Kushtetuta e Kosovës asnjëherë nuk është marrur seriozisht nga askush. Prej fillimit ajo funksiononte si emërtim vendës që mbështjell Planin e Ahtisaarit. Nga dialogu politik në Bruksel, Plani i Ahtisaarit po zëvendësohet me marrëveshjet Thaçi-Daçiq. Kushtetuta është emri që nuk ndryshon i përmbajtjes përherë të ndryshueshme sepse vazhdimisht të zëvendësueshme. Ndonëse ky zëvendësim është edhe cilësor, ai përgjithësisht është sasior. Premisat janë etno-kulturore: shqiptarët e serbët janë të reduktueshëm në thelbet e tyre të dallueshme kolektive që i përkasin më shumë natyrës sesa shoqërisë, më shumë kulturës sesa politikës. Plani i Ahtisaarit thekson diferencat kulturore e jo pabarazitë socio-ekonomike. Marrëveshjet e Brukselit vetëm sa do t’i shtojnë e sforcojnë të dyja këto, pra, edhe diferencat kulturore edhe pabarazitë socio-ekonomike. Mandej, si zakonisht, shpjegimet kulturore (keq)përdoren për të arsyetuar pabarazitë: nuk duhet të harrojmë që komuniteti i caktuar e ka të atillë mënyrën e jetesës (sic.). E kushtëzuar kulturalisht, Kosova nuk mund të ketë sundim të ligjit sepse ligji është orvatje për ta rregulluar ekonominë e shoqërisë përkundër kulturës. Në fakt, i gjithë Ballkani perëndimor nga pothuajse të gjithë faktorët ndërkombëtarë mendohet si histori, mirëpo trajtohet si kulturë për t’u rimenduar si kulturë. Edhe nacionalizmin nuk duan ta kuptojnë si politiko-ekonomik por vetëm si etno-kulturor; flasin për organizim kulturash në vend se për kulturë organizimi. Mbi këtë pikëpamje të tyre s’bëjmë dot platformë tonën për zhvillim.

Nuk është e rastësishme që hamendësimet që prodhojnë debate në Kosovë nuk janë për zhvillimin, por për funksionimin. Jo nëse ka zhvillim në shtetin e Kosovës, por nëse po funksionon shteti i Kosovës. Jo për bërjen e subjektit por për jetesën e qenies. Zaten, kur s’ka debate për prodhimin, prodhohen debate, ashtu sikundër që kur s’ka fabrika prodhimi, universitetet prodhojnë diploma. Degradimi i debatit për nga lloji sjell edhe debat të degraduar për nga shkalla. Atëherë, a po funksionon shteti i Kosovës? Përgjigja e vërtetë tregon se pyetja është e rrejshme. Varet për kë. Po, pra, për kë e ke fjalën? E vetmja përgjigje e vërtetë në pyetjen nëse është funksional shteti i Kosovës ka formën e kundërpyetjes: për kë po funksionon e për kë nuk po funksionon shteti i Kosovës? Psh. për protagonistët e aferës ‘Pronto’ shteti i Kosovës po funksionon shumë mirë dhe jemi duke ecur nga njëri sukses në tjetrin. Nëse vetëm një dajë i Grabovcit ka mbetur i lënë anash kjo gjë shndërrohet në prioritet të kryeministrit. Që të gjithë janë bërë multimilionerë dhe kurrë nuk kanë pasur më shumë ndërmarrje, nuk kanë kontrolluar më shumë medie dhe nuk kanë poseduar më shumë pasuri sesa tani. Për këtë pushtet dhe të gjithë njerëzit e tij shteti i Kosovës po funksionon vaj. Për të gjithë njerëzit e tjerë shteti i Kosovës kur nuk i ndihmon ata tashmë është duke ua vështirësuar jetën. Varet cilës klasë shoqërore i përket dhe sa je i papërshtatshëm politikisht për t’u përgjigjur se sa funksional është shteti i Kosovës. Sepse, në njërën anë, njerëzit kanë edhe gjendje edhe qëllime të ndryshme. Në anën tjetër, burimet e shtetit janë të fundme. Funksionim për kë? Shumicën a pakicën? Kjo është çështja. Pakica janë pak, porse kanë shumë dhe janë të bashkuar për nga interesi. Shumica janë shumë, porse kanë pak dhe janë të ndarë për nga vullneti. Shumica janë sidomos ata 80% të popullsisë për të cilët Banka Botërore në Kosovë na njoftoi se jetojnë me më pak se pesë dollarë në ditë. 

Shteti në Kosovë nuk shenjon Republikën. Shteti është pushteti sepse pushteti është shteti. Pushteti i veçantë e ka veçuar shtetin nga e përgjithshmja, nga Republika. Republika s’mund të jetë e pushtetit dhe e të pasurve. Po u bë e tillë ajo nuk është më Republikë. Në këtë kuptim, Kosova njëmend ka Kushtetutë, mirëpo kjo Kushtetutë s’e ka Republikën. Republika e nënkupton edhe barazinë e drejtësinë e jo vetëm lirinë. Liria pa barazi e drejtësi është liri për disa, që do të thotë se është diktaturë për shumicën. Pabarazia përçan dhe e ndan shoqërinë. Barazia përkthehet në kohezion shoqëror. Në momentin që nuk e mendojmë shumicën, kjo do të thotë se tashmë e kemi humbur shoqërinë dhe publiken. Secili prej nesh e përbëjmë shoqërinë dhe publikun, porse ato s’vijnë pas nesh por na paraprijnë. Shoqëria njëmend përbëhet prej neve mirëpo ne kemi lindur në shoqëri. Nëpërmjet përkatësisë shoqërore e publike të barabartë ne rrugëtojmë drejt barazisë. Shoqëria si shumë individësh, në rastin më të mirë, është koncept liberal. Shoqëria si shumë familjesh është mënyrë tjetër për të thënë që s’kemi shoqëri. Regjimi aktual në Kosovë, jo vetëm që kombit ia kundërvë fisin, por edhe shoqërisë ia kundërvë familjen.  

Barazia pa liri shënon burgun. Të burgosurit kanë krevatin, uniformën dhe ushqimin e njëjtë. Liria pa barazi shënon xhunglën. Lepuri e luani janë njësoj të lirë në xhungël, por dihet rezultati. Pse ne u dashka  të zgjedhim midis burgut e xhunglës? Pse alternativa e vetme ndaj okupimit të Serbisë (kur shqiptarët iknin nga Kosova me qindra për çdo ditë) të jetë vetëm neoliberalizimi (kur shqiptarët sërish ikin nga Kosova me qindra për çdo ditë)?

Neoliberalizimi i ka nxjerrur jashtë ekonomisë politikën dhe demokracinë, kurse jashtë mirëqenies e punësimit shumicën. Ne kemi nevojë edhe ta demokratizojmë edhe ta politizojmë ekonominë, ta sjellim shumicën në pjesëmarrje dhe në vendimmarrje. Me një subverzion hegelian, duhet ta ekonomizojmë ekonomizimin e ekonomisë politike. 

Në shekullin XXI nuk mund të ketë demokraci pa shoqëri. Në Kosovën e shekullit XXI shoqëria nis me shoqërimin e të varfërve kundër pushtetit (të neoliberalizmit). Me shumicën që e ndryshon vendin dhe veten, veten dhe vendin. 

NOA

36 Komente

So, we're back to our permanent state of sherr. 

George Washington-i i Kosoves!!!! Mbase... ne rast se te tjeret, nga te huajt tek te Kosoves, e bejne qe ti mbaje dy kembet ne nje kepuce. Pa sikur ta lenin keshtu vetem pa kontroll, jam i sigurt qe Assadi do qe me i mire.

Me një subverzion hegelian, duhet ta ekonomizojmë ekonomizimin e ekonomisë politike. 

mire. edhe ti do ysh me germa te arta ne istori.

Lol, e njejta gje me kishte bere pershtypje dhe e kisha shkruajtur me poshte. Se kuptoj sesi njerezit me seriozitet mund te shkruajn keshtu...

smiley

Albin Kurti = Palaco

Historia e DASH = palaco sot, aleate neser.  Ose dje e luftonin MEK, sot e strehojme ne vende DASH-dashese.  Ose, dje e furnizonim me arme Sadamin, sot e varim per gjuhe.  Ose, ose ...

Nqs do kritikohet* Vetevendosja, le te kritikohet te pakten ala shqiptarce, ose nga perspektiva shqiptare.  

*Baltosja dhe kritika s'jane njesoj. 

E shoh qe je perpjekur te thuash dicka.

Papapa. kur e kapka situaten me dore ky, e kapka tartakuti!

Duhet pranuar qe Kurti ka nje  te shkruar  prej Qemal Stafe, ne ritem dhe stilsmiley

me te vetmin ndryshim qe qemoli e la shume i ri te shkrujtmen.

Akoma jam i shokuar sesi peshktu levizi keshtu 360 grade brenda disa muajve. Artikuj te tille me perpara do kishin qindra komente pozitive.  I guess it is politics.

peshku ska leviz,po ai eshte vetem se kto kohet e fundit sikur u ka pastru içik,me pak shumniksha smiley

sa per albinin sikur ta bonte edhe punen ashtu si e ka bo gunen,nuk do ja mohonte njeri jo.

Jo ore, une mbaj mend qe dhe nga usual-et e peshkut, VV-ja mbahej lart. Pastaj dicka ndodhi dhe vetem shume pak mbeten mbeshtetes, ndonje tek tuk...

Peshku s'ka qene ndonjehere i majte: romantik dhe nacionalist (ndonjehere), po, por jo i majte.

Ja nje lajm interesant.

Shteti është pushteti sepse pushteti është shteti.

Kupa me kapak, kupa pa kapak.

Kesaj i bona dhe une copy, sa doja me i bo paste pashe qe e kushe bo ti para. Vetem qe une do e shoqeroja me nje NN ne fund

shteti eshte pushtet kur ushtrohet, por jo kur legjitimohet... mesoni te dalloni dhe te mos njesoni keto dy terma 

Nuk e di nese kete qasjen ideologjike ky e ka patur hershem apo eshte gje e re. Nga rremuja e paraqitjes te jep pershtypjen qe eshte pasion i ri, se "ideologet" profesioniste te thajne piten, e kane shume me te bukur gunen.  Sidoqofte, ky aspekti ideologjik, ç'eshte me e rendesishmja, ia shunton idealin apo mesazhin kombetar, nese ka patur ndonje te tille seriozisht, dhe me tej e ben objekt interesant muzeal.  Si rrjedhoje, ne vend qe te merret me hallet konkrete te medha te Kosoves, therret ne duel planetar gogolin e neoliberizmit, duke shpresuar te kete me shume fat ne gjetjen e Holy Grail te rruges se famshme te trete, se sa kalores te tjere te vrerosur. 

in other news : ne puke nuk ndalojne prites qe eshte bere per grabitja, nga 5 te plagosurit 2 ishin femije

une e gjej te sakte mendimet e vleresimet e Albinit.. Pervec kesaj ai ka gjithmone aksion politik, ne kuvend, ne protesta , ne kufi. me vjen te qesh kur kujtoj  protestat e rames hap kutite ose largohu , ose mitingjet e berishes azem azem ti je gjalle. 
per me teper nuk shoh ndonje ne kuvend te arrije te shprehet sic ben Albini, sigurisht kemi ramen me arsyen e mosarsyes, lojra fjalesh kryesisht berishen me ta bej ftyren si sholla, thazi qe flettre ore me dur dhe thote vetem nje fjali me 5 fjale, ramushi qe ben qofte zgare, dhe mustafen qe bo lek. Ama asnje nga keta politikanet tane nuk di me lidhdy fjale pervec propanandes, e askush nuk di te artikuloje dy mendime pa share kundershtarin, askush nuk di te thote dy mendime ekonomike, ne fakt e kishim nje qe ishte per ekonomi politike fotas nona apo aka tos qorri, por te gjithe keta ne shqiperi e kosove jane zero me xhufke, me qarte jane bandit sesa politikan. bejne politike te fortesh e servilesh , pra tipik bandite, 
tani diferenca eshte e qarte.per te gjithe

Shkrimi i Albinit me pelqeu, veç ato levizjet e tyre te fundit drejt islamizmit ekstrem, me lane nje shije te hidhur. 

ata qe duan te demtojne vv-ne ,perpiqen ti hedhin balte islamike persiper. nderkohe qe ata identifikohen fuqishem si shqiptare dhe identitetin e tyre krahinor(kosovar) dhe fetar (mysliman) e konsiderojne pjese te atij shqiptar i cili eshte me i gjere se kaq dhe nxe edhe identitete te tjera krahinore dhe fetare.

po ta vesh re ata qe su pelqen vv-ja jane ne pergjithesi ata qe identetet e tyre dytesore( fetare dhe krahinore ) duan tja bashkangjitin identetiteve kombetare te vendeve fqinje. ka nje bashkpunim te cuditshem midis qeverive dhe opozites ne shqiperi kryesisht por edhe ne kosove,per te denigruar dhe moslejuar pranine e forcave kombetariste ne trojet shqiptare. kjo nuk bie ere e mire per te mos thene gjera te tjera per varesine e tyre.

Vend me kllufeps se Amerika nuk paka pas. Sinqerisht me ka more m'qafe ca nga shoket e shoqet e mia me te mire.

Rajmonda nje heqja kapelje per mos konformizem. Lespekte!

kot nxefesh. 

vv-ja bo mire me dal qarte tashti se cer qendrimi mban ndaj hoxheve qe na bojn historine me sullton pekmez, dmth murati 2 dhe mehmet pushtuesi si heronjt e historise sone. jo skeneri. masanej te sqarohen per ato variantet me "frajera". Pse duhet ta boj kte do thush ti. po sepse u hudh pluhni i dyshimit, dhe duhet pastru shpia, edhe kur s'e ka radhen e pastertise.

t kujtohet xhaxhi qe thoshte lahuni cdo te shtune? ashtu bojshim ne, por kur u bojshim pis nga e marta, ia futshim nga i berdaf per mesjave me kokme (ose sapllak). pa ardhe e shtuna. i ka disidenca kto smiley

shkurt, sapllakun, thuj albinit. ose ok, do nothing, xhanem... s'prishena, jo.

O Cim ta pata kthy i here ket xhevap po nuk e paske pa. VV ka reagu kunder rishikimit te historise sipas kerkesave turke. Perfaqesuesit e VV ne Shqiperi ishin nder firmetaret e peticionit qe u be per kete pune ketu.

Plus kesaj, partia fetare qe i mbeshtet keto pislliqe eshte ne koalicion me Thaçin, shokun e atij Rika-s (lexoje mbrapsh) qe na i qu cunat palaço.

ose kokmen.

Ina ul e po presim Albinin t'freskoje sqetllat me peshqir t'lag! smiley Emo te kam thone. Larg te zhgenjymve nga Amerika. 

e imagjinova skenen. smiley

smiley

 

E drejte. "Zhgenjimin" nga Amerika ka disa kohe qe nuk e shoh me te pafajshem.

po lexojsha ne plazh nje kopje te perdorur te 'The Black Dahlia' - nji llaf i ri (i vjeter) qe mesova ishte 'cocksman'

Mu nuk ma merr menja se Albin Kurti para se te bjere ne krevat shkon te rafti i librave dhe pasi terheq nje liberth, ne dhomen e gjumit i hapet nje dericke e vogel ku ai hyn dhe pasi puth flamurin e xhihadit thote "dita e fitores po afron"! 

Me skandalin e fundit Kurti tregoi se nuk eshte politikan i zoti.

"Gropen" Kurti ja beri vetes kur u votua ligji per mesimin fetare ne shkollat publike te Kosoves ne Gusht-Shtatore te 2011. Ligji ne fjale qe sjelle per votim nga nje parti me karakter islamik. Kurti ne ate kohe beri nje manover politike...VV u largua nga seanca e votimit dhe nuk votoi fare. Gjithsesi ligji ne fjale nuk kaloi pasi nuk u mbeshtet nga shumica. Shume miq te mi ne Prishtine kete "pisomllik" te Kurtit e paraqisnin si deshmi te gjenialiteti te tij politik: Duke mos votu nuk largoi prej vetes as mbeshtetesit besimtare por as ata te cilet kan nje qasje kritike ndaj fese. Pra Kurti zgjodhi nje pozite neutrale!   

Por "pisomlliku" i Kurtit sipas Machiavellit eshte levizja me e gabuar qe ai mund te kish bere:

A prince can also win prestige by declaring himself an ally of one side of a conflict. Neutrality alienates both the victor and the loser. The victor sees the neutral prince as a doubtful friend; the loser sees the neutral prince as weak coward.  A prince can escape short-term danger through neutrality, but at the cost of long-term grief. Instead, a prince should boldly declare support for one side.

Nese Kurti do te kish marr pjese ne votim dhe do te kish votuar kunder ligjit, jam i sigurt se sot Soli apo Lizandri shume mire do ti pergjigjeshin akuzave kunder VV per flirte me faktorin islamik me faktin se ne 2011 VV ka votu kunder ligjit te sjell prej tyre. 

Tashti a mundet qe PDK ta ket kurdis kurthin e fundit mediatik te islamizimit te VV? Sigurisht qe po, politike eshte. A e menaxhoi Kurti si duhet mosrenien ne kete kurth? Sigurisht qe jo, dhe ne nje fare menyre nuk kish sesi pasi gropen e hapi vete ne 2011, PDK vetem sa mund ti ket dhene nje te shtyme. 

 

vallahi nuk e di se per cfare e akuzojne albinin dhe vv, ne fillim i thane se eshte spiun i serbit, sepse ishte kunder thacit ne kosove, me pas e bon si lkck pra marksist, pastaj enverist, tani e kan nxjerre islamist. ama vetem nje gje ska ndryshuar, thaci  e pdk hajdut e bashke me te dhe bizneset e aak daut haradinajt e atyre te ldk-se.... albini vazhdon rruen e tij qe me duket shume idealiste per ket shoqeri qe mbron hajdutin e te keqen para vetes se vet, me nje fjale nje shoqeri qe gerryen veten me ndergjegje plote dhe qe justifikohet ku e di une se ca bej une sidomos kur voton hajdutet .
mire qe tha riker palaco .... se erdhi rasti me e beshty prap veten

politkberjen e VV e shohin si kercenim per statuquon e establishmentit politik, ne te dy vendet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).