Ndonëse ka fituar me rezultat të thellë dhe ka gjithë kohën e nevojshme për të përgatitur marrjen në dorë të qeverisë së re, Edi Rama po manifeston një sjellje të çuditshme. Duket sikur nxiton, sikur ka nevojë të prodhojë konflikt, sikur fitorja nuk i mjafton. Disa veprime të tij të fundit janë unikale dhe po krijojnë pështjellim tek qytetarët, pa patur asnjë arsye objektive dhe të qëndrueshme për këtë.

Në radhë të parë Rama po ruan një kontinuitet absurd të të sjellurit si opozitë. Në një moment kur vëmendja e opinionit është përqendruar tek lëvizjet e para që do të bëjë qeveria e re, tek angazhimet e saj publike, tek emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri, tek roli dhe pesha e LSI në kabinetin qeveritar, Rama dhe ekipi i tij vazhdojnë të kenë në qendër të sjelljes së tyre politike Sali Berishën. Gjithë aktiviteti politik i mazhorancës së re po shpaloset në akuzat: Berisha po sillet si kryeministër ndonëse ka humbur, po boshatis arkën e shtetit, po rrit shpenzimet, nuk po arkëton, po merr vendime me pasoja për qeverisjen e ardhshme, etj. Madje vetë kryetari socialist, mbledhjen e parë të grupit të ri parlamentar e nisi si dikur, me sulme për Berishën që po shpërdoron paratë e shqiptarëve dhe e vazhdoi me një varg akuzash për funksionarë të tjerë të shtetit.

Fituesi i 23 qershorit mbajti një fjalim të moderuar menjëherë pas zgjedhjeve dhe madje falenderoi edhe kundërshtarin, por vetëm disa ditë më pas iu rikthye refrenit të 8 viteve opozitë. Akuzat e Edi Ramës mund të jenë edhe të vërteta, por në momentin e ndërrimit të pushtetit qytetarët kanë nevojë për mesazhe shprese, qetësie dhe sigurie për atë që do të vijë më pas. Kushtetuta e Shqipërisë e ka të qartë si bëhet kalimi i pushtetit, deri kur zgjat mandati i një qeverie dhe nuk ka kufizime për veprimtarinë e saj. Rama sigurisht që e di këtë dhe furtuna që kërkon të ngrejë në një gotë uji duket pa kuptim. Nëse ka vendime abuzuese të qeverisë ekzistuese, mazhoranca e re i ka të gjitha mundësitë t’i anulojë ato nesër dhe nëse ka shkelje, ajo mund të paralajmërojë se shkelësit do të dalin para ligjit. Atëherë, përse duhet që në kohën kur qytetarët janë të fokusuar të dinë mbi qeverisjen e re, të dëgjojnë avazin e vjetër për qeverinë që po ikën? Pse e kanë të nevojshme Edi Rama dhe të tijtë që çdo ditë, në çdo dalje të merren me denoncime publike dhe jo me punët që priten prej tyre?

Të merresh me Sali Berishën edhe pas fitores, sigurisht që duhet të kesh një hall. Edi Rama, me shumë gjasë, e ka të vështirë të artikulojë e aq më shumë të prodhojë politikë konstruktive. E ka provuar njëherë në vitin 2009 dhe dështoi. Konflikti, tensioni, radikalizmi dhe qasja ndaj kundërshtarit si ndaj një armiku, ishin mënyra e tij e vetme për të garantuar lidershipin në Partinë Socialiste. Sikur të mos ishte Sali Berisha, opozita e Ramës nuk do të kishte ndonjë koncept tjetër politik. Dhe tani që Berisha iku, përsëri Edi Rama nuk di të merret me punët e veta. Nuk di të prodhojë politikën e vet nëse nuk ka Berishën si pikë referimi. Në këtë sjellje të çuditshme të kryetarit të mazhorancës së re, mund të ketë edhe arsye të tjera veç padijes. Ndarja e posteve në qeverinë e re dhe veçanërisht roli që do të ketë LSI në të, janë një kokëçarje e madhe për kryeministrin e ardhshëm. Pakënaqësitë që mund të lindin edhe brenda vetë PS, gjithashtu duhen mbajtur nën kontroll. Dhe po t’u shtosh këtyre disa premtime të forta që qeveria e re duhet t’i realizojë që në fillim të mandatit të saj, ngarkesa bëhet tepër e madhe dhe Rama nuk di ku ta shkarkojë tjetër veç atje ku është mësuar këto 8 vjet: në kurriz të Berishës. Me rrezikun e Berishës ai beson përsëri, gati instiktivisht, se do t’i zgjidhë problemet që ka përpara.

Edhe shpikjet që ka bërë këto ditë, duke ngritur një zyrë kryeministrore dhe një zyrë punësimi shtetërore brenda selisë së një partie politike, janë unikale dhe shprehje e një sjelljeje të çorientuar. Një nxitim i pashpjegueshëm dhe disa veprime të rralla që reflektojnë papjekuri politike. Duket sikur Edi Rama druhet mos ia anulojnë fitoren, e prandaj shpallet kryeministër në zyrat e PS dhe përzgjedh administratën në oborrin e saj. Kushtetuta është e qartë përsëri. Zgjedhësit në Shqipëri përcaktojnë forcën politike fituese, presidenti dekreton kryeministrin sipas propozimit të kësaj force, dhe është Parlamenti ai që e zgjedh me votë kryeministrin e ri. Kryeministri nuk zgjidhet nga populli, por nga Parlamenti. Po sikur Ilir Metës t’i ndërronte mendja dhe ditën e votimit të mos ia jepte votat Ramës për kryeministër, çfarë tabele do të vinte ky i fundit në selinë e PS? Kryeministri i zgjedhur, por i pavotuar?

Këto veprime ngjajnë të pakuptimta ndërkohë që mazhoranca e re ka një fitore të qartë. Pritja e qetë dymujore, pa prodhuar konflikt të panevojshëm dhe pa bërë gafa si kjo e kryeministrit të zgjedhur, apo e aplikimit për punë shtetërore në faqen zyrtare të PS, do të ishte normaliteti që duhej të pasonte 23 qershorin. Por mesa duket, ankthi për punët që e presin dhe telashet për krijimin e qeverisë së re, janë një peshë e madhe për Edi Ramën, që shpëtimin kërkon ta gjejë përsëri tek sulmet ndaj Berishës dhe shpikjet artistiko- politike me tabela. Është koha të merret me punët që e presin si kryeministër i Shqipërisë, koha e bojërave dhe e lojërave ka mbaruar.

24 Komente

Shkullaku po e vuan qe tashi faktin qe s'do kete me mundesi ta beje telef Ramen tek Opinion lol

Ndersa mu Shullako po me habit shume, po shume ama, sjellja e 2 budallenjeve kandidate per kryetar ne partine e PD-hit. Dalin perpara anetareve te partise se tyre dhe ju flasin, biles egersohen me qendrimet e Edi Rames, a thua se ai eshte i partise se tyre. PO c'pune keni me Ramen ore kaqola, kesaj radhe po garoni brenda perbrenda PD-hit. Lereni carin per nje cast ne pune te vete.  

Sjellja e cuditshme e nje kryeministri ne ikje:

Ne gjirin e mazhorances se dale nga 23 qershori gjenden klanet tashme me pushtet me te rrezikshem te droges dhe krimit ne rajon dhe me gjere. Ky nuk eshte nje ogur i mire per Shqiperine. Ky eshte Ndryshim! Me vrap drejt krimit dhe droges! Por ne do qendrojme se bashku ne nje beteje jetike per te mos lejuar shnderrimin e Shqiperise ne protektorat droge dhe krimi te pushtetareve te rinj dhe ndeshkuar keshtu rende çdo femije, te ri, te moshuar, burre, grua te ketij vendi. Pra misioni yne eshte i madh dhe jo i lehte. Por ne demokratët dhe demokratet kemi qene dhe jemi qytetaret e misioneve te medha! Perpara ne misionin tone!

Po mire mo, pse s'i arrestove tete vjet ne pushtet? 

Obi-Wan, nuk e di arsyen tende te prurjes, por me aq sa te kam lexuar, shpresoj qe kete artikull te Shkullakut te mos e kesh sjelle per argumenta mbeshtetes te mendimeve te tua.

Ashtu ishte nje muhabet smiley

Per deklaraten e Berishes:

komenti jot shume i drejte; pergjigja e mundshme: sepse ai vete eshte i perlyer ne ato sektore; por a mjaftojne keto konstatime per ta hedhur poshte si te pavertete deklaraten e Berishes?

Per pyetjen ndaj meje: nuk e kam sjelle per ate qe thua; e kam komentuar arsyen pak me poshte

filluan te vijne edhe artikujt e ketij trushkulurit, nje debil si cim peka

Shyqyr mo qe po zgjohet ndjenja opozitare 

Një nxitim i pashpjegueshëm

A thame te ecim me shpejt?

Vetem kjo ka ngel tashi, ti thyjm noten ne sjellje, se gjo tjeter aha .. e ka rru Perja ket pune.

Një nxitim i pashpjegueshëm dhe disa veprime të rralla që reflektojnë papjekuri politike.

shko mo pirdhu!

kjo moda e burrave  p***a te bukur u be e pa permabjtur ne memedhe. s'e shpjegon dot ky kte medemek. kupton ti tani. nje habi hyjnore, pe fillosofi.

 

E po  hajde te japi mend dhe te degjoshe dhe kete mufke ne gazetari,. kete viç katoqi, kete derdimen  qe veshtron te shfaqet si filozof. 

Shkullaku.....!

Eh mer Shkullak,e ke rremuje kaplloqen e cdo gjo, truni ta fotografon cuditshem.smiley

Shllakut nuk i bo pershtypje sjellja e 2 Pionerve te Saliut Olldashit dhe Bashes, qe jane shume te rrezikshem pasi jane vazhdues besnik te berishizmit shume primitiv ne politik njesoj si i ati i tyre shpirteror tashme i deshtuar! 

"Ne do t luftojme te rrezojme Partine e Punes ne pushtet -tha Olldashi ne nje mbledhje me militantet-  banditet dhe hajdutet!!!!!!"  Kjo  menyre te foluri eshte njorance totale ne politike! te vjen veshtire kur i degjon!  Si ka mundesi"  dy te rinjte" te vazhdojne te bejne politike me terma te vjeter ?!!   

Mirpo jo shume me larg se dje, populli sa po rrezoje ata qe Olladshi i quan bandit dhe hajdut! smiley Tani ke te besosh popullin apo Olldashin?!!!! smiley

Ky nuk e dika qe fitimtaret nuk gjykohen. Prit, ishte dhe nje tjeter, radio nje here flet. 

Djema, mos e merrni me yxhym, me ngadal, se ku i dihet. Tjetri (gazetari) dha mendimin e tij, ti hidhi poshte me argumenta, jo me ; Ky eshte keshtu e ky ashtu. Se per te thene ky eshte keshtu e ai ashtu, eshte shume e kollajte. 

Artikullin e kam sjelle une, jo per ndonje vleresim te posacem te autorit (te tille kam vetem per Lubonjen), por per temen.

Pavaresisht Shkullakut, ju ftoj te diskutojme temen, pra veprimtarine e Rames dhe PS-se, pas daljes se rezultatit te zgjedhjeve.

Une personalisht jam kritik me:

1) zgjedhjen per te patur qeveri te madhe (shtim te numrit te dikastereve), sepse mendoj se nuk sjell asnje permiresim (nuk ka asnje raport ekspertesh kombetare apo nderkombetare qe te kete sugjeruar ndonjehere nje gje te tille), nderkohe qe sjell menjehere kosto te medha shtese;

2) perdorimin e termit "kryeminister i zgjedhur", sepse eshte krejt i pasakte ne sistemin tone kushtetues dhe sepse te jep ndjesine e papelqyeshme te nje lloj padurimi perzjere me droje nga ana e Rames per ta marre sa me pare investituren zyrtare, a thua se deri ne Shtator dikush mund ti punoje ndonje rreng dha tja heqe duarsh; 

3) nismen e grumbullimit dhe te vleresimit te CV-ve nga ana a PS-se, per te perzgjedhur nenpunes shteterore, sepse PS-ja nuk ka as aftesite e duhura dhe as kompetencat ligjore per ta bere nje gje te tille;

4) mungesen e transparences persa i perket tryezes se punes LSI-PS per programin qeverises, ku po vihen re qe tani ndryshime thelbesore ne kendveshtrim, mbi pikat kryesore te programit te ardhshem qeverises, si reforma fiskale dhe ajo e sistemit shendetesor. 

Obi, mbase shtimi i numrit te dikastereve nuk eshte dhe aq ide e keqe dhe nuk con nevojshmerisht ne qeveri te "madhe". Mund te kete me shume dikastere me me pak staf dhe kjo i ben me te menaxhueshme. Nuk eshte ide e keqe per nje vend si Shqiperia. Koha do e tregoje.

Une arsyetoj ndryshe. Ndryshimi ne fjale eshte nderhyrje e permasave te medha ne arkitekturen e shtetit, me kosto imediate ne vetvete (krijohen stafe shtese, godina, zyra, pajisje, mjete, etj., etj.)

Nderhyrje te tilla behen vetem pasi ta kesh njohur dhe analizuar jashtezakonisht mire dhe ne detaj situaten, mundesisht me ndihmen e ekspertizes edhe nga jashte aparatit; vetem athere, pasi te kesh ne dore nje raport te detajuar te situates, ti mund te thuash, p.sh.: zhvillimi ne vijim i veprimtarise sportive ne Shqiperi pengohet nga organizimi ministror aktual, per arsyet a) b) c) dhe d) te evidentuara permes raporteve y) z) zh) e keshtu me rradhe.

Une kam bindjen, nga informacionet qe kam dhe kemi bashkarisht se kjo pune po behet thjesht dhe vetem per te akomoduar kerkesat e partive aleate; pra nuk eshte se ka nevoje shteti per kete reforme, thjesht ka nevoje PS-ja, per motive politike qe lidhen me koalicionin.

Pra, ne kushtet kur nuk e dijme a eshte e nevojshme apo jo, realizimi i nje reforme te tille eshte sakrifikim i interesit publik, ne dobi te atij partiak. 

 

thote shkullaku: 

Të merresh me Sali Berishën edhe pas fitores, sigurisht që duhet të kesh një hall

Me lart e thote vete hallin shkullaku:

Gjithë aktiviteti politik i mazhorancës së re po shpaloset në akuzat: Berisha po sillet si kryeministër ndonëse ka humbur, po boshatis arkën e shtetit, po rrit shpenzimet, nuk po arkëton, po merr vendime me pasoja për qeverisjen e ardhshme, etj.

Dy mundesi ka, ose shkullakut nuk i duket hall te qeverisesh me arken bosh, ose shkullakut i duhet medoemos t'ja lene te qete berishen.

Ah si tha ai te barcaleta "gazetar, shiko kepucet" smiley

ose shkullaku ka shkallu.

sala ka qeveris 8 vjet tu u mor vetem me opoziten, o shkullooo! smiley

por mas nja tre mujsh ne hyqem, nuk du ta degjoj me fjalen Peze, tha. 

me acaron kjo deshira e papermbajtshme per te shkrujt. edhe kur s'kane asgje per te thene, ca tipa duan patjeter te shkruajne. shyqyr kane ramen, se po te mos e kishin do merreshin me erdoganin, tadicin, obamen, mbretereshen e hollandes, vetem qe mos ti ngelej maja e kalemit e mprefme. tmerr me vete dhe kjo pune smiley

 mbretereshen e hollandes

Ah jo, Holanda ka mbret duke filluar qe nga Prilli. Jo, po ta dish!

ose shkullaku ka shkallu

Fatkeqesisht nuk shkallojne kollaj shkullaket. A plas derri nga t'hongermet?

E bere nje vrime ne uje edhe kesaj radhe o Shullo...

 

  1. Gendja e arkes se shteti eshte katastrofale(gropa qe i ka krijuar Berisha buxhetit vetem 6muajt e fundit i kalon 170milione USD)
  2. Po shiten edhe at pak prona shteterore qe kishin ngelur rrembimthi ( keto dite Imam Bajdalliu ka nxjerre ne shitje klaneve te familjes 300mije m2 prona te ushtrise ne Ksamil me nje cmim skandaloz, per me pak se 10mije euro)
  3. Plaku i marre qe eshte ne ikje premton ne menyre idioteske rritje rrogash nderkohe qe buxhetoret kane muaj te tere pa marre rrogat
  4. Gjendja e KESH eshte katsatrofale dhe pritet krize energjitike si e 97-99

Gjithe keto indikatore tregojne se "qeraxhiu jo vetem qe e grabiti shtepine keto 8 vite" nga cdo orendi dhe placke por tani po i shkull plallakat  dhe ti kokrra e debilit ankohesh se perse keta u duhet te merkan me Sali Berishen? Ik mor legen!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).