Instituti i Monumenteve të Kulturës shkel ligjin e trashëgimisë kulturore duke dhënë leje ndërtimi pranë Kalasë së Prezës, e shpallur Monument Kulture dhe zonë e mbrojtur. Fare pranë murit rrethues të kalasë, vjehrri i Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu është duke ndërtuar një godinë 2-katëshe në tokën e tij, sic edhe pretendon dhe është pajisur me leje si nga Komuna Bubq e rrethit të Krujës ashtu dhe nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Ndërkohë që ligji për trashëgiminë kulturore në nenin 38 të tij përcakton se cdo vendim i marrë nga këshillat e rregullimit të territoreve për ndërhyrje ose ndërtim në zona të shpallura monument kulture, ose zonë e mbrojtur, pranë një monumenti kulture, pavarësisht nga pronësia është i pavlefshëm. 

“Është krimi kulturor i radhës i kësaj ministrie, pas një sërë goditjesh që trashëgimia jonë kulturore ka marrë vitet e fundit dhe kemi të bëjmë me një objekt që ndërtohet vetëm 6-7 metër larg Kalasë së Prezës. Kemi të bëjmë me një objekt që ndërtohet në kundërshtim me ligjin e trashëgimisë kulturore, por edhe me cdo lloj konvente ndërkombëtare ku Shqipëria aderon. Nuk bëhet fjalë për ndërtim pa leje, bëhet fjalë për një ndërtim që ka marrë leje nga Ministria e Kulturës, ka marrë leje nga Instituti i Monumenteve, është dhënë nga Komuna. Bëhet fjalë për gërmime me matrapik dhe ekskavator në themelet e Kalasë së Prezës, që është një kala me fillime bizantine që nuk është sqaruar akoma nga pikëpamja arkeologjike mbi fillimet e saj dhe shikoni se cfarë batërdie me polpat dhe masat e mëdha të gurëve që flasin për një hershmëri akoma më të madhe të Kalasë së Prezës”, thotë arkeologu Artan Shkreli. 

Projekti parashikon një ndërtim 2-katësh me dy hyrje, njëra prej të cilave do të lidhet edhe me ambjentet e Kalasë. Të kontaktuar për lejen dhënë në kundërshtim me ligjin Ministria e Kulturës sqaron se kjo leje është firmosur nga kreu i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe. Ky i fundit  kontaktuar në telefon tha se është Kosovë për një ekspozitë. Në Institutin e Monumenteve të Kulturës askush nuk prononcohet pa lejen e zotit Baçe. Ndërkohë Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës, e cila është në varësi të ministrisë ka dërguar inspektorët në Kalanë e Prezës për të verifikuar në terren situatën. 

52 Komente

Dje lexova lajmin te balkanweb dhe ndryshe nga TCH, aty lajmi ishte me i plote dhe historia pak me e komplikuar sa paraqitet.

REAGIMI I PLOTË
“Ne respekt te sqarimit te opinionit publik po ju bëjmë me dije.
Një sulm i paprinciptë ka nisur këto dy ditë nga rilindasit e rinj të Partisë Socialiste ndaj familjes sonë.

Familja Ajazi është një nga familjet më të vjetra autoktone të Prezës. Një nga pronat e familjes tonë është dhe trualli mbi të cilin ka qenë shtëpia e familjes tonë, që nga shekulli i kaluar e deri në vitin 1920, vit në të cilin u dogj për arsye politike nga Qeveria e Durrësit.

Ky truall me sipërfaqe 1100 m 2 , kthyer familjes 875 m 2, na është njohur me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave në vitin 1992. Prona na është kthyer në vitin 2001 dhe regjistruar po atë vit pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Pas kërkesës tonë për zhvillimin e pronës, konkretisht rindërtimin e shtëpisë pronë e familjes tonë, kemi aplikuar brenda rregullave e ligjeve në fuqi dhe kemi marrë lejen e ndërtimit në të njëjtin truall ku ka qenë shtëpia jonë, në afërsi të murit verior të Kalasë.

Ju sqarojmë se shtëpia jonë, ashtu si të gjitha shtëpitë e vjetra autoktone ekzistuese edhe sot, në afërsi të Kalasë së Prezës, është e baraslarguar po si ato e po sa ato, nga muret e Kalasë. Sot, rindërtimi ka nisur edhe 4 m më shumë larg mureve, në krahasim me shtëpinë e vjetër.

Rindërtimi i parashikuar edhe nga qasja arkitektonike me të njëjtin stil të shtëpisë që kemi patur, nuk cënon aspak bukurinë e Kalasë së Prezës, përkundrazi do të qëndrojnë në të njëjtën harmoni siç kanë bashkëjetuar dikur.

....
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/v...

vijon ....

Rindërtimi i parashikuar edhe nga qasja arkitektonike me të njëjtin stil të shtëpisë që kemi patur, nuk cënon aspak bukurinë e Kalasë së Prezës, përkundrazi do të qëndrojnë në të njëjtën harmoni siç kanë bashkëjetuar dikur.

Cdo akuzë tjetër, që bie ndesh me të drejtën e zhvillimit të pronës, lirinë e individit pse jo dhe harmoninë e jetëzimin e monumenteve të kulturës, është jo vetëm keqdashje por një shenjë e qartë e rilindjes së dhunës së përbuzjes ndaj pronarëve, nga individë pa moral që pasi vodhën e shkatërruan pasuri kombëtare, monumentale e pronat e të tjerëve, sot po duan të fshijnë gjynahet në përpjekje për të Rilindur.

Artan Shkreli and co, nuk u ndje kur miku i tij "kryerilindasi "Edi Rama, i dha lejen e ndërtimit për një pallat 20 katësh Fidel Yllit, sipër një prej monumenteve më të vjetër të Tiranës, varrit te Kapllan Pashës, as iu dhimbs shkatërrimi i vlerave kombëtare si kthimi ne pub e restorante me firmën e tij të Kalasë së Lekursit, një kasaphane mbi trashëgiminë tonë kulturore, apo dhënia e lejes se ndërtimit për pallat gjigand mbi murin e Anastasit në Durrës e të tjera e të tjera.

Artan Shkreli sot flet në emër ‘Te misionit të Rilindjes’ e të Edi Ramës. Kështu po, "Rilindja" merr kuptim. Fiks, rilindje e luftës së klasave e sulm mbi pronarët e ligjshëm. Ju siguroj që siç nuk lejuam të na zhduknin nga trojet tona baballarët e tyre komunistë nuk do të lejojmë askënd nga “rilindasit" të pengojë e cënojë zhvillimin e pronës tonë”.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/v...

Kjo llogjika e ketij postimi ,hunter ,me kujtoj ket batuten e filmit:une me te vertete isha me ata te poshterit, po nuk i kam lyer duart me gjak! smiley

Tash kur te vije puna, diskutojme dhe per Shkrlin,po ketij,ketij a i lejohet me ndertu 5-6 metra larg mureve te kalase me ligj?

Ti e lexove lajmin te balkanweb? Shtepia e tyre e djegur ka qene njesoj si shtepite e tjera aty. Po bazohem te artikulli i balkanweb, sepse nuk e njoh si histori.

Ju sqarojmë se shtëpia jonë, ashtu si të gjitha shtëpitë e vjetra autoktone ekzistuese edhe sot, në afërsi të Kalasë së Prezës, është e baraslarguar po si ato e po sa ato, nga muret e Kalasë. Sot, rindërtimi ka nisur edhe 4 m më shumë larg mureve, në krahasim me shtëpinë e vjetër.

Paraqitja e lajmit nga TCH, qe po ndertohet nje "shtepi e re" eshte manipulim mediatik.

Komentuar pastaj nga Artan Shkreli, nder betonizuesit kryesor te Tiranes, eshte akoma me qesharake.

E drejte! Kete sapo i thashe edhe Salajt me poshte.

Pati sjell anetari Obiwan, nje grafik te TCH mbi trendin/rritjen e kreditimit te bankave ne Shqiperi ne krahasim me nje vit perpara.

Komenti i Top Channel: Shqiperi, kredia e bankave ne nivelin zero.

Ne fakt behej fjale per zero rritje kreditimit ne krahasim me nje vit perpara, jo zero kreditim.

E mbaj mend. Ne fakt, me duket se, e kishte jell Stalkeri, dhe Obi (& co.) e debunker-izoi smiley

Sakte Stalker, jo Obi, e me ra ne sy qe behej fjale per rritje kreditimit, jo nivelin e kreditimit.

Edhe cuni im, qe ka bere ekonomi vetem nje vit, ne gjimnaz, i kap ato gjera... smiley

O Pjeter, ku dreqin e keni gjetur të intervistuarin..smiley

Ndonje rilindas... smiley

Balkanweb ne rastin ne fjale, i heq kapelen. Ka dhene lajmin e plote, perfshi reagimin e pales tjeter. Kjo eshte abc e gazetarise, te marresh versionin e te dyja paleve.

Une nuk e kam fjalen te ceshtja, sa tek manipulimi sistematik qe Top Channel i ben lajmeve. Rasti ne fjale eshte shembull i shkelqyer i nje manipulimi mediatik.

Ore se me qmene,ku nryshon kronika e news24 me te top channel ,dhe ku e ke versionin e pales tjeter tek ajo kronike?

E ka llafin me shume tek shkrimi, qe jep edhe reagimin e familjes.
Nga ana tjeter tek kronika e Topit dhe atij tipit nuk permendet fare qe qenka rindertim. Apo permendet?

Po edhe te kronika e news-it, mohohet fakti qe eshte rindertim (nga rilindasi smiley )

Zoteri,s'me duhet fare ballkanweb!Ti,i mbeshtetur fuqishem dhe nga bunkeri smiley, gjithe argumentin e ngrite mbi falsitetin e lajmit te topit.une te nxora nje kronike nga nje tv tjeter, qe per koincidence, eshte ne te njejten familje me ballkanweb dhe lajmi trajtohej njelloj.kaq.

Dhe une solla versionin e plote te publikuar po nga ballkanweb ku lajmi nuk trajtohet njelloj. Kaq

kaq kaq,po kaq edhe kaq nuk bejne aq.smiley

Personalisht jam per mbrojtjen e monumenteve te kultures ...NUK DISKUTOHET

Ne mos gabohem Nusja e ketij Shkrelit eshte ne nje nga postet me te larta te PS sa po diskutohet per Ministre dhe ne te njejten kohe eshte dhe antare e bordit te nje fondacioni me lidhje te forta me 55 ...bota me rrota tha ...

Faleminderit Hunter!

Ky eshte rasti i radhes se mediave te politizuara, tentakula te shumepodeve mafjoze, qe perdhunojne "misionin" e tyre te informimit per te keqinformuar, me ane te shtremberimeve, te gjysme te vertetave, e te shtypjes apo mos-pasqyrimit te versioneve te te tjereve...

Ndoshta keta e kane patur shtepine mu aty "që nga shekulli i kaluar e deri në vitin 1920..." por ne vitet '800 nuk ishin keto ligje te mbrojtjes se trashegimise sic i ka bota, dhe Shqiperia sot.

Nese keta duan te veprojne sikur jane ne shekullin XIX, le te vazhdojne. Une e pash gropen ne kroniken e Topit dhe nuk me duket fare normale.

https://www.youtube.com/watch?v=l-cq3xB3doI

Per te gjykuar plotesisht mbi kete rast, duhet pak informacion mbi rrugetimin historik te shtepise qe do te rindertohet.
Kur eshte prishur dhe perse?...

Sepse e morem vesh qe do ta rindertojne ekzaktesiht mbi themelet e vjetra.

Pra, si njerez te lexuar a jemi ne gjendje ta bejme dallimin mes ndertimit ex novo dhe rindertimit ?

smiley

Ose lindjes dhe rilindjes?

Cuditerisht pak ketyre kerpurdhave qe dalin pas "shiut" fshihet nje vjerr ose nje kunat i nje ministri ose personi me privilegj ne shtet.

A duhet te cuditemi ?

s'na ngelet gje tjeter vec te themi ,ishalla shembet me ardhjen e nje ligji ne fuqi qe ja kalon dhe fuqise se  majlinda bregut, se per t'a ngrit s'po e ndaloka dot njeri

Thene ato me larte. Jam i mendimit se rindertimi - nese shqetesimi i Shkrel (sharlatanit) qendron -, duhet bere me pak me shume kujdes, pavaresisht kostove.
smiley

Shkreli , sharlatan? Nuk duhet ti lejoni vehtes qe urrejtja perkatesore t'ju beje kaqe dem!

Ik ore tutje, do me tregosh TI mua urrejtjen perkatesore...

Shkreli sharlatan, shok i Ed Rames.
Te gjithe ata qe hiqen si te angazhuar ne tema publike dhe nuk flasin ne po te njejtat tema publike kur nuk iu intereson jane sharlatane.

Saktë. Përveç tjerash Shkreli del me urdhër sa herë, ndryshe nga Lamaj bie fjala që është ca më i pavarur!

Sigurisht qe une iki me shume kenaqesi tutje, ne se marr vesh qe zotrote ... Vjen terhu..., por qe te quash sharlatan te shkolluar e bagazh si Shkreli, i cili ato fjale qe thote i degjohen, duhet te keshe " guximin" tend, qe ta emertoshe aqe lire..
Ju ziheni edhe me njerin qe ju thote pa shife se sikur flet jangllec.

nuk ka fare rendesi nese e ka pasur apo jo aty shtepine.

pyetja ime do te ishte: pergjate punimeve, a kishte ndonje perfaqesues te ndonje institucione te trashegimise?

nese jo, duket qarte se ka diçka qe nuk shkon. se çfare, pa njohur çeshtjen, nuk mund te thuhet. por mungesa e nje vezhguesi, eshte e qarte qe ka problem institucional. fut ketu traditen tone per te manipuluar me situatat, dhe jam i prirur ta shikoj negativisht çeshtjen.

 

Lajmi eshte qe:

Instituti i Monumenteve të Kulturës shkel ligjin e trashëgimisë kulturore duke dhënë leje ndërtimi pranë Kalasë së Prezës, e shpallur Monument Kulture dhe zonë e mbrojtur.

Ka qelluar qe ky ndertim eshte ne pronesi te ministres se vjeter te prezes, por ky nuk eshte thelbi se nuk po e shkel ministresha prezake ligjin, ajo i ka letrat ne rregull sic thote dhe vet, po e shkel IMK-ja keshtuqe mos u merzisni, nuk e ka njeri me ministren prezake me cante 15.000 euro

A ka qen e mbrojtur me ligj toka rreth kalase? 

A pretendohet se shtepija origjinale eshte ndertuar ne te njejten kohe me monumentin e kultures? Edhe ne qofte se, ce? Fakti qe nuk ka qen monument i mbojtur me ligj dikur nuk i jep te drejte askujt te ndertoje sot.  Fshatareve te Pojanit u duhet dhene e drejta ta kthejne Apollonine ne stalle derrash meqenese dikur ka qen stan per dhene...

Majlinda nuk ka faj per kete pune. E ka bere kunati i saj ( vellai i burrit )  me koke te vet, njelloj si kunati tjeter ( burri i motres ) per ato punet me Prudentinot e Sacra Corona Unita-s.

Majlinda Ajazi rastesisht eshte kunate e tyre e ata jane rastesisht palla kame e koke.

nuk lexova shkrimin,por mendoj se kalaj eshte ndertuar pa leje afer shtepis se vjehrrit te integruar te kodres se Bregut.

Kot sa harxhojne leket duke ndertuar, sepse sapo te vime ne ne pushtet do ta prishim kete ndertim qe eshte miratuar ne kundershtim me ligjin dhe pergjegjesit do te ballafaqohen me drejtesine. 

Kuazi, ti sikur je ne kryesine e PS  more djale, apo ke ndonje te njojtur aty ne kryesin e PS, apo nga mallengjimi i fitores se PS je duke fluturuar ne imagjinata smiley

Po ne ketu o Pierre me imagjinata kontribojme. Por rasti ne fjale eshte per tu ndeshkuar, pasi tregon arogancen e njerezve me pushtet qe nuk pyesin as edhe ligjet ne fuqi. E pra kjo menyre e te vepruarit duhet te marre fund njehere e pergjithmone. Shkelesit e ligjit duhen ndeshkuar. Dhe ne rastin konkret jane ata/ato qe kane dhene kete leje ndertimi. Kuptohet shteti do te humbase ca fonde, pasi mbasi te prishet ndertimi, te demtuarit kane te gjithe te drejten e tyre per tu ankimuar ne gjykate pasi ishin me leje ndertimi. 

po per Koqon do kerkosh te njejten gje more djale?

Se dhe Koqo pa leje e ka vilen ne Qeparo, kater kate qe nuk shkon me asgje perreth?

Nese eshte pa leje, por edhe me leje ne kundershtim me ligjet per urbanistiken ne onat bregdetare sigurisht qe do te prishet. Biles ne rastin e Kokedhimes do te prishet me shpenzimet e ketij te fundit. Pra do ta prishe vete.

e ka paleje- e kush e di sakte kete? smiley 

Une thashe se mos njihje ndonje nga ata siper, te PS. Vazhdo me enderra ti smiley

Pierre ti prape nuk me kuptove. Jane ata te interesuar te thithin mendimet tona, pra si te thuash jemi ne qe me "endrat" tona i bejme ata atje lart te levizin. Ja te shikosh ti kur tia prishin ndertimin atij te shkretit qe e ka me leje por te jashteligjeshme. Mua gjithmone me kane dale ondrat qe kam thene ketu.

Nje objekt (shtepi, firm, magazin, etj) qe ngrihet me lejen e bashkise apo te komunes, nuk ka se si te jete e paligjeshme, se duket si diçka kontradiktore. Naten. 

Nuk ka asnjegje kontradiktore. Nje qeveri me hajdute e kriminele vetem ligjet do te shkelin, ndryshe nuk mund te vjedhin dot. Leja eshte abuzive dhe ata/ato qe kane dhene lejen do ti dergohen per gjykim drejtesise, por edhe ndertimi paralelisht do te prishet ne respekt te kalase qe eshte e mbrojtur me ligje specifike. Noten.

Cfare ka postuar hunter ne fillim jep nje kendeveshtrim tjeter.

Gjithsesi me vjen mire qe po rritet vemendja ne media ndaj abuzimeve ndertimore.

Uroj qe te mos jete vecse nje flluske sapuni sa per te bere pak show.

Sipas mendimit tim, shteti duhet te zgjidhe problematiken pronesore ne distancat mbrojtese te objekteve muzeale.Ne se prona e pronarit ne kufinj te tille nuk i kombesohet, pronarit i lind e drejta... ta perdore.

E ka zgjidhur Grava, e ka zgjidhur me ligj, ku thote qe .........ne distancen 30m nga kufiri i monumentit te mbrojtur nuk lejohet te ndertohet...

kto mdertime jane alergjike ta shpifin

Arkeologu Artan Shkreli!!!!!!!!!

hapu toke se erdhi fundi...

Kalane e Durrsit e kane fut ne Pallat mrena ky thote erdhi zonja nga qyteti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).