"Ne dëshirojmë të vizitojmë ekspozitën bujqësore. Kur është hapur kjo ekspozitë? Çfarë pavijonesh ka ekspozita. Sa kooperativa bujqësore janë përfaqësuar në këtë ekspozitë? Si mund të shkojmë në pavijonin e Mekanizmit dhe elektrifikimit të bujqësisë?"

Unë jam komunist. Unë vij për herë të dytë në Republikën Popullore të Shqipërisë. Unë kam pasur prej kohësh dëshirën të vizitoj Shqipërinë…”. 

Një fjalor i vogël me fletë të zverdhura nga koha, i shtëpisë botuese “Naim Frashëri” 1972, Gjermanisht-Shqip, na çon gati 42 vjet pas, duke na ofruar një panoramë të fjalëve që një i huaj gjermanofolës duhet të përdorte, nëse vizitonte Shqipërinë komuniste. Një fjalor i kuruar me kujdes nga stafi përgatitor, i cili është munduar të ofrojë një tablo sa më të gëzueshme, të një vendi me ekonomi të mirë dhe një jete kulturore aktive, për të huajt, krejt ndryshe nga ajo çfarë jetonte realisht. 

Pavarësisht diktaturës, Shqipëria në sytë e të huajve duhet të ishte e bukur. Interesi i të huajve për të vizituar Shqipërinë gjatë kohës së komunizmit ka qenë i madh. Vendet e mbyllura mbartin gjithnjë atë misterin që të josh për t’i zbuluar. Por, vetëm një pjesë shumë e vogël e qindra kërkesave që vinin në drejtim të shtetit shqiptar, mund të pranoheshin për të qenë pjesë e një grupi turistësh që vizitonin çdo vit Shqipërinë. Itinerari i vizitës së tyre ishte i mirorganizuar dhe ashtu siç kemi lexuar në kujtimet që një pjesë e mirë e këtyre turistëve kanë mbajtur gjatë udhëtimit në Shqipëri, nuk ishin të lirë të ndaheshin nga shoqëruesi (përkthyesi) për të takuar njerëzit, e për të parë më nga afër jetët e tyre. 

Shqipëria shfaqet në këto kujtime si vendi i bunkerëve dhe i një natyre të mrekullueshme e të egër dhe një varfërie ekstreme. Pallatet trekatëshe, veshjet e thjeshta të njerëzve, fytyrat e nxira nga dielli, radhët e gjata për të blerë qumësht herët në mëngjes në dyqane, apo shëtitjet e pakta mbrëmjeve në bulevardin kryesor të qytetit, kafenetë ku shihje shumë pak njerëz, ishin disa nga pasazhet që gjen në këto kujtime. Hotel “Dajti” si streha e të huajve dhe ku ndihej disi era e civilizimit nuk mungon në këto kujtime. 

Në fjalorët e përgatitur për këta vizitorë të huaj, shteti komunist është munduar t’u afrojë atyre, imazhin e një vendi ku mund të shkohet në opera, apo teatër, të shihet një ndeshje futbolli në stadium, apo ku mund të merret lirshëm një taksi. “Ne dëshirojmë të vizitojmë ekspozitën bujqësore. Kur është hapur kjo ekspozitë? Çfarë pavijonesh ka ekspozita. Sa kooperativa bujqësore janë përfaqësuar në këtë ekspozitë? Si mund të shkojmë në pavijonin e “Mekanizmit dhe elektrifikimit të bujqësisë…?”. 

Përveç vizitave që konfirmonin rritjen ekonomike në fushën e bujqësisë së Shqipërisë komuniste, një i huaj mund të bënte një ekskursion në një ndërmarrje. Ai mund të shkonte në “një shtëpi pionieri, shtëpi kulture, në një ndërmarrje për të parë nga afër si punohej apo në spital…”. Të vetëdijshëm për vlerat e trashëgimisë kulturore, edhe pse një pjesë e kësaj trashëgimie gjatë komunizmit ka qenë nën sipërfaqe, në këta fjalorë nuk mungojnë edhe fjalët që i orientojnë të huajt për të vizituar monumente historike, muzetë, qendrat kulturore. Aty nuk mungojnë dhe pyetjet që bëhen shpesh kur përballemi me një objekt muzeor si: “Çfarë monumenti është ky, përkthemani ju lutem këtë mbishkrim, kur është ndërtuar kjo shtëpi…”. Një vend i cili e kishte himnizuar aq shumë luftën, nuk kishte sesi të mos i ftonte të huajt të vizitonin “Muzeun e Luftës Nacionalçlirimtare”. Por nëse do të shijoje ushqimin shqiptar, atëherë produktet në pjatë janë të kufizuara. Një i huaj mund të provonte “një gotë liker, konjak, liker frutash, limonadë, oriz apo qumësht….”. 

Nëse do të vije në Shqipëri duhet të kishe një arsye, ndaj pyetjes se përse ke ardhur, duhet t’i përgjigjeshe me fjalitë: “Unë jam me delegacionin gjerman dhe kam ardhur – për festën e 1 Majit- festën e Republikës- Për Ditën e Çlirimit. Kam ardhur me urdhër të firmës sime, si turist, si tregtar në Republikën Popullore të Shqipërisë. Ne bëjmë pjesë – në delegacionin e punëtorëve, -në delegacionin e Bashkimeve Profesionale, – në delegacionin e sportit – në delegacionin e grave…”. 

Por kooperativat bujqësore duket se kanë qenë “shkëlqimi” i regjimit, i cili i kushton një hapësirë të veçantë fjalëve që duhen përdorur kur i viziton ato…. “Si quhet S.M.T që do të vizitojmë? Ne duam të vizitojmë stalla kafshësh, shtëpi fshatarësh. Ne kemi dëshirë të shohim si jetojnë anëtarët e kooperativës bujqësore. Sa tokë ka kooperativa bujqësore? Çfarë makinash ka kjo S.M.T? Si paguhet puna e anëtarëve të kooperativës bujqësore? Çfarë ka si pronë private një anëtar i kooperativës bujqësore? Sa është prodhimi mesatar i qumështit në kooperativën tuaj bujqësore?…”. 

Në Shqipëri mund edhe të abonoheshe në revista teknike, apo gazeta dhe revista që ishin në gjuhën gjermane. Shtypi ka një tjetër hapësirë në propagandën e kohës, e cila është e gatshme t’i çojë turistët të vizitojnë një shtëpi botuese, apo një redaksi gazete. “Kjo është një revistë shoqërore-politike, -letrare-shkencore-popullore-humoristike…”. 

Në dyqan, produktet që mund të marrësh janë “një pako çaj, kafe, sheqer, kakao, biskota apo karamele”… Nëse ndodhte që një turist të sëmurej gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri, atëherë ishin përgatitur fjalët që ai mund të përdorte. Ai mund të kishte dhembje koke, stomaku, gryke, veshi…mund të kishte ndrydhur këmbën apo krahun…farmacitë tona ofronin ilaçet e duhura për secilën nga sëmundjet e parashikuara…

Durrësi qyteti bri detit që ishte vetëm një orë me tren larg Tiranës nuk duhej humbur nga të huajt. Bisedat që ata do të bënin në tren ishin të tipit: “Për sa kohë shkon treni nga Tirana në Durrës? Ku është faturinoja? Nuk kini kundërshtim nëse hapim dritaren? Lejohet duhani në këtë vagon?…”.

Në fjalor është parashikuar dhe udhëtimi për në Berlin, ku stjuardesës mund t’i drejtohesh e t’i thuash “na sill ujë mineral e bukë me sallam”. Ky fjalorth i vogël i nxjerrë nga arkivi i kohës është një rikthim thellë në të shkuarën, ku përmes fjalive dhe fjalëve të zgjedhura me kujdes shohim botën në të cilën orvatej jeta në Shqipërinë e atyre viteve. Sa e trishtë dhe sa e varfër ishte Shqipëria jonë dhe nëse një i huaj do të vinte qoftë dhe për pak orë në këtë vend, ai duhet t’i përshtatej censurës…

 

Unë jam anëtar i bashkimeve profesionale

Metalurg / Minator / Naftëtar / Saldator / Punëtor ndërtimi / Piktor / Furrxhi / Farkëtar / Orëndreqës / Konstruktor / Shkrirës

Unë punoj në një S.M.T

Unë jam anëtar i një kooperative bujqësore

Unë punoj në administratë

Unë jam fshatar (fshatare)

Unë jam komunist (-e)

 

Burri im është punëtor

Fshatar / Nëpunës

 

Sa kushton një shall?

Sa kushton një shami koke?

 

Të çfarë race janë këto dhen / Lopë / Derra / Kuaj / Dema

Sa qumësht jep kjo lopë?

Sa yndyrë përmban qumështi?

 

Ne duam të vizitojmë sot ekspozitën e ndërtimit

Ku do të ndërtohet kjo shtëpi?

Kush e ka bërë projektin?

Sa vazhdon ndërtimi i një shtëpie të tillë?

Ne dëshirojmë të shohim konstruksionet metalike?

Ne duam të njohim mekanizmin e punëve të ngarkim-shkarkimit?

Ne duam të njihemi me punët e betonimit në veprat ujore?

Thomëni, ju lutem, kur mbyllen dyqanet e ushqimit?

Thomëni, ju lutem kur mbyllen Mapot?

Shkojmë në koncertin e korit popullor shqiptar?

Më jepni ju lutem 200 gramë gjizë

Më jepni ju lutem gjysmë kg sallam

 

Fotografite ilustruese jane marre nga faqja ne Flickr e Erik Stewart i cili ka vizituar Shqiperine ne vitin 1988. Sic thote vete, ai ka qene 16 vjec atehere. 

31 Komente

aman o xhib çna e hap barkun me keto kujtime... nganje here them me mire ta harrojme ate kohe

Me duket je bere ziliqare nga dieta e te huajve qe ishte gjysem kg sallam shoqeruar me 200 g gjize per shije autentike smiley

Mua per vete me lliu se qeshuri duke perfytyruar turistin gjerman me laps e leter tek e pyeste fshatarin se sa qumesht jepte lopa dhe ca rrace ishin dhite (po demat?) smiley

...si mendon se e shohin te huajt sot shqiperine ? 

si mendon se e shofin shqiptaret shqiperine smiley

Po sot i huaj, pa me thuaj si m'sheh?

..rastisa nje bisede mes ca njerzve qe kishin ardhur te vizitonin shqiperin dhe konkluzjoni ishte : njerez primitiv, me shije te egzagjeruar per lluks te pavend, hija e komunizmiit gjithmon aty packase nuk ishte me vend komunist, kaos dhe anarshi....etc etc etc
por ushqimin e paskan te mire ... smiley 

Kane qidhuar n'shenje me nje llaf lol

E dinin q'ishe shqiptare ti, apo u hoqe si turiste spanjolle per momentin qi ti ckeputnje nje mejtim t'sinqerte?  smiley

P.S. Imagjino sikur ta dinin dhe faktin qe ke ne Peshk inicialet e diktatorit, do te te benin egzorcizem me dhalle dele (ca race jane ato dhen?) smiley

...jo jo smerrem me heqje-venje etc une smiley ...un po kqyrsha pjaten time me veshet perpjet...
(pata vetem nje satisfaksjon ne fund qe duke i pare qe me zore po kuptoheshin me kamarjerin..as qe mora mundimin me i shpjegu naj fjale te menus....se fundja primitivitetit tim i shtova vetem nje zemerkatran nga mbrapa smiley )
 

Vallai dhe shume faj s'kane me ca kane degjuar dhe si ju dukemi ne...imagjino ca mendimi kemi ne per veten (shqiptaret ne pergjithesi) jo ata per ne lol

Me kujtove para ca viteve ne nje farmaci ne Shqiperi, degjoj ca turiste evropiane qe s'po s'qaroheshin dot me farmacisten, i flisnin anglisht po ajo s'e dinte mire. Nderhyj une ti ndihmoj nga dashamiresia, pasi i thashe 'nese mundem' paraprakisht. Ok ata, po nderkohe shikonin pak si me dyshim, kushedi c'a mendonin...what's his angle, ca do mungohet te na shese a kushedi lol

Kurse ca turiste gjermane ketu ne SHBA e mbaj mend qe ishin shume e sjellshem pasi i ndihmova me dicka te rendomte ketu, me falenderuan disa here, i thashe s'ka gje se e kam parasysh si ndihesh kur s'je vendali, dhe une i kam kaluar keto gjera ketu, jam emigrant. Ata, ou, po nga? Shqiptar i thashe une. Ata, me nje buzeqeshje qe i tradhetonte stereotipin duke mos permbajtur shprehjen e habise, "oh, very nice..." smiley

...ata te gjermanis ...eh edhe justifikohet pak...se kan bo i cik kerdin andej kta kur u hapen si vaji ne lakra....se futeshin me dur n xhepa, edhe dilshin vesh ngjesh si gjela dhe me canta sporti full smiley 
dhe per nje fare gjenerate, gjermania ka pas qene "amerika" per albot....dhe u mundun ta kapnin ne nje menyre apo nje tjeter ...

pastaj ca vesi o burr...i trego jeten tate robve qe ndihmo 30sekonda...  smiley 

Une nuk e kam pbm ta "shaj" apo te them te verteten mbi shqiperin...por te vij nje i huj dhe ta shaj me bezdis ....

 

ca formulimi?!   hajde tashi te imagjinosh  shtepine..smiley

Dhenet jane delet????

Te huajt vinin per qejf ne vendin tone, po ne te shkretet qe ndejtem nje jete si delet brenda ne kope se kishim frike nga  ujku me kater kembe..smiley

Dhenet jane delet, deshet, qingjat, rurezat dhe miloret.

E vertete eshte qe ishim si delet brenda ne vathe, por ishim te mbrojtur nga ujqerit. Sapo vathet u shkateruan delet e shkreta ju drejtuan pyllit dhe shkuan vete per te perqafuar ujqerit. E keshtu delet tona i hengren ujqerit e Amerikes, te Italise, te Greqise etj.

Cili eshte morali i perralles kuazi?

Epo Zoti nuk na i krijoj varferine, ate na i falen..

Jam shume kurioz per historikun e ketij kompleksit ne Shkoder.

Nga stili eshte austriak.

Ka shume mundesi te kete qene selia e perfaqesise se tyre gjate kohes qe mbikqyrnin pavaresine e Shkodres.

U bera gati ti shkruaja nje replike Elianit e ti thosha mos na i shpo ato muhabete se do vije Olsi te thote qe eshte ndertese okupatoresh dhe do turren peshkmileti te flasen dhe ketu per kolaboracionistet dhe per vizionin legjendar te komunizmit me tharjen e kenetave... s'e dergova komentin me shprese se do te te shpetonte ty, thashe c'ta shpoj ate muhabet une...po c'ne, s'vonove as 3 minuta ti smiley

Gjerat qenkan akoma me te fella xhibo!

Elian, nga sa lexoj ketu behet fjale per nje veper me dy autoresi, ajo e nje inxhinjeri me origjine franceze dhe Idromenos tone.

Godina ruan një stil të veçantë, aspak të ngjashëm me ndërtimet e asaj kohe. Valinjtë turq do zbresin të drejtojnë aty, pas vitesh qëndrimi në Kala. Provojnë disa banesa shkodranësh dhe më pas vendosen te kompleksi i kazermave ushtarake, sot godina e Gjimnazit “28 Nëntor” e përreth, ku qëndroi deri pas Kushtetutës së vitit 1908 (“Hyrrieti”). Hamdi Bushati, autori i monografisë më të njohur të Shkodrës, e lidh ndërtimin me projektin e A. Briot, kryeinxhinierit me origjinë franceze pranë guvernaturës së Shkodrës, ardhur nga fundi i shekullit të XIX. Arkitekti, të njëjtën gjë, e ka bërë më Damask të Sirisë. Ndërtimi, i filluar më 1910 nuk arriti të përfundojë tamam sepse plasi Lufta Ballkanike dhe paçka punimeve u përdor si spital ushtarak. Me 1913, kur u përfundua plotësisht, duket se dora e Idromenos do i japë formën e sotme. “E kush tjetër mund ta bënte kaq të bukur”, pohon inxhinieri. Historia e ndërtesës është e madhe sepse këtu qëndroi gjatë pushtimit residenca e gjeneralit malazez Bozho Petroviq. Njësoj e përdorën dhe austro-hungarezët dhe madje kujtohet se nga ky vend pati një reagim të ashpër të qytetarëve të pakënaqur nga fjalimi patakt i gjeneralit Trolman, kur ai iu drejtua atyre nga ballkoni i kësaj ndërtese, me rastin e 28 Nëntorit  1917. Epilogu këtu është i frikshëm. Forcat e tij duan ta hedhin në erë, por për fat e shpëton koloneli Rexhep Shala. Pamja e ndërtesës do të përmirësohet pas bashkimit të plotë të Shkodrës me shtetin shqiptar, në vitin 1920, dhe pallatit i bëhen shumë përmirësime të brendshme. Që nga ajo kohë, aty ishte zyrat e administratës, komanda e qarkut, policia, gjykatoret. Edhe komunistët nuk ia hoqën atributet përveçse në fillim e përdorën për të mbledhur ata që eliminonin.

http://www.revistajava.al/reportazh/2012...

Flm Olsi. A eshte publike valle kjo godine sot?

Nga Wiki:

Një tjetër fushë ku spikat gjenia e tij është arkitektura. Duhet të llogariten rreth 60 ndërtime private e publike që janë projektuar nga dora e tij. Gjatë sulmit të Shkodrës nga malazezët ka bërë disa ndërtime në qendër që i dhanë një fizionomi të ré qytetit. Rruga e Fushë-Çelë që vazhdon për në lindje me Dugajt e reja, kanë krijuar rrugën muze në qëndër të qytetit. Projekte të tjera i përkasin ndërtimit të shtëpive, të rrugëve, si për shembull "Branko Kadia", vila Shiroka, Kafe Adriatik, etj

Pervecse piktor, Idromeno ka qene edhe arkitekt i shquar.

Ndertesa ka qene prefekture, sot eshte Bashki, keshtu qe i bie te jete publike.

brigada e Foragjereve  me brigadjer N.Cuklla,  fluturon me aeroplan.. e paska  tejkaluar planin..smiley

ndersa  brigada qe ecen  si breshka.....?   e kane grisur naten mos ti duket emri brigadjerit..smiley

Idriz mo ke qene ti ai brigadieri i breshkes o shejtan smiley

edhe ka mundesi ..Pse smiley Cfare pe keq ? Po nuk mora vesh pse ma fshite meditimin per ndertimin e Idromenos ...smiley Une kam pas shoke klase dhe nukme ka thene gje ....qe Shkodra u be ne 1920 shqiptare

It even had aircondition and a built-in cassette player.... The only cassette the driver seemed to have, ironically enough, was Pink Floyd's "The Wall".

...Po te kujtojme ty, o eshkuar e varfer, nga bota e sotme e dhelprave.Qesh e sotmja  fodulle, me te shkuaren tende, o koha e njerezve te vojtur.

   Sintagma emrore me marredheniet.... percaktore

Xhibiii, nga gjete keto mo smiley

Shqiptar i thashe une. Ata, me nje buzeqeshje qe i tradhetonte stereotipin duke mos permbajtur shprehjen e habise, "oh, very nice..." smiley

Pa dyshim qe xhibi e pranon me modesti  ,se ata palo Gjermane hutohen kur vijne ne Amerike smiley Qe ketu dalim me perfundimin se Nga vendi Pare ne Europe qe kemi qene ,Diktatyra na la pa buke ,  Me heqjen e kooperativave nga Babasqaperia t, ani mezi arritem vendin e dyte pas Gjermanise .Biles ky aspekt i sjelle nga Xhibi , tregon qe ne shume drejtime ua kemi kaluar .Kaq ta bejne syrin Gjermanet , si turiste te vijne ne Amerike ...dun dhe emigrant ata si Xhibi !!!! Kjo tabele i terbon fare xhib !

Edhe komentin qe do lije per elianin , mire bere qe nuk e le ,se po ta kishe lene kishte  shume rendesi te orientohemi dhe ta shofin Gjermano Austriaket stereotipin  kudo qe ti ndeshim !  

rrofsh o Xhib ...po ate te Nastradinit pse e fshive smiley

Kot e fshite .nuk u them gjo jo se jane shtu shume qe flejne me Enverin dhe pas tij me mu ne gji smiley.... vetem do i kujtoja qe Shpirtmadh do mbetet tere jeten si Rrapush Xhaferi , ...Kudo do me pajtu gjaqet .Do ti kujtoja edhe qe Xhibin dhe LefKopene ti mbaje larg partise . Kaq smiley

Ne fund te 80's dukeshim sic vende te tjera dukeshin 10 vjet pas L2B...

Ajo fotografia kur vene te marrin nusen me zisin e kopratives s'ka te paguarsmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).