Pothuajse të gjithë turistët që vizitojnë rivierën kalojnë nga kjo rrugë

55-vjeçarja nga Vlora Dove Xhaferaj nuk do kishte humbur jetën në aksidentin e ndodhur të premten e kaluar nëse rruga Durrës-Rrogozhinë do kishte përfunduar ndërtimin në kohë. 

Prej vitesh ky aks rrugor është vetëm në ndërtim dhe çdo ditë ofron kurthe të reja për drejtuesit e automjeteve. Rruga kishte afat përfundimtar 30 qershorin e viti 2009, por katër vjet më pas është ende në ndërtim me ritme shumë të ngadalta dhe shkaktarja kryesore e shumë aksidenteve të ndodhura atje. Sinjalistika mungon tërësisht ashtu si dhe trafikndareset apo mbikalimet e nenkalimet per kembesoret. 

Ne fundjave perfshirja ne aksident e nje furgoni pasagjeresh çoi ne vdekjen e nje gruajedhe plagosjen e disa personave. Te tjera viktima jane regjistruar ne kohe te ndryshme, perfshire dhe ate te nje nene te re me foshnjen disa muajshe ne krah te cilat u goditen nga nje mjet ne rruge ndersa tentonin te kalonin nga nje krah ne tjetrin. 

Jo vetem mjetet, por edhe kembesoret jane ne perballje me vdekjen teksa kalojne nga njeri krah i rruges ne tjetrin. Nga Plepat deri ne Golem aksi rrugor eshte i rrethuar dhe trafiku i ndare qarte, ndersa nga Mali i Robit e deri ne Rrogozhine nuk ka asnje sinjalistike, ndalese qe te disiplinoje qarkullimin, nderprerjen e rruges nga mjete e kembesore, ndersa firma e kontraktuar per kete rruge punon me ritmet e breshkes. 

Burime prane saj thone se kane probleme per shkak te moslevrimit te fondeve nga buxheti i shtetit. Ky i fundit, shteti mbetet pergjegjesi kryesor per gjendjen e rruges qe ka tejkaluar çdo afat per dorezimin e saj dhe vazhdon te marre dhe gjymtoje jete njerezish. 

31 Komente

Heren e fundit e kam bere naten kete segment, para nje muaji. Cfare sikleti! Shikueshmeria ishte shume e ulet. Ne nje fare momenti u gjeta perballe nje makine tjeter. Bera nje manover te shpejte dhe fal Zotit nuk ndodhi gje, por sinqerisht eshte bere boze kantieri i kesaj rruge. Edhe me autonivelant me baze kuarci ta kishin shtruar s'do kishin harxhuar kaq shume kohe.

E kam bërë edhe unë nja dy herë natën dhe njëher kam qen shumë afër për të përfunduar keq fare. Është kurth vdekje në çdo metër.

Situata e rrezikshme u krijua pikerisht ne nje segment ku fluksi i makinave qe vinte nga kahu i kundert devijoi ne kahun tim. Une isha ne korsine e majte te shpejtesise. Asnjelloj sinjalizimi.

Bera nje manover te shpejte dhe fal Zotit nuk ndodhi gje

po sepse bere manovren e shpjet Olsi... ndaj nuk ndodhi gje. po mos ta kishe bere do ta shifje vertet zotin. smiley

ahh mer edi rama qe s'di me mirmbajt 10,000 km rruge te shtruara nga sali 'krenaria e kombit' berisha

Sigurisht, sigurisht, por ne ato momente nuk eshte vetem aftesia jote qe te ndihmon. Behet fjale per 1 sekonde me shume apo me pak qe mund te beje ndryshimin midis jetes dhe vdekjes.

Akoma keshtu paska ngel kjo rruge? nga vjet qe kam kaluar spaska ndryshuar fare,sidomos nata eshte e tmerrshme,pa asnje ndriçim,po te shtosh pastaj edhe marrezine ne guidim qe shquhemi,rezultatet jane ketosmiley

Guidim? Shqip është kjo?

m'erdhi per kollaj ,mgjs mundohem ta mbaj shqipen,por homologen letrare ne shqip s'e di,ndihhhhhmesmiley

Drejtimin e makinës ose mënyra si i japim(n) makinës. Guida = Drejtues, udhëzues.

smileyrrofsh o godo,injorante ne shqip dhe italisht,shyqyr prej ppu po mesoj shkrim e kendimsmiley

kukes - durres 100%

Gënje ata që nuk kanë kaluar andej , se 100 % lesht ka bërë te ajo rrugë. Kishte pjes që rruga kalonte me një kalim dhe as kishte sinjalistik fare se rruga bëhej e rrezikëshme. Plus pastaj në dimër nuk të zinte syri asnjë borëpastrues, por edhe aty ku rruga ishte me dy kalime kishte përfunduar njëkalimshe  mbasi bora kishte mbuluar gjithçka dhe ndonjë kamion i rënd kishte krijuar gjurmën për të kaluar edhe mjetet e tjera. Tjetër histori ishte nga shteti akoma me pelena . Rrugët ishin të pastruara sikur nuk kishte rën kurr borë.

isha vjet nga ana tjeter...s'kishte krahasim autostrada

Pergjegjsite dhe kompetencat jane te ndara me ligj. Eshte e qarte se kush i merito byrzylyket per kete krim te shumefishte. 

Rruga tek ky klipi duket birinxhi fare. Me pak zhdervjelltesi kalohet, parakalohet, kthehesh ku te doje trapi. Nuk ka asgje per t'u ankuar, mbetet gjithe kohen duke u ankuar more pis arnavutllare.

biles harrove me thon dhe kryesoren: te zhvillon instiktet dhe permirson ndjeshem aftesite ne ngarjen e maqines

ahh ca i ka bo edi rama atij veni

kom nji bindje qe ti dhe n'ven t'mirmnjesit ose nates t'mire, edi rama thu.
Edi Rama u ca t'u thon se eshte investu shume ne rruge dhe eshte harru cdo gjo tjeter. Nji fakt eshte qe nuk mohohet: qe rruget kane qene per ibret, trashegum ca mundi me bo romaku e italiani.

Po pse nuk bojne mbikalime a nenkalime provizore. 

Ti bën pyetje që ja u di përgjigjen.

Edhe mund te mos e kishte bere  fare rrugen , merrte Zeni leket dhe vrap ne Rrinas me valixhet.

Pak hipokrizi kjo ankesa nga ata qe bene fushate kunder rrugeve.....?

pikerisht!!! keta qe ishin kundra 10 mije miljeve nautike rruge!!!!

E ka fajin rruga, e ka fajin drejtuesit e automjeteve qe ecin si te shkalluar nga vapa..Gjithmone problematike ne vere aty ne Shqiperi behen aksidentet rrugore, sivjet me shume jane bere me vrasje nga burrat. Cfare po ndodh ne Shqiperi? Pse burrat jane egersuar?! smiley

Faji ka vetem nje emer pse burrat jane egersuar ,Lojerat e fatit , popull i cuditshem .

Shyqyr qe nuk jane motivet e xhelozise..

Eh mi Ket. Burrat jane egersuar sepse kane dalldis femnat. Jane shthurur fare, vetem per ate pune mendojne gjithe diten; e kesisoj besdisin edhe meshkujt e huj, a thu se ja ka njeri per borxh. Nga ana tjeter burrat e tyne jane te zon me obligime te tjera si lojrat e fatit apo bastet sportive, te shoqeruara keto me pije alkolike prodhim vendi neper bodrumet e shtepijave ,qe ne vend qe tiu risin humorin, u nxisin agresivitetin a thu se ju mungon shqipove.

55-vjeçarja nga Vlora Dove Xhaferaj nuk do kishte humbur jetën në aksidentin e ndodhur të premten e kaluar nëse rruga Durrës-Rrogozhinë do kishte përfunduar ndërtimin në kohë. 

 

Spekullim i gjalle.

Te pohosh dicka te tille nuk ka te beje shume me realitetin me teper sesa me qellime informale mediake qe shkaperlon kufijte e anti-civilizacionit !

Si e ka emrin ajo firma e bitumit? Salillari a dicka e tille? Kam shkrire talentin tim ne sharje kundrejt ketij subjekti, qysh prej vitit 2009. 

Kater vjet e tre dite sot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).