Spartak Braho u bë i famshëm pak kohë më parë kur fliste për një çantë të zezë, ku ruheshin sekrete të zeza të politikës shqiptare. Ndodhi atëherë kur Ilir Meta ishte në valën e akuzave për korrupsion.

Por tani Braho, i zgjedhur deputet nën logon e PS, thotë se çanta është arkivuar, por mund të hapet në të ardhmen.

Çanta e zezë tashmë është një simbolikë e arkivuar, e një intrige të paparë që u thur ndaj LSI- së dhe ndaj z. Meta në veçanti.

Një intrigë që synonte, jo vetëm eliminimin politik dhe moral e juridik, por edhe fizik të Ilir Metës, dhe rreth kësaj çështje u angazhuan faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Atë çantë unë e kam quajtur si kutinë e Pandorës, jo vetëm për mizerabilitetin që kishte nga sajesat e Dritan Priftit, por edhe shumë persona të tjerë që ishin përfshirë.

Natyrshëm lind një pyetje, se çfarë kishte kjo çantë, por desha ta theksoj se kjo çantë tashmë i përket arkivës dhe po u prekën në të ardhmen interesa madhore, ka një moment, apo periudhë që arkivat hapen, dhe është njëlloj sikur të hapësh një folezë grerëzash.

Dua të theksoj se unë duke qenë jurist në profesion, jam i detyruar të respektoj etikën profesionale dhe një moral, pasi desha të kujtoj atë shprehjen popullore, që i shkon për shtat këtij problemi, se për të ikurin dhe për të vdekurin nuk flitet keq, dhe atë sentencën tjetër, se fituesi nuk gjykohet edhe nëse ka gabuar,” thotë Braho për Shqiptarja.com.

17 Komente

e mbaj mend kete emisionin..  Braho  mbante nje cante te zeze  prane kembeve  ku sipas tij kishte dokumente   te papara, te pakundershtueshme,  ku tregoheshin   skandalet e  x-politikani/ve..   emra nuk tha,  por vetem  shantazhonte ,kshu, ne pergjithsi..   natyrisht, canten nuk e hapi asnjehere  sepse nuk kishte asgje atje brenda.. (da hapet kur te vi koha, tha, gjoja)

tani,  nje langaraq i tille  duhet   gjendej,  ne mos ne burg,  te pakten ne periferi te shoqerise,  atje ku kane vendin  vetem lamashet!!     por jo,  ky njeri   u zgjodh  dhe tashme eshte deputet..smiley

''Shqiperi te kam 10-re,  nuk te kuptova nje here...

Kjo canta eshte si ato te filmit Oktapodi! A e kupton se me cfare monstrash kemi te bejme, apo jo!?

ishte nje cante e tille, nga ato me code dhe qe i mbajne te lidhura me  nje prange te dora..smiley..smiley

tani rasti e ketij maskarait eshte flagrant  dhe i pajustifikueshem   sepse zoteria ne fjale, ka qene dhe eshte deputet, perndryshe ligjvenes..  dhe e ka per detyre qe ky i pari te zbatoj ligjet.. pra nese ky kishte  te dhena, dokumente  per  qeveritare apo politikan te korruptuar,  duhet ti  denonconte   e ti bente publike menjehere ato,  e thjeshte!!smiley

Ore je mire ti? S'te vjen zorr qe krahason Meten, ekipin mavi te Rilindjes dhe politikanet tane ne pergjidhesi me mafioze te 30 viteve me pare? Po eshte e vetmja fushe mer Obi ku ne nuk jemi shume mbrapa. Biles here here dalim edhe pararoje.

Me keta delenxhinj do ta "rilindin" Shqiperine keta te shumices!?

Ky Braho, me keto qe pohon, qe ka kohe madje qe pohon, deshmon qarte sa me ska se cfare ideje te shtetit te se drejtes ka ne koke!

A eshte moralisht e tolerueshme nga qytetaret e nje shteti normal, qe nje njeri qe ka marre vota liste per ti perfaqesuar, te shprehet ne kete fare feje, me mungesen me te madhe te respektit per institucionet e shtetit dhe te shoqerise!?

Turp e kaluar turpit! Dhe kulmi eshte te mendosh se ky zoteri qendronte ulur serbes, ne mes te salles ku u mbajt konferenca per shtyp e Edi Rames me ne krah Meten, fill pas perfundimit te zgjedhjeve; ky palo deputet u quajt madje ne ate rast dicka tip, unaza lidhese mes PS-se dhe LSI-se a dicka e tille... .

Pisllek! Une nuk e di sesi i durojne socialistet keto gjera!!

Pisllek! Une nuk e di sesi i durojne socialistet keto gjera!!

Te forta i ke keto shakate.

Interesante ajo canta e zeze. Mesiguri qe do te kete patur gjera me vlere perderisa KM u detyrua te mbronte fare fare hapur nje hajdut si Meta duke humbur pike ndaj perkrahesve te vet. 

Sigurisht... #rilindje!

Çantazh i paster ndaj #Rilindjes!

Speaking of canta, Barjaba do vazhdoje tek UET apo do futet n'qeveri? 

Dua të theksoj se unë duke qenë jurist në profesion, jam i detyruar të respektoj etikën profesionale dhe një moral, pasi desha të kujtoj atë shprehjen popullore, që i shkon për shtat këtij problemi, se për të ikurin dhe për të vdekurin nuk flitet keq, dhe atë sentencën tjetër, se fituesi nuk gjykohet edhe nëse ka gabuar,

http://georgewithears.blogspot.com/2013/...

".... Një intrigë që synonte, jo vetëm eliminimin politik dhe moral e juridik, por edhe fizik të Ilir Metës, dhe rreth kësaj çështje u angazhuan faktorë të brendshëm dhe të jashtëm..." 

 

Per çanten u fol shume ato dite, por per kete eliminimin fizik te Metes, me duket sikur disa nga politikanet shqiptare, kane kaluar ne paranoje. 

Nuk eshte paranoje Pjer por megalomani dhe genjeshtra rrugacesh e sharlatanesh te quajtur politikane shqiptare.

po pati pas naj leter t'zhubrosme ajo cante, idriz me thencin!

Qe vazhdojne te rrojne si miza ne byth te kalit keta politikaner, eshte fal kapjes te gjithsecilit nga gjithsecili, nepermjet te tjeresh. Kush eshte ai njeri qe ka dy lek mend e nuk e ka kuptuar se keta jan te gjith te kapur? Nga i pari tek i fundit? Te kapur per pislleqet qe ka bere ne kurriz te vendit te tyre e kam fjalen. Mos u habisni fare qe ajo cante te kete pasur plot brenda, por qe Brahua eshte nje nga ata qe sapo mesoi dhe nuk i mban gje barku.

Po sikur qanta te kete prangat e Nik Spahiut per Berishen ose testamentin e Sheqet Pecit, qa do thoni pastaj o milet qanteparagjykues?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).