Ngjarja e rënde ndodhi në vendin e quajtur kthesa e Vrithit, rreth 30 km pa hyrë në Shkodër, kur tre persona me maska dhe automatikë i kanë bërë shenjë një automjeti ku udhetonin gjashtë pasagjerë të ndalojë. Forca të shumta policore po vazhdojnë aksionin për kapjen e personave që shkaktuan plagosjen e pesë personave, mes të cileve dy femijë, në aksin rrugor Pukë-Shkodër, mëngjesin e së dielës. Drejtuesi i mjetit,  Astrit Kopani ka tentuar t’i largohet maskave, duke i dhënë makinës me shpejtësi, por është gjendur në breshërinë e plumbave.  Zjarri i pakontrolluar i armëve të grabitesve ka lënë të plagosur pesë pasagjerët, mes të cilëve Enis Xhaferaj, 5 vjeç dhe Armando Xhaferaj, 9 vjeç, si edhe prindërit e tyre Zamir e Mirjeta Xhaferaj.

Pa ndalur makinen, Kopani i ka transportuar të plagosurit drejt Spialit Rajonal në Shkoder, ku menjëhere të demtuarit i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. 

Dy prej të plagosureve janë në një gjendje të rënde dhe jane duke marrë një trajtim me të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Drejtuesi i mjetit rrëfen ngjarjen për “Top-Channel”, duke dhënë detajet e sulmit të grabitesve.  ”Ishin tre vetë me maska, që na zunë pritë dhe kur kalova nisën të qëllojnë shumë herë mbi makinën. Të plagosurit janë dy gratë, baxhanaku dhe dy fëmijët”, deklaroi Kopani.

Një ditë më parë, grabitës të armatosur sulmuan një familje ulqinase, duke i vjedhur gjithçka me vlerë kishin me vete në Rrugën e Kombit.

20 Komente

"Rikthim i grabitjeve me maska"?

ose mund te pyesje: Rilindje e grabitjeve me maska?
.smiley

je bo negativi modh, belulo. jepi edit nji shonc. sado te vockel. edhe fmijve te vetem kur iu kerko i cik nga omelsina qe po hajn, te japin. kpusin majen e majes, sa nji mize vere, por te japin ama.

nuk di a e ke vu re smiley

pushime te gzume, bro!

Thanks!smiley

patjeter qe ua jap shancin! po ishte reagim impulsiv, tip batute..smiley

p.s mbaj mend ne nje koment qe u ke dhene deri 3 muaj si justifikim Saliun.. nga une kane 6 muaj.. ndofta 1 vit... por ama me pas do jem i ashpersmiley, sepse e kane vene steken shume lart..smiley

Perfitojne qe e kane "kryeministrin" te gjate. Kujtojne se do jete aq lart, sa mos e shofi dot poplli. smiley

mire mire po duhet te kete kujdes kryeministri i ri.. se keta te gjatet kur rrezohen, bien si avdall, keq fare..smiley

mu kujtua nje interviste e Mike Tyson.. e pyeti gazetari: cilat knock out te pelqejne me shume.... -ato qe u bej boksjerve te gjate, sepse keta rrezohen ne menyre te bujshme, gati spektakolare.... u pergjigj ai..smiley

po si fillim do doja shume qe edi rama te mos e permendte mo saliun neper fjalime apo mbledhje qeverie. ok, ne fillim, na e ka lon gjendjen kshu e ashtu... edhe aq. masanej, "puna, puna". Me salen, po qe se duhet marre, ka organe te drejtesise, te cilat mund fare mire ta therresin edin si deshmitar, dhe ai duhet te shkoje me nje kembe, si iljaz cecua, se kon autoritetin e tyne organet... s'osht mo si dikur me i llaf smiley

emo, keto kohet e fundit flitet per ringritje e ngritje organesh, gjithandej. Si o puna?

Normal. Ja per nja dy muj fillon dhe hedhja ne ere e shtyllave te tensionit te larte.

Per hedhjen e disa shtyllave te tensionit te larte ne Lezhe u pat arrestuar nje grup nga katundet rrotull. Te gjithe ato ishin mercenare kontingjent i Tom Doshit dhe nje pjese e tyre kishin bere burg per perplasje me policine gjate 21 janarit. 

pune e cuditshme kjo qe t'rrish n'komand n'pritje te dorezimit te çelsave. normal qe do kete edhe nga keto lloj rilindjesh, belul.eshte si puna e shpis qe jep me qira.kur i maron kontrata dhe duhet me ta liru shpin,ti hudh edhe muret pertok.smiley

po ai nga ulqini qe u grabit ke rruga e kombit eeee.....kulcedra ka zon rrugen

Kjo periudha, periudhe vakum, deri sa te vije qeveria e re, keto gjera do kete, grabitje, vrasje, vjedhje. 

Pse keshtu ndodh edhe ne Belgjike Pierre? 

Diç me pak Kuazo, por ndodhin ne ter boten, ne keto periudhat e nderrimit te qeverive. Ja une sapo lexoja ca gazeta belge qipar, ku thuhej se grabitjet dhe vjedhjet jane shtuar edhe ketu, por kuptohet nga shkaku i krizes. Sipas statistikave, ne 2012 u rriten 7,5% ne krahasim me 2011, tratativat per vjedhje shtepiash. 

Ne Belgjike nuk del partia fituese me portal punesimi!!!

Per cfare ta luftoje krimin polici, nderkohe qe rron me friken se cfare do ti ndodhe ne Shtator, pas nismave "te mencme" te PS-se per grumbullime masive CV-sh!?!?

 

Taulant Balla, kandidati kryesor per postin e ministrit te rendit publik reagon ne faqen e tij ne facebook:

Taulant Balla - Faqja Zyrtare

3 hours ago
Maskat plagosin pesë persona gjatë një grabitje ne Puke

Drejtori i Pergjithshem i Policise Hysni Burgaj te marre masa per parandalimin e degradimit te metejshem te rendit publik, perndryshe do te mbaje pergjegjesi sebashku me drejtuesit etjere te Policise se Shtetit. 

Ka disa dite me radhe qe maskat po shfaqen ne disa akse rrugore kombetare, ndersa Policia e Shtetit eshte teresisht e padukshme. Nga Hysni Burgaj i pari dhe te tjeret me radhe duhet ta dine se cdo forme "dezertimi" ne perballjen me krimin eshte veper penale. Moskryerja e detyres nga Policia po i lejon terren elementeve kriminale. Policia e Shtetit te vendose kontrolle ne te gjitha akset rrugore problematike duke vene ne dispozicion edhe njesite e saj speciale, ndersa departamenti i Policise kriminale te hetoje dhe ndaloje personat e maskuar qe zbrazen arme edhe mbi femije. Forca e shtetit dhe e ligjit duhet te bjere fort mbi keta elemente kriminale qe po perfitojne nga kjo periudhe tranzicioni pushteti.

Ka dale fjala se kan ardhur shume CV per police ne PS, pa thirrjes se Rames dhe keta qe jane tani jane pak te shqetesuar dhe ja kane varur punes, ne pritje te marrin vesh se cfare do te ndodhe me ta

smiley

Po kioskat kur do ri-kthehen-lindin smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).