Jemi një vend super-riciklues. Vërtet nuk riciklojmë thuajse asnjë material (na pëlqen të konsumojmë me epsh), por ama riciklojmë njerëzit. Domethënë, bëjmë të kundërtën e asaj që duhet bërë. Në perëndim(ku duam të hyjmë nga oxhaku edhe pasi na mbajnë mbyllur dyer e dritare)riciklojnë sendet, por jo njerëzit. Një politikan i inkriminuar, një sipërmarrës mashtrues, ca të rinj hajdutë, ca ish ministra të përlyer, shoqëri civile e korruptuar me projekte, figura televizive që askush nuk i ka besë -kujtdo që ka shkelur një herë në dërrasë të kalbur, nuk i jepet më shansi të rikthehet. Vetëm ne, riciklojmë të njëjtët njerëz prej dhjetëra vitesh. Një vështrim i shpejtë i parlamentit të ardhshëm të lë të kuptosh që kemi ricikluar shumë plehra njerëzore. Disa riciklohen që nga vitet ’80.

Mungesa e opsioneve për të rigjeneruar sistemin përmes votimit (ku vota e bardhë u sulmua egërsisht e për votën e blerë nuk flet askush) më bën të kthehem edhe një herë te nevoja për të ndryshuar sistemin, dhe jo “shoqninë” qeverisëse. Jo për nihilizëm. Por unë druaj, se ky sistem nuk pastrohet dot përmes votës. Sigurisht, do i lëmë maxhorancës së re kohë të tregojë si do qeverisë. Besoj, po ashtu që përmirësim do të ketë, qoftë dhe për faktin që nuk ka sesi të jetë më keq se ç’kemi qenë. Por, shanset për të përmirësuar sistemin janë të vogla. Njerëzit e ricikluar janë po aty. Në ndryshim nga plehrat, njerëzit nuk mund të ndahen në pjesë e të tjetërsohen. Kryeministri në ngjitje, pat thënë në një intervistë se është çështje sistemi, jo njerëzish. Por, çështja është se ata JANË sistemi. Njerëzit e ricikluar.

Ky riciklim njerëzish, vjen edhe prej mënyrës sesi ne kaluam nga sistemi në sistem. 

Përmbysjet tona, pa revolucion

Me aq sa mund të përmblidhet me pak rreshta, ne nuk kemi patur një revolucion të vërtetë as për të përmbysur Zogun e as Enverin (më saktë as Ramizin, se Enverin e qamë me ligje e me intelektualë, i thamë “merr nga jetët tona, veç mos ik”). Duhet rikujtuar se ata që kanë qenë brenda lëvizjes së Dhjetorit, e kanë thënë ku hapur e ku mbyllur, se ajo ishte e iniciuar nga Ramiz Alia. Pra, edhe aty ka pasur një gjasme-protestë nga pardesytë e bardha. Në një moment të vetëm kur turmat desh iu sulën bllokut, flokëbardhi Neritan Ceka i ktheu njerëzit drejt sheshit, ku iu sulën një busti. Bustit, ama, ia rropën leskrat.

Cinike, vjen në këtë rast, batuta: “e pra, krisma nuk ka patur”. Në fakt, ka pasur aty këtu. Përgjatë viteve ’90 mbaj mend disa protesta të sinqerta e deri diku masive. Ndoshta, migrimi i madh i njerëzve që s’mund ta durojnë dot të jetuarin kështu nuk kish nisur ende. Ndoshta, ende nuk ishim korruptuar të tërë shpirtërisht e materialisht. Me siguri dhe sistemi ishte vulnerabël dhe i pa-aftë për të menaxhuar protestat (’97-a është një histori më vete). Pa dyshim, kishte ende një shpresë naive që sistemi edhe mund të mposhtet me protesta. Po flas akoma për vitet ’90. Vitet 2000, ishin një zhgënjim i madh.

Vitet 2000 pa 2011-n

I vetmi moment shndritës i viteve 2000 (e deri sot) ishte 21 janari. Një protestë e para-, gjatë- dhe e pas-menaxhuar shumë keq, por gjithsesi, një moment buçime i një kombi të gjunjëzuar. Por, përtej 21 janarit (fut këtu edhe qokën e 28-s) nuk ka asgjë për t’u përmendur. Arsyet e mëdha janë pikërisht e kundërta e atyre që numërova për vitet ’90. Por, e rëndësishme është që në vitet 2000, sistemi (kryesisht nën drejtimin e Berishës) u përsos në zerimin e protestave.

Pro...statat

Një nga mjetet e sistemit, ishte përdorimi i kundër-revolucionarëve, një kryevepër bazuar mbi hendikapet qytetare të shtresave të caktuara, përzierë me interesa banale të individëve që dilnin për të protestuar deri edhe kundër një greve urie! Për çdo 30 mijë që protestojnë kundër qeverisë, ajo mobilizon 50 mijë pro. Nëse dalin 50 mijë të thonë ‘jemi të papunë’, shteti mundet dhe të mobilizojë 70 mijë që thoshin se po na mbyt puna.

Mjeti tjetër ishte diversifikimi i kauzave e i protestave. Kamikazë të pushtetit, dilnin e flamurë e me disa dhjetëra vetë për të krijuar iluzionin se “ç’janë ca që protestojnë, s’dihet për çfarë”. Aventurierë e naivë filluan të dalin për lloj-lloj gjërash, duke kopjuar keq inisiativa pa shumë lidhje me Shqipërinë. Mbaj mend që u shpik dhe një “indignatos” në një moment të caktuar.

Sistemi (lexo: Berisha) arriti t’i polarizojë mediat deri aty, sa të deformonte të vërtetën në mënyrë të përbindshme. Kur një media të thotë ishin vetëm 6 mijë, dhe një tjetër 300 mijë, vlera e protestës devijon diku tjetër.

Në këto hije protestash, ka pasur dhe individë që dilnin me shpirt saherë që lëshohej berihaj, dhe këtu nuk po flas për ta. Edhe pse, ata që e kanë në gjak protestën filluan të mungojnë gradualisht, sepse vetë procesi i protestës jo rrallë u bë qesharak.

Shteti (lexo: Berisha) shkatërroi sistemin arsimor, duke e mbushur me analfabetë pasivë dhe të rinj pa asnjë lloj interesi të marrin pjesë në jetën politike përmes organizatave në rrënjë. E vetmja gjë që kërkojnë është të zenë ndonjë vend të ngrohtë pune përmes miqve, nënshtrimit, tesërës së partisë e diplomave boshe.

Por, elementi kryesor është që (me përjashtim të Mjaft-it një periudhë kohe, para se të shkrihej në damarët e pushtetit) nuk ka pasur një koncept të saktë për protestën. Ka rëndësi të dish edhe “si” duhet protestuar.

Grevat pa fund të urisë

Një element i përhapur proteste kanë qenë grevat e urisë. Ajo që duhet të ndodhë shumë rrallë, thuajse kurrë, përdorej e para fare, pa konsumuar asnjë shkallë tjetër. Greva urie për çdo hall, aq sa shumica e tyre nuk u mor vesh nëse përfunduan a jo. Për shembull, disa banorë që po nxirreshin nga shtëpia, u futën në grevë urie, po unë s’arrita ta marr vesh nëse dolën më prej andej a jo. Ka shumë muaj. Sigurisht hallet janë ekstreme, mosbesimi te sistemi administrativ a i drejtësisë është total, ndaj, hallexhiu rend tek mjeti i fundit. Por, asnjë nga këto mjete nuk ka funksionuarnë këtë vend që është bërë gati virtual. Erdhëm te Facebook-u.

Revolucionarët e tredhur të Facebook-ut

Shqipëria po jeton “mrekullinë” virtuale. Jo atë që propagandonte Kryeministri si arritje, por një realitet çoroditës. Rekordi me 500 mijë fansa të Kryeministrit në zbritjei cili humbi rëndë zgjedhjet na tregon se ka një Shqipëri virtuale që jeton vetëm në rrjete sociale. Aty marrin  lajmet, aty nxehen, aty zihen, aty indinjohen, aty bërtasin, aty e lënë atë muhabet. Qark i mbyllur. Rrjetet sociale duhet të ishin një armë kundër sistemit, një mënyrë organizimi horizontal në një hapësirë që sistemi nuk ka arritur ende ta manaxhojë (ende, po ama është afër).Nëfakt janë kthyer në një kafene virtuale ku tirren llogje e ku zbrazen mllefet, dhe ku lozet pa fund me ferma e me chipsa. Varësia nga llogjet e rrjeteve sociale ka bërë që të qarkullojnë peticione e faqe proteste me mijëra njerëz, ndërsa në rrugë, për të njëjtën kauzë dalin 5 vetë. Duhet të mbledhin qeranë e lojës.

Por, ajo që më shqetëson më shumë është që kjo Shqipëri virtuale jeton në “halle” virtuale. Po të numërosh shkrimet në gazeta për protestat turke, ia kalojnë atyre për parkun e Namazgjasë. Besoj, e njëjta gjë ndodh dhe me statuset. Sa statuse ka për Gezin e sa për Namazgjanë? Kam frikë, se ka një çoroditje të marrëdhënies me Shqipërinë e vërtetë, atë që është jashtë derës. Nuk di si t’i shpjegoj ndryshe, fjala bie, intelektualët që qanin për dorëheqjen e kryetarit të PD-së. As fashizmin e disa studentëve që dolën për të përkrahur Erdoganin – një ‘protestë’ absurde me valencë zero.

Rilindja e protestës

Jetojmë në kohëra pa protestë. Ndërkohë riciklojmë plehra njerëzore, të cilët mund të përmirësojnë qeverisjen, por jo sistemin. Rilindja e vërtetë, e vetmja mënyrë e njohur në historinë njerëzore për të përmirësuar sistemin, e deri ndryshuar atë, është protesta. Ajo e rrugës. Ndaj bëjmë mirë të pregatitemi në heshtje. Dhe është mirë që për momentin të lëmë Gezi Parkun, dhe të bëhemi gati për parqet tona. Dhe jo vetëm parqet. Për çdo gjë.

Protestat nuk kanë nevojë për Skënderbe, as për dhunë, as për greva urie, as për qaravitje, as për statuse, komente e ‘like’. Por, do të flasim herën tjetër.

- Vijon –

*Karikatura, Medi Belortaja

 

63 Komente

Te karikatura, kush eshte ai me mustaqe dhe ai tjetri ne profil qe po i flet Pandeli Majkos?

Mustaqja duhet te jete Ndre Legisi, per tjetrin po i vocerroj akoma syte.

Genci (Ruli) smiley

Jooo Genc Ruli jo smiley hahahaha

lol Ndre Legisi duket si Luigj Gurakuqi

Sa shumë gjyslyksa..smiley

Ndre Legisi duket si dicka midis Hitlerit dhe Jar Nishanit..smiley
ndersa koka e Ed Rames duket si, nderzim i kokave te Dr Florit dhe Ilir Metes...smiley

Musai (Ulqini) s'qenkërkësh aty smiley Le që s'shoh gjëkundi lavatriçe..

Mua me duke si Nishani ai smiley

.....Kepucar, qendro tek kepuca..! Fidias

Kolo, shkriu bora knej nga Toronto. A te nisemi? Isharetin tuj presim. smiley

Une e du fort Kolon se o cun me kome ne toke. Jo gjithmone bie dakort me te por ama e respektoj mendimin e tij se eshte GJITHMONE koherent me veten. Kolo nuk protestoi me 21 janar per te duartrokitur ngjalekoalicionin. Nuk sulmoi korrupsionin e qeverise Berisha per tu bashkuar me ata qe do vjedhin me stil dhe jo harbutshe. Nuk sulmon Frangajn per te mbrojt 2xK. Nuk shan Zogun per te mbrojt Enverin, Mehmetin apo kriminele te tjere si ata. 

Kolo ka nje imazh te vetin se si duhet te jete politika ne Shqiperi dhe i qendron atij. Fatkeqesisht ketu asnjoni nuk ecen me kete parim. Perfshi ketu edhe njerez qe jane mijera kilometra larg e i kane interesat e tyre pa asnje lidhje me pushtetin ne Tirane. 

Eh edhe ne te "mijera kilometrave larg" e kemi nje imazh tonin se si duhet te jete politika ne Shqiperi dhe i qendrojme atij. Ngaqe e dime qe asnjoni nuk ecen atje me ate parim, thame me mire po ikim se te na dhihet imazhi. Dhe keshtu bome. Imazhin ama e kemi vare me kornize ne mur, dhe kemi shume kujdes qe mos na e dhjesin mizat, sic i dhjene Palivecit portretin e Perandorit.

PF, me ty halle te tjera kom une e di ti. smiley
Ti je shume larg me verte, po postimet tona jone shume afer ne kohe dhe besoj e kupto qe nuk e kom pa fare postimin tat kur kom shkrujt.

Nejse ajo fjala "asnjoni" qe pak e ekzagjerume se ka ca ketu qe jane koherente. Me e sakte do ishte "shumica". Po hajd se ata qe duhet e njofin veten.

Pa problem, jo. Po thjesht u ndjeva i perfaqesuar tek mijrakilometroshit.

Nderkohe koherente ka plot aty Lizandro! Koherent jane te gjithe ato qe as nuk lujten venit me votu, se i vjen turp te perfaqesohen nga ato plehra politikane qe jane ne qarkullim. Koherent jane dhe pjesa me e madhe e familjes dhe te njohurve te mi, dhe gati 90% e shoqnise qe kam lene atje. E madhe koherenca, e madhe. Po thjesht e paperfaqesuar. Dhe besoj keshtu do jete edhe per nja 20 vjet te tjere ne ate vend. Se juve ju duket se ne nuk marrim vesh ngaqe vono posta, po fejsbuku lale, fejsbuku, sic e ve me te drejte ne dukje Koli. Pa harru Skypin masnej.

Koloreto riciklon copeza idesh e mejtimesh te shkrimeve te meparshme.Asgje e re nen diell.E vetmja gje interesante eshte vizatimi ilustrues.rama si kunj mbi kokat e te tjereve, si kulla e Fidelit mbi pallatet e vjetra.Gjigand eshte, gjigand smiley

"Një vështrim i shpejtë i parlamentit të ardhshëm të lë të kuptosh që kemi ricikluar shumë plehra njerëzore. Disa riciklohen që nga vitet ’80".

!!!

e ka per kac islamin me duket

Pse Gramozin e Salen nga i ke? Apo keto jane te 60-70?

2-1 per pd-ne ne nje raport 66-48 per ps-ne smiley

Ne fakt persa i perket deputeteve te kuvendit popullor te 90-s, kane qene 3-2 per PD-ne ne listat e kandidateve. 

more Kaci me gjithe kacatoret e tjere, crendesi ka. konstatimi eshte i drejte!

e kam llafin qe kolo me duket se qenka socialist smiley

Te shohim cdo bejne keta me votebesimin e popullit o Koloreto. Po e dhjene dhe keta, le te dhiten perseri me vote. 

te kerkon zana smiley

nuk e ha ate koqe ulliri... smiley 

Ky shkruan per hobi?

Koloreto je madh, po me duket se shkruan per qorrat. Per ca ketu atributin e kritikes ndaj sistemit e ka vetem i gjati.

Prandaj mburojen e prit bresherine e gureve.

Do haje buke dhe Koloja, ja i fut nje riciklim te njejtit artikull, po me renditje fjalish ndryshe.

Durim Koloreto, fara e Rilindjes eshte hedhur tani vetem po presim te mbije grosha.

Në një moment të vetëm kur turmat desh iu sulën bllokut, flokëbardhi Neritan Ceka i ktheu njerëzit drejt sheshit, ku iu sulën një busti. Bustit, ama, ia rropën leskrat.

Te tredhur nga Neritani e Neritanet kur duhej te shperthente furia, e te mashtruar nga lloj dallaveraxhinjsh ne plote raste te tjera.

 

http://opolitike.org/editoriale/e-paduru...

 

''

Kolo ka të drejtë kur shqetësohet për pemët. Por kjo ende nuk e bën Kolon një revolucionar terreni. Në kundërshtim me trishtimin e tij fillestar, ku Kolo mërzitet se revolucioni tretet dhe tridhet në byte interneti, ai kërkon t’i kursejë kalori grupit të gatshëm prej 45 protestuesish dhe t’i drejtojë me hap të sigurt drejt Namazgjasë. Keq më vjen ta them, por edhe strategjia e Kolos për të shpëtuar territorin publik ngjan me lojën e vjetër online “Age of Empires”, ku me maus lojtari lëviz skllevërit për të ndërtuar qytetin. Duke u përfshirë kësisoj padashur nga i njëjti instinkt i denoncuar i revolucionarëve të feisbukut.

Gjithmonë kam menduar se lufta është një fiksim i pleqve që çojnë të rinjtë për ta luftuar, (cit. Homeri, Iliada, version i përpunuar), por Kolo nuk është as plak. Kësisoj nuk do t’i vijë keq nëse unë i bëj një CV të protestave ku Kolo ka marrë pjesë heroikisht. Koloreto Cukali ka qenë i pranishëm në 0 protesta, pjesëmarrës në 2 qoka ku del e gjithë shoqëria civile, portier i patrembur në kalçeto ku dhe ka vrarë një gisht që nuk mund ta identifikoj (me Kolon jam shok). Në fakt Kolon nuk e pengon askush të protestojë, por siç duket koha që të jep tastiera për të gjykuar është e pazëvendësueshme.''

portier ne kalcetosmiley  Eshte heshtje postzgjedhore, periudhe reflektimi.Vetem sb ne fb ben perjashtim.Por atij i falet   sepse ende eshte brenda flluckes iluzive. Edhe shoqeria civile eshte eshte ne heshtje dhe pritje.Edhe Alidea smiley the rest ne plazh.dolce vita.Vetem Koloreto vret mendjen si te ndezi revolucionin.Mblidh shkarpa Koloreto se dimri eshte afer.

Spiritus me dukeshi pa update-uar.  . P.S tek protesta e te premtes do vish ti ? 

Mua  keto mendimet e thella pa pik aksioni me duken pak snobe po hajt mo kane vleren e vet ( mesazh per autorin sado kohekorent eshte ai, bashke me zhgenjimet e veta post 21 Janarshe) 

ca proteste moj? kunder kujt? 

Ja paska bere fletrrufene Kolos ky.

 Koloreto Cukali ka qenë i pranishëm në 0 protesta, 

Hahaha! Sa veni re dhe ju atje! Po mire mo, mbase nuk ka qene fizikisht, po menjen aty e ka pas.

Kolon do ta quaja Lenini ne kohe plazhi, ose ''Intelektualët në fakt duken si dashnorë patetikë të fjalës së lirë, por që i rrinë mjaftueshëm larg, sa që padyshim mes tyre s’do të ketë kurrë seks.'

 

Guce, Kolo eshte koherent se i ka shkrimet qitje dufi ne drejtim te pergjithshem, rants.

Eshte shume kollaj te jesh koherent ne drejtim te pergjithshem.

Kurse per ate qe ndryshimet e dhjetorit i inicioi Alia, ja ka fut si miu kungullit n'drejtim te pergjithshem (pa lidhje me koken si kungull te Rames ne ilustrim).

Siç duken bathet, Koloretoja parashikon jo permisim te situates smiley keshtu qe o popull ; edhe nje here ne proteste smiley 

Po te vije njehere situata more Pjer, te piqet, pastaj te perkqesohet, e pastaj te dalim ne proteste per perkqesimin e situates, si thua ti?  Si puna e veres tende te vjeter o Pjer; po nuk e ke te vjetersohet a mund te pish dot vere te vjeter? 

Te ngeli mendja ke vera e vjeter a derzi, po hypi ore avionit e dil ne Bruksel se po te pres me nje arke me vere smiley

Rama me kryte tane cepa si Hrushovi smiley

Ore dhe 1 pytje kisha une. Pse ja ka bo kaptinen kshu Edit ky karikaturisti? Si llambe me vajguri!

Te gjithe i njoha por ate tek kollarja Edit me floke te dendura te zeza spo munem me e njoft.

Pandi more Brad,Pandi Majko. smiley

Përmbysjet tona, pa revolucion.

 

 

ky pra eshte difekti yn ,me i madhi

ps ja qe pas 23 qershorit valojn gazeta e tv,''permbysja'' e berishes me vot plebishitarius,se ku eshte permbysja ketu? veç ne shqiperi ndodh tha ai...

Tani qe e shof ne PC, po u ricikloka Gorbacovi, Ton-Bleri, Nixoni, Jokeri, Hitua dhe mbase Musolini. 

Tek ne paskan ndodhur permbysje..." pa revolucion" !? Po ca na qenka revolucioni ne se kane ndodhur ermbysje...?

...më saktë as Ramizin, se Enverin e qamë me ligje e me intelektualë, i thamë “merr nga jetët tona, veç mos ik”

...ti e ke llafim per sorollopin tende o kodosh kuqalashe, sepse  fakir fukaraja neper burgje e internime mezi prisnin sa ti kthente patkojnte nga dielli

Vdekja e Enverit ju gjeti në burg, si e përjetuat?
Fillimisht ne dëgjuam muzikë funebër në burg. Që aty e kuptuam që Enver Hoxha kishte vdekur, para se ta dëgjonim në lajme. “Paska marrë fund kerrma”,smiley – bisedonim me njëri-tjetrin, por po prisnim lajmet. Kur zëri i spikerit konfirmoi vdekjen, nuk e di ç’të të them.
Kam qarë nga gëzimi. Ka qenë dita më e lumtur e jetës sime. Jo vetëm për mua, por edhe te të gjithë të burgosurit e tjerë. Na u hap shpresa

Po hyj menjëherë në temë. Ja si u konsideruan 45 protestuesit që kundërshtuan mitingun pro Erdoganit nga Koloreto Cukali: “Revolucionarët e Facebook-ut”, “revolucionarët e tredhur të online-it” etj. Po, Kolo kishte sigurisht një qëllim të fisëm kur deklasifikonte në mënyrë inteligjente njerëz që paraprakisht mendonte se nuk i njihte. Qëllimi i sensibilizimit, me siguri në mirëbesim, ishte që nëse grupi kundërshtues do të kishte një plan, ai duhej të përqëndrohej tek Taksimi shqiptar, vendi ku po priten pemë disa qindravjeçare për të ndërtuar një xhami. Qëllim i shenjtë gati gati, megjithëse në kundërshtim me shenjtërinë e besimit Islam.

Kolo ka te drejtë kur shqetësohet për pemët. Por kjo ende nuk e bën Kolon një revolucionar terreni, edhe pse ai kërkon t’i kursejë kalori grupit të gatshëm prej 45 protestuesish dhe t’i drejtojë me hap të sigurtë drejt Namazgjasë. Edhe strategjia e Kolos për të shpëtuar territorin publik ngjan me lojën e vjetër online “Age of Empires” ku me maus, lojtari lëviz skllevërit për të ndërtuar qytetin. Duke u përfshirë kësisoj padashur nga i njëjti instikt i denoncuar i revolucionarëve të feisbukut.

Gjithmonë kam menduar se lufta është një fiksim i pleqve që çojnë të rinjtë për ta luftuar, (cit. Homeri, Iliada, version i përpunuar), por Kolo nuk është as plak. Kësoj nuk do t’i vijë keq nëse unë i bëj një CV të protestave ku Kolo ka marrë pjesë: K.C. ka qenë i pranishëm në 0 protesta, pjesëmarrës në 2 qoka ku del e gjithë shoqëria civile, portier i patrembur në kalçeto ku dhe ka vrarë një gisht (me Kolon jam shok). Në fakt Kolon nuk e pengon askush të protestojë, por si duket koha që të jep tastiera për të gjykuar është e pazëvendësueshme.

Nga ana tjetër, Xha Xhai, alias Ardian Vehbiu, nuk është në të njëjtën situatë me Kolon. Zotëria është një shkrues i jashtëzakonshëm, si dhe Kolo, por jeton në New Jork. Protesta e vetme ku mund të ketë marrë pjesë është ajo e viteve ’90. Besoj me dashamirësi që vuan si dhe unë nga disa komplekse (pozitive) të atyre viteve. Vetë zotëria ka 0 pjesëmarrje fizike për mbrojtjen e ambjenteve publike. Kjo nuk do të thotë që shkrimet e tij me tematika të publikes nuk kanë sensibilizuar një sërë lexuesish. Por ndoshta vetë autori ka qenë në dilemë nëse kjo ishte e drejtë, qoftë dhe duke rrezikuar humbjen e porcioneve të hedonizmit që sjell adhurimi online.

A.K

Vetë autori ndoshta do të zgjidhte që ne të protestonim edhe për të.

Sistemi dhe liria e shprehjes

Për lirinë e shprehjes vendosen pak kufizime; kryesisht mbi faktin se nuk mund ta përdorësh në cënim të të drejtave të të tjerëve, të dinjitetit të personit/kategorive, apo për të shpifur. Në këtë kuptim, nuk mund të dalësh në një tubim duke cenuar dinjitetin e komunitetit Rom apo LGBT, ose në një tubim me tematikë festimin e shfarosjes së hebrenjve. Kësisoj protesta e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, ishte një akt fashist. Ajo mbështeste dhunën shtetërore ndaj protestuesve në një vend tjetër. Protestuesit nga ana tjetër në vendin fqinj ishin brenda kufijve të rezistencës pasive. Mesazhi i tyre në Taksim ishte pa diskutim liri e shprehjes në kushtet e një ndërgjegjësimi shumë të lartë. Nëse shteti yt dështon në mbrojtjen e vlerave si ajo e jetës, e shëndetit, apo në lirinë e shprehjes e të manifestimit, nëse shteti yt komunikon shenja fashizmi, ti duhet të reagosh.

Për më tepër, protesta e PLSHR kërkonte të përcillte tërthorazi amnistinë kolektive për vrasjet e 21 janarit 2011, duke treguar se shteti policor vlen më shumë se shteti i të drejtës. Mesazhi ishte se nëse cënon një rregullore si ajo për trotuarin, mund të vritesh, meqë në njëfarë mënyre e kishe marrë në sy rrezikun. Mbrojtja e të drejtës për rezistencë e popullit turk është e barazvlefshme me mbrojtjen e asaj që populli shqiptar tentoi të përcillte në 21 janar: mërzitja totale.

Pak fjalë për snobizmin

Të ndërtuara në vlera ende të paidentifikuara, gjasat për rrëshqitjen në snobizëm (nga lat. sine nobilitas, pa fisnikëri) janë mjaft të larta. Intelektuali shqiptar që nuk e ka ende të përcaktuar rolin e vet si udhërrëfyes të shoqërisë (qoftë edhe me forcë), përthyhet në rolin e gjoja intelektualit. Ai pushton me vullnet tastierën e tij dhe hedh mesazhe në dukje përparimtare, por që në thelb orientohen vetëm kah konsensusi në masë (që quhet rëndom dhe gabim, populizëm). Në thelb intelektuali shqiptar përçon përtej monitorit vetëm mesazhe dorëzimi dhe status quo-je. Dhuna është e gabuar edhe kur ajo është e drejtë. Populli është i tredhur por kur proteston është gabim. Do të vija në protestë po të më lajmëroje, por kur më lajmëron nuk jam dakord. Pse protestoni për çmimin e bukës dhe nuk e bëni për çmimin e ilaçeve?

A.K

Sa më sipër janë tentativa të pambarimta për ta lënë në vend numëro çdo situatë. Kështu dhe konsensus kemi, edhe rrogat vazhdojnë. Intelektualët në fakt duken si dashnorë patetikë të fjalës së lirë, por që i rrinë aq mjaftueshëm larg, saqë mes tyre s’do të ketë kurrë seks.

A.K

Lefter Koka zv/kryeminister dhe Minister i Transporteve 

....ala John Lennon, Imagine.

a don me rilind ti Fiqo?

Leter e riciklume mo smiley

E pra po deshe me rilind duhet me heq dore nga keto postime. Qartesisht ky eshte nje manipulim i bere nga Saliu per te njollos fitoren plebishitare te ekipit mavi-rilindes. 

Noshti i pytje kom una. si dreqin kone arrit me ja vjedh votat LSI-se mer burre se qe ata te PD-se ishin shkref totalisht, kjo dihet. 

Pse, u hapkan kutite? Xhibo, cer bohet? 

eshte bo gjithmone rinumrimi nga KQZ Bame, sa here ka pas kerkese konform ligjit, jo thjesht thirrje podiumi tip, "te biem dakort me kryeministrin me hap kutite".

Ti ne 2009 mos ke qene gjo ne Hone or djal? Po nuk ishte Ristan Rrk qe nuk pranonte te hapeshin disa kuti megjithese kishte tre anetare te KQZ qe e kerkonin biles edhe konfor regullores se KQZ-se? 

Ore ky Dauti, e ka lejen e FRD-se per te publikuar keso lloj gjerash ne shtyp?

http://gazetadita.al/te-djathten-e-shend...

Të ngjethet mishtë e të ikën mendja kur dëgjon që brenda 48 orëve të fundit vriten tri nëna të reja, në këtë Shqipërinë tonë të qeverisur nga inercia e atij palo pushteti, e përsëri kupola e këtij pushteti ka paturpësinë të krenohet se vret qytetarët protestues në mes të sheshit e në mes të ditës e me armët e Gardës së Republikës, që paguhet nga ata qytetarë për t’u siguruar jetën  dhe të drejtën e qytetarëve për të protestuar ndaj zullumeve të pushtetit!

 

Dhe kanë të drejtë të gjithë këta të kenë inat të madh me kryetarin e koalicionit fitues të 23 qershorit. Kanë të drejtë sepse ai i vuri të gjithë përpara dhe nuk e mori vesh njeri se ç’pati një popull i tërë që e mbështeti në një masë të paparë deri më 23 qershor 2013.

Ecë e dëgjojë njërin prej këtyre aspirantëve për roje të kryetarit të vërtetë, kur thotë plot goja:”Z. Rama duhet ta dijë mirë se ai që e ka mundur një herë, e mund përsëri!” Dhe e ka fjalën për grabitjen në mes të ditës e në sy të mbarë botës të kutive  në zgjedhjet e fundit për Bashkinë e Tiranës. Mirë që i vodhi  votat e i mori kutitë në krahë dhe i mbushi në bodrume me “votat e hedhura gabim” vetëm për atë, po pse nuk i rri sipër e të falënderojë ata që ia njohën atë vjedhje. Se sikur është ca tepër të na thotë pa lapë syri që e “fitoi” atë Bashki me zgjedhje të lira e të ndershme. E po qe se e shkon ndër mendje se me ato lloj zgjedhjesh ka për të fituar dhe zgjedhje të tjera e ca më tepër zgjedhje politike, na shtyn t’i themi atë këngën e vjetër popullore:

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).