Shtangistja disa herë kampione e vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare së bashku me Daniel Godellin kërkojnë transparencë se ku kanë përfunduar rrogat e tyre. 

“Kemi disa muaj që nuk marrim trajtimet dhe shpërblimet që na takojnë me ligj për medaljet që kemi fituar në arenën ndërkombëtare. Ministria e Sporteve ka katër muaj që na gënjen duke na sorollatur nëpër dyert e institucioneve. Fillimisht na thënë se pagat kanë dalë, por pas interesimit rezultoi krejtësisht e kundërta. Pas kësaj kontaktova me ministrin Visar Zhiti, i cili më tha që duhet të kontaktoj me zëvendësin, por ky i fundit ka fikur telefonin. Nuk e di si të veproj, pasi jam tejet e indinjuar nga shteti, nuk po kërkoj lëmoshë, por vetëm atë që më takon me ligj”

“Unë kërkoj një shpjegim se ku janë lekët, ku kanë përfunduar, institucionet të dalin edhe të thonë të vërtetën. Ky është një turp për shtetin shqiptar që po na zvarrit me pa të drejtë. Kjo nuk është aspak dinjitoze për një njeri që ka përfaqësuar vendin në sa e sa gara” deklaron Begaj.

Në fund, Begaj jep alarmin se mund të largohet nga Shqipëria.

“Kam pasur shumë oferta nga disa shtete për t’u larguar, por kjo nuk është në dëshirën time.

Pasi unë dua që të përfaqësoj vetëm Shqipërinë. Por edhe durimi e ka një kufi, shteti po më largon me duart e tij. E them me dhimbje, por situata e krijuar po më bën që të mendoj largimin. E nëse ndodh një gjë e tillë të mos dalin edhe të thonë pastaj që janë tradhtarë, pasi shteti po na largon vetë. Uroj që qeveria e re të ketë në vëmendje sportin, pasi gjërat janë shumë keq” përfundon Begaj. 

40 Komente

Ja kshu fillojne e krijohen grupet armiqesore. smiley

kush tha qe Likja ka qen shtangist? po nuk beri gje ky dermani ne kater vite? apo faji i Saliu qe nuk e linte?
shpresojm tani, me Edin, ta ler pak te lir Liken e shkret, mbase bben ndonje gje per sportin e vetem ku kemi ndonje fije shprese.. smiley

"Në fund, Begaj jep alarmin se mund të largohet nga Shqipëria.

kjo eshte ne te drejten e saj ti kerkoj shtetit ato qe i takojne, por ama edhe keto lloj menyrash tip "shantazh", nuk i kane hije sportisteve qe pretendojne se perfaqesojne Atdheun. "jep alarmin se mund te largohet", thote.... -po ik moj.. nuk humbet Shqiperia, jo.. pastaj sje as e para e as e fundit.

Seriozisht? 

Po seriozisht!

kerkon te drejten e saj... -shume dakord! e kerkon publiksht... -gjithashtu dakord! po keto te tjerat pastaj me duken teteperta.. nese ka vendosur te largohet, le te iki.

Pse jane te teperta ato qe thote?  Eshte nga te paktat sportiste shqiptare qe ka fituar medalje ne arenen nderkombetare.  Nuk po kerkon asnje gje me teper se c'i takon.  Dhe eshte fakt qe per sportistet e ikur jo pak jane quajtur "tradhtare." 

Por ne vecanti, me beri shume pershtypje reagimi "po ik moj".  S'e kuptoj guximin. 

reagimi im eshte i tille sepse me kujtohet nje tjeter interviste e kesaj menjehere pasi mbriti ne Shqiperi nga Kina (lojrat olimpike). sapo vuri kemben ne, aeroport kjo, direkt te ankesat.. jo nuk na kane dhene leket.. jo po udhetimi i gjate i rame nga Turqia ( Kina eshte goxha larg ne faktsmiley), jo po do iki fare nga Shqiperia etj...
kjo interviste pra me beri shume pershtypje, sepse nuk tha nje fjale te vetme per garen e saj ne Kine. rezulatin qe arriti atje.. e permbushi objektivin qe kishte vene bashke me trajnerin e saj etj.. ne fillim sportisti flet per ndeshjen, garen, sportin....., pastaj te tjerat.

sapo vuri kemben ne aeroport kjo

Ta leme ketu me mirekuptim se une prape s'e kuptoj guximin. 

kur te thosha une "me luge", ti jo thoshe... 

Ehh, shtet i dhjere, perbehet nga shtetare te dhjere. Sportistja ne fjale ka te drejte, por ajo nuk e ka kuptuar se ai shtet drejtohet nga te paaftet. Prandaj duhet vendosur bonuse per sportistat, dhe vlera e tyre te pasqyrohet ne burse. Persa kohe, nje njeri kryen nje aktivitet qe jep para, vlera e tij mund dhe duhet te pasqyrohet ne burse. 

Persa kohe, nje njeri kryen nje aktivitet qe jep para, vlera e tij mund dhe duhet te pasqyrohet ne burse.

o derman kur blen nje obligacion apo aksion behesh pronar apo bashkepronar i subjektit qe i emeton keto, me qellimin qe te fitosh nga dividendi apo rishitja .per cfare do hyje ne pune romela po ta blejme ne burse?

Alba2265, po kush foli per obligacione dhe aksione te shiteshme. Po jane me dhjetra lloje titujsh vlerash (keshtu i quajne sot) ne burse, dhe nuk jane te gjitha per tu shit-blere, ka qe jane thjeshte per tu "shuar", per te "justifikuar" mbeshtetur vlerat e tjera te shiteshme. 

Hiqe mendimin fiks qe ke ne koke per shit-blerjen e çdo vlere ne burse. Bonuset psh, nuk hyjne ne kete kategori. Une psh, marr bonuse, por nuk mund ti shes. 

Me ate qe shprehe me siper, me bere te kuptoj se sa mbrapa qenke ne te kuptuarit e mekanizmave te burses. 

Hiqe mendimin fiks qe ke ne koke per shit-blerjen e çdo vlere ne burse.

Nashi kush jam une qe te hyj ne debat me nje autoritet me fame nderkombetare si ty po bursa eshte vend shitblerjesh te te drejtave te pronesive te bizneseve si dhe kontratave te materialeve te ndryshme.

Natyrisht Alba2265 smiley ky eshte postulati qe mesohet ne shkolle, por si çdo gje qe ka dy ane, edhe bursa ka dy ane, ate qe mesohet dhe shihet dhe anen tjeter  ate qe nuk shihet dhe mesohet ne bankat e shkolles smiley

He pra na trego ate anen qe nuk shihet.Na trego dicka qe nuk e dine as warren buffet apo peter lynch.

Makina, pa benxine nuk punon smiley

A eshte kjo codeword per smiley'e ke haberin per cfare fletsmiley

jo! codeword per qe boll ka dhene keshilla falas.

gjembi moj vajze, me vjen mire qe me kupton smiley

pjero, ti ben sikur bursa do na nxjerri ne selamet. se di ti qe ne shqiperi nuk jane pjekur kushtet per burse dhe me tej. bursa eshte krijuar per te vjedhur paret e te gjitheve o njeri, dhe kush eshte me i zoti i perlan te tera ( xhorxh soros me kompani). ketej i humbin miljonat dhe rrine si pulat. ne shqiperi sikur njerzit  te humbin parate cmenden fare se gjysem te cmendur jane, dhe fillojne nje kasapane tjeter.

sagllam .psh ne shqiperi ku nje vrases ia hedh me 5 vjet burg sa jane gjasat qe nje llogaritar i nje kompanie publike te haje 20 vjet burg per insider trading si ne shba.

asnje dite burg, ja ta them une. dhe hajdutet do bejne namin duke shperndare informacion te sakte per veten dhe miqte e tyre, dhe te rreme per publikun. sic behet shume here dhe ketej xhanem. pjeri, keq me vjen qe ja them, po fluturon ne qiej te se pavertetes.

Jane pjek alba jane pjek, por politikanet tane nuk jane pjek. 

nuk jane pjekur fare fare. dhe per mua, s'na duhet burse fare fare. eshte vec nje vend i mashtrimit.

dhe nje vend nga ku gjenerohen te ardhura per investime Albaaaaa

bursa eshte krijuar per te vjedhur paret e te gjitheve o njeri

Gjeniale!

jo po hic. aty mbahu ti.

Me duket mu apo te gjitha kto Albat sja kane haberin burses?

te duket ty.

kto numrat nga pas... ça i keni? targa apo stampa te stalles? smiley

Shteti nuk paguan edhe sa e sa te tjere qe jan nder i kombit, cili shtet ?

Romela duro xhan edhe nja 2 muaj maksimumi dhe do te maresh vesh se ku kane vajtur parate tuaja, por edhe shuma te tjera maramendese parash. Ajo qe ne dime deri tani per korupsionin e ketyre bazhibozukeve te qeverise sone eshte vetem maja e ajzbergut. Ajzberu lakuriq do te shfaqet se shpejti dhe ju garantoj qe nuk do te zhgenjeheni nga madhesia e tij.  

smiley Meta do filloj procesin...

kuazimondo, jo dy muaj, por edhe dy vjet te presi Romela, s'ka per te dale gje. Dhe ketu do jemi, do flasim prap pas dy vjetesh. 

...ke intervista qe dha, po thoshte : eshte turp ta them, por jam me borxhe. Jam sportiste e nivelit internacjonal, fitoj medalje dhe jam me borxhe....

Eshte per te ardhur keq...sepse kampjonat zakonisht Shqiperia i nxjerr  vetem me fuzionin e 2 faktoreve : sakrifica dhe pasjoni.......sepse ska mundesira materjale apo financjare qe kampjonat ti punoj (sic e ben pjesa tjeter e botes, qe sigurisht eshte talenti, por i stimulon ne shume shume menyra).

Mbase kjo ska gjetur menyren e duhur te komunikimit, qe mesazhi te ishte konform normave evropjane (forma, momenti, vendi etc etc etc....blablabalbla...) , por kjo nuk ndryshon thelbin....
Zakonisht mesazhet e deshperuara jane shenje e mbushjes se kupes....

Cudi biles qe po duroka kaq gjate.....

 

Asnjehere se kam kuptu ca mund te jete terheqese per 1 femer me ngrit pesha. Nejse, kaq kisha. I hope she gets paid smiley

ik moj moter nga shqiperia me vrap, dhe behu patriote me korrespondence si te gjithe te tjeret. mos duro me se te iken jeta duke pritur nga shgarravina e shtetit shqiptar.

ke mirekuptimin e te gjitheve

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).