Të rinjtë që qajnë për kreun e larguar dhe të palarguar të demokratëve Sali Berisha, duket se nuk e dinë, nuk e mbajnë mend apo nuk e kanë mësuar kurrë se çfarë ka ndodhur në njëzet vitet e fundit me këtë parti. Vetë partia ka frikë nga historia. (Këtë frikë e kanë edhe partitë e tjera, të cilat kurrë nuk kanë marrë mundimin të shkuajnë diçka të ngjashme me historinë e vet). Në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, gjendet vetëm një biografi e Sali Berishës dhe asgjë tjetër. Tetë vitet e qëndrimit në opozitë 1997-2005, nuk janë shënuar asgjëkundi. Kryetarët rastësorë të partisë, të cilët qenë të detyrueshëm vetëm e vetëm se presidenti nuk lejohej të ishte edhe kryetar partie de jure, nuk përmenden gjithashtu. Madje, as Azem Hajdari nuk gjendet gjëkundi.

Por ajo çfarë nuk duhet të humbasë kurrsesi, pavarësisht se protagonistët e saj tentojnë ta harrojnë, qe gara për kryetar partie në vitin 1999, (shtator, nqs nuk e mbaj mend gabim). Qe hera e parë dhe e fundit që në dy partitë e mëdha PD dhe PS, pari një si lloj përplasje brezash. Të lodhur nga kriza e gjatë ekonomike dhe nga viti 1997, nga përplasjet e dhunshme më 1998 në Tiranë dhe nga politika konfliktuale, një pjesë e shqiptarëve panë me shpresë te betejat për kryetar partie. Në atë kohë, rrëzimi i një kryetari partie me votë nga vetë anëtarët e partisë nuk qe një gjë kaq e paimagjinueshme në Shqipëri, siç është sot. Nuk po them se qe e lehtë. Por më pak se një dekadë pas rënies së komunizmit, shpresa qe e gjallë se vendi mund të ecë përpara. Partia Socialiste e pati dhënë shembullin e para duke i refuzuar babait të tyre Ramiz Alia një rikthim në politikë pasi ky i fundit doli nga burgu. Për ironi të fatit, brezi i ri i socialistëve i tha Alisë se duhej ta niste karrierën politike si fëmijë, duke u angazhuar në këshillin e PS-së së lagjes ku banonte.

Shkurt, Nano qe i sfiduar në partinë Socialiste nga Pandeli Majko, në atë kohë kryeministri më i ri në Europë, që pati fituar simpati gjatë Luftës së Kosovës.

Berisha qe më pak, ose shumë më pak i sfiduar nga Genc Pollo. U fol gjerësisht në atë kohë se Berisha qëllimisht e përcaktoi datën e kongresit të vet dy muaj para kongresit të Socialistëve, për t’i dhënë një dorë ndihme Fatos Nanos, i cili me karakterin e tij prej qejfliu, qe larguar nga partia për t’u rikthyer me një varg takimesh në bazë të llojit “gju më gju” me popullin. Binomi i armiqësisë miqësore Nano-Berisha funksionoi si një duopol.

Megjithëse Pollo nuk kishte asnjë shanc, fakti që ai kandidoi, siç duket, pa lejen e Berishës, mjaftoi që ai të shpallej armik. Gazetat militante të Berishës nisën një fushatë shpifjeje kundër tij, duke argumentuar mes të tjerash se ai, si ortodoks, qe armik, jo vetëm i Berishës, por i atdheut. U tha mes të tjerash se gjyshi i tij pati qenë andart grek. Shkurt, kundër Pollos u zbraz i gjithë zemërimi i Berishës. Pollo u detyrua t’ia mbathë nga një parti ku ligjin e bënin gangsterët badigardë të Berishës, të cilët joçuditërisht në shumicë qenë nga Tropoja. PD si një parti e qeverisur nga Berisha përmes dhunës së badigardëve, një skenë të cilën mund ta kuptosh më mirë duke lexuar Fermën e Kafshëve të George Orwell, nuk kishte vend për njerëz që kishin shkaktuar qoftë edhe pa dashje pakënaqësi te Berisha.

Pollo krijoi një parti të vet, mori ndihmë me shumicë nga socialistët, por vendosi edhe një precendent shumë të vlefshëm për politikën shqiptare në vitin 2001. Partia e tij konkurroi me një “listë të hapur” kandidatësh, ku rregulli qe që kandidati që merrte më shumë vota në zonën e tij elektorale, ngjitej automatikisht i pari në listë. Kjo marrëveshje u replikua nga shumë parti të tjera të vogla, por asnjë herë nga partitë e mëdha, deri sa Berisha anëshkroi një marrëveshje me Ramën për të rivendosur edhe një herë sistemin e unit në qeverisjen e partive politike dhe rrjedhimisht, edhe vendit tonë.

Pasi PD i shpërndau ftesat për pjesëmarrjen në kongres me parimin: kush është me Berishën ftohet të votojë dhe kush nuk është, nuk ftohet, pati edhe një element tjetër që e ruajti autokracinë te kjo parti. Në zgjedhjet e kryesisë, të gjithë kandidatët u votuan nominalisht, një më një. Një skemë e njohur kjo për të eliminuar me një të rënë të lapsit të gjithë grupimet që nuk kanë simpatinë e kryetarit. Aleksandër Meksi propozoi në një rast që delegatët të kishin vetëm një votë, dmth një delegat – një votë. Ideja qe që nëse një grupim kishte 40 për qind të delegatëve, të mund të merrte 40 për qind të kryesisë. Metoda e zbatuar, ku të gjithë delegatët votonin një për një për të gjithë kandidatët për anëtar kryesie, praktikisht ata votonin siç votonte Berisha. Rrjedhimisht, nuk kishte vend në këtë parti për ata që nuk kishin simpatinë e Berishës. Edhe një gazetë e djathtë, që zgjodhi të mbajë anën e humbësit në garën e vitit 1999, humbi simpatinë e Berishës, rrjedhimisht shkoi drejt mbylljes.

Dje, Aleksandër Biberaj shkoi të dorëzojë “dosjen” e kandidimit të vet për kryetar të PD-së. Nuk u la nga roja të hyjë te dera.

M’u kujtuan të gjitha këto kur në mënyrë shumë ironike, Berisha na shpalli se në partinë e tij personale, do të ketë zgjedhje me parimin një anëtar një votë për kryetarin e ardhshëm. Do të duhet të jesh naiv deri në budalla të besosh se diçka e tillë mund të ndodhë realisht. Dhe duke qenë se ai vetë do të jetë anëtar, më ngjan se do të jetë edhe e vetmja votë. Gjithsesi, u deshën më shumë se 14 vite që PD të tentonte të kishte dy kandidatë në garë dhe këto dy kandidatë nuk e kanë emrin, njëri Sali dhe tjetri Berishë. Ndoshta duhet të kënaqemi me kaq.

M’u kujtua edhe një koment i një mjeku të nderuar të Tiranës, i cili më tha se as në votimet në Partinë e Punës dega e spitalit, kur Berisha u zgjodh sekretar në rininë e vet politike, nuk pati fituar pa garë dhe nuk pati fituar me 99.99 për qind të votave. PD ngjan më pak demokrate se sa vetë Partia e Punës.

233 Komente

Shume i bukur artikulli. Nuk do i shtoja asnje presje.. ngjarjet jane pershkruar identik sic kane ndodhur.

Berisha na shpalli se në partinë e tij personale,

Te tre partite kryesore ne Shqiperi jane parti personale te kryetareve te tyre.Me dy ndryshime 'te vogla'. Ndryshimi i pare qendron ne cilin stad te ciklit te tyre te zhvillimit jane. PD-ja po e mbyll nje cikel me "doreheqjen" e Berishes, Rama dhe Meta kane akoma kohe per ta "rritur" dhe mjele lopen e tyre. Ndryshim i dyte qendron ne menyren e organizimit te parti-familjes se tyre.

E verteta eshte, qe shqiptaret, mbas 500 vjet Turqi dhe 45 vjet me idriza dhe ferra, nuk jane akoma gati per demokraci, edhe pse kane kaluar pak me shume se 20 vjet qe po perpiqen. Shumices nuk i ka dale narkoza e operacionit ' Njeriu i Ri'. Do duhen dhe shume breza qe ne Shqiperi te vije demokracia dhe partite te pushojne se qeni personale te kryetarit.

Ne fakt, Buall Mavria, me 23 vjet ne drejtim te PD me dor te hekurt, ka thyer rekordin, dhe duhet te huje patjeter ne librin e Rekordeve.

again:

Berishizmi: 

Megjithëse Pollo nuk kishte asnjë shans, fakti që ai kandidoi, siç duket, pa lejen e Berishës, mjaftoi që ai të shpallej armik. Gazetat militante të Berishës nisën një fushatë shpifjesh kundër tij, duke argumentuar mes të tjerash se ai, si ortodoks, qe armik, jo vetëm i Berishës, por i atdheut. U tha mes të tjerash se gjyshi i tij pati qenë andart grek.

Thjeshte sa per kujtese kjo eshte si me familjaret e nje prostituteje te flasin per prostituten accross the hall. Jo se ka dicka te keqe tek ato qe thuhen per Berishen, but do not ignore the other elephant in the room.

Se sa per kujtese hidhi nje sy betejes se gjigandeve, Maqo Lakrori v. Edi Rama, simpatizantet ishin ne djerse nga emocionet dhe pasiguria se kush do fitonte. Sa per kujtese gjithashtu mendo sesi jo vetem te futeshe ne gare me Ramen qe lajmi i keq, ose te kundershtoje qe lajm i keq per karrieren tende, por dhe sikur thjeshte te mos bije dakord, te mos ri-perseritje ate qe Rama thoshte, te jipej the scarlett letter "N".

 

Ky Pollo, armiku i Berishes qe ju tregoni me lart, eshte i njejti qe u be me vone minister i dalluar ne tendera milionere?

po ju pse nuk keni vene kandidature? jeni me anetar i PD-se?

po  ç'kandidature te ver zotnija (nese eshte Meksi i vertete)  eshte ne njefare moshe  te vone tashme..smiley

o Belul, mos me qaj hallin e moshes mua ti. qaj hallin tend e shiko se cfare zbori po ju ben Saliu. Edhe kur humb arrin te tallet me njerezit. Keto shiko ti, lere moshen. Per te shkruar tek PPU nuk duhen muskuj te fuqishem.

kujt po i ben zbor Sala mo?   -jo mua te pakten,  se nuk jetoj e punoj ne Shqiperi.smiley  

ndersa per te shkruar te PPU, jeni njesh  fare!   nga 600 komente mbledh  dhe jeni shume i qete   dhe u pergjigjeni te gjithve. eshte fakt!  po gjetke e kishim llafne, jo te PPU.smiley

epo tek PPU kam ca ndihme smiley

 Belul....shiko cfare zbori  po ju ben Saliu

degjoji me te moshuarit, Belul  

 

nuk ka gare keshtu qe nuk ka kandidatura. ne cdo rast nuk po qaja hallin tim por po qaj hallin e shqiptareve. e kuptoj qe ju duket tallje por nuk prish pune.

do zgjidhet basha?

do zgjidhet ai qe do Saliu. Emri nuk ka rendesi.

Per te zgjedhur te parin e Big Brother-it perdoret vote popullore dhe disa muaj program televiziv. Po keshtu behet per X-Factor apo per The Voice. Per te zgjedhur kryesine e partise kryesore te djathte e tashme edhe parti kryesore opozitare mjafton nje proces i fshehte dhe i shpejte. I paqarte per publikun dhe i mbyllur (Biberaj e provoi). Dhe qytetaret shqiptare duket se i ka zene vapa dhe nuk ia kane shume ngene.

flm. do kete rrjedhje nga kjo pakenaqesi e berjes ne kete forme? nese po ku do shkojne?

a do kete rrjedhje ngelet per t'u pare. nuk eshte hera e pare qe ndodh nje votim i tille. keshtu ka shkuar edhe me 2001 historia. dhe nuk me duket se shqiptaret u merziten shume per mungesen e demokracise ne PD. Ajo cka eshte e sigurte eshte qe PD qe del nga ky proces nuk vjen ne fuqi kurre perpara 8 viteve dhe nuk ka per te qene ne gjendje te beje opozite. Do te kemi nje opozite me te vdekur se ajo e PD-se 1997-2005 dhe akoma me e vdekur se ajo e PS-se 2005-2013. Si thua ti, eshte ne te miren e kombit kjo?

kam dyshim ke pjese kur thoni qe nuk do beje dot te njejten opozite. sepse nuk e dime sa e forte do jete dhe qeverisja socialiste. dhe nese do kete kryetar kukull, prapaskenat do bejne qe me telekomande te mbahet i njejti format dhe tension.

sido qe te jete kryeministri socialist, urdherat apo presionet nuk do te vijne nga PD. keshtu qe ne fund roli i PD-se ne drejtimin e shtetit do te jete zero.

ju aludoni qe ka deal per 8 vjet ne pushtet? se besoj. meta eshte faktori percares ne kete mes. nuk e besoj qe PD nuk do bej opozite te forte sepse ka shume material ne dore per te bere pergjegjes KM socialist per gjithe premtimet gjigande qe ka bere. premtimet u bene se do arrihen per 4 vjet jo per 8-te. dhe jane premtime ne drite te diellit.

jam pak konfuz te kjo pike.
Se nqse nuk gabohem, ketu keni pohuar se kur ishit ju k/minister, ishit ai qe vendosnit dhe jo nje kukull ne duart e dikujt tjeter, apo gabohem?

i fshehte? Kush ta tha kete, pleqte e lagjes? Procedura, gara, votimi jane te gjitha ne driten e diellit. Nje parti kryesore politike nuk eshte reality show per katunarine por organizim dhe strukture qe ka vetem nje qellim, pushtetin. Ska as shpejtesi ne kete proces por vetem nje kohe normale pasi PD ne vjeshte starton sezonin si opozite. Biberaj ka qene dhe eshte ne nje parti tjeter. Vetem ne Shqiperi ndodh qe nen/kryetari i nje partie te caktuar kerkon te behet kryetari jo i partise se tij, por i nje partie tjeter. Edhge ne perendim kur nje parti humbet zgjedhjet dhe lideri iken, menjehere fillon gara per liderin e ri.

Socialistet shqetesohen se sa vite do rrije ne opozite PD-ja!!!

PD po tregon cdo te thote demokraci ne veprim dhe ketui po ben dallimin me PS. Nuk besoj qe xha Meksi te kete ndonje pretendim per lidert te PD.

kudo ne bote jepen disa muaj kohe. zgjedhjet nuk nisin ne kryesi por qe ne baze. ne cdo lagje e ne cdo qytet. te zgjedhurit e bazes jane ata qe votojne per kryesine. nuk po ndodh kjo sot. PIKE!

nuk ka person qe te na mbushe mendjen qe procesi eshte i drejte dhe i ndershem. mos u lodh kot djalosh. ka mjaftueshem qe po lodhen ne facebook.

Ti thua qe Biberaj nuk duhet te kerkonte te behej kryetar sepse ka miltuar ne FRD. Po Sala qe ishte mjeshter ne PPSH? Leri perrallat, pas 23 qershorit nuk e han njeri me. Une nuk e haja qe nga 1990 por e kam fjalen per keta te tjeret qe na tregonin arritjet e medha te Saliut.

Dhe nqs ti ke ndonje kopje te rregullores se votimit te lutem ndaje me ne ketu!

o xha Meksi, une politiken e botes e kam studiuar perdite, ne univesitetet e botes se perendimit, ndryshe nga ti qe ke mesuar rusisht dhe greqisht nga trashegimia aterore si andart grek. Te jap shembuj sa te duash kur nje parti pasi ka humbur zgjedhjet, ka ikur lideri dhe ka filluar gara dhe nuk fillon askund ne baze por dalin figurat qe shkojne ne baze.

Sales kij inatin po jepi hakun: rrezoi komunizmin si lider i levizjes demokratike ndersa ti xhaxha ishe ne bisht.

Edhe Cherchilli humbi zgjedhjet por kjo se zhben dot arritjen e tij ne L2B. PS nuk ka fituar, 66 mandate ka, ka fituar LSI. Si e qysh njehere tjeter.

Po pse more xha Meksi, kush do ti qe te behet lider i PD? Ndonje xhaxha si puna jote? Po cna duhen pensionistet ndertues si ti kur kemi te rinjte Basha e Olldashi?

ti qenke rende fare..

o ti koqe, mos me kallxo mua greqine. Greqine tregoja Saliut te cileve u dha cdo prone shqiptare. Une ne Greqi shkoj si turist dhe vetem kaq. Ti je pjelle e vjeter e Saliut, daton nga vitet 90, si shoku yt Genc Pollo apo Abdi Baleta. Rrofte 23 qershori qe ju hoqi qafe e na la te lire. Se na ishit bere me keq se Enveri.

Sa per rusishten qe kam studjuar, jam krenar dhe kam punuar ne vendin tim me eksperiencen e ruseve. Ti ku ke punuar? Ne Kanada?

Sa per zgjedhjet nga baza, po te them edhe njehere qe keshtu funksionon dhe pike. Persa i perket afateve mjafton te shohesh kohen qe u jepet primarieve ne amerike. Apo edhe Amerika ka studiur greqisht e rusisht?

Te rinjte mbaji e piju lengun! Dhe gezojeni PS-ne edhe 8 vite te tjera. Ja keni marre doren. Jeni qenie qe punoni me letargji. Vidhni 8 vite e prisni 8 te tjera!

po te hyj e te te tregoj tamam Greqine ti duhesh denuar per tradheti ndaj atdheut, por po e leme me kaq. Ne Amerike o koqe - me fal se je i vjeter - eshte sistem krejt tjeter, nuk kane parti te centralizuara me lider si ne Europe, por parti te decentralizuara dhe qe primaries behen vetem kur vijne zgjedhjet presidenciale, ndersa ne sistemet parlamentare, ku funksionohet me lider opozite zgjedhjet behen qe heret qe lideri i opozites te perballet per 4 vite me kryeministrin.

Nga baza do behen zgjedhjet se keshtu eshte.

8 vite? Hahahaha...As 4 vite nuk kane per te mbushur Rama&Meta.

Ja prova e berishizmit: biografia, pse nuk e njohim ne Meksin kush eshte...shantazhi, arroganca, karshilleku. kjo eshte TRSHEGIMNIA* qe theksoi zotriu qe zbriti nga kali dhe u derrmua birinje me brinje. 

*trashegimnia eshte vetem berishizmi dhe Berisha, ruajtja e kultit te tij sic ben mongolet me Cin Ciz Khanin pasi kishte vdekur.Basha e perforcoi:asnje sharje dhe larje hesapesh nuk do kete...transparence, analize, reformim ...parole parole.

rrezoi komunizmin si lider i levizjes demokratike

smiley

Per faktin qe NM-in e thirri me urgjence Ramiz Alia dhe e coi qe te qetesonte studentet, kishit ndonje gje per te thene?

"si nje mik si nje mik i juaj, qe dua te mbetem"

doni kaseten e plote?

sille mer amon iher ate kaset.ta shofin dhe mosbesusit. do ket gallat.smiley

O presor, ca harxhon kohe me skerbuthje gebeljane me llogari njeditore qe akoma se kane nxjerre koken nga bytha doktorit.

e kam per kalim kohe smiley

I njejti duket se eshte, po sa para ben kjo? Nuk te ben pershtypje ty qe fushata ndaj tij ishte njesoj e felliqur - dhe me te njejten forme, si ndaj teje dikur? 

do zgjidhet ai qe do Saliu. Emri nuk ka rendesi.

Per te zgjedhur te parin e Big Brother-it perdoret vote popullore dhe disa muaj program televiziv. Po keshtu behet per X-Factor apo per The Voice. Per te zgjedhur kryesine e partise kryesore te djathte e tashme edhe parti kryesore opozitare mjafton nje proces i fshehte dhe i shpejte. I paqarte per publikun dhe i mbyllur (Biberaj e provoi). Dhe qytetaret shqiptare duket se i ka zene vapa dhe nuk ia kane shume ngene.

Doli dhe teoria e re per konspiracionin e radhes. Po cfare thua o Meks? Ai humbi zgjedhjet, ku shitej vota diten per diell, megjithate e pranoi humbjen, deri ne momentin qe u numerua dhe vota e fundit, hoqi dori nga te gjitha funksionet drejtuese te partise pa alibira, mori te gjitha pergjegjesite, kerkoi nje lidership te ri te partise, qe do dali nga formula 1 anetar-1 vote. Cfare Biberaj po flet ti ketu? Biberaj eshte anetar i nje partie tjeter, qe u pozua si force politike qe do demokratizonte politiken, por qe s'krijoi besim tek askush.  

Ku po e sheh ti principin 1 anetar 1 vote. Kush jane votuesit? Anetaret e partise?

Une nuk po thoja qe duhet Biberaj kryetar (ju jeni edhe te trashe per te kuptuar shqip) thjesht permenda eksperiencen e tij keto dite. Ajo eksperience tregoi qe votimi eshte nje farse, qe zgjedhja e liderit te ri eshte nje farse.

Ti thua Saliu dha doreheqjen? Atehere cfare dreqin do qe mban mbledhje kryesie? Mua me tregon Saliun ti? Mashtro keta tek PPU por jo mua. Kam kaluar disa zgjedhje ne PD smiley

smileysmiley

Ti thua Saliu dha doreheqjen? Atehere cfare dreqin do qe mban mbledhje kryesie?

hahahahahaha po nuk e mbante mend qe dha doreheqjen. Pastaj per mbreterit nuk ka doreheqje.

ju jeni edhe te trashe per te kuptuar shqip

Ti meksi, mos ofendo, sepse do mekesh pastaj, kur te ta birrojme pastaj pragun mbi tra. Pa na e sqaro tani, cfare deshe te thoshe me: "rastin Biberaj"?

Biberaj provoi te kandidonte. Se ku po kandidonte apo me cfare rregullash une nuk e kam te qarte. Por sidoqofte ai beri zgjedhjen e tij. Dhe u pa se si u refuzua ne nje menyre tipike komuniste. Nuk u dha asnje arsye. As nuk u kuptua pse te tjeret u pranuan. Kaq te veshtire e ke per te kuptuar?

arsyeja eshte e thjeshte: Biberaj eshte ne nje parti tjeter.

Une jam plotesisht dakort me analizen tuaj z.meksi. Keta tyryfilat ketu arriten deri atje sa thane po c akeni ju qe shqetsoheni per punet e opozites, se mos u dhimbset ajo.Mire, pare nga llogoret perkatese keshtu mbase duket por ama nje gje duket qarte dhe vetem te verberit s-duan ta shikojne: historia zhvillohet para syve tane, here ne emer te ligjit e here ne emer te Maliqit, here duke ju referuar Statutit e here duke modifikuar Statutin.Produkti cili eshte? Farsa!! dhe mbiprodukti: sundimi nje personi 23 vjet dhe sigurimi kursit te vazhdimesise se tij edhe dhjete apo me shume vjet. Po i largohem retorikes demokracia ne PD, roli opozites kredibile perballe nje mazhorance te forte numerikisht etj. Po sjell ne vemendje ate qe thone si trimat pas pilafit ca birbo ketu e gjetiu:  pse ulen koken prinderit tuaj  perballe diktatures?perse nuk u kerkoni llogari prinderve qe u neshtruan? Diktature ajo, e shpallur, te ikte kariera dhe koka po te kundershtoje.Tani demokraci, sigurisht,  po ja qe asnje ze kunder farses.Ka burra ajo opozite? Ka njerez me integritet? Ka intelektuale aty apo vetem lakej? Ka sigurisht por, kariera, ah kariera, ule zerin te lutem, hesht, tund koken, mirato dhe...Perpara!  

Ti thua qe Biberaj nuk duhet te kerkonte te behej kryetar sepse ka miltuar ne FRD. Po Sala qe ishte mjeshter ne PPSH?

Pikerisht!

Jo vetem Sala, po ka shume figura te rendesishme te PD-se sot qe dikur kane qene parti me vete, qe kane bere shume me shume sesa flirti i Biberaj me FRD. Pra standarte te dyfishta.

Plus qe rrefuzimi i Biberajt ishte krejt arbitrar, nuk bazohej ne asnje rregull a statut te PD-se; sikur te kishte ndonje shkelje rregullore do ta kishim sot te botuar ne gjithe mediat; ne mungese te saj kemi shpaten e berishemoralit: ka biografi te keqe se tradhetoi Partine.

 

Kurse ty Spiritus s'te ka penguar kush te debatosh per ceshtjet e PD-se, perkundrazi, ke qene ti dhe shoket e tu peshkngjaliste qe na rrefuzonit ne debatin per ceshtjet e PS duke thene "lerini socialistet te merren me ato pune, s'ju takon juve", a thua se partia eshte prone private.

Ty dhe shokeve te tu ngjaliste thjesht ju kemi vene ne dukje hipokrizine; nuk mundet te paraqesesh "garen" Rama-Maqo (dhe gjithe llumin e zullumin e Rames ne PS) si demokraci te brendshme, apo si 'gjera te pranueshme' dhe njeheresh te kesh pretendime te merresh seriozisht kur po ti flet per mungesen e demokracise se brendshme ne PD. 

Pra milidele juve jeni bere vete, ne thjesht kemi vene ne dukje dukurine smiley

jo pse ka qene o krric, po Biberaj edhe sot e gjithe diten eshte ne FRD edhe pse eshte "zemeruar" me Topin.

Ai humbi zgjedhjet, ku shitej vota diten per diell, megjithate e pranoi humbjen,

...or demo babuci ; vertete mendon ti se PD i humbi zgjedhjet se u blene votat nga LSI-ja,Vrite pak menjen se mos gjene ndonje arsyen e vertete...smiley nuk te pergjigjem dot per cdo pytje sepse; Llogaritë juaj,abuzuese kanë një limit prej 5 komentesh në çdo 24 orë. Ju keni dërguar 2 komente gjatë 24 orëve të fundit. smiley

mua po me drejtohesh?

vertete mendon ti se PD i humbi zgjedhjet se u blene votat nga LSI-ja,

Jo nuk mendoj se shitja e votes, ndikoi ne thelbin e humbjes, por ne thellesine e saj. Une personalisht mendoj, se ai e dorezoi pushtetin, me nje akt qe i beri mire vendit, mire partise, mire vetes se tij dhe keq kundershtarit, pavaresisht se peshqit socialiste euforike per fitoren, nuk po e parandjejne kataklizmen qe do te vije relativisht shpejte.

PD-ja edhe mund te kishte humbur se 8 vite ne pushtet i thone, por rritja spektakolare e partise se njeriut me bllok, ka vetem nje emer: blerje vote.

PD-ja me leksionin demokratik qe po i jep gjithe shoqerise shqiptare i ka shqetesuar keqas socialistet, prandaj i jane vene me gure gares dhe PD-se edhe pse kjo eshte ne opozite.

ai e dorezoi pushtetin

Qe mos te kemi ndonje keqkuptim, ti po thua qe AI jua la vete ngjalacionit te fitonte?

Nuk i di detajet, por me duket sikur vetem Iliri u tolerua ne blerjen e votes, ndoshta me qellim, per ta pasur si percares brenda kampit tjeter.

nuk po marr si etalon demokracine dhe garat ne PS.Krahasimet i beni ju tellallet nga halli. Militellallet kane nevoj per nje kurs kualifikimi. Ose therrisni ushtarin japonez, Leftyn smiley

S'ka krahasime nga halli; normal qe do analizojme dhe PS dhe PD si dy partite kryesore.

Ti je ngjalist maqolakrorist, e si i tille s'merresh seriozisht kur flet per berishizma ne PD, por jo se kjo nenkupton se s'ke te drejte te flasesh, thjesht fjalet e tua merren per ate qe jane; milidelizma ngjaliste (ashtu si milidelizmat berishiste kur behen ne lidhje me ceshtjet e PS nga milidelet e PD).

Une e disa te tjere ketu i kemi kritikuar te dy palet, s'jemi te kompromentuar ne argumentat tona sic jeni juve.

Secila 'pale' ama kemi bere me koshience zgjedhjet tona, ndaj thashe qe ti je bere vete milidele, ne thjesht te veme pasqyren maqobyrekiste perpara ne kete rast, ty e kujtdo ngjalisti tjeter, dhe me plotesisht te drejte.

Eshte kaq e thjeshte smiley

I kisha premtu vetes qe do beja nja dy muaj pushim nga peshku, po ca ti bej me hane duart smiley

Me pelqeu shume shkrimi i Gjergjit, i beri nje rezume te mire historise se disidencens brenda Partise Demokratike. Po dy gjera dua patjeter te permend. 

E para, me te ik zari kur shqetesohen keta bythelepiresit e Rames per garen ne PD (e cila me kete vendimin e sotem per te perjashtu perfundimisht Biberajn kompromentohet rende, jam me xhibin per kete pike). Po ju qe pranuat gare kunder Maqos, te mbyllur ndaj mediave, qe pranoni qe kryetari te bej liste deputetesh me shoqerine e vet personale, nga dreqin e gjeni kete te drejte me fol?!!! O Spiritus, meso mor burre me hesht se eshte vlere or taj. Kur nuk ke ca te flasesh per nje teme, me mire bej log out. 

E dyta, me vjen mire qe u permend rasti i Pollos. Ate histori e mbaj mend mire. Julka biles paska kapur edhe pjesen e sulmeve ndaj Gencit si "grek". Shume mire, te vazhdoje ti bjere gozhdes ai. Problemi eshte qe njeriu qe e drejtoi me tere egersi kete fushate mediatike ndaje Genc Pollos ishte .............. Mero Baze!!! Po po, ky plehre gazetar qe shkruante dhe per kartelen psiqike te Rames, per problemet e tij me femijen, krijoi dhe tere fushaten kundra Gencit si nje spiun grek. Ky njeri qe sot na konsiderohet si nje hero i #rilindjes, ishte ai qe drejtonte keto lloj fushatash sulmesh mediatike. Ah po, Berisha kishte dhe Avokatin mbrojtes te madh gjate asaj periudhe. Thjesht per kujtese! 

E bukura eshte qe sot keto midelet e Rames sjellin gjithe qejf artikujt e Meros.

Eh c'vete...

#CeshtjeKulture

Dhe Mero aty ka ngel, ate lloj gazetarie ben. Sulmet ndaj Blushit e Malajt ne 2009, Malajt ne 2013, "Antena brenda Familjes", artikujt e atij rrotes k.... Bled Mane, jane fiks e njejta filozofi. 

Rri urte ti komunist i PD-se qe i ben biografine te tjereve si shef kuadri fashist i PS-se! Pse s'ju njofim "ne" se e çfar  jeni "ju" qe ja keni shit vendin serbit e grekut si kriminelat komuniste dhe felliqsirat fashiste? Cfar demokracie kerkoni "ju" nga "ne" kur akoma komandojne "ata" spijunat komuniste qe na prune demokracine midis "nesh", njesoj si spijunat fashiste dhe zogolliane prune komunizmin midis nesh? Pse kujtoni "ju" se "ne" nuk dime qe edhe "ju" e dini qe Bahri Omari ishte njeri i rregjimit kolaboracionist dhe Enver Hoxha ishte ambasador i Zogut ne Belgjike (lidh me Pjer Thomas)?

Po qe Rilindasit ishin spijune te Stambollit? Po Gjin Bue Shpata qe ishte spijun i Papes? Etj, etj, etj deri tek Kromanjoni spijun i Orangutangut.

Ne PD gare e vertete ndermjet dy figurave qe rivalizojne denjesisht njeri tjetrin. PS gare ndermjet Rames dhe kandidatit kukull Lakrori. Fiton Rama me mbi 95%. Pd me demokraci ne veprim, PS me nje lider diktator qe mbajti me force partine edhe pse humbi ne 09 dhe e spastroi nga gjithe kundershtaret.

Thgirrini mendjes o njerez e mos u beni dele pa tru te propagandes se Rames e Metes qe kane urdheruar mediat e kapuara ti bien opozites se hallin e kane me te jo me ata qe do na bejne ministra doshrat, tahirerat, frrokerat etj.

Ka intelektuale aty apo vetem lakej?...

Qe para dymije vjetesh Spiritus i vjetri mesonte me te urte "Qe ne burim zur UJEtT o karafil , se po u be lume s'mbahet me " smiley Se c'shton ti ca prapa kesaj pyetje si ne gjuhe te huaj duken smiley Kush pyet per berzhdilet e sotme njeqindnikshe smiley

Ndaje te shkreten " Per PARA ... Bini bura . Kamunizma Rae ! "

Ashtu thua ti zotni Oidriso, po kane hedhur ne vijen e ujit nje rasat te ri  "demokrati" i thone.Eshte ne shumim e siper .Vetem se ka trasheguar vesin e te pareve qe noton vetem ne drejtim te rrymes se drejtuar nga Mullisti Plak me iPad ne dore.Derstila punon por edhe Rrotat e Mullirit punojne or ti shoq. smiley

Ja po vij me poshte smiley Pika DY !

Thote Afrim Krasniqi ne mbyllje te nje artikulli qe eshte must read per pseudogaren per kryetarin e ardhshem te Partise se Berishes:

Nëse kjo nuk ndodh, siç edhe po paralajmërojnë zhvillimet e fundit, - nëse refuzohet analiza dhe realiteti, nëse emërohen pasuesit dhe kryetari de facto drejton në prapaskenë si PPSH më 1991 apo nëse gara përfundon në pazar formal individësh...atëherë PD i bën dhuratën më të mirë të majtës në pushtet dhe njëherësh i sjell humbjen më të madhe dhe afatgjatë të djathtës reale shqiptare, shoqërisë dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Një humbje që e bën atë të 23 qershorit ta përfillshme në raport me përmasat, kohën dhe koston e saj.

Tani qe i perzuri Bamiri keta u kujtuan per PD-ne? A keni turp a skeni o dele, o njerez pa shtylle kurrizore?! Po Afrim Krasniqi dhe Biberaj e te tjere flisnin per humbje te PD para zgjedhjeve, c'kane tani me te? Ku e marrin kete te drejte te flasin per kete parti kur kane dhene kontribut per ta rrezuar nga pushteti? Po keta te gjithe kane qene anetare dhe drejtues te partive te tjera, tani qe i la me gisht ne goje Bamiri u kujtuan keta per PD. Turp o dele qe jeni me keq se socialistet. Keta te fundit edhe i kuptoj pse i bien opozites, po ju? Skeni faj, e keni te veshtire te ambientoheni me nocionin opozite. Jeni mesuar me sistem monopartiak..

O klluf, Afrimi ishte ne krah te djathte te Bamirit ne mbylljen e fushates se FRD. Mos fol kot pra!

Te drejten e kane me fol ata shume me teper se sa ty qe nuk po mesohesh dot me faktin qe Berisha tha se gjasme nuk e do me "pronen" e tij, PD-ne. E dime te gjithe qe PD u kriju ne Vicidol nga tufa e dhive te tij, ku me siguri ben pjese edhe ti. 

Sa per kontributet e robve ne PD, rritu edhe pak dhe lexo ndonje gje per tu informu.

por mos mor djale, te pakten historine e krijimit mos e kompliko. ku kishte dhi ne Tirane ne 12 dhjetor?

Xhib, thjesht per koherence. 

Une jam qe gara duhet te jete e hapur per kedo qe do te kandidoj e kedo qe do te votoj. Aq me teper pas nje druri te tille elektoral, nuk ka me kuptim te flasesh per "tradhtar" apo "qendrestar". Qendrestar te cfare? Nje kauze qe pesoi disfate historike? I bie me qene budalla pra me pak fjale. Partia duhet hapur patjeter, dhe "tradhtaret "duhen ri-integruar patjeter nese shpreson te rikuperosh elektorat. 

Nga ana tjeter, keto kerkesat per "analize" per mua jane te teperta e gati sadomazokiste. Cfare presin keta, qe te shkojne njerez te partise e tu thone nate e dite "gabuam, jemi te poshter etj etj"? Apo kerkojne gjueti shtrigash? Jo, ne cdo parti analizen e ben lidershipi i ri. Per interes vetjak mbi te gjitha do perpiqet te mos i perserise gabimet. Prandaj me shume se "analizat" ajo qe behet mbas cdo humbje eshte gara per liderin e ri, dhe ky eshte dhe shembulli i demokracive me te zhvilluara. Republikanet psh, nuk flasin ndonjehere hapur ne menyre kritike ndaj Bushit edhe sot e kesaj dite, ne fund te fundit ka qene president i tyre. Po neper fushatat elektorale qe prej 2008 jane perpjekur pa fund ti distancohen qendrimeve te tij por dhe te mos ja permendin fare emrin. Ja kjo eshte "analiza" qe kerkojne keta "analistet". 

Ai eshte vetem nje aspekt qe e paraqet Krasniqi, dhe nuk e shikoj si te ndare me vete; ai e paraqet ate si pjese te nje reflektimi, te cilin ai e shikon si te nevojshem per nje gare organike dhe demokratike.

Ideja, sic tha dhe Meksi, eshte qe s'mund te nxitohet kaq shume per te zgjedhur nje kukull-kryetar duke shkelur e anashkaluar cdo ligj e statut partie (sic thote Krasniqi, statuti i PD-se eshte zhdukur nga interneti, se sipas tij mbledhjet e kryesise se partise s'mund ti drejtonte sot Berisha), se s'ka si te jete gare e mirfillte.

Nuk them se reflektimi per humbjen duhej bere patjeter para zgjedhjes se kryetarit te ri, eshte ceshtje opinioni. Po Krasniqi duhet lexuar se thote shume te verteta aty te cilat Berisha me milidelet e vet po perpiqet ti varrose, si gjithmone.

E besoj (dhe aty e ka dhe Krasniqi me sa e kuptoj) qe te gjitha keto qe po behen po behen pikerisht per te patur nje pseudogare te Berishe-dhunuar, te privuar nga cdo element demokracie, e kjo s'ka si te kete premisa te mira per PD-ne, apo per politiken dhe vendin ne pergjithesi.

 

Sa i perket milideleve te Berishes qe thone se perjashtimi nga gara i Biberajt qe i justifikuar, Biberaj e sqaron vete qe ai:
1) S'ka terhequr asnjehere antaresine, apo teseren, nga PD-ja dhe s'ka thyer asnje rregull te kesaj partie qe parashikon mospjesmarrjen e tij ne gare.

2) S'eshte me i angazhuar me FRD; e thote shprehimisht qe FRD eshte tashme kapitull i mbyllur per te

3) S'ka patur teser partie ne FRD per aq kohe sa aderoi aty.

Pra, kemi te bejme me nje shkelje flagrante, jo vetem te rregullave (te cilat s'egzistojne per kete gare, pervec bekimit te Berishes) por te gjithe frymes gjoja-demokratike te kesaj gare.

o dele, keto qe "sqaron" Biberaj per FRD-ne nuk i beson as ai vete. Ti po i beson se je budalla. Biberaj nen/kryetar i FRD spaska pasur tesere!!! Je ne binare ti apo ke dale krejt!!!

Jam dakort mer ty per Biberaj. Biles per mua edhe te kishte teser anetaresie ne FRD, e ta kishte terheq ate ne PD, prap eshte e justifikuar te ikte te garonte nese donte. Ato parti te "djathta" supozohet se jane, FRD eshte shkeputur per mungese hapesirash ne PD. Tani qe PD u shkaperdhye fare ne zgjedhje po nuk ribashkoje pjeset e saj nuk ka ku shkon. Une jam per modelin amerikan te primareve, shkon regjistrohesh dhe kandidon, asgje me shume se  kaq. 

Per Krasniqin. Nese shqetesimi i tij i vetem eshte nxitimi jam 100% dakort. Se si mund te mbahen zgjedhjet ne parti fiks nje muaj mbas zgjedhjeve te pergjithshme nuk e kuptoj. Edhe sikur te ishte justifikimi per te patur partine gati ne shtator, prap mund te jepje nje muaj tjeter e ti beje nga fundi i gushtit zgjedhjet. Besoj qe nxitimi i Berishes eshte deri diku per te mbajtur partine e bashkuar, sipas mentalitet te tij, e jo me shume per te shmangur kritikat sepse sidoqofte ai ne ate parti eshte mbret edhe pa karrigen e kryetarit. 

Ama nqs pret ate "analizen" e famshme, ta thashe pse jam kundra. 

Jo jo, nxitimi i Berishes s'eshte per ta mbajtur partine e bashkuar, eshte per ta mbajtur partine te Berishe-nenshtruar. Do qe ti mbylle punet shpejt e shpejt qe te zgjedhe kukullen e vet, dhe ketu eshte mese i kuptueshem shtyrja (nga ana e tij) per reflektimin e humbjes, si dhe moshapja e gares, mospercaktimi i rregullave te gares, moslenia e nje fare kohe qe kandidatet te paraqesin vizionin e tyre per partine, qe te kete reflektime nga baza e partise etj. 

Perkundrazi, ai do qe ti mbylle te gjithe punet vete dhe shpejt e shpejt, ne emer te "kryesise se partise", nderkohe qe eshte i dorehequr vete!

Imagjino, i kishte lene afat vetem deri te henen qe kaloi atyre qe deshin te regjistrohen ne PD si antare, ndryshe s'do te kene te drejte te votojne per kreun e PD-se.

Kjo eshte mutdemokraci, me keq se 'demokracia' e Muslim Brotherhood ne Egjitp. 

Mustafaj pat thene me te drejte qe pranimi ose jo i Biberajt ne gare do te ishte testi nr 1 per te pare nese kishim nje gare te mirfillte apo nje farse:

Mua më gëzoi lajmi se Biberaj mund të përfshihet në garën për lidershipin e ri të PD-së. Sjellja që do të mbajë vetë Berisha ndaj kësaj kandidature të mundshme, do të jetë shenja e parë e rëndësishme për të kuptuar nëse do të ketë vërtet garë në PD

Nuk besoj Xhib. PD-ja mund te bej dhe primare alla amerikane para zgjedhjeve te 2017 dhe prap do dale dikush me bekimin e Berishes, e tille eshte influenca e tij edhe per shume kohe ne ate parti. 

Nuk eshte PD-ja e sotme si PS-ja e Nanos, ku ideja se mund te kritikoje kryetarin e te bej karriere pavaresisht tij ne nje fare mase ekzistonte si per drejtuesit si per militantet. Si rrjedhoje nuk ka sot ne PD nje Rama qe te vije e te kerkoj ta shuaje nga historia kryetarin paraardhes. Sot kush eshte rrit ne ate parti eshte rrit fale Berishes, prandaj mos prit jo ne korrik apo gusht, po edhe per ca vjet, nje ze komplet autonom aty. 

Tjeter gje rezultati, prap mund te paragjykohej. Por te pakten ama ti kishte fryme dhe hapesire procesit, i cili eshte me i rendesishem, ndryshe si pret qe dikur te demokratizohen partite, kur kemi deja vu te garave maqolakroriste?

Apo sic thote Erebara duhet te kenaqemi vetem me faktin qe asnje nga dy kandidatet s'e kane emrin Sali Berisha?

Pastaj keto kar(shi)lleqe tradhetariste qe i behen Biberajt, sic thashe tek tema tjeter, jo vetem qe s'e bashkojne te djathten ne PD por i tregojne te gjithe atyre qe s'jane milidele te nenshtruara berishiste qe per ta s'ka vend ne PD as pas doreheqjemosekeputit te Berishes. 

Ok pra, ne vija te pergjithshme po me zhgenjen menyra se si u be procesi, kete e pranoj. Ato ditet e para u dukte se do ishte me i hapur.

Sic thote Gjergji, duhet te kenaqemi qe kemi dy njerez te tjere qe nuk jane Sali Berisha por edhe ...... Maqo Lakrori smiley

O gjibo, se na lodhe, po per cfare demokracie flet mor zoteri? Per cfare partishe flet, piksepari.

A e kupton qe ketu behet fjale per dy grupe biznesi oligarke qe konkurojne per pushtet. Kaq.

Ti flet sikur ketu eshte 60% ne rregull dhe kemi ngec tek 40%-shi. Ketu 100% eshte shit me mentalitet bajraktar, bejler e tribal.

Mire mo mire se ne muhabet te peshku po bejme, thjesht si do na pelqente te ishin gjerat. Po qe kemi dy banda, kete e dime. 

Puna eshte qe keto bandat fillojne e shfuqizohen me kalimin e kohes po te ndertohen icik keto institucionet demokratike. Kuptohet qe kjo eshte e veshtire, sepse sic e thoshte shume mire dhe ai shkrimi i Huffington Post, sepse vete njerezit qe kane pushtet nuk kane interes ti ndertojne keto institucione. 

Po keto arrihen me pune, me perpjekje..... do citonte Beluli tani psh smiley

po te vij ne ndihme se te vuri perpara ky  i rilinduri torontos smiley dikur , ne kohen e PPSH, ndonje fshatar i genjyer qe kishte qene dy tre muaj me cetat e Ballit, nuk futej dot ne Parti. E kishte marre damken ne kurriz.Tani beji vete konkluzat se cfare mentaliteti perfaqson Ceta e Katragjyshit pa Statut dhe me Jelek me vija  smiley

... dhe si ndryshon PS-ja nga PD-ja ne kete pike?!!! smiley

Nje pietje keshtu ne ceshtje "analizash", pas 23 vjetesh nga renia e regjimit, PS-ja e ka analizuar te shkuaren e saj 45 vjecare si Parti e Punes e Parti Komuniste si edhe lidershipin? Eshte distancuar a nuk eshte distancuar? De jure, e kam fjalen.

Minor details!

gjembi™

E pra, se shof ca midele te PS-se shume te shqetesuara per demokracine e brendshme te PD-se edhe thashe se mos i kishin zgjidh komplet hallet e tyre qe po merreshin me kaq zell me hallet e kundershtarit.

Po cfare analize kerkohet kur lideri i partise, Berisha, ka dhene doreheqje. Pastaj analiza elektorale, per te pare se ku u gabua, ku duhet permiresuar, ku duhet goditur etj. behet nga lidershipi i ri. Berisha eshte gur themeli per te djathten moderne shqiptare dhe dy figurat qe goditen me shume nga e majta ish-komuniste, pasi edhe ju frikesohen me shume, jane Berisha dhe Basha.

PS asnjehere nuk eshte distancuar nga e kaluara puniste. Bile me para lavderohen per periudhen puniste (Ruci kur fliste se si kishte qene sherbimis shendetsor athere) se sa me qeverisjen e tyre 8 vjecare 97-05 megjithese Cacat e Bacat i ka ne parti dhe qeveri Rama.

Gur ne qafe thuaj.

rrofte njeriu me bllok se ne opozite do ishte ende soj i juaj.

ai , ai , e pacim sa mali Tomorrit. ngrini celulen aty, ne usa dhe gjetiu se ketu e mori Lulushi uraten. Si tha, pa ju dridhur qerpiku: ..pas nje bashkebisedimi (lexo leje) me Berishen, prijesin tone te perjetshem...vendosa te shpall..  zgjedhje te lira . Mire berisha se ishte komunist, po tu vere perpara dhe Luleza kjo nuk durohet.

Familja, prona private dhe shteti-ky eshte trinomi i binomit Meta-Rama.Te shumzojme familjen, te shumefishojme pronen dhe te forcojme shtetin-kjo eshte enciklika e re.

Familja, prona private dhe shteti-ky eshte trinomi i binomit Meta-Rama.

spiritus, ti si njohes i mire i Thatcher duhet ta dish qe ato te dyja jane pjese e ideologjise se djathte. smiley

Po ne jemi e djathta, ca kujtove ti.pse votuan ishpronaret, pranaret me prona informale, ish te perndjekurit, biznesmenet e fuqishem etj.Plus ceshtja kombetare, si shtylla kurrizore e te djathtes tradicionale konservatore, eshte pjese  e programit tone (premtimet per bashkepunimin ekonomiko-kulturor me Kosoven), . E majta eshte PD, drejtohet ng nje komunist, flet per rritje pensionesh dhe legalizon te drejtat e homoseksualeve.Edhe Kristi per Pd votoi.

Xhaje kur te fitojme pushtetin do te cojme tek dentisti per nje pale dhembe se shendetesia do jete falas.Ata qe besojne se nuk do vjedhim me tek psikiatrismiley

Familja, prona private dhe shteti-ky eshte trinomi i binomit Meta-Rama.Te shumzojme familjen, te shumefishojme pronen dhe te forcojme shtetin-kjo eshte enciklika e re.

kapitalizem (komunizem) me vlera familjare (kristiane)smiley

Ne se ma digjojne nje keshille kam per shume Nikshit me qe kerkesa per kufizimin e tyre per "gjalleri  debatit "  nuk eshte vleresuar sa duhet nga te nderuarit admin !

Teknikisht mos u pergjigjni shpejt dhe nderroni nikun para se ti pergjigjeni Pyetjes se bere nikut tuaj me Lart . Mos ja futni vetes menjehere dhe eger !

Mundohuni sa me shume te mbani vetem nje "Gomar " ne nikun tuaj .Po e more dhe ne te tjeret shumefishohesh smiley Mos merrni shembullin e LefKOPESE .Dhe ajo e dorezoi NJE Master se nuk i mbante dot TRE!

Mos u Nxito pa hequr Nikun e Vjeter smiley budalla nuk te ben dot njeri me zorr .Derstile te Mbare !

smileysmiley grupi miqesor i torontos, i perbere nga vetem nje anetar per momentin, po perpiqet per te luftuar grupin armiqsor te torontos.

E ke gabim idriz smiley

1) s'ka terhequr asnjehere teseren nga PD-ja dhe s'ka thyer asnje rregull te kesaj partie

2) s'eshte me i angazhuar me FRD; e thote shprehimisht qe FRD eshte kapitull i mbyllur per te

3) s'ka patur teser partie ne FRD dhe per aq kohe sa aderoi aty

Sapo aderon ne nje parti te re, automatikisht nuk je me anetar de facto i partise parardhese, sidomos i asaj qe fillove ti beje opozicion nga rradhet e partise se re. Anetar partie, ne nje parti moderne, nuk te ben tesera, por aktiviteti yt politik ne rradhet e saj. Kur rikthehesh ne parti, nje cope kartoni i vjeter, nuk eshte i mjaftueshem, per te provuar, qe ajo parti te ka ripranuar para se gjithash, pale te metosh per ta drejtuar ate. 

Sa per korrigjim, jo se besoj se kjo puna e anetaresise duhet te pengoj njerezit per te kandiduar. 

Besnik Mustafaj tha se ne 2004, kur u formua KOP-i dhe u rikthyen te vjetrit ne parti edhe nese vinin nga parti te tjera, ata u konsideruan si anetare te partise. Pra nuk u quajt si djegie anetaresie fakti qe ata prej vitesh militonin jashte PD-se. Precedenti ka gjithmone rendesi ne keto raste. 

te vije edhe Ngjela athere te kandidoje.

Pse jo, kam c'kam me ate per sjelljen e tij personale, Ngjela artikulon ide tipike te djathta me qarte e me konkretisht se kushdo ne Shqiperi. Biles mbase eshte i vetmi qe flet per ato. 

Keta njerez nuk kane ikur ndonjehere nga PD-ja per divergjenca ideologjike, dhe kjo eshte e rendesishme ne kete debat. Kane ikur per mungese hapesirash. E nese kerkon nje fillim te ri, duhet ta fillosh nga ribashkimi i te djathteve njehere. E thashe dhe me siper, mbas nje druri elektoral me keto permasa te flasesh per "qendrestar" e "tradhtar" nuk ka pike kuptimi. 

po ca flet? Ti qenke me budalla se ai delja me siper. Ngjela qe u angazhua me te gjithe fuqine e tij per te rrezuar PD-ne nga pushteti dhe qe do te behet minister i PS dhe Rames te kandidoje per kreun e PD!!! Kaq i ceket te jesh? Ate fjalor kunder Berishes dhe PD nuk e ka perdorur as Rama? Ti mendon se ai anetari i PD mund ta pranoje kete?

Nuk kane ikur asnjeri as per ideologji e as per hapesira, por vetem per interesa personale e arriviste.

Car ideshe te djathta artikulon Ngjela si minister i Rames!

2 perqindshin e Bamirit merre me leng. PD nuk humbi prej atij 2 perqindshi. PD humbi prej LSI-se.

Hmmm, mbase jam budalla, mbase kam pare ca sisteme qe funksionojne icik me mire. Normal qe humbi prej LSI-se, po ringritja duhet te filloj nga bashkimi me ata qe jane me afer pra me FRD-ne. Ata te LSI-se do kthehen vetem po te ndjejne arome pushteti. 

Ngjela u angazhua kunder Berishes (sepse PD-ja eshte Berisha, asgje me shume dhe ky eshte problemi) sepse ky i nderpreu karrieren e tij politike ne PD. Ashtu si Preci, qe tani u rikthye. Ashtu si Kaci kundra Rames. Keto raste tregojne per mungese hapesirash ne partite respektive. Nese partia eshte meritokratike vertete, atehere nuk ka kush interes te iki prej saj. Qendron aty e lufton deri sa ti vij rradha nje dite. Po nqs njerezit ndjehen te zhvleresuar, normal qe do perpiqen te gjejne nje rruge alternative. Ne kete debat ne Peshk e kemi bere shpesh, e nuk dua ta rihap tani. Por largimet nga partia jane simptoma te partive te mbyllura, nuk shoh une njerez te largohen nga partite amerikane psh. 

Sa per idete e djathta, "antikomunizmi" i komunistit Berisha 23 vjet pas renies se komunizmit eshte ideja e fundit qe i intereson kujt. Ngjela flet per lirine e tregut, e individit, pronen. Keto jane shtylla te te djathtes kudo, ide te cilat Berisha i permend nje here ne vit. 

 

Vajta andej nga Ndertimet dhe lexova se nje i Maskuar " me vija"...( nuk e shkruj me se ma fshin nje admin i nderuar ) kishte fole ne menyre Normale po ti hiqje ca Agresore smiley

Levizja eshte gjithshka ....thone ata qe kane TRU . Stacionaret merren me koqet e Dashit i "rane aty i rane atje ". Dmth de jure e kam llafin smiley

PD-hit i urojme mbaresi te shndrrohet ne PD ,ne sherbim te te veteve  por kur te marre Pushtetin edhe ne sherbim te te gjitheve !....Se sa situata kane per te ardhur e kaluar qofte dhe nje Bllo Moon smiley aq te mira qofshin . Mirpo ketu ai me vija , qeka kthy ne zanat ....Ndimes murator ..si zanat i LEHTE ...bjerr tulla , bjer llac ...ama nuk eshte jashte Levizjes se Ndertimeve smiley

Edhe Endrit me nje , po e ka ama Nje ...Y ne fund . E kishe mire ate vendimin smiley Po kur te vish hajde me nik te ri .....rane remitancat smiley kur te vish ti do jete Grida ne Pushtet me remitanca te Ngrefme !

Gaia !!!!!! ruju se Xhibi o keq per derstiliste cilesore kete periudhe .Tani qe nuk ka ardhe TAMAM LefKOPEJA , I kane mbete ne dore keta roskopet me " Meta do ja fuse Rames" smiley "Biberaj armik " "Statuti partise " etj me Fytyregrij , nga ata qe babasqapi I ha e i 10 cdo vaft !

Ka mbete akoma nga Huazimet e PP qe nuk po analizohet nga rrenjasijte , vetem "Kooptimet "qe bente Byroja .....per gjallerimin e Forumeve me gjak te RI smiley

Sa tifozllek u ben edhe ti o i uruar a thua se tenderat qe do vjedhin socialistet kane per ti ndare me ty.

+1

Ti e di qe une kam objektiva ...smiley Tre ja kam nemeruar Xiboles , Gjembaci e vertetoi qe ka ....shkarje Ledhi smiley Ti po , hera heres i terheq hera heres i Leshon zametet ...Po une ? Mbase kushedi nga tenderat nuk perfitojne ata teSaliut , perfiton ndonje nga te xha Abazit . Me qarrin luajme kur vemi me pushime smiley

Keshtu o Pan Tadeushi ....kemi mbi 20 vjet qe i degjojme kete skote Hajdutesh e Injorantesh sikur cdo gje lindi ne 22 Mars smiley ..... tani  na bejne dhe Moral Partish ,me autokraci me neodiktature , te mbyllur e pordhi Kali .Partite jane mbylle njehere e pergjithmone me thenien

Partia forcohet duke spastruar Rradhet .

Erdhen keta derdellitesit dhe duhet ti ndigjojme qe nga Mugosha e Popovici , biles i ndjeri A.Hajdari tha se " Pluralizmi ka ekzistuar qe ne kohe te Skenderbeut " Na le te gAJASEMi me keta tribuj qe po ti pjestosh del se jane nje kakerdhi MIU po qe enderrojne e derdellisin se Shqiperia ka qene po nuk e la Diktatura Qendra e Botes , Dijes dhe Kultures  smiley dhe keta Korifejt e saj .....smiley

 Desheroj qe ate Balte e Bajga qe hodhen tu bjere mbi surrat . Thjesht DEFREJ me Injorancen dhe Megallomanine e sidomos te ketyre Ham - Humesve " na jem te Djathit or tie " qe po qajne me Oi Oi e shkulje Leshrash se iku i MARRI !

 

Anetar partie, ne nje parti moderne, nuk te ben tesera, por aktiviteti yt politik ne rradhet e saj.

Arben Imami: 13 vjet opozitar i flakte i PD-se (1992-2005), kryetar i nje partie opozitare te PD-se, gjenerali i rebelimit komunist te '97 sipas Berishes", eshte sot jo vetem anetar dhe dhjeputet i kesaj partie por dhe minister.

Pa permendur shume te tjere si ai. Biles vete Berisha, i cili sipas variantit te tij ka qene anetar i PPSH qe ne 1970-en, pra afersisht po aq kohe sa ka qene antar i PD-se.

Biberaj nderkohe, bashkethemelues i PD-se, flirtoi per 2.5 minuta me FRD (e cila tek e fundit eshte nje parti e djathte qe erdhi si pasoje pikerisht nga mungesa e demokracise ne PD) dhe sot s'eshte i denje te jete antar i kesaj partie sipas kesaj logjike te pjerdhur milideleberishiste? 

Ne PD paska vend per Kac Islamin por jo per Biberaj?

Gjithsesi, "partia moderne" eshte institucion kombetar dhe operon (aq me teper per kesi gjerash) mbi bazen e rregullave dhe statuteve te saj, jo sipas Berishe-aditheve te castit qe shpall armiq dhe njerez me biografi te keqe kujt ti teket atij, edhe pas shpalljes se doreheqjes.

PD can go and f.ck itself

Endrity, nuk di pse ju arrini ne perfundime te dretjta pergjithesisht por krejt habitshem edhe  ne kete, teksa shpreheni:".. -Hmmm, mbase jam budalla,( ne fakt je i çik me shume sa duhet militant, por jo sa dyshon) mbase kam pare ca sisteme qe funksionojne icik me mire. Normal qe humbi prej LSI-se, po ringritja duhet te filloj nga bashkimi me ata qe jane me afer pra me FRD-ne...."

Kete nuk e keni hiç te analizuar mbi baza realiteti.Ky justifikim nuk i sherben fare te ardhmes se PD-se.PD -ja nuk ka humbur , ka humbur vija e devijuar, e shtremberuar e mentalitetit  fillestar kur u krijua PD-ja.ka humbur uni i PD-se Sali Berisha.Ai e personalizoi tere fushaten duke e bere çdo gje 'Un" te vetin dhe i doli jo me djale por nje vajzesakate.pse duhet qe kete deshtim te mbratjes t`ja faturojme  PD-se, si mentalitet dhe vlere shume e madhe kombetare? Une nuk deshiroj, qe intelektualet te terhiqen ne opinionet  pas qerres rrotathyer te unit , me perfundimet, qe justifikojne humbejne e atij UNI?Humbjen e thelle 

  Nuk ka humbur prej LSI -se, por prej  mentalitetit qeverrises te Sali Berishes.Sa kohe qe behet sikur nuk eshte kuptuar kjo, nuk do te kete fryme te re, per nje kthese themelore te PD-se.Kandidatet qe garojne  te habisin kur deklarojne se " ..askush,... nuk mund ta zevendesoje Sali Berishen..!" Asnje nuk zevendesuaka dot te keqen ne ate stan?

 Dre- dre ! Po perse lodhen keta fakire ne nje gare ku me punen qe do te na bejne  nuk arrijne as tek kerrimi i themelise vendit, qe realizoi Salihu.Perse u duhet gjithe ajo gare dy vetave, qe te dy sebashku nuk bekane as nje gjysme Salihut.Ta leme Salihun ne qoshen qe akoma e mba  se shyqyr Zotit, gjalle eshte akoma.T`i luten dhe nja dy tre te tjere ne facebook, si ai pinxhua dhe  Salihu,  fshin lotet dhe ul By...ku e ndriti gjer sot! Rri ai se ku i iket kollaj.Dhe sistemi do te funksionoje...?

Do pushojne dhe ngasherimet ...

 

Meksi

1 pyetje;  kush qe arkitekti i ligjit famekeq 7501?

Flm per pergjigjen (e sinqert) paraprakisht.

ps.nuk pranoj nasihate te tipit pd u kriju,pd rrezoj,pd beri etj

Altin per ate ligj kemi punuar disa muaj 17 vete te zgjedhur nga Parlamenti, ku kemi qene edhe Z.Leka ..edhe une.Ai eshte ligji me i mire per kohen dhe ne favorr te shumices popullsise.U konsultua me disa organizma nderkombetare..
Ju nuk e imagjinoni dot sot, pse u hartua ne ate forme qe eshte.Nuk mund ti imagjinoni sot pasojat ne se ndryshe do te ishte bere. 13 familje latifondiste, me dokumenta, zoteronin 72.6 perqind te tokes are fushore...etj etj.Kujtoni Ju se Leka Meksi ka qene me shpirt per ate ligj? Asnjefije.Pa le c' flet kot ai demokrati per Meksin..Te ishte degjuar Meksi nuk do qe katandisur ashtu E keshtu, Shqipeia dhe..PD-ja.Pyeteni meksin si thosh Sa
Salihu , Sali Kelmendit , per vila qe zoteronte Klani Kapo...
Eh mor cuna sa ka bere Sali trimi...

''ai eshte ligji me i mire per kohen ...''

grava une ta kam then dikur ketu qe ti vjen sa per te mashtruar njjerzit ,kot.nejse ketu ka leshko plot e te besojne bilé te bejne edhe iso.

ai ligj eshte nje thike e ngulur pas shpine shoqerise shqiptare,psen e dine te gjithe tash.

O Zotni!! po c'eshte kjo llogjike "13 familje latifondiste, me dokumenta, zoteronin 72.6 perqind te tokes are fushore..." sipas jush kjo kishte pasoja. ju e paskeni dhi me keq se reforma agrare ket pun. toka i tako atij qe e puno mentaliteti. ata 13 ore ta kishin marre. e kuptoni ca kosto i keni kriju ketij veni qe sot me nje mije metra katror po marrin nga gjykata strasburgut miliona dollare se nuk i dhate drejtim ju.

grava ;  " .... Altin per ate ligj kemi punuar disa muaj 17 vete te zgjedhur nga Parlamenti, ku kemi qene edhe Z.Leka ..edhe une.Ai eshte ligji me i mire per kohen dhe ne favorr te shumices popullsise.U konsultua me disa organizma nderkombetare..." 

 

Grava, me ke organizma nderkombetar u konsultua ky ligj, ku ju paskeni qene pjesmarres, siç thoni. Si shpjegohet qe 13 familje latifondiste zoteronin 72,6% te tokes, kur ketu kemi ndigjuar qe 84% e tokes zoterohej nga familjet shqiptare, dhe kusuri nga latifondistet. Mund te hedhesh pak drite ketu i dashur. 

Pjer, behet fjale per dokumentacionin pronesor, te ruajtur krejt tecsakte prej strukturave te nje shteti qe i pati bashkuar, shtetezuar e transformuar si konfiguracione, por kurrsesi si dokumentacione.Shifra qe solla ben fjale per token are fushore , nden uje.U konsultua me OSBE, me strukturen perkatese ne Varshave dhe duke terhequr disa pervoa dhene prej te derguarve nga organizmat Evropiane.
As qemund te mendohej se mundej te behej ashtu si kembengulte ish miku im Kalakula...

Pse, psh, Bregu i Detit, nga Vlora deri ne Sarande e tutje, kish çdo familje tokat e veta, dikush me shume e dikush me pak. Ne veri (ne shum zona) po keshtu. Vetem ne disa toka fushore (Berat, Fier, etj) kish tek-tuk ndonje latifondist. 

eshte ligj i bere ne gusht 1991. Nuk eshte se u be nga nje person i vetem. Ishte nje zgjidhje qe per kohen ku ishim u duk "e mire mjaftueshem". tokat e pronareve nuk i dorezoi PPSH-ja ne te njejten gjendje sic i gjeti ne 1944. Kishte shume ndryshime, qofte ne objekte banesash mbi ato toka qofte ne lidhje me fshataret qe punonin ate toke prej vitesh te tera. e di qe ka shume te pakenaqur nga ai ligj por pati edhe shume te kenaqur. ti mos u mendo mbi ligjin sepse problemet e medha qe ke sot ne lidhje me token kane te bejne me mosaplikimin e ligjit, me vonesat e tmershme administrative, me mosfunskionimin e drejtesise (ne sensin e gjykatave/prokurorive), me fshehjen e informacionit ne shtet si dhe me fallcifikimin e dokumentave.

dhe sa per te ngacmuar pak graven, beme disa vendime pas 92-it ne lidhje me ceshtjet e pronareve, edhe per te korrigjuar disi ligjin. 7 prejt ketyre vendimeve na i ktheu gjykata kushtetuese. e gjeni dot kush ishte avokat kundershtar? Spartak Ngjela!

 

nderkohe, u be nje ndarje ne parcela e tokave shteterore ne bregdet, qe te perdoreshin per kompensimin e pronareve. nje pjese u kompensua. ne keto 16 vite qe pas meje nuk kam te dhena per kompensim por vetem per zhvatje.

Z.Leka, mos ja u vur re se jane te rinj dhe shume gjera nuk i dine.Bilez per hatrin tend po i them Hunterit: Po ore po, Meksi eshte mos dysho, se menyra e te shprehurit te meksit eshte unike

''tokat shteterore ne bregdet''

maksi çuditerishte ato tokat ne bregdet u lan nen nje ''status' te ndryshem nga pjesa tjeter e tokave.do thoni qe nuk kishte asnje arkitekt prapa ligjit 7501?

Altin pyte vecmas meksin se do ta spjegoje pse ai kembenguli qe tokat ne bregdet te mbeteshin me nje status te vecante.Po keshtu edhe ish tokat e fermave shtetrore...Ore gjykoni sot por pa silleni situaten e ahershme!

grava

unee kam shkruar me larte : NUK pranoj nasihate,

nejse pak a shume u morrem vesh

ost sioct:Comment">

...u be nje ndarje ne parcela e tokave shteterore ne bregdet, qe te perdoreshin per kompensimin e pronareve. nje pjese u kompensua. ne keto 16 vite qe pas meje nuk kam te dhena per kompensim por vetem per zhvatje.

 

ost sioct:Comment">

Si i kini bere kete ndarjen  e " tokave shtetrore ne bregdet" ? !! se jane 316 km  vije bregdetare ! Ndoshta si keni bere mire sic duhet, dmth   nuk i keni dokumentuar mire " tapite shtetrore" nuk keni vene rregulla sic duhet qe kompesimi te ecte pa patur mundesi "per zhvatje" ,ky eshte problemi. Prej mangesive krijohen edhe kushtet per zhvatje apo jo? Dhe jane kenoq shume prej atyre keta qe moren pushtetin se tokat shtetrore, u bene mall pa zot ( I varen ujkut melcite) smiley

 

@ meksi ose ai qe mban nick meksi 

se per cfare arsye kapesh te mospranimi i kandidatures te A. Biberaj s'e marr vesh. Eshte absurde te mendosh qe anetaret e PD qe kane me pak se dy muaj anetarsi nuk lejohen te votojne, ndersa Biberaj qe deri para dy javesh ishte tek FRD si eksponent kryesor, jo nje simpatizant i thjeshte sic e reduktoni me nje pandershmeri intelektuale. 

Nje gje tjeter. E vertete qe zgjedhjet per kryetar behen shume shpejt, por mund ta kete nje kuptim. E para eviton boshllek pushteti nga doreheqja e Berishes,  e dyta evitohen sulme e hakmarrje brenda ne kerkim te fajit te humbjes me qellim fitimin e simpative te anetareve. I mbetet qe analizen e shkaqeve ta beje lidershipi i ri.

ore pse te duket ty qe u kapa me rastin biberaj? une thjesht nenvizova qe ftesat per gare ishin te paqena. biberaj ishte i vetmi qe e provoi. Ji i sigurte qe ka shume qe do te deshironin ta provonin por e njohin aq Saliun sa per te mos bere prova te kota.

Oops smiley

I ka keq shpirti.

@ anetari me nick meksi

po se ate me zuri syri. Nuk eshte shembull per tu marre mospranimi shume i drejte i kandidtures se Biberaj, sepse deri dje ka qene anetar i FRD dhe vete anetare PD prej me pak se dy muajsh nuk lejohen te votojne. Sa per kandidaturat qe u pengokan, ndoshta duhet ta dini qe pervec Olldashi e Bashes, jane kandidura dy anetare te tjere, njeri me mbiemer Nallbani. Kjo per te thene qe, thenia juaj, deshirojne por nuk lejohen ta provojne, nuk qendron. 

C'ka me sjell tek pyetja. Nese jeni A. Meksi, pse nuk kandiduat ju vete, sa merreni me komente ne ppu, per mungesen e demokracise ne PD? Act Now, e thote edhe Arvizu smiley

Po flet me Meksin , te mjafton fjala ime besoj .

Aha, ty t'ka ra besushmeria Brado, qe kur s'te dolen parashikimet per fitoren e pd-se dhe humbjen e thelle te palloshit smiley

brado,ene un po dyshoj içik ksaj radhe.se kisha nigju asiher meksin tu thot ne sy te verteten pd-histave.

ju jeni  msu me vjedh per 8 vjet dhe me bo sehir per 8 tjera.kjo esht per citat mer brad,po ta ket thon meksi i vertete.jan momente sinqeriteti dhe logjike  t'paster shum t'rralla k'to.

Po pra alke , edhe mu me boni pershtypje, komplet menje tjeter nga e imja smiley

smileysmileysmileyehe,ta besojsmiley

alke, ja kam thene pafund. ne plot artikuj, ne libra etj. por nuk po jua thoja pd-istave sic i quan ti. po jua thoja shqiptareve qe akoma nuk jane bindur se cfare pasojash te renda sjell mungesa e demokracise, duke filluar qe nga partia. pastaj, po te isha dakort me pd-istat e sotem do te kisha qene atje me ta apo jo, qe nga 2005 e ketej.

disa pohime te drejperdrejta kane efektin e 1000 artikujve ne gazeta ku i bihet rreth e rrotull dhe mbushen dy faqe per te thene te njejtat gjera per te cilat do mjaftonin dy fjale,si tuajat sot. dhe jo vetem per argumentin ne fjale,por per çdo argument.nuk zgjatem me me pdh-ne.shpresoj te shkoje drejt shuarjes si ppsh-ja.kam shume shpresa ke frd,por spo kuptoj nese kane ambicje per tu bere opozita e vertete apo jo.

vendos rregulla demokratike dhe jam i sigurte qe do te kandidonin shume. nuk ka rendesi aspak a kandidoj une. une betejen time per demokraci ne pd e kam bere me kohe. tani mund te themi qe merrem per JU jo per mua.

Po lexoj vetem fjale. Deri tani keni thene dy gjera te pasakta. 

1. mospranimi i kandidatures te Biberaj si akt jo demokratik, nuk qendron per sa kam shkruar siper

2. jane edhe dy kandidatura anetaresh te thjeshte, cka tregon se nuk eshte penguar kush ka pasur te drejten per ta bere dhe hedh poshte ate qe thoni ju. 

i dashur hunter, nuk eshte se nuk te lexova. keshtu qe mos u perserit.

1. Nuk ka asnje arsye se ku e ka teseren Biberaj. Ia thonin kete detaj, ai shkonte e bente teseren e re, dhe ja ku e pranonin ne gare. Gjithmone nqs jane demokrate (cka nuk jane, hiqe nga mendja!). Ne fund te fundit une nuk i kerkova Saliut a e kishte dorezuar teseren e PPSH-se ne shkurtin e 1991-it smiley

2. Dy kandidaturat e tjera jane argetim i Saliut per aq kohe sa nuk ka rregulla publike per menyren se si do te behet gara. Ke nje artikull timin, dje te ribotuar tek TemA, qe permbledh te tera perpjekjet e mia ne vitet 90 deri nga 2001 per menyren se si duhet votuar ne nje parti me principin nje anetar nje vote. Shko lexoje e flasim.

3. Nuk duhet bere votim vetem per kryetarin. Nuk humbi vetem ai. Humbi nje linje e tere dhe do rinovuar me cdo kusht. Apo ju pelqen kaq shuma opozita e gjate, por e gjate e gjate...

E bukur kjo:

Nuk duhet bere votim vetem per kryetarin. Nuk humbi vetem ai. Humbi nje linje e tere dhe do rinovuar me cdo kusht. Apo ju pelqen kaq shuma opozita e gjate, por e gjate e gjate...

Sakte dhe me humor! smiley

Z. Meksi mos jeni edhe ju ne Ksamil tani afer Bradit?

zoti Olsi B. te lutem shum mos u bej edhe ti komplotoman, aman aman. edhe kjo na duhet. leri poetet te fantazojne e te vjersherojne. cik racionalitet pra. smiley

Jo jo, s'ka te beje fare me ceshtje komploti ketu. Thjesht thashe mos ka qelluar te jene te dy ne Ksamil. Bota eshte e vogel. Shqiperia akoma me e vogel. smiley

Olso , tani dhe mendime te njejta do kemi me Profesorin , kemi qene per nje kohe te gjate ne nje linje .

Cilen linje e ke fjalen? Nga demokracia ne rrumpalle?

Ke te drejte Profesor , kur ju drejtonit shtetin as miza nuk levizte pa u perplas njehere me Suden , nuk ishte rrumpalle , tani po , tani eshte rrumpalle.

aha aha, mendon se me preke me Suden. Po te kisha pasur lidhje me Suden une ore Brad, Saliu do te ishte marre me kete muhabet per vite rrjeshte. E mban mend si u morr me Genc Rulin e me Artan Hoxhen? Apo me ca te tjere?

Sa per histori e per ata qe jane kurioze: dy ishin personat qe lidhen ne shtyp Suden me mua. Azem Hajdari, i cili qe nga shtatori i 1996-es merrej me mua per inatin e zgjedhjeve ne sindikate. Dhe Gjinushi njehere tek tek Koha Jone diku ne shkurt 1997 nqs nuk gabohem. Pastaj merreni ju, ushtaret e vegjel te Sales, qe degjoni argumenta neper kafe e mendoni se me to do te zeni ngusht ndokend.Eshte strategji qe ju ka ecur ca kohe, por jo aq e mire sa me ju nxjerr fitues ne 23 qershor, apo jo?

Ore Z. Meksi, asnjehere s'e kam kuptuar ate punen e piramidave une, kush? qysh? pse?

Cfare ishin piramidat, kush i shpiku, pse nuk i pate, ku iken lekat?

Njerez si Sudja & Co ja benin muuu qe ishin kukulla. Kush qendronte pas tyre?

Ende pas 17 vjetesh nuk eshte qartesuar gje.

Eshte ne jutubi nje video e Rrapush Xhaferrit ne vizite ne Permet. Shikoje ate e meson se me cfare nivel injorance popullore te pergjithshme behej fjale. Shikoje si e presin me daulle, valle, si hidhen si majmunet ne cirk. Dmth nje popull injorant nxori ato monstra mashtrues si Sudja, Gjallica. 

histori e gjate. do teme me vete. dhe adminet duhet te mos heqin komentet se ka gjasa shkon 1500+. kerkojuani, une gati jam smiley

O Z. Meksi, po nuk do shpjegoni gjenezen e jetes. E zhveshur nga misticitetet e legjendave popullore ka gjasa te jete nje histori shume me e thjesht nga c'duket.

S'ka nevoje per shume komente. Thjesht shkruani nje shkrim dhe botojeni ketu tek peshku.

Pyetjet qe kane nevoje per pergjigje jane:

Pse linden?

Cilen ishin autoret?

Cilet bashkepuntoret?

Objektivi?

Pse qeveria heshti?

Pse falimentuan?

Ku iken parate?

Kaq.

po te tille shkrime jane botuar ne gazeta nga une direkt apo gazetare te informuar mire. edhe tek peshku. o behet tamam ose nuk behet fare. por shiko hunter si tha per artikulin tek TemA: shume i gjate! kur eshte i shkurter me thoni qe asgje nuk sqarova, kur eshte i gjate ju duket mashtrim smiley

Do ta lexoj me gjithe qejf me shpresen se do t'i pergjigjet te gjitha pyetjeve qe shtrova me lart. Mjafton te me jepni linkun.

Profesor , mbaje mend kete qe po te te them : Me 23 Qershor asnje nuk ka dale me i fituar se ne ;

Mbaje mend kete qe te shkrova dhe flasim pas pak kohesh , jo me shume se nje vit smiley

jeni te pa korrigjueshem! akoma vazhdoni te genjeni njerezit qe nuk keni humbur? i kam degjuar planet e juaja. jane brockulla. jane po ato brockulla qe degjoheshin perpara 23 qershorit. humbet sepse populli u lodh me ju. ka vite te tera qe jeni marre vetem me hallet e nje apo pak personave. askush nuk ka shprese me. ata qe qendrojne prane jush jane o te humbur (po kerkojne veten me sakte) ose oportuniste qe nuk i eci shansi me ps apo lsi. ke edhe kategorine e demokrateve te "vertete" qe nje dreq e di pse mendojne qe Saliu i perfaqeson sic duhet. po sidoqofte momenti juaj iku e nuk vjen me , te pakten per 8 vite e te pakten jo pa ndryshuar linje drejtuese.

profesor , do kthehemi shume shpejt , aq shpejt sa edhe ti do cuditesh , me vjen keq qe ti si ish i brendshem qe je dyshon ne aftesite tona .

1, maksimumi 2 vite, apo jo Brad?

250 dite mjaftojne me investimin qe eshte bere .

250 dite, me apo pa fundjava? smiley

Po cila eshte strategjia?

Do t'i lini te zihen vete dhe ne momentin e fundit thjesht do t'i jepni goditjen finale apo Meta eshte kollona e peste dhe do punoj per ju qe tani, apo qe te dyja keto alternativa te kombinuara?

keto jane sekrete te brendshme.  sa kurjoz je dhe ti? tamam sfyngjer izolues qe do t'i marresh vesh te gjitha.

Moj po ti me paske ndjekur, vezhguar... etj...

Vazhdoj te jem i emocionuar.

pjeri i dashur, pjeri, jo une. pjeri me talentin dhe humorin e tij te beri personazh. mos ja harro kete.

Pjeri maksimumi rriti shitjet e materialeve termo-izoluese.

ne Tirane, sic thashe me lart eshte adresa IP qe ka shkuar ne France smiley

Nje pyetje. Cfare nenkupton me rregulla demokratike? Me specifike dmth? 

flm

allah smiley pa ofendim, seriozisht mendoni qe mund te lexoj nje carcaf te tille?  Ismail Kadare po te ishte ok, por kete?? Pa pika, pa permbledhje. Ok, parimi nje anetar nje vote lexova. Ekziston? Per kryetar do te votohet sipas ketij parimi? Tjeter, per strukturat, si funksionon? Rishikohen kur nderron kryetari? Por lutem, me shkurt, me permbledhur.  

p.s. per Biberaj e keni gabim. Kur as anetaret me me pak 2 muaj nuk lejohen te votojne, nuk ka pse te pranohet kandidatura e dikujt qe sapo eshte larguar nga nje parti tjeter.

Saliu beri perjashtim per gjeneralet Imami e Ceka, ti u merziske per Biberajn. Jo or jo, thjesht ka qejf te beje si do ai!

Sa per carcafin, me pyete t'u pergjigja. Tani vazhdo lexo Kadarene smiley

Imami, Ceka kerkuan te kandidojne per kryetar partie 1 jave pasi u larguan nga partia tjeter? 

Per pyetjen, keni shume te drejte, pergjigja aty eshte ne fakt. Qe nuk kam durim te lexoj une apo problem me shkrimin e artikujve ne gazete nga ana juaj, eshte ceshtje tjeter. smiley

nu ka asnje krahasim midis imami&ceka dhe biberaj. mos me be te kerkoj fotot me kallash ne dore, nga ato qe i pelqenin aq shume Saliut.

mos me bej te gjeje vidion tende kur zotrote do beje zap popullin qe protestonte kunder ju hajduteve.

hesht o Meksi se s'te shkon ky rol fare. hesht se te pame dhe njohem kush ishe.

ah ca goce qe je. ja bone rupsurup.

rrini ju hapni syte. ju dhunuan, ju dhunojne per dite se kane gjetur shesh dhe bejne pershesh. ai e beri lemsh shqiperine. nen te u ngriten firmat piramidale, si asnjehere me pare ne histori, per nga frekuenca.

shyqyr qe shpetove nga ndonje plumb qorr, o olsi, se ke do kishim ketu tek peshku pastaj?

me kete plumbin qorr me kujtove nje goc qe ka ngelur e paralizuar nga qafa deri poshte, ndaj s'me vjen me ta vazhdoj me batuta.

por ama nga ana tjeter alba, edhe t'ja mbathim dhjakserisht si ty, (e pastaj te japim leksione nga interneti) nuk eshte zgjidhje.

mundohemi t'ju ndergjegjzojme o olsi. vec per te miren tuaj s'na ze gjumi naten. meksi ( DHE TE TJERET) duhej te gjykohej per lemshet qe beri.

ti respektoje po deshe, s'te pengon kush. mua jo vetem qe s'me ngjall piken e respektit, por e shikoj dhe simbol te se keqes.

Shiko, thjesht per shendetin e logjikes, nuk ke te drejte morale ti (si nje person qe ja ka mbath nga Shqiperia) qe te ndergjegjesosh neve qe kemi zgjedhur te qendrojme ne vendin nga ti ike, sepse ti me aktin e mbathjes / ikjes nga vendi, nenshkrove njekohesisht kapitullimin ne perpjekjet e perditshme per te ndryshuar gjerat per mire, pra kapitullimin nga ato perpjekje qe sot (pa pike turpi, do te thoshja) i kerkon nga ne.

Me kupton cfare dua te them? Leksionet duhet t'i japi nje person i pjekur qe ja ka dale ne keto perpjekje, jo nje person qe ka deshtuar.

S'e kam me ty te kuptohemi dhe as me Meksin. Thjesht nga ana parimore.

e di qe je parimor olsi, e di.

E verteta eshte se...

U bënë netë që s'po të shohim,
dhe blirët janë tharë.
Piano-baret, bulevardet,
pa ty heshtin, qajnë...
I mungon ti këtij qyteti,
në çdo skaj, në çdo sekondë...
Hyri dimri përsëri,
dhe zemra tu ftoh?!

smiley

dy-tre nete kane shkuar

qe kur s'te kam pare

lotet qe kam derdhur

akoma s'me jane thare

..............................

Mishi puckuriza puckuriza nga emocioni...

gjeje videon!

Plus edhe "gjeje videon!" smiley

e shikon ti olsi?

vidio eshte. e mbajne mend shqiptaret deklaraten qe bere. nuk me habit qe e mohon. s'eshte asgje pas gjithe atyre te zezave qe bere,  vec nje mohim i vogel ...

po firmat piramidale a i mohon dot? apo fajin e kishte vec saliu.

gjeje dhe leri lloqet. e perkedhelur qe e ben historine me te degjuar! sa per firmat lexo njehere ato temat me 600+ komente ketu tek PPU e pastaj flasim

po po, alibira te paaftesh qe e bene shqiperine lemsh. kur mohon dhe piramidat, s'kam c'te them me. e thena eshte thene per ju.

cfare kam mohuar?

Dhe Sali Berishes duhet ti ngresh nje permendore sepse ne momentin qe situata te doli nga duart  komplet per fajin tend , nuk te shiti .

kush nuk shiti ke?

Mire e ka alba zoti Meksi. S'mund t'i lani duart per piramidat me 600 e ca komente ketu tek peshku!

Është në dobi të demokracisë shqiptare që Kryetari të mos zgjidhet më shumë se dy herë. Përvoja e derisotme e përjetshmërisë së tyre rezulton negative dhe me pasoja për vendin dhe partitë. Çdo mandat tjetër do të mund të justifikohej vetëm në se merr dy të tretat e votave të anëtarësisë. Mandati i Kryetarit të partisë është 3-4 vjeçar. Ky mandat ndërpritet nëse Partia humbet  zgjedhjet e përgjithshme elektorale.

Gjithe keto vite, kane ikur per lesh! smiley Po Kryetari si mendon,? se ai edhe 2/3 i siguron gjithmone! Si nuk qete (nuk jeni) ne gjendje te kufizonit perjetshmerine e Kryetarit!? !T`pakten beheni ketej e tutje! 

Sa demokrate paska pasur peshku dhe se paskemi ditur......ose me mire sa llafazener pa principe.

Eshte e qarte qe i gjithe aksioni politik nder vite eshte ndertuar mbi anti-Berishen, dhe tashme qe ai vendosi te dorehiqet, doemos qe per te vazhduar karrieren dhe ushqimin e urrejtjes, duhet te gjindet nje menyre se si te vazhdoje ky lloj konsumi.

Ndryshe nga PS e cila eshte thellesisht e majte qe nga vlerat morale, familjare, koncepti i prones se perbashket te cilen e trajtojne sikur nuk eshte e asnjerit; e djathta, PD dallohet ne vlerat e saj morale.

Dhe si te djathte, ne thjesht zgjedhim qe se pari te jemi mirenjohes per historine e deritanishme, dhe te punojme qe ta permiresojme kete histori. Ndjenja e familjes eshte me e forte tek e djathta, ndaj ne PD nuk do ndodhe asnjehere qe te bej rrolin e hipokritit dhe te mohoje vete veten per sy e faqe.

Ndaj, lajm i keq per te gjithe ata qe Shqiperine gjithmone e kane pare si nje lope qe eshte vetem per tu mjelur, dhe asnjehere te mendohet si te ushqehet; e djathta shqiptare nuk do ta mohoje kurre Sali Berishen dhe kontributin e tij. Ai, ne momentet me decizive ne historine post-komuniste ka marre vendimin e duhur, dhe kete rradhe mori pergjegjesite qe i takonin.

Lideri i ri qe do te dale nga zgjedhjet e PDse do kete te gjithe mbeshtetjen e bazes. Dhe bukeshkelesit si Biberaj, Mustafaj, Topi etj. fale PDse kane te gjithe lirine e nevojshme qe vizionin e tyre, deshirat e tyre per Shqiperine ti arrijne me ndonje parti tjeter qofte opozitare, qofte ne nje te ardhme te afert edhe si aleat te PD, qofte edhe ne bashkepunim me PS sic e kishin planin fillestar...por jo si kryetar te PD!!!

ore bukurosh, po nqs me vote te lire, ndonje prej ketyre bukeshkelesave, sic i quan ti, zgjidhet kryetar i PD-se, si i behet atehere? Me VKM d ota nderrosh rezultatin e votes? Mesoni te lejoni vote te lire, ty nqs keta nuk te pelqejne, mos i voto. Ashtu si Tirana nuk votoi shume per FRD-ne dhe ju u gezuat, ashtu si Shqiperia nuk votoi per PD-ne dhe shume u gezuan, fiks ashtu meso te respektosh voten! Pastaj quaje veten demokrat! Kuptove o komunist i vogel?

Djema, leksione demokracie po i jepni meksit? Degjoni ore dhe mesoni ndonje gje per te mos mbetur mercenare ne mendim se ka rrezik tju mbije dhe ne shpirt.Ala nuk i keni mesuar demet e pallogaritshme qe i ka sjelle, demokracise, te ardhmes se vendit, mentaliteti shpellar i Salihut?

mos na cmen tani grave!

ti je tu thon qe ky eshte meksi dv???

Grave, po ti do te rehabilitosh Meksin tashti...???? po ik mer daj, mos na e mburr, se e pame se kush ishte....te pakten e provuam, nuk na mbeti pishman...... Per mustaqet e tij, u dogj Shqiperia me 1997, e tani po na del  "i qepur"....

s'ka nevoj fare per reabilitim Meksi.

po ti po pi nai birre me te qe po e mbron.......smiley

Miku im i mire, ju dini shum shumak per ngjarjet e kohes. Dhe sidomos kundershtite e meksit.Mesoni dicka rreth tyre, referojuni gjendjes ku katandisi mentaliteti, frya e qeverrisjes se njeshit dhe mandej beni krahesimet.Une nuk di te nxjerr konkluzione nga numri i qimeve ne koke apo i mustaqeve...

u bo shume interesante dinamika. meksi shkru nga franca? c'do bradi ne nje kohe me meksin ne france? pse Lefti nuk ndodhet ne france, po ne shqipni, nga ku po shkrun edhe ca the?

 

emo, meksi deri para 3-4oresh ka shktu me flamur shqiptar, ndersa bradi e bunkeri jane atje me kohe. smiley

 

 

ja, kto detaje ndihmojn per sqarimin e plot-it. 

Sa ma Tirane - Paris. Dhe me pas Paris - Bordeaux?

e ke pas lexu "nji loder me orarin e udhetimeve" nga japonezi takeshi kaiko? ka pas bo buj dikur.

Probleme jo shakara, he de pse valle?

@ po luhen lojra te medha pas skenes. Pjer di, por nuk thote.

kisha harru edhe bunkerin, me nolt... 

ja ktu duket kush o me ter men sherlok holms!!! smiley

s'ka asgje per te mbrojtur.

Ne fakt nuk kam deshire te futem ne polemika virtuale kur nuk njihemi me njeri tjetrin, aq me teper te kalosh edhe ne ofendime; por fatkeqesisht, sikurse e kane konfirmuar edhe shume njerez qe te njohin shume mire dhe shume nga afer, qenke nje plak matuf!!

 

Profesor , ne konference i ftuar dhe ti ? apo kshu per qejf.

ne tirane, ip ka shkuar ne roubaix smiley

meks-brad, si ka mundesi qe jeni te dy ne France. I bie per detyre admineve ta verifikojne. Penari te mos flere gjume, po te na japi nje pergjigje te sakte se a eshte 1 apo 2 persona ketu. 

pjer, ja ku me ke edhe ne tirane.

Tashti po e kupton o Pjer qe Bradi te ka mashtruar?

as tani rrezik, si cdo njeri me zemer te madhe!

Penarit i thote mos te flej gjume kurse per vete vajti dhe e njollosi emrin e tij me ato takimet me eksponentet e PD!

Meksi sapo e tha qeeshte ne Tirane kurse une Pjero ne Ksamil , flamuri del Francez , ca faji kom une o vlla , kushedi ka ankoru noj anije Franceze ne Ksamil smiley

fajin e ka linja e internetit, djali me thote pune proxy smiley

ça ka ndodh mo ça ka ndodh?
ma shpjegoni dhe mua qe jam plak e nuk e kam me trurin aq plastik per multitasking... smiley

komplot i madh, jallah jallah! smiley

ja dhe ti dole ne UK

ah, une seç u futa ne nje tunel qe mendoja te shpinte ne Austri po rrezik kam marre tunelin e la manshit... s'e di!

smiley e cmendet idrusin hahaha pak i dehur eshte per vete, pak i lodhur nga trute, edhe kjo mangut smiley e moret ne qafe smiley

mekso, na thuj tashi ketu se ne cilin vit apo me cilen ngjarje e la Saliu vijen e partise, qe u ka zhgenjy kaq shume mer burre...

Qe kur/si u zgjodh kryetar i PD-se, no?

21 vjet anetar i PPSH -> Kryetar i PD

Bile i bie qe sipas vete fjaleve te Berishes, kur u themelua PD ai ishte akoma anetar i PPSH:

Kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer dje versionin e tij për anëtarësimin në Partinë Komuniste. Megjithëse ka qëndruar aty nga viti 1970 e deri në vitin 1991, z. Berisha e konsideron veten një disident...

no mer xhib, o muhabet i gjate dhe i thelle. meksi e di se jane vendose ca gjona qe ne 1973-1975. meksi i di shume mire gjonat, e ka kry detyren (deri diku) qe iu pat caktu, prandaj rri kshu mqetsi e mpune tvet -gjoja.

ate te PPSH-se e ke fjalen ti?

Hajt po e ha ne une ...smiley

Hiqjani Fjamurin se e nxorret Mexin. me njeqindfjamur smiley E lexoi Ai me siper per shumenikshat ? Pse mba barre kor se koti .Merr shembull nga LefKOPEJA si mbante dot TRE e hodhi nje .Tani me lir duket me dy po te presim smiley E trefishte nuk qeka kollaj .U trefishofsh se kush i tha  smiley

Beni pushimet deri ne 23 Korrik u kemi thene e leni teorite .Ja Endrit me nje ...Y ne fund ,me nje me nje  po tha do IKI dhe s'vjen me .Burr qe mba Llafen .Edhe Bradi tha do rri me leje ..dhe ai Burre qe mba llafin smiley Kishim Obin ...hypi dhe ai ne minvan dhe mezi e qit Koken .Alidemsi le te flase se ka fitu .Mos merrni shembullin e atij  Xhibi akoma nuk ka thene gje ..po dhe Derstila nuk duhet te mbyllet .

Keshtu dhe Partia sigurohet dhe Biberajn se qassim . Jo po do u digjojme JU ne smiley "Nuk me rezulto keshtu llajo .E kom thone qe Demokracia ne Parti o kryesore mer Jahu "smiley

Vini RE te nderuar qares partish !.Paskeni qene te palyre ( si tha Grosh pa lyre smiley....E vetmja trimereshe ketu per nga JU mbetet ZANA .Jo vetem qe qau Jozefinen por ka hik e ka HUP e asht TRET si QIRI !

Ka kohe qe eshte bere, si te thuash rutine, ku te quajturit intelektuale liberale, marrin poza duke akuzar liberalet e vertete se medemek kane shfaqur veprime dhe qendrime afruese me te majten socialiste.Realisht liberalet e vertete mundet te kene mbetur dakort shume shume rralle me socialistet dhe vetem ne ato veprimet e dukshme antidemokratike te bjeshit te PD-se.Ne fakt te djathtet postpluraliste- romantike e kane pare dhe gjykuar deridiku sakte se edhe liberalet edhe socialistet kane qene properendimore dhe cka duhet theksuar ne anen e modernitetit, cka ka qene me se e mjaftushme, per te mos i " denuar" te dyja palet.Levizja " liberale, pro Sali" sot rreket te luftoje ne nje beteje jo vetem te vonuar, por te humbur.Te gjithe mbetemi dakort se ka ndodhur nje lloj revolucioni demokratik, por sipas meje ai i ka ngjare tipit Jakobin, nje demokraci maxhoritare, plebishitare, thellesisht antipluraliste ne thelb dhe i prire nga uni i Sali Berishes, eshte etshkruar nga miti i vjeter social- komunist, i pjesmarrjes se drejtperdrejte.Gjer me sot nuk kemi perjetuar asgje liberale, te cilat Aleksander Meksi i ati ketkuar me kohe.
Salihu ka synuar qe ne forme njerezit, ndjeksit, drejtuesit e institucioneve, te bejne gjasme se u ka pelqyer ta hedhin poshte, ta shklemonin diktaturen, por...tu embeltohet nje njeri i forte ne timonin e shtetit, te pushtetit,semedemek kjo favorizokej nje pushtet te zgjedhur lirisht.Ne fakt me kete mentalitet mbyti frymen liberale, i pelqeu legjislacioni i asistences sociale( e kunderta e asaj qe kerkonte meksi) dhe gjasme barazia, por kurrsesi sindikatat....qe i ktheu ne marioneta...E ku kane fund demet e atij njeriu...

smiley e ka shpjegu kadareja shume bukur ne nje interviste te hershme kete punen e fajit te unit. nuk kishim diktaror, kishim diktature dhe nuk kishte vetem nje person. ishte sistemi i atille i ndertuar. keshtu edhe kjo qe mundohet te thush ti ketu me fjale te medha. fatura nuk i shko vetem nje personi, i shkon gjithe sistemit. ate sistem e ndertut ju, pavaresisht se sot shitet me thenien "po kaq ditem e kaq beme" eshte shume e turpshme.

edhe nderkombetar qe keshillojne per ri-shperndarje te mirash sociale, dhe kur perdoret e drejta themelore sic eshte prona, tregojani ndonje tjetri.

Ju kshu ju kan thone me e bo noi tjeter, e nuk eshte e ndershme me pergoju OSBE.

me ne fund e mora vesh nga paska ardh e keqja per kete. kishim krime komunizmi, me ate term qe njihen, se ashtu ishte sistemi. paskemi ene krimin me madhor ne demokraci: krimin e tokes.

Jeni qenie qe punoni me letargji. Vidhni 8 vite e prisni 8 te tjera! 

prone e meksit dhe e vertete e pakundershtueshme deri me sot

kjo eshte thenia e vitit per mua

.

Shenohen kurbanet e pare ne perpjekjen legjendare per #rilindjen e PD-se. 

Zogaj dhe Marku jane grushtazene pas cicmiceve te tyre zhejdebattelevizive, thote gazeta e Thanos, te cilit s'i paska dal akoma e keqja nga (ri)largimi i Zogajt prej Rames.

HAHAHAHA, i kisha harru Qendrestaret! smiley

Keta te shkretet u percellune neper rruget e Tirones duke gerthit!! 

Ashtu kane ngel! 

 

Nje emer i cili mund tja zbardhte pakez faqen e nxire te PD eshte Biberaj!.... Por PD nuk eshte nje parti e mirefillte por thjesht nje klan i rendomte familjar i cili perngjan me teper Bajraqeve Otomane te shekullit te 18. Megjithese mendoj se kete mynxyre e meriton si Parti nese fiton Lulka(shamija e qyrreve te Sules) ne anen tjeter ndjej keqardhje qe vendi do te mbetet pa nje opoite te mirefillte!

Une nuk e kuptoj si e lene te shkruaje ketu kete person qe hiqet si Meksi dhe ben lemsh nje peshk te tere.

cer cer, ver ver

hahahahaaha po kjo eshte bukuria e ketij blogu. Me ne fund edhe zoti Meksi u vetezbulua (se nje mut kishim per ta kuptuar) dhe ishe vete zoti Brad. Sidoqofte respekte per pergjigjet qe jepte. Kot nuk ju ngjit Pierre per ta bere bashkepuntor, por ashtru sic edhe pritej nuk pati sukses.  

meksi qe poston komente ketu nuk ka lidhje me aleksander meksin ish k/minister, thjesht beni gallate me meksin e blogut.

si e zbulove more aman?

po njehere na del me flamur francez , pas dy minutash nderon flamur e del ne ksamil me bradin, 

Une dua te besoj qe je ti Aleksander Meksi, 

Muhabeti perfundoi nga PD tek piramidat

Dmth aspak devijim linje, persa PD eshte nje pirasalimide.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).