Në Gjermani përgjimeve nga ana e autoriteteve dhe shërbimeve informative u vihen kufij të rreptë. Por kjo nuk e shqetëson aspak shërbimin sekret të SHBA-së. Indinjata është e madhe në BE dhe Gjermani.

Skandali i përgjimit rreth shërbimit sekret të SHBA-së, NSA, po zgjerohet. Sipas informacioneve të gazetës britanike "Guardian" janë përgjuar edhe përfaqësitë diplomatike të Francës, Italisë dhe Greqisë në Uashington dhe pranë Kombeve të Bashkuara. Gazeta informon se NSA ndër të tjera ka instaluar atje aparate përgjimi dhe ka ndërhyrë në linjat kabllore të komunikacionit. Ashtu si në të gjitha rastet e tjera të bëra të njohura më parë në këtë skandal mbarëbotëror përgjimi, edhe këtë herë dokumentet informuese vijnë nga ish punonjësi i shërbimit sekret amerikan Edward Snowden.

Në fundjavë u ngritën akuza se NSA përgjon me qëllim BE-në. Sipas këtyre akuzave, në institucione të BE-së janë vendosur aparate përgjimi dhe vetëm në Gjermani çdo muaj janë përgjuar rreth gjysmë miliardë telefonata, e-maile apo SMS. Në revistën informative "Spiegel" thuhet më tej se SHBA e shohin Gjermaninë vërtet si partner por edhe si objekt sulmi. Indinjata është e madhe. Komisionerja e BE-së për drejtësinë Viviane Reding kërcënoi se mund të pezullojë negociatat për një marrëveshje tregtie të lirë mes BE-së dhe SHBA-së, nëse këto informacione do të rezultojnë të vërteta: "Partnerët nuk e spiunojnë njëri-tjetrin", tha Reding në Luksemburg.

Përpjekje për rutinë diplomatike

Për të ngarkuarin gjerman me mbrojtjen e të dhënave Peter Schaar, veçanërisht shqetësues është fakti që "pala amerikane nuk i ka përgënjeshtruar këto informacione". Bëhet fjalë për "një cënim të rëndë të të drejtave tona themelore", tha Schaar për "Ruhr Nachrichten".

Uashtingtoni hesht vërtet ende lidhur me akuzat. Vetëm nëpërmjet kanaleve diplomatike do të jepen përgjigje "të përshtatshme", deklaroi zyra e shefit të shërbimeve sekrete amerikane, James Clapper. Sqarime do të ketë edhe në dialogun dypalësh të ekspertëve për shërbimet sekrete, të cilin SHBA e ka njoftuar disa javë më parë.

Ky reagim nuk ka shumë gjasa të zbusë indinjatën në radhët e politikanëve gjermanë, edhe pse kancelarja Angela Merkel deri tani nuk është pozicionuar për akuzat e fundjavës. Ministrja gjermane e drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger, është e para anëtare e kabinetit qeveritar që u shpreh në lidhje me akuzat: është jashtë çdo përfytyrimi që "miqtë tanë" në Uashington na shohin ne evropianët si armiq, tha politikania liberale (FDP). Për "shërbimet sekrete të dala jashtë çdo kontrolli" diskutohet me zjarr në të tre partitë e koalicionit qeverisës.

Azil në Gjermani për Snowden?

Për opozitën tani është në radhë të parë detyrë e kancelares të veprojë: ajo duhet të sqarojë sa më shpejt nëse ka pasur një "bashkëpunim të fshehtë" mes shërbimeve informative gjermane me NSA-në, tha kryetari i grupit parlamentar të të gjelbërve në Bundestag, Jürgen Trittin në kanalin e parë televiziv gjerman ARD. Njëkohësisht ai u shpreh me forcë për mbrojtjen e "informatorit" Edward Snowden nga pasojat juridike në SHBA: kush bën publike praktika të paligjshme, duhet të mbrohet, tha Trittin. Për Snowden duhet garantuar një "qendrim i sigurt" në Evropë, tha politikani i gjelbër.

14 Komente

Gjithe kto rrjedhje mo.. si s'morrem vesh gje ne shqipot nanje info qe ka te beje me rajonin edhe fqinjt tane ne lidhje me ne?

"Indinjata është e madhe. Komisionerja e BE-së për drejtësinë Viviane Reding kërcënoi se mund të pezullojë negociatat për një marrëveshje tregtie të lirë mes BE-së dhe SHBA-së, nëse këto informacione do të rezultojnë të vërtet........., tha Reding ne Luksemburg".smiley.smiley

jo po ta dij mire Amerika, kupa u mbush plot..Luksemburgu nuk e toleron me..smiley

Belulo, qesh ti qesh, po edhe kryetari i Parlamentit Europian u shpreh i indinjuar per kete çeshtje. Mir Viviane, qe dihet qe eshte e njohur per disa kritika ndaj Amerikes (se bashku me zj. Kroes) , kritika qe kane vite qe i bejne me te drejte, por tani jane ngritur me dhjetra parlamentare europiane smiley ndaj ketij spiunimi te USA ndaj Europes.  Amerikanet, paskan nje diçka (qe tani e kam zbuluar) qe kushdo qe e kritikon, qofte edhe mbi pozitat per ta rregulluar ate, ata e shohin me dyshim, deri ne armik. Jane te papare ne çmendurin e e tyre. 

He mer se nje kocke e lepime po del. Le te lozi icik Evropi me te. Do heq qafe teknologjia e vjeter, per t'i hap $rruge asaj te rese.  Rrofsh o Snowden, shkenca kerkon sakrifica, do ta kesh ndonje dedikim diku.  

this story is not on cnn smiley

 

s'ikur se dinin europianet, por tani kane goje te flasin pasi foli nje amerikan vete ...

Po rojet kush do ti ruaj....??????????????????

Pyetje 1 miliard dollareshe ( e  ku hyn milioni ketu...smiley)

Joseph Fouché smiley

Me gjasme se deri tani se paskan ditur .

jo vetem qe nuk e kan ditur ,por nuk ishte publiku as ke peshku !

sherbimet sekrete jasht kontrollit ?!! e çudishme eshte qe sherbimet sekrete nuk kan dal dot jasht kontrollit as gjat lufterave me te medha....po nejse çdo gje bon vaki te peshku smiley

Shum euro-parlamentare i kerkuan komisionerit (kryetarit te dhomes se larte) Karel De Gucht, te mos ulej me ne tryeze me amerikanet smiley per te nenshkruar marrveshjen e tregtise se lire. 

Djema, shifni lajmet mbi diskutimet ne Parlamentin Europian, mbi çeshtjen e amerikanve. 

Pjer Thomas

Mundet ta kem lexuar edhe tek ndonje liber tjeter po me eshte fiksuar tek VQ .Nuk jam i sigurt per Faqen dhe Kapitullin  po jam i bindur qe e kam lexuar njeshembull per kete problem

Dikush nga te ekzaltuarit e fitimit te Luftes i propozon sh S....smiley

Perse na duhet te shpenzojme per te mbajtur rrjete spiunesh ne France ,Angli , Amerike etj .Ne i kemi Aleate dhe ata na kane aleate tani .

Mire , tha musteqja , po si tia bejme ne qe Amerika i fut spiune Frances , Franca Anglise Anglia Amerikes .Pse te mendojme qe s'do na i fuse neve .

Me duket se e shoqeroni me nje koment qe justifikon shpenzimet per k/zbulimin smiley Mbaj mend qe e shoqeroje me prishjen e strukturave nga Babasqapi pas popozimit te Cicdhise Jozefpercke ..Na jem aleate smiley

Me vjen mire qe po e lexon VQ Idriso smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).