Fotografi i njohur Roland Tasho ka një hobi të vjetër. Prej 12 vjetësh, ai fotografon artistë, diplomatë, historianë, albanologë, studiues nga gjithë bota, të veshur me kostume popullore të krahinave të ndryshme të vendit tonë. Në galerinë e personazheve të Tashos tashmë bëjnë pjesë 50 emra të njohur nga fushat e mësipërme. Zoti Tasho ofroi tre foto që ai i ka bërë së fundi në Tiranë. Këngëtari i njohur italian , Ricardo Cocciante, ambasadori i Delegacionit Europian, Ettore Sequi dhe europarlamentari Eduard Kukan kanë pozuar për të vetëm pak javë më parë. Idea origjinale e Tashos ka marrë shtysë nga një pikturë e cila portretizon Lord Bajronin me veshje shqiptare. Kjo pikturë është bërë fiks 200 vjet më parë, më 1813.

29 Komente

Cocciante si cub malesh,Sequiu me perngjau me Konicen. Po ndonje foto te atij qoftexhiut te OSBE nuk ka? Ate e imagjinoj me shallvare, nji shall t bardhe rreth qafes, me qeleshe tironsi ul kembekryq ne sofern me fergese dhe qofte smiley

shume dobet si portrete, sikur i ka shkrepe me celular, shiko hija mas kokes se Coaciantes, komet e preme, VariK.

plus qe ambienti s'shkon fare me veshjen me mire ta kish bo ne sfond blu dhe ta kish retushu me background me te pershtatshem.

Ideja per tu pershendetur po mungese profesionalizmi.

Cociante do shkote me shume me fustanlle se i ka floket e gjata do njate si komit.

Kukan me nja me shume si dibron, Eh Sequi si permetar asaj pisqolles ti gjej venin se nuk duket nga ata qe ta numerojne smiley

Fotograf leshi. Po thuaj jane figura ato qe ka nxjerr aty edhe po e bejme nje sy qorr. 

S'do i hiqja asnje edhe nje presje atyre qe ke shkruar.  Keto foto nuk te ngjallin asnje ndjenje. Shume, shume amatoreske.  Edhe nje amator me Instragram do kishte bere pune me te mire.

Cik ofenduse kjo, kta t'jashmit me placka te "natives", apo jam bo hipersensitiv une tashi qe ngeli nacjonalizma shqiptare jetime? smiley

Ofenduese nuk eshte aspak, sado qe i vetmi "personazh" nder ta, eshte Cocciante. Te tjeret jane turista smiley

 

Dakord me parafolesit e tjere per cilesine tejet te dobet te fotografive dhe mbi te gjitha te fotografi(mi)t. 

tamam, te gjitha vrejtje te drejta.fotograf je ti effkey ? smiley ideja per ti shkrep ne natyre, rreze keshtjellash, ne ato portat si e Toptaneve, etj. eshte me vend. Do te dukeshin me natyrale ne veshtjet e tyre.Marubi mbetet standart i paarritshem.Qe te dije dhe Zana smiley

Un me Stalkerin jemi kinofilë, dhe fotografia është baza e kinematografisë. Shembulli më tipik është Stalker i Tarkovskit. Ndaloje filmin në cdo moment të duash dhe do shikosh foto fantastike.
Pastaj ato foto janë aq dobët sa nuk kanë nevojë për kritik të kualifikuar. Edhe Blendi që e ka lëvruar pak fotografinë besoj bie dakord, jo më PF që besoj do e komentojë "eyesore"

Sa mire ja bere lidhjen kinema me fotografi. Pastaj ky me ci kam pare ca punime emrin fotograf e ka ne aparence, ka kap nje profil Pune atje ( se fotograf si ky ka me kile). Nuk shquhet per kreativitet apo te kete syrin magjik, thjesht fotografon ne baze te studimeve, research qe bejne, histori ato qe Jane renditur me lart. So mos I bjer shume ne qafe per kualitet. Thjesht e ka shkrep. 

Cocciante, ky Byron i shek XXI smiley

I moren edhe keto kostume greket,sic bene me fustanellen!smiley

Ai me flok te gjata, mu duk si nje kengetar shqiptar, qe ia harrova emrin. 

Thu per ate qe i kno banones?

Dashnor Diko. I kendon bananes. lol 

Fotografi i njohur Roland Tasho ka një hobi të vjetër. Prej 12 vjetësh, ai fotografon artistë, diplomatë, historianë, albanologë, studiues nga gjithë bota, të veshur me kostume popullore të krahinave të ndryshme të vendit tonë. Në galerinë e personazheve të Tashos tashmë bëjnë pjesë 50 emra të njohur nga fushat e mësipërme.

ueee   çar  efiçence... 50  famoza  per 12 vjet..smiley    2 veta e gjysem ne vit i bie pak a shume..smiley

Ide kryeveper, realizim i dobet!

Ossequi me ate veshje ngjaka me ate kengetarin e grupit te Bences. 

I ka thënë njeri këtyre "Qasu te pashai"?

shume dobet. cocciante eshte veshur me kostumin e gabur, dhe te tre jane ne dekor te gabuar. duhej ose ne nje ode karakteristike shqiptare, ose ne natyre te eger.

rrefenja me nderkombtare. e ku gjen inspirim ky artist tek ambasadoret. si hosteni nje kohe ...

...... smiley e sheh qe erdhem prape te ' pershtypjet me te mira nga Shqiperia?!! 

Jam dakord me parashkruesit, ideja eshte shume e mire, realizimi medioker, per te mos thene akoma me keq.

Kur i vjen radha Tanja Fajon dhe Doris Pack veshur si nuse?

Te lezetshem smiley

Me ka ngel merak dhe per vete pa provuar nje kostum popullor te Shqiperise se Mesme smiley  Veshjet tradicionale te japin tjeter nur

Nuk është art, por biznes; nuk është lajm kulturor, por në këtë shkretëtirë edhe varfëria e sjellë bie në sy.

cne Dashnor Diko me veshje popullore?

smiley

E qiti tym katuni jem rrokdashes sot per 4korrik. Najs. 

Gzur te gjithvet.

nuk po kuptoj. Festen e ushtrise e kemi ne 10 Korrik mo Fiqo!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).