"Mesazhet që cenojnë dinjitetin e zonjës Lama, por edhe atë të kombit shqiptar janë të papranueshme”

Pak ditë pasi Alma Lama ka braktisur lëvizjen Vetëvendosje, kjo e fundit i ka dalë asaj në mbrojtje nga sulmi verbal, që i është bërë asaj përmes një letre, të shkruar nga “Forumi i të Rinjve Myslimanë”.

“Lëvizja Vetëvendosje! e dënon fuqishëm letrën e dytë të të ashtuquajturit “Forumi i të Rinjve Myslimanë” dërguar mediave, në të cilën përsëri me shprehje përçarëse dhe kërcënuese ofendohet deputetja Alma Lama dhe provohet të kapitalizohet dalja e saj nga Lëvizja Vetëvendosje! "Mesazhet që cenojnë dinjitetin e zonjës Lama, por edhe atë të kombit shqiptar janë të papranueshme”, thuhet në komunikatën e VV, të cilën boton "Koha Ditore" në Kosovë.

Më tutje ajo thekson se është kundër çdokujt, që diskriminon e fyen në çfarëdo bazash. “Duam të vëmë theksin se Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka nevojë për mbështetjen e atyre që diskriminojnë dhe fyejnë dinjitetin e qytetarit mbi baza të prejardhjes apo identiteteve gjinore e kulturore, e as për mbështetjen e atyre që s'e respektojnë kombin.

Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është as kufi yni e as i vendosur aty paqësisht. Pranimi dhe afirmimi, normalizimi dhe natyralizimi i atij kufiri është i padrejtë dhe i dëmshëm.

Qëndrimet tona për secilën çështje janë të qarta e parimore, dhe janë vendime të marra në mënyrë demokratike, nga organet legjitime të Lëvizjes”, nënvizon më tutje VV në reagimin e saj.

Ndërkaq kjo lëvizje i ka cilësuar, veç tjerash si antikombëtare disa nga akuzat e FRM. “Thirrjet që Alma Lama të kthehet në Shqipëri, sepse nuk e ka vendin këtu janë thirrje injorante, seksiste dhe antikombëtare".

"Deputetja Lama ka dhënë dorëheqjen nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, megjithatë ne jemi vendosmërisht kundër çfarëdolloj cenimi ndaj saj apo të cilitdo qytetar dhe do t'i kundërshtojmë ofendimet, përbuzjet apo kërcënimet e tilla”, përfundon reagimi i lëvizjes Vetëvendosje.

206 Komente

Hallall VV. Asnje force politike nuk do ishte sjelle si VV me nje te larguar nga rradhet e tyre. VV jo vetem qe nuk ka thene asnje gjysem llafi kunder Lames, por i del ne mbrojtje kaq fuqishem dhe me dinjitet. Bravo.

Dhe turp per keta te FRM me deklaratat e tyre idjote qe nuk merret vesh se ca qellimi kane e cfare duan te arrijne pervec turbullimit te mendjeve te besimtareve dhe demtimit te imazhit te islamit shqiptar. Tamam "kllufa" sic i quan Saraci, por kllufa te shpum se demin e bejne nuk e parandalojne.

Po e panë se me mjekëroshat turkofil as gjer në WC nuk arrinin dhe e bën këtë deklarat. Këta jeni pse e fshihni kotë. Sulmoni Gjergjin dhe ngrini lart masakruesin e shqiptarëve.

Po cfare thua o Godo? Me ke po flet?

Kjo po, bravo vv.

ky reagim duhej patjeter. Sic do ishte dash dhe nji reagim sqarus per deklaraten e Almes. Dmth do kisha dasht nji kundershtim te qarte dhe pozicionim qe s'do linte vend per keqkuptime

Eshte per t'u ardhur keq kur kerkohet integrimi ne Europe kur akoma nuk kuptohet rendesia e gruas ne shoqeri apo roli i saj ne politike.

Per keto grupe nuk eshte problemi Alma qe i fut uje catise , tjeterkund fle lepuri dhe udhezimet qe hasin konflikt interesash.

nuk e di perse kam ndjesine se keto vitet pas Pavarsise se Kosoves , nje tjeter krimb kerkon te perhapet ne mase dhe te gerryeje perderisa nuk e ka mendjen njeri te ai,  Islamizmin si kulture.

Nqs do te ndodhte kjo , asgje nuk do te na justifikonte.

VV bravo per qendrimin dinjitoz

Alma Lama ne Facebook (kam pershtypje se ka lidhje me kete):

Alma Lama

11 hours ago

Si koshi pas te vjelave....(thote Populli)

t'pakten me ket qendrim publik, VV ka rifitu ca pike qe mund t'i kishte humb 2 dite me pare

Po nuk eshte kollaj te jesh figure publike dhe te kalosh ne procese diskrimiimi, besoj se duhet te jete e shqetesuar ...

Zonja Elba, menyra me e mire per t'i nxjerre bojen nje kauze, eshte ta perfaqsosh tek Peshku. Cdo gje perfundon ne idiotesi.

Bravo te qofte ty, si edhe disa te tjere si ty, per perfaqsine e kauzes se shqiptarise kunder armiqve me te tmerrshem te saj.

He se harrova te shtoj se na e ke ndritur edhe si perfaqsuese e feminizmit, nuk ke lene mashkull peshk pa frymzuar me profilin tend si puntore e gropes se gelqeres.

Reagimi i vv, per çeshtjen ne fjale, vjen menjehere pas reagimit te Lamajt dhe nje stuhie qe perfshiu tere opinionin sidomos shqiptar te Shqiperise, por edhe te Kosoves, ndaj qendrimit indiferent te VV per kete problem... Por si thote populli......megjithese demi u be, me mire vone se kurre....

alidems, ky reagim i bën mirë klimës së Kosovës. Nuk është thjesht çështja e Almës, sesa distancimi i VV-së nga parti e grupime me ngjyrime të theksuara fetare, të cilat ndonëse në një shtet laik nuk lejohen, për momentin në Kosovë tolerohen dukshëm. Bashkë kemi shkëmbyer mendime dhe pak a shumë mbrojmë të njëjtën gjë, mos lejimin e Kosovës të rrëshqasë me botën e saj politike dhe sociale drej islamizmit. Unë kam shkruar tërë kohën, ndër vite pro VV dhe Albin Kurtit, por kur dëgjova rërnien e saj në unison me muslimanët e Kosovës, mëndja të shkon tek vetiu tek krijimi i një aleance me konjuktura antiamerikane. Këtë dyshim linte (madje këtë e përforconte fakti që Alma Lama ka mbi dy javë e kërcënuar nga islamistët dhe VV nuk ka reaguar). Ky do ishte fundi i VV-së.

Si thua zotrote te ndalohet rreshqitja e Kosoves drejt islamizmit?

Penen mprehur armir.

Po ca thua o Bame, eshte elektronike pena sot, nuk ka nevoje te mprihet.

JO JO dhe JO.

Ky nuk eshte aspak reagimi i pare por i dyti i VV. I Pari ka ardhe fill pas sulmit ndaj Almes.

Duket qarte qe Alma vazhdon te jete e hidhnume me VV dhe vazhdon reagimet dhe deklaratat e saj aspak fisnike por ne mesataren e polites shqiptare. Si nje deputete e zgjedhur ne emer te VV duhet te kish qene me lart. Nejse kjo eshte pune per te.

Bredhso, asnje arsye nuk ka VV t'u jape pergjigje aludimeve te Almes se inatosur. 
Biles edhe kjo deklarate nuk duhej sjell me ketu. Kemi bo mbi 1000 komente per keto muhabete dhe me duket gabimi me i madh. Jemi duke faktorizu ca kllufa anonime qe sa kohe kemi hum ketu i bite mo shkurt me shku me i rraf me coka.

Më në fund një reagim i duhur i VV-së. Duket se kanë reflektuar pas fushatës së koncentruar kritike të shumicës së anëtarëve të peshkut, ku ata kanë pasur në vazhdimsi përkrahje dhe mirëkuptim.

Kjo sa i përket organizatës, kurse sa i përket Albinit si lider i saj ai duhet të prononcohet më vete sepse këto qëndrime infantile dhe paranojake të dala nga goja e tij në këtë emision  http://www.kohavision.net/video/rubikon/...  duhet të spjegohen po prej tij.

Askush me arsye të shëndosh nuk mund t'i mohojë qëllimet e mira të VV-së, porse kurrë dhe askund efekti i politikës nuk është matur nga qëëlimet e shpallura, porse nga shkalla e reaizimit të atyr qëllimeve.

Duket se kanë reflektuar pas fushatës së koncentruar kritike të shumicës së anëtarëve të peshkut

smiley

Vetvendosja ka proklamu si shtylle te veprmtarise se saj si levizje,Bashkimin Kombetare.

Alma Lama ishte aty ku ishte,jo si rrjedhoje e cilsive te shquara te saj,po si simbolike e kesaj levizjeje per bashkim,si shqiptare e Shqiperise ne parlamentin e Kosves.

Gjithcka deshtoi,dhe vazhdojme te ngelemi ne shqipritare dhe Kosovare!

Argjerim te lehte ne ket muaj te Ramazanit!

Me sakte duhet te thuhet agjerim te pranueshem ne kete muaj te Ramazanit.

Ndersa vazhdojme te ngelemi ju Shipecë ne Albanac betonska glava (sipas nje zhargoni serb),

pa dridhma kompulsive

Per Ramazanin,u kujdesa ta marre urimin te gatshem diku,pasi te them te drejten, s'ia kam idene si urohet ne kete rast.

Me rendesi jane shenjat e plusit qe dalin nga zemra. Mirenjohje.

Me mire vone se kurre, vertet, por ne lidhje me ceshtje te tilla kufiri duhet mbajt fort ke thana, pertej deshires per disa votave me shume. 

O Gjergj, ky qenka dhe doktor! Besoj se dr. i shkencave islame. Kush vallë ua jep titujt në Kosovë? Apo i marrin në Arabi Saudite?

Sa gjëra nuk dikërkam? Unë titullin doktor e kam lidhur gjithnjë domosdoshmërisht me termin social, "Laik" ?! Tani e shoh me dyshim!

Nuk e di vleren per te cilen duhet sjelle ky poster, kur nderkohe ky drsmiley,ka thene qe te gjitha femrat shqiptare jane kurva.....kete nuk e kaperdij dot ketij mjekercjapit...

...se kisha pa ket ... VV eshte lvizje Enveriste smiley

Ah ta fshija dot!!!! Do bohet Lizua keq... smiley 

VV ben punen e Beogradit juve akoma me VV.

VV pro shamise islame ne shkolla.

VV pro mesimit te fese ne shkollat publike.

Ky reagim eshte tamam si kofini pas te vjelit dhe ska pike vlere.

VV eshte thjesht nje version i moderuar i

Fuat Ramiqit,nje felliqesire dhe spiun i serbeve.

Thjesht VV ndryshe nga Ramiqi,fut bashkimin Kosove Serbi ne programin e saj dhe JO-ne per cdo gje qe ben qeveria e Kosoves per te marre vota.

Se si do bashkoje Shqiperine me Kosoven vetem Albin Kurti e di.Apo se si do te loboje per njohjet ne OKB nuk thote asnje fjale vec Jo,Jo Jo per qeverine.

E fton njeri Albin Kurtin se eshte kryetar komisioni ne Kuvendin e Kosoves?Nuk di ta kete ftuar njeri dhe ne SHBA mezi e mori vizen.

Albin Kurti ben mire te perdore llogjiken para emocioneve.Uroj me gjithe zemer qe te fitoje zgjedhjet ne Kosove,qe pas 1 viti te katandiset tek 1%.

...Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka hedhur akuza në drejtim të koleges Alma Lame, e cila vendosi të braktisë lëvizjen Vetëvendosje pak ditë më parë. Albulena tha në emisionin Interaktiv se Lama ka injoruar forumet e partisë. Ajo shtoi se Lame është e afërt me njerëzit e SHIK. “Zonja Lama është parë në Kuvend shpeshherë me njerëzit e SHIK-ut. Ajo rri edhe me Adem Grabovcin, gjë që ne të tjerët në Vetëvendosje nuk mund ta bëjmë, duke e ditur kush është ai...

Kam pershtypjen qe ketyre te VV ja u ka marre ferra uraten.

Po pse more, armiq janë këta të SHIK-ut? Tamam, u ka marrë koka erë!

VV ben mire te sqaroje pozicionin e vet lidh me ato qe degjojme ne leksionet e hoxhallareve, ku historia e shqiperise barazohet me historine osmane dhe ku per heronj te shqiperise paraqiten sulltan pekmezet e jo skenderbeu.

pse duhet ta beje kete?

po sepse u hodh ajo dorashke. 

keto mbrojtjet e deputetes sic jane paraqit ne prurje, jane OK, por mbeten gjithnje "pese pordhe e gjashte groshe". Ceshtja e ka kaluar tashme stadin e znj. Lama. 

VV nuk eshte BIK qe te merret me deklaratat e hoxhallareve. Si pa lidhje me duket...

pse duhet ta beje kete?

po sepse u hodh ajo dorashke. 

dhe sepse ka fitu nji reputacion si e vetmja levizje nder shqiptare me nje bosht idealizmi. dhe duhet ta dije cfare e demton ket reputacion, nese i intereson.

besoj qe ka jo pak njerez qe do e gjenin nje flirt te mundshem te VV me elemente konservatore apo radikale te Islamit,  si shkak te mjaftueshem per t'ua zhbere cdo simpati qe levizja e ka fitu me jo pak mund. Kshu jan kto pune. S'ka dreke falas.

s'bohet.

as ata s'me dun mu, po as une nuk i du ata. smiley

Ndoshta do duhej te pergjigjej PDK e jo VV, se ne aleance me nje parti islame (PD) eshte pikerisht PDK.

Keto kerkesa llogarie ndaj VV me me duken te sforcuara. Nuk ka flirt te VV me elemente radikale, ka thjesht fushate ndotese ndaj VV prej atyre qe s'ia duan te miren, perfshi Lamen qe duket se ka qene me teper nje agjente brenda VV se sa nje ithtare e vertete e saj. (ne baze te fjaleve te vete deputeteve te VV).

Kujt i zhbehet simpatia kaq kollaj nda VV nuk e ka pasur seriozisht.

Do i shtoja vetem dicka kesaj qe thote Armiri. VV ka reagu kunder kerkeses turke per te rishkrujte historine. Pra qendrimi i saj ka qene plotesisht i qarte ne lidhje me keto tema serioze.

kjo e fundit i ka dalë asaj në mbrojtje nga sulmi verbal, që i është bërë asaj përmes një letre, të shkruar nga “Forumi i të Rinjve Myslimanë”

Po mire po letren e FRM ku ta gjej ta lexoj se ndryshe nuk mund te gjykoj dot per qendrimin e VV per ceshtjen Lama. 

pu, pu, pu, cfare RK qe qekan keta qe kane shkruajtur kete leter. Nuk ka mundesi te jene njerez, por as edhe kafshe!

Ky shkrim mu duk i mire dhe i nevojshem:

Injorimi i të drejtave minimale prodhon reagime radikale*

Milazim Krasniqi

Debati më pasional i ditëve të kaluara në Kosovë nuk ka të bëjë me ngecjen e reformës zgjedhore, e cila në fakt është e bllokuar, gjë që sipas gjasash do ta detyrojë vendin që në zgjedhjet lokale të vjeshtës të shkojë me ligjin e vjetër, çka lë të nënkuptohet se mund  të ballafaqohet me parregullsitë e vjetra. Nuk ka të bëjë as me çështjen e ikjes masive të shqiptarëve nga Kosova me rrugë ilegale, gjë që po e zbrazë vendin. Nuk ka të bëjë as me ngecjen e dialogut teknik, të cilin Serbia po e përdorë si presion ndaj Bashkimit Evropian, që t’ia japë datën më 28 qershor ose të ballafaqohet me bllokimin e marrëveshjes së Brukselit. Nuk ka të bëjë as me arrestimin e “Grupit të Drenicës” e as me gjykimin e “Grupit të Llapit”.

Sorrat e Çehovit

Në të vërtetë, debati më pasional dhe më i dëmshëm është duke u zhvilluar rreth ligjëratës së një hoxhe në një xhami të Prizrenit, të mbajtur para disa muajsh. Ligjërata vetë, me aq sa është publikuar, është e dominuar nga një leksik vulgar, nga shprehje anti-intelektuale, nga një pasion i shpifur gjoja i preokupimit me gjendjen e moralit, ndërsa më shumë i preokupuar me dukjen e vetë folësit dhe me ndikimin emocional mbi xhematin, për ta mbajtur sa më të çuditur. Kjo mënyrë komunikimi, në esencë primitive, e që është pasojë e mospërgatitjes për komunikim me publikun dhe për ndërgjegjësimin për peshën morale dhe ligjore që ka fjala publike, ka arsye të trajtohet, por jo në këso përmasash dhe jo me këto tone. Bile, ky do të duhej të ishte problem i adresuar tek Bashkësia Islame e Kosovës, që ajo të ndihmohet të përmirësojë nivelin e  komunikimit të vartësve të saj, meqë shumë prej tyre kanë mbaruar shkolla në vende me tradita dhe nivele të tjera kulturore, ku ndjeshmëritë e lidhur me diversitetin kulturor e fetar nuk janë të njohura.

Nga ligjërata problematike duket sheshit që edhe mulla Irfan Salihu është në grupin e atyre hoxhallarëve që nuk ia kanë idenë se çka është pesha e fjalës publike dhe si duhet të komunikohet në një shoqëri plurale. Sidoqoftë, mbajtja kaq lart në agjendë e ligjëratës së tij, mjafton për ta kuptuar se agjenda e jetës publike në Kosovë është e deformuar dhe se imponohen tema që realisht do të duhej të mbeteshin në margjinat e jetës publike.

vazhdon tek linku...

Cfare do me thone ky Milazimi..ti dergoje BiK-u hoxhallaret per ri-edukim? Ka 2 deputete fetare Parlamenti i Kosoves, dhe ata i dalin ne krahe atij, pasi nuk eshte puna te komunikimi por te nje projekt social qe kane hoxhallaret ne Kosove, e qe i rren mendja se mund te kene sukses duke ndejkur strategjine e Vllaznise Myslime.

Nuk eshte puna te ndreqet gjuha e hoxhes, puna eshte se kemi Perplasje te Qyteterimeve mu ne Prizren, gje qe rrezikon edhe Shqiperine (me kohe)

Problemi nuk eshte tek perplasja e qyteterimeve, por tek ajo qe Krasniqi ve ne dukje qe ne titull: Injorimi i te drejtave minimale prodhon reagime radikale. 

Ai e sqaron shume mire se si ka qene vete politika kosovare qe e ka diskredituar BIKun ne syte e besimtareve duke mos ia marre parasysh kerkesat legjitime, e kjo ka krijuar hapesiren e duhur per keta trimat e FRM e LISBA, qe ndryshe nuk do i vershellente njeri...

...VV nuk eshte BIK qe te merret me deklaratat e hoxhallareve. Si pa lidhje me duket...

VV u be BIK qe kur eshte pro shamise islame ne shkolla dhe pro mesimit te fese ne shkolla.

Te jesh kunder perjashtimit te vajzave me shami nga shkolla do te thote te jesh mbrojtes i Kushtetutes se Kosoves dhe mbrojtes i te njejtave liri qe gezojne studentet ne Amerike, ku je dhe ti AC. Kjo nuk e ben dike as BIK e as islamik.

Une per vete jam kunder veshjes te shamise dhe jo kunder shkollimit te vajzave qe veshin shami, shkollimi nuk duhet ti ndalohet askujt. Persa kohe e lejojme kete fenomen pervers ne shoqerine tone, le te shkojne me shami ne shkolla, por jo ne shkollen e shtetit, le te shkojne ne shkolla fetare, shteti eshte laik dhe fenomene te shovinizmit fetar skan vend ne nje shkolle laike.

po ne Britani ku jeton ti a nuk eshte shteti laik? Pse atje nuk perjashtohen vajzat me shami nga shkolla por shkojne studjojne ne shkollat publike pa as me te voglin problem? Madje jo vetem studjojne por dhe japin mesim, punojne si police, mjeke, zjarrfikese, e madje njera eshte dhe ne parlamentin britanik??? Pse?

Pikerisht sepse eshte Britania me specifikat e saja dhe jo Shqiperia. Ka nje liste me arsye perseja qe s'kam pse i shtroj ketu sepse do na dal mjekra duke debatuar. RRi ne terrenin tone!

pikerisht pra, aty te lista me arsye dhe te mjekra eshte pergjigja...

pro mesimit te fese ne shkolla.

Pro mesimit mbi fene e jo te mesimit te fese.

Tufe pa bari.... ne shqiptaret jemi bere si kembet e dhise. 

si simpatizant i vv nuk e kuptova dot kte levizje t'albinit. tashi kjo mbrojtja e almes mas gjith ksaj zhurme nuk mjafton me ma heq ate shijen e keqe qe m'ka lon gjith kjo histori.albini apo dikush tjeter nga te vv do boshin mir te shpjegoheshin me qart dhe sakt duke mos ja lon albulenes t'leshoj fena me er qe vetem qelbin me keq.

Ska benzine elekrorale or mik,kjo eshte e verteta.

Plus qe dhe Amerika ja hoqi vizen dhe tani do perfundoje me Fuat Ramiqin qe te marri ndonje vote alla Edgoran.

Nuk behet opozita vetem me Jo,Jo,Jo pa alternativa te besueshme dhe me demostrata.

Ja, ketu te besoj 100%, ju te pd-se e dini mire cfare dmth te te heqi prizen amerika smiley 

shyqyr qe po biem dakort njehere. smiley

I quajten komuniste,ekstremiste,enveriste,besa edhe islamiste ,por une nuk e shohe VV ne asnjeren prej ketyre kategorive.Thjesht,VV mund t'i  ngaterroj planet disa lojtareve te jashtem,prandaj si e tille ajo duhet katranepsur ne te gjitha menyrat e mundshme.

Ne kete kuader e veshtroj dhe oportunizmin politik te znj.Lama,per te cilen veshtire se ka votuar njeri,por,duke perfituar nga listat me rradhitje alfabetike te Vetevendosjes,ajo sot paraqitet si deputete dhe faktor me rendesi ne skenen politike te Kosoves.

Nejse!Kosova eshte shtet demokratik dhe i hapur per te gjithe proletaret e botes.

p.s.

Gjersa shteti belg lejon edukaten fetare dhe shamine ne shkolla,une nuk e kuptoj "autokritiken"   e disave ketu.Pse disa arnaute duhet te paraqiten si "me katolike se Papa"?C'jane keto komplekse?Familja ime nuk ka tradite shamie,por nuk e kemi ndermend t"i nderhyjme askujt ne te drejtat  e tyre elementare.

 

 

nuk besoj se mund te merret si shembull krahasues belgjika, dhe asnje shtet qe nuk ka shumice muslimane, nuk eshte i varfer dhe nuk ka te kaluar nen perandorine osmane.

Nqse nji banor i timbuktut nuk vesh rroba, kjo s'do me thon qe t'i thuhet nji eskimezi qe c'e do qyrkun.

 

Jakove

Po ecen me teorine e strucit keshtu? Ku paske degjuar ti qe eshte produktive? Shtetit belg nuk i perben kercenim serioz 'shamia', kurse kombit shqiptar PO. Per sa arsye te duash ti, mbi te gjitha edhe pse kemi nje trashegimni fetare jo te hijshme te lene nga P.Osmane e cila mbjell doktrine ne injorance dhe te korrave te para te indoktrinuarve po ju a shohim hajrin neper rruget e shqiptarise. 

Ne vendet me shumice myslimane duhet ndaluar me ligj mesimi i fizikes berthamore, sepse mund te prodhojne bomben atomike.

Shamia perben kercenim serioz per kombin shqiptar? E ka marre vesh AKZ kete qe te dalin ti bejne balle ketij kercenimi kaq kercenues???

Cudi sepse shamine e mbajne a s'e mbajne nja 100 femra besimtare ne gjithe Shqiperine, por dhe atyre s'do iu kete vajtur mendja qe jane kaq kercenuese...

Vallai goxha memorje paske, ku vajti e tu kujtua dhe akz-ja smiley

haha, ne zgjedhjet lokale Spahiu do beje namin me 1 miljon kuqezinjte qe ua vodhi LSI-ja, por tani i kane mesuar si funksionojne keto pune dhe nuk e lejojne me te ndodhe kjo gje.

Ato s'jane, SHAMIA po! Tani muhabeti eshte qe kot te zgjatemi sepse nuk jemi te gjith ne nje mendje, une si shqiptar qe e shoh rrenjen e races perpara pushtimit osman dhe qe e shoh kombin si nje rrjedhe historike, gjykoj qe shamia (e tipit arab, aziatik a ku di une) eshte shovinizem kercenues identitar, eshte perpjekje per denatyralizim. Tani ka te tjere shtetas shqiptare sa te duash qe me/pa te drejte nuk shohin denatyralizim tek shamia arabe/turke/aziatike.... Keshtu pra sejcili ne te tijen, respekt per te gjith. 'When in Rome' ama, si vazhdonte ajo?....

I dashur, shamia nuk eshte turke e aziatike, e mbajne edhe murgeshat ne Vatikan, edhe grate e devotshe hebreje. Eshte nje cope rrobe qe mbulon floket e femres ne shenje modestie dhe devotshmerie, e vjeter sa vete njerezimi. 

Atje para osmaneve shko shiko te lutem se aty do e gjesh shamine krejt natyrshem mes shqiptareve te krishtere.

O zoteri shume i dashur, une fola dhe madje e specifikova qe fola per shamin e stilit arab/turk/aziatik... pra une shamine e plakave shqiptare nuk e shoh si shovinizem fetar, shamia tek shqiptaret ka qe ne kohen e qepes. Pra skam asnje problem me shamine ne vetvete, kam problem kur importohet si vlere nen patkun e doktrines fetare, aq me keq qe me nje perversitet te shemtuar te mendjes e shoh edhe mosha para pubertetit.

Edhe fjala "shami" eshte me prejardhje turke, si shume fjale te tjera turke qe na kane prishur racen e gjuhes tone shqiptare. UN them qe keto fjale duhen hequr te gjitha dhe te zevendesohen me origjinalet. Psh fjala turke "shami" ne origjine ishte "lecke".

Duhet hequr fjala "qofte" dhe te zevendesohet me "kernacka", gjithashtu "tasqebab", "ynyre", "kukurec", "llukum", biles edhe te zhduken nga guzhina jone origjinale mbush me pasta, pica, bonbone dhe torta perendimore.

E ke si tip pergjigje ndaj meje ti kete medemek?

aha, problemi qenka tek stili i shamise, tani e kuptova. Me nje llaf sikur keto vajzat besimtare te fillonin te vinin shami te stilit te vjeter, tip nape e bardhe si gjyshet tona, apo ndonje shami si e Nene Terezes, ti s'do kishe me asnje problem, right?

Jo, perseri do mbetej problemi i indokrtrinimit fetar, por PO eleminohej te pakten problemi i shamise te nje kulture te huaj, qe mua te pakten me ngjall po aq neveri sa nje pushtues tek dera e shtepise. Perseri megjithate nuk do isha dakort me shamine sepse keto jane doke qe jo me kot i kemi lene mbrapa ne histori, shoqeria dhe femra kan evoluar.

O Sahato, ta kane zgjidh Channel, Dior, etj ket hall mer plak. Kone bo shami moderne. Boni kai sacrifice te vogel financiare ju qe e kini kaq problem stilin e shamise aktuale ne kokat e atyne 10 gocave shqiptare ene i detyrojme ne ato ta ndryshojne. Te heqin shamine e stilit turk, dhe te vejne shami firmato.

Pash Zotin pse doni me dale me kllufa sec jeni sa here hapet ky muhabet?

te qa i cik zemra per dowlatin, mo... huq te keq e ke, vetem qe te kom mik, se per turqeni qe kom...

them qe eshte me teper nostalgji gastronomike. Fergesen me gabzherra shume e asociojne me dovletin.  

po mer, Ron, po dashnija kalo prmes stomakut... eh c'kon pas bo i pilaf te mire me i akshihone aty te pazari ri... afer samarpunuesit dhe qelesheve... ka pas ene i cezme me uj selite... xhenet, mer, xhenet

nuk vje mo ajo kohe...dhalla me pak kripe, boza boz...ehhh

e bojshin me forma, qe thu ti Ron, pilafin, ne form hemisfere, e ke parasysh kur tasin e kthe permys m'pajat... ene i hudhshin i cik piper te zi ciper... avullonte me te kenoq shpirtin, te mlidhte per gjymes dite... se te ishte naj mish a naj gjo, epo elhamdylilah, por pilaf shqeto... me i cik long, kuptohet...

me lug alumini?

po, po, po kishte lezetin e vet ajo, se lente luga shenj m'pjate, qe s'hikte as nga e lamja... kaurrt i thojn "vintage" asaj gjoje, si e kon kaurrt mo, me i von emra t'mdhoja cdo gjoje... allah bim bog xhani versen...

O Lizandro pse e ke me kaq ngulm te tregosh injorancen mor burr, apo paaftesine per te kuptuar te pakten komentin te cilin merr mundimin ti pergjigjesh. Nuk jemi vetem qenie emocionale mor burr. Une nuk kam asnje problem me femrat qe mbajne shami, dhe as nuk dua qe ti bej objekt interesi, aq me teper qe shamine e stilit turk e arab nuk e kam problem, e as inat. Mendoj qe respektivisht ne Turqi dhe ne Arabi te bejne si ta mendojne me mire. Une thjesht jap opinionin tim ne lidhje me cfar ligjesh duhet te kete, ose ne fakt ka, por duhet te respektoje shteti yne. Kaq muhabet eshte.

Ndonje gazetar investigativ do duhej te kishte bere pyetjen, "a u duk me Kreshniku ne xhami pas zgjedhjeve"? Pergjigja mund te ishte interesante...

E kemi ditur, para se të shkruhej kjo në gazet se Niku spahillarëve ishte ndjekës i zellshëm.

Vallai ky eshte problemi kryesor i vv, qe nuk e dine as vete ca jane. Deri tani kane menduar vetem qe po kerkove bashkim me Shqiperine dhe po gjujte me gure del ne tv se ben lajm. Po dhunove gra, sidomos amnasadore, te begenis edhe vete departamenti i shtetit

Po mire mo, ndonje "me fal" nga ca tipa qe deri dje ulerisnin "obobo na u be VV-ja islamiste", jo?!

Apo thuj "me fal"-i eshte vetem per burrat! Per thashethemexhinjte dhe grate e liga, jo!

Ata tipa e kane paragjykuar VV-ne gjithesesi, dhe vetem sa kane pritur qe te dilte ne pah kjo ceshtje qe ata ta keqinterpretonin e ti turreshin VV-se si islamiste e antiamerikane te dhunshem.

E bukura eshte se bejne si shpirta te merakosur... po jo se VV-ja... po nuk mundet... po pse... po s'ka mundesi.. po c'eshte kjo pune... na kane zhgenjy... te mos na zhgenjejne...

Ne te vertete, pak iu rref per VV-ne. Thjesht ekspozojne natyren e tyre paragjykuese, thashethemexhije prej ndrikullash te keshillit dhe mbi te gjitha destruktive.

Se s'ka mundesi qe robi te jete kaq negativ qe nga.... ai i arushes ku ndodhet, per gjera qe fundja as i perkasin dhe as nuk ndikojne jeten e tij.

Tjetrin e kane sa andej kendej ne intervista 1 ore gjysem (njeren e solla une poshte).  Po ashtu eksponente te tjere te saj japin intervista, shkruajne artikuj etj etj.  Pra me pak fjale nqftse do, mund ti gjesh qendrimet e tyre e te informohesh qarte se pari para se te fillosh e te japesh gjykim.  Nqftse mendon se jane te pasinqerte dhe kane qellime e qendrime okulte, eshte tjeter pune pastaj.  Po jo ama te tregosh pandershmeri intelektuale e te keqinterpretosh qendrimet e tyre ne menyre te qellimshme per ti pajtuar ato me qendrimet e tua paragjykuese.

Sa per mua une s'jam dakort me kete qendrimin e tyre te lejimit te shamise ne shkolle, e kjo vjen nga pozita ime antiteiste, po prap nuk e shoh te udhes ti quaje islamiste.  Maksimumi do thoja qe jane liberale naive dhe teper te dhene mbas korrektesise te tepert politike.

Varet si e shef. Nqs. je ateist, shamine mund ta shohesh edhe thjesht si... shami.

E di si eshte puna, bota ka dale kaq shume jashte skemave... sa qe duket infantile (tashme) me u ndesh me shamine e myslymaneve si Don Kishoti kundra mullinjve te eres.

Ketu ke ciftet gay qe kerkojne te martohen e te bejne femije e ne skandalizohemi me njerez qe fundja cfare duan?! Duan thjesht te mbajne nje shami ne koke! Po le ta mbajne kete dreq shamie, se s'u be qameti.

Para nja tre javesh pata rastin te bashkepunoja me nje vajze me shami. Goc cool. Thjesht kishte shami. Une ama isha me pantallona te shkurtra. Do thuash ti "shamija e saj ka nje sfond ideologjik", po pse pantallonat e shkurtra jo? Permbajne ideologjine e "dua te jem i lire dhe I don't care per formalizmat". Do pushtoj boten? Pse jo? Nqs. eshte nje ideologji qe funksionon. smiley

Une jam antiteist e jo thjesht ateist.

Ndeshja nuk eshte me shamine por me arsyet pse ajo e mban shamine, dhe ideologjine totalitare dhe te pavertete qe i predikon asaj te mbaj shami dhe mos te bashkepunoje lirshem me meshkuj pa lidhje familjare apo martesore me te ne menyre te lire, e per me teper te veshur me pantallona te shkurtra.

Po ca ke ti me ideologjine e saj?! Po kercenon jeten tende apo te te dashurve te tu? Po te vjedh? Po te ha buken?

Ku eshte problemi yt? Ti po merakosesh per te? Ajo eshte ne rregull me veten.

Kohet ne te cilat po jetojme po marrin formen gjithmone e me teper te nje mozaiku lirishe dhe te drejtash qe bashkejetojne dhe per aq kohe sa keto bashkejetojne, nuk ka pse te shqetesohemi.

Vetem nje njeri qe s'e njeh islamin apo cdo monoteizem flet keshtu si ti.

Ndoshta.

si e njeh ti islamin qe qenke tmerruar kaq shume?

E njoh si mbas ideologjise, doktrinave, praktikave e historise se tij.

Mos e meson gje islamin nga Fox News?

Padyshim prej Fox Newsit e mesoj.  Nate e dite vetem Fox News shikoj vetem.

ma mori mendja. Dhe me siguri qe ndjek dijetare te islamit si Robert Spencer dhe Daniel Pipes, apo jo?

Seriozisht tani, Spencerin dhe Pipes as nuk i njihja para se ti mi permendje.  Leri supozimet e kota se nga kam mesuar une per Islamin.  

Pse mban te fshehur qe edhe radion e mban vec tek Rush Limbaugh dhe Glenn Beck?

O'Reillyn e ndjek ne menyre fanatike.

smiley  As you should.

Jam e sigurt qe per shume veta nuk qendron problemi tek shamia si send. Edhe une perdor shami dhe ne dimer mbuloj koken nga i ftohti. POr nuk mund te jem kurre dakort me shamine te imponuar tek nje 16 vjecare aq me teper kur njerz si puna e ketij tipit bejne predikime te tilla.  Une kam frike nga keta tipa, pasi shume mire mund te vrasin vajzen se ka te dashursmiley

Shikoni nuk duhet ta merni kaq personale kete pune.. mua nuk me intereson jane apo sjane Islamiste keta VV, nuk i kam as shok feminije as motra dhe as vllezer. Sa per ate qe ata besojne apo nuk besojne dua tju them se jam i bindur qe as Hoxhe Irfani me Janullatosin dhe Rok Mirditen nuk ju besojne k...ll..ve qe predikojne lart e poshte... por ajo eshte puna e tyre dhe jane te "detyruar" ta bejne si cdo punonjes tjeter i cfare do lloj pune.

Duke u kthyer ne keta paladinet e VV, ju keshilloj te kene nje plan te qarte dhe ide konkrete se cfare eshte politika, cili eshte tregu i ideve politike dhe cfare eshte e mira per vendin e tyre ne te ardhmen.. ne kete menyre do kene me shume mundesi te mbijetojne me gjate.. por tashme eshte e kote se i kane bere gabimet fatale me kohe dhe jo vetem per kete banalitetin e shamive. bye bye VV.

Sa per ate qe ata besojne apo nuk besojne dua tju them se jam i bindur qe as Hoxhe Irfani me Janullatosin dhe Rok Mirditen nuk ju besojne k...ll..ve qe predikojne lart e poshte... por ajo eshte puna e tyre dhe jane te "detyruar" ta bejne si cdo punonjes tjeter i cfare do lloj pune.

Humbe sh pike ketu. Ja une besoj psh, se termin Rilindje nuk do e kishe dot pa njohur Ngjalljen. 

smiley

Gjergjo, humanizmi, iluminizmi, rilindja, jane terma derivate fetare. I gjen vec ne Evrope dhe vec tek te krishteret.

Eshte diskutim i gjate nem kysmiley qesha jo per ate qe the por qe bere mire qe e the

iluminizmi "une jam drita e botes"

humanizmi "une jam biri i njeriut".

rilindja eshte ngjallja. hajt naten.

une i kam lexuar keto edhe para krishterimit.. biles edhe para hebraizmit

natensmiley

Ironikisht, anti-klerikale qe te treja. smiley

 Sinqerisht me vjen mire qe i je riafruar serish besimit.

Te isha si ty do t'i rrija larg ngacmimeve te jashtme te parendesishme, aq me teper te peshkut. Thjesht kontemplim.

Eshte banale qe keto momente t'i shpenzosh ketu. Me te vertete. Nejse... le vie del Signore, sono infinite...

E ke me mua apo me Te Pakapshmin Gjergj?

me gjithe dynjane smiley

Gjergj, duhet te fokusohesh! smiley

btw, keta trapat e FRM ne Kosove nuk duhen ngaterruar me kete organizaten tjeter mjaft serioze ne Maqedoni, Forumi Rinor Islam

armir muslimanizmi per mu eshte nje fe nder te tjerat qe i sherben dhe i perket popllit qe e krijoi,pra arabve. e mori turku dhe e perdori per interessat e veta.fenat gjithmone  kan sherbu per ekspansio, mbajtjen e hegjemonis dhe pushtetit nga nje kaste e caktuar.shif historin dhe krizen e krishterimit sot.me ne ska lidhje fare.iku turku ,ngeli feja. shum pak vite u desh qe t'humi si krypa n'uj n'shqipri.tashi po rivjen per interesa.per t'tjerat mund te t'shpjegoj heretiku qe hyjnoren e ka si buk e djath,pavarsisht se hallakatet n'komente.me ket rast mun t'kuptojm pse ra komunizmi gjithanej.

ashtu mendon ti, por ka qe mendojne se islami eshte fe universale e nuk u perket vetem arabeve. psh sot e kesaj dite arabet jane vetem 20% e muslimaneve ne bote, vendi me i populluar musliman eshte Indonezia, me pas India, Pakistani, Bangladeshi etj. Po ashtu 20% e arabeve jane jo-muslimane. Pra nuk ka lidhje me arabizmin apo turqizmin.

Por nejse, dikush beson dikush jo, rendesi ka qe te respektojme te drejten e tjetrit per te besuar ose mosbesuar.

eshte nji prej politikaneve shqiptare me elokuente, me te qarte, kjo fale dhe koherences per t'u lakmu po kryesisht sepse beson te cka thote. 

Ndoshta po. Mos harro qe edhe Vilajet Qyrku eshte elokuent.

ashtu thone e?

Ate pershtypje me le dhe mua cdo here qe e kam degjuar, qe vertet i beson ato qe thote e nuk shtiret me hipokrizira te kota.

shume mire flet Kurti. jo vetem eshte shume i mencur por dhe shume i ditur.

Me ne fund dikush po ia perplas Haradinajt fytyres te palarat (te paret qe e bene kete ishin VV por keta te LISBAs i paskan hequr dorashkat krejt)

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1%2C13...

Gjithmone me kane shqetesuar ata qe ne emer te te berit te luftes vijne e sundojne mbi popull si gangsterra... pak a shume si partizanet e Enverit apo muxhahidinet e Afganistanit...

 

Palaço shumë fytyrash është ai hipokrit që flet për komb ndërsa i bën pritje madhështore një të sëmuri si prifti katolik Anton Kqira i cili kishte deklaruar se Milloshevici është dashur ti vrasë një milion e nëntëqindmijë shqiptarë të Kosovës vetëm pse janë myslimanë.

dhe ti armir je dakort me c'thone keta islamistet? me c've re te pelqen cdo gje qe nxjerrin ata nga goja.

po me anton kqiren c'kane? me ate prift aq fisnik qe e ngaterrojene ne lojra fjalesh.

Kush eshte Anton Kqira?

po me anton kqiren c'kane? me ate prift aq fisnik qe e ngaterrojene ne lojra fjalesh. 

Hallall, me kete me kenaqe.

u kenaqe s'u kenaqe, nuk e di, po koken si struci e fsheh ama. nuk u pergjigje.  c'mendon per keto deklarata te turpeshme? c'mendon per zotin kqira? mos u fsheh si struci, o burre i dheut, dil hapur dhe pa frike.

Per Anton Kciren jam dakort 100% me Ramiqin, Kcira eshte nje turp i madh mbi kombin shqiptar. Edhe akuzat e tij ndaj Haradinajt qendrojne sepse nuk eshte i vetmi qe i ben, gjithe banoret e zones se Pejes e dine se AAK eshte kthyer ne nje cete gangsterresh. Dhe as Haradinaj as Thaci nuk kane nivel intelektual per te udhehequr Kosoven. C'ti besh qe u ra per pjese se ishin ne balle te luftes dhe LDK u tregua kaq e dobet.

Pashe pjesen e sugjeruar me lart (1:17 e ketej; flm per kete sugjerim).

Krejt e qarte gjeja per mua tashme. Per Kurtin ka vetem 2 armiq reale: Serbia dhe neoliberalizmi qe ka pjelle shoqerine aktuale te korruptuar. Te tjerat, islamizimi, radikalizmat fetare etj, jane sipas tij te ekzagjeruara.

Per Kurtin shikimi mbi boten eshte thelbesisht ekonomik dhe klasor! Ai NUK eshte kulturor. Kjo e ben tejet te qarte edhe pse Kurti dhe VV mbajne qendrimet qe mbajne.

Jo se ka ndonje vlere, por sa per muhabet blogu: Kurti dhe VV me kete lloj pikeveshtrimi dhe baze teorike per te pare boten, sapo e humbi perkrahjen apo simpatine time.

E them me nje keqardhje te jashtezakonshme, sepse ishin i vetmi grupim politik qe kishin mundur te impononin respekt deri ne nje fare admirimi human tek une, ne sfondin a pafund te sharlatanerise dhe groteskut politik shqipfoles. Nejse, robi ben edhe pa grupime te parapelqyme politike. Por kesisoji, Jo! Kurti, thanks, but no, thanks!

Em, me vje keq qe plase duke u genjy e zhgenjy me keto politikaret shqiptare. E ma men ate shprehjen "mos se te ngel n'dore". Ja kshu dhe puna e ketyre, ne dac tek e tek, ne dac tufe si ajo e Skenderbeut qe nuk u thyte.

eshte hipokrite te besh leksione katedre duke thene qe kryqi nen jake e kemishe eshte teorikisht njesoj me shamine per rastin konkret te Kosoves. kjo eshte ta ngresh historine e shqiptareve dhe aksionin rilindas per shkeputje nga turqia havadan, dhe t'u mbash leksion marsianeve. Kjo eshte "politike ala business as usual". Pra me kap dot ne gabim po qe i zoti. well, zotni, nuk te kap dot ne gabim, ti fiton kshu me llafe, ama te dy e dime qe po shet bullshit, dhe se rreziku i islamizimit ekstrem eshte aty, potencial dhe gjithe diten per plot arsye. dikush tha qe ekstremistet nuk kane me shume se 2% - sec ishte nje parti ashtu, pra mos cani koke. ok. Ama cdo gje e madhe ka qene nje here e vogel. Cdo Hitler e ka Muenchen-in e vet along the way.

Kosovaret e majte kan qasje te ngjashme per komunizmen me greket. A thua ka te bej fakti qe komunizmen e njohen ne distance?

Po Jugosllavia c'ishte?

po ckomunizem ishte Jugosllavia o Ipakapshem!!!

I egër Rono i egër. Veç dallimi ështe që ai kodoshi Tito ishte pragmatik siç na e mësuan këtë llaf amarikont, prandej mund të bashkëpunonte edhe me dreqër edhe me melaiqe. Se për ata që i merrte n'thumb si armiq politikë mrena shtettit ua luante fenë.

Po Jugosllavia kishte plazhe nudo o tomaras. 

I kishte o Rono i kishte. Edhe në filmografi nga gjysma e viteve 60-të kishte goxha skena të lira saqë po t'i dëgjoje pa zë nuk e dije që nuk është film perëndimor, mirëpo në pushtet ishte vetëm një parti që t'i fuste dy këmbët në një këpucë veç po qe se ndodhte të biesh në sy që ke prirje tjera politike prej saj.

Titoizmi komunizem eshte.

je vlere. Shume e drejte verejtja, por per saktesim, kjo vlen per nje pjese te se majtes greke. Ate hard-core. Eshte ceshtje trashegimie... wait for it: kulturoro-fetare. Kishte nje shkrim nje i majte hard-core grek, qe ia kishin perkthyer ne shqip. Ai fliste per "elite zioniste"... E kupton ku e ka zanafillen kjo?

Kosovaret jan myslyman dhe duan te bejne shtet ne europ. I kam ven viz asaj pune as mish as peshk, te zgjedhin duan te ejn azi apo evrop. me vjen keq per katoliket dhe laiket ne Kosov sepse jan vertet pa faj dhe ne pozicion te veshtir. Kurti I VV duhet ta kishte te qarte se me islamistet nuk bashkohen ideal kurre edhe sikur te humbe 20apo 30% te votave. Pra ky eshte vertet politikan por eshte politikan i leshit. Lamtumire albin kurti te rafte damllaja!

Mbrojtja qe VV i ben Lames tregon fisnikeri dhe per mua qe se ndjek politiken ne Kosove me sygjeron distancim te VV nga militantet islamike. Ne interviste me Ilva Taren, Albini gjithashtu ben te qarte qe VV eshte per shtet sekular, keshtu qe pse une e te tjere duhet te mendojme ndryshe? 

Qasja e Albinit ndaj feve duket shume korrekte dhe bashkohore. Njerezit kane te drejte te besojne ç'ti doje qejfi derisa nuk shkelin ligjet, qe sanksionojne dhe lirite e te tjereve. Nuk ka pse te shpikim rroten kur te tjereve i punon per bukuri. Keshtu eshte melting pot i US, Kina qe ka te perbashket vetem shkrimin, India ku s'dihet sa gjuhe e fe kane e keshtu me radhe. Gjithashtu Albinit e te tijve bravo qe nuk i jane futur lojes se nonçit te perplasjes se kulturizmes, qe eshte cool per te gjeneru pepra te vlefshme veç per me mbeshtjelle fiqt e pare. Kurse arsyetimi qe jemi içik rast special na kujton as lindje as perendim te Ramiz vazhdonjesit.

Edhe rreziqet nga fanatizmat menjanohen me arsimim e dije, por jo me ndalime. Perkundrazi keto te fundit te kthehen si bumerang, dhe per kete ka sa te duash shembuj historike. 

Ajo qe s'me pelqen nga ç'degjova prej Albinit eshte qasja klasore. Nuk e di a i ka thene njeri ketij e te tjereve qe jane nja gjysem shekulli vone, dhe kjo rrote katrore nuk punoi aq mire sa rrota e rrumbullaket. Aq me shume qe per nje levizje kombetare fitili klasor veçse mund ta hedhi ne hava. Bashkimi po ndodh e do te thellohet edhe se i pershtatet biznesit e tregut. Bile pavaresisht perpjekjeve te VV, per bashkimin real po kontribon shume me teper biznesi, ai i poshtri e shfrytezuesi, qe per interesat e veta do tregun shqiptar sa me te madh, por qe per "rastesi" i leverdis dhe shqiptarizmes ne pergjithesi pa dallim klasor. Albin, ka ik koha e llogoreve, eshte koha e Facebookut.

Eshte per te ardhur keq qe drejtuesit e shqiptareve as mbas nje shekulli nuk po arrijne dot nivelin e rilindjes kombetare.  

 

 

 

 

I ke rene shume gjate, nga Kina fare... hapesira shqiptare nuk eshte vend multi-etnik, multi-kulturor, etc; por bie dakord me ato qe thua se nje nga bazat minimale e nje demokracije eshte e drejta individuale per te folur, per shprehje etc... dhe nuk ka pune qeverija ti thote nje femreje te mos veshi minifund sic nuk ka pune ti thote te mos veshi shami. E thene si Kurti, politika nuk duhet te jete robaqepsi. E thene amerikano-feminisce, get your hands off my body.

Kete gje ata e ben edhe kur ishte ne rradhet e tyre . e mbrojten si me pare dhe tani.

Ketu po harrohet se cili eshte qellimi. Qellimi i qeverise eshte te kaloje ligji per amnisti,  e cila duhet bere pasi kerkohet nga marreveshja thaci-dacic, me kete rast PDK etj po falin dhe ca pislliqe qe kane bere vete. pra perfitojne nga rasti, me nje fjale eshte si amnistite e topit, e nishanit per vit te ri.....

VV eshte kunder amnistise. Meqe po fiton pike ne publik ne kosove, sidomos duke thene qe qeveria po fal hajnat, po duke qene ne thelb kunder marrveshjeve me serbine, deri kur do ulen ne kushte te barabarta me te , atehere VV i ka te gjithe kunder: si hajdutet e qeverise, si nderkombetaret qe ketej i bejne presion serbise nga ana tjere nuk duan ta lene ne dore te rusit se destabilizon gjithe rajonin. e si gjithmone e ha me i dobeti, dhe ky eshte shqiptari historikisht. Jo per gje po shqiptaret e kan mendjen me vjedh. jan hajna ,hajdut, te gjithe politikanet e qeveritaret shqiptare ( pa dallim shteti )
 

S'besoj se ka dyshim qe Albini dhe VV jane marksiste ne shume aspekte, por ne te njejten kohe dhe nacionaliste pa ekuivoke e te pandruajtur dhe ne te njejten kohe besoj se shumica e mbeshtetjes ju vjen me shume prej nacionalizmit te tyre se sa marksizmit.

Ky është kombinimi më fatal për një komb, Kur në krye i vjen një garniturë nacionaliste e cila artikulimin kryesor politik e bazon në popullizmin social. Këta ua kanë ngulur më së forti kombeve të tyre. Prej Hitës e Musës e deri te Enveri e Slloba.

Ashtu me duket dhe mua.  Albini ka marre udhen e Hitos, Muses dhe Enverit.

Per cilen protagoniste behet fjale?

Po për Almën de. Ka një javë që po diskutojmë rreth zhvillimeve që me apo pa dashjen e saj lidheshin edhe me të. Mu duk mjaft intriguese intervista e Batonit dhe sidomos përgjigjet e Lamës.

Po kush ia pa hajrin marksizmit qe t'ia shohi VV? Dine te lexojne ndonjeçike histori keta?

Marksizmi eshte teper i madh e me shume dege per te thene qe kush ja pa hajrin.

Dhe te gjitha kane perfunduar ne ... Ashtu siç thone qe ka shume rruge per te shkuar ne "ferr."

 

Ja qe gabohesh.

Mos me thuaj qe rilinde dhe ti marksist. smiley

Le qe sot dhe koncepti i marksistit ka evoluar, sic thote Bill Maher, sot marksist quhen ata qe kane facebook. 

S'ka lidhje ca jam une, vetem po flisja mbi aq sa di une per marksizmin (dhe po realisht nuk eshte shume).

Uroj qe Albin Kurti te fitoje,qe pas 1 viti te kete 1% popullaritet dhe te zhduket nga skena politike njehere e mire!

Ne ketej nga Shqiperia ja dhame duart Spahiut, vellait siames te Albinit.Tani eshte rradha e kosovareve,qe ti japin duart duke e sjelle ne pushtet qe te diksretitohet.

 

12 vjece vajza!

Po agjiron qe ti fali allahu gjynofet. Jane bo ky brezi ri qe klene mos e pyt, qe 12 vjec fillojne nga gjynofet!

Tobestakferullah!!!

A quhet e rritur kjo ne 12 vjec?

Pse shpif o rob i keq...

E shikova tere videon askund nuk potencohej se po agjeron per tiu falur gjynahet...

S'ke faj , ju ateistet ekstremiste e mbani veten per popull te zgjedhur, ndaj te shpifesh per kastat e uleta s'perben ndonje problem

Shume urrejtje te manifestume ti, Kurilali. Shume urrejtje.

Nuk di si shko kjo me fene tate, por nqse feja jote te thote me urry te tjeret kesisoji, atehere feja jote ka nje problem.

Fare mire mund te na shpjegojsh (ama pa ate urrejtjen tende vertet prej robi te keq) qe pse mahet agjerimi ne fene tate? 

Mu vete me dhimbti ne shpirt ajo goca. Pune qendrimesh vetjake kto, kuptohet. Por shume m'u dhimbs!

pse mahet agjerimi ne fene tate? 

Ta shpjego vllai jot!

Ndjenjen e urise besoj nuk kam nevoj te ta shpjegoj se sa e rende eshte. Tashti, Islami eshte fe qe ne thelbin e vet mbetet autokratike ne cdo nivel, duke filluar nga Pejgamberi ( figure historike teresisht autokratike) deri te ajo goca e vogel. Si cdo ideologji autokratike Islami (ironikisht ne arabisht do te thot nenshtrim...the writing is already on the wall) nuk mund te jetoje pa shtypjen e shpirtit rrebel. Mekanizmi me eficent per te arritur kete shtypje eshte ingranimi ne tru i durimit te dhimbjes absurde dhe i padrejtesise. Dhe pikerisht ketu qendron gjenialiteti i agjerimit si institucion. Nuk ka mundesi qe nje njeri 15-18 vjec ta kuptoje dhe perjetoje agjerimin si nje fenomen metafizik i pagimit te haracit per mekatet apo pastrimit te shpirtit apo bullshite te tjera si keto. menyra e vetme se si nje 17 vjecare e perjeton agjerimin eshte si nje turture e vertet trupore por qe ai duhet ta duroje sepse duhet ta duroj perndryshe nuk eshte nje musliman i mire. Agjerimi nuk eshte asgje tjeter pervecse nje mjet turture ku sklleverit e ri parapergatiten te durojne dhimbjet absurde qe e presin ne nje jete prej skllavi. Agjerimi shtyp shpirtin e femijeve adoleshenteve per ti pergatitur per nje jete te devotshme ne fene e nenshtrimit. Le ta quajme agjerimin e adoleshenteve si paradhomen e nje nenshtrimi total.    

O Ron dijetari, i gjithedituri ateist i boleve majtas, kur merr persiper te shkaterrosh bolet fetare djathtas, te pakten duhet te dish ca gjera elementare qe jane te shkruara ne Testamentin e Ri.

Nuk ka figure me autokratike se JezuSi, leri te tjerat, vetem per faktin se te krishteret identifikojne JezuSin me Zotin. Te gjitha shprehjet e tij perserisin bolet kriminale dhe injorante sa majtas-djathtas Hitler, Stalin, Enver jemi gati kurdohere, duke i hequr fjaleve te tij vertetsine dhe kuptimin origjinal, e duke i ndryshuar ngarkesen, nga pozitive ne negative.

Ne te gjitha kulturat e te gjitha vendeve te globit e te gjitha koheve (edhe kohet me primitive) agjerimi eshte perdorur si teknike kontrolli dhe permbajtjes e shpirtit ndaj trupit, per sublimim shpirteror. Agjerimi deri vone eshte perdorur ne menyre masive edhe ne krishterim, dhe sot nje pakice e perdor akoma.

Ne shume raste, bile edhe sot, agjerimi perdoret edhe nga ateiste per sherimin e semundjeve, dhe per te mbajtur trupin ne forme me dieta te personalizuara.

Nuk ka asgje qyl, çfar ben nje maratonist ose çfardo sportist qe vuan nate e dite me llape jasht? Ai eshte nje kriminel qe torturon trupin, kurse ai qe gelltit 20 hamburger me patate te skuqura ne dite eshte nje sfere dhjami 100 kilshe para ekranit te kompjuterit qe i sjell dituri dhe paqe njerzimit me gishtat si pufka.

   

dhune verbale dhe asgje ne lidhje me hipotezen qe ka hedh ai tjetri.

agjerimi ne fjale dhe dieta apo edhe anorxia e mary-kate olsen te futme ne nje zhage (qese) mund te bejne nje heretik, por jo nje debatues.

 

Ne nuk jemi debatues, ne jemi luftetare per liri, une ketu po bej xhihad kunder armiqve te Zotit dhe njerzimit qe po shkaterrojne Ameriken si komb ku rrugeve rrokullisen popla dhjami me psheretima: "Xhizes lov mi".

amerika ka marre fund ne nje kuptim. po jo se nuk eshte kombi me i fuqishem ushtarakisht ne planet. as pse ka obeze. as pse 70% e saj nuk e di kush eshte kryeqyteti i polonise. as pse nje master of sciences nuk e ka degjuar ndonjehere xhusepe verdin dhe pyet: xhozef who? ndersa po ecen ne sheshin verdi te rruges 72.

ka marre fund sepse edhe kur te jep dy fishin e asaj qe do te jepte europa, nuk te bind te jetosh ne te me nje vullnet te lire.

Master Joda nuk e mund dot Zeusin!

Obeziteti dhe bulimia eshte nje shenje shume treguese e kohes, çfare eshte materiale eshte edhe shpirterore, dmth kemi te bejme me bulimi dhe obezitet shpirteror, qe eshte me e rendesishme. Humbje e çdo ekuilibri, skizofrenia ne mode. Prandaj urrehet feja, sepse ka ndalesa dhe permbajtje.

Amerika do te marre fund, njesoj si Roma pertoma, jo se nuk jep (dhe ka dhene shume e shume me teper se çdo komb tjeter), por sepse nuk merr. Ngordhje prej arrogances, jo prej injorances.

Formula eshte jep-merr, nderlidhjeje reciproke, e di ti Emigrant e kemi diskutu ate punen e Mekanikes Kuantike (Fizika e Tao-s), qe nuk ekzistojne gjerat, por vetem marrdheniet midis tyre.

Ka shume vende te tjera ku me shume se 30% e popullsise dine kryeqytetin e Polonise? Flas per vende aq larg Polonise sa eshte Amerika. Se kjo puna e gjeografise eshte pakez e pa-drejte nga ana e shqiptareve. Sa per shembull e dine kryeqytetin e Bolivise (se Polonine e kemi gjitone + te lidhur). Ne cdo fushe qe eshte knowledge intensive, Amerika eshte akoma shume, por shume, perpara vendeve te tjera. E aq me knowledge intensive, aq me perpara.

Ke perceptim te gabuar heretiko, as pjerdh njeri per xhizes 'me aq amerikane qe njoh e punoj' te jap te drejte ne ate qe e kane fixim mos shtuarjen e kileve ' pounds'. mundohen ta mbajne trupin ne forme , ka dhe raste me obeze si kudo,

P,s per agjerimin si ja ben aty ne Itali? e respekton apo jo?

Shprehja "xhizes lov mi" do te thote qe "un nuk pjerdh per Xhizes".

Tiku ke qene ndonjehere ne Amerike, apo ke pare vetem filma? Dukesh qe ke pare haitjanet e amerikes ne ndonje dokumentar me alelujasmiley

Jo kam pare filma porno qe ne momentin e orgazmes bulimikja ariane gerthet: "Oh Xhizes!".

Epo hajde me gjej nje film porno ku aishja gerthet "Oh Muhamet!"

He pra Tafuti, qe ja fut vetes qe kur zgjedh llagapin, shyqyr qe e kuptove me ne fund nje nga diferencat midis midis krishterimit te aplikuar dhe islamit te pa-aplikuar, dmth qe krishterimi ka do kohe qe aplikon duke ja fut vetes deri ne rreze. E keqja eshte se ne nje bote globale ku krishterimi ka akoma torten kryesore, po jua fusin te gjitheve. Megjithse mire jua bejne perderisa ju pelqen.  

Argjerimi si praktike ekziston ne shume besime.  Mund te jete i permasave, formave, kohezgjatjeve, frekuencave te ndryshme, por qe ekziston.  Si i tille, ne nje interpretim te ngushte mund edhe te quhet "nenshtrim" por s'eshte domosdoshmerisht i vetmi.  

Ne pergjithesi pastaj, duke e pare cdo besim fetar me praktikat respektive si perzgjedhje personale jam kunder imponimit ndaj femijeve, pa harruar edhe barren e rende fizike tek ta. 

Me vjen keq...

Mund ta cilesosh si nje reagim te mllefosur, a te padrejte, por sbehet fjale per urrejtje...

aman o djema, edhe 60 vjec te ishit s'do kishit kaq shume "sikur-e"

Ore keta peshqit qe flasin per culture war (TM Oreilly), per osmanet e islamistet ne lidhje me kete temen, pse benin pothuajse te njejta argumente kur flitej per homoseksualet. Se tani e veshin kundershtimin e tyre ne nje fare rreziku ekzistencial: "po u vesh shamija, u hape porta, dhe erdhi turku... nuk ka rendesi qe ne amerike apo evrope shamija lejohet, ne jemi ndryshe per arsye historike."

Po ne lidhje me homoseksualet ama benit tamam fiks te njejta argumente: "mbase eshte ashtu ne amerike a ne evrope, por ja qe nuk eshte ne shqiperi; ja qe keto jane konflikte te importuara; jo meqenese demokracia punon ashtu atje do punoj dhe ketu ashtu."

Dhe pse ky muhabeti mua me kujton sharlatanet e Assadit, Mubarakut, Putinit, ose te radikaleve islamist qe sa here nuk kane argumente ja fusin nje "po populli/femrat ruse/arab do nje dore te forte jo demokraci, ajo eshte per qengjit e hollandes/danimarkes/norvegjise, por jo per ne.

He mer KasysKle mos u bej merak se zgjidhet edhe kjo pune, le te veshin shamija homoseksualet, keshtu jane edhe per ne sharlatanet. Vetem ju ne Amerike te mos na merziteni, se ju kemi me kimet, biles edhe Amerika republikane ju ka me kimet, se edhe asaj po i jipni mend me demokracine pellazge qe i ka dhene mend demokracise athinase.

 

Kete 'culture war' sikur e kane edhe amerikanet:

In an interview with Radar in 2007, Hitchens said that if the Christian right's agenda were implemented in the United States "It wouldn't last very long and would, I hope, lead to civil war, which they will lose, but for which it would be a great pleasure to take part."

Po ca ti kapesh o burr...lexo kete katalin me siper dhe e merr vesh se me cfare primitivizmi ke te besh. Kam mllef thot...as me njef e as e njof...kam mllef thot. Mllefi i vjen pse une mendoj ndryshe nga ai...zaten prandaj ka qe ne 1914 qe bota islame po ha veten me diktatura, grushte shteti, revolucione shterp, regjime teokratike, puce ushtarake.  

Ene keta te Muqibabes nuk kane internet e... se nje dore jane tha, i numeron me gishta, gjynah ti japesh hapsire...

Ne Kosove tregojne nje barcalete ku grate e fashteit Muqibabe zbresin nji fshat me para dhe eciin ne kembe deri ne Muqibabe pasi u vjen turp ti thone shoferit mbaje se kemi me zbrit ne Muqibabe!

po ne FRD ka ndonje jo mysliman?

Ka, po jane nga ata "ai i vrau ai i coi per te vrare". Kur i pyet per bemat e Nastradinit te PPU, te thone, cte duhet ty?

Pergjithesisht, FRD eshte parti shallvaresh - shume volum, qe mbulon pak tul. 

Cimo po dhihet muhabeti keq e me keq...fryma e zotit po deperton ne pop culture!!!

 

Blero, këngë dedikuar Zotit

Pop ylli shqiptar, Blero, ka publikuar këngën e tij të re në kuadër të albumit “Fiksimi Im”, një bashkëpunim me Kreshnik Avdiun.

Këngën e jashtëzakonshme në YouTube, Blero e ka publikuar pikërisht një ditë pas fillimi të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Si një musliman i devotshëm që është, ai ka vendosur që një prej këngëve t’ia kushtojë Zotit.

Ky projekt titullohet “I lartësuar je” dhe sipas tekstit, këngëtari i falënderohet Zotit për të arriturat e tij të mëdha në jetë. Dihet po ashtu se Blero ka edhe një martesë model me aktoren Teuta Krasniqi, teksa ata janë prindër të Tarës, vajzës së tyre që është fëmiu i vetëm. 

http://www.youtube.com/watch?feature=pla...

 

P.s. Do thush ti kush eshte Blero? Eshte Enrique Eglesias i Kosoves!

Hala pa e ngu Like e kom bo

Ncuk e ke gabim, Bleroja eshte Justin Timberlejku katundar i Kosoves. 

ja dhe komentet e disa shqiptareve te kosoves ne lidhje me skandalin e kripto katolikut Idriz Serferi:

 

qetu do po shajn ne baz te mjekres e te pantolave tshkurta e nbaz te fes me tmires Islamit duhet me ju ardh turp me ofendu sidomos ju tkrishtert mos u shitni patriota kur dihet mir qe e keni 1kryq tnjejt me armikun ton sllav e mos u munoni ktu mem repliku mem than qe kinse dallon kryqi prej kryqit ok

 

Qashtu si Edi Rama grek,keshtu jane ata qe truri i tyre eshte mykur,eshte e njejta sorte.Ko te dojne e bajn katolik,fundamentalist musliman,grek,serbosllav e tjera etjera,keta jane fundrrina e kombit tone.Nuk dallojne edhe njeriu normal nese meret me ta do te thellohet ne paftyresit e tyre.

 

Skulptori genjeu.
Skulptura eshte haram,kjo eshte arsyja e vetme,ndersa Idriz Seferi mbetet gjithmon Hero i Kombit.

 

 

Roni, s'me duket ndonje ide e mire te marresh komente nga nje faqe e caktuar dhe te paraqiten si prova per x apo y ide.  Nuk e di ku jane marre keto por ne faqe te tjera mund te gjenden komente te kunderta me keto me siper.  Gjykuar nga komentet ne peshk per shembull, mund fare lehte te te krijohet pershtypja e percipte se peshku i ka shpallur lufte Islamit.  

Sa per Bleron, cfare do i themi Elhaida Danit

Pa u marre fare me paralelizmat e tjera te hip-pop dhe Gospel music.  

 

thejsht per ilaritet...ne fakt kishte komente shume pozitive ne ate faqe

Dakort, por shpresoj te biem dakort qe disa tematika meritojne seriozitetin tone ne perqasje*.  

*thene kjo me nje doze auto-ironie smiley

E pranoj kritiken

 

Ke perceptim te gabuar heretiko, as pjerdh njeri per xhizes 'me aq amerikane qe njoh e punoj' te jap te drejte ne ate qe e kane fixim mos shtuarjen e kileve ' pounds'.

god's middle child.

Memli Krasniqi,minister kulture ne kosove;

“Alma Lamës iu qenkan dashur 3 vjet me e kuptu atë që çdo njeri racional e kupton për 3 minuta: Faktin që VV është parti fondamentaliste”, 

Alma Lama,deputete tashme e pavarur;

"Në fakt 3 minuta më janë dashur për të kuptuar se kush jeni ju, kur hoqët foton e Nënë Terezës nga zyra e Ministrisë”.

çer mund ti them un almes?? shif  çer robsh po dun me perfitu. 5yllshin e ka paksmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).