nuk na prin, ata na ndjekin dhe na mbështesin në varësi të reagimeve tona. Aleancat janë shumë të rëndësishme por jemi ne që vendosim për veten tonë, dhe jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjuha e diplomatit Reeker ndaj nesh është një gjuhë e padrejtë dhe një qëndrim jodemokratik. Ne jemi të interesuar për të patur bashkëpunim me SHBA-të por unë nuk mund të nënshtrohem ndaj asnjë zyrtari amerikan”, u shpreh Albin Kurti.

“ Sot ka patur një trysni e jashtëzakonshme në Kosovë për projektligjin e amnistisë. Ky projektligj praktikisht i fal të gjitha strukturat armiqësore të Serbisë në Kosovë dhe krimet e tyre i shpall inekzistente meqënëse amnistia është e plotë për të gjithë. Në Kosovë ka shumë cirk dhe pak bukë, por Lëvizja Vetëvendosje nuk është palaço. Arritjet që ne kemi në rradhë të parë i kemi falë dëshmorëve tanë që dhanë jetën për pavarësi. Ne kërkojmë partneritet dhe jo politika servile siç ndjek qeveria e Kosovës. Në veprimtarinë tonë kemi bërë gabime, por reagimi i Reeker është një reagim i ndikuar nga mos kalimi i projektligjit për amnistinë. Dialogun Kosovë – Serbi, Bashkimi Europian do ta përdorë për të ekspozuar veten edhe jashtë kontinentit.

153 Komente

Po ky, c'pati?!

Ah, sa e bera komentin ne nje teme tjeter. Kurti ishte tek Ilva Tare Sonte. Ndoshta e vene ne Tub keto dite dhe e sjellim.

kish dale dhe te jeta ne kosove!

Zhgenjim!

Nuk e di te Jeta ne Kosove, por mua me pickuan disa mushkonja derisa e kuptova qe po me grinin.

Finisterre, si ta kuptojme kete shprehje, ka nje domethenie kjo smiley me qarte te lutem. 

do jete interesante te shikohet sa do marrin ne zgjedhjet e pritshme keta te VV-se! 

Keshtu do shikohet se sa perqind e kosovarve nuk i duan me neper kembe amerikanet! 

 

do vinte kjo dite patjeter,

jemi kombi me i vjeter.

O Albin, ti nuk besoj se je nga Skrapari, e rrezik nuk e din nji fjale te urte nga Toka e Shenjte:

Mos thuj te verteten, se te perzejn nga fshati.

Gjuha e diplomatit Reeker ndaj nesh është një gjuhë e padrejtë dhe një qëndrim jodemokratik

Cer pall trapi, kjo i duket jodemokratike, te kapesh me dore nje diplomat, aq me teper grua i duket demokratike, taleban muti

Kot tashti edhe une, por a luan ndonje rol fakti qe Kurti tha se s'e kane prekur me dore diplomaten amerikane? Dhe se s'eshte hera e pare qe ajo flet te "paverteta" t'i quajme? Apo, ne i besojme me pare nje burokrateje amerikane sesa nje shqiptari politik si Kurti?

une po i here! 

Gjithnnji!

p.s.

ky eshte justifikimi i ketyre: it wasn't me? 

wow!

 

Mrroklla, une i besoj Kurtit sepse s'e kam degjuar asnjehere te mbroje nje teze pa koherence morale. Gje te cilen s'mund ta them per politiken amerikane. 

the burokrate, jo politikane! 

Fin! 

 

Po ka edhe burokrate te politikes, Mrroklla.

Ne fshatin kosovar veren nje fenomen te cuditshem, nje lloj amalgami i vlerva nacionaliste me ato islame. Kurti nuk po ben gje tjeter vecse po i pershtatet votuesit kosovar. Kurti e ka kuptuar tashme qe votat e qytetit nuk e cojne me lart se 12-15%. 

thote Roni.

Nqse vazhdohet prape me recidiva te "Dowlatit e fese qe na mbron/shpeton nga kaurri serb", kjo do zhbente cdo trimeri tjeter civile te VV-s. Nuk ka filozof qe u ben derman ne syte e mi.

Tha: Jemi per lirine per te vendosur pas moshes 16 vjecare (te mbajne, n'dac kryq, n'dac shami), sic jemi qe ne shkolla te mesohet jo "feja", por "historia e religjioneve:, sic jemi qe ne vitet e para te univ. te mesohet Historia e filozofise.

historia e religioneve - great.

leja per shamite: u mor vesh sa eshte sahati (del fjala e Ronit; kryqi eshte thene per delikatese dhe ndjeshmeri).

Ishalla gaboj - zemra nuk me ndjell per mire ama. 

Vertet e fundit: tha qe shamia eshte pasoje e jo shkak. Dhe s'mundem vecse te jem dakort. Njelloj sic femrat e zhveshura shume, edhe ato te veshurat shume jane simptome e nje shoqerie pa barazi gjinore.

Yckla te shamia qendron pikerisht ne detajin e moshes. 16 vjec je akoma ne gjimnaz...kali i betejes i faktoreve islamik ne kosove eshte qe shamia te lejohet ne gjimnaz. Nje pjese e shoqerise kosovare e kundershton kete. Kurti me skuthllik thote 16 vjec, me fjale te tjera i bie nga Kina per te thene se eshte dakort per lejimin e shamise ne gjimnaz! Gje e cila eshte muzike ne veshet e elektoratit fshatare! 

Kurti nuk eshte budalla, ai e di shume mire se me retorika te "demokracise liberale, shtetit te se drejtes" etj, etj fshati jo vetem qe nuk i jep vote por as qe e kupton se cpo thote. Si levizje politke eshte brilante ne funksion te maksimizimit elektoral...pasojat afatmesme dhe afatgjate tmerresisht negative per Kosoven. Politizimi i fese vetem llahtare sjell! 

Mundet te kete burokrate te politikes, por kjo nuk ka asnje fare lidhje me pyetjen se kujt i besoni me shume, A-se apo B-se!

Pa marre parasysh fare faktin qe ajo eshte ambasadore dhe jo karagjoze qe te lyhet me boje per te bere fotografi, me kollaj e kam te besoj ate qe flet vetem per vete sesa albin kurtin qe flet edhe ne emer te 200 talebaneve te tjere qe ishin atje. Eshte gjithashtu shume turp per ate si burre qe megjithese nuk e paskan prekur ata me dore, nuk i kerkon falje asaj zonjes ne emer te vetvendosjes per faktin qe ata nuk kane arritur te civilizojne shoqerine kosovare aq sa mos te prekin grate me dore, perkundrazi e ri-dhunon duke e vene ne pozicionin e mashtrueses per aq sa mund te kete njerez qe e besojne. Derr dmth

Nuk tha qe eshte lyer me boje, tha qe protestuesit ishin larg nga ambasadorja. Dhe tha edhe qe i vjen keq qe kjo ndodhi gjate nje proteste te VV.

Nese Kurti eshte derr, sinqerisht s'di c'mund te thuhet per personazhet e tjere te politikes shqiptare.

Absolutisht e njejta gje, vetem qe ky eshte derr rrace tjeter, i dhunshem. Nuk eshte gjekundi qellimi im qe indirekt te nxjerr burra me te mire kryehajdutet e europes juglindore.

Eh, e di qe neoliberistet s'i kane shume qejf kontaktet fizike, mirepo s'kam c'bej: i dua francezet qe shkulin guret e trotuarit kur kane kauza per te mbrojtur.

Edhe une kur i perdorin kunder shtetit, por jo kunder grave, diplomateve dhe gazetareve (femijet vetkuptohen). 

Pak a shume pergjigja e Kurtit ishte kjo: Vv ka nisur te vihet shpesh ne te njejten fjali me fjalen "dhune", por fakti eshte qe ne gjithe keta vjet ata qe jane rrahur, jane burgosur dhe jane edhe vrare, kane qene aktivistet e Vv, dhe jo policia apo ndokush tjeter.

Fin, pergjigja e fundit te kjo teme se tani po me duket sikur po dhunohesh ti duke marre goditje me pergjigje nga te gjitha anet smiley Me vjen keq qe jane rrahur, burgosur e vrare, qofte kur kane protestuar me te drejte qofte pa te drejte. Por llogjikisht ata qe e kane ndjere represionin ne kurriz duhet te jene te paret qe refuzojne te kthehen ne nje fare menyre ne represive kundrejt me te dobtit, dhe kjo sipas kendveshtrimit tim eshte ceshtje morale, pa fut politiken ne mes.

po fin, te fillojn t'i shkulin guret e trotuarit sapo te ikin ata te KFOR-it e mos kete me ushtri amerikane ne Kosove. atehere po te ngrifet Kurti e te na flasi per parime. kur t'i dali per zot sigurise se vendit te vet ne radhe te pare, i thote ketyre te tjereve persona non-grata, pa problem fare. i ke serbet brenda javes ne kosove me ik ata te padeshiruarit.

Hahaha, 

aty i kane trotuaret ne kry te ures se Mitrovices! 

Asnji pllake e lujtme!  

Te gjitha pllakat sic i vuni shkija diten e pare jane!

 

Tani, qe ta kuptojme, e bone keto apo nuk e bone!

Apo keta nuk e bone ate me ambasadoren,po ti gjithsesi e aprovon qe e bene ca te tjere jo te VV-se?

 

Tha qe s'e bene protestuesit, por ndoshta truprojat, aksidentalisht nenkuptohet.

Tha qe jane kunder kunder marreveshjeve me Serbine gjer kur Serbia te pranoje fajet e luftes, te vraret, te zhdemtoje etj etj. 

p.s. Me kaq po terhiqem, se edhe s'ka kuptim te referoj ne dore te dyte cfare ka thene dikush ne tv smiley. E ndiej veten pak qesharake me thene te verteten. 

VV e ka kuptuar me kohe qe celsi i pushtetit ne Kosove eshte dhe do te jete fshati. Ndaj dhe ky nderrim kursi. Ne fshatin Kosovare veren nje fenomen te cuditshem, nje lloj amalgami i vlerva nacionaliste me ato islame. Kurti nuk po ben gje tjeter vecse po i pershtatet votuesit kosovare. Kurti e ka kuptuar tashme qe votat e qytetit nuk e cojne me lart se 12-15%. 

Kjo do e demtonte figuren e Kurtit ne syte e mi, dhe besoj edhe te jo pak njerzve si une.

Shof qe trajektorja anti-amerikane e VV-se ka marre dukshem termo. Jo mire. Hic mire. Me shtruar, evlat. Me shtruar.

O Ron mos fol krejt kot dhe pa e pas idene e gjonave.

Po boll o burre se late nam me kete islamofobine tuj ekstreme e dy-lekshe. Jeni bo patetike fare. Sa permenet fjala mysliman, shami, etj. kerceni si gjela me spec ne b...

Nuk dini me te beni dallimin midis fese si ideologji dhe fese si pjese e te drejtave te njeriut. Albinit nuk ja ndjen per fene, kete ta garantoj. Biles une nuk e di nese me origjine eshte mysliman. Ne fakt Kurti nuk eshte mbiemer qe te jep mundesine ta percaktosh. Ama per nje gje te jesh i sigurte qe Albini me te drejten e plote eshte kunder diskriminit dhe fashizmit qe i detyron femrat besimtare te zbulohen. 

Sigurisht eshte shume me i frikshem ai fashizmi tjeter i atyre qe i detyrojne femrat te mbulohen kunder vullnetit te tyre, por ai ngelet individual dhe si i tille duhet te luftohet. Kurse ky tjetri eshte fashizem shteteror dhe eshte totalisht i papranueshem sepse shteti ka per detyre t'i garantoje te gjitheve mundesine qe te praktikojne fene e tyre sic e mendojne.

Per mendimin tim te kalosh ne masa te tilla per te ndalu fenomenin e mbulimit me zor, eshte kapitullim. Sidomos ne nje vend si Kosova (apo edhe Shqiperia) qe nuk kane bere asnje perpjekje per t'i ndalu keto fenomene. Sa fushata sensibilizimi ke pare ti kunder ketij fenomeni. Sa njerez jane burgos se kane detyru motren, vajzen, gruan te mbulohet kunder deshires. KY ESHTE ROLI I SHTETIT. Te denoje abuzuesin dhe jo te kufizoje lirite e njerzve. 

Une mendoj se shamia eshte nje gomarllik me brire pa asnje lidhje me fete megjithese teper prezente ne shumicen prej tyre (i ka ngel Islamit n'dere si fe e perhapur shume me teper ne vende me tradite maskiliste). Si e tille duhet sulmu dhe duhen bind njerzit se nuk i ben shamia me besimtare. Biles e ben femren shume me intriguese, pra me terheqese per meshkujt ne shume raste. 

Kur ky ligj kaloi ne France, administrata amerikane e kritikoi si nje cenim te te drejtave te njeriut (dhe ishte koha e Bush). Cfare duhet te themi qe administrata amerikane eshte vehabiste?

kurti m'duket nuk e ka pa pjesen "deshen me vu dore ene mi grun tate".

kurti  rocksmiley

i vetmi njeri dhe e vetmja parti ne trojet shqiptare qe shihet pozitivisht nga shqiptaret.

mos e rruaj nga zevendes ndihmesat e nenzevendes sekretareve.  besoj se eshte politikani i vetem qe merret me politike per idealizem dhe jo per ate gjene qe quhet ne integrimce pragmatizem.

mos e rruaj nga zevendes ndihmesat e nenzevendes sekretareve. 

po jo or, se s'eshte ashtu.

Ashtu eshte!

Ne fillim e rrun, te shpeton koken!

Pastaj nuk e rrun se helbete, tjeterkush eshte ne dhe, nja dy metro poshte!

Pastaj bohesh urragan kuq e zi!

 

edhe nji: ne bashkohemi ne shume e shume pika bashke kur vjen puna per shqiptarizmen, por une do jem kategorikisht kunder cdo lloj levizjeje politike qe ndihmon ne islamizimin e metejshem te Kosoves!

tek vv-ja nuk ka poture trecereksh. qasja e tyre eshte kombetare.

poturet po shkurtohen ne pantallona te shkurtera, fare fare. keto shamite 16 vjecare ja vune vulen ceshtjes kombetare-islamike.

 

Ne fakt ne thelb te çeshtjes fetare kombetare tradicionalisht nuk ka qene Bibla apo Kurani, poturet, arkapite dhe shamite por menyra se si pastrohet suma: me gazete apo me sapllake. Problemi u zgjidh ne menyre demokratike sintetikisht: leter higjenike plus bide. 

jo vetem kaq, por kane qene dhe probleme te tjera. si psh, ti heretik te shtrihesh si pasha dhe gruaja jote te te laje kembet. oh sa mire ! dhe jo vetem njera ore, jo, por shtate. pas 10' do prape ti larje kembesh, dhe tjetra ne rradhe vjen me vrap. ja keshtu o heretik i herezise ...

Edhe kete problem e ka zgjidh demokracia ku gruaja ja lan jaranit, e jarani oh sa mire, edhe laj kembet edhe shplaj k..... Keshtu edhe burri gjen dashnore, o sa mire edhe ai. Oh sa mire gjithe shoqeria qe i lajne dhe i shplajne koqet njeri tjetrit, dhe oh sa mire administrimi i shtetit te koqeve te shpelara.

poshte demokracia

hahahaha o Heretik, you made my day!!!

Definitely rocks!

Mos gjykoni pa dëgjuar më parë ç'ka thënë i akuzuari në mbrojtje të tij. Tema është shumë delikate dhe nuk e kemi luksin të nxitohemi.

Ja ku e ke deklaraten e ambasades amerikane ne Kosove:

Statement from U.S. Embassy, June 27, 2013June 27, 2013

Earlier this morning, Ambassador Jacobson and staff from the U.S. Embassy were physically accosted by protesters from Vetevendosje as they attempted to enter the Assembly building for the regularly scheduled parliamentary session.  Several other observers and members of parliament were likewise assailed while trying to enter the building.  As we have stressed with all leaders and particularly to Vetevendosje, while the United States respects citizens’ rights to free speech and expression, we deplore the use of violent tactics in obstructing the democratic process.  Freedom of speech does not mean the right to restrict the freedom of movement of others.  Vetevendosje’s continued reliance on violent tactics undermines Kosovo’s reputation as an emerging democracy.

Ambassador Jacobson is attending today’s session at the formal invitation of the Kosovo Assembly.

Dakord jam, por të dëgjojmë edhe palën tjetër.

seriozisht e merr per argument kete??!! naten.

gaia po anej nga ju sikur osht mjes mismiley

smiley ja per te miren e atdheut rrime syvigjilent.

Eh gjynah qe Kosoves nuk i linden burra te tille si ky Albini para 1999-tes, qe ta clironin nga Serbi. Tani ketij i vetmi heroizem qe i ka mbetur te beje eshte qe ta cliroje Kosoven nga cliruesit. Nejse mo, s'ka fshat pa nje budalla. Po ai xheli jone nga behet meqe ra llafi?

Kufiri midis Shqiperise e Kosoves po zhduket perdite nga pak, edhe se i do qejfi US, pa te cilet s'do kishte Kosove jashte Serbise, bile dhe Shqiperia do ishte fundos me gjithe ata refugjate lufte. Po patet takat demokratizoni e terezisni punet e Kosoves. 

Hajdeni mbusheni edhe kete teme me bajga antifetare te kohes se Revolucionit Francez dhe Revolucionit te Madh te Tetorit. Te gjitha viktimat e shekullit te XX-te paskan qene per shkaqe fetare. Ju as plehrat e historise nuk meritoni.

Mos ma nevrikosni heretikun thashe!!!

S'bon me çu dore mbi ambasadoren amerikane tha,prandaj i  hypa shkelma  smiley

Larg nga leshimet e rastit te Vetevendosjes,fjalori i Reeker-it eshte  fjalor pajtonxhiu.Zevendes-ndihmes sekretarit(me ulet se ky funksion eshte vetem kuzhinieri) megjithate iu bene nderimet ne rangun e kryetarit te shtetit.C'fare kompleksesh inferioriteti tek pushteti i kleptokat'narve.

Reeker,fuck you man!Se s'jemi te gjithe analfabete alla Hashimçe.

 

 

 

''S'bon me çu dore mbi ambasadoren amerikane tha,prandaj i  hypa shkelma''

po pse s'i mendon ti Jakove, duhet te vene dore?  c'i kane keto duar kaq te gjata keta njerez qe nga ana tjeter na dashkan dhe shamite ne koke?

perfundimet nxirri vete.

Jo mer vella,une jam kunder dhunes.Por,nuk eshte aspak logjike dhe sidomos jo e shendetshme shetitja e korit diplomatik ne mes te turmes revoltuar.Ne njeren ane imponojne politikane kriminele,ndersa ne anen tjeter kerkojne qe te jemi dhe entusiaste smiley

Sa i takon shamise,perderisa nuk me imponojne mua dhe familjes time,une jam ne paqe me ta.Shamite i shohim ne Paris e Bruksel,prandaj nuk eshte tragjike nese shihen ne Prishtine.Fundja,Kushtetuta garanton lirine fetare te secilit individ.

Përfundimisht, për fat të keq, rast i pashpresë. Narcisoid dhe i vetëmjafueshëm. Gjynah për të dhe për ne në Kosovë, sepse le përshtypjen që ka idealizëm dhe sidomos ndershmëri, tipare këto tejet të munguara në këto struktura që i prinë Kosovës tash e 14 vjet. Çfarë hajri kur është kaq i lehtë prej mendve sa shkon e i mëshon murit me kokë.

Sa për koketimin me islamizmin, dhe interpretimin që po përpiqet t'i përahtatet elektoratit fshatar, pa merak se njëherë për njëherë nuk fitohen vota me këtë flamur as në fshat. Këtë e ka më shumë peshqesh nga Hysamedin Feraj, i cili siç duket ia ka dalë ta shtrij ndikimin e pikëpamjeve të veta tek ta dhe t'i bindë për një qëndrim  të tillë.

Këtë e ka më shumë peshqesh nga Hysamedin Feraj

interesant kjo.

dmth gjithe ato leksionet e thella me import oksdiental qe kemi degjuar edhe ktu te PPU-ja, nga z. Feraj et al., kete gje paskan pjelle, shkeljen e syrit Islamit? Apo e kuptova gabim?

E po Feraj është një militant i vjetër dhe i dëshmuar i tejtheksimit të rëndësisë së islamizmit në identitetin e shqiptarëve, bashkë me A.Baletën, dhe nuk i ka ndryshuar këto pikëpamje të tijat, Përkundrazi po shihen efektet e bashkimit të tij me Vetëvendosjen, e cila nëse nuk e korrigjon kursin që ka marrë mund të shndërrohert lehtë në Vahabovendosje. Jo se mund ta shtojë ndikimin në Kosovë, përkundrazi, sepse ky popull nuk ka dije të thella po instiktet i ka perfekte dhe nuk e ha atë çorbë sepse di ta vlerësojë drejt, ndryshe prej Albinit, fuqinë e vet reale dhe rëndësinë e përkrahjes së atyre që realisht e mundësuan shtetësinë e Kosovës.

Faleminderit!

Si thote Avokati...politika eshte shkolle nuk eshte deshire...keto qe thote tomoras kategorizohen ne ate qe amerikanet e quajne wishful thinking. Faktorizimi i hoxhallareve ne opinionberien kosovare sa vjen dhe rritet. Eshte fakt. 

Absolutisht dakord. Shkollë dhe praktikë. E pra praktika kosovare me partitë që e theksojnë komponentën fetare islamike tregon që rekordi i tyre më i lartë nëpër zgjedhjet e derisotme nuk e kalon 2%.Sigurisht që çdo katër vjet do të kemi mundësi ta përcjellim trendin, dhe të shohim në po rriten, po vendnumërojnë apo po zvogëlohen, Kjo e imja përpara se të jetë wishful thinking është parashikim bazuar në realitetin që e jetoj, megjithë propagandën impounese të mos them agresive të Mulla Shefqetit dhe të Shefqetave tjerë. Kosova nuk e ka zbuluar tash islamin dhe për dallim prej praktikës në Shqipëri nuk ka diskontinuitet në praktikim të tij, prandaj pak më shumë besim. Madje vetëm pas një viti do të kemi mundësi ta shohim edhe trendin e këtyre partizanëve më të ri të neoislamizmit si Kurti me shokë, që unë jam i sigurtë që do të jetë monotonozbritës.

Dakort perqendrohemi ne praktike! Ne 15 vitet e fundit faktori "Hoxh Krasniqi" ka ardh duke u zbeh apo duke u fortsu? 

Përgjigja në këtë pyetje tënden nuk është e thjeshtë. Në aspektin politik siç thash elektorati që i jep votën partive me atribute islamike në këto 14 vjet nuk ka kaluar 2% kështu që këtu rritje nuk ka. Në aspektin e praktikimit të fesë sigurisht që numri i praktikuesve është rritur në krahasim me 15 vjet më parë, dhe kjo mund të konstatohet lehtë sepse është rritur numri i xhamive. Arsyet për këtë janë të shumta dhe në vete kjo nuk do të ishte dashur të përbënte ndonjë shqetësim, sidomos pasiqë në aspektin viziv Kosova nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me 30 vjet më parë. Në qytetet e Anamoraves ku jetoj unë në një ditë të zakonshme të duhet të sillesh rrotull nëpër qytet gjysëm dite për të pikasur një grua apo vajzë me shami në kokë, ndërkohë që aso me kërthizë zbuluar të kanë defiluar para sysh sikur të ishe në bregdet. Kjo mund të ndryshojë ndoshta pak a shumë nga regjioni në regjion porse përfundimi që ndryshimi është i papërfillshëm mund të nxirret si mesatare përbashkuese.

I bie qe praktikantet nuk ndikohen nga predikimi? 

Ose se kemi predikime te ndryshme ne natyre.

Gjynah qe per kesi gjerash duhet te informohemi vetem nga c'kapim ne internet edhe t'i meshojme tahminit, si une ketu psh.

Emo, shqiptarët historikisht e kanë dëshmuar që janë të imunizuar nga fanatizmi fetar. Jo që na kanë munguar Haxhi Qamilët me yryshet e tyre porse antitrupat deri më sot ia kanë dalë t'i neutralizojnë këto mësymje. Nëse është rritur numri i praktikuesve të fesë numri i vicave si i themi ne apo barcoletave si i thoni ju për hoxhollarët nuk është pakësuar.

Edhe ti ke shume te drejte Tom, por konstantja njeshekullore "peqe lepe" (si i themi ne kendej) nuk ka ndryshuar as edhe nje grime (si ndoshta i thoni ju andej). Kjo eshte e rendesishme, te tjerat jane profka siç thuhet sa anej-knej.

Tomoras, historikisht po ti thoje dikujt ne Shqiperi se kam pare nje ari ne autobuz, nuk do te besonte dhe do te qeshte.

 

Tomaras, nuk shkon ne vije te drejjte raporti institucion fetar vs besimtar, apo ndikim fetar.... por gjithsesi eshte nje tregues qe tenton drejt rritjes se ketyre te fundit....por detyra e shoqerise, eshte qe besimi te mos behet fryme ekstremiste..... te mos behet detyrues siç po tentojne keta me keto aksione te drejteperdrejta....kunder laiciitetit. Ata duhet te jene barinj te grigjes se tyre por jo te tentojne ta shtojne grigjen duke i bere presion komshiut per ti marrre pjesen e tij......

Nuk e kemi asnjë kundërshtim me njëri-tjetrin alidems. E nënshkruaj këtë që ke shkruar ti. Çështja kryesore është që as të mos nënvleftësohet e as të mos mbivleftësohet pesha e aktiviteti agjitues të vehabistave në tokat shqiptare, si sekt i ri i cili nuk kishte pasues gjatë zhvillimit historik të islamit tek ne. Anatemimi i krejt islamit duke marrë shkas nga mospërputhja e propagandës vehabiste me nacionalizmin në kuptimin më pozitiv të fjalës do të krijonte kundërefekt tek ata që mund të jenë shqiptarë të mirë por edhe muslimanë të mirë. Pkërisht këtu qëndron edhe "sakrilegji" i VV, e cila duke pasur deri më sot "monopolin" e kombtarizmës dhe duke qenë artikulesja kryesore e aspiratës natyrore të kombit për bashkim dhe njësim.  bëri të veten një nga kauzat kryesore të vehabizmit, si përfaqësuesit kryesor të krahut më fundamentalist të islamit, duke marrë angazhim për mbulim me shami të vajzërisë shkollore. Keq. shumë keq për VV dhe për të gjithë ne që kemi mundur të kemi shpresë tek ta për një përfaqësim më të denjë të kauzës së madhe të bashkimit kombëtar, dhe jo vetëm.

Tomaras smiley

Mua me vjen keq, po shume keq, qe sqiptarizmi ne Maqedoni ka shkare drejt islammizimit, per te mos thene qe po u vihet shenja e barazimit, dhe shembulli me i mire eshte protesta pro Erdogan, qe nuk beri vaki as ne shtet me islamike, dhe do te kenaqem qe ta kem shume gabim, qe shqiptaret e maqedonise, po rrreshkasin me shpejtesi drejte islamizimit dhe tuurqiizzimit me vetedije te plote. Dhe persa i perket kosoves, sapo ka filluar ofensivva islamike, dhe pasosmane. Vete shembulli i Alma Lames, indiferenca e partive politike, dhe kundershtite e vagullta te disa OJQ-ve, po tregon se sa ka filluar rrreshqitja e shoqerise kosovare drejt vehabizzmmit.

@Roni, duke replikuar me idene se ata jane ne minorance, duhet qe tashti tu treegohet vendi, sa pa u bere fryme mbisunduese, dhe keta islamiket e kane treguar me se miri kete. Shembulli me i fresket eshte Egjipti me Vllazerine Muslimane, qe para revolucionit te pare, ishin te tulatur, me pas u bene force sunduese, dhe tashti, pasi kane marrre revan, jane bere force anarkiste dhe kercenuese dhe po tentojne drejte luftes civile, njesoj si ne Siri, apo edhe gjetke....dhe shembuj te tille jane dekurajues per shoqerite e hapura drejte te cilave aspirojme te shkojme....

Nuk e di por sikur kohet e fundit VV ka marre nuanca islamike. Shpresoj te jem gabim!

ndoshta aty i ka rrenjet dhe financimet. tani i doli koka tamam ketij.

E c'jane keta butake! Medoemos identitetin shqiptar do ta paralelizojne me islamin? Pastaj dhunimi kunderjt nje femre dhe mbi te gjitha ambasadore e SHBA eshte tmerresisht e turpeshme. ...E kam shprehur disa here qe Kosova ka nevoje per nje revolucjon alla Hoxhist sepse dalangadale po terrorizohet nga islamiket e katapuluar dhe finacuar nga arabia. 

A nuk kishte mundesine VV te luante nje kauze te paster Shqiptare pa hyre ne ndasine fetare duke e eliminuar fene nga ceshtja Shqiptare?..mundesia ekzistonte por zgjodhi rrugen e fondeve te Neootomanisteve

Qenkan pajtuar demokrate e socialiste me ne fund. Rrofte Reekeri. Qenka pajtuar dhe tomarasi expressist.

 

Sa i perket qasjes se VV ndaj fese, kjo nuk ka ndodhur sot, po eshte e printuar ne programin e VV online qe ne 2011, VV eshte qe te mos diskriminohet askush per bindjet e veta fetare, dhe te mos i ndalohet aksesi ne institucione publike. Qofte ateist, qofte mormon. Pse 16, thote telegrafisti, sepse 16 njeriut i njihen disa fakultete te ndergjegjes, edhe me ligj. Disa te tjera i njihen 18. E ne disa shtete, disa njihen ne 21, apo 23. Debati nese 16 apo jo, eshte ndryshe nga debati nese duhet pranuar apo jo perdorimi i shamise. Megjithate, cektesia po me shqeteson te disa te tjere, e jo te keta te "rrezikut islamik".

VV kerkon transparence te plote te financimeve te organizatave fetare, gje qe te sotmit proamerikane nuk e kerkojne. E kjo po e shkakton vahabizmin, ashtu si dhe eksterritorialitetin e pravosllaveve. Le te jene transparente burimet, dhe le te kalojne financimet e donacionet fetare ne audit publik, e atehere flasim. Po serish driteshkurter, ua merr mendjen analogia e gazetes 55 ne KS.

Sa i perket US, nese vertet mendojme se politika eshte e barazvlefshme me seksin oral, mire ka ecur sic ka ndodhur gjer me tash me Thacin, Mustafen, Nanon, Berishen, Meten dhe Ramen. Pasioni i cave per gelltitje shpjegon edhe pse nuk jemi "evropiane" njekohesisht. Antiamerikanizmi eshte i panevojshem, ama edhe prostrimi i yesmenave po aq. Boll "burra shteti" proamerikane kane patur shqiptaret gjer me sot.

''Megjithate, cektesia po me shqeteson te disa te tjere, e jo te keta te "rrezikut islamik"''

E shikon ti, shamija na qenkerka si ai shalli i zhaklin kenedit.

keta te gajasin fare me keto shqetesime alla shenjtanllek-budallallek.

Shamia, e dashur, jo shamija. Dhe po ta thote nje ateist, bir ateistesh kete gje.

Shalli i Zhaklin Kenedit absolutisht nuk ka lidhje me shamine. Ate shall zor se e mban dhe nje zonjushe modeste si ti, e jo me nje "fshatare", sic po shprehen ca me siper. Ai eshte shall pushteti!

Mos u ankoni per notin me kembe ne toke qe bente Berisha!

Shalli i Zhaklin Kenedit absolutisht nuk ka lidhje me shamine.

ti ben vete apo si? as ironine s'kuptoni o burre i dheut.

dhe mos na i thjeshtezoni gjerat, kaq shume,  sa duken aq te paqme me shamija me lulka apo pa lulka.

dhe mos fusni fene aty ku nuk duhet te jete. le ti mbajne shamijat me lulka apo pa lulka ku te duan, po jo ne shkollat shteterore ama.

 

Une nuk e kuptoj ironine e... eh bije o bije, hazerxhevap je. Ti vete, ku e fut, meqe ra llafi. Se enveriste s'me dukesh, qe po synon depistime te tilla te "shteterores" e qe ngaterron laiken e shekullaren me ndalimin e shprehjes se besimit individual. Pa ne qofsh te jap doren.

Hajt mirupafshim, dhe kujdes se sintaksa dhe vokabulari tregon shume per ty, edhe kur je anonime...

fillllozofi shqiptar nga skrapari. e shikon ti, ky skrapari vec koka nxjerr ...

Sic thashe, sintaksa te tradhton. Perfundove te Skrapari (...ari - ari - ari) dhe te koka.

sigurisht sigurisht, skrapari na turbullon te gjitheve.

Sperdridhu si kagzoz sa te dush nga programi i 2011 te expressisti te telegrafisti, te fakultetet e ndergjegjes te transparenca financiare te prosllavet te sexi oral te Thaci te Mustafa te Nano te Berisha  te Meta te Rama e deri te gelltija. Kto pirueta nuk e zhbejne aspak faktin se duke pranuar ne menyre skuthe moshen 16 vjec per mbajtjen e shamise ne menyre indirekte VV po pranon mbajtjen e shamise ne shkollat e mesme! Ky eshte fakt miku im! 

Nuk jam miku jot, se s'te njoh. Sperdredhjen po pres te deshmosh qe nuk po e ben ti, une jam konsistent. Sic kam shkruar moti, shkruaj edhe sot. Ti po behesh si nje fare personazhi qe ka bartur nickun "bulevard", dita-dites. Sidomos me refuzimin per t'u informuar qofte dhe minimalisht mbi temat per te cilat komenton, apo me braktisjen e aftesise mendore per te bere lidhje. Gjithsesi, te uroj gjithe te mirat, me fal qe ju prisha tripin.

"Miku im" merre si shprehje letrare po nuk e deshe e marr mbrapsh. Ndonjegje per pozicionin e VV ne lidhje me shamite ne gjymnaz ke tme ndihmosh ne orvatjen time per informim? Jam gjith vesh

Shprehjet letrare ia pranoj me qejf emigrantit, qe ka shkruar dicka te vleresueshme ne ate aspekt, po jo cdokujt qe del e pretendon "letersi". Patjeter qe kam per te thene dicka per pozicionin dhe parimet e VV ne raport me fene, dhe me detajin qe permend ti - dhe do ta sjell nje shkrim per kete gje. Nga ana tjeter, po te kishe dashur informacion, aty eshte, mjafton nje google per te pare shprehje zyrtare te organizates ne publikime te vetat, apo te anetareve te ndryshem ne shkrime e shfaqje publike. Mirepo po mjaftohesh me qemtime qe marrin spin tjeterkund...

Ti vete je per mbajtjen e shamiave ne gjymnaz? 

Une jam qe shoqeria sekulare, ne rastin e nje shoqerie qe respekton lirite religjioze, me sistemin e saj te vendimmarrjes (qe shpeshhere eshte perfaqesues, pra permes parlamentit), te vendose per nje moshe ne te cilen i njihet individit liria e ndergjegjes. Pas kesaj moshe, simbolet, praktikat, ritualet e zakonet personale qe nuk e shqetesojne publikun nuk duhet te kthehen ne arsye per diskriminim. Une mendoj qe rregulloret e institucioneve publike sekulare duhet te shmangin ekstremet estetike, ferexhete, carcafet apo minifundet prej meshini. Ama, nuk mendoj qe prej tyre do te duhej te perjashtohej nje vajze qe lirisht zgjedh te mbaje shami, per shkak se ka nje besim te vetin. A duhet te jete 16 vjec mosha? Ky eshte nje propozim. Kungulleshka nuk jam gati te luaj ne kete ore.

Megjithese personalisht nuk me pelqen mbajtja e shamive, per hir te tolerances mund te lejohej mbajtja e shamive ne shkolla. Por kur dihet fort mire qe pas ketyre kerkesave fshihen investime shume te dyshimta (dmth qe nuk jane te dyshimta hic, sepse e kane nxjerre koken me kohe), eshte mese e ditur qe edhe po te lejohet shamia ne shkolla do kerkohet ferexheja, do kerkohet ndalimi i alkoolit, do kerkohet me shume sepse qellimi eshte destabilizimi dhe jo te drejtat e mohuara.

 

Gjithashtu eshte nje gabim i madh te barazosh mbajtjen e kryqit ne qafe me mbajtjen e shamise. Per faktin e thjeshte qe kristianizmi diku de facto e diku de juro e ka njohur autoritetin laik dhe ndarjen e shtetit nga feja.

Ne momentin qe edhe pala islamike te beje te njejten gje, cdo lejim i metejshem do sjelle vetem hapje oreksi per shtet islamik. Sepse ky eshte qellim i deklaruar.

Kavir

As une se kuptoj pse "rreziku islamik" eshte bere kaq muhabet (gjithashtu si dikush qe nuk ka ndonje simpati te madhe per VV)... me duket stili i klasik i nuk mund te flasim me llogjik, e hajde te flasim me "gut." E asgje nuk e trazon "gut feeling" si nje rrezik islamik.

Gjithashtu, per shamine, ideja e demokracive, dhe te llojit neo-liberal kjo por jo vetem, eshte pikerisht qe shteti te mos kete pune me kush eshte homoseksual, kujt i pelqen sado-mazokizmi, e ne te njejten menyre kush ka qejf te mbaj shami (that is unless sjellja krijon problem te matshem social, por dhe ne ato raste, the "burden of proof" eshte me ndaluesin, kaluesin e ligjit.)

I vetmi argument qe kam degjuar per rregulla kundra shamis eshte qe femrat me shami jane si zogje te rritur ne kafaz; dhe po ta hapesh kafazin, zogu do rri brenda se eshte "mesuar" ashtu. Kjo perspektive ama me duket shume paternaliste dhe jashte shumicave te shembujve kur shamija eshte bere problem. Problemi nuk ka dal nga femra te mbyllura ne shtepi, por nga femra qe mundohen te futen ne shkolle, administrate, apo universitet.

shamija eshte simbol fetar. pike vize dhe pike prape.

ne shkollat shteterore  nuk ka vend per simbole fetare te kujdo feje qofshin. pse, dhe ty te duket e komplikuar nje gje kaq e thjeshte?

ne shkolla ka rregulla qe duhet te zbatohen.

Well, sic ne lidhje me abortin per shembull, femrat thone "keep your hands off my body" besoj se kane te drejte te thone "keep your hands off my shami." Ja pse. Ne rast se shteti do te ndaloj dicka duhet te dali me argumente shume te mira, the burden is on them, dhe une nuk di argumente shume te mira kundra te drejtes se nje femre te mbaje shami apo kundra nje djali te mbaj ate kapalen qe hebjenjte mbajne; dhe qe ishte kaq popular tek shkolla ku shkoja...

Eshte tjeter pune ketu ne rast se kryqi apo simboli i islamit gjendet ne klas a dicka te ngjashme.

c'shkolle ishte, private apo shteterore?

Nuk ka shume rendesi. Dhe ne shkolla shteterore lejohet.

jo jo muhametali, jo keshtu. po flasim per mollet dhe ti fap na fut portokallet. jo keshtu. po flasim per shkollat shteterore dhe ti me tregon privatet. le t'i ndajme gjerat qe te dime per cfare bisedojme. ti je mjaft i zgjuar dhe e kupton mjaft mire ku dua te dal. mos keshtu, njesoj si VV, me metoda te mbyllura bizantine.

nuk do fitojme asgje ne shqipot po s'jemi te hapur.

dhe sa per dijeni, ose jo, se ti e di aq mire,ne shkollat shteterore nuk lejohet (ketu ku jam une).

Shkolla ime qe private por lejohet dhe ne shkolla publike. Pothuajse gjithnje qeveria amerikane ka marre pozicione ne gjykata pro te drejtave te nje femreje te mbaje shami. Gjithashtu, ne amerike eshte me e lehte, ne rast se do mundoheshe, ta ndaloje shamine ne nje shkolle private, sesa ne nje shkolle publike. Hidhi nje sy: http://www.whitehouse.gov/blog/2009/06/04/nashalas-story

PS: dhe kjo qe nga koha kur Bushi qe ne qeveri.

i ka gjetur belaja dhe nuk duan konfrontime me ta.  si rregull nuk lejohet, por c'ti besh?

ketu ku jam une e di mire qe dikujt i thane mos te vije ne shkolle me shami,  dhe ajo dhe prinderit u binden.

Ne rast se do te besosh ashtu pas informacionit qe te solla, eshte puna jote. There is only so much I can do. Nga aq sa di une ama, shamia ose ajo kapelja nuk eshte, e nuk ka qene problem, si ne shkolla publike ashtu dhe private. Jo vetem aq, por sistemi eshte ndertuar ne menyre qe te jete e veshtire per gjera te tilla te behen problem.

sigurisht qe te besoj. jam para fakteve, s'kam nga leviz.

S'ka mundesi? E di Roni kete skandal, a eshte ne dijeni? Edhe blogun e whitehouse e financojne islamistet, s'ka mundesi. Edhe kjo paska qene 12, dmth. shamiJa qenka futur edhe ne ciklin e ulet... allahu na ruajtte.

kjo shamiJJJa na turbullon te gjitheve. i gjithe faji eshte i shamise.

o shami e kuqe/ o shami e zeze

etc etc

 

Sol a mund tme rekomandosh ndonji qebabtore te mire ne Prishtine? 

Sol, megjithatë ta di për nder që nuk ma ke ngjitë emrin Berat, se më mirë m... se Berat.

Edhe unë thash që ky ndryshim i qasjes së VV ndaj fesë ka ndodhur pas vitit 2010 dhe zgjedhjeve të atij viti, kur pjesë e listës zgjedhore të VV u bë edhe Hysamedin Feraj, ndërkohë që ky formacion organizativ vepronte që nga viti 2005 dhe nuk u shqua për ndonjë angazhim lidhur me të drejtat fetare.

Çka do të thotë të mos diskriminohet askush për bindjet fetare, dhe të mos i ndalohet aksesi në institucionet publike, dhe si të përputhet kjo me këtë dispozitë të programit të tyre " Kosova duhet të jetë vend ku pjesëtarët e shoqërisë ushtrojnë lirshëm bindjet dhe ritet e tyre fetare, apo filozofinë e veçantë të të jetuarit...": dhe a vlen kjo edhe për ndonjë ekscentrik hipotetik i cili për protestë, për kapric apo thjesht për pordhë dëshiron të ketë qasje në institucione qysh e ka bë nëna, siç ndodh të shohim ndonjëherë në botën demokratike. Prandaj besoj që edhe ti dakordohesh që janë institucionet publike ato që i përcaktojnë rregullat dhe kodet e mirësjelljes në mënyrë që qytetarët të mund ta realizojnë të drejtën e qasjes në to.

Kufirin e moshës, mund ta diskutojmë ta ulim edhe për votime siç propozoi Sala para zgjedhjeve, porse personalisht mendoj se megjithatë kufiri prej 18 vjetësh është më optimali për ta konsideruar njeriun, në kushte normale, si subjekt të maturuar dhe me përgatitje minimale jetësore për të marrë  vendime të rëndësishme për vete dhe për të tjerët.

 

debati mbi shamite mund te beje pjese po tema t'pakten ben fjale per nji reagim me shume sesa qendrim zyrtar te zv/ndihmes sekretarit. Pershtypja qe po krijoj eshte se VV e ka pershkallzu qendrimin e saj ne raport me qeverine ne Kosove dhe eshte e qarte se kush qendron pas Thacit. Nuk do desha qe per hir te rolit opozitar, VV te humbe objektivitetin e kritikes se vet. Dhuna e ushtruar mbi VV nuk duhet te justifikoje dhunen prej VV kunder kujtdo. Pershtypja ime eshte se qendrimi pacifist dhe kritik njekohsisht jep rezultat me shume se qendrimi i dhunshem qe po reflekton me kto ngjarje  

Politika ne Kosove ka nevoje per nje pol si VV. Mu per vete nuk me shqetesojne shume kritikat e Reeker sesa vehabizimi i VV qe permendet ketu me siper. Uroj te mos jete ashtu.

Po degjojme te behet si shume " politike", bilez. Duke thirrur ne ndihme apo per argumenta ne sherbim te saj edhe problematika, shpesh pa asnje peshe ne ecurite ekonomiko- shoqerore, fetare.VV do te duhet ta shohim si nje avangarde drejt objektivit kryesor te shqiptareve te Kosoves ne vecanti, por edhe te shqiptareve ne pergjithesii.Nuk duhet te marri pozicionime qe edhe mund ta sjellin kontributin e saj politik si druri ne kepucen e mendimit kosovar.
Ne se nje force politike apo edhe opinioniste me integritet intelektual, te kombit tone, harrojne rrenjet tona historike, orjentimin tone, objektivin, qe na e detyroi aspirata jone si nje komb i coptuar ne Ballkan, por rikthehen ne ato objeksione, sado te vogea e papeshe qe mund te duken, i sjellin vetem dem objektivit madhor te kombit.
Kemi nje kufi te prere tashme.O me Evropen dhe euroatllantikasit o me dumbabistet...Lirite individuale per zbatime ritesh besimi, nuk dihet ti kthejme ne objektiva shoqerore te cilat ne me te paktat e demeve bejne qe ata qe na vleresojne te jene skeptike.Me e shumta te bisin si kritike, qofte edhe nga autoritete ne nivel ..." guzhinieresh" sikurse permendi dikush pe Rikeer, sepse nesuer gjellen qe do te na servirin do ta kemi o a kripe..... O shellire fare.
Po marrim ca si shume pozicione kapadainjsh.Te biem mberdhe!

Jo programi, por sjelljet e përcaktuara të VV në mbrojtje të programit, janë thellësisht të gabuara. Projektues i tyre është Albin Kurti, i cili me të drejtë fitoi simpatinë e një shumice shqiptarësh, brenda e jashtë Kosovës, por që shpejt mund ta humbë atë për shkak të sjelljeve fëminore e të papërgjegjshme. Dhe, besoj se e ka humbur nga momenti që guxojnë të ushtrojnë dhunë mbi ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë. Liria jote për të vepruar mbaron aty ku fillon liria ime, Albin! Mjaft me sjellje rrugaçrore dhe aventureske. Nëse ende nuk e di se pavarsia e Kosovës dhe ruajtja e statusit të saj është e do mbetet atribut i SHBA-së, shpejt do ta bëjnë të njohur shqiptarët në Kosovë përmes votës.

 Albin! A je në gjendje të shohësh tek vetja se je shndrruar në një megalloman? Ke luajtur me parimet dhe, kur të ka interesuar, i ke shpërdoruar. Ju kundërvure dhe le pa mbrojtje deputeten e nderuar të partisë tënde, znj. Alma Lama, për shkakun se bëre aleancë të ndyrë me islamin radikal në Kosovë. Të bukur aleat gjete?! E ke shndrruar hapsirën e Kuvendit të Kosovës në sallë shfaqjesh vulgare, të cilat bien në kundërshti me rregulloren e Kuvendit dhe nuk di pse z. Krasniqi i lejon? Prit se shpejt do ta marrësh ndëshkimin!

Ja dhe thelbi i muhabetit, te tjerat jane jarge postmoderne absurde me qarqe te shkurter ne qorrsokaqe metafizike qe jane gjepolitike e modhe Mer Jau si ne kohen e Bashkimit Sovjetik:

http://www.newyorker.com/online/blogs/culture/2007_07_30_Kunz_Woman-1000.jpg

Shikoni mire se e gjithe loja zhvillohet tek zona e syve, dmth veshtrimi teologjik. Njekohesisht asimetria e trupit te "derr femres" ne mes.

Une e kam thene edhe ne disa komente nder tema te tjera. Nje organnizem, apo levizje politike qe eshte perjashtuese dhe jo perfshirese, eshte e destinuar te deshtoje. Objektivat e nje levizje politike ne demokraci, eshte te fitoje ithtare e jo te beje aksione politiko-force per te treguar dhembet. Dialogu duhet te jete themeli i nje levizje politike ne demokraci, ndryshe ....rrofte diktatura.... Dhe e fundit, bashkimi i interesit kombetar me interesin fetar, per te rritur ekspansionin elektoral,  me duket nje bashkim i pavlere dhe ne kundershtim me themelet e ekzistences dhe mbijeteses se popullitt tone nder shekuj, i cili asnjehere nuk e ka pare besimin fetar si kusht te qenesishem te identitetit te vet kombetar si ne shume kombe te tjere, por thjesht si nje faktor pragmatist apo utilitar, per te siguruar mbijetesen nen thundren pushtuese....

Ne jemi të interesuar për të patur bashkëpunim me SHBA-të por unë nuk mund të nënshtrohem ndaj asnjë zyrtari amerikan”, u shpreh Albin Kurti.

I vetmi politikan ne hapsiren shqiptare qe e ka kuptuar qe : aleanca me te fuqishmin nuk eshte  kurre e sigurt.

Bravo Albin

e vetmi i kohes se demokracise doje te thoje, se njehere e nje kohe e kishim kuptuar te gjithe edhe pa qene zyrtare qe ne ne goje te ujkut hidhnim valle

Ky krahasimi i Kosoves me Ameriken persa i perket ceshtjeve fetare me duket pak si shume i guximshem. Realtitete te pakrahasueshme. Kosova eshte nje shtet ne inkubator. Dhe ca elemente te ambientit te jashtem mund te rezultonin vdekjeprurese, persa kohe nuk ka akoma nje imunitet te qendrueshem.

Pse fluturojme me presh ne dore? Shqiperia 100 vjet shtet, me nje spastrim fetar te paprecedent ne bote, dhe prape ka ca gerrci-verci me punet fetare. Kosova nuk ka luksin e debateve fetare.

Megjithese personalisht nuk me pelqen mbajtja e shamive, per hir te tolerances mund te lejohej mbajtja e shamive ne shkolla. Por kur dihet fort mire qe pas ketyre kerkesave fshihen investime shume te dyshimta (dmth qe nuk jane te dyshimta hic, sepse e kane nxjerre koken me kohe), eshte mese e ditur qe edhe po te lejohet shamia ne shkolla do kerkohet ferexheja, do kerkohet ndalimi i alkoolit, do kerkohet me shume sepse qellimi eshte destabilizimi dhe jo te drejtat e mohuara.

 

Gjithashtu eshte nje gabim i madh te barazosh mbajtjen e kryqit ne qafe me mbajtjen e shamise. Per faktin e thjeshte qe kristianizmi diku de facto e diku de juro e ka njohur autoritetin laik dhe ndarjen e shtetit nga feja.

Ne momentin qe edhe pala islamike te beje te njejten gje, cdo lejim i metejshem do sjelle vetem hapje oreksi per shtet islamik. Sepse ky eshte qellim i deklaruar.

shto edhe pjesen ku po kerkohet ri-shkruajtja e historise dhe vullnetaret ne Siri.

Nese Vetevendosja eshte sjelle si palaco ne kete rast,Reeker eshte sjelle si lamash..kurse Thaci si kromash!! Kjo per menyren e sjelljes,per te tjera nuk di.

Shtese; çlirimi nuk sjell domosdoshmerisht lirim(perkundrazi mund te shenderroj ne sklaverim,) historia ka plot shembuj...

"Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë është një kufi jo i natyrshëm, dhe unë mendoj se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë dhe ky bashkim duhet të jetë një bashkim politik. Unë mendoj se faktori ndërkombëtar nuk na prin, ata na ndjekin dhe na mbështesin në varësi të reagimeve tona." - thote Kurti.

Kurti duhet te mesoje te respektoje ato institucione ku ben pjese, nese pretendon ta beje Kosoven. Hipoteza e bashkimit poltik, edhe sikur te veteshpallet ky bashkim, nuk do njihet institucionalisht nga fqinje e te tjere. Kurti shume mire mund te bej presion per bashkim ekonomik, pa asnje barriere tregtare; te punoje qe ligjet te jene uniforme. rezultati eshte pastaj nje kufi simbolik qe shquhet vetem ne harte, nje ndarje fiktive. Kete nuk ka deshire ta beje kete sepse kerkon vetem protagonizem, qe con me shume uje ke burimi tjeter.

Faktori nderkombetar ne kete rast, flas amerika, eshte hera e pare qe zyrtarisht dhe publikisht nderhyn ne punet e evropit, pas luftes se dyte boterore, dhe i tregon detyrat e shpise.  vetem per kaq duhet te tregoje i cik me teper maturi.

Une sinqerisht per kete VV mendoj se ne zgjedhjet e ardhshme do  pergjysmoje votat dhe ndohta nuk do perfaqesohet as ne parlament. Si levizje politike nuk ka dhene asgje per Kosoven. Thjesht bla bla bla pa buke. Elektorati do ta kuptoje. Besoj se dhe ata e kane kuptuar kete gje dhe po perpiqen te gjejne elektorat te ri , elektorat kryesisht antiamerikan dhe kritik per marveshjen Serbi-Kosove ( qe eshte suksesi me aftgjate qe ka bere ky shtet i ri). E kam ndjekur me kujdes keto kohe kete VV.. jam i sigurt qe eshte ne krize si levizje. Per Thacin , sic kam thene dhe here te tjera , kam respekt si politikan, eshte shume i afte dhe me nje vizion konkret.. ka bere shume per Kosoven. Besoj se edhe kesaj radhe do i fitoje zgjedhjet.

ajo qe mendoj une eshte qe usa, tani do me i ra shkurt ceshtjeve ne kosove dhe i interesojne  politikane te tipit thaci , pa i hequr meritat. duke qene se fokusi i amerikes nuk eshte me ne europe e ballkan, pasi disa ceshtje i kane zgjidhur ne planin gjostrategjik, tani u nevojitet qe te vazhdohet procesi dhe jo te hapet ceshtja e bashkimit me shqiperine. 
VV pikerisht per kete kundershtohet nga USA. Nuk ka bashkim Kjo duhet tehiqet nga mendja e co politikani. Nga ana tjeter politikanet kosovare jane shume te korruptuar e te servilosur ndaj amerikes e e europianeve.

Jam dakord me ato qe thote Albini.Edhe pse nuk ka bashkim ne kete moment kjo nuk do te thote qe te hiqet dore nga ky qellim. pervec kesaj protestat e tij, me duken me shume si teste per shtetine kosoves , pra sa dhune do ushtrohet, si do permbahen dhe ne fund, pavaresisht se ato protesta e arrijne qellimin, sic ishte ne rastin e amnistise -por jo ne rastin e marreveshjes me serbine, jane elemente demokratike dhe duhen respektuar. Per me teper qe protestat nuk kane pasur asnjehre si qellim dhunen. shpesh here dhuna nga policia ka qene shume here me e madhe

Nuk kemi pse frikesohemi nga VV , e kunderta eshte e vertete, ata flasin nje gjuhe shume te paster te cilen nuk e shoh as te thaci-PDK as te LDK e as tek AAK. 

Jane nje element qe duhet mbeshtutetur. idete e tyre jane shume te dobishme. protestat e tyre jane shume te dobishme, qenia e tyre ne opozite eshte shume e dobishme pasi jane idealiste dhe pakorruptueshem si mustafa ramushi e thaci .
jane nej vlere ne politike. dokaloje kohe dhe ata do te jene me te pjekur e me te sakte.

dashakeqesia duke i lidhur ata gjoja em ekstremizmin eshte pisllik i paster. por eshte e rradhes, kohe me pare thoshin qe albini ishte spiun i serbeve, e tjera gjera, sot po del islamist , doemos turkofil dhe ca me pak vahabist, neser kush e di se cfare. jane sulme kunder VV. se kush e mbeshtet islamin dihet

qendrimi i riker eshte me teper reagim sesa qendrim politik i USA. kemi harru ambasodirn dell qe zgjodhi jahjagen me sms. apo francezin, etj me rradhe.  kjo tregon qe VV ka dicka , dhe deri me tani qendrimet  e tyre une i mirekuptoj dhe i mbeshtes. nga ana tjeter me duket se usa dhe europa duket sikur duan te mos kete asnje kundershtim per ta. kjo nuk eshte detyrimisht e mire per ne, por eshte detyrimisht e mire per ata. 

Illyricum Sacrum! Kosovës i bën mirë mbikqyrja. Ashtu si dhe përcaktimi që të mos bashkohet me "shtet tjetër", janë pjesë kapitale e pakos Ahtisari. U deshën 9 vjet diskutime e dy vjet bisedime intensive shumëplanshe që me këto kushte të arrihej deri te pavarsia, qoftë dhe e mbikqyrur. Pra, Albini është kundër komunitetit ndërkombëtar, ku janë përcaktuese përfaqësuese të të dyja palëve në interesa. Harron Albini me "palaçot" e VV-së që prapa Serbisë qendron Rusia, por nuk harrojnë ata "palaçot" e amerikës, pa të cilët Kosova do ngryste ditët nën ankthin e shtypjes dhe do luftonte përpos se të fitonte pak autonomi nën Serbi (Jugosllavi).

Albini dhe të gjithë derivatete e tij duhet ta zotërojnë dhe ta kuptojnë mirë një mësim bazik të politikës që duket se nuk e kanë kapur: Nuk ka të drejtë pa forcë, ose më saktë e drejta pa forcë është iluzion. Vetëm e drejta e bazuar në forcë mund të sendërtohet. Në këtë kuptim sot për sot çdo përplasje me ata që ua superponojnë forcën shqiptarëve për mua, thënë më së buti,  paraqet marrëzi dhe avanturizëm që na çon në theqafje. 

Në kuptimin gjeostrategjik nuk duhet harruar që pavarësisht se si mund të duket nga larg, USA është tejet e interesuar që ta tërheq në grazhdin e vet edhe Serbinë, prandaj përpjekja për marrëveshje dhe përkrahja e marrëveshjes së tillë me shumë kusure, si dhe atyre që e garantojnë atë. Kjo nuk do të thotë që veç pas një viti nuk do të mund të fillojë ndonjë proces gjyqësor pikërisht ndaj atij që sot duket më i fortë se kurrë dhe me përkrahje absolute. 

 

Nuk ka të drejtë pa forcë, ose më saktë e drejta pa forcë është iluzion.

nuk besoj se Albini nuk e dine kete,por ai kembgul ne mosneneshtrim veteskllaverues ne  ndaj usa.

Altin, ndoshta po ndoshta jo, se edhe ti po thua "nuk besoj". Nga mënyre se si iu qaset momenteve të veçanta politike dhe si e përdor argumentin lidhur me "drejtësinë e çështjes sonë", arsyetimi i vetëm racional për mua është ai që ky nuk e njeh këtë aksiomë të poltikës e sidomos të diplomacisë, përndryshe nëse e marr si ti, se ai e din atë mësim, atëherë do të më duhet të gjej arsyetim tjetër, porse ky më për mua nuk ka se si të jetë racional. Dhe në këtë rast ai lëvizë nga mungesa e ekuilibrit mendor e deri te mercenarizmi në funksion të axhendave të të tjerëve.

Lexojeni me vemendje kete pamflet, dhe atehere filloni e beni disskutimet tuaja patriotike pro VV
 

Forumi i të Rinjve Myslimanë: Alma Lama, ik në Shqipëri! Nuk të duam!

 

PRISHTINË - Forumi i të Rinjve Myslimanë e akuzon deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama si radikale. Sipas këtij forumi, "ajo ka ofenduar në mënyrë radikale gratë e Kosovës. Ajo ka ofenduar në mënyrë rrugaçërore hoxhallarët e Kosovës. Vëllai i saj ka kërcënuar me nder dhe në formë terroriste anëtarët e Forumit të të Rinjve Myslimanë, për të cilin kërcënim ai është kallëzuar në polici nga organizata jonë”, thuhet në këtë letër publike.

Kjo deklaratë, e transmetuar nga "Koha Ditore", pasi Lama këto ditë mori vendimin të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje! Arsyen e largimit të saj nga kjo lëvizje, Alma Lama e lidh me qëndrimin patriotik që VV ka mbajtur në lidhje me respektimin e lirive fetare për besimtarët myslimanë të Kosovës, thuhet në një letër dërguar mediumeve në vendin tonë nga ana e Kryesisë së Forumit të të Rinjve Myslimanë.

“Kryetari i VV-së, Albin Kurti është shprehur pro mbajtjes së shamisë dhe dhënies fund të aparteidit shtetëror kundër myslimanëve në Republikën e Kosovës. Por sjellja patriotike e Albin Kurtit e ka tërbuar anti-kosovaren Alma Lama, e cila kërkon që Kosovën ta kthejë në një shtet të dhunshëm që shtyp liritë e mendimit dhe besimit sikur ka qenë Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës", thuhet në deklaratën e forumit.

Pasi VV-ja nuk ka pranuar që t’i shpallë luftë besimtarëve myslimanë në Kosovë, Alma Lama në një formë histerike është larguar dhe ka sulmuar këtë lëvizje dhe e ka akuzuar atë për infiltrim me lëvizje radikale. Ky forum e “përshëndet largimin e turpshëm të Alma Lamës nga VV-ja” dhe shprehet se i vjen keq që VV-ja “është infiltruar, ofenduar dhe tradhtuar nga një emigrante sikur Alma Lama. Megjithatë ne themi më mirë vonë se kurrë!”.

“Tani, pas largimit të Alma Lamës nga VV ne i apelojmë asaj publikisht që të largohet nga Parlamenti i Kosovës. Ajo në Parlament TONË u fut me votat e popullit të Kosovës, të cilat iu dhanë VV-së! Ajo në Parlamentin e Kosovës paguhet nga NE, taksapaguesit kosovarë! Pasi ka tradhtuar VV-në, që e ka bërë deputete dhe votat e popullit të Kosovës, ne e lusim Alma Lamën që këtej e tutje të mos tallet me popullin e Kosovës dhe të mos hajë taksat e tij!.

.........................vijon.......................

vazhdimi..............................

Emigrantes Alma Lama i kërkojmë me urtësi: Kthehu në Shqipëri ! Shko në Krujë, puno aty dhe Kosovën na e lë ne djemve dhe bijave të saj! Alma Lama ik andej nga ke ardhur, se ne nuk të duam! Ti nuk na përfaqëson ne dhe as Kosovën. Ti gjendesh aksidentalisht në Parlamentin TONË!”, thuhet në këtë letër.

Ky forum kërkon nga Prokuroria e Prishtinës që të hapë procedurë penale për, siç vlerëson ai, nxitje të urrejtjes ndaj popullatës myslimane të Kosovës, ndaj Alma Lamës, dhe Parlamenti t’ia heqë imunitetin, ashtu sikurse iu është hequr imuniteti deputetes Le Pen nga Parlamenti Evropian, e cila kishte bërë thirrje për nxitje të dhunës kundër myslimanëve.

Letra e Kryesisë së Forumit të të Rinjve Myslimanë përfundon me parullën “Rroftë populli i Kosovës dhe Kosova e lirë”. 

ps

ja deri ku shkon besimi apo islamizimi i Kosoves, deri ne dasine me shqiperine, deri ne futjen apo krijimin e nje artifice botkuptimore qe shkon pertej asaj qe predikon Albini, ne ndarjen perfundimtare te nje kombi ne dy shtete.Dhe kjo, me nje mbeshtetje politike si VV, mund te gjeje nje shtrat te ngrohte per çelje vezesh....

ja dhe deklarata e Lamajt.... http://www.shqiptarja.com/kosova/2727/lama-largohet-nga-vetevendosje-shkak-shamite-e-myslimaneve-165935.html

Me vjen mire qe edhe alidemsi po i jep vemendjen e duhur "trakteve" islamike!

@ Roni, duke replikuar me idene se ata jane ne minorance, duhet qe tashti tu treegohet vendi, sa pa u bere fryme mbisunduese, dhe keta islamiket e kane treguar me se miri kete. Shembulli me i fresket eshte Egjipti me Vllazerine Muslimane, qe para revolucionit te pare, ishin te tulatur, me pas u bene force sunduese, dhe tashti, pasi kane marrre revan, jane bere force anarkiste dhe kercenuese dhe po tentojne drejte luftes civile, njesoj si ne Siri, apo edhe gjetke....dhe shembuj te tille jane dekurajues per shoqerite e hapura drejte te cilave aspirojme te shkojme...

Në letrën që ua drejton votuesve të vet Alma paragrafi që më bëri më së shumti përshtypje dhe që më së miri e zb'rthen natyrën autokratike të Kurtit është ky:

"I kam shprehur në mënyrë të vazhdueshme këto brenga dhe qëndrime të mia brenda Lëvizjes, kam kërkuar me ngulm që të respektojmë rregullat e lojës demokratike, të respektojmë institucionet dhe ligjin, por për fat të keq zëri im nuk është dëgjuar, ka qenë vazhdimisht i izoluar brenda strukturave, ku debatet janë vetëm nuance e së njejtës ngjyrë."

Kjo deklaratë e Almës vetëm sa i vërteton informatar e mëparshme lidhur me debatin e munguar në këtë organizatë.

Lexo letrën e plotë: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,90,115876

E çuditeshme, Alidemsi, Roni, etj, perkojne me mentalitetin tim persa i perket kesaj çeshtje dhe çeshtjes kombetare ne pergjithesi, nderkoh qe ndodhen ne trotuarin tjeter ne rrugetimin tone. 

Nuk ka pse te duket aq e cuditshme z. Pjer. Ata te dy kane thene qe e kane lexuar librin.

Jo Gjembi, nuk e kane lexuar, Roni e ka nisur, e lexon nga pak, por me syze jo te sakta. 

Mendova qe e kishin lexuar, se keshtu kane thene ketu, sidomos Roni.

Pjer pse nuk ben nje analize me koke te ftohte se cila eshte arsyeja pse sot ndodhemi ne trotuar te ndryshem?

Duke u takuar me Bradin dhe exponent te tjere te PD ti shkele parimet e VQ per nje Shqiperi te perparuar!!!

Behu burre e prano pergjegjsite e tua Pjer!

 

Roni, duke u ulur e biseduar me Bradin, tregon ne radhe te pare kulture politike, ne radhe te dyte qe nuk e sheh si nje armik tjetrin, ne radhe te trete  jam une qe perpiqem te marr vesh se ç'ka ndermend pala tjeter, dhe ne radhe te katert jam po une qe perpiqem ta largoje ate tjetrin nga rruga e jo e duhur, rruge qe i prish imazhin Shqiperise. Duke e bere une ate tjetrin, jo me fanatik politik, duke e bere une ate tjetrin ti shohi gjerat me syrin tim, duke e bere ate tjetrin ti largohet rruges se vjedhjes se votes, rruges se nenvlersimit te kundersharve politik, rruges se fetishizmit te liderit te tyre, une deri diku ia kam arritur qe ky te afrohet me afer qendres dhe te mos rrije skajeve, siç deshiron edhe ti te qendrosh. 

Une te kam ftuar edhe ty, te takohemi ketu, kur ishe kendej, por t'i me dhe se ishe i zene. Une nuk mbaj distance me asnjeri, duke filluar nga Buall Mavria, Ed Palloshi, e deri tek komentatori me i thjeshte ketu. Por ne nje mision politik, une nuk mund te perfshije te gjithe, per vete faktin, se disa i konsideroj rezerve per misione te metejshme. Keshtu qe hiqe inatin e fshehur, qe te nxjerr krye herpashere, dhe shih se mos vete preferon/deshiron te rrish ne trotuarin qe nuk te shpie gjekundi. Pas disa muajsh do kuptosh me mire, por prit te filloje pune qeveria e re.  

Duke e bere une ate tjetrin, jo me fanatik politik, duke e bere une ate tjetrin ti shohi gjerat me syrin tim, duke e bere ate tjetrin ti largohet rruges se vjedhjes se votes....

e shikon Rono,  ketu ka te drejte Pjeri!!  puna bindese e Pjerit dhe takimet e njepasnjeshme me Bradin,  beri qe Bradi kesaj radhe te mos i vjedh votat  nga ku doli edhe rezulati  i deshiruar  per te majten.. 

Rono, fitoren duhet tia keni per nder Pjerit  qe si vizionar i deshmuar  shikon shume me larg nga   çmendoni dhe kuptoni ju..

Ndonese jam kundra mbulimit te femrave, sidomos femijeve te cilet ende nuk kane mundesi te marrin vendimet e tyre, une mbroj te drejten e gjithkujt qe te kete te drejte te ushtroje fene qe pelqen, ne kufijte qe te mos nderhyje tek te tjeret. Me shqetesim ve re qe vehabizmi po perhapet shpejt ne Kosove dhe Maqedoni - e diku me pak ne Shqiperi. Gjithsesi uroj qe mos te perfundojme si keta burracake kriminele qe ju djegte trupi ne kete bote e shpirti ne boten tjeter ne te cilen besojne!

Cne paska shkare vv drejt fetarizmit? Apo jane keqinterpretime te medias? Do besoja qe vv do ishte e fundit parti qe do e ndermerrte nje hap te tille. Nese e paskan marre me verte atehere i jane futur nje rruge pakrye.

Na mori ne qafe edhe Pakap anti-Ibrahimin.

Policia e Kosoves dhe fustankuqja 

Gjatë kohës kur Policia e Kosovës ishte duke ruajtur Kuvendin e Kosovës nga protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, rastësisht kalon një bukuroshe që shtang policët. Të gjithë shikuan këtë femër, duke harruar detyrën që kishin. Fatmirësisht në ato momente nuk ishin protestuesit e Vetëvendosjes, pasi pa problem do të hynin në Kuvend sepse, si duket policët e kishin mendjen tek bukuroshja me fustan të kuq. Zeri

Po dhe ajo mo spaska pas ven tjeter ku me kalu ?

nuk eshte pa e nuk eshte nigju qe t'jete polici gay, xhib

Si thu Xhibo, a e shkel kjo goca puseten apo jo?

Po mire me ene po e shkeli le te thote "Dy here pese, dhjete zero" me shpejtesi para se t'i vijne shkelmat e Rucit, Kolit Visit etj, (Kaktusi ma kupto kte te funit)

keta jane idjot !

nuk i kane mesuar ku t'i mbajne syte? tamam si ne vendet arabe. 

 

Pse flet kot, shifi me kujdes, jo te gjithe ja kane drejtuar syte tek *idhi.

P.S. On a more serious note, ti mire qe e pi kafen gjithmone sade, po pse i hedh dhe kocifoz xhanem? smiley

xhibi xhibi, c'te te them une ty me. pse o njeri e dhj.. cdo teme?

dhjetori eshte fillimi i demokracise

hidhja kafes shqerin q'i hedh rakise  

smiley

pra ti vertet nuk je xhibi????

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).