Shqiptarët kanë zgjedhur një formë më demokratike të korrupsionit, me një sistem patronazhi që shpërblen mbështetësit, ndryshe nga korrupsioni i ngushtë i Berishës për rrethin familjar dhe miqtë. Shqipëria duket më e qëndrueshme dhe më e denjë për BE-në për shkak të zgjedhjeve të qeta dhe transferimit paqësor të pushtetit. Por stabiliteti është iluzion.

Zgjedhjet e javës së shkuar në Shqipëri meritojnë të duartrokiten. Një pjesë e madhe e vendit refuzoi kryeministrin autoritar, Sali Berisha, që ka mbizotëruar në jetën politike të Shqipërisë që prej rënies së komunizmit 22 vite më parë. Me disa përjashtime, zgjedhjet ishin paqësore – diçka që nuk mund të parashikohej, edhe pas dy dekadave tranzicion në vend.

Por vëzhguesit në Shqipëri – përfshirë Bashkimin Europian, që po konsideron kandidaturën e vendit – nuk duhet të nxitohen e ta lexojnë këtë sukses si shenjë të ndryshimeve strukturore. Dinamika pas zgjedhjeve dhe një vështrim i imët mbi rezultatin, nxjerrin në dritë defekte që do të ndikojnë mbi Shqipëri në vitet që vijnë. Duartrokitjet duhet të jenë të shkurtra.

Së pari, fitorja e Partisë Socialiste nuk ishte një votë për programin apo për liderët e partisë. Ajo ishte një votë kundër Berishës. Ishte një referendum për sundimin e tij, si gjatë tetë viteve të fundit, ashtu edhe për periudhën nga viti 1992. Shqiptarët refuzuan paternalizmin e tij të shkollës dhe vjetër dhe korrupsionin, që ai kishte premtuar se do ta frenonte, por nuk e bëri kurrë.

Së dyti, edhe me këtë refuzim, votuesit nuk iu kthyen drejtpërdrejt anës tjetër. Socialistët fituan vetëm një vend më shumë në parlament në krahasim me katër vite më parë. Fituesi i madh ishte një parti e vogël, e quajtur Lëvizja Socialiste për Integrim, që ishte shkëputur nga socialistët në vitin 2004, kaloi në koalicion me demokratët në vitin 2009 dhe u kthye sërish në krahun e socialistëve për këto zgjedhje. E drejtuar nga një njeri i aftë si Ilir Meta, kjo parti në mënyrë të befasishme kërceu nga 4 në 16 vende në parlament.

Ky hap ishte i paimagjinueshëm disa muaj më parë. Partia e Metës ishte akoma në koalicionin qeverisës së Berishës, duke mbajtur ministritë e Ekonomisë, të Punëve të Jashtme dhe Shëndetësisë, kështu që edhe ajo mban faj për problemet e vendit. Meta vetë u akuzua gjerësisht për korrupsion, duke u përfshirë në një video të transmetuar në televizion dy vite më parë, kur ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, ku duket ai ndërsa organizon një marrëveshje të pistë. Vërtetësia e videos nuk u verifikua kurrë dhe prokuroria u dorëzua pas presioneve të forta politike, megjithatë akuza mbeti. Forcat e qeverisë, që qëlluan dhe vranë katër protestues në një protestë anti- korrupsion pas videos, u shpallën të pafajshëm.

Kur nisi fushata zgjedhore e këtij viti, Meta bëri një lëvizje radikale duke lënë Berishën për koalicionin socialist. A menduan shqiptarët se ai i ka lënë pas lojërat e korruptimit? Apo ata u frymëzuan nga një platformë brilante e partisë së tij? Në të kundërt, shqiptarët u joshën nga shpërblimet në të holla dhe në vende pune, dhe askush nuk ka ditur të bëjë këtë punë më mirë se makineria e Metës. Si demokratët, edhe socialistët – me lavdërimin më shumë se përbuzje – thonë se parti e tij është e organizuar, efikase dhe shkon drejt e në shënjestër - në këtë rast me 200 euro për votë. Si mund të shpjegohet ndryshe kjo rritje e katërfishtë pas një bashkëqeverisjeje me PD-në për tetë vjet dhe ndryshimit të krahut minutën e fundit?

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të bëhet kryeministër, por Meta do ta ketë nën kontroll. Ashtu siç bëri me Berishën, Meta do të kërkojë një përqindje të lartë të vendeve të punës në administratë për mbështetësit e tij si dhe mosndëshkim për marrëveshjet e tij të errëta. Me një fushatë që arriti kosto milionare, Rama ishte i detyruar që të kërkonte ndihmë nga biznesmenë të ndryshëm në forma të dyshimta; edhe ata do të presin një rikthim të fuqishëm të investimit të tyre.

Në këtë mënyrë, shqiptarët kanë zgjedhur një formë më demokratike të korrupsionit, me një sistem patronazhi që shpërblen mbështetësit, ndryshe nga korrupsioni i ngushtë i Berishës për rrethin familjar dhe miqtë.

Ndaj vula e miratimit që ky proces zgjedhor ka marrë nga vëzhguesit ndërkombëtarë, duhet të shihet me sy skeptik. Blerja e votës është gjithnjë mashtrimi më i vështirë për t’u zbuluar nga vëzhguesit. Fakti që nuk pati manipulime të trasha gjatë numërimit, ka ardhur më shumë për shkak të fitores dërrmuese të opozitës sesa nga një proces i përmirësuar. Nëse rezultati do të ishte i ngushtë, Berisha do të kishte përdorur kontrollin e tij mbi shtetin për të luajtur marifetet e tij të pista.

Shqipëria duket më e qëndrueshme dhe më e denjë për BE-në për shkak të zgjedhjeve të qeta dhe transferimit paqësor të pushtetit. Berisha madje tregoi një mirësi të papritur dhe dha dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike, edhe pse do jetë anëtar i parlamentit të ri. Por stabiliteti është iluzion. Është i bazuar më shumë mbi formulime shqiptare sesa mbi institucionet. Sistemi nuk punoi më mirë, thjesht nuk u testua.

Edi Rama, artist dhe ish kryebashkiaku i Tiranës, nuk është Sali Berisha – ai do të shmangë qasjen përçarëse dhe klanore të paraardhësit të tij. Por ai i detyrohet Metës dhe atyre që i financuan fushatën. Aftësitë e tij për të nxitur një sistem funksional të drejtësisë, media të pavarura dhe polici apolitike do të kufizohen.

Në Shqipëri nuk është mungesa e frymës demokratike apo e njohurive që pengon ndërtimin e institucioneve të pavarur. Është fakti se fuqive mbizotëruese në ekonomi u intereson që ato të jenë vërtet të pavarura. Dhe kjo, pavarësisht largimit të Berishës, nuk ka ndryshuar në mënyrë radikale.

Autori i këtij shkrimi, Fred Abrahams, po shkruan një libër rreth rënies së komunizmit në Shqipëri.

Lexo në origjinal në origjinal në The Huffington Post: In Albania, It's the Institutions

 

76 Komente

po cte benin shqiptaret, se mos kishin ndonje alternative tjeter serioze..... voto djathtas, fitonte Iliri! voto majtas..prape fitonte Iliri. keshtu qe votuan per Liron.smiley

me mire smund ta thoshe!

Si tha Murphy, nuk fiton dot, nuk barazon dot, po dhe lojen nuk e le dot. Il popo'lo dmth.  

korrupsion demokratik apo vjedhje me lezet si thote Shalsi smiley

 

Në Shqipëri nuk është mungesa e frymës demokratike apo e njohurive që pengon ndërtimin e institucioneve të pavarur. Është fakti se fuqive mbizotëruese në ekonomi NUK u intereson që ato të jenë vërtet të pavarura. Dhe kjo, pavarësisht largimit të Berishës, nuk ka ndryshuar në mënyrë radikale.

Kjo eshte e gjitha.   p.s perkthimi eshte gabim te fjalia e parafundit, duhet "nuk u intereson"

...dhe po nuk u tha nga nje goje jashte shtetit, nuk eshte e mireqene??!!

ketu jetojme cdo dite, e dime fare mire kush eshte E GJITHA!!!!

keto iluminim duhet ta marrin te gjithe i madh dhe i vogel ne kete vend dhe atehere mbase behet pak me mire!! (ose nga nje telebingo per te tereeeeee!!!!)

Fatkeqesisht jo, nuk e paske ndjekur debatin keto dite ne ppu ku pretendohet se problemi ne Shqiperi eshte mungesa e "kultures" apo dicka e ngjashme.

Akoma ka rob qe besojne dhe pretendojne qe toka eshte e sheshte. 

smiley word

mo u merr me llafe smiley

 

E drejte, duhet me ec me shpejt

Pushteti i Berishës ishte familjar, dhe “ka përdorur dhunë deri në vrasje”

veton surroi

Shqiptarët kanë zgjedhur një formë më demokratike të korrupsionit, me një sistem patronazhi që shpërblen mbështetësit, ndryshe nga korrupsioni i ngushtë i Berishës për rrethin familjar dhe miqtë

Ajo ishte një votë kundër Berishës. Ishte një referendum për sundimin e tij, si gjatë tetë viteve të fundit, ashtu edhe për periudhën nga viti 1992.

 

Po qe jam dakort une me keto qe thote autori ? Sikurse jam dakort me egjiptianet te kerkojne largimin e Morsi-t, nje vit pasi ai 'u zgjodh demokratikisht'.

"Quand le gouvernement viole les droits du peuple, l'insurrection est pour le peuple, et pour chaque portion du peuple, le plus sacré des droits et le plus indispensable des devoirs."
Déclaration des droits de l'homme et du citoyen, 1793

 

 

Një pretendim i tillë është publikuar edhe tek Uashington Post që thotë se shqiptarët u joshën nga pagesat në cash dhe nga vendet e punës dhe se askush përveç makinerisë së Metës nuk e bën më mirë këtë punë. Si i komentoni këto deklarata?

 

ILIR META: jo është një gjë fare qesharake që po dëgjoj dhe natyrisht edhe unë kam të drejtë të them se sa euro është paguar ky artikull. Vetë një diplomat amerikan në Shqipëri ka parë dy sondazhe dhe të dyja sondazhet në Fier dhe Tiranë kanë qenë fiks në 13 maj siç kanë dalë rezultatet në 23 qershor. Kështu që këto janë shkrime të porositura, siç janë edhe analistë që nuk mund të pranojnë dështimin e tyre, të cilët janë tendenciozë dhe natyrisht unë tashmë mund të vë në pikëpyetje se sa kanë marrë për këtë apo për atë.

Nuk e zbehin madheshtine e fitores derrmuese keto shpifje te ulta te armiqve imperialisto-revizioniste.Revolucioni mavi marshon smiley

njeriu shikon perpara ore... s'kemi kohe per te humbur.

ps. s'jemi te kafeneve e klubeve ne.

me shpejt, me lart , me larg.Te ecim me shpejt. Historia le te na ndjeki pas duke vrapuar smiley

Historia zgjedhore e LSI

Kuvend 2005 -- 8.4%

Vendore 2007-- 9.2%

Kuvend 2009 --  4.9%

Vendore 2011 -- 7.5%

Kuvend 2013 -- 10.5%

me qellim armiqt tane kapen vetem pas te dhenes 4.9%, e cila krejt qarte shikohet se eshte nje devijant rastesor ("outlier" i thone brenda strukturave te LSI-se).

Duhet te konsiderojme faktin qe Lsi ka qene partia me e vjedhur ne 2009.. mendoj se realisht ka qene reth 6%

Vetem kjo flet romane te tera.

demokracia vonon, por nuk harron.

NO WAY!! nje i djathte me kulture. What a rare species...

Jam kaq shume i ngazellyer sa me vjen te marr ne tel WWF!

ik o tru-thartuar... ik luaj me pafka

No way! Nje i majte grek qe di Anglisht! Now that's a rare species.

mos! Pra ti po pohon qe e keni vjedhur LSI-ne ne 2009?

Pra nqftse LSI-ja eshte vjedhur ne 2009, me aq sa dime (denoncimi i Priftit asokohe, furia e Rames per ta zhdukur LSI-ne) i bie qe PS-ja e ka vjedhur, dhe anasjelltas shtohet nje tjeter prove qe PS-ja s'eshte vjedhur dhe Rama eshte uzurpues i kreut te PS-se dhe gjithe fushata bojkot-protesta-greve e tij ishte nje farse per te justifikuar ndejtjen e tij ne krye te PS-se.  Nga ana tjeter edhe sikur te kene marre 6% athere, nje rritje me 4.5% mbas kater vjetesh qeverisje me Berishen e skandalin e videos nuk eshte llogjikshme ne rrethana normale.

Nga ana tjeter edhe sikur te kene marre 6% athere, nje rritje me 4.5% mbas kater vjetesh qeverisje me Berishen e skandalin e videos nuk eshte llogjikshme ne rrethana normale

eshte plotesisht e logjikshme ne perputhje me traditen shqiptare.Votat u rriten sepse Meta demonstroi se eshte hajdut i zoti.ne laberi dikur s'te jepnin nuse nese nuk demonstroje aftesi te larta vjedhese.

Alba2265, sikur gjerat te funksiononin;"...me te degjuarat" qejfi, do te ishte gjeja me e fundit me te cilin do te meereshin njerzit.Duke pastruar enet e duke degjar TV, dhe mandej duke godit mbi tastiere, nuk godit dot ne shenje.
Votuesit e LSI kesaj here u shtuan me PD- iste, te merzitur prej nje dallkauku qe u cau veshet e.... qe ju duk vehtja luan.Ne se ata kembyen nje kryekusar me nje kusar, nuk kane bere ndonje perzgjedhje per All-Llah All-Llah.Kurse ate punen e nuseve per djemte e laberise, qe e ke me te degjuar, do beje mire te mos e perdorje se djemte e laberise e kan ne gene nje veti me te cilen femrat, bere nuse per ta, jane lumturuar.

Perdoret ne kuptimin metaforik per te treguar tolerancen ndaj korrupsionit ne kulturen shqiptare.

+1

po projeksionet per ??

Vendore 2015 --

Kuvend 2017 --

smiley

15% dhe 17,5%, respektivisht.

LSI eshte nje parti "me kembe ne toke".

mire kembet po , Ku t'i kërkoj rrënjët e tua, Parti?

...po beje ashtu sic di ta besh mire smiley ....

"ne i kemi kembet mbi toke...Voto LSI " 

tripod me qender graviteti te ulet, dhe me giroskop te integruar...

7-9 %

Shqiptaret zgjodhen rotacionin, se po qe per koalicionet, te gjithe, (pervec nja dy kokra militantesh), e dine mire qe nje mall jane.

Kjo analiza e fredit mund te jete me vlere per lexuesin kanadez ose bolivian, po neve sec kam nje pershtypje qe s'na tha asnje miligram gje te re

O Swed mjere ne nese kemi ngel akoma te faza qe te na e tregojne te jashtmit se si funksionojne gjerat te ne! 

Lizander, artikulli nuk eshte per ju brenda, per shqiptaret. 

Po dhe ai ndaj e ka shkrujt ne anglisht mer burre i dheut. Tani ti e merr, e perkthen, e boton, e lexon, e komenton e pastaj thu: U bo ky! smiley

Lizandro dhe Pf-jo, pikerisht per kete e kisha, kush ja pati ngene te perkthente, faqoste, upload-te, lejonte etj. nderkohe qe me keto lloj analizash eshte i mbushur ploteperplot peshku, gati po derdhet smiley

He de! Dhe nuk nxorri kete sintezen ketu:

kete nisja Endritit ne privat smiley

Une dyshoj se kete foto e ka bo Endriti, por nuk do shkoja aq larg sa te thosha ja ka bo vetes... smiley 

Çdo të thotë marrëveshje në kohë? Kur kishit vendosur ju të largoheshit nga mazhoranca dhe të bashkoheshit me PS pavarësisht se kur e bëtë publike ?

ILIR META : Asnjëherë nuk është menduar dhe nuk është menduar nga unë që LSI në zgjedhje të hynte bashkë me PD. Kjo ishte tërësisht e papranueshme politikisht. Ne kemi qenë në zgjedhjet lokale, që nuk janë zgjedhje politike dhe ishim pjesë e një marrëveshjeje dhe pjesë e një vazhdimësie e një qeverisje katër vjeçare. Lidhur me këtë çështje ne kemi qenë të prirur dhe të përgatitur për të dalë vetëm. Kemi pasur një ide për të krijuar një pol të tretë, ndoshta me FRD-në, ndoshta me disa parti të tjera. Kemi pasur vështirësi për të arritur dhe për të plotësuar një kuadër të tillë marrëveshje normale. Vetëm në fund të marsit është marrë një vendim dhe mbase pas një kërkese në rritje nga faktori i majtë evropian për të dalë së bashku në zgjedhje. Pra, kjo është në fund të marsit dhe 1 prilli është njohur si dita e marrëveshjes edhe pse ajo u mbajt në Shkodër.

e shkarkoi Ramen ky...nuk me duket ndoj muaj i jashtezakonshem mjalti...nuk shoh sinergji midis tyne.....

Nuk i rruhet fare per te majten. E thote cope. Donim pol te trete, thote, me FRD apo ke te dilte ne shteg.

Kush lexon le ta kuptoje smiley 

Kurse keta majtistat e Peshkut ka kaq dite qe ferkojne barkun nga kenaqesia, duke i paraprire me imagjinate vakteve te majme qe mendojne se i presin.

Prisni, prisni...

 

kot lodhesh; kete e kish shpjeguar me pare, lexo intervisten e plote :

Së pari, e majta është shumicë dhe kjo është konfirmuar nga të gjitha zgjedhjet që janë zhvilluar në Shqipëri.

E degjova live dje ne darke, amon, palo mashtrusi...

Marrëveshja me Partinë Socialiste është një marrëveshje shumë e natyrshme. Mendoj se është një marrëveshje shumë e hapur, transparente. E përgatitur në kohë. Nuk është një marrëveshje që vjen si rezultat i një situate delikate. Ne kemi vendosur një aleancë strategjike që do thotë që para zgjedhjeve, që edhe në rast se humbitnim do të qëndronim në opozitë. Natyrisht që thelbi i kësaj marrëveshjeje është angazhimi ynë që brenda 8 viteve Shqipëria të jetë një anëtar i Bashkimit Evropian, siç u bë Kroacia sot.

Kontradikte me veten e vet. Karakteristike e atij qe genjen, heret a vone flet budallalleqe!

Pietje:Z Meta si ka mundesi qe njeri si puna juaj me nje CV kellire te sherbimit publik  ,duke filluar qe nga thesari ne qafe te krrabes rreth 30 milione euro, rruga e corovodes( te me fale Podesta e PPU) per te cilen i dhate parate dy here se heren e pare u vodhen e rruga u prish pa filluar e deri tek te fundit qe dihen nga te gjithe , jo vetem qe s'eshte ne burg po behet edhe kryetar parlamenti?

Pergjigje:Money talks bullshit walks.Nje zarf me $200 e ben votuesin shqiptar te na i beje hallall te gjitha e te na jape licensen t'ia fusim sa krahu edhe nje here .

Nje detaj shume i rendesishem qe i ka shpetuar autorit eshte fakti se shumica parlamentare ne Shqiperi mbeshtetet tek me pak se 1/3 e elektoratit te pergjithshem. 

Kjo ndodh pasi partite-mafie qe kane uzurpuar pushtetin dhe shtetin ketu e 22 vjet, - trashegimtare te mono partise meme qe sundoi mbi popullin per 45 vjet, - perzene sistematikisht qytetaret e vet jashte kufijve te vendit!

Strategjine e spastrimit, per te shfryre sa me shume tensionin e brendshem dhe per te ruajtur vijimesine e gjerave e nisi Ramiz Alia, me krizat e viteve 1990 dhe 1991, qe shkaktuan valet e pare te emigracionit.

Qe athere kete pune bejne te gjithe. Pakenaqesia kanalizohet dhe largohet permes emigracionit.

Ne kete menyre, individet e afte, te lire dhe te forte, qe nuk i nenshtrohen logjikes se zgjedhjes se detyrueshme, me dhune, te njeres prej paleve mafjoze ne loje, detyrohen ne mase te madhe ta kerkojne fatin jashte, duke i lene dore te lire partive-klane te dyluftojne permes militanteve per trofeun, edhe permes blerjes per nje krodhe buke te votes se pjeses me te drobitur te shoqerise sone.

shumica parlamentare e zgjedhur ne 23 Qershor mbeshtetet tek me shume se 60% e elektoratit me banim te perhershem ne Shqiperi dhe qe jane te interesuar per perfaqesim politik (75% e numrit te pergjithshem te votuesve), dhe kete e kemi diskutuar disa here ketu. mos u nis nga listat e zgjedhesve, por nga te dhenat e Censusit 2011

smiley

Elektorati eshte ai qe percakton Kushtetuta, jo ai qe te vjen per mbare ty, sipas rastit. 

Jane 3 milione e 300 mije shqiptare me nenshtetesi dhe pashaporta shqiptare qe gezojne te drejten e plote formale dhe substanciale te votojne per te zgjedhur parlamentin!

 

 

 

Shkrimi qendron!

Shqiptaret jane embelsuar me kete sistem. Korrupsionin bejne kot sikur nuk e duan (flas per korrupsionin e vogel  : mjeku, polici, ndonje zyre shteti) se te gjithe u qan zyri per te bere korrupsion nga ai i madhi, me maune, apo me valixhe plot me Euro a Dollare.

Te gjithe "Rilindasit" qe takoj e bisedoj, nuk kane asnje illuzion (as ata) se do te kemi ndonje ndryshim real ne shtator, por mezi presin vendin e punes qe u eshte premtuar shume prej tyre, duke zene vendin e ndonje demokrati qe eshte ende ne post.

Kjo eshte gjendja reale ne Shqiperine e korrikut 2013

Uau qenka mender ndier  Flor- içka me fjamur te Kuç ???? Ç'ka ndodhë Lefteri  ? Të thirrën për të Qarë me oi oi e shkulje leshrash apo të përzunë maskarejt , se e deshe partinë më shumë se Jeta dhe pak me pak se Jozefina ? Thuajm tu keqen smiley Ç' ka ndodhë ! Se e di une ne nje mendje jam me ty , po na ka fshehur Fitilin dhe lenden Plasese babasqapi ! Apo kemi zgjedhjet ne Parti ..??? ...!!!... smileysmiley.... smileysmiley Ka mejtime atje te prurja me Kope pa Left se duhet gjak i ri smiley

E LefGOPE mos vdeksh kurre .E dija une qe do vije se ishte bere ketu lloj lloj zarash me nik Opozitaresh qe te shkulnin Lesht me mejtime . Hajde ...dhimbjen ktheje ne Force , hajde se vetem ti di me e kape  demin Per Bolesh smiley Dhe mos u ligeshto  .....vetem nje Master te ka rene , ke dhe dy per te mire te Partise !

Zonja Lefta, e keqja ne gjithe kete histori eshte se meqe PD eshte parti qe nuk e njeh korrupsionin shanset per te ardh ne pushtet zvogelohen vazhdimisht.

Pse? Po ja thjesht me 2011 LSI mori 120 mije vota sapo u kap duke bere allishverishe, ndersa mbas dy vjetesh mbas kapjes u ben 200 mije.

Meqe PD nuk pranon qe te rrije ne nje canak me hajnat e meqe LSI do vjedhe serish ne keto vite shanset per vota ne favor te PD-se zvogelohen per cdo pale zgjedhje me 80 mije vota. Mirepo meqe PS merr te njetin nr votash atehere e LSI hyn ne terrenin e PD-se egziston rreziku qe deri me 2017 PD te humbase edhe 160 mije vota te tjera.

Ja kete beri Saliu nga Vucidoli . E beri partine te ndercme dhe ju morri me qafe ju idealistet, si Olldashi.

Kur te zgjidhet Olldashi kryetar kauze do jete anti-korrupsioni, por me perpara i thoni te mos shkoje me tek Tajvani.

Megjithse anon nga Rama , kjo tregon se paska Derstila edhe ne Amerike smiley

Sistem qe pjell Korrupsion cdo ore , cdo minute , ne cdo Veprim , ne cdo hallke te tij , ne cdo Vendim .Kush ka Iluzione le ti bashkohet Derstiles se Gjibit amerikan smiley Nje ndihmes e te cmuar japin edhe debilet e PD-hit qe denoncojne korupsionin e Rames smiley

Nje gje eshte dallueshme ,  blerjet ose pagesat ne USA per fushaten arrijjne ne Qindra mije dollare e miliona me nje ndryshim se Deklarohen .Po pse i duan ato para apo per te blere karburant makinash per autobuze mavi smiley

Keta na bejne nder pa na krahasuar por duke na Mesuar ..Ne shtet te tilla si ne , me resurse te kufizuar ne nje sistem qe polli e do pjell Hajdute nga 7 me 70 vjec  per dhjetra vjet , si mundesi pasurimi VETEM Pushteti , ...sa duhet te jete % e te denuarve me burg dhe ne ç'shkalle jerarqike per te NDALUR Yryshin e mamlukeve te partise ne Pushtet ? Si mund ti zbulojme lidhjet me krimin Ekonomik Nderkombetar qe na perdor per Larje te Parave te Pista ?

Pa dengela me keto "se korrupsioni zotrie " i kemi lexu dhe do i lexojme nga Saliu e lefqensit e tij prej 25 vjetesh .deri sa beri Milioner femijet . Biles ne 2004 i digjum ne Parlament edhe me Ulerima e ngritje Gishti ....

Po po ta them une ty zotrie ...Tritolin dhe rruspat doni JUE smiley

Edi Rama dhe socialistët nuk mund të përqafojnë të dyja narrativat. Është e qartë për ata që nuk merren me valëvitje flamujsh e brohoritma në sheshe se PS ka pësuar humbje në njërën nga dy zgjedhjet dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi për këtë.

 

Historia zgjedhore e LSI

Kuvend 2005 -- 8.4%

Vendore 2007-- 9.2%

Kuvend 2009 --  4.9%

Vendore 2011 -- 7.5%

Gjeke, ndonje link per keto rezultatet?

Mos me thuaj qe ke cituar kete grafik per 2005, i cili e rendit LSI me 8.4% dhe PS me 8.9% te votave smiley

Shqiperia tamam turqi hesapi si i thon llafit, njelloj si bakshishet qe ishin obligatore ne koh te sulltanit edhe sot ne 2013 shqiptaret vazhdojne traditen e te ashtquajturit korrupsion ne gjuhen oderne. Mirpo tashme me myslymanizmin dominant ne shqiperi, nuk  ka si te jet ndryshe! Thuaj roft enver hoxha hero i vertet i popullit shqiptar, qe shfrosi gjithsepari fene nga identiteti i shqiptarit, per te shpetuar te pakten ate qe eshte egzistenciale, ekzistencen vet! Ne menyr qe shqiperia te mos perfundonde si baghdadi apo siria. 

O i Gjore mos harro Vloren
se ky faj lahet me gjak
veç nishanet dhe shiritat
kesaj pune i vene kapak...

shqiptaret zgjodhen....thot ky e une nuk  e vazhdoj dot me tutje sepse shqiptaret nuk kan zgjedhur ndonjehere ne keto 70vitet e fundit

Kur e blen voten me dreka e darka edhe ata te Prishe Voten, ça pret mo

 

 smiley

Edhe ca darke Fiqo? Me te ik truni. Me baze peshku dhe fruta deti. Arragosta sa me plas. Pinot Griggio, sorbetto, limoncello. Lene lene, per pak momente do harroj ate punen e qin euroshit.

Po lokalin per zgjedhjet lokale e keni zgjedh? smiley

Per zgjedhjet lokale kismet na vjen ndonje oferte me e mire o Fiqo.

Gjithmone e me mire do behet.. Naten, naten.

Arragosta.. Te tymosme.. I te tymosme.. Mos me tyt.. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).