Rrëzimi i Presidentit Mohamed Morsi u shoqërua me festime që zgjatën gjithë natën në sheshin e famshëm tashmë për protesta të Kajros, Tahrir e në rrugë të tjera të kryeqytetit egjiptian. Gëzimi i kundërshtarëve të Morsit është i kuptueshëm. Presidenti i zgjedhur vetëm një vit më parë, në krye të Vëllazërisë Myslimane, dukej se po kthehej në një Mubarak të ri. Ndonëse kishte marrë vetëm 52% të votave ai u soll sikur kishte marrë një mandat historik për të transformuar shoqërinë egjiptiane.

Aktivistët filluan të dënohen me burg vetëm për një kritikë kundër Presidentit të ri. Një humorist i njohur në TV u çua në gjyq për t’u burgosur vetëm se kishte tallur me Presidentin. Vëllazëria Myslimane e cila është persekutuar në dekada për pikëpamjet e saj fetare, kaloi nga e diskriminuar në një forcë që përpiqej t’ua impononte vlerat e saj mbarë shoqërisë egjiptiane. Vetë Presidenti Morsi kishte filluar të dashurohej me mekanizma përtej ligjit e përtej institucioneve për të ushtruar pushtetin e tij personal. Një kushtetutë që i jepte fuqi të jashtëzakonshme, u aprovua me shpejtësi, duke injoruar opozitën dhe të pavarurit, si dhe çdo këshillë dashamirëse nga jashtë.

Ndërsa ndodhnin të gjitha këto, qeveria e vendit nuk arriti të bënte asgjë thelbësore për të përmirësuar ekonominë e vendit. Papunësia u rrit, investitorët qendruan larg duke pritur më shumë stabilitet. Më shumë ndihmë për ekonominë erdhi nga organizmat ndërkombëtarë se sa nga ndonjë reformë apo nismë vendore. Në planin e jashtëm, është normale që Morsi të mbështeste opozitën në luftën civile që po zien në Siri. Shumë vende perëndimore do të donin që regjimi i Asadit të merrte fund. Por thirrjet e Morsit për xhihad në Siri i shkonin më shumë për shtat një udhëheqësi fetar të një organizate periferike dhe jo një udhëheqësi shteti.Kur i numëron të gjitha këto, ke dëshirë t’i bashkohesh gëzimit të rinisë egjiptiane, të cilin nëpërmjet një transmentimi të drejtpërdrejtë nga Kajro ua sollëm në faqen tonë të internetit të gazetës “Illyria”.

E megjithatë, rrëzimi i Presidentit Morsi është më shumë një moment ankthi sesa çlirimi. Ende nuk dihet nëse ka fituar vërtet demokracia në Egjipt me këtë rrëzim.Në fund të fundit, Morsi ishte presidenti i parë, i zgjedhur demokratikisht në historinë modern të Egjiptit. Ai ndoshta ishte një president i keq por ideale do të ishte që të rrëzohej nga pushteti ashtu si u ngjit, nëpërmjet zgjedhjeve demokratike.Një vend ku politike korrigjohet nga ushtria nuk është një vend ku ke besim te ardhmja. Institucionet duhet të korrigjojnë njëra-tjetrën. Kush e korrigjon ushtrinë egjiptiane? Sheshet e protestave kanë rëndësi, po vetëm kutitë e votimeve mund të masin realisht vullnetin e popullit. Përndryshe një pakicë e zëshme dhe e dhunshme mund të marrë peng vazhdimisht proceset politike.

Artikulli i plote

10 Komente

Aman vetem pa film e pa Stalker mos na lini. Revolucion permanent, ky eshte ilaçi, Panem et circenses.

Mori atë që kërkoj. Nëse edhe Erdogani do vazhdoj duke ndryshuar kushtetutën në lidhje me të drejtat dhe lirin e fjalës do ketë fatin këtij të vetshpallurit faraon. Ka ik koha e sulltanëve dhe faraonëve.

Mire e ke, ka ardhe koha gjithsekushi sullton dhe faraon me vete, dmth koha e kalamojve te sulltonit dhe faraonit.

Islami, feja e paqes, është kufizimi i lirisë. Breza të tërë egjyptianësh u lindën dhe rritën në një shoqëri liberale e të emancipuar, ku kishte vend si për 10 % të krishterë kopt, për një shumicë me besim musliman, për ateistë e liberalë. Befas, vjen kjo "Vëllazëria muslimane" dhe vendos ferexhenë për aktoret e njohura të Kairos dhe i detyron tregtarët e biznesmenët e Sharm el Sheikut dhe Aleksandrisë të falin namaz pesë herë në ditë. A do ta duronte më gjatë rinia egjyptiane sundimin e ligjit të sheriatit?

Lajmet sapo dhane se nje grup islamikesh ne Sinai, kishin hedhur ne ere, tubin kryesor te gazit qe lidhte Egjyptin me Jordanine. Tubi kalonte nepermjet Izraelit, sipas lajmeve, nga ku mendohet te jete shkaku kryesor i sabotazhit, apo me sakte i aktit terrorist. 

Erdogan: Puçistët e Egjiptit, të nxjerrin mësim nga historia e Turqisë

Kryeministri turk Erdogan, ka ndërmarrë një sulm të ashpër ndaj puçistëve kundër legjitimitetit në Egjipt, duke theksuar se ky puç nuk do i shërbejë aspak popullit, përkundrazi, ai e kthen disa dekada pas. Ai tha se puçistët egjiptianë dhe mbështetësit e tyre, duhet të nxjerrin mësim nga ajo që ka ndodhur në të shkuarën në Turqi.

Gjatë një takimi me ulema dhe hoxhallarë në emigracion, Erdogan u shpreh se Turqia dhe Egjipti janë dy shtete me histori të lashtë dhe se dy popujt i karakterizon një miqësi e pashembullt, Kajro dhe Stambolli janë simotra dhe kur cenohet Kajro cenohet dhe Stambolli dhe anasjelltas. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Egjiptit, janë në një nivel të tillë që asnjëri nuk bën dot pa tjetrin.

Erdogan tha se puçi ushtarak në Egjipt i cili e largoi Mursin nga presidenca, është i ngjashëm me puçet ushtarake të Turqisë në të shkuarën. Turqia ka paguar taksë të rëndë për grushtet e shtetit dhe puçet ushtarake. Ne nuk ia urojmë asnjë shteti tjetër të vuajë siç kemi vuajtur ne dhe të paguajë haraçe të ngjashme si ato të vendit tonë. Puçet e shtetit nuk i shërbejnë asnjë objektivi të demokracisë, përkundrazi, ato e stopojnë zhvillimin dhe progresin e popujve, duke i kthyer në të shkuarën e errët.

Erdogan u bëri thirrje puçistëve dhe mbështetësve të tyre në Egjipt, që ta lexojnë mirë historinë e Turqisë dhe të nxjerrin mësime prej saj. Të organizosh grusht shteti ndaj një presidenti të zgjedhur nga populli me votë të lirë, në çdo vend të botës qoftë, është diçka e ligë dhe negative, prej të cilës nuk pritet asnjë e mirë. Ai theksoi se në asnjë vend të botës nuk ka grusht shteti demokratik, apo grusht shteti pozitiv dhe të mirë. Dallimi mes puçizmit dhe demokracisë, është si dallimi mes jetës dhe vdekjes.

Lidhur me qëndrimin e perëndimit karshi puçit në Egjipt, Erdogan u tregua kritik me luhatjen e shteteve perëndimore në qëndrimin e tyre karshi këtij puçi. Ai e dënoi shmangien nga ana e tyre të termit “puç ushtarak” duke thënë se krerët evropianë i shkelën me këmbë standardet demokratike. E kundërta ndodhi me krerët e Unionit Afrikan, të cilët nuk hezituan ta quajnë atë një puç dhe grusht shteti ushtarak, duke marrë dhe vendimin për pezullimin e Egjiptit  në Union.

 /ardhmeriaonline/

Gannushi, popullit egjiptian: Pranvera Arabe pret vendimit tuaj!

Kreu i lëvizjes Nahda në Tunizi, partia e të cilës qeveris vendin, shejh Rashid Gannushi, është shprehur se presidenti i Egjiptit, i larguar para disa ditësh me puç ushtarak, Muhamed Mursi, do të kthehet sërish në postin e tij.

“Do të përsëritet i njëjti skenar i Venezuelës në vitin 2002, kur ushtria e largoi Hugo Çavezin, por populli e ktheu sërish në postin e tij. Ka njerëz të cilët duan ta tërheqin historinë pas, ndërkohë që historia duhet të ecë para.” shtoi Gannushi.

Sipas burimeve të informacionit, para grushtit të shtetit, ministri i mbrojtjes Sisi, i ka propozuar  Mursit që të largohet në Turqi, Jemen, ose Katar. Por Mursi e ka refuzuar këtë sugjerim dhe është shprehur i vendosur të qëndrojë në vend.

Shejh Gannushi i ka drejtuar popullit egjiptian një mesazh, në të cilin thotë:”O egjiptianë, o pasardhës të kolosëve si Ibnul As, Salahudin dhe Kutuz! Ja ku qëndron historia e Islamit dhe ajo e lirisë, bashkë me pranverën arabe, në pritje të vendimit tuaj final. Vallë a do të qëndroni dhe ti rezistoni komplotistëve dhe atyre që e urrejnë lirinë dhe demokracinë? A do të rezistoni siç bënë të parët tuaj, në linjën e vlerave dhe parimeve, në linjën e lirisë, islamit dhe demokracisë? O popull hero i Egjiptit! Nëse pranvera arabe lindi në Tunizi me një shkëndijë, ajo u shndërrua në Egjipt në zjarr që përpiu pushtetet e diktatorëve. E ardhmja e kësaj pranvere, tashmë është në duart tuaja. A e kuptoni çfarë nderi dhe çfarë përgjegjësie mbani në supet tuaja? Në emër të Zotit dhe në emër të umetit mysliman, u kërkoj që të rezistoni dhe të mbani qëndrimin që pritet prej jush, mos u ktheni në shtëpitë tuaja derisa të përmbushni misionin që u është besuar, derisa të vendosni të drejtën në vendin e saj, derisa të ktheni në binarët e tij trenin e lirisë dhe demokracisë, derisa të ktheni legjitimitetin e mohuar dhe derisa presidenti i zgjedhur prej jush të kthehet në postin që i besuat ju vetë. Kjo nuk do të jetë fitore e vullnetit të popullit egjiptian, por fitore e parimeve, e demokracisë, lirisë dhe islamit. /ardhmeriaonline/

Egjipt: Ta hedhësh kutinë e votimit nga dritarja

Editoriali i gazetës britanike “The Guardian”

 

Vendi është kthyer atje ku ishte dy vjet më parë dhe me ikjen e Mursit, regjimi i vjetër është kthyer atje ku donin të ishin.

Nëse ushtria e Egjiptit do të kishte dashur ta maskonte faktin se ajo që sapo bënë ishte një grusht shteti, e kanë bërë këtë punë keq. Pa e zënë me gojë Muhammed Mursin, kreu i ushtrisë, gjenerali Abdulfettah Sisi, në fakt shpalli heqjen e të parit president të zgjedhur demokratikisht, duke caktuar kryetarin e gjykatës kushtetuese si kreun e përkohshëm të shtetit. Askush në Egjipt nuk e njeh se kush është ky njeri, Adli Mensur. Por ai do të jetë fytyra apo më mirë, gjethja e fikut, e atyre që shkruajnë vendime kushtetuese.

 

Gjeneral Sisi bëri thirrje për zgjedhje presidenciale, parlamentare dhe një grup pune për të rishikuar kushtetutën, por nuk u dha asnjë axhendë kohore për këtë gjë. Nuk mund të të ngrohet zemra nga asnjëri nga ata politikanë dhe krerë fetarë që qëndruan ulur pranë juntës ushtarake. Dy prej tyre, Ahmed Tajjib, shejhu i madh i Ez’herit, katedrës më të madhe të studimeve islame në Kairo dhe partia selefije Nur, ishin shkaku i përballjes më të fortë që Vëllezërit Musliman të përmbysur, patën me liberalët laikë rreth interpretimit të Sheriatit në kushtetutën e re. Tani ata janë në anën tjetër dhe interpretimet e tyre fundamentaliste do të bëhen problemet e regjimit të ri.

Me teper

 

http://m.guardian.co.uk/commentisfree/20...

 

Perktheu: Genci Çurgu

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).